TERMINOLOGJIA FETARE DHE GJUHA SHQIPE
Mė 6 qershor 2005, nė mjediset e Hotel Tiranės, u mbajt Konferenca Shkencore me temė: Terminologjia Fetare dhe Gjuha Shqipe.
Kjo konferencė u organizua nga Instituti i Gjuhėsisė dhe i Letėrsisė sė Akademisė sė Shkencave nė Tiranė, Instituti i Studimeve Albanologjike nė Prishtinė, Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetėrimit Islam nė Tiranė, me tė cilėt bashkėpunojnė bashkėsitė fetare dhe institucionet e tyre pėrkatėse.
Synimi kryesor i konferencės pėrfshin tre drejtime kryesore:
- Tė vėrė nė dukje pėrvojėn e vlefshme tė derisotme nga tė gjitha trevat shqiptare, me qėllim qė kjo pėrvojė tė pėrgjithėsohet.
- Tė vihen nė dukje probleme nga praktika e sotme, nė veēanti nevojat pėr zgjidhje tė reja dhe pėr tė mėnjanuar luhatjet e panevojshme, largimet nga natyra e shqipes dhe nga rregullat e saj tashmė tė ngulitura, ndikimet e panevojshme nga gjuhėt e huaja etj.
- Tė pėrvijohen disa drejtime pėr punėn e ardhshme, duke dhėnė propozime pėr zgjidhje me rreze tė gjerė dhe qė tė kenė aftėsinė tė pranohen e tė zbatohen nė praktikė.
Nė kėtė konferencė mbajti njė kumtesė dhe Mitropoliti i Korēės, Hirėsia e Tij Joan Pelushi. Kumtesėn e tij po e botojmė.
Krijoni Kontakt