Disa sëmundje dhe ilaçi për to


Falenderimi i takon All-llahut, subahnehu ve teala, që e krijoi njeriun për ta adhuruar Atë. E krijoi në formën më të bukur duke i dhënë atij organet e ndryshme në trupin e tij ku secili ka funksionin, vendin dhe rolin e vet që kështu së bashku të formojnë të a.q. organizëm, që në fakt paraqet individin njerëzor. Mund të ndodh që ky organizëm ndonjëherë të sëmuret, infektohet, me ç'rast asnjë pjesë e trupit dhe organizmi në tërësi nuk është rahat përderisa të eleminojë sëmundjen dhe kështu të vazhdojë jetën pa pengesa. Në qoftë se studiohet me kujdes bashkësia njerëzore fare lehtë mund të konstatojmë se çdo grup në të, apo edhe çdo individ ka funksionin, vendin dhe rolin e tij në këtë bashkësi njerëzore, në të në të cilën njerëzit i shërbejnë njëri-tjetrit pa e hetuar këtë mu sikur të jenë një organ e që së bashku me grupet tjera të formojë një tërësi funksionale, një organizëm që na e njohim me emrin shoqëri, që aq shumë përngjason me organizmin e njeriut. Atëherë a mund të ndodh në këtë organizëm të quajtur shoqëri të paraqiten sëmundje dhe infektime, siç ishte rasti me trupin e njeriut, nga të cilat do të vuante e tërë shoqëria.

Të shohim se ç'thonë mediat për këtë. "Sot u vranë dy të rinj të moshës 20 dhe 22 vjeçare, shkaqet nuk dihen"- kështu një media fillon lajmet e saj të ditës, që më pas të tregojë se një vajzë ka qenë e dhunuar nga disa të rinj. Një media tjetër tregon rastet se një burrë ka zbuluar tradhëtinë e gruas së tij me një të afërm, e pasi i vret të dy edhe vet bën vetëvrasje, ndërsa në një vend tjetër dy të rinj pasi kanë dhunuar dy pleq pensionist dhe të shtyrë në moshë i kanë vrarë, policia dyshon se shkak për këtë ka qenë pensioni i vogël i tyre. E në anën tjetër nëpër gazeta ndër titujt kryesore të ditës figurojnë lajmet për kapjen e një sasie të madhe të drogës nga disa trafikantë, për përhapjen e organizuar të prostitucionit (apo tregtisë me njerëz siç quhet ndryshe), për qërim të hesapeve me anë të armëve, ku jo të rralla janë edhe rastet e vrasjesve, për vjedhje…Ndërkaq rastet e kontrabandës, ryshfetit, korupsionit, tregtisë së paligjshme me alkool dhe duhan, mashtrimet duke filluar prej atyre që kanë funksione të larta në shoqëri e gjer tek më të rëndomtit, janë bërë gjëra të njohura dhe të përditdhme për na, kështu këto nuk na bëjnë aspak përshtypje.

Një fatkeqësi tjetër e madhe këtu qëndron se një pjesë e madhe e këtyre sëmundjeve rrjedh pikërisht nga të rinjtë, nga ata që në fakt janë ardhmëria e një shoqërie dhe e një populli, rrjedh nga prindërit e ardhshëm. E ç'ndodh atëherë me baballarët e ardhshëm?

I kemi më veç të njohura skenat kur të rinjtë narkoman bëjnë çmos për të arritur tek droga, që më pas në ndonjë vend të fshehur në grupe ta konsumojnë, shohim fëmijtë që në moshë fare të vogël të vogël bredhin rrugëve me cigare në gojë, ndërkaq "më normalët" në mesin e të rinjve tani në kohën e provimeve, i shohim duke bredhur tërë ditën prej një kafeneje në tjetrën, duke konsumuar alkool në ato vende ndërkohë që ezani është duke thirur dhe duke bërë gara njëri me tjetrin se cili prej tyre do të dal më kokforti, më mashtruesi, cili do të ketë më shumë dashnore. e ai që do t'i plotësojë këto cilësi do ta gëzojë respektin e të tjerëve. E nënat e ardhshme të kësaj shoqërie? Nënat e ardhshme të këtij populli bëjnë gara edhe më të mëdha se cila prej tyre cilën pjesë të trupit do ta zbulojë më shumë se tjetra, cila do të ketë veshjet më të ngushta, cila do të ketë fustanin dhe bluzën më të shkurtë, cila do të pispilloset më shume dhe kështu të jetë më tërheqëse për djemtë e huaj.

E, vallë si do të mund ky baba dhe kjo nënë të edukojë fëmijën e tyre? اfarë edukate do të mund të fitonte fëmija e tyre? Më tutje edhe mos të vazhdojmë. Transmeton Ebu Davudi se i dërguari ka thenë: "All-llahu ka lëshuar sëmundje dhe ilaç dhe për çdo sëmndje ka dhënë shërimin e saj, kështu që shërohuni, por mos e kërkoni shërimin në atë që e keni të ndaluar", e në një hadith tjetër thuhet: "Vërtetë All-llahu nuk e ka dhënë shërimin në atë që ua ka ndaluar (ua ka bërë haram) juve". Realiteti i hidhur i mësipërm alarmon për sëmundjet serioze që kanë infektuar shoqërinë tone, shërimi i të cilëve padyshim eksiston dhe se ai duhet kërkuar në mësimet e Kur'anit dhe të sunetit (të traditës profetike), në mesimet e Islamit, të kësaj feje që All-llahu, subhanehu ve teala, e zbriti në tokë që njerëzit të punojnë sipas saj. Si mendoni në qoftë se një nënë e kujdesshme i din fare mire nevojat e foshnjës së saj më mire se foshnja vet, nëse konstruktuesi i një makine e din fare mire se ç'i duhet makinës që konstruktoi dhe nëse një mjek i mire e din më mire se pacienti i tij ilaçin e sëmundjes së tij atëherë padyshim se All-llahu, xhel-le shanuhu, Krijuesi ynë, i din më mirë se na nevojat tona, problemet tona dhe ilaçin e tyre edhepse All-llahut, xhel-le shanuhu, i takon shembulli më i lartë. Ndaj neve s'na mbetet tjetër pos që plotësisht tu bindemi urdhërave të Tij mu siç thotë i Lartësuari në Kur'an "Dëgjuam dhe respektuam". Në vazhdim, inshallah, do të tregojmë disa nga dukuritë që kanë infektuar shoqërinë tona dhe zgjedhjen e saj dhënë nga Kur'ani dhe sunneti.


Alkoolizmi


Identifikohet si një e keqe sociale dhe sëmundje e njohur qysh në kohët e lashta, e të cilën e përmendën edhe Kur'ani. ثshtë një dukuri tejet negative që shkakton çrregullime në marrëdhëniet familjare dhe shoqëri, që ndikon negativisht në shëndetin e njeriut dhe në jetën e tij psikike. Kështu tek personat që përdorin alkoolin paraqiten çregullimet e: organeve të sistemit të tretjes (posaçërisht të lukthit), mukozës, lëkurës, sistemit nervor, sidomos atij perifeirk, mëlçisë. Alkooli i ulen aftësitë punuese, efektet në punë, është shkak për mosukses, depresion në disa raste edhe vetëvrasje, pastaj paraqet rrezik për jetën bashkëshortore... Personat që rregullisht konsumojnë alkool në anën tjetër veçohen se janë jo të disciplinuar në punë, jotelerant, agresiv, nervoz, kanë sjellje jo adekuate, sjellje kriminele, janë shkaktar për fatëkeqësitë natyrore, shkaktojnë zjarre, pastaj meren me bixhoz dhe prostitucion. Veprimi i alkoolit është i menjëhershëm, kështu pas konsumimit alkooli arin në gjak për 30-60 minuta. Nëse koncentrimi i tij në gjak është 0,6-1.5% kjo shkakton gjendjen e personit pak të dehur e shoqëruar me vjellje, kurse koncentrimi prej 1.5 - 2.5% është i mjaftueshëm që personi t'i ketë të gjitha simptomat e një të dehuri të vërtetë. Me 2.5-3% shkaktohet i a.q. intoksinim akut i gjakut (helmim i gjakut), e koncentrimi mbi 4% shkakton vdekjen e njeriut. Të përmendim se marrja e alkoolit dhe helmimet e shpeshta me të, sipas hulumtimeve të reja, mes tjerash shkakton ndryshime edhe në muskujt e zemrës, me çrast vjen gjer tek infarkti në zemër. Të shpeshta janë edhe rastet e vdekjes nëpër botë si rrjedhojë e gabimeve në prodhim dhe fabrikim të alkoolit, posaçërisht të rrijes së përqindjes së etanolit dhe përbërësve helmues të tjerë të alkoolit. Në botë po se po, por edhe në vendin tonë në krahasim me statistikat e vitut 2000, numri i të varurve nga alkooli është në rritje e sipër, prej tyre shumica janë tinejxherë. Të përmendim se sipas statistikave alkoolistët kanë një mesatare prej 10-12 vjet të jetesës më të ulët se të tjerët. Ndaj jo rastësisht shumë shtete në botë gjatë periudhave të ndryshme historike janë munduar tërësisht të çrrënjosin nga tregu, e posaçërisht SHBA-të kah fillimvitet e shek. XX kur për shitësit e alkoolit u caktuan tatime të mëdha e pastaj edhe dënime, por gjithçka shkoi huq.

Luftën më të madhe dhe më të sukseshme kundër kësaj sëmundjeje shoqërore e zhvilloi Islami. Në fillim të zbritjes së Kur'anit alkooli nuk ishte i ndaluar dhe disa nga muslimanët e pinin, por pastaj zbret ajeti ku All-llahu, subhanehu ve teala, thotë: "O ju që besuat, s'ka dyshim se vera, bixhozi, idhujt dhe hedhja e shigjetës (për fall) janë vepra të ndyta nga shjetani. Pra, largohuni pre tyre që të jeni të shpëtuar. Shejtani nuk dëshiron tjetër përveç se nëpërmjet verës dhe bixhozit të hedhë armiqësi mes jush, t'ju largojë nga të përmendurit Zotin dhe t'ju largojë nga namazi. Pra, a po i jepni fund (alkoolit e bixhozit)."(El Maide 90-91). Disa nga sahabët që nuk dinin për zbritjen e këtij ajeti vazhdonin të konsumonin verën (alkoolin), kështu: "Transmeton Ebu Burejde nga babai i tij: Ishim ulur dhe pinim verë. Kur e pashë të Drëguarin që po na afrohej. U çova, iu afrova, e përshëndeta ai më tha: -Ka ardhur ndalesa për alkoolin! -dhe ma lexoi ajetin. (Unë) U ktheva dhe ua lexova ajetin shokëve: "O besimtarë, s'ka dyshim vera, bixhozi…" e gjer tek"…pra, a po i jepni fund". Disa i mbanin gotat në duar, të tjerët e derdhnin pjesën e mbetur e të tretët i hudhnin gotat në tokë bashkë me verën. …, duke thenë "E gjuajmë të keqen nga dora, o Zoti ynë" duke e përsëritur këtë disa here". E tregohet se disa sahabë që bënin tregti me verë para se të vijë ndalesa nga shpallja, kur kuptuan për ndalesën e tij tërë pasurinë e tyre që e kishin shndëruar në fuçi me verë e derdhën në shkretëtirë, duke mos pyetur më pas kësaj, mu shtu siç transmeton një sahabi:"Kur lajmi për të (për ndalesën e alkoolit) u dëgjua, populli dilte në rrugë duke mbartur me vehte gjithçka kishin nga pijet dehëse, duke e derdhur në tokë".

Kështu kanë vepruar sahabët, përderisa sot më të moshuarit e posaçërisht të rinjtë në tryezat e tyre në shenjë çallami porosisin bira, viski, shampanj, tekila apo diçka tjetër, duke mos u mërzitur fare se kështu thejnë urdhërin e All-llahut, xhel-le shanuhu, por përkundrazi duke u krenuar me këtë e i Dërguari na meson kështu: "i dehuri që rregullisht dehet nuk do të hyjë në Xhennet" apo "Ruajuni prej verës sepse ajo është nëna e të gjithë të këqijave" . E kur bëhet fjala ndalimin e alkoolit nëpërgjithësi si argument mirret hadithi ku i Dërguari thotë: "اdo pije e cila deh është e ndaluar (haram)". E njejta vlen edhe për shërimin me anë të alkoolit. Transmetohet se:"Kur dikush e pyeti të Dërguarin për alkoolin dhe kur Muhamedi (a.s) atë e ndaloi, njeriu e pyeti: -Por unë e prodhoj për shërim. -i Dërguari është përgjigjur: -Vërtetë, alkooli nuk është shërim por sëmundje". Dhe e njejta vlen edhe për tregtinë dhe fitimin nga alkooli. Transmeton Tirmidhiu dhe Ibn Maxhe se:"I Dërguari i All-llahut i ka mallkuar dhjetë veta që marrin pjesë në punët e prodhimit dhe shërbimit të pijeve dehëse: ai i cili i shtrydh, atij të cilit i shtrydhen, ai i cili i pi, ai që i bart, atij të cilit i barten, ai që i shërben, ai që i shet, ai që nga fitimi prej tyre ushqehet, ai që i blen dhe atij që i blehen."


Narkomania



Njerëzit ballafaqohen me probleme dhe frustacione të shumta në jetën bashkëkohore, të shpeshta janë raste që njerëzit konsumojnë tableta për qetësim, për gjumë, për stres si rrjedhojë e zhgënjimeve të tyre nga jeta, duke u bërë kështu gjysëm të varur nga droga e tabletave. E ç'është në fakt narkomania? Ajo është një sëmundje shoqërore me të cilën nënkuptojmë marrjen e materieve të caktuara-drogave që shkaktojnë shprehi dhe varësi të organizmit ndaj tyre. Droga është substance me prejardhje bimore dhe sintetizuese që në organizëm shkakton sëmundjen e varësisë, përkatësisht shkakton ndryshim të disponimit, humor momental, duke i haruar të gjitha shqetësimet dhe mundimet. ثshtë dukuri e përhapur si në vendet e zhvilluara ashtu edhe në ato të pazhvilluarat që është në rritje e sipër, e fatkeqësisht edhe tek ne. Pasojat e saj janë katastrofale si për konsumuesin e familjen ashtu edhe për shoqërinë, e posaçërisht kur dihet se konsumuesit janë pikërisht të rinjtë, adoleshentët dhe studentët që e konsumojnë në mjediset urbane ku organizohen tubimet e të rinjve. Sot në botë për blerjen e drogës shpenzohen shumë mjete dhe bëhet tregti e madhe, e cila sipas analistëve ia kalon tregtisë së naftës ndërsa është dy here më e madhe se industria e prodhimit të automjeteve në tërë botën. E cilat janë simptomat tek narkomani? Ai me marrjen e drogës bie në gjumë të rendë që i sjell "dëshira të mira" si dhe përfytyrime vizuele dhe auditive që janë të këndshme dhe e tërë bota i duket si botë e përrallave. Por, me kalimin e veprimit të drogës, vjen dëshpëriimi dhe dëshira për marrjen e sasive më të mëdha, gjëqë nuk ishte e rastit tek alkooli, kështu mosmarrja e drogës nga narkomani për 8 deri 12 orë shkakton nervozë, kokëdhimbje, gërçe të muskujve, lodhje, frymëmarrje të shpejtë, ulje të shpejtë të tensionit dhe komplikime tjera shëndetsore. E mos konsumimi i drogës për 36-72 orë shkakton halucinacione, shqetësim të thellë, këputje fizike dhe ngatëresa plotësuese shëndetsore. Ndaj narkomani në kohën e krizës është i gatshëm të bëjë çmos që të vijë gjer tek droga, kështu ai huazon para, vjedh apo edhe është në gjendje të vrasë. Narkomanët, në anën tjetër, karakterizohen me agresivitet, plogështi, janë jo komunikues, harrojnë shpejtë, flejnë kur të tjetër çohen, kanë një haos dhe çorientim total të organizimit të jetës së tyre, pijnë kafenë me shumë sheqer, kanë sy të fryer dhe simptoma tjera në trupin e tyre si rrjedhojë e konsumimit të drogës. Sipas statistikave në Evropë 2.7-4% e popullsisë janë narkomanë, narkodiler apo të rinj që indirekt merren me drogën ndërsa numri i narkomanvë zyrtarisht të regjistruar në Maqedoni në vitin 2000 ka qenë 363, edhepse mendohet se numri i saktë i narkomanëve të ketë qenë së paku 10 herë më i madh në atë vit, ndërsa sot dukshëm të jetë ritur. E si është atëherë zgjedhja islame e kësaj?

Nga dhuntitë e panumërueshme të All-llahut, xhel-le shanuhu, se Ai , subhanehu ve teala, na i ka ndaluar (na i ka bërë haram) gjithë gjërat qe e prishin fenë dhe dynjanë e njeriut (muslimanit) ose që ia shkatëron mendjen (dhe shëndetin) atij. I qartë është ajeti ku All-llahu, xhel-le shanuhu, thotë"O ju që keni besuar, vërtetë alkooli dhe bixhozi dhe të tjera janë punë të ndyra, andaj largohuni prej tyre, ndoshta ju do të shpëtoni". Argument për këtë është edhe thënia e të Dërguarit: "اdo dehje është haram" dhe "ا'do gjë që deh në shumicë edhe pakica e saj është e ndaluar". Ndërkaq edhe të gjithë dijetarët muslimanë në mënyrë unanimekanë sjell vendime se droga, silkurse alkooli është haram. Shejhul-Islam Ibën Tejmijje thotë: "Hashashi është haram, duhet të dënohet ai që e mban dhe ai që e konsumon siç dënohet ai që e mban ose e pi alkoolin, sepse droga është me pasoja më të mëdha se alkooli". Ibën Kajjimi shprehet kështu: "Tek alkooli futet çdo gjë që të deh, çdo qjë që është e dëmshme dhe e keqe për shëndetin, pra këtu hyn edhe droga, sepse ajo është hamr-dehje që e humb mendjen." Ndërkaq Imam Dhehebiu në librin e tij "Gjynahet e mëdha" thotë se hashashi që prodhohet prej fletëve të ndryshme është haram njësoj si alkooli. Pra, duhet të dënohet konsumuesi i hashashit njësoj si konsumuesi i alkoolit, bile-bile ai (hashashi) është edhe më i rendë se alkooli, sepse njeriu i droguar del jashtë çdo kontrolli, nuk e di më se çfarë bën dhe shkakton fesad të madh. E një nga fukahatë hanefi thotë: "Ai që e bën hallall hashashin është zindik, që d.t.h.se ai njeri del prej dinit Islam" Pra, falenderimi i takon All-llahut, xhel-le shanuhu, që na mbrojti nga kjo sëmundje shoqërore duke na e bërë haram atë.


Prostitucioni


ثshtë pa dyshim nga sëmundjet dhe dukuritë shoqërore më të këqijat që ka kapluar botën dhe vendin tonë. Na shkurtimisht do të përmednim disa nga pasojat e shumta negative të kësaj sëmundje të përhapur. Më janë të njohura dëmet familjare, ekonomike, shoqërore. Sot si rrjedhojë e tregtisë me njerëz (siç edhe emërtohet prostitucioni) kemi shkororëzime të shumta, familje të shkatëruara, fëmijë me trauma të përjetshme, raste të dhunimeve, fëmijë me një prind apo edhe jetim, lindje të paplanifikuara, prostituta 14 vjeçare, moral më të ulët se kafshët.

...

Na më shumë do të ndalemi në sëmundjet infektuese që barten nëpërmjet marrëdhënieve intime siç janë: gonorea, sifilisi, papiloma e njeriu dhe më e frikshmja prej tyre, sida. Llogaritet se në Botë brenda vitit prej këtyre sëmundjeve infektohen mbi 250 milion njerëz, shumica e të cilave mbaron me vdekje, sidomos në vendet e varfëra pa mundësi shërimi si Afrika. Gonorea - është sëmundja më e përhapur nëpërmjet marrëdhënieve intime. 2-3 ditë pas infektimit i sëmuri fillon ti ndiejë pasojat, sëmundja mund të përhapet në veshkë dhe gjëndrat seksuale. Në këtë rast shkatohen pezmatime të shqëruara me ethe dhe dhimbje, e nëse i sëmuri nuk shërohet menjëherë, mund të shkaktohet steriliteti. Sifilisi - është sëmundje kronike infektuese e cila mund ti kapë të gjitha organet dhe indet e organizmit. Shkaktar është një lloj i posaçëm bakteries spirale. Sëmundja kalon në disa stade, kështu në fillim i infektuari ndjen shqetësime, dhimbje koke, dhimbje të nyjeve, lodhje të përgjithshme dhe ka temperature të lartë. Pastaj sëmundja përhapet në organet e brendshme si mushkëri, veshkë, mëlçi e në fund bakteria vje gjer tek truri dhe palca kurrizore ku mund të shkaktojë paralizën në tru dhe deformime të mëdha në palcën kurrizore. Papiloma e njeriut - një sëmundje tjetër relativisht e re dhe e rrezikshme që duhet t'i shqetësoj posaçërisht grate. Sot në botë me miliona gra janë të infektuar me virusin e papilomës së njeriut (e quajtur edhe HPV), që është në mesin e sëmundjeve më të përhapura me anë të marrëdhënieve intime. Sipas Oraginzatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) ky infeksion është faktori kryesor që çon në kancerin e qafës së mitrës. Qindra mijëra raste me HPV diagnostigikohen çdo vit në botë, dhe po çdo vit, mijëra e mijëra gra vdesin nga kanceri i qafës së mitrës, si pasojë e këtij infeksioni. Kështu OSHB-ja e numëron HPV-në një ndër shkaqet kryesore të vdekjeve nga kanceri te grate, duke u shprehur për të si: "një problem botëror i shëndetit publik". اfarë duhet tjetër të dime pët te dhe shkaqet e përhapjes së tij? Gjithnjë sipas OSHB-së në rrezik janë kryesisht grate që e kanë nisur heret jetën seksuale, që kryejnë marrëdhënie intime me shumë partnerë ose partneri ka pasur shumë partnere tjera më pare. Shpesh është burri ai që nuk ka asnjë simptomë të dukshme të infeksionit dhe që e bartë atë gjer tek gruaja. Sëmundja zbulohet me anë të Pap testit. Për parandalimin e sëmundjes, doktori Xhorxh Papanikolau, ai që zbuloi Pap testin, i jep këto këshilla: "Mos kini marrëdhënie intime derisa të martoheni", e dr. Aleks Ferenc nga Universiteti i Montrealit thotë: "Për të parandaluar kancerin në qafën e mitrës duhet të nxitim besnikërinë reciproke nga të dy partnerët". Këshilla këto dhënë nga Kur'ani dhe Muhamedi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, para 1400 vitesh, pasojat e mospraktimit të të cilëve sot po i ndjejmë. Dhe në fund do të përmendim më të njohurën prej tyre. Sida (Aidsi) - është një sëmundje e rendë që dëmton aftësinë e organizmit për të luftuar kundër infektimeve. U zbulua për here të pare më 1981 tek grupet narkomane dhe tek homoseksualët e Los Anxhelesit. Prej asaj kohe e gjer më tani numri i të sëmurëve në mbarë botën vazhdimisht po rritet. Sida shkaktohet nga virusët Hiv1 dhe Hiv2. Infektimi është i përjetshëm, Me përparimin e sëmundjes, simptomat e saj manifestohen gjithnjë e më tepër: djersitja gjatë natës, rrititja e temperatures, fryrja e gjëndrave limfatike, lodhja e përhershme, dobësimi i shpejtë dhe paraqitja e njollave të bardha në gojë, edhe pse ka disa raste kur personi i infektuar mund të duket i shëndoshë edhe 15 vjet pas infektimit, e kështu të paraqes rrezik për rrethin dhe ato me të cilët kontakton. E si bëhet bartja e virusit? Sipas të dhënave statistikore të vitit 1993 në botë sida përhapet me sa vijon: nëpërmjet marrëdhënieve intime 80%, me gjilpëra gjatë marrjes së drogës 10%, prej nënës së infektuar e cila lind fëmijë 5%. Sëmundja, siç përmendëm, sot nuk ka shërim dhe mbaron me vdekje. I dërguari na ka lajmëruar se: "në një vend ku përhapet prostitucioni, paraqiten sëmundje që nuk kanë qenë të njohura në popujt e mëhershëm". E sigurisht që asnjë prej gjyshërve tanë nuk ka dëgjuar për papilomën, sidën apo tjerat në kohën e tij, e na nëse vazhdojmë kështu, All-llahu , subhanehu ve teala, e di se çfarë sëmundje tjera të këtij rangu do të përhapen në të ardhmen. Në suren El-Isra, në ajetin 32 All-llahu, xhel-le shanuhu, për prostiticionin (zinanë) thotë: "Dhe mos iu afroni imoralitetit (zinasë) sepse vërtetë ai është vepër e shëmtuar dhe është një rrugë shumë e keqe". Pra, Kur'ani që në rrënjë don të zhduk këtë rrugë të shëmtuar, duke na porositur që as mos t'i afrohemi zinasë, e vallë si bëhet kjo? Përsëri thotë All-llahu, xhel-le shanuhu, :" Thuaju besimtarëve të ndalin shikimet (prej haramit), të ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre se kjo është më pastër për ta. All-llahu është i njohur hollësisht për atë që bëjnë. Thuaju edhe besimtareve të ndalin shikimet e tyre, të ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre, të mos zbulojnë stolitë e tyre përveç atyre që janë të dukshme, le të vejnë shamitë mbi krahrorin e tyre dhe të mos ua tregojnë bukuritë askujt përveç burrave të vet… Pendohuni të gjithë te All-llahu, o besimtarë, në mënyrë që të gjeni shpëtim.(En-nur 30-31). Që më pas All-llahu, xhel-le shanuhu, tërësisht të çrënjosë dhe zgjidh problemin duke i porositur besimtarët e besimtaret: "Dhe martoni të pamartuarat (të pamartuarit) edhe robërit dhe robëreshat që janë të ndershëm e të ndershme. Nëse janë të varfër, All-llahu i begaton nga mirësitë e Tij. All-llahu është bujar i madh, i Gjithëdijshëm."(En-Nur 32). I dërguari në shumë hadithe të tij na e ka tërhequr vërejtjen për prostitucionin. Ai thotë: "Zinaxhiu (në momentet) duke bërë zina nuk është besimtar, vjedhësi (në momentet) duke vjedhur nuk është besimtar, as shijuesi i verës, duke e pirë, nuk është besimtar", dhe thotë: "Ruajuni prej amoralitetit, sepse amoraliteti sjell katër gjëra të pakëndshme: e largon bukurinë dhe dritën e besimit nga fytyra, e ndalon nafakën, shkakton hidhërimin e Mëshiruesit, pastaj është shkaku i hekave në Xhehenem".

E si njeriu të kryejë amoralitet me dikë që është motra e dikujt, bija e dikujt, nëna e ardhshme dikujt, tezja apo halla e dikujt. Për këtë "Transmeton Ebu Umame se një nga të rinjtë e kurejshitëve erdhi tek i Dërguari (a.s.) e i tha: -O i Dërguari i All-llahut, më lejo prostitucionin. -Njerëzit u turën drejt tij dhe filluan t'i bërtasin -Hesht…Hesht. Umame tregon se i dërguari i ka thenë t'i afrohet, i kur i është afruar i ka thenë: -A kishe dëshiruar t'i ndodh kjo nënës tënde? -Jo, pasha All-llahu,…i Dërguari atëherë i thotë: -As edhe njerëzit tjerë dëshirojnë që kjo t'u ndodh nënave të tyre. -A kishe dëshiruar kjo t'i ndodh bijës sate? -Jo, pasha All-llahun, o i Dërguari i All-llahut… As edhe njerëzit tjerë dëshirojnë që kjo t'u ndodh bijave të tyre. -A kishe dëshiruar kjo t'i ndodh tezes tënde? -Jo, pasha All-llahun… As edhe njerëzit tjerë dëshirojnë që kjo t'u ndodh tezeve të tyre. -A kishe dëshiruar kjo t'i ndodh hallës tënde? -Jo, pasha All-llahun, o i Dërguari i All-llahut… As edhe njerëzit tjerë dëshirojnë që kjo t'u ndodh hallave të tyre. Ebu Umame tregon:" i Dërguari e vendosi dorën mbi të e pastaj tha: O Zoti im, m'i fal mëkatet, pastroje zemrën e tij, dhe ruaje organin e tij." Ebu Umame gjithshtu thotë: i riu pas kësaj kurrë nuk bëri diç të tillë". Gjithashtu transmetohet se i Dërguari në natën e Israsë dhe Miraxhit ka kaluar pranë një grupi njerëzish para të cilëve në një kazan ka pasur mish të gatuar dhe një tjetër të pagatuar dhe të prishur, e që këta kanë filluar të hanë këtë të pagatuarin dhe të prishurin, kur i Dërguari e pyet Xhibrilin për këtë ai i përgjigjet: "Ky është njeriu i ummetit tënd që e ka pasur gruan e tij të ligjshme, ndërsa ka dalë me tjetër dhe me të ka kaluar natën, si dhe gruaja që ka braktisur burrin e saj të ligjshëm, ka shkuar tek një tjetër dhe me të ka kaluar natën."


Duhani


Sigurisht, pasi përmendëm këto sëmundje shkatëruese të shoqërisë, duhani pranë tyre duket asgjë. Por, edhe ai ka negativitetet e tij. Rret 80% e helmeve të tij shkojnë direkt në mushkëri, e tymi i tij përmban 200-300 helme, që posaçërisht janë të rezikshme për ata që rinë në ambinete ku pihet duhani, edhpse ata vetë nuk e konsumojnë. Sipas mjekëve në një ambient ku njëri pi cigare mundësia e sëmurjes së fëmijëve dhe të tjerëve që nuk e konsumojnë është 65%. Nëse dy veta pinë, mundësia rritet në mbi 90%, e nëse tre veta e pinë praktikisht nuk ka njeri të shëndosh në atë rreth. E fëmija që në moshën 13-14 vjeçare fillon konsumimin, me përqindje të madhe do të jetë steril. Këtu nuk do ti përmendim edhe dëmet tjera si ata shoqërore, psiqike, ekonomike, sociale, por do të përsërisim se All-llahu, xhel-le shanuhu, çdo gjë që është e dobishme për botën tone, shëndetin dhe ahiretin tone na e ka bërë hallall, e çdo gjë të dëmshme, si edhe duhanin i cili shkakton varësi, e ka bërë haram.

Ngelëm pa përmendur edhe shumë dukuri tjera negative si: vrasjen pa të drejtë, kontrabandën, kamtën, ryshfetin, gënjeshtrën, dyfytyrësin, vjdhjen etj që fatekësisht e karaterizojnë shoqërinë tone, por do t'u bëjmë një rezyme atyre që thamë. Shoqëria e sotme i imponon njeriut ritëm të shpejtë, jetë dinamike, shpirt garues. Shpeshherë njeriu sillet në situata vështirë të zgjidhshme, frustacione që shkaktojnë apati, mërzi, depresione psikike, fobie, probleme të shumta familjare. Njerëzit duke kërkuar zgjedhje dhe lehtësime për problemet e veta si rrjedhojë e gjithë këtyre, e posaçërisht si rrjedhojë e largimit prej dispozitave fetare, sjell gjer tek sëmundjet e përmendura të rrezikshme shoqërore. I riu kërkon të dal jashtë shtëpisë që të qetësohet, e kur del dëshiron të kthehet më shpejtë në shtëpi. Ai kërkon zgjedhjen e problemeve me anë të këtyre mëkateve të cilët nuk i shtojnë tjetër pos dëshpërimeve dhe dështimeve të reja. Kështu ai demoralizohet, bie në depresion, izolohet, e të njohura janë edhe rastet e vetvrasjeve. Jetë të tillë çojnë edhe aktorët, këngëtarët, manekenet dhe figura tjera të famshme botërore, që ne ua kemi zili, që mendojmë sa kanë gjithë kënaqësitë e botës, që na ëndërrojmë për jetë si të tyren. Por ta dini se ata kanë vujtje të mëdha shpirtërore, në brendësi ata përjetojnë ferr të vërtetë. Një gazetar tregon për problemet alkoolike, narkomane etj. të këngëtarëve që na i dëgjojmë në veturat dhe kafenetë tona, të aktorëve që na i shohim nëpër filma dhe të manekeneve që i shohim duke defiluar dhe ai duke dashur të përshkruajë sa më afër jetën e tyre, artkullin e tij e titullon kështu: "për mëngjes tekilla, për drekë mariuhanë, për darkë hashash".

Thotë All-llahu, xhel-le shanuhu, "E kush ia kthen shpinën udhëzimit Tim, do të ketë jetë të vështirë (në këtë botë) dhe në ditën e Kijametit do ta ngjallim të verbër"(Ta Ha 123). E kjo vlen për gjithë njerëzit e botës. Specialistët thonë: një denar i harxhuar në preventivë ka efektin e dhjetë denarëve të harxhuar në shërim, e Islami është i tillë që bën preventivën e njëkohësisht ofron ilaçin nëse ka ardhur tek sëmundja. Kështu Islami ndalon ndejen në atë tryezë ku konsumohet alkooli për të parandaluar alkoolizmin, Islami ndalon rrethanat që çojnë tej droga për të ndaluar narkomanizmin, Islami ndalon vetmimin me një femër të huaj, ndalon shikimet me epsh të njëri-tjetrt, urdhëron besimtaren që të mbulohet për të parandaluar prostitucionin. E nëse alkoolin e kemi haram, kemi me miliona pije të po atij lloji hallall, nëse drogën e kemi haram, kemi milona ushqime hallall, nëse mishin e derrit e kemi haram, kemi mijëra lloje të mishrave hallall, e nëse prostiticionin e kemi haram, martesën e kemi të lejuar, e në anën tjetër të gjithë këto haramet janë të dëmshme, siç edhe u bindëm, në shëndetin, rrethin, jetën, fenë dhe ahiretin e njeriut. Fjala nuk do të ketë dobi nëse atë nuk e pason vepra, ndaj vëlla dhe motër çast e më parë të eliminojmë këto dukuri nga vehtja, meqë moseliminimi i tyre sot, nesër ua hap rrugën të këqijave tjera. Gjyshërit dhe prindërit tanë tregojnë se nuk kanë pasur sprova me kësi devijimesh shoqërore, e sot në botë 4 shtete të mëdha kanë legalizuar homoseksualizmin e ndonjë parti e merr guximin këtë ta bëjë edhe në vendin tone. All-llahu a'lem (All-llahu e di më së miri) po ndoshta, nëse vazhon kështu, në të ardhmen do të kemi frikë t'i lëshojmë fëmijtë tanë 2-3 vjeçar në rrugë nga frika se mos ndoshta ndonjë pedofil i dhunon, siç bëhet sot në shumë vende të botës, apo ku ta dish, ndoshta pikërisht nipërit tanë do të jenë ata që pedofilinë edhe do ta legalizojnë me ligj. Atëherë kohë e më pare të eliminojmë këto dukur nga vehtja jona dhe vendi ynë për të mirën tonë, për të mirën e shoqërisë, të fëmijëve tanë, për të mirën e kësaj dhe të botës tjetër, meqë më se të qarta janë dëmet e tyre dhe e qartë është edhe zgjidhja e tyre e dhënë nga Kur'ani. Thotë All-llahu, xhel-le shanuhu, "A nuk ka ardhur koha që zemrat e atyre që besuan të zbuten me këshillat e All-llahut dhe me atë të vërtetën që zbriti (me Kur'an)" E, vërtetë koha ka ardhur.