Close
Faqja 6 prej 11 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 120 prej 220
  1. #101
    Se di nese Gates po hap tunele por di qe te tjere para tij i kane hapur dhe goxha te thella biles. Di per Tom Cruise qe ka bere nje ndertim nentoksore disa miliona dollaresh si dhe disa celebritete te tjera. Di qe ka shume njerez qe po mundohen te krijojne rezerva ushqimore dhe kerkojne strehe ne vende larg qendrave te banuara dhe po perpiqen te mesojne menyra mbijetese ne rast katastrofe ku shoqeria qe jemi sot mund te pushoje se ekzistuari. Di po ashtu qe elita boterore e ka te siguruar veten per cdo skenar dhe ekzistenca e sistemeve te nendheshme te pajisura me se miri deri dhe ne qendra tregetare e platforma hidro bionike per rritje drithrash e perimesh ekzistojne dhe jane provuar. Sa per deklarata astronomesh per ekzistencen e nje trupi qiellor te panjohur ne sistemin tone diellor, ato i ke ne kete teme. Tani te te bej nje pyetje: Nese ti do ishte ne pozicionin e nje njeriu te pushtetshem, te kishe ne dore fatet e njerezve me vendimet, fjalet dhe veprimet e tua, a do nderrmerje hapa qe diheshin te sigurt qe do shkaktonin nje panik masiv te papare? Pra nese ti do kishe nje informacion per afrimin e nje trupi qiellor me rrezik te madh perplasje me token, apo ndonje fatkeqesi te parashikueshme natyrore do e perhapje kete lajm per te gjithe kur dihet mire se cfare efekti ka kjo tek masat apo do e mbaje sekret dhe nese do ndodhte ajo do ndodhte papritur per te gjithe njerezimin? Mendoje kete pyetje dhe pergjigja qe del te tregon vete skenaret e mundshme.

  2. #102
    i/e regjistruar Maska e eno84
    Anėtarėsuar
    17-08-2007
    Postime
    190
    dmth me pak fjale na paska marre dreqi ))))

  3. #103
    Aspak. Une e kam thene gjithmone per kete subjekt qe skam asnje mendim konkret. Mbase truri jone se pranon idene e nje zhdukje totale keshtuqe besoj bej pjese ne masen e njerezve qe se pranoj kete mundesi. Skenaret per 2012 jane te shumte, disa pozitive, disa negative. Une anoj me shume ndaj nje ndryshimi ne ndergjegje ne shkalle masive sesa ne apokalips apo katastrofe. Paraqitja e teorive eshte nje gje, pranimi i tyre eshte gje tjeter.

  4. #104
    i/e regjistruar Maska e eno84
    Anėtarėsuar
    17-08-2007
    Postime
    190
    mund te themi qe dinosauret u zhduken ne te njejten menyre?? Mund te jemi ne qenia qe mund te pesoje te njejtin fat??

  5. #105
    Fshatar i varfer Maska e Chingy
    Anėtarėsuar
    25-09-2004
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    363
    Dinozauret i zhduki natyra...Ne me duket se do zhdukemi vete...Intelligjenca jon e zhvilluar do jet edhe fundi jon meqe nuk dim(apo duam) ta perdorim mir.. Darius urime per temen...Po ti vete i beson hipotezave qe solle ketu??
    Se sei stanco e vuoi morire, pensa a chi sa di dover morire e vuole vivere...

  6. #106
    Canna-log Maska e Artson
    Anėtarėsuar
    24-07-2007
    Vendndodhja
    Loading...
    Postime
    416
    Citim Postuar mė parė nga eno84 Lexo Postimin
    mund te themi qe dinosauret u zhduken ne te njejten menyre?? Mund te jemi ne qenia qe mund te pesoje te njejtin fat??
    Dinozauret i vrau nje meteor i madh qe eshte pranuar qe eshte perplasur me Token diku prane Meksikes dhe Toka per 3-vjet u be pluhur, fakt qe mundesoi triumfin e barngrenesve ku benim pjese dhe ne. Kapitullimi i dinosaureve, ishte fillimi i dominimit nga homosapienset.

    Persa i perket pyetjes tende Darius, logjika e thjesht e mbeshtet idene tend. Askujt nuk do ti interesonte paniku.

    Nje tjeter teori thote qe pas ardhjes se Nibiruse, tek njerezit do te ndryshoje numri i kromozomeve, pra do te rritet dhe substanca te ndryshme do te ndikojne ne perceptimin tone, duke nisur nje tjeter ere lavdie dhe triumfi per njerezit, si te themi te hapet nje dimension i ri i kapshem prej nesh.

    Maya kane parashikuar edhe nje eklips ne 22 mars te 2012, ate do ta marr vertete per paralajmerim, megjithese gabimet e kalendarit maya variojne ne disa sec saktesi.


    Ndoshta arsyet dhe provat mund te jene te shumta, por e ke parasysh kur thone erdhi ujku, erdhi ujku....
    Kur jam rrethuar nga njerėz tė vegjėl s'ndjej madhėshti, por mjerim! M.Roēi

  7. #107
    ShkOdrAne ForEver Maska e Adaes
    Anėtarėsuar
    06-01-2009
    Vendndodhja
    HeRe... TheRe... NoWheRe...
    Postime
    1,251
    Citim Postuar mė parė nga Darius Lexo Postimin
    Aspak. Une e kam thene gjithmone per kete subjekt qe skam asnje mendim konkret. Mbase truri jone se pranon idene e nje zhdukje totale keshtuqe besoj bej pjese ne masen e njerezve qe se pranoj kete mundesi. Skenaret per 2012 jane te shumte, disa pozitive, disa negative. Une anoj me shume ndaj nje ndryshimi ne ndergjegje ne shkalle masive sesa ne apokalips apo katastrofe. Paraqitja e teorive eshte nje gje, pranimi i tyre eshte gje tjeter.
    Nje ndryshim ne ndergjegje ne shkalle masive?Si duhet marre kjo?...Ka noj lidhje me fene apo thjesht me faktin e ekzistence se qenies njerzore?
    Really Dude... Get A Life!!!

  8. #108
    i/e regjistruar Maska e Prudence
    Anėtarėsuar
    11-03-2008
    Postime
    2,419
    Shume interesante.Na late pa fryme.

  9. #109
    not exist Maska e skender76
    Anėtarėsuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784
    Citim Postuar mė parė nga Darius Lexo Postimin
    Aspak. Une e kam thene gjithmone per kete subjekt qe skam asnje mendim konkret. Mbase truri jone se pranon idene e nje zhdukje totale keshtuqe besoj bej pjese ne masen e njerezve qe se pranoj kete mundesi. Skenaret per 2012 jane te shumte, disa pozitive, disa negative. Une anoj me shume ndaj nje ndryshimi ne ndergjegje ne shkalle masive sesa ne apokalips apo katastrofe. Paraqitja e teorive eshte nje gje, pranimi i tyre eshte gje tjeter.
    Shyqyr qe e zbute pak temen se na pate fut friken
    Nje gje asht e sigurt, jena ne fund te nje epoke, dhe nuk dim se cfer vjen pas......
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  10. #110
    i/e regjistruar Maska e gojanidz
    Anėtarėsuar
    24-06-2008
    Postime
    20
    Me sa shoh une kjo 2012 qe nga bere teme trendy se edhe ne ambjentet rreth shkolles ku studjoj jane perhapur zera se do vij fundi i botes.Edhe me e forta eshte se zysha e fizikes na e thoshte kete gje .Kete pjese e thashe me teper per te treguar se cfare impakti ka gjera te tilla te kesaj natyre .Pra edhe pse te pakonfirmuara nga asnje institucion serioz boteror keto te dhena kane perhapur nje lloj shqetesimi.Imagjinoni per nje moment nqs kjo gje do te konfirmohej do te ishte shkatrrimtare.Une per veten time nuk besoj se nje gje e tille do te ndodhi pasi po te ishte ashtu nuk do ta linin boten pa e lajmeruar vite perpara.Pra mos u merrni me gjera te cilat nuk ia vlejne pasi tokes nuk do ti vij fundi nga hapsira por nga vete dora e njeriut .

  11. #111
    Citim Postuar mė parė nga Chingy Lexo Postimin
    ...Po ti vete i beson hipotezave qe solle ketu??
    Ajo qe besoj une ska rendesi. Megjithate e perseris, une jam me shume per nje ndryshim global ne ndergjegje sesa per skenar apokalipstik.

    Citim Postuar mė parė nga Adaes Lexo Postimin
    Nje ndryshim ne ndergjegje ne shkalle masive?Si duhet marre kjo?...Ka noj lidhje me fene apo thjesht me faktin e ekzistence se qenies njerzore?
    Ndryshimi i ndergjegjes sipas disa teorive ka te beje me gjendjen fizike te njeriut dhe planetit ne pergjithesi. Nese ne jemi ne gjendje te ndryshojme ne teresi si njerezim duke avancuar ndergjegjen tone drejt nje realiteti me pozitiv, me paqesor dhe me njerezor, kjo ne vetvehte paraqet nje ndryshim masiv ne ndergjegje dhe ne con ne nje shkalle me te larte civilizimi. Ska asnje lidhje me fene. Ka disa teori qe thone se ky ndryshim ne ndergjegje eshte pikerisht ai qe i paraprin kalimit ne nje dimension me te larte si qenie njerezore.

    Citim Postuar mė parė nga skender76 Lexo Postimin
    Shyqyr qe e zbute pak temen se na pate fut friken
    Nje gje asht e sigurt, jena ne fund te nje epoke, dhe nuk dim se cfer vjen pas......
    E zbus apo e ashpersoj temen, kjo nuk varet nga une po nga shumellojmsheria e informacionit. Ska asgje negative ne paraqitjen e tij, sido qe te jete. Gjithe historia e njerezimit eshte shoqeruar me vale frike te tilla ne ndryshim mijevjecaresh, epokash etj. Ndryshimi ne kete rradhe eshte qe per here te pare merret ne konsiderate me shume sesa nje parashikim i zakonshem biblik. Mbase eshte dhe nje ndjesi e pergjithshme globale duke pare situaten ne te cilen ndodhet planeti sot. Luftra nga te gjitha anet, rrezike per konflikte te reja dhe perdorime te armeve te shkaterrimit masiv, rritja e pashpjegueshme e aktivitetit ne siperfaqen e Diellit, sjellja e cuditshme e fushes magnetike te tokes dhe sidomos rradhitja e galaktikes i cili ndodh pikerisht ne diten e solsticit dimeror te vitit 2012, pra 21 Dhjetor 2012 kur dielli yne do rradhitet me ekuatorin e galaktikes. Mbase kjo eshte ajo qe kane parashikuar Majat (njohes te shkelqyer te astronomise) dhe mbase kjo eshte arsyeja qe kalendari i tyre mbaron kete dite. Se cfare pasojash mund te kete kjo rradhitje qe ne anglisht quhet alignment, ate nuk e di. Per me shume ne lidhje me kete fenomen mund te lexoni ketu: Galactic Alignment

  12. #112
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anėtarėsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahēen time
    Postime
    3,882
    Fantazia eshte dicka e bukur mbase dhe shume krijuese, por kur ajo kalon caqet behet e frikshme, dhe pastaj vjen fjala kaos.

    Ka shume te verteta ne temen ne fjale, por gjithsesi shumica mbetet supozim pasi vete shkenca eshte arti i supozimit dhe venies ne prove. Flitet per shume Apokalips-e qe ka kaluar toka apo dhe qyteterime te vjetra mjaft moderne, e deri me sot asgje e faktuar, jepen histori te detajuara imtesisht thua jane jetuar nga nje paraardhes i cili egziston ende sot, por ne fund asnje prove. Qyteterimi eshte produkt i zhvillimit gradual dhe ende askush nuk e ka gjetur zanafillen ashtu sic pretendohet te behet ne kete teme.
    Vete njeriu eshte enigma me e madhe sepse fjala vjen Kush jane qyteterimet dhe qeniet inteligjente jashtetokesore, si u krijuan ato, cfare dime ne per ta pervec supozimit?Pyetjet jane pa mbarim ashtu si dhe supozimet.


    Dito.

  13. #113
    Nuk mund te gjehet kurre zanafilla neper tema te tilla. Sa per apokalipset qe ka kaluar toka ato jane faktuar shume here. Mbase jo ne lidhje me mundesine e ekzistencen se civilizimeve shume te avancuara po qe ka fakte te shumta per skenare katastrofale, ato i gjen gjithandej. Duke filluar qe nga fenomenet me karakter natyror ose hapsinor, meteore, kometa, vullkane, permbytje etj deri tek ato qe pervec se faktorit njerezor nuk kane asnje shpjegim tjeter. Ketu e kam fjalen per pranine e materialeve te vetrifikuara dhe trupave me permbajtje te larte radioaktiviteti, te gjitha te shpjegueshme vetem me nje fakt: shperthim nuklear. E kam shkruar disa here kete gje dhe sbesoj se ja vlen ta perseris. Por jam dakort shume me faktin qe keto jane supozime. Nga ana tjeter i mbetem idese qe informacioni duhet pertypur sido apo sado i frikshem te jete. Shmangia apo injorimi nuk ndryshon asgje (nese nje dite do hasim te paprituren). Informimi gjithmone te jep me shume ndergjegjesim.

  14. #114
    i/e regjistruar Maska e agonny
    Anėtarėsuar
    02-08-2008
    Postime
    251
    nuk i lexova te gjith postime ndoshta kjo info esht postu edhe ma heret sidoqoft pe qes une
    meqe aty po shkrun qe
    FLASH NEWS

    shkencaret paralajmruan qe nje parailizim i diellit i ngjajshem se me ate para 153 vietev do ta godet ameriken dhe evropen ne vitin 2012

    me 1 shtator 1859 me enrgjin manjetike jonormale qe erdhi nga dielli te gjith sistemet e Telegrafeve patwen pushuar por kesaj radhe gjendja siq duket do te jet shum me e keqe.
    sipas shkenctareve ne rast se ndodh nje gje e till te gjitha sistemet TV,radio do te nderpriten
    energjia elektrike do te mbet jasht funksionit.
    telefonat mobil nuk do te punojn
    ujrat do te ndalen.
    sistemi GPS nuk do te funksionoj.

    riparimi i te gjith ketyre do ta zgjas 20 vite.
    ne ket periudh do te vdesin 100.000 evropian dhe amerikan.
    Sipas shkenctareve ne vitin 1959 me energjin anormale qe erdhi nga dielli ne oren 02:00 eshte shkaktuar ndriqimi i nates si te ishte dite.bile bile njerzit qe jetuan ne at kohe e cilesonin ddhe thonin"ishte po aq e ndritur sa qe mund te dilje ne rrug e te lexoje gazet".me rastin e perseritjes se nje shock te till energjive eltrike* do tu transmetohen me miljona WATT qe do te thot se ato do te shkrihen te gjitha.rrym uje do te ndalen te gjitha per ca dit nuk do te pik fare uj nga qeshmet*.Do te ndalet prodhimi.Raftet e marketev do te mbesin te zbrasta
    Do te ndodh nje Kaos me plotkuptimin e fgjales.Telefonat,sistemi GPS nuk do te funksionoj.sipas shkenctareve ne rast te ndodhjes te nje gjeje te till ne shtator te vitit 2012 rreziku per perseritjen e nje gjeje yte till do te ket serish ne vitin 2023NEW SCIentiSt


    permirsim

    e marr nga new scientist
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga agonny : 20-04-2009 mė 12:01 Arsyeja: permirsim

  15. #115
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anėtarėsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahēen time
    Postime
    3,882

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga agonny : 20-04-2009 mė 18:01. Arsyeja: permirsim



    Ma sqaro edhe njehere kete postin tend sepse nuk ke permisuar asgje, dhe pastaj te bind une se cdo te thote sistem mbrojtes ne elektronike.



    Dito.

  16. #116
    i/e regjistruar Maska e agonny
    Anėtarėsuar
    02-08-2008
    Postime
    251
    e kom permirsu !
    prej nga esht marr info
    dhe daten 1959>1859
    po siq po duket se paskna permirsu

  17. #117
    Dielli cdo 11 vjet ka shtim te aktivitetit te tij magnetik. Kjo nuk eshte ndonje gje e re dhe as e panjohur. Po kjo teme nuk eshte per parashikime skenaresh katastrofike. Ka kryesisht lidhje me Nibirun. Ja pse temat duhen lexuar deri ne fund e jo pjese pjese.

  18. #118
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-01-2009
    Postime
    280
    Darius shume flm per informacionet qe na jep.Diku lexova se si rezultat i afrimit te planetit Nibiru me Token, kjo e fundit do te ndaloje rrotullimin rreth diellit per dy dite.
    Si shpjegohet ky fenomen dhe sa eshte koha e ndikimit te ketij planeti mbi token tone.

  19. #119
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Citim Postuar mė parė nga ;
    Darius shume flm per informacionet qe na jep.Diku lexova se si rezultat i afrimit te planetit Nibiru me Token, kjo e fundit do te ndaloje rrotullimin rreth diellit per dy dite.
    Si shpjegohet ky fenomen dhe sa eshte koha e ndikimit te ketij planeti mbi token tone.
    C'far slexon ketu ! Cudite me te medhaja ! Po fol o Darius fol se u trmb mileti do ndaloj toka rrotullimin thot per dy dit, hajde memdje hajde.

  20. #120
    =ஜ۩۞۩ஜ= Maska e toni007
    Anėtarėsuar
    02-03-2009
    Vendndodhja
    Ne vendin e Shqiponjave
    Postime
    3,266
    21 Dhjetor 2012/Ēfarė do tė ndodhė?
    A ėshtė e mundur tė njohim tė ardhmen tonė? Ka nga ata qė thonė po. Ka nga ata qė thonė se fati i ēdo njeriu ėshtė shkruar tashmė dhe se ekzistojnė persona qė janė nė gjendje ta lexojnė.
    A ėshtė e mundur tė njohim tė ardhmen tonė? Ka nga ata qė thonė po. Ka nga ata qė thonė se fati i ēdo njeriu ėshtė shkruar tashmė dhe se ekzistojnė persona qė janė nė gjendje ta lexojnė. Por, a mund t'u besohet profetėve dhe profecive tė tyre? Nga India, nė Amerikėn e Jugut, nga Nostradamusi deri tek Mayat, tė gjithė duket se tregonė njė datė tė saktė pėr atė qė shumėkush e quan dita e Fundit tė Botės: 21 Dhjetori 2012. A ėshtė e mundur qė kalendarė tė ndryshėm dhe popuj tė largėt nga njėri-tjetri, flasin pėr tė njėjtėn datė prej mijėra vitesh tashmė? Ēfarė do tė ndodhė me saktėsi? Sipas disave, ėshtė njė sekret i shkruajtur nė gur dhe i fshehur prej shekujsh.

    Ka shumė mistere qė janė tė lidhur me numrin shtatė. 7 janė shenjat e apokalipsit, qė kur tė shfaqeshin tė gjitha, sipas librave fetarė do tė shkaktonin fundin e botės. Natyrisht, shpresojmė qė kjo tė mos ndodhė, Apokalipsi i Shėn Xhovanit ėshtė njė prej librave mė tė vėshtirė pėr t'u deshifruar dhe ai e ka origjinėn nė shekullin e parė pas Krishtit.

    21 Dhjetori 2012 ėshtė njė datė, e cila pėrkon me fundin e Kalendarit Maya. Kalendari Maya ka shumė karakteristika tė ngjashme me tonat, ka javė dhe muaj qė pėrsėriten, ka orė dhe ditė qė pėrsėriten, por ndėrkohė qė kalendari ynė ka vitet qė nuk pėrsėriten dhe, tė cilėt shkojnė drejt pafundėsisė, vitet nė kalendarin maja pėrfundojnė pikėrisht nė 21 dhjetor tė vitit 2012. Por gjėja, qė tė habit mė shumė ėshtė se edhe nė popuj tė tjerė, nė qytetėrime tė tjerė dhe nė besime tė tjerė fetarė parashikohet pikėrisht kjo datė si dita e fundit tė botės. Megjithatė, ėshtė njė zotėri qė quhet Nostradamus, i cili thotė se "Kujdes! Aty nuk do tė marrė fund bota, por do tė ketė njė zbulim tė madh dhe bota do tė pėsojė njė ndryshim tė madh dhe qė nga ai moment e tutje do tė ketė 400 vite paqe. Atėherė, ēfarė ėshtė profecia e famshme e 2012?

    E premte 21 dhjetor. Viti 2012. Eshtė kjo data qė profecitė e lashta e tregojnė si ditėn e fundit tė botės. Ka nga ata qė parashikojnė apokalipsin apo Armagedonin. Por ka tė tjerė qė flasin pėr njė epokė tė madhe kozmike, njė erė e re paqeje dhe harmonie. Nė secilin prej kėtyre rasteve, shenjat paralajmėruese duket se kanė nisur tė manifestohen. Dhe gjithēka qė njerėzit po pėrpiqen tė interpretojnė ėshtė e shkruar tashmė qė nė kohėt e lashta, nė gurė dhe nė kalendarė tė fshehtė tė njė populli tė lashtė amerikan: Majat. Po ēfarė thonė ekspertėt mė tė mėdhenj tė profecive? Geoff Stray, autor i "2012: ekstazė apo katastrofė" thotė se, "populli i lashtė mezoamerikan i Majave kishte njė kalendar jetėgjatėsia e tė cilit ishte 5125 vite. Fillonte nė 3114 para Krishtit dhe pėrfundonte nė 2012". Prej kohėsh ishte ngritur pyetja, se cila ishte domethėnia e tij, por shpjegimi ėshtė gejtur vetėm kohėt e fundit falė njė profecia Maja qė ishte ruajtur nė fshehtėsi. Njė zbulim nė qytezėn e vogėl tė Tortugeros, nė njė send antik qė mban pikėrisht datėn 21 dhjetor 2012 dhe e tregon pikėrisht si ditėn e fundit tė kalendarit. Tre kalendarė pėrmbajnė tė dhėna qė tregojnė pikėrisht atė ditė. Carlos Barrios, njė studiues i Majave dhe pjesėtar i grupit qė merret me studimin e kalendarėve tė lashtė thotė se ka hyrė nė kontakt me botėn e Majave pėrmes kėshillit tė tė lashtėve. "janė pikėrisht ata qė mė kanė mėsuar gjithēka", thotė ai. "Mė kanė bėrė njė Hihmajer", domethėnė ai qė numėron ditėt. Bota e Majave nuk ėshtė zhdukur asnjėherė, ka patur gjithmonė njė vazhdimėsi. Ka ende kėshilla tė urtėsh qė ruajnė sekretet e lashtė. Falė 23 viteve tė kaluar nė brendėsi tė tyre mund tė pohoj se, sot kam tė qartė shumė gjėra dhe se jam futur nė thellėsi tė shumė sekreteve. Pėr ne, ekziston njė spirale me cikle qė pėrsėriten nė mėnyrė precize. Pikėrisht kėshtu jemi nė gjendje tė bėjmė profecira mbi tė ardhmen. Dhe mund tė them se, profecitė e Majave janė gjithmonė tė sakta dhe kanė njė gradė tė jashtėzakonshme precizioni. Janė tė shumtė shembujt. Duke filluar qė nga viti 1992, ka patur njė periudhė nėntė vjeēare qė ka sjellė njė seri ndryshimesh. Qė nga viti 2001, ka patur ngjarje tė cilat i kishim lajmėruar dy vjet mė herėt. Si pėr shembull sulmi i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės nė Irak. Ne kemi bėrė njė studim dhe kemi qenė nė gjendje tė japim njė datė tė saktė. Edhe atentatin kundėr kullave binjake e kishin paralajmėruar, pasi kishim dhėnė njė periudhė prej pesė ditėsh, nė tė cilat do tė kish mundur tė ndodhte. Nė fakt, sulmi ndodhi nė ditėn e pestė. Pra, ishte parashikuar, ishte studiuar. Ne kishim profetizuar gjithashtu se, qė nga gushti i vitit 2001 e tutje do tė kish patur ngjarje, tė cilat nė fakt janė verifikuar. Kishim parashikuar qė do tė ndodhnin katėr gjėra: Njė tėrmet, vrasja e njė diktatori, njė pėrmbytje e madhe si dhe njė sulm kundėr sistemit, njė sulm terrorist".

    Eshtė e sigurtė se profecitė astronomike tė Majave deri mė sot kanė rezultuar jashtėzakonisht shumė tė sakta, si pėrshembull eklipsi diellor i gushtit tė vitit 1999. Ai ishte parashikuar pesė mijė vite mė parė, me njė gabim prej vetėm 33 sekondash. Por ka edhe mė. Tė njėjtat profeci mund t'i gjesh nė tekstet e shenjtė tė popujve tė largėt dhe tė lashtė dhe nė qytetėrime, tė cilėt nuk kanė pasur asnjėherė kontakte tė drejtpėrdrejta me Majat. Si ėshtė e mundur atėherė qė profeci tė ndryshme tė bashkėrendojnė pėr ngjarje tė ndryshme tė historisė sė njerėzimit?

    Geoff Stray thotė se "prej vitesh, Torah pėrfshinte praktikisht gjithēka qė ndodhte nė botė. Megjithatė, kohėt e fundit disa rabinė e kanė studiuar, duke vėnė nė pėrdorim njė superkompjuter dhe mėnyra dekodimi. Duke zbėrthyer disa mesazhe tė koduar, ata kanė arritur tė gjejnė aty profeci pėr ngjarje botėrore, qė kanė ndodhur realisht, si pėrshembull atentati kundėr Itzhak Rabin, kryeministri izraelit. Eshtė zbuluar se data, emri i vrasėsit dhe vendi i vrasjes kanė qenė tė gjithė tė koduar nė tė njėjtin kod tė Biblės. Kėtu ka patur gjithashtu informacione edhe nė lidhje me kometėn qė u pėrplas nė Jupiter. Por, kėtu ka edhe parashikime tė tjerė nė lidhje me kometa. Njėra, sipas librit thuhet se do tė godasė tokėn nė vitin hebraik 5777, ekuivalenti i 2012".

    Carlos Barros thotė se, "edhe profecitė e tibetianėve tė lashtė koincidojnė nė mėnyrė ekzakte me ato tė Majave. Flasin pėr njė periudhė, nė tė cilėn ėshtė i domosdoshėm ndryshimi. Por edhe kulturat e Amerikės Qendrore dhe ato tė indianėve tė Amerikės Veriore kishin profeci tė ngjashme. Profecitė janė ekzaktėsisht tė njėjta. Ka shumė koincidenca edhe me kultura tė tjera, si pėrshembull ajo Judeo Kristiane dhe me atė islamike, me atė hindu si dhe atė kamboxhiane. Kemi tė njėjtin vizion. Tė gjithė profecitė flasin pėr kėtė cikėl qė po jetojmė dhe qė ka nisur nė 2001, e sipas tė cilit do tė hyjmė definitivisht nė 2012. Pra, bėhet fjalė pėr kultura dhe pėr popuj qė nuk janė takuar asnjėherė e qė megjithatė kanė tė njėjtat profeci. Pra, nuk mund tė jetė njė koincidencė".

    Edhe fiset amerikano-latinė Opi nė Jugperėndim tė Shteteve tė Bashkuara kanė profeci qė kanė tė bėjnė me fundin e botės tonė dhe hyrjen nė njė botė tė re. Njė detaj i kėtyre profecive tė tyre parashikon riardhjen nė kėtė botė tė paraardhėsve tė tyre tė lashtė, tė cilėt i kanė dhėnė dikur jetė qytetėrimit tė tyre. Ka shumė teori dhe hipoteza nė lidhje me atė se, cili ėshtė ylli ngjyrė blu Kachina, i cili sipas profecive tė fiseve Hopi mendohet tė jetė njė trup qiellor qė merr forma njerėzore, i cili nė mėnyrė ciklike ka hyrė nė sistemin tonė diellor, ėshtė larguar dhe tashmė ėshtė duke u afruar. Ndoshta mund tė bėhet fjalė pėr Kometėn Hale-Bopp, e cila u shfaq nė vitin 1997 e cila ka qenė kėtu mes nesh 54 mijė vjet mėparė, gjithashtu 12 mijė vjet mė parė nė epokėn e pėrmbytjes sė madhe si dhe dy mijė vjet mė parė nė kohėn e lajmėrimit tė ardhjes sė Krishtit.

    Tregues tė ndryshėm tė ēojnė nė tė njėjtėn datė. Por, ēfarė do tė ndodhte ekzaktėsisht nė kėtė datė nė kėtė datė, nėse kėto profeci do tė rezultonin tė vėrteta? "Ka shumė tregues qė mund tė na bėjnė tė mendojmė pėr njė gjendje tė re vetėdijeje", thotė Geoff Stray. "Do tė ketė ndoshta njė epokė tė re tė njerėzimit, e cila mund tė jetė mė optimiste me shumė gjėra tė mira. Dhe 21 Dhjetori 2012 nuk do tė jetė apokalipsi, apo shkatėrrimi i botės".

    Eshtė thjeshtė njė datė, njė datė precize nė tė cilėn do tė ndodhė njė ndryshim, do tė ndryshojė njė cikėl. Do tė jetė njė periudhė qė do tė karakterizohet nga shumė ndryshime nė ekonomi, nė shoqėri, nė marrėdhėnien me natyrėn. Kėshtu, kjo botė e re do tė ndryshonte mėnyrėn tonė tė tė menduarit, mėnyrėn tonė tė tė jetuarit, mėnyrėn tonė tė krijimit tė marrėdhėnieve me njėri-tjetrin, qė do tė thotė se do tė niste kėshtu njė botė e re njerėzish tė iluminuar.

    Por ka edhe nga ata qė besojnė se nė 21 dhjetor 2012, diēka e pabesueshme do tė ndodhė nė planetin tonė. Gjeologu rus, Dimitrov, ka demonstruar se sistemi diellor ėshtė duke hyrė nė njė zonė tė re energjitike plazme tė magnetizuar, e cila do tė ishte shkaktare pėr ndryshimet qė do tė ndodhnin nė Tokė. Dimitrov thotė se, njė gjė e tillė nuk do tė kishte ndikim vetėm nė klimėn dhe nė gjendjen magnetike tė planetit tonė, por do tė provokojė edhe njė evolucion spontan masiv tė njerėzimit, pasi kėto ndryshime do tė kenė efekte qė do tė nisin mė pas tė lėshojė substanca neurokimike me efekte halucinogjene. Njė numėr shumė i madh njerėzish do tė kenė vizione dhe pėrvoja paranormale.

    Pėrtej teorive mė ekstreme duket nė fakt sikur qė nga lashtėsia na kanė dashur tė na pėrcojnė informacione qė kanė udhėtuar nėpėr shekuj. Gjuha e kėsaj profecie duket tė jetė ajo e metaforave, e simboleve, e rrėfimeve mitologjikė, kode numra dhe figura qė pėrfaqėsojnė simbole astronomikė. Ēfarė mesazhi pėrmbajnė? A bėhet fjalė vėrtetė pėr fundin e botės? Dhe pėrse kanė pėrdorur gjuhėn e yjeve?

    Pėr tė treguar njė datė, e gjėja parė qė nevojitet ėshtė njė mėnyrė pėr tė shenjuar kohėn. Dhe e vetmja orė qė mund tė pėrcaktojė me saktėsi kalimin e kohės pa marrė parasysh konvencionet humane buron nga vėzhgimi i kohės qiellore. Ekziston njė fenomen astronomik, i cili quhet Pėrparėsi e Ekuinokseve. Eshtė ky ēelėsi pėr tė lexuar tė kaluarėn, dhe ndoshta edhe tė ardhmen tonė.

    Me sa duket, popujt antikė kanė patur dije astronomike shumė tė pėrparuara dhe sipas disave, i kanė pėrdorur kėto pėr tė na transferuar ne informacione si nė rastin e Precedentit tė Ekuinokseve, qė me sa duket kanė menduar se do tė ishte i pashmangshėm zbulimi i tyre nga ana jonė. Pėr tė kuptuar se ēfarė ėshtė Precedenti i Ekuinokseve, duhet tė bėjmė njė hap prapa dhe tė kuptojmė, se cilat janė lėvizjet qė kryen toka gjatė rrotullimit tė saj nėpėr hapėsirė. Ēfarė ndodh? Dimė tė gjithė qė kemi njė rruzull tokėsor, qė i vjen vėrdallė Diellit dhe nė tė njėjtėn kohė rrotullohet pėrreth boshtit tė vet. Kjo lėvizje rrotulluese pėrcakton njė precedent, domethėnė njė parathėnie tė ekuinoksit, krahasuar ky me pozicionin gjatė vitit pararendės. Pasoja e parė ėshtė se ndryshojnė pikat e referimit. Pra, nėse Toka rrotullohet pėrreth boshtit tė saj, pra boshti polar, i cili ėshtė i drejtuar pėr nga ylli polar, ajo ēfarė ndodh ėshtė se, duke ndryshuar boshti i rrotullimit i Tokės, ndryshojnė edhe pikat e referimit dhe kėshtu pas 12 mijė vitesh, ylli polar qė ėshtė sot referimi i boshtit tė Tokės nuk do tė jetė mė i njėjti. Nė mėnyrė shumė tė ngadaltė, Dielli spostohet pėrgjatė tė 12 konstelacioneve tė Zodiakut. Atij i duhen afro 2160 vite pėr tė pėrshkuar secilin konstelacion. Nė fakt duket sikur yjet lėvizin me njė gradė pėr ēdo 72 vjet. Pėr tė kryer tė gjithė ciklin e 360 gradėve janė tė domosdoshėm 25 mijė e 920 vite. Pra, Precedenti i Ekuinokseve ėshtė e vetmja mėnyrė e matjes sė kohės pa patur lidhje me konvencionet njerėzore.

    Gjėja mė e pabesueshme ėshtė se popuj dhe kultura qė kanė qenė larg njėra-tjetrės si nė hapėsirė ashtu edhe nė kohė kanė treguar nė mėnyrė tė saktė fillimin e qytetėrimit tonė nė vitin 10450 para Krishtit, njė periudhė kjo qė me sa duket korrespondonte edhe me fundin e qytetėrimit paraardhės, ndoshta atė tė Atlantidės. Atėherė, le tė bėjmė njė kėrcim pas nė kohė dhe tė shikojmė se ēfarė parashikonin egjiptianėt e lashtė, Majat, Nostradamusi, si dhe popullsitė qė jetonin shumė kohė mė parė nė Kamboxhia.

    Angkori ėshtė njė vend nė Kamboxhia, i mbushur me simbole astronomikė nė dukje tė pashpjegueshėm. Ai u ndėrtua gjatė perandorisė sė Kmerėve qė sunduan nė periudhėn ndėrmjet shekullit tė 9 dhe tė 15 pas Krishtit. Por, vendosja e 72 tempujve kryesorė tė Angkorit riprodhon nė mėnyrė besnike yjet e konstelacionit tė Dragoit ashtu si kėta ishin nė qiell jo gjatė periudhės sė perandorisė sė Kmerėve, por pikėrisht si ishin nė agimin e ekuinoksit nė vitin 10450 para Krishtit, plot 12 mijė vite mė parė. Si ėshtė e mundur? Nė vitin 1984, inxhinieri belg Robert Duval, arriti nė zbulimin se vendosja e tre piramidave tė Gizės kundrejt Lumit Nil si dhe skema qė krijohet prej diagonales qė i bashkon ato ėshtė imazhi i pasqyruar i rrugės sė qumėshtit si dhe tre yjeve tė Brezit tė Orionit. Sfinksi fiksonte me sy ekzaktėsisht korresponduesin e tij qiellor, Konstelacionin e Luanit.

    "10450 para Krishtit. Nėse llogarit dhe mban parasysh ditėt dhe orėt sipas yjeve tė Orionit si dhe 12 hyjnive qė i mbajnė, ja pra tek tregojnė ato dy pėllėmbė tė shtrėnguara", thuhet nė Librin egjiptian tė tė Vdekurve. "Por e gjashta e tyre, qėndron nė buzė tė humnerės..."

    Duke llogaritur gjashtė epoka pararendėse qė nga 10450 para Krishtit nė epokėn e Luanit kemi Luanin, Gaforren, Binjakėt, Demin, dashin dhe Peshqit.

    "Me pėrmbushjen e tė madhit numėr Shtatė do tė ndodhė nė kohėn e Lojėrave tė ekatombit jo shumė larg nga epoka e madhe e mijėvjeēarit, qė tė vdekurit do tė ngrihen nga varret e tyre", paralajmėronte Nostradamus. Kėshtu qė, mitologjia pėrmban tregues qė kanė tė bėjnė me fundin astronomik tė periudhės sė Peshqve dhe hyrjen nė epokėn e Akuariumit. Eshtė periudha qė jemi duke jetuar tani. Megjithkėtė, nuk ėshtė e lehtė tė pėrcaktosh se, nė cilin moment ekzakt duhet tė ndodhė kalimi nga njėri konstelacion nė tjetrin. Sepse, gabimi qoftė edhe me njė gradė tė vetme korrespondon me plotė 72 vite.

    Njė datė shumė e saktė ėshtė ofruar nga njėri prej qytetėrimeve mė tė zhvilluar tė sė kaluarės, Majat. Kalendari i tyre ishte nė gjendje qė tė parashikonte fenomene astronomikė si eklipset, ciklet hėnorė, cikli i Venerės dhe me njė precizion tė jashtėzakonshėm. Po cila ėshtė pika qendrore e gjithė kėsaj profecie magjepsėse? Kemi parė se si popuj tė ndryshėm kanė treguar vitin 10450 para Krishtit si kohėn e fillimit tė qytetėrimit tonė. Por duhet tė dimė se, kanė treguar edhe njė fund tė kėtij qytetėrimi. Njė fund, i cili i bie tė jetė pak a shumė nė kėtė epokė. Por ka njė kalendar, pikėrisht ai i Majave qė duket se tregon njė ditė tė saktė: 21 Dhjetor 2012.

    Vėmendja e madhe e demonstruar pėr raportet ndėrmjet ngjarjeve hapėsinore dhe atyre qė ndodhnin nė Tokė buron nga pėrdorimi i njė kalendari: Numėrimi i Gjatė. Ky i referohet njė cikli ditėsh tė pėrllogaritura, duke filluar qė nga Krijimi, apo mė saktė qė nga momenti kur, sipas Majave nisi epoka jonė: 13 gushti 3140 para Krishtit. Majat kishin llogaritur se epoka aktuale do tė pėrfundonte pas 13 ciklesh me nga 140 mijė ditė: 12 Dhjetor 2012.

    Pėr kėtė gjė ėshtė diskutuar shumė kohėt e fundit, sepse nė vitin 2012 pėrfundon njė cikėl Maja. Pėrtej kėsaj date nuk ka parashikime tė tjerė dhe kjo ka bėrė tė mendohet se ndryshimi do tė jetė jo vetėm pėr majat, por pėr tė gjithė njerėzimin.

    21 Dhjetor 2012. Ēfarė tregon nė tė vėrtetė kjo datė? Ēfarė do t'i ndodhė njerėzimit? Udhėtimi qė ėshtė kryer deri mė sot nga njerėzimi ka nisur nė vitin 10450 para krishtit, qė i korrespndon epokės pararendėse tė Luanit. Sipas treguesve tė fshehur nė mitologji, njerėzimi duhet tė pėrballohet me njė moment shumė tė rėndėsishėm qė do tė ndodhė nė periudhėn mes fundit tė epokės sė gjashtė dhe nisjes sė epokės sė shtatė pararendėse.

    "Kur ėngjėlli hapi shenjėn e shtatė, ai pa qė ndodhi njė tėrmet i fuqishėm, dielli u bė i zi si njė thes me qime kali, Hėna u bė e gjitha e ngjashme me gjakun, yjet e qiellit u shembėn nė tokė, ashtu sikurse kur njė pemė fiku e shkundur nga stuhia lejon tė bien fiqtė e papjekur. Qielli u tėrhoq nė rrotullim e sipėr dhe tė gjithė malet dhe ishujt u zhvendosėn nga vendi i tyre", thuhet nė apokalipsin e Shėn Xhovanit.

    Po si do tė jetė toka pas 21 dhjetorit 2012? Disa studiues janė pėrpjekur qė tė imagjinojnė se si do tė ndryshone Planeti ynė nė vijim tė tronditjeve dhe katastrofave tė mėdha. Futurologu Gordon Michael Scallion, duke u bazuar nė skenarė shumė kompleksė ka arritur madje tė realizojė njė hartė tė re tė mundshme tė botės. Kontinentet nuk do tė kishin mė tė njėjtat forma dhe konture si sot, ishuj tė rinj do tė dilnin prej oqeaneve, ndėrkohė qė zona tė tėra do tė zhdukeshin. Pothuajse e gjithė Evropa do tė mbulohej nga uji. Nė Itali pėrshembull do tė mbeteshin vetėm disa zona Alpine dhe tė Apenineve. Ndėrsa, Sardenja dhe Korsika do tė formonin njė ishull tė vetėm tė madh tė Mesdheut. Kontinenti afrikan do tė mund tė ndahej nė tre pjesė, ndėrkohė qė do tė duhej tė dilte nė sipėrfaqe njė zonė e madhe nė Oqeanin Atlantik, Atlantida legjendare. Bregu perėndimor i Amerikės sė Veriut do tė fundosej tėrėsisht. Amerika e Jugut do tė ndryshonte nė mėnyrė rrėnjėsore formėn e vet. Nė Azi, Kina, Japonia dhe juglindja aziatike do tė zhdukeshin krejt. Brigjet e sotėm tė Australisė do tė pėrmbyteshin. Pra, njė hartė e re dhe e pabesueshme e botės duket tė marrė jetė nėn sytė tanė, duke ndjekur teorinė e Scallion.

    Por, gjithsesi ne nuk duhet tė harrojmė se shpesh herė, kur teoritė bėhen kaq ekstreme, kjo do tė thotė se e vėrteta ėshtė ndoshta ende shumė larg. Nė ēdo rast, mbeten ende shumė pak vite deri nė 2012, pėr tė zbuluar sekretin e kėtyre profecive tė lashta, mjafton tė presim. Me shpresėn qė tė kenė tė drejtė studiuesit e lashtė tė Majave, qė thonė se na pret njė epokė e gjatė paqeje dhe qetėsie. RD


    Marre nga Gazeta RD
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Darius : 26-04-2009 mė 12:23
    Mendjemadhesia eshte KRENARIA e njerezve te dobet!

Faqja 6 prej 11 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Sumeret - Epika E Krijimit
    Nga Darius nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 94
    Postimi i Fundit: 15-08-2011, 13:30
  2. Nga se rrezikohet planeti Toke?
    Nga Kryeplaku nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 16-01-2010, 10:48
  3. Nga hapėsira yjore, fotoja e parė e njė planeti jashtė sistemit diellor
    Nga ^_BIM_BUM_BAM_^ nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 16-11-2008, 14:50
  4. Planeti Tokė pa njerėz! Ēfarė do tė ndodhte?
    Nga DYDRINAS nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 07-12-2006, 15:19
  5. Arkivat e Misterit
    Nga mad nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 21-01-2005, 21:38

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •