Se di nese Gates po hap tunele por di qe te tjere para tij i kane hapur dhe goxha te thella biles. Di per Tom Cruise qe ka bere nje ndertim nentoksore disa miliona dollaresh si dhe disa celebritete te tjera. Di qe ka shume njerez qe po mundohen te krijojne rezerva ushqimore dhe kerkojne strehe ne vende larg qendrave te banuara dhe po perpiqen te mesojne menyra mbijetese ne rast katastrofe ku shoqeria qe jemi sot mund te pushoje se ekzistuari. Di po ashtu qe elita boterore e ka te siguruar veten per cdo skenar dhe ekzistenca e sistemeve te nendheshme te pajisura me se miri deri dhe ne qendra tregetare e platforma hidro bionike per rritje drithrash e perimesh ekzistojne dhe jane provuar. Sa per deklarata astronomesh per ekzistencen e nje trupi qiellor te panjohur ne sistemin tone diellor, ato i ke ne kete teme. Tani te te bej nje pyetje: Nese ti do ishte ne pozicionin e nje njeriu te pushtetshem, te kishe ne dore fatet e njerezve me vendimet, fjalet dhe veprimet e tua, a do nderrmerje hapa qe diheshin te sigurt qe do shkaktonin nje panik masiv te papare? Pra nese ti do kishe nje informacion per afrimin e nje trupi qiellor me rrezik te madh perplasje me token, apo ndonje fatkeqesi te parashikueshme natyrore do e perhapje kete lajm per te gjithe kur dihet mire se cfare efekti ka kjo tek masat apo do e mbaje sekret dhe nese do ndodhte ajo do ndodhte papritur per te gjithe njerezimin? Mendoje kete pyetje dhe pergjigja qe del te tregon vete skenaret e mundshme.
Krijoni Kontakt