Qendra pėr Kėrkim dhe Zhvillim anketon ndėrtuesit, tė cilėt ankohen pėr mungesė lejesh e legjislacionin fiskal

Lejet, pengesa kryesore e ndėrtuesve

190 kompani ndėrtuese nė qytetet kryesore tė vendit, nxjerrin problemet kryesore qė pengojnė zhvillimin e tyre

Gladiola Bendaj


TIRANĖ - Megjithė pėrmirėsimin nė dukje, tė konfirmuar tashmė edhe nga vetė drejtuesit e kompanive ndėrtuese, mungesa e lejeve tė ndėrtimit, apo vonesa e procedurave pėr miratim, vazhdojnė tė konsiderohen pengesa kryesore nė sektorin e ndėrtimit. Ėshtė ky, vlerėsimi qė i ka bėrė Qendra pėr Kėrkim dhe Zhvillim (QKZH) nė Tiranė, vlerėsimit tė situatės sė biznesit nė sektorin e ndėrtimit. Kėshtu, pėr 3 mujorin e fundit, nga 190 kompani ndėrtuese tė anketuara nė qytetet Tiranė, Durrės, Shkodėr, Elbasan, Fier dhe Vlorė, 58 pėr qind e tyre cilėsojnė si faktorin kryesor pengues, mungesėn e lejeve pėr ndėrtim. Situata paraqitet ndryshe nga njė vit mė parė, ky problemi ishte nė njė fazė mė kritike. Sipas rezultateve tė anketimit, niveli i shqetėsimit pėr lejet e ndėrtimit, ėshtė gjashtė pikė mė i ulėt se nė tė njėjtėn periudhė tė vitit tė kaluar. Megjithatė, pasojat e kėtij fenomeni duket se do tė reflektohen gjatė, nė masėn e gjerė tė konsumatorėve. Jo mė larg se njė muaj mė parė, Drejtori Ekzekutiv i Shoqatės sė Ndėrtuesve Shqiptarė, Shkėlqim Bumēi, gjatė njė deklarate pėr shtyp, pranoi se mungesa e lejeve tė ndėrtimit ka pasur njė ndikim tė drejtpėrdrejtė nė rritjen e ēmimit tė apartamenteve, kryesisht pėr Tiranėn. “Mungesa e lejeve pėr ndėrtim ka njė influencė tė drejtpėrdrejtė mbi koston. Ėshtė e qartė qė nėse marrja e lejeve tė ndėrtimit, nuk do tė jetė kaq problematike, oferta nga ana jonė do tė rritet, ēmimet do tė vijnė drejt rėnies dhe natyrisht edhe kėrkesa e konsumatorit do tė rritet”,- ėshtė shprehur ai. Njė faktor shqetėsues nė ndėrtim, gjithashtu duket se ėshtė instabiliteti makroekonomik, i cili ėshtė pėrmendur nga 42 pėr qind e tė anketuarve. Ky nivel ėshtė 10 pėr qind mė i ulėt se njė vit mė parė, ku problemi ishte rivlerėsimi i shpejtė i lekut. Konkurenca e pandershme nga tregu i zi nė sektorin e ndėrtimit, po bėhet njė faktor me fuqi konstante. Kjo, pasi kėtė faktor, pėr mė se njė vit rrjesht e kanė pėrmendur 34-38 pėr qind e tė anketuarve. Gjithashtu, ndikimi i legjislacionit fiskal frenon rreth 44 pėr qind tė kompanive ndėrtuese tė anketuara, nivel ky qė ėshtė relativisht mė i ulėt se ai i regjistruar nė dy anketimet e fundit.
Optimizmi
Megjithėse nė muajin korrik 2005 treguesi i besueshmėrisė nė sektorin e ndėrtimit shėnon njė vlerė prej 5 pikėsh mė tė ulėt se 3 muaj mė parė, niveli aktual ėshtė 18 pikė mė i lartė se ai i krahasuar njė vit mė parė dhe 8 pikė mė i lartė se nė muajin janar 2005. Ky optimizėm i shprehur nga drejtuesit e firmave, lidhet me garancinė qė kanė ata pėr volumin aktual tė kontraktimeve dhe parashikimeve optimiste pėr 3 muajt e ardhshėm. Pėrmirėsimi i klimės sė biznesit nė ndėrtim, shikohet qartė gjithashtu nė treguesin e ecurisė sė aktivitetit tė ndėrtimit nė 3 muajt e fundit. Nga krahasimet e tė dhėnave grafike, duket se ky faktor paraqitet 3 pikė mė i lartė se nė tė njėjtėn periudhė tė vitit tė kaluar. Ndėrkaq, sipas njė vėshtrimi mė tė largėt, tė dhėnat e anketimeve tregojnė qartė se pika e kthesės nė sektorin e ndėrtimit, duhet tė ketė filluar nė 3 mujorin e katėrt tė vitit 2003. Ndėrkaq, pėrsa i takon nivelit tė punėsimit, tė dhėnat e nxjerra nga anketimi i 190 firmave tė ndėrtimit, tregojnė se parashikimet pėr 3 muajt e ardhshėm, janė nė nivele pozitive dhe renditen nė nivele mė tė larta se njė vit mė parė. Kjo tendencė pėr rritjen e punėsimit edhe nė 3 mujorin e tretė tė kėtij viti, japin njė indikacion tė qartė, se tė paktėn edhe pėr 3 mujorin e ardhshėm, sektori i ndėrtimit do tė shėnojė pėrsėri rritje. Pėrsa i takon nivelit tė kontraktimeve, nga pėrgjigjet e drejtuesve tė kompanive, rezulton se ky faktor ka pėsuar njė ulje relative krahasuar me tre muaj mė parė, por megjithatė, pėr momentin, ky ngelet nė nivele tė kėnaqshme, po tė kihet parasysh qė njė vit mė parė, ndėrtuesit paraqitėn nivel mė tė lartė shqetėsimi, pėrsa iu takon kontratave tė nėnshkruara.




28/07/2005
KATEGORIA: Ekonomi.Shekulli.