Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 12 prej 12
  1. #1
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,821
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 3 postime

    Tabela e kalorive nė 100 gr.

    PIJET

    Kafe pa sheqer 5 kal
    coca-cola 39 kal
    limonate 46 kal
    raki 245-280 kal
    vere 60-120 kal
    whisky 245 kal

    YNDYRNAT

    Vaj ulliri 883 kal
    margarine 696 kal
    majoneze 718 kal
    gjalpe 716 kal

    VEZA

    1 veze e pagatuar 162 kal
    te verdha veze 360 kal

    FRUTA

    Ullinj 116 kal
    portokall 49 kal
    molle 58 kal
    kumbulla 60 kal
    rrushi i fresket 67 kal

    PERIME

    Karota 40 kal
    patellxhane 25 kal
    laker 25 kal
    lulelaker 27 kal
    barbunja 123 kal
    fasule 338 kal
    qepe 38 kal
    patate 114 kal
    domate 40 kal

    BULMETI

    Djathe 378 kal
    qumesht lope 64 kal
    qumesht te kondensuar
    (pa sheqer) 138 kal
    kos 71 kal

    MISHI (i pagatuar)

    mish vici 243 kal
    romstek 303 kal
    mish derri 341 kal

    BRUMERAT

    biskota 389 kal
    buke 227 kal
    miell 331 kal
    miser 362 kal
    oriz 360 kal

    Kjo eshte nje tabele orientuese per te kontrolluar afersisht kalorite qe duhet te marrim.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Mina : 02-09-2002 mė 18:36

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,394
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    20 rrugė pėr t’u ushqyer nė mėnyrė mė tė shėndetshme


    1. Cilat fruta dhe perime janė mė ushqyeset?
    Je e keni tė nevojshme tė hani njė shumėllojshmėri frutash dhe zarzavatesh ēdo ditė pėr tė pėrfituar maksimumin e lėndėve ushqyese, kėshtu qė mos ngurroni tė ushqeheni ndryshe dhe nė mėnyrė tė pasur dhe nėse ju parapėlqeni zarzavatet, hidhini njė sy dietės sė mėposhtme:
    Brokoli (lakra tė vogla jeshile): njė burim fantastik i pashtershėm vitamine C, betakarotine, acidi folik, hekuri dhe potasi. Pėrmbajnė gjithashtu pėrbėrės tė quajtur indolė, qė ndihmojnė nė parandalimin e kancerit. Tė freskėta apo tė kaluara nė mikrovalė sepse po tė ziejnė, ato i humbin vlerat qė ofron vitamina C.
    Shpargu: njė ushqim ēudibėrės me veti tė spikatura mjekėsore. Shpargu ėshtė i pasur nė acid folik dhe vitamina C, E dhe betakorotinė.
    Lakra e bardhė: njė ushqim i pasur nė vitamina C, K, E dhe potas. Pėrmban gjithashtu betakarotinė, fibra, tiaminė dhe tė tjera substanca pėr parandalimin e kancerit.

    2. A duhet tė kujdeseni pėr kurbėn glicemike tė ushqimeve?
    Kurba glicemike ėshtė njė sistem matjeje qė tregon shpejtėsinė me tė cilėn absorbohen lėndėt karbohidrike dhe se si pėrdoren ato nga trupi. Si njė rregull i pėrgjithshėm, njerėzit duhet tė pėrpiqen tė hanė ushqime me kurbė glicemike lehtėsisht tė asimilueshme, duke zgjedhur bukė tė zezė nė vend tė asaj tė bardhė pėr shembull. Kjo ju ndihmon tė keni energji mė tė qėndrueshme. Gjithashtu, keni shumė kujdes nga ushqimet e shpejta dhe qė herė pas here asimilohen me shumė vėshtirėsi.

    3. Nė ēfarė sasie sheqeri konsiderohet i tepėrt?
    Kini kujdes nga niveli i yndyrnave nė njė ushqim sepse yndyrnat kanė tendencė tė shndėrrohen nė sheqer. Sheqeri nuk pėrmban nutrientė, por vetėm kalori. Specialistėt e tė ushqyerit konsiderojnė si sheqerna tė tepėrta ato qė gjenden nė produkte tė tilla si kekėt dhe kėto duhet tė kontrollohen qė tė mos japin mė shumė se 10% tė kalorive ditore, pra qė do tė thotė tė mos konsumohen mė shumė se 200 kalori nga kėto lloj ushqimesh tė ėmbla. Njė lugė ēaji me sheqer pėrmban rreth 16 kalori dhe njė gotė e madhe me lėng pėrmban rreth nėntė lugė sheqer, pra 144 kalori tė panevojshme. Hiqni dorė nga sheqernat e panevojshme dhe zėvendėsojini ato me fruta tė freskėta ose me nėnprodukte tė frutave dhe tė sheqernave tė pėrfituara prej tyre.

    4. Sa kalori mė nevojiten nė njė ditė?
    Mesatarja pėr njė grua ėshtė rreth 2000 kalori nė ditė, por nevojat pėr kalori mund tė ndryshojnė nė mėnyrė dramatike sipas llojit tė jetės qė ju bėni dhe sa aktive ėshtė ajo. Nga 20 deri 50% e nevojave tuaja ditore pėr kalori janė tė pėrcaktuara nga veprimtaria fizike. Pjesa tjetėr harxhohet nga funksionet e tjera bazė tė organizmit, si: frymėmarrja, qarkullimi i gjakut dhe funksionimi i qelizave.

    5. A ėshtė vėrtet fast food-i kaq i keq pėr shėndetin tim?
    Chips (patatet e fėrguara) kanė vitaminė C dhe milkshake-t pėrmbajnė kalcium, por mos kaloni nė eufori, sepse disa fast food-e shtojnė sheqerna nė patatet e tyre tė fėrguara, si dhe shtojnė yndyrna nė hot dog-e dhe nė byrekėt me mish. Disa nga ushqimet e tyre mund tė pėrmbajnė mė shumė se 20 lugė sheqerna dhe disa pėrmbajnė mė shumė se gjysma e sasisė ditore tė kripės qė ju duhet tė merrni.
    Fast food-i ėshtė vėrtet i keq pėr shėndetin tuaj nėse ju ekskluzivisht merrni ushqime tė fėrguara dhe tė shtuara me yndyrna dhe sheqerna.

    6. A ėshtė mishi i mbushur me antibiotikė?
    Ka njė shqetėsim nė rritje rreth pėrdorimit nė sasi tė mėdha tė antibiotikėve nė prodhimin e mishit dhe efektet e mundshme tė tyre nė shėndetin e njeriut. Shumė nga fermat qė merren me rritjen e bagėtive i ushqejnė kėto me antibiotikė pėrditė pėr tė pasur njė peshė mė tė madhe tė bagėtive dhe pėr tė luftuar sėmundjet e mundshme te kafshėt. Frika qė ekziston lidhet me faktin se mbidozat e antibiotikėve mund tė ēojnė nė krijimin e viruseve tė fuqishme dhe shumė rezistente ndaj antibiotikėve dhe kėto viruse mund tė infektojnė njerėzit. Hani mish organik sa mė shumė qė te jetė e mundur!

    7. A janė frutat dhe zarzavatet organike mė tė ushqyeshme?
    Kjo temė ėshtė tepėr e debatueshme nė disa nga fermat qė i prodhojnė kėto, por kėrkimet e fundit tė bėra nga shoqatat pėr ushqime organike tregojnė se keto janė me tė vėrtetė tepėr tė ushqyeshme dhe kanė nivele shumė mė tė larta tė vitaminės C, magnezit, hekurit dhe fosforit.
    Spinaqi, sallata jeshile, lakra e bardhė dhe patatet treguan qartė nivele mė tė larta lėndėsh ushqyese, nga 10 deri 50% mė shumė vlera ushqimore. Supat e pėrgatitura nga zarzavatet organike pėrmbajnė nivele tė larta tė acidit salici, i cili ndihmon nė luftimin e arteriosklerozės dhe kancerit tė zorrėve.

    8. A ekziston njė dietė e pėrkryer?
    Shkencėtarėt nuk kanė pėrcaktuar ende se ēfarė pėrfaqėson njė dietė perfekte sepse ēdo vit qė kalon nxjerr nė pah prova tė reja pėr ushqimet qė janė potencialisht tė dėmshme ose ushqimet qė kanė efekte shėruese. Shkencėtarėt amerikanė mendojnė se njė piramidė ushqimore e mbėshtetur te drithėrat, frutat, zarzavatet, peshku dhe mishi i shpendėve (mė tepėr sesa mishi i kuq), si dhe sasi tė kujdesshme yndyrnash dhe sheqernash mund t’ju ushqejė ju nė mėnyrėn mė tė shėndetshme. Pėr njė grua aktive kėshillohet si menu ideale kjo e mėposhtmja:
    Mėngjes: Njė banane dhe luleshtrydhe tė ėmbla, njė fetė bukė e zezė me margarinė luledielli dhe mjaltė. Dreka: Sallatė peshku dhe zarzavatesh dhe kivi si frut. Darka: Pulė me bizele, patate tė pjekura dhe sallatė jeshile. Ėmbėlsirė petull me reēel frutash. Pini pa kursyer ujė, lėng zarzavatesh jeshile dhe sallatė, ēaj vegjetal dhe lėng limoni. Mund tė merrni edhe pak alkool dhe pak produkte ēokollate. Dikush qė bėn njė jetė tepėr aktive ka nevojė t’i shtojė dietės sė tij mė shumė kalori.

    9. Ēfarė ėshtė e shėndetshme tė konsumohet midis vakteve?
    Provoni njė gotė kos natyral me pak fruta tė thata ose drithėra. Kėto janė produkte shumė tė ushqyeshme midis vakteve. Mund tė pėrdoret dhe njė sasi e vogėl bajamesh pa kripė, tė cilat shtojnė tek ju acidet dhe vitaminėn E.

    10. A duhet ta ndaloj konsumin e brumėrave dhe tė bulmetrave?
    Jo, kur keni prova tė qarta se keni nevojė pėr to. Shumė njerėz me mendjen e tyre kanė hequr dorė nga kėto produkte pa u kėshilluar fillimisht dhe pa pasur arsye tė mirėfillta pėr ta bėrė kėtė. Dhe nga kjo shpesh rrjedhin intoleranca ndaj ushqimeve, si dhe alergji ndaj pėrbėrėsve tė kėtyre ushqimeve. Vetėm doktori mund t’ju thotė se ju keni alergji ndaj prodhimeve tė qumėshtit apo brumėrat, kėshtu qė fillimisht konsultohuni me tė. Nėse ju mendoni se nuk i toleroni mirė kėto ushqime, mos i ndėrprisni totalisht, por provoni vetėm njė muaj dhe nėse simptomat rezistojnė, atėherė problemi juaj nuk janė brumėrat apo bulmetrat. Mos i dramatizoni gjėrat, merrini gjėrat shtruar dhe me kujdes!

    11. Ēfarė duhet tė ha pėr tė pasur dhėmbė tė shėndetshėm dhe njė trup tė fortė?
    Pėrtyp njė copė djathė pas vaktit ose zemrės. Dentistėt thonė qė enzimat qė gjenden nė djathė mund tė neutralizojnė acidet nė gojė dhe tė ulin rrezikun e prishjes sė dhėmbėve. Ulni sheqernat dhe pijet qė pėrmbajnė sheqer, frutat e thata ose tė konservuara, kėshtu qė goja juaj nuk ekspozohet ndaj sheqerit gjatė ditės.

    12. Mė pėlqen tė konsumoj pije alkoolike. Ēfarė mė kėshilloni?
    Kini kujdes nga pijet qė pėrmbajnė nivele tė larta tė pėrbėrėsve tė quajtur congener, si p.sh. likernat me ngjyrė apo konjaket. Evitoni gjithashtu verėrat e lira dhe rakitė e dyshimta sepse mund tė pėrmbajnė lėndė shtesė konservuese tė pakontrolluara! Tė gjitha kėto lėndė janė tė rėnda pėr mėlēinė tuaj dhe mund t’ju shkaktojnė djegie dhe fryrje stomaku. Nė mėnyrė ideale preferoni njė gotė verė tė kuqe organike sepse kjo pėrmban nivele tė larta antioksiduesish, si: lėngu i rrushit apo rakia, qė ndihmon nė luftėn kundėr sėmundjeve tė zemrės.

    13. Cili ėshtė mėngjesi mė i shėndetshėm?
    Njė mėngjes i mirė mund tė kontribuojė nė dietėn tuaj ditore pėr tė dhėnė kalori tė mjaftueshme, disa proteina, njė sasi tė arsyeshme tė karbohidrateve komplekse, pak yndyrna dhe shumėllojshmėri vitaminash dhe substancash minerale. Shumė njerėz nuk tolerojnė sasi tė mėdha kalorish nė mėngjesin e tyre, por sasia ideale do tė ishte 400 deri 500 kalori nė mėngjes pėr gratė dhe 550 – 650 kalori pėr burrat. Njė mėngjes ideal do tė ishte njė kos biologjik me pak yndyrė, i pėrzier me njė banane. Pastaj njė gotė lėng portokalli shoqėruar me njė copė bukė tė zezė tė thekur me mjaltė.
    Ose provoni njė gotė pėrzierje me ujė, qumėsht, dy lugė mjaltė, njė lugė rrush tė thatė dhe njė gotė lėng portokalli dhe nė fund njė copė bukė tė zezė tė thekur.

    14. Ku qėndron e vėrteta pėr OMGJ-tė?
    Ende nuk ėshtė dhėnė verdikti nga ekspertėt pėr OMGJ-tė nėse janė tė dėmshme dhe a duhet tė evitohen ato. Asnjė kėrkim afatgjatė nuk ėshtė bėrė pėr to dhe efektet afatgjata qė ato mund tė sjellin, si dhe efektet e tyre tek mjedisi. P.sh. disa inxhinierė gjenetikė pėrdorin antibiotikėt dhe ekziston frika e krijimit tė rezistencės ndaj antibiotikėve tek njerėzit, si dhe modifikimet e mundshme gjenetike qė kėto ushqime mund tė sjellin te njeriu. Pėr tė shmangur me sukses OMGJ-tė, konsumoni sojėn organike dhe produktet qė e pėrmbajnė atė. Por siguria juaj e plotė qėndron te dietat me bazė tėrėsisht organike.

    15. Ku konsiston njė drekė e shėndetshme?
    Dreka duhet tė pėrbėjė njė ekuilibėr tė plotė midis karbohidrateve dhe proteinave dhe pak yndyrna. Kjo sepse vakti juaj i mbrėmjes, nėse ėshtė i pasur me karbohidrate, ai do tė pėrmbajė edhe njė sasi tė madhe tė proteinave ditore qė ju mund tė merrni. Nėse merrni sasi tė madhe karbohidratesh gjatė drekės, rrezikoni njė mbasdite tė plogėsht.
    Rekomandohet sallatė me ton dhe domate tė freskėta, njė pjatė makarona dhe njė mollė nė vend tė ėmbėlsirės. Ose provoni thjerrėzat dhe njė supė zarzavatesh me pak bukė tė thekur, si dhe nė fund njė portokall.

    16. Dietat e rekomanduara nga specialistėt arrijnė tė japin njė kombinim ushqimesh?
    Nė qarkullim ka njė pafundėsi kombinimesh dietike brilante, kujdesuni qė tė mos dėshironi tė arrini ndryshime dramatike, por gjithmonė zgjidhni dieta tė ekuilibruara si ato mė drithėra, zarzavate dhe fruta tė freskėta, sasi tė moderuara proteinash, si: peshku, mishi i freskėt jo me yndyrė, si dhe pak qumėsht, djathė dhe bulmetra tė tjera. Dietat me baza proteinash mund tė japin rezultate tė shpejta dobėsimi, por mė vonė do t’ju nxisin tė hani mė tepėr dhe do tė rrisin rreziqet pėr sėmundje kardiake dhe kancer.

    17. Cili ėshtė vakti ideal pėr nė darkė?
    Eshtė momenti mė i pėrshtatshėm pėr tė konsumuar pak karbohidrate sepse kėto japin njė efekt qetėsues, relaksim dhe ndihmojnė gjumin e natės. Zgjidhni njė vakt tė pasur me karbohidrate, si ēerealet, makaronat, patatet ose bishtajat, qė do t’ju mbajnė edhe gjatė natės. Provoni njė zog tė pjekur me patate tė reja me gjalpė, bizelet, sallatat e murrme, orizin, kajsitė dhe arrat apo frutat e shoqėruara me kos si deser.

    18. A mund tė konsumohet peshk? Mos vallė ai ėshtė me papastėrti?
    Po, kujdesuni tė hani peshk, por zgjidhni peshk organik sa mė shumė qė tė jetė e mundur. Ekziston rreziku qė disa peshq deti apo lumenjsh mund tė jenė tė infektuar, prandaj e blini atė te tregtarėt e licensuar. Vaji i peshkut parandalon sėmundjet e zemrės dhe sėmundjet kanceroze. Duhet pasur parasysh se peshku ėshtė tepėr delikat dhe prishet lehtė, prandaj shpesh peshkrritėsit i ushqejnė ata edhe me antibiotikė, sidomos nė rezervuare. Pesticidet kanė tendencė tė mblidhen nė tėmth, prandaj mė mirė hani peshk tė rritur nė mėnyrė natyrore.

    19. A ėshtė i rekomandueshėm konsumimi i sasive tė mėdha tė sallatės jeshile?
    Pėrmbajtja ushqyese e sallatės jeshile ndryshon shumė nga pjesėt qė ju konsumoni prej saj, si dhe nė ēfarė periudhė tė vitit ju e konsumoni atė. Megjithatė, sallata jeshile pėrmban pak kalori dhe ka rreth 90% ujė, qė mund tė jetė burim i kėnaqshėm pėr vitamina dhe minerale.
    Sallata mė e errėt dhe mė aromatike ka mė shumė lėndė ushqyese, si: acid folik, lėndė kimike dhe betakarotinė. Prandaj ajo ėshtė mė ushqyese dhe rekomandohet nė sėmundjet e gjakut. Uji pėrmban gjithashtu tretėsira tė vitaminave B dhe C, megjithatė kėshilla mbetet pėrherė e njėjtė: hani sallatė organike, tė freskėt dhe pa pesticide.

    20. Ushqimi i ngrirė a ėshtė ushqyes?
    Kėshilla ėshtė konsumimi i ushqimit sa mė tė freskėt. Por edhe ky mund tė ketė ditė qė dergjet nė dyqane dhe kėshtu vlerat ushqyese janė ulur nė mėnyrė tė ndjeshme. Kėshtu qė kur ushqimi i freskėt e humb freskinė, mė mirė konsumoni ushqimin e ngrirė, edhe pse ngrirja shkatėrron njė pjesė tė vitaminave, tė mineraleve, por tė paktėn nuk ekziston rreziku i helmimit. Kur ushqimet nuk janė mė tė freskėta, ato humbin rreth 70% tė vlerave ushqyese, ndėrsa ushqimet e ngrira nuk humbin mė shumė se 50% tė vlerave ushqyese.


    @SPEKTRI

  3. #3
    Fine Wine Maska e ildushja
    Anėtarėsuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Rr. A Kasemi, N'ajėr
    Postime
    832
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Mina per me siper, un spara merrem me dieta pas kalorive thesht si shumica e vajzave te reja ja fus me sallatra per 3 dite dhe pastaj vazhdoj haj cte me haet.. Sa kalori duhet te hame perdite qe te kemi nje diete te stabilizuar dhe te mire?
    "and..nothing makes us so lonely... as our own secrets..."-Nebelstern

  4. #4
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,821
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 3 postime
    Ildushe, kishe bere nje pyetje me vend te cilen e lexova ne posten time por ketu nuk qenka shfaqur: Sa kalori duhet te marrim ne dite? Zakonisht nje femer evropiane merr 2000 kalori ne dite. Eshte shume e rendesishme te konsumosh kalori sepse ato kur nuk digjen magazinohen dhe shnderrohen ne dhjamra. Nese cdo dite bejme 4 km rruge me ecje te shpejte, jemi ne rruge te mbare. Keshtu edhe nese konsumojme shume ushqim mund te shpenzojme kalori nepermjet ecjes. Gjate kurave dobesuese, klientet keshillohen te marrin 1200-1400 kalori. Kjo varet nga deshira e klientes. Ajo qe deshiron te kete rezultat me te shpejte perdor dieten e 1200 kalorive. Ildushe eshte shume e rendesishme te hash shendetshem dhe mund te te them qe sado e predispozuar te jesh per te humbur peshe, ose per te ruajtur peshen, eshte e rendesishme te marresh shume uje dhe fibra nga dritherat ose nga frutat.
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  5. #5
    DOTT. SKUTHI Maska e SKUTHI
    Anėtarėsuar
    17-10-2005
    Vendndodhja
    It's not your business....
    Postime
    462
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Kuqalashja pse nuk e publikon kete qe shkruajt mbase ka sukses :PppPPppP
    Qenka shume e gjate pertova me e lexu:P
    EVERYBODY'S BUSINESS IS NOBODY'S BUSINESS

  6. #6
    I DASHURUAR PAS DETIT Maska e FJORIN
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Vendndodhja
    E.U.** SHQIPTAR DHE JO FETAR
    Postime
    432
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Mina mo byrazerke po domatja hyn tek frutat dhe jo tek perimet,dhe ullinjte tek perimet dhe jo tek frutat

    shandet


    .
    1. ARSYEJA E GRUAS QENDRON NE BUKURINE E SAJ ,BUKURIA E BURIT NE QENDRON NE ARSYEN E TIJ
    2.ESHTE E LEHTE TE BEHESH HOXHE APO PRIFT, POR ESHTE E VESHTIRE TE BEHESH NJERI
    WEN MY LOVE SWEARS THAT SHE IS MADE OF TRUTH, I DO BELIVE HER,THOUGH I KNOW SHE LIES....(W.Shekspire)

  7. #7
    I DASHURUAR PAS DETIT Maska e FJORIN
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Vendndodhja
    E.U.** SHQIPTAR DHE JO FETAR
    Postime
    432
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Kuqo si e ka xhaxhi ty se kam bere ca mungesa xhaxhi
    mire ke qene me shendet
    Xhaxhi vende-vende mire ka qene
    1. ARSYEJA E GRUAS QENDRON NE BUKURINE E SAJ ,BUKURIA E BURIT NE QENDRON NE ARSYEN E TIJ
    2.ESHTE E LEHTE TE BEHESH HOXHE APO PRIFT, POR ESHTE E VESHTIRE TE BEHESH NJERI
    WEN MY LOVE SWEARS THAT SHE IS MADE OF TRUTH, I DO BELIVE HER,THOUGH I KNOW SHE LIES....(W.Shekspire)

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anėtarėsuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,535
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga Mina Lexo Postimin
    Ildushe, kishe bere nje pyetje me vend te cilen e lexova ne posten time por ketu nuk qenka shfaqur: Sa kalori duhet te marrim ne dite? Zakonisht nje femer evropiane merr 2000 kalori ne dite. Eshte shume e rendesishme te konsumosh kalori sepse ato kur nuk digjen magazinohen dhe shnderrohen ne dhjamra. Nese cdo dite bejme 4 km rruge me ecje te shpejte, jemi ne rruge te mbare. Keshtu edhe nese konsumojme shume ushqim mund te shpenzojme kalori nepermjet ecjes. Gjate kurave dobesuese, klientet keshillohen te marrin 1200-1400 kalori. Kjo varet nga deshira e klientes. Ajo qe deshiron te kete rezultat me te shpejte perdor dieten e 1200 kalorive. Ildushe eshte shume e rendesishme te hash shendetshem dhe mund te te them qe sado e predispozuar te jesh per te humbur peshe, ose per te ruajtur peshen, eshte e rendesishme te marresh shume uje dhe fibra nga dritherat ose nga frutat.
    shum pergjegje e sakt ...femnat kan nevoj ne dite 1500 kalori ato qe punojn kurse ato ne diet 1000kal.
    mashkujt kan nevoj 2000 kalori ata qe punojn , kurse ata qe jan ne diet 1200 kal.
    pra regulla e dites .pem perime fobra dhe uj !....
    tani qdo gje por me sasi te vogel te gjitha jan te nevojshme per nji shendet te mirź.........
    Nese shifni piramiden e ushqimit fillon me perime pem fibra djath torte e fundit dmth maja e piramides.
    ------------------------------------------------------------------
    Citim Postuar mė parė nga FJORIN Lexo Postimin
    Mina mo byrazerke po domatja hyn tek frutat dhe jo tek perimet,dhe ullinjte tek perimet dhe jo tek frutat

    shandet


    .
    domatja /pataja/kompiri asht perim e jo frut , asht perim me shum fibra asht e rekomanduar me zevendesu buken....

    nji ushqim i rregullt,100 gr steck mish te ferguar 250 gr mahuna jeshile te fergaura me vaj ulliri dy patate dhe moll desert dhe uj per pije =ideal per diten ske nevoj per grimca te dites qe qrregullojn oreksin.
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-10-2008
    Postime
    1
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Question lol

    hope a better article

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-10-2009
    Postime
    58
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    rrushi eshte ushqimi numer 1
    qe ne kohen e jesusit


    buk peshk dhe rrush

    ushqimi numer1 portokalli dhe molla

    ne gjermani thon 1 koker moll ne dit largohet doktori

    zoti ju ruajte

  11. #11
    Super Moderatore Maska e shigjeta
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    5,000
    Faleminderit
    93
    107 falenderime nė 88 postime
    Ushqimet qė tė dobėsojnė duke i ngrėnė

    Mund tė duket e pabesueshme, por nė natyrė ekzistojnė disa ushqime qė jo vetėm kanė pak kalori, por pas ngrėnies nxisin trupin qė tė rrisė metabolizmin, duke bėrė qė tė shpenzohen mė shumė kalori se sa ato tė konsumuarat.
    Njė revistė mjekėsore publikoi sot njė listė me kėto ushqime tė dobishme pėr tė gjithė ata qė kėrkojnė tė humbin disa kilogramė nga pesha e tyre.
    Mandarina – Njė produkt i pasur me vitaminė C, mandarina pėrmban pėrqindje tė larta uji dhe kėshillohet ngrėnia e tyre nė momente tė ndryshme tė ditės, pėr tė bėrė tė mundur mbajtjen e njė niveli tė lartė tė metabolizmit.
    Portokalli – Ashtu si mandarinat janė shumė tė pasur me vitamina C dhe pėrmbajnė vetėm 45 kalori.
    Luleshtrudhet – Jo vetėm shumė tė shijshme, por pėrmbajnė enzima tė cilat ndikojnė nė rritjen e konsumit tė trupit.
    Karotat – Tė gjithėve u kanė thėnė qė tė vegjėl qė tė bėjnė mirė pėr shikimin dhe kjo ėshtė e vėrtetė. Ato pėrdoren gjerėsisht edhe nė shumicėn e dietave tė rekomanduara.
    Kungulli – 100 gramė kungull pėrmbajnė vetėm 15 kalori. Kungulli ėshtė njė produkt qė tė ngop, por nė tė njėjtėn kohė nuk tė shėndosh.
    Specat – Tė pėrdorur prej shumė kohėsh si shoqėrues tė shumė pjatave, specat kanė meritėn qė pėrshpejtojnė metabolizmin, ndėrsa speciat djegės janė shumė mė tė rekomanduar se salcat pikante apo tabasko, tė pasura me shumė kalori.

    Bota Sot
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  12. #12
    Unica Fede Unica Passione Maska e Boy
    Anėtarėsuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Rome
    Postime
    1,063
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga shigjeta Lexo Postimin
    Ushqimet qė tė dobėsojnė duke i ngrėnė


    Specat – Tė pėrdorur prej shumė kohėsh si shoqėrues tė shumė pjatave, specat kanė meritėn qė pėrshpejtojnė metabolizmin, ndėrsa speciat djegės janė shumė mė tė rekomanduar se salcat pikante apo tabasko, tė pasura me shumė kalori.
    Problemi eshte se zakonisht ne Shqiperi specat i hane te skuqura dhe te gjitha gjerat e skuqura, pa perjashtim, jane te demshme dhe permbajne shume kalori.
    Perchč er coro che famo tutti quanti insieme
    dice LAZIO sei grande te volemo bene!

Tema tė Ngjashme

  1. Kampionati spanjoll i futbollit.
    Nga StormAngel nė forumin Futbolli
    Pėrgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 09-05-2005, 12:26

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •