MASAKRA E ANDIXHANIT DHE TIRANIA SHTETĖRORE NĖ UZBEKISTAN



Brutaliteti dhe masakra e pamėshirshme e presidentit uzbek Karimov ndaj disa qindra civilėsh nė qytetin lindor tė Andixhanit mė 13 Maj 2005, nuk ishte ndonjė surprizė pėr familjarėt e viktimave. Pėr diktatorin uzbek, i cili nė disa inēizime tė tmerrshme rrėfen metodat e torturimit tė tė burgosurve, qė variojnė qė nga zierja nė ujė e tė burgosurve dhe deri te heqja e pjesėve tė trupit, urdhėrat pėr tė qėlluar demonstruesit dhe civilėt nė ikje, janė diēka qė pėr diktatorin uzbek mund tė duken si zbavitje. Megjithatė ajo qė ndodhi nė Andixhan pėrpara disa ditėsh ishte njė banjo gjaku. Por Kasapi i Uzbekistanit e di shumė mirė qė tė realizosh njė masakėr masive tė kėtillė, nė epokėn e "luftės kundėr terrorit" tė udhėhequr nga SHBA-tė, ėshtė njė privilegj i vlefshėm pėr ēdo diktator qė pėrfshihet nė kėtė sipėrmarje anti-terrori tė Perėndimit.
Masakra e Andixhan u bė nė njė ditė turbullirash, e cila filloi me njė parasulm nga rreth njėqind luftėtarė tė armatosur andixhanas, tė cilėt shpėrthyen njė burg tė qytetit tė tyre ku edhe liruar disa qindra vetė tė dėnuar nėn akuzėn e tė qėnit "ekstremistė islamikė." Tė burgosurit e liruar ishin rreth 2.000 vetė, dhe nė mesin e tyre pėrfshiheshin edhe 23 biznesmenė lokalė tė cilėt qenė dėnuar nėn akuzėn e themelimit tė njė organizate kriminale dhe "ekstremiste fetare." E ashtėquajtura organizatė kriminale, pėr tė cilėn biznesmenėt edhe ishin akuzuar, ishte nė fakt njė vakėf bamirėsie islame. Rasti i 23 arrestimit dhe burgosjes tė biznezmenėve andixhanas, do tė shkaktonte njė valė protestash nė vend. Si sipėrmarrės lokalė ata qenė punėdhėnės qė siguronin mundėsi punėsimi pėr tė varfėrit e njė rajoni ku tė kesh njė punė, pėrbėn njė lluks. Katėr javė pėrpara masakrės sė 13 Majit, protestuesit e Andixhanit patėn mbajtur demonstrata dhe protesta nė qytet, duke zėnė lokalet pėrballė ndėrtesės sė gjykatės sė rrethit, ku po gjykoheshin tė sipėrpėrmendurit. Megjithatė, nė Uzbekistanin e Karimovit, shėnja edhe mė e vogėl e aktiviteteve islame tė pavarura jashtė xhamive qė kontrollohen nga shteti, bile edhe kur kjo bėhet pėr akte bamirėsie, konsiderohet si krim i dėnueshėm. Dhe si pasojė biznesmenėt qė kishin ushqyer tė varfėrit e qytetit, u gjetėn fajtorė dhe dėnuan.
Ky ėshtė Uzbekistani i sotėm ku presidenti Islam Karimov sundon nė mėnyrė tiranike qė nga koh kur BRSS-sė u shkatėrrua. Mė parė ai ka qėnė ish-udhėheqės i Partisė Komuniste dhe ministėr i financave tė Republikės Sovjetike tė Uzbekistanit. Por nė vitin 1991 me shkatėrrimin e Bashkimi Sovjetik ai instalua nė pushtet pėr tė sunduar me dorė tė hekurt deri nė ditėt tona. Gjatė kohės sė sundimit tė tij nė vend janė arrestuar, burgosur dhe vrarė disa dhjetramijėra uzbekė. Akuza bazė qė ai ka pėrdorur ndaj kundėrshtarėve tė regjimit tė tij ka qėnė justifikimi i tė qėnurit "islamik radikal." Megjithatė, pjesa mė e mirė e personave qė Karimovi ka burgosur, kanė qėnė njerėz qė kanė patur ka qėnė guxim tė shprehin nė mėnyrė paqėsore besimin e tyre nė publik.
Sulmi i guximshėm qė andixhanasit ndėrmorrėn ndaj burgut tė qytetit tė tyre nė ditėt e para tė majit 2005, do tė shėrbente si njė katalizator pėr tė nxitur ndjenjat antiqeveritare nė tė gjithė vendit. Tė frymėzuar nga hapja e burgut, njė numėr i madh disidentėsh qė mund tė shkonte deri nė 50.000 vetė, u mblodhėn nė sheshin kryesor tė qytetit, pėrballė ndėrtesave qeveritare, tė cilat edhe i morrėn nėn kontroll. Shumica e protestuesėve nė Andixhanin e datės 13 maj, ishin qytetarė lokalė, shumica gra dhe fėmijė, tė cilėt kėrkonin njė mėnyrė pėr tė shprehur pakėnaqėsinė e tyre ndaj regjimit, shtypjes, papunėsisė dhe kushteve tė varfėra tė jetesės.
Nė protestėn e datės 13 maj tė varfėrit dhe tė shtypurit e Andixhanit, pėrveē lirimit tė disa bamirėsve popullorė, kėrkonin edhe pėrmirėsimin e jetės sė tyre dhe pse jo, ashtu si nė republikat fqinje ish-sovjetike, ndryshimin e sundimtarit tė tyre. Megjithatė Karimovi nuk ishte mėsuar tė shoh apo pranojė protesta tė kėtilla. Pėr kėtė ai as nuk denjoi tė flasė me protestuesit, por nė tė kundėr, pėr tė shpėrndarė turmėn urdhėroi repartet e ushtrisė sė tij famėkeqe, tė cilėt tė armatosur deri nė dhėmbė dhe me urdhėr nga Tashkenti hapėn zjarr nė turmė. Breshėria e reparteve speciale tė Karimovit do tė shkaktonte panik nė burrat, gratė dhe fėmitė qė ushtarėt e Karimovit nisėn tė gjakosin me breshėri plumbash. Sikur tė mos mjaftohej me kaq, trupat e Karimovit do tė rrethonin pas kėsaj tė gjithė rrugėt dhe godinat kryesore tė qytetit dhe qėllonin kėdo qė gjenin nė rrugė. Dėshmimtarėt nga masakra e Andixhanit tregojnė sesi ushtarėt silleshin rrotull duke ekzekutuar njerėzit e plagosur qė gjenin nė tokė, duke mos kursyer as fėmitė. Pas kėsaj trupat uzbeke do tė ndalonin miqtė dhe tė afėrmit qė kėrkonin tė mbledhin tė vrarėt, por tė vdekurit do t'i ngarkonin vetė nėpėr kamionat e ushtrisė dhe varrosin nė gropa masive. Tėrbimi i ushtrisė dhe policisė uzbeke nuk do tė mjaftohej vetėm me masakrėn nė Andixhan. Pas kėsaj ata do tė nisin masakrat edhe mbi disa mijėra uzbekė qė do tė largoheshin nė panik nga qyteti nė drejtim tė kufirit me Kazakistanin. Numri i njerėzve tė vrarė nga masakra e datės 13 Maj ndoshta nuk mund tė mėsohet kurrė. Megjithatė disa burime mendojnė se viktimat mund tė kenė shkruar nga 700 deri nė 1500 vetė.
Andixhani ėshtė njė qytet me popullsi prej rreth 300.000 banorėsh. Ai gjendet nė luginėn e varfėr dhe dendėsisht tė populluar tė Ferghanės, pranė kufirit me Kazakistanin. Zona e luginės sė Ferghanės, ėshtė rreth 300 kilmetra e gjatė dhe gėzon njė klimė dhe tokė pjellore e cila e bėn atė njė hambar tė rėndėsishėm prodhues ushqimi pėr Azinė Qėndrore. Megjithatė kjo zonė nė ditėt tona vuan nga varfėria e thellė si pasojė e politikave tė ēmendura tė presidentit Karimov, i cili i imponon pjesės uzbeke tė luginės Ferghana rritjen e monokulturės sė pambukut. Lugina e Ferghanės, qė ėshtė njė zonė e veēuar gjeografikisht nga pjesėt e tjera tė Azisė Qendrore dhe ka njė popullsi prej rreth 10 milion bonarėsh, pas rėnies sė Bashkimit Sovjetik, ėshtė ndarė mes tre republikave ish-sovjetike tė Uzbekistanit, Taxhikistanit dhe Kirgizstanit.
Por mentaliteti stalinist i Karimovit, e ka shtyrė atė t'a izolojė pjesėn uzbeke tė Ferghanės nga pjesėt e tjera tė rajonit, duke mos lejuar kėshtu asnjė mundėsi zhvillimi infrastrukturor, bujqėsor dhe industrial. Politikat e Karimovit kanė ndarė ferghanasit nga familjet e tyre matanė kufirit, dhe nė tė njėjtėn kohė edhe kanė shkatėrruar tregtinė qė ka ekzistuar historikisht nė kėtė zonė, qė njėherė e njė kohė njihej si rruga e mėndafshit.
Megjithatė, masakrėn e 13 Majit presidenti Karimov do ta pėrshkruante si njė konspiraci tė skicuar nga organizata Hizb ul-Tahrir pėr tė marrė pushtetin nė ish-republikėn sovjetike. "Qėllimi i tyre ėshtė tė bashkojnė muslimanėt dhe tė formojnė njė kalifat" i tha ai gazetarėve. "Qėllimi i tyre ishte tė pėrmbysin 'regjimin kushtetues.'" Megjithatė nė Uzbekistanin e Karimovit, nocioni "regjim kushtetues" ėshtė paksa qesharak pasi vendi nuk njeh tjetėr ligj pėrveē grushtit tė hekurt tė Karimovit, qė e ka sunduar vendin si despot qė pas rėnies sė BRSS-sė. Karimovi njihet si njė diktator aq brutal, saqė ai pėr kundėrshtarėt e tij politik edhe deklaron nė publik se: "njerėz tė tillė duhet tė qėllohen nė lule tė ballit. Kjo ėshtė e domosdoshme. Dhe nėse nuk i vret kėta, unė do t'i vras me duart e mia."
Megjithatė presidenti Karimov ka njė avantazh tė madh nė terrorin qė ai ushtron nė Uzbekistan. Ai ėshtė njė aleat entuziast i "luftės kundėr terrorizmit" tė Uashingtonit. Pėr kėtė arsye SHBA-tė mbajnė nė vend edhe njė bazė tė madhe ushtarake, tė dislokuar nė Khanabad, e cila gjatė luftės sė Afganistanit ėshtė pėrdor si nyjė strategjike nė pushtimin e vendit. Forcat amerikane vazhdojnė ta pėrdorin bazėn nė fjalė pėr tė mbėshtetur opeacionet e tyre nė Afganistan. Pėr kėtė arsye kur sekretari amerikan i mbrojtjes, Donald Rumsfeld, vizitoi Uzbekistanin vitin e kaluar, nuk bėnte tjetėr gjė por vetėm se lavdėronte diktatorin uzbek, si njė nga partnerėt kryesorė tė SHBA-sė nė botė. "Marrėdhėniet tona kanė qenė tė forta dhe janė rritur" deklaronte ai. Gjatė katėr viteve, qė kur Bushi nisi luftėn e tij kundėr terrorizmit, Uzbekistani ka marrė mė shumė se 200 milionė dollarė ndihma ushtarake. Pavarėsisht provave tė brutaliteti tė regjimit tė Karimovit dhe abuzimeve me tė drejtat e njeriut, Uzbekistani vazhdon tė pėrdoret si baza, kasaphana dhe burgu kryesor i SHBA-ve nė "luftėn kundėr terrorizmit." Dy javė pėrpara kasaphanės sė Andixhanit, "Nju Jork Tajms" shkruante se CIA kishte dėrguar disa "terroristė" tė dyshuar nė Uzbekistan pėr t'i burgosur dhe hetuar. Kjo transfertė sipas gazetės, Nju Jork Times tė datės 1 Maj 2005, bėhej nė bazė tė njė programi sekret qė i lejonte CIA-s tė transferojė "terroristė" tė dyshuar nė vende tė tjera pėr hetime.
Pėr kėtė arsye nuk ėshtė aspak ēudi pėrse disa qeveri perėndimore patėn reagime tepėr tė buta nė lidhje me masakrėn e Andixhanit. Qarqe tė caktuara nė perėndim, preferuan tė qėndrojnė urtė pėrballė vrasjes brutale tė protestuesve dhe civilėve nė Andixhan. Ndėrsa reagimi fillestar nga Shtėpia e Bardhė dhe Ministria e Jashme Britanike, nuk ishte asgjė mė shumė por vetėm se bėhej thirrje pėr qetėsi dhe vetėpėrmbajtje. Por tė pėrballur me njė skandal ndėrkombėtar, pėrballė asaj qė po dokumentohej tė kishte ndodhur nė Uzbekistan, adminstrata Bush, do t'i bėnte thirrje Karimovit tė nisė njė hetim nė lidhje me dhunėn.
Megjithatė kjo larje goje nga Uashingtoni kuptohet qė nuk ka patur asnjė ndikim mbi Karimovin, i cili qė kur i ėshtė bashkangjitur luftės sė amerikanėve 'kundėr terrorizmit' ka ditur tė zhvillojė vetėm terror, vrasje, ndjekje, tortura ndaj dhjetra mijėra muslimanėsh nėn pretekstin e tė luftuarit tė "ekstremistėve fetare." Shumė prej viktimave qė ai ka shkaktuar kanė qėnė muslimanė tė thjeshtė qė nuk i pėrkisnin asnjė organizate. Disa tė tjerėt kanė qėnė anėtarė tė dy prej organizatave mė tė mėdha islame tė vendit, Lėvizjes Islamike tė Uzbekistanit dhe Hizb ul-Tahririt. Lėvizja Islamike e Uzbekistanit (LIU) ka patur histori aktivitetesh tė armatosura nė Uzbekistan dhe nė vendet fqinje. Ajo ėshtė themelua nė vitin 1990 nga njė grup aktivistėsh uzbekė tė kryesuar nga Namangan Oblast, me qėllim, rrėzimin e qeverisė sė Karimovit dhe vendosjen e njė shteti demokratik nė Uzbekistan. Pas ardhjes nė pushtet tė talibanėve nė Afganistan mė 1996, LIU ndėrtoi njė kamp trajnimi nė Afganistan dhe filloi tė pėrdorė territorin afgan si bazė pėr inkursione ushtarake nė Uzbekistan. Ata ndėrtuan baza edhe nė rajonet e thella malore tė Taxhikistanit. Autoritetet e Tashkenit e kanė akuzuar LIU-nė si pėrgjegjėse pėr njė seri shpėrthimesh nė Tashkent nė 1999. Pas sulmeve tė 11 shtatorit 2001 nė Amerikė, LIU u pėrfshi nė listėn e departamentit tė shtetit tė konsideruara nga SHBA-tė si grupe dhe organizata terroriste Gjatė luftės sė drejtuar nga SHBA-tė nė Afganistan, LIU luftoi pėrkrah me talibanėt ku edhe humbi pjesėn mė tė madhe tė fuqisė njerėzore dhe ushtarake.
Ndėrsa organizata tjetėr qė operon nė vend, Hizb ul-Tahriri nuk dihet nėse ka patur lidhje me ndonjė aktivitet tė dhunshėm. Grupi nė fjalė kėrkon rivendosjen e kalifatit nė botė me mjete jo tė dhunshme, dhe pėr kėtė arsye edhe ėshtė nxjerrė jashtė ligjit dhe operon nė mėnyrė ilegale nė vend. Megjithatė ngjarjet e Andixhanit, dhe nė mėnyrė tė veēantė hapja e burgut tė qytetit mund tė jenė njė fakt qė tregon pėr pėrzjerjen e mundshme tė Hizb ul-Tahirit nė akte tė dhunshme, gjė qė shkon ndesh me ideologjinė paqėsore tė lėvizjes. Por sido tė jenė faktet, radikalizimi i muslimanėve tė Uzbekistanit dhe konfrontimi i tyre me regjimin e Karimovit janė njė dėshmi mė shumė tė ligjit mė themelor tė historisė: kur popujt sundohen nga diktatorė brutalė dhe shtypen me hekur dhe me zjarr, ata, tė lėnė pa ndonjė obsion tjetėr, do t'i kthehen armėve pėr tė fituar tė drejtat e tyre. Dhe nėse komuniteti ndėrkombėtar nuk ndėrhyn pėr tė vendosur demokracinė dhe tė drejtat e njeriut nė Uzbekistan, 13 maj-e tė tjera do tė shfaqen sėrisht nė kėtė vend, ku Stalini Karimov vazhdon tė jetė njė dashnor perfekt i regjimit tė Uashingtonit dhe 'luftės sė tij kundėr terrorit.'