Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Njėzet e dy korona: Elbasani

    Njėzet e dy korona: Elbasani


    Jan dhe Cora Gordon


    1925

    (Jan dhe Cora Gordon kanė qenė dy autorė anglezė tė famshėm nė vitet ’20-’30 tė shekullit tė kaluar. Vizituan vende tė shumta dhe bėnė portretet e tyre me pėrshkrime e ilustrime. Ndėr dy bashkėshortėt Jan Gordon ishte shkrimtari, e shoqja grafistja e piktorja. Kėshtu botuan libra tė shumtė me ilustrime pėr vende tė afėrta e tė largėta. Pėrmendim: Piktorė modernė frėngė, Tė varfėr nė Spanjė, Anabas me gomar nė Spanjė, Dy endacakė nė Langėdok, Dy endacakė nė Ballkan, Dy endacakė nė Shqipėri. Nga ky libėr i fundit janė marrė teksti nė vijim dhe ilustrimet e zonjės Gordon.)

    Hymė nė Elbasan nė tė perėnduar tė diellit, tė rraskapitur. Udhėrrėfyesi ynė vazhdonte tė ecte me opingat e tij tė buta, sikur tė njėmbėdhjetė orėt e ecjes dhe Qafa e Krrabės tė kishin qenė jo mė shumė se njė shėtitje pėr shtatėdhjetė vjetėt e tij.
    Nė vėshtrim tė parė Elbasani dukej si njė qytet i mbledhur kruspull. Njė radhė e ulėt pemėsh mjaftonte t’ia fshihte shikimit tė gjitha ndėrtesat e tij, pėrveē dy minareve qė i kishin shpėtuar tėrmetit tė vitit 1920 dhe majave tė qiparisave tė mbjella pėrqark oborrit tė xhamisė. Kaluam pėrmes lagjeve me mure tė verbra qė karakterizojnė tė gjitha qytetet muslimane dhe u kuturisėm nė rrugicat e ngushta drejt sė vetmes bujtinė tė cilėn Mislim Haxhiu, udhėrrėfyesi plak, e quajti si tė pėrshtatshme pėr sėrėn tonė. Mirėpo sapo vumė kėmbėn brenda, u ndodhėm nė njėfarė stalle pa ndriēim e pa ajrisje. Njė djalosh thatim, qė fjalorin e fjalėve tė huaja e kishte tė pėrmbledhur nė njė fjalė tė vetme gjermanishte: niks, na ngjiti, apo mė mirė na shtyu nėpėr njė shkallė leqendi qė mbahej mbi shtylla druri. Kati i sipėrm pėrbėhej nga njė dhomė e ndarė me parete druri nė kthina tė vockla. E gjitha i ngjante mė shumė njė koshereje tė braktisur.
    Gjithė duke pėrdorur fjalėn e vetme gjermanishte qė dinte, e cila sipas modulimit tė zėrit merrte kuptime tė ndryshme, djaloshi na uroi mirėseardhjen si bujtės me pagesė. Hanxhiu, njė tip i shėndoshė e mjekėrosh me feste tė bardhė, shami tė verdhė, jelek tė zi, kėmishė gurkali, brez tė kuq, pantallona gėshtenjė, ēorape tė gjelbra, njė sahat tė madh prej argjendi, gjerdhan e dy unaza tė stėrmėdha, caktoi njė ēmim tė arsyeshėm nė shqip; paguam e i lamė lamtumirėn udhėrrėfyesit tonė plak Haxhi, duke u pėrgatitur qė tė kalonim njė javė nė Elbasan.
    Vendosėm tė dilnim vetėm, pėr tė gjuajtur ndonjė darke tė mirė, nėpėr rrugėt qė tanimė ishin zhytur nė terr. Dielli kish perėnduar e dyqanet po i mbyllnin qepenat: nga ato pak hajate ende tė hapura ndriēonin drita varrezash, aty ku ndonjė blerės i vonuar kryente me ngut pazaret e fundit. Fenerė tė dobėt me vajguri shpėrndanin nėpėr qytet disa regėtima qė dukeshin sikur kėrkonin ndihmė kundėr natės, ashtu si flakėrimat e fundit qė lėshon njė anije para se tė mbytet nė oqean; por ne u dhamė me guxim nėpėr labirintin e gurtė e tė errėt tė Elbasanit.
    Si erdhėm rrotull njė copė herė, u gjendėm para njė restoranti qė na u duk tipik. Arkitektura ishte aq e vjetėr, saqė habiteshe se si mund ta mbante ende nė kėmbė katin e sipėrm trenaja e ngrėnė nga vitet. Brenda, njė radhė pjatash zinku ishin vendosur mbi njė mur tullash, mes tė cilit ishte hapur njėfarė hullie, e mbushur tani me gaca tė ndezura qė i mbanin tė ngrohta gatimet. Dy radhė tė gjata tryezash me bango anash secila prisnin myshterinjtė qė ende s’kishin ardhur, e qė nuk dukeshin se do tė vinin ndonjėherė, po tė gjykoje nga atmosfera e lokalit. Njė fener me vajguri qė nxirrte tym i jepte dhomės mė shumė se ndriēim, njėfarė ngrohtėsie tė kuqėrremtė. Po tė kishim pasur mė pak uri, do ta kishim bindur stomakun pėr mė tutje; por kur kalėron njė ditė tė tėrė pa vėnė asgjė nė gojė, guximi gastronomik kthehet nė aventurė; kėshtu qė hymė brenda. Por u befasuam, pasi kuzhina nė pėrgjithėsi ishte e mirė, sidomos kur vjen nga egėrsitė kulinare tė Bosnje-Hercegovinės.
    Mė nė fund, si e rreshtėm urinė, u ngritėm dhe pyetėm nė shqipen tonė mė tė mirė:
    “Sa kushton?“
    Tė dy kamerierėt me pėrparėse pambuku lara-lara shkuan tė kėshilloheshin nė qoshen mė tė errėt.
    “Njėzet e dy“, tha mė nė fund njėri.
    “Njėzet e dy ēfarė?“ pyetėm ne.
    “Ventidue“ pėrsėriti kamerieri italisht.
    “S’di italiansk“ ia ktheu ime shoqe. “Nuk e njoh italishten. Flisni shqip. Njėzet e dy ēfarė?“
    Kėrkesa pėr t’i shtuar njė emėr numėrorit ishte mėse e pėrligjur. Nė Durrės kishim paguar me lireta italiane, kurse nė Tiranė liretat nuk qarkullonin mė; aty pranonin vetėm ar ose argjend. Po tė kishim paguar nė lireta, darka do tė na kushtonte katėr shilinga; por me korona argjendi ēmimi ngrihej nė tetė. Kėshtu qė kėmbėngulėm, pasi morėm si pėrgjigje hungėrimat mė tė ēuditshme, ndoshta mė e keqja orvatje pėr tė folur italisht qė na kishin kapur veshėt ndonjėherė; pastaj ata kaluan nė njė gjermanishte guximtare si mosozot. Do t’i kishte zgjidhur tė gjitha vėshtirėsitė fjala e vetme liretė ose koronė; mirėpo s’u dėgjua mė shumė se njė kuaēitje bretkosash, krejt e pakuptueshme edhe sikur tė dy tė kishin folur me radhė njėri pas tjetrit.
    Mė sė fundi, i pashpresė, nxora nga xhepi njė monedhė ari dhjetė fragėshe dhe prita pėrfundimin. Ajo u vlerėsua plot njėzet e dy korona, apo dyzetekatėr lireta. Po prisja tė mė kthenin kusur, por djaloshi e futi monedhėn nė xhep dhe na uroi natėn e mirė.
    “Mė duket“, tha ime shoqe ndėrsa ktheheshim nė hotel tė mėrzitur, duke u penguar nėpėr gurėt e kalldrėmit, “qė Elbasani ėshtė tmerrėsisht i shtrenjtė. Nuk mund tė rrimė gjatė nė kėtė vend“.
    Nė Hotel Adriatik hanxhiu dekorativ doli nga njė zgavėr e errėt pėr tė na uruar personalisht natėn e mirė. Pėrqark mureve tė dhomėzės nė katin e parė flinin myshterinjtė mė tė varfėr, nė mindere tė ulta, tė mbėshtjellė nė mbulesat e tyre si nėpėr qefinė, prej nga dilnin vetėm kėmbėt; arritėm tė ngjiteshim deri nė kthinėn tonė dhe ramė nė shtrat me njė frikė shtypėse, qė nė tė vėrtetė doli e papėrligjur.
    Tė nesėrmen shkuam te prefekti i Elbasanit pėr t’i shprehur nderimet tona e pėr t’i dorėzuar letrėn prezantuese tė ministrit. Pasi pimė kafenė e mirseardhjes, nisi bashkėbisedimi, me komplimentat e zotit prefekt, njė burrė shtatlartė, me fytyrėn e rrahur nga dielli dhe mustaqe tė gjata, lidhur me zotėsinė e sime shoqeje nė tė folurėn shqip. Na falėnderoi qė patėm vendosur tė vizitonim vendin e tij, na vuri nė dispozicion automobilin e vet, kuajt, policinė, gjithė mjetet e prefekturės nė pėrgjithėsi. Mė sė fundi, duke ledhatuar mustaqet, pyeti:
    “Mė thoni tani: sa paguat dje mbrėmė pėr darkėn?“
    Pyetja na gjeti nė befasi. Nuk kishim folur me askėnd.
    “Vėrtet paguat gjysmė napoloni?“
    “Po, zotėri.“
    “Aha! E dija!“ briti prefekti me njė buzėqeshje sipėrane. “Pa mė thoni, ēfarė hėngrėt? Sa pjata?“
    Ia renditėm menunė. Supė, bukė, mish, pilaf, kos dhe njė shishe birrė.
    Prefekti bėri hesapin me gishta.
    “Njėmbėdhjetė ose dymbėdhjetė korona“, e preu. Pastaj, me njė zemėrim nė rritje: “Sa gjė e shėmtuar, e pabesueshme, e papranueshme! Mė vjen shumė keq. Ju shprehim ndjesėn tonė dhe tė tė gjithė shqiptarėve tė ndershėm“ etj. etj.
    Pasi mbaroi biseda me prefektin, shkuam te kryetari i bashkisė. Pas ceremonisė sė detyrueshme me kafe, u nderuam me dy cigare tė dredhura nga vetė gishtat e funksionarit tė lartė, morėm falėnderimet qė vendosėm tė vizitonim Shqipėrinė e sė fundi, pasi u kryen ritet paraprake, kryetari i bashkisė bėri pyetjen qė nuk e linte tė qetė:
    “Ėshtė e vėrtetė qė paguat dje mbrėma gjysmė napoloni pėr darkėn? Sa pjata hėngrėt?“
    Aritmetika e kryetarit tė bashkisė dha tė njėjtat rezultate si ajo e prefektit. Zemėrimi i tij ishte po aq i sinqertė, ndjesa qė kėrkoi po aq e thellė.

    (vijon nesėr)
    Pėrgatiti e pėrktheu: Ardian Klosi


    27/07/2005
    KATEGORIA: Kulture.Shekulli.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Njėzet e dy korona: Elbasani (Shqipėria si m’u duk)

    Shqipėria si m’u duk


    Njėzet e dy korona: Elbasani


    Jan dhe Cora Gordon


    1925

    (vijon nga numri i djeshėm)


    Si u larguam nga bashkia, me ndenjėn se mbi ne vėngjėllonte njė vėshtrim miradashės e i mbinatyrshėm, shkuam nė pazar, ku na u paraqit njė avokat, mė saktė avokati i Elbasanit. Zyra e tij nė tė vėrtetė ishte njė dyqan i hapur, vetėm se pak mė i madh nga kubet e zakonshme tė pazarit, e kish, si luks tė vetėm, njė tryezė tė mbuluar me njė stof tė gjelbėr, mbi tė cilin mbretėronte njė makinė shkrimi. Kėtu avokati, me festen e zezė vėnė mėnjanė, i shtypte dokumentet me njė gisht, pėr zbavitjen e admirimin e dembelhanėve tė pazarit, qė rrinin ulur kėmbėkryq pėrpara zyrės, tė mrekulluar nga ngadhnjimi i daktilografisė mu nė zemėr tė Elbasanit tė lashtė. Myshterinjtė nga fshati bisedonin te dera me avokatin lidhur me ēėshtjen se sa qindarka duhej tė paguanin pėr njė lutje ose ankesė. Do t’i besoja pėr be ēfarėdolloj ēėshtjeje tė rėndėsishme kėtij personazhi. Ishte mishėrimi i dinakėrisė avokatore levantine, dhe ai vetė ishte mė se i vetėdijshėm pėr kėtė.
    „Ju betohem“, na tha ndėrkohė qė prisnim kafenė zakonore, „qė kam mė shumė klientė nga gjithė avokatėt e tjerė tė Elbasanit marrė sė bashku. Ėshtė njė punė gjigande, sidomos tani qė ra nė burg ortaku im“.
    Porositja e kafesė nga avokati ishte thjesht lėshimi i njė britme nė drejtim tė dritares. Dhe ja tek po vinte kafeja, e paralajmėruar nga njė tringėllimė mashash. Kjo vringėllimė veglash torture, e veēantė pėr Elbasanin nė Shqipėri, nė tė vėrtetė nuk ėshtė vendase: e kanė importuar nga Stambolli. Kafexhiu ka njė tepsi tė madhe metalike. Nga njėra anė ka njė vend tė mbushur plot me thėngjij tė ndezur qė ziejnė ndonjė duzinė xhezvesh tė vogla me kafe, me bishta tė gjatė e tė hollė si penelat e piktorit; nga ana tjetėr rrinė grumbull filxhanat. Kurse te njė kuti gjenden disa shkumėsa; muzika prodhohet nga mashat me tė cilat kafexhiu trazon thėngjijtė pėr tė vluar ujėt. Kur kafeja ishte gati dhe u mbushėn filxhanat tanė, kafexhiu iu afrua rafteve plot me letra tė pluhurosura dhe shtoi me tebeshir edhe ca shenja tė tjera nė radhėn e gjatė. Nė Elbasan inspektori i taksave, nė se mund tė ekzistojė njė figurė e tillė nė njė qytet kaq tė nderuar, ėshtė nė gjendje t’i llogarisė tė ardhurat e njė personi nga shuma mujore e kafeve tė konsumuara.
    Avokati na u rrėfye se ato ditė ishte mjaft i brengosur. Na shpjegoi me njė anglishte tė shkėlqyer se dy nga klientėt e tij sapo ishin dėnuar.
    „Vendim i pakuptueshėm“, u qa ai, „absurd. Po ju tregoj faktet. Ėshtė fjala pėr njė djalosh tė ri qė ishte martuar para pak kohėsh. Bashkė me tė vjehrrin akuzohet se ka vrarė njė plakė duke e djegur tė gjallė. Kjo plakė thoshte gjindja, i kishte hedhur nuses sė djalit syrin e keq, me qėllim qė ajo tė mos lindte fėmijė. Njė ditė shtriga zbret nė lumė qė tė lajė tesha. Ndez zjarrin pėr tė zier rrobat nė kusi. Ishte e vetme. Pak kohė mė pas njė kalimtar e gjen nė mes tė flakėve, gjysmė tė djegur, natyrisht tė vdekur. Fshati thotė se e kanė bėrė ata tė dy, burri me tė vjehrrin. Mirėpo nuk ka as njė fije prove, askush nuk ka parė asgjė. Veē kėsaj, e kam tė dėshmuar qė gruaja plakė vuante nga kriza epilepsie; pastaj, nusja ėshtė me barrė, e kėtė gjė i shoqi e dinte. Duket gjithēka e qartė, apo jo? Mirėpo gjykatėsit e gjykojnė sikurse dhe fshatarėt. Thonė se e kanė bėrė pikėrisht ata tė dy. Thonė se besojnė qė e kanė bėrė, se gjithė bota e di ē’hileqarė janė katundarėt. Vėrtet qė janė hileqarė te Zoti, por deri nė kėtė pikė s’bėn dot hile... Kėshtu qė dy klientėt e mi hėngrėn nga dhjetė vjet secili. Natyrisht, nė gjyqin e apelit ka pėr t’u pėrmbysur vendimi. Nuk shqetėsohem pėr kėtė. Por ju lutem, mė thoni: vėrtet paguat gjysmė napoloni pėr darkėn?“
    Kur u kthyem nė hotel, hanxhiu ynė e ndėrpreu gjumin e pasdites pėr tė na ndjekur pas nė shkallėn mbi shtylla druri, duke na pyetur:
    „Ju kėrkuan gjysmė napoloni pėr darkėn mbrėmė? Pa mė thoni pak, ē’pjata porositėt?“

    Elbasani ėshtė njė qytet ku ke qejf tė sorollatesh e tė ulesh pakėz qė tė dembelosesh edhe mė shumė. Por jo nėpėr kafene. Kafenetė janė lokale tė errėta, stolisur me ca oleografi zonjash tė para dyzet vjetėsh, sisėmėdha e me vithe elefantėsh, me vėshtrime epsharake e vello valė-valė; brenda gjen shqiptarė me mjekrėn pesė gisht, qė duan tė luajnė me letra ose domino me njė rreptėsi zemėrake. Jo. Mė i mirė ėshtė ndoshta, qė tė shijosh njė kafe me duhan e qė tė sodisėsh nė paqe, dyqani i berberit. Shkruajmė kėshtu, sepse edhe fjala e urtė shqiptare thotė: Kafja pa duhan si turku pa iman. Dyqani i berberit, shumė mė gazmor sesa kafeneja, ėshtė vendi mė i ėndshėm qoftė pėr kafepirėsit qoftė pėr ata qė duan tė presin flokėt. Mund tė shkosh edhe te argjendari e tė hysh nė njė pazar pa mbarim ldihur me njė palė mbėrthecka argjendi me pagėzimin e Krishtit tė gdhendur trashė; pasi edhe kėtu tė shėrbejnė kafe shumė tė mirė. Pastaj, edhe zyra e avokatit qė ėshtė gjithmonė e hapur e qė ka pėrballė dyqanin e madh gjysmė tė zbrazhur tė dy vėllezėrve qė kanė qenė nė Amerikė e qė nuk kanė arritur kurrė tė shesin ndonjė gjė mė shumė se sa pėr dy qindarka. Ose mund tė uleni edhe nė krah tė samarxhiut, tė cilit i keni porositur njė trastė pėr rrugė, e ta kundroni teksa ky punon ndėrkohė qė ju surbni kafenė; por mund tė bashkoheni edhe me myshterinjtė e rrobaqepėsit, aty ku polici lexon gazetėn me zė tė lartė pėr gjithė tė pranishmit; ose tė hyni te duhanxhiu i cili po zgjedh fletėt e duhanit tė shkėlqyer nga Elbasani, ta vėshtroni ndėrkohė qė ky pret nė copėza fare tė imta, me njė almise primitive, kurse e bija i mbush bulēitė me ujė pėr ta spėrkatur paq duhanin e sapoprerė, nė mėnyrė qė tė ruhet pėrqindja e lagėshtisė; nė fund mund ta mbyllni xhiron tuaj duke pirė njė filxhan ēaj aromatik prej barishtesh misterioze te dyqani i muezinit. Nė gjithė kėto vende do tė thithni atmosferėn e Elbasanit tė vėrtetė, e do tė ndiheni nė paq me vetveten e me botėn.
    Elbasani ėshtė ngadhnjimi i dyqanit. Me dhjetė mijė banorėt e tij, ka tė paktėn njė mijė dyqane, kėshtu qė po tė heqėsh funksionarėt e shtetit, gratė dhe fėmijėt e panumėrt, del qė ēdo mashkull i rritur elbasanlli ėshtė pronar i njė dyqani ēfarėdo. Ėshtė e vėrtetė qė lokalet ku janė vendosur kėto aktivitete tregtare maten me centimetra e jo me metra; por edhe myshterinjtė duket se blejnė me qindarka dhe jo me korona, kėshtu qė gjithēka funksionon nė mėnyrė tė mistershme, tė gjithė fitojnė nga pak e aq sa mjafton, tė gjithė janė tė kėnaqur. Fryma moderne e emulacionit dhe e konkurrencės duket se mungon nė mendėsinė e kėtyre tregtarėve baballėkė. Njė ditė dola pėr tė blerė pak qershi. Mirėpo qėlloi ditė feste muslimane, kėshtu qė shitėsi i zakonshėm i qershive nuk u ndodh nė qoshin e tij nė Pazar. Pyeta pėr ēmimin. Nuk ishin tė shtrenjta, edhe pse cilėsia nuk qe fort e mirė. Ndėrkohė qė llogarisja se sa duhej t’i jepja, shitėsi mė tha:
    „Mos ble mė mirė tek unė. Nuk janė shumė tė mira. Ktheu aty poshtė e do tė gjesh njė mikun tim qė i ka mė tė mira.“
    Sė fundi, pas disa ditėsh, njė mbrėmje qė po ktheheshin nė shtėpi, na u afrua nė errėsirė njė hije, e cila na vuri nė dorė heshturazi disa monedha.
    „Ēfarė ėshtė?” pieta unė.
    “Kusuri i gjysmė napolonit – pėr darkėn atė mbrėmje.”
    Opinioni publik i kishte shtrėnguar ata pėrfitues tė pendoheshin.
    Kur ia tregova kėtė histori njė shqiptari qė kishte udhėtuar jashtė shtetit, u duk sikur nuk kuptoi.
    „Epo fundi i fundit“, u hodh ai, „edhe mua ma kanė hedhur shpesh, edhe nė vendet mė tė qytetėruara.“
    „Pikėrisht“, iu pėrgjigja; „pėr fat tė mirė Shqipėria ėshtė ende krejt e paqytetėruar, pėrndryshe nuk do tė mė kishin kthyer asgjė.“

    Pėrktheu: Ardian Klosi


    28/07/2005
    KATEGORIA: Kulture.Shekulli.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Makina, aeroplani dhe aksidenti i pare ne Elbasan

    Makina, aeroplani dhe aksidenti i pare ne Elbasan

    E Hene, 05 Shtator 2005


    DOSSIER Kohet moderne te shekullit te kaluar, nuk vonuan shume te shfaqen edhe ne vendin tone. Deshmitaret e kohes, tregojne se mjetet motorrike qe na bejne te ecim mbi rrota, u pane per here te pare, kur ende s'kishte lindur nocioni "rruge automobilistike". Dhe kur linden aksidentet

    Fatos SALLIU


    ELBASAN - Epoka moderne e levizjes mbi rrota dhe motorre ne vendin tone ka hyre ne fillimet e shekullit te kaluar. Ne nje qytet me shpejt dhe diku tjeter me vone. Ne Elbasan, automjeti i pare dhe aeroplani i pare jane dukur nga njerezit e asaj kohe, jo me shume se 15 vjet pas fillimit te shekullit te njezete. Deshmitare te kohes tregojne se nje makine serbe shkeli per here te pare me 1915 token elbasanase, kur ende nuk behej fjale per nocionin "rruge automobilistike". Kurse mjeti i pare motorrik fluturues, u duk nje vit me vone. Pastaj, shpikjet e koheve moderne, sollen edhe problemet e tyre. Afro tete vjet pasi hyri ne Elbasan automjeti i pare, nisen edhe aksidentet rrugore.

    Automjeti i pare

    Automjeti i pare ne Elbasan eshte pare ne vitin 1915. Sipas te dhenave automjeti i pare qe ka shkelur rruget e ketij qyteti ka qene nje veture e dinastise se Karagjorgjeviceve te Serbise. Vetura erdhi ne Elbasan ne nentor te vitit 1915 ne kohen e pushtimit serb. Ajo ngjalli nje kureshtje te vecante nder banore pasi deri ne ate kohe nuk dihej se c'ishte dhe se si mund te ecte me shpejtesi nje objekt me kater rrota. Femijet e kane shoqeruar nga pas automjetin ne rruget e qytetit. Qe nga ajo kohe lindi edhe deshira e me te pasurve ne qytet per t'u pajisur me makine levizese. Shtate vjet me vone pra ne vitin 1922 erdhi edhe kamioni i pare ne Elbasan. Ate e solli shoferi elbasanas Hasan Garunja te cilin e kishte blere ne Perendim. Fillimisht kamioni ka punuar ne periferi te qytetit dhe sidomos ne rrugen Elbasan-Llixhe. Pas ndertimit te rruges Elbasan-Peqin ne vitin 1925 kamioni kreu udhetime edhe ne kete aks rrugor. Me pas makinat dhe kamionet nisen te mbushin rruget e qytetit.

    Aeroplani i pare

    Elbasanasit kane pare per here te pare nje mjet fluturues ne vitin 1916. Ai ka qene nje aeroplan Bullgar i cili u ul pa asnje problem ne fushat e Fushe-Mbretit ne Skurt te atij viti. Aeroplani bashke me pilotin qendruan pak ne kete vend. Me pas ai u ngrit dhe u zhduk ne qiell pa asnje problem. Nuk dihen cilat ishin shkaqet qe detyruan aeroplanin bullgar te ulej ne "pisten" e Fushe Mbretit. Banoret u treguan shume miqesor me pilotin dhe e veshtronin ate me admirim. Nje vit me vone buze nje mbremjeje nje mjet fluturues me shume drita u duk ne qiellin e Elbasanit. Ishte nje aeroplan francez i cili u detyrua te ulej ne arat e Bejlerbese, ne lindje te qytetit, per shkak te nje avarie. Aeroplani pesoi demtime. Austro-Hungarezet qe ne ate kohe kishin pushtuar Shqiperine dhe kishin nen kontroll edhe Elbasanin, rrethuan aeroplanin dhe e trajtuan pilotin si rob lufte. Nje dite me vone Austro-Hungarezet sollen aeroplanin e tyre i cili mbante lart dy mekanike. Mekaniket cmontuan aeroplanin Francez dhe pilotin bashke me pjeset e aeroplanit i transportuan per ne vendin e tyre.

    NE AUTOMOBIL HIPEN 24 DJEM E VAJZA

    Aksidenti i pare, nje i vdekur dhe 11 te plagosur

    Aksidenti i pare automobilistik ne Elbasan ka ndodhur ne muajin korrik te vitit 1923. Ai u shkaktua nga nje karro-automobil ne pronesi te shtetasit Cen Bakalli. Karro-automobili drejtohej nga shoferi Hasan Garunja i cili ndante fitimet, me pronarin e automjetit. Aksidenti ka ndodhur pasditen e 25 korrikut te vitit 1923 ne dite Bajrami. Per te demostruar kenaqesite qe te sillte udhetimi me kamion dhe per te joshur kureshtaret, shoferi kishte hipur ne automobil, 24 djem e vajza, te cilet qendronin te shkujdesur mbi mjet. Makina po shetiste te rinjte drejt Tyrbes se Shutrit. Kur ka arritur te 'Fusha e Loparit', ne afersi te varrezave te qytetit, shoferi ka humbur kontrollin dhe shtrati i automobilit bashke me pasagjeret ka rene me vrull ne toke. Afro 15 metra me larg automjeti eshte perplasur me nje mur shtepie dhe ka ndaluar. Nga ky aksident vdiq pas dy oresh ne spital nga goditja ne koke, Selim Salibashi dhe u plagosen rende 11 vete. Shkak per aksidentin, u percaktuan humbja e kontrollit nga drejtuesi, shpejtesia e madhe dhe rruga e pjerret. Qe nga ajo kohe, makinat nisen te konsideroheshin jo vetem si objekte argetuese por edhe te rrezikshme per jeten. F.S

    Korrieri.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Tema tė Ngjashme

  1. Lajmet nga Superliga 2006/2007
    Nga OO7 nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 1035
    Postimi i Fundit: 26-08-2007, 16:39
  2. Tifozėt e Super Kampiones Tirana
    Nga BlueBaron nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 26-02-2006, 22:05
  3. Elbasani, atje ku pluhuri mbyt ajrin
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 22-11-2005, 19:10
  4. Elbasani do rikthejė femrat nė stadium
    Nga Brari nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 18-11-2005, 16:54
  5. Nata e Kadrit
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 06-11-2004, 16:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •