Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    Betimi i Hipokratit
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Postime
    1,081

    Stresi, si ta përballojmë atë

    Per shkak te pozicionit te trupit dhe trajtimi antistres ju rekomandohet vecanerisht atyre njerezve te cilet kohen e tyre te punes e kalojne ulur ne zyre ose ne makine.[SIZE=3]

    Te punesuarve te cilet kohen me te madhe te punes e kalojne nen stres jane te rrezikuar rreth 25% nga goditjet ne zemer (infarkti) dhe 50% nga tromboza ose hemorragjia cerebrale me teper se sa koleget e tyre qe nuk e kane kete faktore (pra stresin).Nga stresi dhe pasojat e tij jane te rrezikuar njelloj si punetoret ashtu edhe punedhenesit e tyre.Keto jane rezultate qe kane nxjerre ne revisten britanike hazard punetoret e institutit statistikor britanik.Rezultatet fatkeqesisht kane treguar se infarkti,hemorragjia cerebrale dhe vetevrasjet e shkaktuara nga stresi ne pune jane vdekjet me jonormale te keti shekulli.Nga Japonia dhe Kina cdohere e me teper perhapet epidemia e quajtur "karoshi"(japoni) dheguoalosi(kine) qe ne fakt nenkupton vdekje nga" mbidozimi me pune"keshtu qe lajmi i vdekjes se drejtorit te hyundai CHoung Moung Hun per shkak te gabimeve gjate punes dhe rrezikimit te burgut ne bote eshte kuptuar si ngjarje normale.
    Qe epidemia ne te vertete ekziston e tregojn edhe te dhenat nga nje shtet Australian Victoria ku perpara 3 viteve ka pasur rreth 109 vetvrasje ne lidhje me problemet ne pune.Statistikat tregojne se pershkak problemeve te ndryshme ne pune ne Angli cdo vit vriten rreth 100 vete.Si mund te jene problemet ne Shqiperi ne mund vetem te parashikojme sepse e dim qe ka vetvrasje por numra dhe statistika te sakta sbesoj se egzistojne.Ne fakt me hamendje e them se ne Shqiperi ky problem mund te jete shumei madh sepse pervec stresit qe kemi nga menyra e punes ne kemi edhe stresin e humbjes se vendit te punes dhe venja ne pikpyetje egzistenca.Asnjeri rreth stresit nuk diskuton si ta zejme rreth problemeve ekonomike.nderkohe qe stresi ka kosto te larte.Nen stres nje njeri mund te punoje ta zejme dy ose tre vjet por pastaj do vi dhe pasoja.Keshtuqe parandalimi i stresit ne pune duhet te jete ne interes te perbashket te punesuarit,punedhenesit dhe shtetit.

    PROBLEMI I NJOHUR ZGJIDHJA E MUNDUR
    Parandalimi i stresit ne vendin e punes perbehet nga shume segmente sic janeaktiviteti fizik (sporti),jeta sociale(dalja me shoket dhe me familjen) dhe menyra e te menduarit.me lehte do ta perballoje thone psikologet ato qe me teper rrine ne shoqeri dhe bejne jete shoqerore dhe familjare jogging ne natyre dpushime te rregullta vjetore,pauzave dhe mbledhjeve ne pune dhe te ngjajshme.
    Masazhi si nje metode qe perdoret kunder stresit ka treguar shume efekt.por problemi qendron tek koha dhe organizimi qe merr per te vajt tek masazhatori.(duke ditur nga jeta aktive qe bejne njerezit)menyra e aplikimit etj.
    Ne Amerike ky problem po zgjidhet pasi David Palmar ka zbuluar nje karrike qe eshte shume e pershtatshme per aplikimin e masazhit.trupi rrin shume mire i relaksuar ne karrike dhe shpatullat dhe qafa jane te zbuluara per tu bere masazhi.kjo mund te behet ne vendin e punes.shimica e punedhenesve akoma spajtohen tua blejne karriken punetoreve te tyre.ky lloj trajtimi do zgjase vetem 15 minuta.

    TRAJTIMI ANTISTRES NE ZYREN TUAJ
    trajtimi antistres qe aplikohet ne zyre me kete karrike dhe qe zgjat 15 minuta eshte kombinimi i disa metodave masazhuese sic jane disa veprime akupresure,masazha greke dhe indiane qe japin rezultat pas 15 minutave.vetem pas seancave te para klientet kane ngelur shume te kenaqur dhe me buzeqeshje ne fytyre e nderkohe me te koncentruar ne fytyre.muskujt jane me te relaksuar nderkohe qe dhimbjet e qafes shpatullave dhe krahrorit pothuajse nuk egzistojne.

    Kete shkrim e bera duke e ditur se shumica nga ne ketu kemi jete pune me stres ose qendrimi i gjate ne makine (sidomos ne qe jemi ne USA) apo qendrimi jo korrekt dhe i gjate ne kompjuter dhe do ishte e rekomandueshme qe ta aplikoni kete lloj maszzhi.ato qe e bejne jane njerez te trajnuar per ate pune.Pervec Amerikes eshte edhe ne britani.Derisa ta marrin punedhenesit tone kjo lloj karrikeje do vendoset ne vende publike sic jane aeroportet,outlets,salla koncertesh,fabrika,hotele,fusha golfi,kinema etj. amerikanet thone"It's better than a coffe break".
    Ndryshuar për herë të fundit nga miki_al2001 : 27-07-2005 më 00:11
    The good you do today;people will often forget tomorrow;do good anyway

  2. #2
    Perjashtuar Maska e Prototype
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    1,450
    Nuk besoj se vetem me fiskuture "perballohet" stresi ndonjehere eshte stres nervash , merzitje etj etj mjafton te kesh prane dike qe e ke xhan ene iken stresi pufff lol

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,330
    Postimet në Bllog
    17
    Rekomandimet e specialistëve për të evituar shqetësimet

    Simptomat e stresit, si dallohen

    Kur mbi njeriun ushtrohen lloje të ndryshme kërkesash, sfidash dhe ngarkesash, është truri ai që interpreton të dhënat. Interpretimi është vetjak dhe njerëz të ndryshëm nuk kundërveprojnë me të njëjtën forcë, ndonëse mbi ta mund të ushtrohen të njëjtat ngarkesa. Nëse përjetimi nuk sjell kënaqësi, truri dërgon shtysa stresi përmes sistemit të stresit në trup, i cili përbëhet nga nerva dhe hormone. Shtysat ndezin një mori kundërveprimesh të ndryshme në trup në mënyrë që të ndihmojnë këtë të fundit që të ballafaqojë atë që është stresuese. Organet kryesore që bëjnë që trupi të kundërveprojë ndaj stresit janë sistemi nervor i dhembshmërisë dhe gjëndrat adrenale mbi veshka. Sistemi nervor i dhembshmërisë hyn tek ato sisteme të trupit të ashtuquajtura vetëvendosëse, të cilat njeriu nuk mund t'i kontrollojë përmes dashjes së tij. Kur njeriu stresohet, sistemi nervor i dhembshmërisë dërgon shtysa nervore nga truri, përgjatë shtyllës kurrizore deri tek organet e trupit, i cili kundërvepron me p.sh. ndjenjën e dhimbjes. Gjëndrat adrenale mbi veshka prodhojnë hormonet e stresit adrenalinë, noradrenalinë dhe kortizol.

    Pjesët e trupit
    Përmes nervave të sistemit nervor të dhembshmërisë dhe hormoneve të stresit nga gjëndrat adrenale mbi veshka ndikohen një mori organesh të ndryshme dhe funksionesh të trupit: Zemra rreh më shpejt dhe më fuqishëm në mënyrë që të pompohet më tepër gjak përqark për tek ato organe që kanë nevojë për më tepër gjak gjatë stresit. Ndërkohë tkurren enët e gjakut dhe rritet aftësia e gjakut për t'u mpiksur. Kjo është njëfarë gatishmërie për rastin kur trupi do të pësonte lëndime, të cilat do të shoqëroheshin me derdhje gjaku. Ndërkohë që tek mushkëritë frymëmarrja bëhet më e shpeshtë dhe e thellë për të shtuar përqindjen e oksigjenit përmes gjakut në muskuj dhe organe të tjera.

    Stresi pozitiv dhe ai negativ
    Trupi dhe shpirti mund të kundërveprojnë me stres pozitiv kur njeriu është i ngarkuar me gjëra që i sjellin kënaqësi, të cilat njeriu i ka zgjedhur vetë dhe që e cytin përpara. Por edhe nëse njeriut i pëlqen puna që bën, trupi nuk mund t'i përballojë ngarkesat e tepërta. Prandaj stresi pozitiv mund të kthehet në negativ, nëse njeriu nuk i dëgjon paralajmërimet e trupit. Të gjitha llojet e stresit kthehen në të dëmshme, nëse trupi është i stresuar për një kohë të gjatë pa pasur mundësi për ta marrë veten sërish. Shumë prej atyre që e kanë pësuar kanë qenë të frymëzuar nga një punë nxitëse sa që nuk kanë pasur ndonjë balancë në jetë, dhe nuk u kanë kushtuar vëmendje atyre paralajmërimeve të trupit dhe shpirtit. Ndërsa stresi negativ shfaqet kur njeriu ndjen pakënaqësi dhe nuk mundet ta ndryshojë këtë gjendje. Kjo mund të vlejë si për jetën private ashtu edhe për atë në punë.

    Hormonet
    Stresi kohë gjatë bën që të paraqiten përqindje të mëdha hormonesh stresi, ndërkohë që sasia e hormoneve seksuale dhe atyre të rritjes në gjak, ulet. Hulumtuesit e stresit kanë dëshmuar se trupi kundërvepron ndaj stresit në dy mënyra, duke dashur të luftojë apo të ia mbathë. Kundërveprimi për luftim bën që veprimtaria nervore në sistemin nervor të dhembshmërisë dhe sasia e hormoneve të stresit adrenalinë dhe noradrenalinë të shtohet. Gjaku trashet, pulsi dhe shtypja në gjak rriten. Nëse faza e stresit zhduket menjëherë, trupi mund të kthehet përsëri në gjendje normale pa pasur pasoja për shëndetin. Nëse njeriu nuk ia arrin ta heqë qafe stresin, atëherë lufta duhet të vazhdojë. Kjo do të thotë se sistemi nervor i dhembshmërisë stërmundohet dhe se shkallë të larta të hormoneve të stresit adrenalinë dhe noradrenalinë mbesin në trup. Hormonet shkaktojnë një puls dhe shtypje gjaku të lartë. Gjë që në largpamësi mund të ndikojë shëndetin për të keq.

    Personat qe jane te stresuar

    1- ndjehen keq shpirtërisht shumicën e kohës
    2- ndjehen të pa vlerë dhe me mungesë të vetësigurisë
    3- janë të angazhuar me mendime negative
    4- ndjehen të ngurosur, ndejnë zbrazëti dhe të dëshpërim
    5- fajësojnë vetveten dhe ndjehen fajtorë për gjëra pa nevojë
    6- kanë vështirësi të koncentrohen apo të marrin vendime
    7- janë jashtëzakonisht të zemëruar dhe të padurueshëm
    8- zgjohen herët ose kanë problem të flenë
    9- hanë shumë dhe shtojnë peshë ose nuk hanë mirë dhe humbasin peshë
    10- nuk kënaqen me aktivitete
    11- humbasin interesim në marrëdhënie seksuale
    12- pinë më shumë se zakonisht cigare, alkool dhe droga të tjera
    13- shkëputen nga të tjerët, në vend se të kërkojnë ndihmë dhe përkrahje
    14- kanë mendime të shkreta dhe pesimiste

    Stresi

    Stresi kohëshkurtër qetëson trupin

    Gjatë stresit kohëshkurtër, adrenalina dhe noradrenalina që aktivizohen në trup bën që ky t'i "japë gazit". Trupi nxehet dhe aftësia për ta zotëruar stresin përmirësohet. Ndërkohë aktivizohen gjithashtu hormone, të cilat riparojnë dhe qetësojnë trupin, për shembull oksitocinë, e cila ka një ndikim qetësues. Trupi "frenon".

    Stresi shkakton një sërë sëmundjesh
    Stresi që kthehet shpesh, që është kohëgjatë apo i thellë, është i dëmshëm dhe mund të sjellë sëmundje. Kjo ka të bëjë me horm-onet e stresit në trup dhe me atë që sistemi nervor i dhembshmërisë mbingarkohet. Një shembull mbi gjendje që kanë të bëjnë me stresin janë çrregullimet hormonale, të cilat mund të çojnë në mbipeshë dhe në rritje të shtypjes së gjakut ose në probleme me zemrën dhe stomakun

    Stresi, jo vetëm tek njerëzit, por edhe tek kafshët
    Stresi, apo ndryshe ndemja, nuk është diçka e re, por është gjendur gjithmonë si tek njerëzit ashtu edhe tek kafshët. Stresi ka qenë gjithnjë jetësor, kur, për shembull, është dashur për t'iu shmangur rreziqeve që kanoseshin. Kur truri bën të ditur rrezikun, zemra nis të rrahë më shpejtë, muskujt tkurren dhe në gjak lëshohet adrenalinë për të çliruar shtytje në mënyrë që trupi të kundërveprojë më me të shpejtë dhe të durojë më tepër.

    Përgatiti: Blerina KACA

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-01-2004
    Vendndodhja
    diku
    Postime
    1,545
    eshte nje teme vertete e rendesishme.
    une si emigrant dhe si shume emigrant ekonomike nga shqiperia , vuajme rregulliusht nga stresi ,
    shenjat dhe simptomat qe duken te mua jane , probleme ne frymemarje , rahje te shpeshta te zemres , mpiksja e gjakut , dhimbje ne ghunje dhe ne kycet e duarve , probleme ne perqendrim,
    tharje e gojes , dhibje koke, tension i larte ose i ulet ,
    e te tjera simptoma te cilat tregohen me qarte ne shkrimin siper.


    dua te di ju lutem;
    a matet stresi , a egziston nonje aparat te masi sasine e stresit , ?
    a mund te vdesesh ne moshe te re nga perqindja e larte e stresit ?
    a ndikon stresi ne organet seksuale , dhe mundet te shkaktoje nje paaftesi te mashkulli per sa i perket mundesise te jete i frutshem per partneren e tij , per nje shtazani te mundshme?
    ju lutem ,, dikush te me ktheje pergjigje sa me shpejt

  5. #5
    Stresi, si ta përballojmë atë

    Me namaz.

    S'ka metode me te mire, kot e keni.

    Provojeni dhe do te shikoni efektet.
    Ndrysho Firmën

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-01-2004
    Vendndodhja
    diku
    Postime
    1,545
    mendoja se ishte nje teme serioze me anetare serioze dhe diskutime dhe keshilla te dobishme , por sic po shoh , eshte e kote , madje bera gabim edhe qe u futa ne kete teme , pasi nuk kam mare asnje pergjigje dhe asnje keshillim per puetjet e parashtruara ne shkrimin tim me siper;

    gjithsesi , flm.

  7. #7
    Citim Postuar më parë nga maratonomak Lexo Postimin
    .....gjithsesi , flm.
    gjithsesi, me nder qofsh !

    Ndrysho Firmën

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: Stresi, si ta përballojmë atë

    Mënyrat që mund të masin me saktësi nivelet e stresit – Simptomat treguese

    Megjithëse stresi është një pjesë e natyrshme dhe e pashmangshme e jetës, shumë njerëz mendojnë se po përjetojnë nivele të larta stresi.

    Megjithatë, nuk ka asnjë mënyrë objektive për të përcaktuar “stresin e tepërt”. Shumë njerëz e kanë të vështirë të shprehin ose të përcaktojnë nivelet e stresit që përjetojnë.

    Por, ka disa mënyra për të matur stresin, me të cilat AgroWeb.org ju njeh më poshtë.

    Si mund ta masni stresin?

    Ka dy komponentë të stresit:

    Shkaqet: faktorët që shkaktojnë stress.

    Përgjigja ndaj stresit: si reagoni ndaj nxitësve të stresit në një nivel emocional, biologjik ose njohës.

    Kur flasim për matjen e stresit, ne priremi të flasim për matjen e shkaktarëve ose përgjigjeve.

    Sidoqoftë, të gjithë reagojnë ndryshe ndaj shkaktarëve. Ngjarjet që mund të jenë shumë stresuese për një person mund të menaxhohen lehtësisht për tjetrin.

    Megjithatë ka disa mënyra që mund të tregojnë rreth niveleve të stresit që mund të jeni duke përjtuar.

    Këto metoda analizojnë përgjigjet fiziologjike të trupit tuaj, të cilat AgroWeb.org i rendit si më poshtë.

    Ndryshueshmëria e rrahjeve të zemrës

    Analiza e ndryshueshmërisë së rrahjeve të zemrës është një mënyrë e zakonshme për të matur stresin.

    Ajo përfshin regjistrimin e ndryshimit në kohë midis rrahjeve të njëpasnjëshme të zemrës.

    Me fjalë të tjera, nuk shikon vetëm sa shpejt rreh zemra juaj, por se si ndryshon periudha kohore midis rrahjeve të zemrës.

    Valët e trurit

    Elektroencefalografia (EEG) mat valët e trurit. Hulumtimet sugjerojnë se valët e trurit mund të jenë një mënyrë e saktë për të matur përgjigjen ndaj stresit.

    Në veçanti, një studim i vitit 2020 të cilit AgroWeb.org iu referua, zbuloi se një çekuilibër në aktivitetin e valëve të trurit alfa, mund të jetë një tregues potencial për nivelet e larta të stresit.

    Testimi hormonal

    Dy hormone të lidhura me stresin janë adrenalina dhe kortizoli.

    Kur jeni të stresuar, trupi juaj do të prodhojë adrenalinë për t’ju dhënë energji që të trajtojë stresin.

    Gjithashtu, kur përjeoni stres, trupi prodhon edhe kortizol, një hormon i prodhuar nga gjëndra mbiveshkore. Ky hormon ndikon në rregullimin e sheqerit në gjak, inflamacionit dhe metabolizmit.

    Kortizoli çlirohet në trup në mënyrë natyrale, por kur është vazhdimisht i lartë, mund të dëmtojë shëndetin tuaj.

    Ai mund të shkaktojë:

    - akne
    - vështirësi në përqendrim
    - lodhje
    - dhimbje koke
    - presion të lartë gjakut
    - nervozizëm
    - probleme me humorin
    - dobësi të muskujve
    - shtim në peshë

    Testet laboratorike mund të vlerësojnë nivelet tuaja të kortizolit nëpërmjet urinës ose mostrave të gjakut.

    Shkalla e stresit të perceptuar

    Ky është një pyetësor që u krijua në vitin 1983 dhe përdoret për të vlerësuar sasinë e stresit që ndjeni se keni.

    Ndryshe nga metodat e lartpërmendura të matjes së stresit, ky mjet mbështetet në perceptimin tuaj për stresin që po kaloni.

    Pyetjet nuk përqendrohen në ngjarjet që po përjetoni aktualisht, por në gjendjen tuaj emocionale dhe mendore.

    Cilat janë nivelet “normale” të stresit?

    Nuk ka përgjigje objektive për këtë pyetje. Megjithatë, nëse jeni duke përjetuar simptoma fizike, ose nëse ndiheni të paaftë për t’u çlodhur, mund të jetë një tregues që duhet të flisni me një profesionist të kujdesit shëndetësor.

    Në mënyrë të ngjashme, nëse ndiheni sikur nuk mund ta përballoni ose ndiheni të mbingarkuar shumicën e kohës, mund të përfitoni nga biseda me një mjek ose një terapist.

    Simptomat e niveleve të stresit jo të shëndetshëm

    Simptomat e niveleve të larta të stresit mund të ndryshojnë nga personi në person.

    Ato mund të shkaktojnë:

    - akne
    - ankth
    - dhimbje kronike
    - depresion
    - vështirësi me gjumin
    - probleme me tretjen
    - lodhje
    - sëmundje të shpeshta
    - dhimbje koke
    - nervozizëm
    - dhimbje barku
    - shtim në peshë

    Edhe pse këto shqetësime mund të shkaktohen edhe nga faktorë të tjerë, ia vlen të flisni me një mjek ose një terapist nëse besoni se stresi po shkakton simptoma fizike ose emocionale.


    / AgroWeb.org

    https://agroweb.org/ne-forme/trupi-s...sit-te-tepert/
    Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 09-08-2023 më 21:28

Tema të Ngjashme

  1. A ndikon Stresi ne Plakje ?
    Nga J@mes në forumin Bukuri dhe estetikë
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 07-06-2007, 07:18
  2. Erdhi sërish e hëna, rikthehet rituali : stresi.
    Nga RTP në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 20-06-2005, 07:55
  3. Rritet numri i njerezve te prekur nga stresi
    Nga EDUARDI në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-04-2005, 06:45
  4. Shingles dhe stresi
    Nga Larsus në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 02-02-2005, 20:50
  5. Islami dhe Mjeksia
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-12-2004, 18:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •