Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 12
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anëtarësuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    704

    Sa përkujdesemi për familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës

    Sa përkujdesemi për familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës

    në Maqedoni në vitin 2001 u zhvillua një luftë që solli ndryshime në Maqedoni. Por sot në një distancë kohore lind një pyetje Sa përkujdesemi për familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës?

    Familjet e dëshmorëve janë harruar krjetësisht, i ka kapur pluhuri nga institucionet tona lokale, qendrore po dhe ndërgjeja jonë kishte qenë aq e ulët si duket saqë për këta njerëz as që na bie ndërmend. Patriotët e lufëtarët tonë që ranë në altarin e lirisë i kemi harruar. Një popull që harron të kaluarën e tij të ndritshme zhduket. Kështu thotë historia.

    Po ç'gjë kemi bë ne që ti zgjojmë nga gjumi partitë tona që si sorra bëjnë ndaj njëra tjetërse kur vjen punë për çështje të interesit të lartë kombëtar heshtin në mënyrë qyqare.

    Nëse thiremi se kemi bërë luftë besoj se kemi obligim edhe ndaj këtyre kategorive që vetë i kemi prodhuar, nëse presim që maqedonët të bëjën dicka në këtë drejtim atëherë prej kësaj punë nuk ka asgjë.

    Kush po luan me fatin tonë, me fatet e fëmijvë që prindërit e tyre ranë në altarin e lirisë për atdheun tonë. E ne ç'gjë bëmë për ta, për amanetin e tyre. Apo do të heshtin ashtu si qeshtin qyqarët në Qeveri , që kanë mbyllur gojën e tyre dhe sbëhen të gjallë.

    Nuk duhet ti harrojmë vëllëzërit tanë, nuk duhet ti harrojmë sakrificat e këtyre njërëzve.

    Qeveritarë zgjohuni nga gjumi !!!!

    Po e hap këtë temë jo ëpr të diskualifikuar vikend por thjeshtë për ta ngritur një temë që mua më brengos, rrethin tim, miqteë e mijë. qëllimi është që në mënyrë institucionale të ëprkujdessemi ëpr familjet e dëshmorëve dheë për invalidët e luftës
    Ndryshuar për herë të fundit nga babadimri : 26-07-2005 më 08:52
    edhe kur bie cohem...kurre nuk dorezohem

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anëtarësuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    704
    Yubimi fundit perkujtimor ne Gostivar nxorri ne drite edhe nje poshtersi nuk u ftuan lufetaret e lirise ndersa spiunet dhe tradhetaret qenfdronin ne rendin e pare!!!!

    TUrp i zotit se si luajne konjukturat politike me gjakun tone!

  3. #3
    revolucionar Maska e bOndi_oo7
    Anëtarësuar
    18-10-2005
    Vendndodhja
    Shkup
    Postime
    704

    Nuk duken familjet e deshmoreve prej kolltuqeve te lekures

    Mendoj se nuk mund ti shofin familjaret e deshmoreve nga kolltuqet e buta te qeverise, se jane te zëne me pune te tjera-ja kane mesu me na integru ne Evrope. hahaa. Po sikur nuk e dine ato se Evropa nuk na pranon deri sa ta kemi barkun unet,e familjaret e deshmoreve sot e kane barkun unet, se ato pak para qe i marin, me vonesa prej disa muajsh,nuk ju mjaftojne vecse per barna.
    Familjaret e deshmoreve kane mbete te harruar nga te gjithe faktoret relevante shqiptar,deshmoret perkujtohen vetem nje dite ne vit, dhe gjithacka mbaron me kaq, kurse jetimat e tyre mbeten rrugeve,perderisa femijet e Paramilitareve maqedonas bejne ekskurzione jashte vendit me paret e shtetit,marrin banesa ne qender te Shkupit,marrin pensione te rregullta dhe shume e shume benificione te tjera.
    Po per invalidet te mos flasim fare, turp tu vije atyre qe voziten me vetura te zeza te shtetit,e qe e lexojne "Faktin" te paguar me parapagese mujore te qeverise, a nuk e shofin se ne fund te gazetes ne nje shpallje nje invalid i luftes tani me dy muaj kekon ndihme per operacion e askush nuk po merzitet per te.

    Po e dini si i thone fjales "Prej kulles se Ajfelit shume te vegjel duken njerezit,bile bile ndoshta nuk duken hiq"

  4. #4
    revolucionar Maska e bOndi_oo7
    Anëtarësuar
    18-10-2005
    Vendndodhja
    Shkup
    Postime
    704

    Kudo eshte ashtu

    Citim Postuar më parë nga babadimri
    Yubimi fundit perkujtimor ne Gostivar nxorri ne drite edhe nje poshtersi nuk u ftuan lufetaret e lirise ndersa spiunet dhe tradhetaret qenfdronin ne rendin e pare!!!!

    TUrp i zotit se si luajne konjukturat politike me gjakun tone!
    Nuk eshte Gotivari i vetmi vend i turpit

  5. #5
    revolucionar Maska e bOndi_oo7
    Anëtarësuar
    18-10-2005
    Vendndodhja
    Shkup
    Postime
    704

    Ne Radushe njisoj eshte

    Citim Postuar më parë nga babadimri
    Yubimi fundit perkujtimor ne Gostivar nxorri ne drite edhe nje poshtersi nuk u ftuan lufetaret e lirise ndersa spiunet dhe tradhetaret qenfdronin ne rendin e pare!!!!

    Turp i zotit se si luajne konjukturat politike me gjakun tone!
    Me vjen me te vertete rende te tregoj, po kjo duhet te thuhet publikisht, se tjeter s ben, shumica e ish-ushtareve te brigades 115 Radushe, nuk kemi pase shansin asnjeher per 3 manifestimet qe jane be ne Radushe qe te shkelim brenda telit me gjemba me te cilin e kishin rrethuar vendin ku do te mbahet manifestimi.
    Kete e deshmoj me plot pergjegjesi morale dhe materiale.
    Vendi i rrethuar me tela ishte i rezervuar per te "VIP"-at, disa nga te cilet (jo krejt) ne kohen e luftes jane rrezitur diku ne brigjet e mesdheut apo diku tjeter, kurse ne qe kemi ndenjur balle per balle me armikun dhe nen granatat e helikoptereve, dhe qe kemi ndenjur pa buke e pa uje,ishim te detyruar te vezhgonim nga large (afer sun afroheshe se kishte sigurim).
    Zoti na ruajt

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anëtarësuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    704
    Vahdon agonia ne Maqedoni. Partia ne pushtet BDI nuk ka ndermarr asgje per deshmoret dhe invalidet e luftes Fatkeqesiht gjendja e tyre mbetet shume e rende. I bejme thirrje partise ne pushtet se me nuk durohet kjo situate e rende nuk munden familjet tona te trajtohet is familje jetimesh. Z. te BDI-se zgjohuni nga gjumi sepse thirreni se jeni krahu i luftes po asnje nuk po beni per te treguar se jeni krahu i luftes.

    Liri per shqiptaret poshte tradhetaret e kombit!

  7. #7
    i/e larguar Maska e dibrani2006
    Anëtarësuar
    29-01-2006
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    2,693
    rreth flamurit te bashkuar me nje deshire e nje qellim te gjithe atje duke u betuar te lidhim besen per shpetim

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anëtarësuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    704
    Shqiptaret ne Maqedoni doemos duhet ti kene te dejtat ashtu si maqedoinasit. ne kete rast duhet te sillet nje ligj qe do ti rregulloje ceshtjen e ish pjestareve te UCK-se ashtu si e kane rregulluar maqedonet per pjestaret e vete.
    Ky eshte fundi me i mire perndryshe kushdo qe thiret se eshte trashigimtar i luftes e ka gabim.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anëtarësuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    704
    Sa shpejte u harruan familjet e deshmoreve te UCK-se. Me ka arstisur te shoh femijet e deshmoreve te cilet jane pa kurrfare perkujdesjeje dhe sinqerisht jam ndier shume keq.
    A thua deir kurre do te vazhdoje kjo loje me keta njerez qe dhane gjithcka per liri e femijet e tyre vuajne per kafshaten e bukes
    edhe kur bie cohem...kurre nuk dorezohem

  10. #10

    Babadimer

    Sa e sa Shqiptare neper histori kane dhene gjithcka per Shqiptari, te kuptohemi nje here e pergjithmone, nuk mundet te kete perkujdesje me te mire se ajo Institucionale, ngaqe ne ate perkujdesje nuk mundemi ta kemi sic nuk kane mundur ta kene shume familje te me hershme qe jane sakrifikuar.
    Perkujdesja do te vije vetem atehere kur ajo se per cfare kane vdekur te jete bere realitet.

  11. #11
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Citim Postuar më parë nga dibrani2006 Lexo Postimin
    rreth flamurit te bashkuar me nje deshire e nje qellim te gjithe atje duke u betuar te lidhim besen per shpetim
    shqiperia etnike
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  12. #12
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    DIELLI NUK MUND TE MBULOHET ME SHOSHE


    Ketyre diteve te ketij qershori neper te gjitha komunat e Kosoves, perjashtuar enklavat serbijane dhe Kuvendin e saj, ne vend se te beheshin pergatitjet e duhura per shenimin e shtatevjetorit te nje epoke te pakontestueshme te lavdise kombetare, ne realitet po behen veprime pergatitore per shenimin e pervjetorit te shtate i invadimit te Kosoves nga forcat shumekombeshe dhe i instalimit te nje aparteidi sui generis, nga administrata proserbe e UNMIK ut. ...


    Lufta heroike e Famemadhes Ushtria Clirimtare e Kosoves e beri te pakontestueshme kete Epoke te lavdise dhe krenarise tone kombetare! Nuk mund te kontestohet edhe nga kalemxhinjte shpirtshitur, te dreqi dhe i biri, se ishte Ushtria Clirimtare e Kosoves, e cila me luften heroike qe beri, i detyroi formacionet operative ushtarake, paraushtarake dhe policore te pushtuesit serbo cetnik , qe te largohen me bisht nder kembe nga Kosova! Edhe me kete rast duhet cekur, se ne dy muajt e fundit, kjo lufte e drejt dhe clirimtare, u mbeshtet aktivisht edhe nga aviacioni i forces me te madhe ushtarake te kohes NATO s. Edhe ne kete pervjetor te shate qe nga perfundimi i kesaj lufte heroike, po behen veprimet pergatitore per mbajtjen e tubimeve te shumta perkujtimore, ne emer te kesaj Epopeje te lavdise kombetare shqiptare. Sic e do e drejta, do te duhej te mbaheshin shume fjalime dhe evokime kujtimesh, nga ish pjesetare te diteve te dhembjes dhe te krenarise sone kombetare. Por, per fat te keq, sic edhe mund te shihet, nuk do te ftohen shumica e atyre te cilet, jo vetem se kane cka te thone, por edhe qe e meritojne ngase kane qene pjesemarres aktiv te kesaj Epopeje, ngase nuk jane te pershtatshem nga organizatoret e ketyre tubimeve. Sic eshte e ditur, ne keto tubime jo pak profiter do te vazhdojne perpjekjet e tyre per t'u promovuar si bashkeluftetare te Atyre, te cilet i shtuan lavdine dhe krenarine ketij kombi, duke i kthyer dinjitetin e neperkembur nga pushtuesi fashizoid serbo cetnik, me gjakun dhe gryken e armeve te tyre clirimtare. Cka eshte edhe me keq, shume nga folesit ne keto tubim, do te tentojme te promovojne veten tyre edhe si drejtues te deshmoreve te kombit, ndersa realiteti eshte dicka krejt tjeter. Ky soj i profiterve te luftes, as qe i kane njohur fare asnjerin nga deshmoret, por kane degjuar nga te tjeret, per ta dhe per veprat e tyre heroike. Mjerisht ne mesin e ketyre folesve gjendet edhe ndonjeri prej atyre i cili ka kaluar neper flaket e luftes clirimtare, nen uniformen e Famemadhes UCK, por qe ne baze te sjelljeve te tyre te pasluftes u vete shnderruan ne individ te paperfillshem, jo vetem nga luftetaret e vertete te lirise, por edhe sidomos nga vete populli i regjioneve te vendlindjes se tyre. Thjesht, ky soj i zhurmaxhinjeve tashme jane letra te vetedjeguara. Por, per fat te mire, numri i ketyre faqezave eshte i paperfillshem. Cka eshte edhe me keq, neper keto tubime do te shkumojne para mikrofonave edhe ata te cilet qysh prej fillimit te veprimeve te para clirimtare, shpifen pa dallim dhe ne vazhdimesi vazhdojne te shpifin kunder luftetareve te lirise, edhe kunder atyre te cilet rane ne altarin e lirise, se gjoja ata na qenkan "dore e zgjatur e UDB se", se gjoja "keta jane te shitur te dreqi dhe i biri", se gjoja "keta po na e prishin rehatine", se gjoja "ketyre kemi me ua pa sherrin"... ... .. Neper manifestimet e organizuara per shenimin e ketij pervjetori, do te kakarisin edhe te atillet, te cilet jo vetem se ishin deklaruar publikisht: "se diferencohen dhe distancohen nga prishesit e bashkejeteses dhe vellazerim bashkimit", por qe edhe kishin marre pjese ne fushatat kercenuese, per ta detyruar popullin qe Ai te distancohet nga bijat dhe bijte e tij me besnik. Me fjalimet e tyre te pergatitura me mjeshtri, neper manifestimet per shenimin edhe te ketij pervjetori, do te perpiqen te promovohen si "patriote te medhenj" edhe larot proserbe, te cilet jo fort moti, neper odat e tyre u kane shtruar sofrat me plote te mira ekspeditave te policise kriminale serbocetnike, i kane ushqyer me informata te gjithanshme dhe te mjaftueshme, dhe u kane pri per t'i kapur ne befasi djemte e zgjedhur dhe vashat me besnike te popullit. Neper manifestimet per shenimin edhe te ketij pervjetori, do te kakarisin si gjelat qaferrjepur edhe te atillet, te cilet ne te kaluaren e afert, jo vetem se i kishin bojkotuar ("leqite") familjet e atyre te cilet ua rrezikonin "Bashkesine e kombeve dhe kombesive te vellazeruara dhe te barabarta te Jugosllavise" se tyre te dashur, por edhe i paten nderruar mbiemrat familjar per t'u deshmuar, se e meritojne taxhine qe u hidhej ne strajca nga xhelatet e popullit. Ne mesin e folesve edhe ne kete pervjetor, do te perpiqen te promovohen edhe ata, te cilet qe ne fillim te luftes, jo vetem se e refuzuan uniformen e Lavdise Kombetare, ate te Ushtrise Clirimtare te Kosoves, por ne bashkepunim me sherbimet inteligjente te dreqit dhe te birit, nuk kursyen mund as mjete per ta penguar fillimin, zhvillimin dhe perfundimin me sukses te luftes se armatosur clirimtare. Keta zoterinj, si ne pervjetoret e renieve heroike te Deshmoreve, ashtu edhe ne kete pervjetor, do te dalin para popullit, sikur manekinet ne sfilatat e modes, te veshur dhe te pispillosur sipas trendeve me te reja mondane, per te llomotitur, se gjoja na qenkan te "vendosur" dhe ne "angazhim" e siper, per ta "quar ne vend amanetin e Deshmoreve te Kombit". Per kete soj te shqipfolesve, deri ne momentin kur me siguri do te nxirren para organeve te drejtesise, per t'u pergjigjur per demet jo te vogla qe i shkaktuan popullit, me gjuhen e te cilit sherbehen, as qe e meriton te flitet. Shumica e organizatoreve te shenimit te ketij pervjetori, mund te thone cfare te duane. Ne shumicen e manifestimeve "kushtuar" ketij pervjetori, nuk i kane ftuar me te merituarit. Me kete gjest shume primitiv dhe me siguri te frymezuar partiakisht, po e rishpalosin fytyren e tyre te vertete. Eshte momenti fundit qe keta zoterinj ta kuptojne njehere e mire, cka eshte ne te miren e tyre, se: pa pjesemarrjen ne manifestimet, sidomos te kesaj natyre edhe e atyre, te cilet me arme ne dore e lane me gjakun e tyre te njome, cdo cep te Atememedheut, per ta cliruar Ate nga thundra e pushtuesve fashizoid; pa pjesemarrjen e bashkeshorteve dhe femijeve te deshmoreve, shkurt pa pjesemarrjen e Eterve dhe Nenelokeve te UCK se, organizatoret e manifestimeve te tilla mund t'i konsiderojne si t'u teket, por kurrsesi per ndere te shenimit te epopeve kombetare! Kjo forme e organizimit te shenimit te nje pervjetori kaq te rendesishem, mund ta quajne si t'ua do shpirtngushtesia e tyre, por kurrsesi te ngadhenjimit fitimtar te luftes te armatosur clirimtare. Zaten, shumica e manifestimeve edhe e ketij qershori nuk mund te quhen ndryshe, pos edhe nje maskarade lajkatare e servileve shqipfoles ndaj atyre qarqeve nderkombetare, te cilat me veprimet e tyre administrative politike diplomatike dhe ushtarako policore, po perpiqen ne vazhdimesi per ta larguar popullin tone, nga liria e fituar nga bijat dhe bijte e tij besnik, me shume gjak dhe sakrifica. Shumica e organizatoreve te manifestimeve te ketij qershori (ne vigjilje te dt.12 dhe menjehere pas saj), s'jane tjeterkush, pos te mandatuarit nga verdikti i votes se popullit. Sic edhe dihet, kete besim te elektoratit shqiptar e fituan duke e mashtruar ate, se do t'i prijne me vetemohim dhe paanesi, drejt diteve me te mira. Por ndodhi dicka tjeter, nje numer jo i vogel i te mandatareve te popullit, ne vend se te perpiqeshin per t'i permbushur premtimet qe i kishin dhene elektoratit, ata qe prej fillimit te mandatit e shfrytezojne kontraten me zgjedhesit, ne sherbim te percarjes brendashqiptare, te pasurimit te shpejte (me siguri jo te ndershem), si te vetes, ashtu edhe te klaneve dhe akraballekut te tyre. Injorimi i qellimshem nga te mandatuarit e votes se lire te popullit i atyre te cilet i ofruan cfare paten te shtrenjtes Liri te Atememedheut, edhe gjate shenimit te ketij pervjetori te shtate te ngadhenjimit fitimtar te UCK se, kunder pushtuesit fashizoid, kam bindjen, se keto veprime te pahijshme i bene, sipas direktivave nga partite e tyre meme. Kjo eshte per cdo keqardhje. Por, mos te mashtrohen keta zoterinj, se me keto gjeste primitive, thjeshte antikombetare do t'i perdhosin veteranet dhe invalidet e luftes, familjet e deshmoreve, familjet e viktimave te luftes dhe ish te burgosurit politik. Jo! Ata, me kete gjest e kane ritreguar vetem primitivizmin dhe shkallen e "patriotizmit" te tyre! Mos te mashtrohen, se me ne fund populli ka filluar ta kuptoje nje te vertete te madhe, se fale punes se "suksesshme" te shumices prej folesve neper pervjetore (kryesisht njepartiake), qofshin ata te mandatuar apo te pamandatuar, sot: shumica e clirimtareve, jo vetem nuk kane kulm mbi koke, por jane te papune dhe pa asnje mbrojtje sociale; pensionistet pa pensione; femijet e moshave te ndryshme, jo vetem te luftetareve te lirise, invalideve te luftes dhe te punes, te deshmoreve dhe te viktimave civile te luftes, te ish te burgosurve politik dhe te pensionisteve, si te atyre te plackitur nga pushtuesit, ashtu dhe te atyre te nxjerrur ne pension pas luftes, me rroba te shqyera bredhin rrugeve. Ata bredhin edhe neper shi dhe acar, prej kafiterie ne kafteri dhe para firmave te "shokeve"te baballareve te tyre, ashtu te zbehet, ne vend se te shkonin ne shkolle, te detyruar nga kenga e mjerimit te zorreve te tyre te njoma dhe te zbrazeta, me refrenin trondites:"doni cigare, mbushje telefoni...", "doni te bleni nje camcakez...", "ju lutem me ndihmoni"... ... ... edhe grate e deshmoreve dhe te viktimave civile te luftes, edhe Baballaret dhe Neneloket e UCK se, shetisin me qeska ne duart e vyshkura nga pesha e moteve plote dhembje, prej nje kontejneri deri te kontejneri tjeter i mbeturinave, ne kerkim te nje kothere buke per te shuar urine e jetimeve qe rrisin. Mos te mashtrohen keta zoterinj, se nuk e ka thene populli rastesisht: "Me se embli qeshet ai i cili qeshet i fundit!" Me siguri, perfituesit aktual ne kurriz te popullit, nuk do te jene ata te cilet do te qeshen te fundit!

    Nga Sejdi Veseli
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-01-2009, 02:19
  2. Presidenti Moisiu viziton familjet e dëshmorëve të Luftës Antifashiste.
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-11-2005, 15:09
  3. Çështja Çame
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 19:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •