Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Samuel Beketi

    Jeta dhe krijimtaria letrare e Samuel Beketit


    Beketi adhurohej nga femrat edhe pse i refuzonte

    Shkrimtari i njohur mbarėkombėtar Samuel Beket lindi nė 13 Prill tė vitit 1906 afėr Dublinit nė Irlandė. Ishte njė djalė me sjellje shembullore dhe familjar i mbikqyrur gjithmonė nga njė dado tė cilėn familja e kishte marrė pėr tė qėndruar me tė. Pasi mbaroi shkollėn e mesme duke treguar njė talent tė rrallė, ai u transferua nė Paris nė vitin 1928. Nuk ishin tė pakta femrat qė adhuronin Beketin. Njė ndėr to qė dėshironte rrinte pėrgjatė gjithė kohės me shkrimtarin e madh, duke e simpatizuar sė tepėrmi ishte edhe e bija e James Joyce. Por Beketi mendonte se nuk ishte ende nė kohė pėr tė krijuar njė lidhje me njė femėr. Arriti deri aty sa u nda me tė dashurėn e tij tė parė pėr arsye se nuk ishte i gatshėm ta kėnaqte atė fizikisht. Hedhja e parė e rėndėsishme pėr tė ishte transferimi nė kolegjin e quajtur "Trinity" College nė vitin 1928 nė Paris (i njėjti kolegj ku ka ndjekur studimet edhe Oscar Wilde? nė tė cilin studioi pėr frėngjisht e italisht. Kėtu vijnė edhe hapat e parė pozitivė pėr tė. Nisi tė merrej me botėn e letėrsisė dhe filloi tė krijonte miqėsi tė reja pėr tė mėsuar gjithmonė e mė shumė. Atje njohu edhe James Joysin i cili u kthye dhe nė profesorin e tij pėr t'i mėsuar gjithēka kėrkonte apo kishte kuriozitet tė dinte. Mjaftoi kaq, dhe menjėherė nisi karriera e tij e jashtėzakonshme ku fiton menjehėrė ēmimin e parė letrar duke fituar dhjetė stėrlina me veprėn e quajtur "Whoroscope". Veprat i shkroi nė frėngjisht dhe zuri menjėherė vend tė rėndėsishėm nė rradhėn e autorėve tė tjerė tė mėdhenj. Ishte njė ndėr autorėt mė origjinalė dhe mė tė rėndėsishėm tė shekullit tė 20-tė. U kurorėzua me ēmimin "Nobel" pėr letėrsinė nė vitin 1969. Beketi dallonte nga shkrimtarėt e tjerė tė kohės sė tij ku nė veprat e veta trajtonte gjithmonė shqetėsimet e tė tjerėve dhe shoqėrisė sė asaj kohe. Ai nuk ishte ekzistencialist si filozofi francez Jean-Paul Sartre edhe pse kishte marrėdhėnie tė mira me tė. Ishte gjithmonė nė kėrkim tė literaturės konvencionale dhe teatrit konvencional gjithashtu. Puna e tij ngjasonte nė disa drjejtime me atė tė James Joyce (mėsuesit tė tij tė parė) kryesiht nė pėrdorimin e gjuhės. Me Franc Kafkėn ngjasonte nė trajtimin e disa situatave herė-herė duke pėrcjellė frikė e terror ndėrsa me Fjodor Dostojevskin, nė nxjerrjen nė pah tė shpirtit njerėzor, tė pėrjetimeve dhe vėshtirėsive qė haseshin. Beketi ishte i frymėzuar dhe i ndikuar nga figurat artistike ku kėtu ndryshonte me Dante Aligerin tek kryevepra botėrore "Komedia Hyjnore". Nėpėrmjet romanit "Duke pritur Godonė" e cila ėshtė edhe vepra e tij mė e suksesshme ai pėrcjell tek lexuesi shpirtin dramatik ku e konsideron veten njė romancier tė mirfilltė. "Duke pritur Godon" u shkrua nė 5 Janar tė vitit 1953 nė Paris . Ėshtė konsideruar pėr shumė kohė si "best seller". Krijimtaria ltrare e Samuel Beketit shpesh herė ėshtė pėrdorur edhe nė teatėr ku regjisorė me famė botėrore kanė ngjitur vepra tė ndryshme nė skenė tė cilat janė pritur mjaft mirė nga publiku dhe kanė patur shumė sukses. Duke bėrė njė shėtitje "virtuale" pėrmes Irlandės, Francės, Anglisė dhe Gjermanisė ai shkroi poema dhe histori nga mė tė ndryshmet duke treguar pėrjetime dhe situata nga mė interesantet tė cilat i skaliti me mjeshtėri nė rrjeshtat qė kanė mbushur librat e botuara prej penės sė tij.

    pėrgatiti: Nisida KNEZI


    Marrėdhėnia e Beketit me femrat

    Q ė nė moshė fare tė vogėl shkrimtari i mirėnjohur Samuel Beckett falė seriozitetit dhe talentit tė tij, pėlqehej mjaft nga femrat apo vajzat e moshės sė tij. Shumė prej tyre dėshironin tė qėndronin pranė tij pėr tė biseduar, duke e admiruar sė tepėrmi. Por kjo nuk i bėnte shumė pėrshtypje autorit tė madh ku pjesėn mė tė madhe tė femrave i largonte nga vetja apo i refuzonte me justifikimin e vetėm: "Nuk jam gati tė kem njė lidhje me ty". Edhe pse tė habitura mjaft, ato largoheshin por pėrsėri nė mendjen e tyre mbetej se Beketi ishte po i njėjti djalė qė do tė dėshironin tė kishin pėrkrah. Njė prej kėtyre vajzave ishte edhe e bija e James Joysit e cila mori po tė njėjtėn pėrgjigje. Beketi u nda edhe me tė dashurėn e tij tė parė, njė vajzė mjaft e kėndshme dhe tėrheqėse duke mos e kėnaqur dot fizikisht.

    vleresime per beketin

    Ēfarė thotė Harold Pinter

    S amuel Beketi shkon tek mė e mira. Nuk dua tė dėgjoj filozofira, trakte tė shkėputura, dogma, tė vėrteta tė imponuara apo gjėra tė tilla. Unė dua vetėm gjėra tė bazuara nė diēka. Dhe kėtė e ka bėrė mjaft mirė Beketi nė veprat e tij. Ėshtė njė autor i madh dhe kushdo mund tė flasė me orė tė tėra pėr tė. Ėshtė shumė kurajoz, tė heq ēdo lloj stresi. Ēdo fletė qė lexoj mė bėn qė tė kthej me vrap tjetrėn nga pas pasi kurioziteti mė shtyn tė lexoj edhe pse mund tė jem shumė i zėnė nė ato momente. Nuk lė asnjė situatė pezull apo pa sqaruar, ka shumė detaje tė bukura dhe jo tė bezdisshme dhe tė gjitha kėto mishėrohen tek kryevepra "Duke pritur Godonė". Pėrmes veprave tė shkruara prej tij unė kuptoj mjaft mirė gjėndjen e tij shpirtėrore ku mjaft fjalė janė shkruar me dorė nė zemėr. Puna e tij ėshtė e mrekullueshme.

    Si u shpreh Richard Ellman?

    S amuel Beketi nė bazė tė disa sondazheve tė bėra, ėshtė i pėlqyer nga tė gjithė gjeneratat. Ai i dha zė shpirtit nėpėrmjet pėrshkrimit tė situatave, tė ngjarjeve qė ka thurur nė veprat e tij. Si meshkujt ashtu edhe femrat kanė njė preferencė pėr tė ku Beketi hyn nė shkrimtarėt mė tė pėlqyer. Ėshtė shumė relaksues. Situatat bėhen mė interesante kur ai flet edhe pėr besimin nė Zot si njė forcė tė madhe tė mbinatyrshme. "Duke pritur Godonė" ėshtė njė libėr qė fillimisht nuk u duk se do tė kishtė suksesin e kryeveprave tė tjera botėrore, por shumė shpejt ajo u bė njė "best seller" dhe qė zuri vėnd pėr kohė me rradhė nė libraritė botėrore. Fakti qė veprat e tij janė vėnė nė skenė nė teatro tė ndryshėm do tė thotė se ai ėshtė i madh. Unė do tė mund ta krahasoja gati nė rradhėt e autorėve si Shekspiri.

    Milosao.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Xhuxhumaku : 24-07-2005 mė 09:04
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Tema tė Ngjashme

  1. A Mund Te Zgjerohet Baza Dialektore E Shqipes Standard?
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-11-2006, 17:04
  2. Baza dialektore e gjuhės standarde
    Nga Albo nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 31-07-2006, 05:20
  3. Letėrsia shqiptare: probleme teorike-kritike nė gjykimin e vlerave letrare
    Nga Kosovari_78_Ca nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-01-2005, 15:56
  4. Gegėrishtja gjuhė zyrtare nė Kosovė?
    Nga Lekė Rezniqi nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 72
    Postimi i Fundit: 11-10-2003, 13:56
  5. Njė tezė e Selman Rizės pėr gjuhėn letrare shqipe
    Nga shendelli nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 01-10-2003, 12:09

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •