Pėrpara pak ditėsh, pikėrisht nė njė ditė tė premte tė bekuar nga Zoti i Madhėruar, i gjithė komuniteti i muslimanėve tė Shqipėrisė u gėzua shumė me rastin e pėrurimit tė Xhamisė sė Madhe tė Fierit.
Pas njė zbrazėtire prej disa vjetėsh, nė njė kohė kur tė gjithė muslimanėt tiranas po presin me padurim ndėrtimin e njė xhamie tė pėrmasave tė tilla, apo edhe mė tė mėdha, falė Zotit tė Madhėruar muslimanėt fierakė do tė jenė ata qė do ta gėzojnė njė ndėrtesė kaq madhėshtore.
Kėshtu pas Xhamisė sė Madhe tė Shkodrės, vjen njė tjetėr xhami e mrekullueshme, kjo e Fierit qė pėr nga zgjidhja arkitektonike i ka shoqet e rralla. Njė hapėsirė e vetme, pa shtylla, pa mbėshtetje nė mes, kupola e mbėshtetur mbi muret rrethuese me dy minare tejet tė larta e impozante nė paraqitje qė kur dallohet nga larg. Kjo pra, ėshtė njė nga faltoret e Zotit qė dikush u bė shkak tė ndėrtohet, e dikush tjetėr i nisur thjesht nga dėshira e mirė i dha ato para vetėm pėr tė fituar kėnaqėsinė e Zotit tė Lartėsuar. Hapja e kėsaj xhamie shkaktoi gėzimin e muslimanėve, tė cilėt kishin ardhur nga shumė qytete tė Shqipėrisė pėr tė marrė pjesė nė kėtė ngjarje tė gėzuar, jo vetėm pėr ne. Edhe tė krishterė ortodoksė u gėzuan dhe e vlerėsuan faktin qė njė xhami e pėrmasave tė tilla u ndėrtua pikėrisht nė Fierin e tyre dhe tonin. Kėshtu pa pasur asnjė kompleks inferioriteti kėta njerėz na uruan jo vetėm pėr xhaminė e bukur qė ishte ndėrtuar, porse ishim tė mirėseardhur gjithmonė pėr tė kėtilla raste. Nė kėtė ceremoni morėn pjesė tė gjithė dhe siē ndodh zakonisht dyert ishin tė hapur pėr tė gjithė. Morėn pjesė edhe mediat lokale, tė cilat u munduan ta paraqesin sa mė mirė kėtė ngjarje. Pėrpara faljes sė xhumasė foli Bledar Myftari, nėnkryetar i BISH, ndėrsa nė predikimin e sė premtes kryetari i BISH, H. Ing. Selim Muēa, foli rreth vėllazėrisė nė Islam, duke shprehur edhe njė herė tjetėr mesazhin e dashurisė dhe paqes qė pėrfshin nė vetvete Islami si fe hyjnore.
Pse i nėnvizova tė gjitha kėto, pėr mė tepėr faktin qė edhe besimtarė tė thjeshtė ortodoksė jashtė ceremonialit tė zakonshėm na urojnė me ēiltėrsi dhe shprehen sinqerisht rreth kėsaj xhamie madhėshtore!
E verteta tashme dihet nga te gjithe
Krijoni Kontakt