Libri i Skenderbeut ne Vajmar

E Shtune, 23 Korrik 2005


Libri, qe tregon armet e kohes se Gjergj Kastriotit ne Vajmar

Ky liber gjendet ne Biblioteken e Vajmarit dhe tregon sfiden e madhe te kohes se Skenderbeut, pwr sa i pwrket armwve dhe fortifikimeve. Drejtori i Muzeut Kombetar ka kohe qe kerkon sjelljen dhe nderkohe edhe ekspozimin e tij ne Muze. Ne fakt, zbulimi eshte bere i njohur nga Aleks Buda qe ne vitet '60, ndersa burimet per librin jane nga me shume se 100 vjet te shkuara dhe i dedikohen arberesheve. Gjithsesi, ai gjendet i fotokopjuar tashme ne Muzeun Kombetar dhe paraqet te dhena interesante te kohes per fortifikimet dhe armet e zjarrit. Nje Dhurate e Bujareve te Napolit, miqve te kahershem te Skenderbeut, tregon se Kodiku eshte nje doreshkrim i ilustruar me 325 ilustrime. Veshjet e personave te vizatuar u perkasin Oberdeutchland, krahina Nuremberg. Koha e datimit te ketij kodiku eshte shekulli XV - XVI. Ne mbulojen e brendshme gjendet nje portret i Kaizerit Maksimilian I. Ky doreshkrim thuhet se ka qene i poseduar nga Gjergj Kastriot Skenderbeu. Thuhet se ky doreshkrim i qe dhuruar Skenderbeut nga Ferdinandi i Aragones ne Napoli te Italise, referuar Dr. Zeqos. Merita e tij eshte qe ne kete kohe, kaq te amullt, ai ka vazhduar te punoje dhe te mbaje ritmin e perkujtimit te figures se njohur skenderbejane



Dr. MOIKOM ZEQO


Po u jap shqiptareve te mi nje ekskluzivitet te rralle: Njohuri me te plota, si dhe per here te pare disa riprodhime nga i mbiquajturi "Libri i Skenderbeut", qe ndodhet ne Biblioteken e Vaimarit ne Gjermani.

Per kete Liber te Skenderbeut une kam bere disa shkrime, pergjithesisht edhe studiues te tjere e kane permendur Librin, por vetem si nje fakt bibliografik. Askush deri me sot nga shqiptaret nuk e ka pare me syte e tij kete Liber, askush nuk ka shijuar bukurine e skicave dhe vizatimeve enciklopedike te ketij Libri. Ka pasur nje korrespondence te Bibliotekes Kombetare ne vitet '60 te shekullit XX me Biblioteken e Vaimarit per ekzistencen e ketij libri te cuditshem. Akademiku Aleks Buda ka shkruar per te. Ne Konferencen e Dyte te Studimeve Albanologjike, mbajtur ne janar 1968 ne Tirane, Aleks Buda ka shkruar: "ne Biblioteken Shteterore te Vaimarit ekziston nje doreshkrim i shekullit XV i njohur me emrin "Weimarer Ingenieur - Buch", qe ka te beje me artin e fortifikimit dhe me tekniken e xhenjos, per te cilin tradita prej kohesh thote se i perkiste dikur Heroit tone, tradite qe na e verteton perseri ne nje leter te vet drejtoria e kesaj Biblioteke. Do te ishte me rendesi te ndiqej me tej ceshtja e ketij libri doreshkrim, sepse mund te na jepte disa te dhena mbi njohurite e teknikes ushtarake te kohes qe mund te kishte ne dispozicion Heroi yne". Me rastin e 600 - Vjetorit te Lindjes se Gjergj Kastriot Skenderbeut, une mendova se duhej bere dicka me shume. I dergova kete leter Bibliotekes se Vaimarit letra eshte ketu me poshte:

Tirane, me 13.04.2005

DREJTORISE SE BIBLIOTEKES SE EEIMARIT

THURINGISCHE LANDESBIBLIOTHEK EEIMAR

Shume i nderuar drejtor,

Une qe po ju shkruaj quhem Dr. Moikom Zeqo dhe jam drejtori i Muzeut Historik Kombetar ne Tirane te Shqiperise. Jam i informuar se ne fondet tuaja ndodhet nje Kodik, doreshkrim i ilustruar me 325 ilustrime. Veshjet e personave te vizatuar u perkasin Oberdeutchland, krahina Nuremberg. Koha e datimit te ketij kodiku eshte shekulli XV - XVI. Ne mbulojen e brendshme gjendet nje portret i Kaizerit Maksimilian I. Ky doreshkrim thuhet se ka qene i poseduar nga Gjergj Kastriot Skenderbeu. Thuhet se ky doreshkrim i qe dhuruar Skenderbeut nga Ferdinandi i Aragones ne Napoli te Italise.

I respektuar drejtor, viti 2005 eshte viti i 600 vjetorit te lindjes se Gjergj Kastriot Skenderbeut, Heroit Kombetar te Shqiperise. Ne kuader te ketij 600 vjetori, Muzeu Historik Kombetar do te organizoje nje ekspozite per Gjergj Kastriot Skenderbeun. Do te ishim shume te gezuar dhe mirenjohes nese Ju do te na dergonit nje kopje te ketij doreshkrimi nga fillimi deri ne fund, kundrejt pageses. Po keshtu do te jepnit nje kontribut te madh shkencor, nese e shoqeronit kopjen e ketij doreshkrimi me te dhenat historike, rreth pasaportes shkencore te librit. Ne kete menyre do te shtonit nje motiv te ri dhe te rendesishem per historine e Heroit Kombetar te Shqiperise, Gjergj Kastriot Skenderbneut. Mirenjohja jone do te jete shume e madhe.

Duke ju falenderuar per mirekuptimin, me respekt te vecante,

Drejtori i Muzeut Historik Kombetar

Dr. Moikom Zeqo

Nuk do ta harroj kurre diten, kur mora pergjigjen nga Biblioteka e Vaimarit:

Herzogin Anna Amalia Bibliothek

Platz der Demoktratie 1

99423 Weimar

Weimar, me 2.5.2005

CD-Rom, nga doreshkrimi i serise 328 (Kodiku i Skenderbeut) dhe pershkrim i doreshkrimit

I nderuar Dr. Zeqo,

Ne pergjigje te kerkeses suaj te dates 13.4.2005 duam t'u bejme te ditur, se ju kemi derguar Doreshkrimin ne nje CD-Rom. Kjo gje eshte bere falas. CD-ja eshte parashikuar te perdoret vetem ne muzeun tuaj. Ne te do te gjeni te gjitha faqet e Doreshkrimit, permbajtjen, literaturen sekondare dhe nje permbledhje te literatures.

Po ju dergojme dhe nje pershkrim te Doreshkrimit.

Me pershendetje miqesore dhe urimet me te mira per Muzeun,

Ingrid Arnhold,

Drejtuese e seksionit te Koleksioneve te Rralla

***

Miku im i ndjere prof. Jup Kastrati ka qene i pari qe ka botuar nje shkrim te gjate per Librin e Skenderbeut botuar ne revisten "Ylli", 1980, nr. 2. Ne substance ai thote: "Gjate viteve 1966- 1968, duke punuar ne Biblioteken Kombetare ne Tirane per hartimin e Bibliografise retrospektive te Skenderbeut, ne mes te burimeve te shumta dhe me vlere te madhe per historine e Shqiperise, gjeta nje tregues bibliografik, qe me terhoqi vemendjen dhe me entuziasmoi. Ne te perkohshmen arbereshe ''La Nazione Albanese''(Kombi Shqiptar) te 15 shkurtit 1900, qe botohej ne Pallagorio Catanzaro nga publicisti i mirenjohur arberesh Anselmo Lorecchio, ishte dhene nje njoftim interesant me titull ''Libri i Skenderbeut''. Ne kete artikull te shkurter italisht thuhen pikerisht keto:

''Ne Biblioteken e Dukes se Madh te Weimar -it ruhet nje doreshkrim in folio, qe terheq kureshtjen e studjuesve. Thuhet pergjithesisht, se ai i perkiste Heroit te Shqiperise e prandaj quhet Libri i Skenderbeut, ose Libri i cudirave. Formuar nga 325 flete pergamene, zbukuruar ne cdo ane me figura ne ngjyre Kine, perbehet prej dy pjesesh, qe dallohen mire njera nga tjetra dhe qe duket se u perkisnin dy koheve te ndryshme: njera duhet te jete e shekullit XV; tjetra eshte e qarte se i takon shekullit XVI. Pjesa e pare permban dhe paraqet nje sasi te panjohur makinash dhe veglash, qe perdoreshin atehere nder luftra dhe nder rrethime; arme te cdo lloji, topa, bumbardha, shkalle per t'u ngjitur, mjete per minatore, pajime per ura, mullinj me dore etj. Aty jane paraqitur, gjithashtu, skena lufte dhe dyluftimesh me shpate, ecje ne kembe, lufte kaloresish me heshta per t'u hedhur prej kali, ecje te forta te ushtrise rendtar, zhvillime ushtarake. Pjesa e dyte u eshte kushtuar sidomos skenave dhe dokeve te jetes publike dhe private te kohes. Aty gjenden me zakonet e tyre dhe me vecorite e gjendjes se tyre, artizane dhe tregtare, furretare, mishtare, gjellebere, farketare, sarace, rrobaqepes, mjeshtra brezash, peshkatare, fshatare, bujare, piktore, muzikante, astronome, mjeke, burra e gra, bartes lingesh (zilesh), me breza ose me pelhura mendafshi te holla. Dhe mandej, orendi shtepiake, dyer ose dritare te medha xhami, rraqe, ene gjelletoreje, tasa per te pire; pastaj prova me anen e mundimit me te gjitha mjetet e ndeshkimeve, paraqitje semundjesh me sherimet e tyre; e pastaj, lojna me rrathe, lojna grash, kitarra, harpa, vegla muzikore, oraganone te vogla, sic perdoreshin atehere, balerina, pehlivane, lojtare kupash, se fundi, subjekte emblematike dhe simbolike, veshtrimi i te cilave nuk eshte sqaruar ne tekst. I tille eshte Libri i Skenderbeut. Eshte per te ardhur keq qe ne te mungon nje tekst shkoqites; megjithate, eshte nje nga koleksionet me te cuditshme te kohes. Thuhet se ky liber i qe dhene dhurate Skenderbeut nga Ferdinanti i Aragones''.

Kureshtja prej bibliografi me shtyri ta gjurmoj edhe me tej kete doreshkrim te rendesishem, qe ka nje vlere te vecante per njohjen e jetes dhe te bemave te Skenderbeu, posacerisht persa i takon artit ushtarak, taktikes dhe strategjise se tij. Duke hulumtuar, gjeta edhe nje burim tjeter bibliografik, qe perforconte ekzistencen e doreshkrimit ne fjale. Ne ''Fjalorin e madh te pergjithshem te shekullit XIX'' te Larousse-it, botuar ne Paris, me 1875, ne faqen 313, ne shtyllen 1. Eshte pothuajse i njejti sqarim qe dhashe me lart, por, kete radhe, frengjisht. Me sa duket, revista ''La Nazione Albanese'' e kishte nxjerre prej Larousse-it, qe u pat botuar 25 vjet para kesaj se perkohshmeje. Duke e krahasuar me tekstin italisht, verejme se ne frengjisht jane dy fraza me teper, te cilat nuk i gjejme ne perkthimin qe solla me siper. Keshtu, ne fillim te artikullit lexojme:''Pavaresisht ne se ky doreshkrim ka qene apo jo prone e Skenderbeut, ai eshte, jo vetem interesant, por edhe i cmueshem''. Ne fund te pershkrimit te pjeses se pare te doreshkrimit, kemi nje fraze me vlere ne frengjisht, e cila eshte lene jashte ne italisht: ''... subjekte, qe bejne t'i japin titullin ketij doreshkrimi "Liber i xhenierit''. Artikulli frengjisht mbyllet me kete shprehje kuptimplote: ''Libri i Skenderbeut" eshte nje nga permbledhjet me origjinale te kohes''.

Ne kerkim te gjurmave, pashe se Paganel ne ''Historine e Skenderbeut'', botim frengjisht i vitit 1855, ne faqen 392, shenimi 1, jep ne trajte te permbledhur permbajtjen e njoftimit te mesiperm, duke iu referuar dijetarit Cesare Cantł. Sic dihet, Paganel u perkthye edhe ne gjermanisht, me 1856, edhe ne greqishten e re me 1861.

Atehere cela ''Historine e pergjithshme'' te Cesare Cantł-it, botim italisht i vitit 1843 dhe 1863. Ky historian i mirenjohur, mik i Jeronim De Rades, me sa duket, eshte i pari qe e hetoi Librin e Skenderbeut dhe e dha kete njoftim ne vepren e tij te permendur. Mbas tij e mori Paganel me 1855, mandej Larouss-it me 1875, ne fund te shekullit XIX, revista ''La Nazione Albanese'', me 1900. Dijetari C. Cantu nuk na thote se nga e ka nxjerre informacionin bibliografik. Ndoshta ekziston ndonje sinjalizim me i hershem perpara tij, por une nuk e njoh. Historiani Cantł e mbyll shenimin e vet me keto fjale: ''Thuhet se doreshkrimi i qe dhuruar Kastriotit nga Ferdinandi i Aragones: sido qe te jete, ai eshte me rendesi per njohjen e zakoneve''.

Ne shekullin tone Librin e Skenderbeut e permend edhe Arturo Galanti, ne vepren e tij italisht ''Shqiperia'' (Njoftime gjeografike, etnografike dhe historike), botuar ne Rome, me 1910. Me sa duket, ai u mbeshtet tek e perkohshmja ''La Nazione Albanese''. Ka mundesi qe ekzistenca e ketij doreshkrimi me rendesi te jete regjistruar edhe ne ndonje botim tjeter qe une s'kam kaluar neper duar.

Duke pasur parasysh vleren e kesaj vepre, une i sugjerova - para katermbedhjete vjetesh- drejtorise se Bibliotekes Kombetare, qe t'i shkruante Weimarit. Drejtoria e Biliotekes Kombetare te Republikes Popullore Socialiste te Shqiperise, me shkresen e dates 26. VI. 1967 iu drejtua Bibliotekes Kombetare te Weimarit. ''Ne kemi nderin t'Ju njoftojme - thuhet ne kete kerkese - se revista ''La Nazione Albanese'' , viti IV, nr 3, fq. 9. dt. 15. II. 1900, flet ne lidhje me nje doreshkrim shume interesant, qe ruhet ne Weimar''.

Mbasi jepet informacioni i plote i se perkohshmes ne fjale, Biblioteka jone Kombetare i lutet Bibliotekes se Weimarit qe te na dergoje fotokopjet e doreshkrimit; ne te njejten kohe, i kerkon te dhenat e duhura bibliografike, si autorin, titullin, formatin etj. Me shkresen e dates 25. VII. 1967 Biblioteka e Weimarit njoftonte se e kishte marre letren e Bibliotekes sone Kombetare. Aty theksohej se kerkesa jone i ishte derguar Thuringische Landesbibliothek ne Weimar. Nga kjo biblioteke do te merreshin te dhena me te hollesishme. Me 15. VIII. 1967 Thuringische Landesbibliothek i shkruante Bibliotekes Kombetare te RPS te Shqiperise pikerisht keto:

''Shkresa juaj e lartpermendur, e dates 26. VI. 1967, drejtuar National Forschungs -und Gedenkstätten der klassischen deutschen Literatur ne Weimar, na u dergua ne per kompetence, me daten 27 korrik 1967. Per sqarim: Thuringische Landesbibliothek Weimar eshte trashegimtare e drejtpersedrejte e bibliotekes, qe ka ekzistuar deri ne vitin 1918, Bibliotaka e Oborrit, dhe vazhdon veprimtarine e vet me fondin e vjeter te librave, por nen emer tjeter. Keshtuqe ne nuk kemi asnje lidhje me institucionin e lartpermendur, National Forschungs- und Gedenkstätten der klassischen deutschen Literatur, se ciles i jeni drejtuar.

Dhe tani po i pergjigjemi kerkeses tuaj:

Ne fondin e doreshkrimeve tona gjendet edhe doreshkrimi i kerkuar prej jush. Fatkeqesisht une nuk jam ne gjendje t'ju pergatis nje kopje te ketij kondeksi qe keni kerkuar; prandaj, ne qofte se ju deshironi, mund te kopjohen disa faqe, me qellim qe te keni nje ide te sakte te karakterit te ketij doreshkrimi. Ju lutem na njoftoni, ne se miratoni ose jo propozimin tone. Pavaresisht nga kjo, une do t'ju jap nje pershkrim te shkurter te kodeksit: eshte fjala per nje doreshkrim te ilustruar, teknik, voluminoz, me 325 ilustrime. Vizatimet pasqyrojne makina lufte, makina te mesjetes per qellime civile. Midis tyre gjenden, gjithashtu, ilustrime lojnash iluzionistesh dhe vegla muzikore. Nga teksti i paket, qe shoqeron ilustrimet dhe nga veshjet e personave te vizatuar, del se keto i perkasin Oberdeutschland, krahina Nyrenberg. Koha e daljes ne drite te ketij kodeksi eshte shekulli XV, XVI. Kane marre pjese shume piktore ose ilustrues te panjohur. Letra e shkrimit: pergamen. Teknika: vizatime me pende. Kodeksi nuk ka ndonje titull te vecante. Ne mbulojen e brendshme gjendet nje portret i Kaizerit, Maximilian I. Format 2 (36 x 27, 5 cm). Lidhja e librit: lekure boje kafe e erret. Kodeksi duhet te kete qene ne posedim te Skenderbrut, per te cilen ceshtje ju interesoheni, ne rradhe te pare, ne shkresen tuaj. Kodeksi ka qene blere, ne vitin 1590, nga Christoffel von Wellenrodt ne Varshave dhe ne vitin 1621 i shitet, perseri, princit te Weimarit, Johann Ernst von Sachsen- Weimar. Qysh atehere gjendet ne Weimar. Persa i perket posedimit te Skenderbeut, kerkimet e reja e konsiderojne, ne qofte se jo te sigurte, te pakten te mundshem. Kodeksi permban nje varg vizatimesh, te cilat u ngjajne shume ''Bellifortis'' te KYESER-it. Te dhena te reja per kete ceshtje do te na jap, shkurtimisht inxhinieri Gņtz Quarg, Braunscheeig ne parathenien e vellimit te dyte te botimit faksimile ''Bellifortis'' ne Gjermanine Perendimore.

Shpresoj se ju nuk do ta merrni per te keq refuzimin tim. Ne qofte se deshironi sqarime te tjea apo pyetje, ne jemi gati t'ju ndihmojme''.

Rendesia e ketij doreshkrimi eshte e dyfishte. Nga njera ane, vepra deshmon per azhurnimin e Skenderbeut ne lidhje me artin ushtarak te kohes. Kodeksi mund te zbuloje shume gjera te panjohura te taktikes dhe te strategjise se tij ushtarake.

Si rrjedhim libri eshte me vlere njohese ne kete drejtim. Prandaj duhen bere perpjekje te metejshme per ta shtene ne dore te mikrofilmuar ose te fotokopjuar (te kserkorksuar) teresisht. Si te kete hyre ne fondet e bibliotekave tona shteteror, doreshkrimi mund te hedhe drite ne mjaft shtigje te panjohura te edukimit ushtarak, te mjeteve ushtarake te shekullit XV etj. Pa dyshim ne, ne kete rast, na intereson vetem pjesa e pare e doreshkrimit, mbasi - sipas specialisteve - vetem ajo i perket shekullit XV. Permes vepres mund te pasqyrohen, ndoshta, edhe fitoret e heroit, edhe menyra e veprimeve te tij, edhe kultura ushtarake e rrethit te tij. Specialistet tane te kesaj fushe mund te nxjerrin mjaft konkluzione me rendesi. Mbi te gjitha, per ne sot per sot doreshkrimi ka vlere te vecante, mbasi tregon se heroi yne nuk ishte vetem i shpates, por edhe i librit.

Se dyti doreshkrimi do te jete me dobi per historine e etnografise, te dokeve dhe te zakoneve. Etnografet tane mund te zbulojne te dhena interesante.

Duke botuar kete artikull informativ, qellimi im eshte vetem te terheqe vemendjen e studjuesve tane, te historianeve, te etnografeve dhe te ushtarakeve, qe merren me studime shkencore per mesjeten shqiptar. Duhen bere gjurmime te metejshme, duke filluar nga viti 1590. Kush ishte Christoffel von Wallenrodt ne Varshave? Prej kujt e bleu kete doreshkrim? Cilat ishin preferencat e tij, interesat e tij shkencore? A kishte lidhje ai me rrethet shqiptare? Hulumtuesve tane mund t'u dalin mjaft ceshtje me vlere per historine e kultures sone kombetare, mund t'u celen shtigje te reja gjurmimi".

***

Libri eshte ne pergamene, 325 faqe, 32,5-35 : 25,5-27 cm, Shekulli XV.

Fletet e para dhe te mbrapme jane prej letre. Eshte perdorur nje leter e patrajtuar e faqeve te Pergamenit, qe deri ne periudhen para restaurimit mbulonte pasqyren e pjeses se parme. Ka nga 1-325 flete, sipas nje numerimi te shekullit XVIII.

Pas fletes se 325 vijon perseri nje flete e vecante e pergamenit, qe deri ne restaurimin qe i eshte bere, mbulonte pasqyren e pjeses se prapme. Ketu shihet nje portret i formatit 19:13,5 cm, ndoshta i perandorit Maximilian I (1486-1519). Ne pjesen e mbrapme te kesaj flete do te zbulohej gjate restaurimit skica e nje femije ose djali te ri, e madhesise 18,5 : 15,5 cm. (pa shenime dhe titull)

Madhesia e fleteve te pergamenit eshte e ndryshme, pasi ato nuk jane prere per shkak te vizatimeve te shumta.

Doreshkrimi (pergameni) eshte restauruar ne vitin 1958. Arsyeja kryesore e restaurimit ka qene lidhja e tij. Tani doreshkrimi eshte nje nje gjendje pa te meta. Problemi i dikurshem ka qene perdorimi i nje ngjitesi jo te pershtatshem, ose edhe trajtimi jo i mire, qe ka nxirre dhe thare lekuren origjinale. Siperfaqja cifloset lehte dhe figurat njihen me veshtiresi. (shiko foton para restaurimit ne mbulesen e mbrapme). Lekura lidhese origjinale mund te quhet e shkaterruar dhe eshte thuajse e zevendesuar gjate restaurimit.

Shtresat:

VII (14) + III (20) + (IV-2) (26; pas faqes 21 jane 2 flete te hequra) + (V-I) (35; pas faqes 27 mungon nje faqe) + IV (43) + (V-2) (51; para faqes 44 mungojne 2 faqe) + IV (59) + (IV-I) (66; pas faqes 66 eshte hequr nje flete) + IV (74) + (IV-2) (80; pas faqes 80 jane 2 flete te hequra) + III (86) + (II+I) (91) + 9 III (145) + (II + I) (150) + 11 III (216) + (II +I) (221) + 15 III (311) + (1+1) (314) + (I+I) (314) + III (320) + (III-I) (325).

10 shtresat e para jane te numeruara ne pjesen e poshtme, majtas, me numra romake. Numrat nga i (faqja 2rectio) deri ne (ne faqen 75r). Numri mungon ne faqen 15r.

Te dhena mbi shkrimin mungojne . Nje pjese shkrimi gjendet ne faqen 62v, (36 rrjeshta) dhe ne faqen 63 r (22 rrjeshta), perndryshe vetem pjese te shkurtra tekstesh.

S: Ne faqen 62v - 63r dhe 63v eshte nje tekst, qe i perket gjysmes se pare te shekullit XV, pjeset e tjera te teksteve permbajne sqarime te shkurtra per vizatimet e faqeve 134r,-149v, 152v, 169r, 213r, 222r-227v, 252r-253v, 270r-275v, me nje shkrim te shpejte te stilit kursiv te fundshekullit XV.

Nje mbulese e forte druri e mbeshtjelle me lekure kafe te erret. Vepra eshte e ndare ne pese pjese te dyfishta. Lidhja kryesore eshte e restauruar., e veshur me nje lekure te shkelqyer, ndersa pjeset e vecanta jane te ngjitura brenda saj.

Pjesa e siperme e mbuleses eshte e dekoruar bukur me nje stampim te modes per kohen. Ne pasqyren e parme gjendet nje mbishkrim i shkruar me pene: Fol 328, (Vellimi 328)

Ne mbulesen e parme te dikurshme (tashme e larguar) ne pjesen e poshtme te doreshkrimit te vjeter eshte shkruar me boje: d.c.A / A.E.dux. Dicka me tutje ne te njejten faqe gjendet nje vizatim me perdorim te katerfishte te te njohures ( edhe pse ende te pazgjidhur) te shprehjes: Sator / Arepo / Tenet / Opera / Rotas, nje ngjasim ky i formules Sator-Arepo 3RGG, (Libri i 5-te , Tybingen 1961, Sp. 1373 f ; Enciklopedia Brokhaus, volumi 16, Eisbaden 1973, faqe 485. )

Ne doreshkrimin e ri qendron skic ne anen e majte shenimi me boje: "pesha 7-8 kile."

Ne Parathenien per doreshkrimin nga Rothe,E (1966) shkruhet: "Doreshkrimi ka nje histori te gjate, qe per shume veshe eshte e pabesueshme. Ne mbulesen e tij te prapme shikohet figura e Perandorit Maximilian I, lidhjen e te cilit me doreshkrimin nuk mund ta shpjegosh. Doreshkrimi duhet te kete qene me pare prone e Ferdinand Katolikut (1452 deri ne 1516) te Aragones dhe Napolit, i cili ne 1468 u be mbreti i Sicilise. Ne te njejtin vit vdiq princi dhe Heroi Kombetar shqiptar Gjergj Kastrioti, i quajtur Skenderbe, i cili ne 1461/62 luftoi ne Napoli si prijes i ushtareve per pjesen aragonase. Ketij burri , mbreti Ferdinand duhet t'i kete bere dhurate doreshkrimin. Doreshkrimi rishfaqet ne vitin 1590 ne Varshave, ku nje fisnik frank, Chrisoffel von Waldenrot e bleu per 100 monedha te kohes. Ky person i ofroi ne 16.2.1621 Princit Johann Ernst von Saksen-Weimar doreshkrimin per ta blere, mori per te vetem 5 Gulden. Keshtu ka ardhur ky Doreshkrim i rralle ne Biblioteken e Tyringenit.

Te dhena te tjera mbi literaturen:



ANONIM: "Liber i mrekullive, inxhinierise dhe artit"

Doreshkrimi permban thuajse 650 vizatime mbi tekniken, arkitekturen, fortifikimin, illuzionin, artin e te mbrojturit, te armeve, deri tek arti i ndertimit te urave. Doreshkrimi fillon me nje vizatim, ku paraqitet nje makineri ngritese me te gjitha detajet e saj teknike. Me pas vijojne ne nje rradhe te crregullt lloje te ndryshme veglash, makinerish, aparate matese mullinj bluajtes, skica ujesjellesash e makinerish per qarkullimin e ujit, ura, aparate per notin dhe zhytjen, anije, banjo dhe sisteme ngrohjesh qendrore si dhe shume lloje te tjera elementesh te vecante. Nje numer i madh vizatimesh tregon detaje dhe gjera te vecanta kryesisht te armeve dhe municioneve te luftes. Prej ketyre vecohen 81 vizatime te marra prej "Bellifortis", nga Konrad Kyeser, te tjera vizatime jane marre nga "Iconismis Bellicis", te mjekut vjenez Johan Hartlib.

Thuajse 90 faqe te tjera sjellin nje informacion te vyer historik ne paraqitjen e jetes qytetare dhe asaj te oborrit.

Nje pjese e rendesishme e doreshkrimit (qe eshte krijuar ne me shume se shtate dhjetevjecare nga autore te panjohur) eshte bere nga mesi i shekullit XV. Plotesime mendohet te jene bere deri ne 1520.

Per nje njohje me te detajuar ketu disa nga tekstet e perdorura:

(Shkrim ne gjermanishten e vjeter, vijojne: 11 rreshta)

Shenime te metejshme mbi vizatimet gjenden edhe ne fletet 270r-275v. Teksti i fundit gjendet ne faqen 275. Ketu disa ilustrime:

(Shkrim ne gjermanishten e vjeter, vijojne: 33 rreshta)

Christian August Vulpius: "I ashtuquajturi Libri Skenderbegian i Mrekullive, Inxhinierise dhe Artit: nje manuscript shume i vecante ne llojin e vet, i mbushur me informacione interesante fizike, letrare, artistike dhe historike te para dhe Mesjetes". (Botimi I vitit 1824, faqe 289-308.)

Informacione mbi librin gjenden dhe ne:

Ernst Marx: "Koment mbi nje dokument te teknikes mesjetare", ne "Shkrime mbi historine e teknikes dhe industrise".

"Libri i vitit te shoqatave te inxhiniereve gjermane", botuar nga Conrad Matschoss, 1926.

Kurt Volkmann: "Loja e kutive" "Prezenca e iluzionisteve ne artet e bukura te shekujve XV e XVI." Dysseldorf, 1954.

"Muzika ne historine e se kaluares dhe ate moderne" Enciklopedi e muzikes, Basel 1952.

Konrad Kratzsch: "Libri Waimar-ian i mrekullive, inxhinierise, dhe vizatimeve kulturore", Waimar, 1979, faqe 30-38.

"Studime mbi librat dhe gjendjen e bibliotekave", Lajpzig, 1981

"Materiale te rralla te bibliotekes qendrore te klasikeve gjermane", volumi i shtate . Pjesa mbi mjeshterine e mbrojtjes dhe librave te artilerise. Waimar, 1984

Konrad Kratzsch: "Objekte te rralla", 1993

"Libri i Mesjetes", Mynih, New York, 1997 Libri i Mesjetes vjen nga koleksioni i dukeve te Waldburg Wolfegg-ut, ne CD-romin e te cilit gjendet "Arti i inxhinierise dhe mrekullive" me ndarjet : foto/ permbledhje/ fletet/ sqarime dhe literature.

Hartlieb, Johannes: Vizatime nga "Iconomis Bellicis" ne librin Waimarian "Libri i mrekullive, inxhinierise dhe artit"

ANONIM , "Libri i inxhinierise dhe artit"

Ferdinand Katoliku (1452-1516), Doreshkrimi duhet te kete qene ne pronesine e tij.

Johann Ernst, Princi i Saksen-Waimarit, bleu doreshkrimin nga Christoffel

von Ealdenroth 1621.

Kyeser Konrad, Vizatime nga "Bellifortis", shekulli XV.

Skenderbeu (ne te vertete Gjergj Kastrioti) , ka marre doreshkrimin dhurate prej Ferdinand Katolikut.

Christoffel von Waldenroth, pronar i doreshkrimit ne vitin 1590.

***

Te dhenat e mesiperme jane rezultat i studimeve. Del qarte se libri perbehet nga dy pjese: Pjesa e pare i takon shekullit XV dhe e dyta shekullit XVI. Ajo qe lidhet me Skenderbeun eshte pjesa e pare. Nese libri ka qene dikur ne Biblioteken e Alfonsit te Aragones, i eshte dhuruar Skenderbeut ne vitin 1456, ku Heroi ka shkuar ne Napoli, duke u bere prone e Bibliotekes se Skenderbeut. Keshtu duhet korrigjuar e thena, se Libri ka qene prone e Ferdinand Katolikut, birit te Alfonsit, i cili e trashegoi miqesine e babait te tij me Skenderbeun. Por Librin nuk ka pasur mundesi qe t'ia dhuronte Skenderbeut Ferdinandi, qe u be mbret ne 1468, pak para vdekjes se Skenderbeut. Keshtu, qe duhet saktesuar, qe libri i eshte dhuruar Skenderbeut nga Alfonsi i Aragones, nga plaku. Plotesimet e ketij libri jane bere deri ne 1520, per mendimin tim kjo shtese me fillimin e shekullit XVI, qe nuk mund te percaktohet saktesisht, na ben te mendojme, qe pjesa me e madhe e Librit i perket viteve '50 te shekullit XV, deri ne fundin e shekulllit XV. Ndoshta mund te mendohet qe Libri eshte plotesuar gjate nje periudhe kohore afer 70 vjet. Por cilet jane autoret qe e pikturuan librin prej pergameni? Dihet se 81 vizatime jane marre prej librit "Bellifortis" te Konrad Kyezer (1366 - 1405). Kuptohet, qe 81 vizatimet nga "Bellofortis" jane kopjuar, ngaqe vete inxhinieri dhe pirotekniku i njohur Konrad Kyezer ka vdekur ate vit qe mendohet se ka lindur vete Gjergj Kastrioti. Ne dime, se ekzistojne disa tekste, kopje te librit "Bellofortis". Nje nga keto tekste gjendet dhe sot ne France ne Muzeun Konde (Musee Konde) ne Shato de Shantinji (Chateau de Chantilly). Per kete ka folur Dr. Robert Elsie. E habitshme eshte qe ne doreshkrimin "Bellifortis" eshte dhe nje tekst misterioz, qe merret dhe me ritet e pagezimit, ku ben pjese dhe njefare ceremonie e pjekurise seksuale. Aty jane shkruar dhe tete rrjeshta, qe sipas Dr. Robert Elsies ndoshta jane ne shqipen e hershme. Ka mundesi qe ky doreshkrim te kete ardhur fillimisht ne Shqiperi gjate pushtimit anzhuin ne shekullin XIV dhe me pas te kete shkuar ne Itali dhe France. Elsie shkruan: "eshte shume bindese qe foles te shqipes qe gjendeshin ne Francen e shekullit XIV dhe XV ku eshte ruajtur ky tekst". Pervec problemit shkencor qe eshte apo jo shqipe e hershme teksti i shkruar prej tete rreshtash kemi te bejme me faktin se libri mund te kete qene prone e nje shqiptari te kohes, fisnik ose stratiot i thjeshte, ose e nje grupi shqiptaresh. Keta shqiptare, nese vertetohet kjo gje e kane poseduar te plote librin "Bellofortis" shume me perpara Gjergj Kastriot Skenderbeut, i cili ka pare me syte e tij vetem 81 vizatime te "Bellofortis". Ne kuptimin me te plote Kodiku ne pergamene, i mbi quajtur si Libri i Skenderbeut eshte nje kompilim, mbi te kane punuar disa artiste. Njohim se disa vizatime jane marre nga libri "Iconismis Bellicis" te mjekut vjenez Johan Hartlit. Por nuk dime emrat e artisteve te tjere. Ne literaturen e botuar per kete Liber te Skenderbeut ka shume te dhena, komente mbi tekniken mesjetare, per inxhinierine, artin madje dhe per muziken. Ky Liber eshte quajtur ne literature edhe si "Libri i mrekullive". Ai ka karakter enciklopedik te padyshimte, nje rendesi jashtezakonisht te madhe dhe te shumefishte. Duke e pare me syte e mi kete liber mund te them dicka me shume, detaje, hollesira. Portreti i vetem njerezor ne kete liber eshte fytyra ne profil e perandorit gjerman Maksimiliani I, i cili eshte dhene ne nje menyre natyraleske, ka nje hunde te madhe me buzen e poshtme te varur, duket syri i djathte i fytyres, floket derdhen krela - krela mbi qafen e fuqishme, mbi koke mban kuroren perandorake. Gjithashtu mesojme edhe per nje tjeter vizatim te nje femije nudo me doren e djathte te ngritur afer gojes dhe me doren tjeter duke prekur kofshen e majte. Ne kapakun e Librit kemi nje skene heraldike te habitshme: duket skudi mbi te cilin jane vizatuar dy luane siper njeri - tjetrit, pastaj mbi skudin eshte nje perkrenare mesjetare mbi te cilen qendron nje kurore mbreterore, mbi kuroren qendron nje tjeter luan me dy gjymtyret e para te ngritura siper, me gojen e hapur mbi tre cilin ngrihen disa motive floreale si dhe format e gjetheve te akantit ose te zemrave. Nuk mund ta percaktojme se kujt i ka perkitur kjo simbolike heraldike, pse eshte vendosur ne fillim te librit. Ne pjesen e fundit te librit kemi nje vizatim kabalistik, brenda nje rrethi te madh jane brendashkruar dy rrathe me te vegjel ne menyre simetrike, jashte rrethit te madh pikezohen kater katrore te ndare ne pese pjese te barabarta ne vija vertikale dhe horizontale, bashkengjitur me trekendesha. Ne kete vizatim kabalistik figurat gjeometrike jane plot numra dhe fjale qe lidhen me formula magjike. Dua te kumtoj se vizatimet e librit mund te klasifikohen lehte ne disa rrafshe. Nje syth i ketyre vizatimeve lidhet me armet e ftohta, shpata, ushtat, harqet dhe shigjetat. Jane arme te kaloresise dhe te kembesorise. Kemi te bejme dhe me armaturen mesjetare, parzmoret, kellqet, kemishat e hekurta. Keto kane te bejne me armet para shpikjes se armeve te zjarrit. Dihet, se armet e zjarrit kane qene te sukseshme ne mesin e dyte te shekullit XV. Vetekuptohet qe nje syth i madh i librit ka tye beje me armet e zjarrit, kryesisht me bombardat, si dhe topat e medhenj. Dihet, se fortesat dhe kalate e Skenderbeut jane sulmuar nga osmanet edhe nepermjet artilerise, se perdorur prej tyre. Ne kete rrafsh te dhena te cuditshme dhe te pazevendesusheme jep humanisti gjeial shqiptar Marin Barleti ne librat e tij. Ne librin "Rrethimi i Shkodres", Barleti flet posacerisht per armet e zjarrit. Ai flet per topat e medhenj qe u instaluan perballe keshtjelles se Shkodres. Njeri nga keta topa qe ndertuar me te hollat e vete gruas se sulltan Mehmet Fatihut, hidhte predha te renda 550 librash. Nje top tjeter Barleti e quan "mortaje", qe hidhte nje predhe prej guri 1200 librash. Barleti shkruan: "Kjo epoka jone mund te mburret per nje shpikje te tille, e megjithese shekujt e kaluar mund te krenohen per sa e sa zbulime te tjera, prapeseprape ky shekulli yne (shekulli XV) u a kalon atyre me kete shpikje dhe me shume te tjera. Dhe turqit e perdornin kete mjet shkaterrimtar". Me tej Barleti vazhdon: "Me qellim qe ta dine edhe pasardhesit se cfare jane pushket dhe nga ka rrjedhur ky emer, une do te orvatem brenda mundesive te mia te bej njefare pershkrimi. Pushka eshte nje lloj arme ne perngjasim te bombardes dhe ne pjesen me te madhe eshte prej hekuri, e mori kete emer (SCLOPUS), nga krisma qe ben kur shtie me te. Tyten e ka te ngushte e te gjate dhe mbushet me nje lloj predhe prej plumbi, qe ka barut dhe lende te tjera djegese dhe mjafton nje njeri i vetem per ta ndezur, keshtu qe predha del fluturimthi duke u rrotulluar dhe te vret". Eshte e pabesueshme, por Barleti e pret me neveri dhe perbuzje daljen ne drite te shpikjeve te teknologjise se Vrasjes. Ai shkruan ne librin e tij per Skenderbeun me ironi per armet me barut, duke theksuar "te mos kish dale deri tani ai shpikesi aq i shemtuar i kesaj mjeshterie, keshtu te mos e kishin dhurate shekujt tane kete gje do te kishte me shume Hektore, me shume Epaminonde, me shume Skipione... sikur kete shpikje ta kishin provuar kohet e lashta, lavdine e Hektorit te vrare nuk do ta kishte Akili por ndonje burre i parendesi. Tani s'ka mundesi te duket trimeria e vertete. S'ka me vlere shpata, as mburoja, te gjitha keto jane te kota e te pavlefshme. E ku ka me mire: tani luftojme per se largu...". Habiterisht ne librin e Don Kishotit ne kreun XXXVIII ku eshte diskursi i famshen i Don Kishotit mbi armet dhe letersine, trajtohet pak a shume ideja e mesiperme e Barletit: "Lum ato kohe kur mungonin veglat e mallkuara te artilerise, shpikesi i te cilave, pas mendjes sime po paguan ne sketerre gjynahun e shpikjes se tij diabolike, me anen e se ciles u be shkak qe krahu i nje burracaku pa asnje fame t'ia rrembeje jeten nje kaloresi trim... keshtu nga gjylja e kreut prej ndonje frikaci permbyset dhe humbet jeten nje burre qe e meriton ta gezoje ne shekuj". Paralelizmi eshte trondites, eshte me shume se sa nje analogji. Si Barleti ashtu dhe Servantesi nje shekull me pas shprehen me perbuzje per shpikesin e armeve me barut, kane te njejtin arsyetim, sa qe une mendoj, kam nje vetedije se kjo gje nuk eshte aspak e rastesishme, se ka shume mundesi, kjo nuk eshte aspak e pabesueshme, qe Servantesi ta kete lexuar librin e Barletit per Skenderbeun, ta kete nenvizuar me pershtypje te thelle dhe vemendje te ngulitur frazen barletiane dhe ta kete artikuluar te njejten ide kaq afersisht, gati si nje lloj plagjiature te pranueshme dhe aspak te denueshme. Kjo eshte nje teme qe meriton studim dhe hulumtim, jam i bindur qe nuk eshte thjesht nje hamendesim. Por le te rikthehemi tek Libri i Skenderbeut. Ne te ka nje numer te madh vizatimesh per arkebuzet, nje lloj arketipi te pushkeve, sidomos per topat e medhenj, madje per nje sistem topash te vendosur ne menyre rrethore, dhe ajo qe te mahnit lidhet me vizatimet e disa predhave fluturuese, te disa lloj raketave parake qe njihen nga kinezet e lashte, por qe i ka perdorur dhe Ali Pashe Tepelena ne shekullin e tij. Gati surrealiste duket qe ne nje nga vizatimet eshte dhe projekti i nje lloj "tanku", nje lloj topi brenda nje makinerie te mbuluar me hekur dhe me rrota levizese. Nje syth tjeter lidhet me mekanizmat dhe mjetet e sofistikuara per shkaterrimin e ureve te keshtjellave. Ndonje nga keto mekanizma ngjan me vizatimet e Leonard Da Vincit, sa te krijohet pershtypja qe autoresia e shpikjes mund t'i kete takuar disa vetave, madje perpara Leonard Da Vincit. Befasuese eshte se jane dhe disa vizatime ne librin e Skenderbeut te anijeve luftarake, te blinduara, me nje sistem artilerie, madje ka vizatime te luftetareve nenujore, te zhytesve polumbare, per te cilet ka bere vizatime edhe Da Vinci. Te shumta jane vizatimet strukturore te keshtjellave, per menyrat e mbrojtjes se tyre nga artileria, jane pikturuar luftetare qe mbajne ne koke perkrenare konike, per te bere rikoshete predhat e armeve te zjarrit. Ka mekanizma per grryerjen me ane te tryelave te medha levizese te themeleve te keshtjellave. Mjete te tmerrshme luftarake qe lidhen me transportin e kuajve dhe te buajve. Figura e nje "tanku" paraqitete ne formen e nje kafshe prej hekuri, nje lloj dragoi, brenda te cilit rine luftetaret dhe qellojne me nje top qe del nga goja e "tankut" zoomorf. Krahas topave me mbeshtetese te palevizshme tregohen dhe topat e levizshem me rrota, nje perpariom ky teknologjik i madh. Padyshim qe nje syth tjeter lidhet me jeten kalorsiake dhe me ritet e saj, kemi skena karnavalesh, skena religjioze sic eshte ajo e nje kryeengjelli qe mban ne dy duar, dy kana uji duke i derdhur qe simbolizon shirat qiellore. Kemi skena pusesh dhe mullinjsh te mekanizuar, skena te punishteve te barutit, kafshesh dhe shpendesh heraldike, skena torturash, skena princerish dhe mbreterish, madje dhe skicen e nje nendeteseje nenujore. Ka dhe skena te tjera gazmore te prestigjatoreve te panaireve, qe nxjerrin zjarr nga goja, skena te laboratoreve alkimike, skena muzikantesh me kitara, lira dhe organo, vegla frymore, skena te autopsise te kufomave nga mjeket etj. etj. numri i madh i vizatimeve e ben te veshtire paraqitjen e tyre adeguate por mendoj, se Libri i Skednerbeut, duhet botuar i plote, sepse mbart klimen mjedisore te shekullit skenderbejan dhe me pas. Dua te shtoj edhe nje element gjithashtu te pazakonte kabalistik. Ne librin e Skenderbeut kemi dhe disa shenime apo dhe vizatime gjeometrike qe lidhen me nje formule shume te njohur hebraike qe dokumentohet ne Shqiperi, te pakten deri ne shekullin XVII. Eshte fjala per nje vizatim me fjalet: SATOR - AREPO - TENET - OPERA - ROTAS. Kjo formule lidhet me fjale qe lexohen edhe nga fillimi edhe nga fundi, nje formule magjike, profetike per njohjen e te panjohures, deri dhe per sherimin e semundjeve. Ne nje relacion per Shqiperine te shekullit XVII, nje nga prelatet kishtare na jep deshmine e ekzistences se nje praktike ne Shqiperine e Veriut, pikerisht te formules se mesiperme, ku fjalet magjike te shenuara ne Librin e Skenderbeut shkruheshin mbi disa buke ne forme katrore te ndara ne 5 pjese horizontalisht dhe vertikalisht si:

ROTAS - SATOR

OPERA - AREPO

TENET - TENET

AREPO - OPERA

SATOR - ROTAS

A te jete valle e rastesishme kjo perkatesi? Jam i prire, qe te vertetoj njohjen e praktikave te tilla kabalistike dhe magjike nga ana e shqiptareve, jo vetem qe ne shekullin skenderbejan, por edhe me perpara. Kemi te bejme me nje strukture mistike, nje substance e mendesise se spikatur mesjetare. Fakti qe e ruan kete element edhe Libri i Skenderbeut na ben te mendojme, se ky Liber ka qene shume me teper se nje liber ushtarak, inxhinierik, apo zakonor. Por libri nuk ka vetem vizatime, por ka dhe nje numer doreshkrimesh latinisht, si dhe ne gjermanishten mesjetare. Latinishtja do t'i kete takuar ateliese se Napolit kurse gjermanishtja gotike atelieve te tjera. Edhe perkthimi i ketyre teksteve eshte i domosdoshem.

Korrieri.