TINA


Kush tė ketė qėnė ai qė shpiku ballkonin ?
Atė fole tė vogėl, pa strehė tė ēdo shtėpie, atė qoshe tė ngrohtė, pjesa e vetme ku je dhe jashtė dhe brenda, vendi im i paharruar, i shtrenjtė i fėminisė, fushė beteje, lojrash me gaz tė papėrmbajtur, ai vend i mbushur me tė fshehta, nga ato tė fshehta qė janė vetėm tė tuat, nė atė kohė tė largėt ....nė atė vendin tim tė ngrohtė......qė tani e shoh veē nė ėnderr ....ketu larg, ku jam ngujuar.... ...vend i mbuluar nga ca mjegulla qė lėvizin tani lehtė, humbin, shpėrndahen nėper qiej tė vrarė ...tė ftohtė... si nė njė ėnderr tė frikshme qė tė vesh sytė e s'tė lė tė shohėsh qartė .... Ah, ato ballkonet me ato qoshet e mbushura me rraqe, tė vjetra, tė harruara per vite me radhė ... qė pėr mua ishin thesare mė me vlerė se tė " Konti Monte Kristos ".
Ja, atje nė atė sėndykun e futur nė qoshe tė ballkonit, njė nga ato sėndyqe tė drunjtė, me ca doreza tė rėnda, tė ndryshkura hekuri, me forma tė cuditshme, si koka luanėsh, ē'nuk gjeje. Kepucė tė shtypura, tė vjetra, qė mbanin erė myk, letra, fotografi tė zverdhura, njolla-njolla, ....njė fustan i vjetėr leshi i berė me grep, ca jastekė tė qendisur me trendalife tė shtrembėr, tė kuq, njė kapuc i vjetėr ngjyra-ngjyra, prej leshi, i thellė sa tė mbulonte veshėt...me ca xhufka tė gjata, tė zeza,..... zbulimi im....gazi, loja jonė pėr ditė me radhė, kur mblidheshim nė ballkon, mėngjezeve nė verė... gjithė fėmijet e lagjes dhe e provonim me radhė .....ah, si e shkulnin nga koka e shoku shokut dhe e provonim me radhė.....kush e kush tė bėnte me shumė poza ....Por ballkoni nuk ish veē i yni....Mbasdite, kur tė rriturit vinin nga puna, nxirrnin karrike, stola ...ca jastekė tė vegjel, ca rrugica kėmbėsh pambuku, thasė tė qėndisur ......e shijonin kafen e flisnin e flisnin pa pushim......me njėri tjetrin, me komshinjtė nė ballkonin nė krah, me ata qė ecnin nė rrugė, me ata qė rrinin nė ballkonet e pallatit ngjitur pėrballė .....flisnin pa pushim, pa u lodhur, pėr tė njėjtat gjėra .....pėr ditė, muaj me radhė ....dhe ne fėmijet as qė i trazonim, veē se ndonjė herė kur ishim tė lodhur nga loja, nė buzėmbrėmje, zinim ndonjė qoshe tė ballkonit si tė mos ishim fare atje dhe dėgjonim e dėgjonim ....biseda pa rėndesi....pėr kohėn...vapėn...bukėn....Rrinim atje pa lėvizur .....prisnim me durim tė mėsonim dhe ne ca tė fshehta tė pathėna , qė se si rridhnin si nė njė burim tė nėndheshėm qė shihte punėn e vet.....qė si ca shkėndija zjarri a kokrriza ari, padashur dilnin e kėrcenin jashtė atėhere kur s'ta priste mendja, kur ata fillonin e tregonin ndonjė histori a pėrrallė...Prandaj s'mėrziteshim, por rrinim, prisnim atje si ca kone me veshė pėrpjetė ngulur pas kėmbeve, nė prehėra ...rrethuar me aromėn e mirė tė kafes....tė puthura .... pėrkėdhelje tek-tuk, kur ndonjė kujtohej pėr ne
Jo, jo ballkoni s'ish veē i yni ..ish i tė gjithėve ....Pėr plakat ish vendi mė strategjik....nga ku mund tė vėzhgohej si nė pėllėmbė tė dorės e gjithė mėhalla .... Pistat me tė fuqishme tė kontrollit ushtarak, ato komandat e vėzhgimit s'janė gjė fare para atyre qosheve tė fshehta tė ballkoneve ....midis saksive tė dėndura ....nėn to.... barkaz....nė tė ēarat e vogla nga rridhte uji, kur lahej ballkoni....ku vetėm njė sy mund tė futej e shihte.... asgjė nuk i shpetonte .....asnjė ndodhi sado e vogėl....paregullsi....ēdo gjė ish nė kontroll tė plotė ....qė atje lart....Nė ditet qė bėnte vapė dhe dyert e shtėpive pėrdhese pėrballė rrinin hapur ... mund tė shihje deri nė zemer...thellė ...c'hanin...si laheshin.... ku shtriheshin.....
-Pse s'iku sot nė punė filani?... Pa shih si ecen murga shtrembėr ... e kanė zhdėpur mirė natėn....- pėrshpėrisnin me njėra tjetrėn plakat.
Por ndonjė herė, kur nga ballkoni i shkretė nuk arrihej tė merrej vesh ēdo gjė, plakat qė rrinin atje me ore tė tėra, si tė kishin lindur aty....tė ngulura mbi parvaze... po aq tė palėvizura sa saksitė me lule....si tė vendosnin tė vdisnin aty, me ato kokat e lidhura me napa tė zeza, apo tė bardha, me sytė tė picėrruar ....ndonjė herė zgjasin kokat duke pritur qė t’i pėrshėndesnin komshinjtė e po qe se ndonjė bėnte sikur nuk i shihte, thėrrisnin:
- He, ku po shkon keshtu? - le tė guxonte njėri mos jepte pėrgjigje tė saktė, tė shkoqitur...ku....pse ....sa kohė do vonohej ....
Tė ngeshme siē ishin, sikur i tėrhiqnin me ca magnetė tė fortė komshinjtė qė mbeteshin aty poshtė ballkoneve e flisnin nė kėmbė, ...me orė tė tėra dhe kur shihnin se errej.....permendeshin e largoheshin tė shkonin ku ishin nisur apo tė ktheheshin mbrapsht nė shtėpi....
Aq shumė sytė e tė gjithėve mesoheshin me plakat nėper ballkone sa ndonjė ditė po tė mos i shihnim me nė qoshen e tyre dihej me siguri qė kishin vdekur dhe ishin kthyer nė njė letėr me shirit tė zi, shpalljeje, qė ngjitej nė murin e pallatit tė nesėrmen dhe mbetej atje gjysėm e grisur e zverdhur nga dielli , pėr dite, muaj me radhė......
Po, ballkonet ishin si amfiteatro tė ēuditshme ku luhej perditė jetė... ngjarje tė vogla, a tė mėdha. Qė aty shpėrthenin tė thirrurat, tė sharat, rrahjet, tė qarėt, shpėrthenin tė qeshurat, kėngėt kur bėheshin dasma dhe orkestra luante nė ballkon. Qė aty, poshtė ballkoneve, ndonjė thėrriste e thėrriste. Pak rėndesi kish a kerkonte ndonjė nė kat tė dyte a tė gjashtė ....- O Agim, po dil, pra dil - zė i ējerrė, i mekur plaku qė mezi dėgjohej....Ndonjėherė ne te vegjlit, me zėra si bilbil ... viheshim nė garė kush e kush tė ndihmonte plakun qė fillonte e i merrej fryma dhe s'thėrriste dot mė ....
- Agimo, Gimēe ...Nipēe, Gimo.....Ago... Pago....- dhe sekush nga ne me atė dhuntinė pėr tė berė rima qė e ka nė gjak ēdo shqiptar, ndyshonim emrat .. si tė na vinte pėr mbarė ....i zgjasnim si me jehonė, si tė therrisnim nė mal, me njė dorė nė vesh : "Oho.....Gimooooo"
Sa herė qėllonte qė nė kate tė ndryshėm tė dilnin dy-tre Agima njėherėsh .. atėhere viheshin nė punė shėnjat ...me duar e kėmbė ...jo ty jo, atė kokėbardhin....kati mė lart....me lart....
- Ehe, na fal- e futeshin brėnda ata Agimat e pathirrur, me kokė ulur si tė kishin faj qė s'kish shok qė t'i donte.. thėrriste .....
Aty nė ballkone ndodhte ēdo gjė.....Aty ish vendi ku gatuhej nė verė ....e mbytej mėhalla me erėn e specave tė skuqur, apo peshkut tė ferguar.....aty pastroheshin fėrnellat me vajguri.....aty shpėrthente ndonjėherė flaka kur fėrnellat pėlcisnin, aty ish vendi ku ēaheshin drutė me sepatė e sqepar nė dimer, bam... bam ....sikur binte tėrmet ....mjerė ata qė ishin njė kat mė poshtė ....ēaheshin dru nė ēdo kohė .. nė tė pagdhirė.. dhe nė mes tė natės ...dhe sikur tė thėrrisje.. t'i bije tavanit... tė shaje ...."mjaft mo, mjaft" , s'pėrgjigjeshin, veē vazhdonin bam..bum....deri sa tė mbaronin se preri shkarpa, pisha... a ndonjė cope dru me nyje ....Qė aty rridhte uje me kova.....kur bėnte aq vapė sa uji avullonte menjėherė ....mjerė ai qė s'e donin komshinjtė .....apo mbahej mė tė madh....nė diten e tij me tė lumtur, atė ditė qė vishte kostumin e ri, me tė mirė, njė kove plot nga ato kovat e plastikės sė Durresit pesedhjete, gjashtedhjete kileshe priste pėr tė, t'i derdhej nė koke .....apo me keq ndonjė lėvozhgė qepe a veze tė valėvitej drejt e mbi kokė nga kushedi se ku....Dhe s'ish e vėshtirė ta kuptoje tė donin apo jo....Nė fillim tė jepej sinjal....tė ngrihej njė kėngė nga ato tė femijeve me rimė, qė tė kendohej qė pa gdhirė nga ca kėndezė me zė tė hollė...fshehur... shtrirė barkas nėpėr ballkone...njėri pas tjetrit ......nė kor.....nga ato kėngė qė shumė shpejt tė bėnte tė harrohej , tė zėvendėsohej emri i vėrtetė, me njė nofkė qė tė mbetej deri sa vdisje.....nofkė me tė cilėn tė njihnin, thėrrisnin mė pas dhe tė rriturit .. dhe pėr ēudi pas ca kohe e pranoje dhe e thėrrisje dhe ti veten.....
O Qazimo, o hundderr
pse del natėn dhe na therr
Nė fakt Qazimi i zi, kasapi i lagjes, qė nė vend tė djersės sikur i rridhnin pėrrenj yndyre tė shkrira dhe mbi vetulla, dhe nė faqe dhe nė qafė, Qazimi i varfer hundėn e kish tė madhe, por veē gicave nuk kish therrur njėri ....por pėr hir tė rimės ndonjėherė ē'nuk thuhej....Pas ca kohėsh, kėnga e tij sikur harrohej e zihej nga njė tjetėr mė e bukur... Qazimi sikur ta ndjente se po dilte nga ajo zona e famės, thėrriste :
-Ē'ke me hunden time, o turriderr ? - dhe vetėm kjo shkėndijė duhej qė tė ndizej prapė e kėndohej kėnga e vjetėr ..
Por ballkonet janė dhe vendet, ku luhen tragjeditė ....ca nga ato nė fakt mbarojne mirė ....siē ndodhi me Veren qė tė nesėrmen e fejeses vendosi t’i jape fund jetes dhe u hodh nga ballkoni i saj nė katin e dyte....E fuqishme siē qe, ra nė kėmbė, ndenji ca minuta, pa rreth e qark.....e u fut brenda nė shtėpi.....si tė mos kish ndodhur gjė...
Ballkonet janė dhe vendet mė tė pambrojtura, nė kohė tė vėshtira ....Si nė njė familje tė madhe dhe ēdo mėhallė ka tė urtin, tė leshtin, tė menēurin, tė shkathtin, llafazanin, tė bukurin, tė shemtuarin, por dhe tė marrin....qė tė gjithė e pranonin siē pranohej shiu a vapa.
I marri i lagjes sone, Hysa kur hynte pranvera me ca ditė tė nxehta si ditė vere , egėrsohej papritur, dhe ato ditė s'kish kėmbė fėmije jashtė.
- Erdhi Hysa, erdhi...! - si tė vinte furtuna na fshinte tė gjithė pėr njė minutė nga faqja e dheut, e fshiheshim si minjtė nėper vrima .
Dhe ato ditė e gjithė mėhalla ish e tij.....Ai ish demoni.... frika ....fuqia ... uragani....egersia .....Nė ato ditė dhe tė rriturit mbyllnin dyer e dritare, e rrinin brenda. Bashke me ne prisnin sa t’i ikte dallga....Oh, c'hiqnin ato ballkonet e shkreta ..tė lėna nė mėshirė tė fatit, sa saksi, xhama thyheshin... Gurė tė mėdhenj sa njė hata, mbeteshin atje nėper ballkone, dėshmitarė tė heshtur te nje inati, lufte tė pakuptim pa kundėrshtare, deri tė nesėrmen, kur mė nė fund Hysėn e kishin mbyllur nė shtėpi dhe e vinin nė gjumė .....Dhe nė ato ditė prindėrit na porosisnin tė largoheshim sa ta shihnim Hysėn nga larg, dhe po tė na fliste ta merrnim me tė mirė .
Tė nesėrmen, duke nxjerre tek tuk ca pasthirma ēudie " sa i fortė ėshtė shejtani, Herkul fare, si xhanėm i ngre gjithė kėta gurė ", kush vinte njė gazetė, kush ndonjė karton nė dyert e ballkoneve ku s'kish mbetur xham nė kėmbė, kush e linte ashtu pa gjė fare gjithė verėn, ku ca perde tė holla, ngjyra ngjyra pėrdridheshin si gjuhė tė gjata nga era e valėviteshin nė fresk...S'di pse nė atė kohė , asnjerit s’i vinte nė mendje tė ankohej...e pranonin siē pranonin tė diturin, tė menēurin...." he, he se kur i del inati s'ėshtė dhe kaq i keq, thonin tė gjithė dhe kush i jepte njė ēokollatė, kush ndonjė petull...
Ēfaredo tė ndodhte, shtėpia tė mbushej plot.....
- Dėgjova tėrė natėn qė kollitej djali, tė bėra njė supė tė mirė - hynte komshija pa trokitur....


- Pamė qė keni nxjerrė qė nė mėngjez mobiljet, keni ndonjė sebep?- dhe vraponin tė gjithė komshinjtė tė pastronin, vinin gjerat nė vėnd.....
Kur vdiste njėri, komshijtė vinin grupe grupe...kush me karrike me vehte....veshur me rroba tė errta, hynin pa zhurmė nė derėn qė rrinte hapur ditė natė .....
-Tė rroni vetė, i ka jeta kėto, i gjalli me tė gjallin, i vdekuri me tė vdekurin, si tė gjithė dhe ti...

**********

Pikerisht nė njė nga ato ballkone filloi njė nga ato historitė e ēuditshme, ēudi si ato vegimet e zbritura nga qielli....vegim qė unė nuk arrita kurrė ta perjetoja per here te dyte, aq tė pafajshėm, tė dridhshėm, tė magjishėm ....nė ketė jetėn time tė shkurtėr....

Ishte njė ditė vere, njė nga ato ditėt e nxehta kur gjinkalla kėndon tėrė ditėn si e ēmendur e ajri ėshtė aq i thatė.... sa tė duket se pėr pak dhe do tė kėrcasė e marr flakė nė flokėt e tu....
Unė s'kisha mbushur akoma dhjetė vjeē. Po rrinim bashkė me Tinen, fqinjen time, mbėshtetur nė parvazin qė pėrvelonte nga dielli tė ballkonit tė saj nė katin e dytė, qė binte mbi rrugė. Tina ish katėr-pesė vjet mė e madhe se unė. Me kureshtje e shihja se si ndryshonte ...ca gjinj tė fortė, tė pėrpjetė se si i rriteshin e fryheshin pėrditė sa mend i pėlcisnin bluzėn e kuqe prej pambuku....
Nė rrugė s'kish kėmbė njeriu, as nėper ballkone. Nė ditė si kjo njerzit o flinin gjumė me grila tė mbyllura, o mbylleshin nėpėr kafene…
Por m’u nė krye tė rrugės, njė pikė qė sa vinte e zmadhohej...njė njollė e zbehtė jeshile... po vinte mbi dy rrota me tela qė rrotulloheshin ....vinin mė afėr, mė afėr.... Ish njė djalė i dobėt, mbi biēikletė, me ca gjymtyrė tė gjata, qė nė atė pikė vape kish veshur njė pulovėr tė vjetėr jeshile...tė zbardhur ...me mėngė tė gjata. Njė i ardhur nga njė botė tjeter nuk do na kish ēuditur aq shumė sa ky djalė i panjohur, i zbehtė, me ca cullufe ngjyrė gruri tė djegur, tė qullura mbi ballė, qė nxitonte, me sy tė pėrqėndruar pėrpara drejt fundit tė rrugės....
U zgjatėm dhe mė mbi parvaz, dhe filluam tė qeshnim me tė madhe:
- Hej... Heej
Ai, pėr njė ēast, ktheu kokėn nga ne pikerisht kur arriti pothuaj nėn ballkon, dhe se pse u shtang. Dielli i fortė i vrau sytė, dhe beri ti picėronte sytė me ngėrē, dhimbje, shtangie....habi....hutim...ngazėllim....apo ato flokėt e verdha tė gjatė tė Tines, derdhur mbi gjirin e fortė qė as parvazi i ballkonit s'ja shtypte dot....apo ajo buza e perveshur e plotė, tėrė tul, e kuqe qė i zbulonte ca dhėmbė tė vegjėl, ah ata dy dhėmbėt e parė tė ndarė, qė e bėnin tė dukeshe me fėmi se ish, kur qeshte me tė madhe, ah ato dy gropėzat e vogla qė i bėheshin mbi faqe kur qeshte, qė i bėnte tė dukeshin faqet me tė bardha, me tė shendetshme, me tė fryra se sa ishin nė tė vėrtetė, sa tė vinte ti haje...
Tines sesi iu drodh buza pėr njė ēast.....e qeshura iu mpi mbi buzė dhe iu kthye nė njė habi te pakuptim.....tė pafrymė...qė mbeti pezull nė ajėr....nė atė hapėsirėn mes syve tė saja e tė tijat ...sy qė s'ishin parė kurrė mė parė se si ngrinė.....e humbėn tek njėri tjetri.....si tė njiheshin prej kohėsh ....ē'po mundoheshin ti thoshin njėri tjetrit? Ē'kishin gjetur ashtu nė atė sekondė heshtje tė ēuditshme, ashtu tė dehur , tė takuar papritur.....tė harruar jashtė kohe...diellit....mendjes.....ballkonit.....meje Nuk di sa sekonda, minuta kaluan, ēaste magjie, si tė zbriste dielli vetė drejt e nė rrugė, nė gjoksin qė hidhej pėrpjetė, nė faqet qė po digjeshin, tė Tines ....
Pse jo mbi mua?
Me njė zhurmė tė fortė, djali u rrėzua mbi trotuar, rrota e biēikletes kerciti e u kthye duke i zėnė njėrėn kėmbė... por sytė kishin mbetur po nė tė njejtin vend, humbur lart nga ballkoni, nga ne ...nga Tina.
Ne u fshehėm tė dyja poshtė duke u munduar tė mbajmė tė qeshurėn....Po prisnin ndonjė tė thirrur...tė sharė..... S'degjuam gjė pėr disa ēaste....Tina s'po fliste dhe ishin mbushur sytė. Se si kishin shkuar, humbur nė njė pikė atje pas vazos prej balte tė tharė, mbi parvaz , me njė dritė qė s'e kisha parė kurrė me parė ....
Nė ē'botė po futej qė unė s'futesha dot?
Vetėm njė psherėtimė mes tė qeshurės sė mbytur ju shkėput si padashje:
-U vra i shkreti....
-U vra jeshili - thashė unė duke qeshur si tė doja ta nxirrja nga ajo magji, botė qė unė s'po e kuptoja dot ....dhe ashtu kot, thirra nė ndihmė njė shaka qė s'po hynte fare nė punė ....
- Jeshili? - u pėrmend e u kthye nga unė. -Mbase ka ikur ....shife ti aman.....
Nuk e di qė kur kish fituar atė pushtet, fuqi mbi mua, qė pa pasur nevojė tė thosh dy herė unė beja ēdo gjė pėr tė, dhe jo vetėm unė por tė gjithė fėmijet e pallatit ,e pra jo se ish mė e madhe.....mbase ish ēmimi qė paguanim pa kuptuar pėr lojrat, tė qeshurat, sekretet, qė asnjė tjeter s'i shpikte si ajo....U ngrita tė shoh.
- S'paska njėri - thashė .
Rruga ish mė e shkretė se mė parė .....Tė kish ndodhur me tė vėrtetė apo tė kishim parė ėnderr? ...Ndonjė nga ato mirazhet qė ndodhin nė shkretėtirė...Tina po shihte nga unė. Mbase s'ish e vėrtetė....do qe aty, rrėzuar....me sytė lart .....Dhe ajo u ngrit me rėnkim, me zor mbi dy kėmbėt e saj tė dobta e po kėrkonte me sy ....Pse iu vrenjt balli si njė re qė papritur zė diellin? Pse ca ēaste qė janė aq tė magjishme, tė pakuptuara mbarojnė kaq shpejt e s'pėrsėriten mė, sikur tė mos kishin qėnė kurrė?
Ku ta dish ē'lojė luan fati me ne ....
Nuk di sa kohė ndenjėm ashtu, atje, atė pasdite, pa folur ....Mbi dy stola tė vegjėl prej druri....duke shpleksur ca leshra....qė e ėma e Tines, Eli na i hodhi nė prehėr sapo erdhi nga puna.
- Mos rrini kot. Edhe rrini, edhe shqepni kėto triko tė vjetra se do mė hyjne nė punė - dhe u largua.
Ajo me tė shqepura bėnte si tė reja ca pulovra ngjyra ngjyra, me tė mirat nė lagje, pėr dimėr...Tė shqepėsh triko nė vapė ėshtė me keq se tė jesh skllav ....Por ne ishim dy skllave tė ēuditshme, qė megjithė vapėn, leshrat fij-fije qė na shponin, ngjiteshin nga djersa nė qafė, duar, kėmbė .....bindeshim...rrinin atje si dy qingja tė butė ....ama kishim dhe ne arėsyet tona....e dinin qė ky ish ēmimi qė duhej tė paguanim qė ballkoni tė mbetej i tėri i yni...
Dhe prisnim. E dija nė heshtje se sytė e Tines fshehurazi prisnin tė ēfaqej njė biēikletė ....ca cullufe gruri e dy sy qė tė digjnin e s'po vinin qė s'po vinin ..... Ndenjėm atje deri sa perėndoi dielli.
Tina dilte rrallė nga shtėpia. Qė e vogėl kish kaluar njė sėmundje tė rėndė qė i kish bllokuar dy kėmbėt. Rrinte mė shumė brėnda, qėndiste, bėnte grep. S'kish ditė tė mos mbaronte nga njė kuadratė pambuku, qe s'di pse duhej te mbarohej pa ardhur e ėma nga puna, e vinte, e maste, e shtrinte me duar mbi krevatin e gjėrė....Oh, sa kuadrata qė kurre s'mbaronin, duheshin me dhjetra sėrė… sėrė sa t'a mbulonin tė tėrė.... Per mua dhe fėmijėt e tjerė kishte ditė, javė, muaj qe fluturonin zogj te lirė jashtė, nė lojra, nė ajėr ...tė lehta, pa kuptuar, por pėr shoqen time, Tinen e shkretė, ditėt s'ishin ditė...s'kish pėr tė, tė hėnė, tė martė,....te shtunė, tė djelė......Ditėt e saj ishin ato kuadrata tė njėjta pambuku, ca me vrima e ca me mbushje ....njėsoj...njėsoj. Ndoshta nje ditė kur te mblidheshin te gjitha njėherėsh do mbulonin kohėn vetė ....qė s'kish se si mbulohej e tera pa iu zbuluar ca kėmbėt ......
Por Tina as mėrzitej, as ankohej. Unė e ndiqja e rrija me tė si manare, herė mbi stolin prej druri nė ballkon, herė nėpėr shkallė.... Sa do doja t’i ndalja... t’i shqepja...t’i hidhja, t’i ndaloja ato copa pambuku qe ia bėnin atė gishtin tregues tė dukej gjithnjė dhe i skuqur dhe i nxire, ashtu tek gervishtej e lemohej nga grepi qe levizte aq shpejt sa tė merrte sytė....
Por nuk e ndihmoja dot, veēse njė ndjenjė e vakėt sa mė lagte sytė fshehurazi dhe mė lidhte mė shumė me tė. Nė atė kohė te largėt, nuk di pse fustanin apo pallton mė tė mirė, me te ngrohtė, si te ish lekura jote e dytė, e krijuar enkas per ty; ato mballomat me gomė apo me shollė te trashė, qe mbulonin tė ēarat e shollės sė kėpucėve tė holluara si fletė cigareje, kėpucėve aq tė vjetra e tė tretura, sa mend rėnkonin me zė "na lini tė vdesim rehat, se nuk ecim dot mė "; ato fijet e hequra te ēorapeve xham, te holla te grave, fije qe kishin shkuar deri ne fund, nė thėmbėr, si ca rrėke tė hapura , tė gjėra uji ,derdhur papritur mbi njė zonė te ndaluar, thurur imėt me nyje dhe najlon, tė gjitha kėto....s'di pse.... s'kish si tė mos rregulloheshin, qepeshin, ngjiteshin, krijoheshin, persoseshin, nga ca njerėz qė kishin diēka veē tė tjerėve.... Rrobaqepsja o do kish nje gungė, o do ecte ēalė-ēalė, kėpucarit me te mirė, me siguri duhej t’i mungonin dy-tre gishtat e dorės...ato gratė e moshuara qė qepnin ēorapet s'di pse duhej te kishin ca syze me xham tė trashė si fund kavanozi....Frika, stepja e momentit tė parė kur i shihja kėto mė kthehej nė ēudi, miresi pėr ata dhe pėr vehten.... si tė isha e vetmja unė qė tė zbuloja tek kėta njerėz ca dhunti .... pushtet....magji....si ne pėrralla.....magji qe s'e kishin kurrsesi njerzit e zakonshėm.....
Tina njėrėn kėmbė e kish mė tė hollė se tjetra ....si pa jetė, me gju tė kthyer mbrapsht, e tėrhiqte zvarrė....
- Ah, kjo kėmbė, e kam pak tė semurė - thosh dhe kur ulej e hidhte si ta kish lodėr ...ashtu tė pajetė, tė hollė ....tė bardhė qumėsht ....mbi kėmbėn tjetėr ...
Shkallėt e pallatit i zbriste vetė ....ashtu me zor, gėrvishte nėpėr parvaze, mure, duart, brrylat, qė ishin berė gjithė kallo, krahet i ishin berė gjithė muskuj, tė plotė .. aq tė fuqishem sa ndonjėherė po tė zemerohej, apo kur qeshte me tė madhe me njė tė goditur tė perplaste tutje ....Ama kur dilte jashtė, i duhej patjeter njė sup ku tė mbeshtetej ....
Oh, ē'hiqte ai supi im nga pesha e saj, por unė nuk bėja zė...Tek tuk i jepja ndonjė buzėqeshje inkurajimi apo kur arrija tė mbushesha me frymė thoja “ja dhe pak, ja dhe pak"... Tina qė djersinte si kale, duke terhequr kėmben zvarrė me njė zhurmė si tė fshesės prej shqope tė fshesaxhinjve qė fshinin rrugėt nė mes tė natės, herė herė rėnkonte lehtė kur mbushej thellė me frymė tek bėnim ca ndalesa tė gjata, ku te cepi i pallatit, ku te ca gurė tė mėdhenj pranė pusit tė tharė nė oborrin e pallatit,....apo nė pushimin midis kateve ....nėpėr shkallė ..." Dhe pak, dhe pak" ...Ē'shpresė, ē'mrekulli prisja tė ndodhte nė ato kohė tė largeta?...
- Ēaloka e shkreta....- dėgjoja shpesh ndonjė pėrshpėrimė keqardhje tė kalimtarėve ...
- Dhe pak dhe pak - i jepja zemėr asaj dhe vehtes ....
Nė botėn e fėmijės mbushur me ēudira, gėzim, lojra, shaka, diell ...nuk ka se si tė futen ca tė vėrteta, mangėsi, sėmundje, fatkeqėsi, frikė ...gjėra qė tė trondisin dhe te dhembin. Ato s'hynė dot dhe po qe se ndodh qė tė trokasin papritur si kėto fjalė kalimtarėsh, mbeten atje, kthehen mbrapsht ....Pėr ata vetė mbeten atje nė botėn e tė rriturve, vetėm pėr ta, apo mbeten pezull, tė lėna matanė...per t’u marre me to nė njė kohė tjeter.....
Nė atė kohė tė largėt Tina ish mė e bukura ndėr vajzat e pallatit ...Sa pėr kėmbėt ...s'ishin veēse pak tė sėmura ...qė njė ditė dhe ja, do bėheshin si tonat...por dhe po tė kalonin shumė ditė ..s'kish gjė.... le tė priste ....Ajo ish shpirti i lojės, shakave, qėndra e grupit tė fėmijeve...mbase dhe Tina e dinte kėtė prandaj sikur s'donte tė rritej, donte tė rrinte vetėm me ne ,e barabartė nė mes tė barabartėve....
U ngritėm tė shpiheshim, tė shkundnin ca leshra tė dredhur, tė keputur, shpėrndarė ngado, e po hidhnin dhe njė herė sytė jashtė. Rruga po mbushej pak nga pak, me femijė ulur nė karroca dore, burra, gra, qė benin xhiron e mbrėmjes me sy akoma tė enjtur nga gjumi i vapes.
Karroca e Dalipit, plakut qė jetonte vetėm nė shtėpinė me qerpiē ngjitur me pallatin tonė, e tėrhequr nga ai kali i tij mė i plakur se i zoti, i zi, i dobet po zvarritej tani mu nė mes tė rruges. Dielli po perėndonte por zifti i asfaltit ish akoma i butė dhe se si i ngjiste paktonjtė e kalit, qė linin pas tek tek gjurma tė thella paktonjsh. Kali dukej sikur ecte mbrapsht, me mėdyshje, tė ec apo tė rri, me ca sy tė turbullt, tė veshur.
Papritur, atje larg, e njėjta njolle jeshile, biēikleta ..po afrohej...
>U pamė sy me sy me Tinėn.
- Ua po vjen prapė, po vjen - thėrritėm tė dyja me habi, frike....
Ja ku ish perseri i njejti, prapė atje ku u rrėzua ca orė mė parė. Se si ndali prapė me njė kėmbė mbi trotuar, pėrkuli pak kokėn.
- Tina, fshihu, do na shajė, bėrtasė - i thashe unė.
Por pėr ēudinė time ai duke parė nga Tina, vetėm me njė dorė nė timon, dorėn tjetėr e afroi mbi buzė dhe leshoi njė tė puthur nė ajėr....Tina u skuq, lėshoi flokėt e verdhė mbi fytyrė, e prapė po mundohej tė shihte mes flokėve tė dėndur, me atė syrin e hapur te shkruar, me qerpikė tė dendur, tė drejtė si hala pishe.....
- Ua, tė puthi moj!
-Jo mi, ē'ne ....-dhe u plas pėrtokė, e thyer nė mes, qė tė fshihej.
-Shife ėshtė akoma atje? -me pėrshpėriti me duart qė i dridheshin, tėrė djersė.
-Ehe.....
-Ē'po bėn?
-Po sheh kėtej, ja ē'po bėn...
-Ua sa frikė.
Nė fakt nė sytė e saj mund tė lexoje ēdo gjė ngatėrruar....tė nxehtė....qė sikur dridhej nė ajėr...mes zėrit tė saj...Por frike? Kurrsesi....
S'di pse lumturia ndonjėherė tė bėn tė gėnjesh pa asnjė shkak, ashtu kot si tė gjesh njė sekret tė ėmbel pėr tė mbajtur nė barazpeshė njė lumturi tė papritur qė tė pėrhumb tė terėn, tė merr mentė e tė ngre lart ...
Atė natė ndenja atje deri vonė. Tina s'pushonte sė foluri, qeshuri, dhe nuk di se pse donte t'ja pėrserisja ēdo gjė, hollesi, sikur ajo tė mos kish qėnė vetė aty, si tė donte tė ripėrtypte e shijonte prapė ēdo detaj....Dhe unė atė natė, pashė ca ėndrra me njė biēikletė qė ecte pa njėri, nė ca ujra ...deti… mbushur me luspa tė arta peshku nga rrezet e forta te diellit....

***********

Ah, ato ditė tė nxehta vere....aq tė largėta dhe aq tė afėrta nė kujtimet e mia sikur tė kenė qėnė dje. Pėr ditė tė tėra ngulur pas ballkonit, nė vapė, nė mbrėmje, eshihnim tė dyja tek vinte qė nga larg, me tė njėjtėn biēikletė, me po atė pulover jeshile, me sytė ngulur mbi ballkon....Lėshonte njė tė puthur me dorė, e largohej....Vinte prapė...Kish ditė qė vinte dy- tre herė ...Kur qėllonte qė Tina nuk ish nė ballkon, fishkėllente si zog...." fiu...fiu..." Une me veshėt ngritur, nė shtėpinė time, e dalloja qė ish ai, vrapoja lart tek shtėpia e Tines.
- Eshtė atje, po pret.!...
Ajo linte ēdo gjė, e i merrej fryma tek ēapitej njė kėmbė atje njė kėmbė aty....gati e thyer nė mes....me zemrėn qė i rrihte fort, ndonjėherė dorėzohej " s'eci dot "....dhe unė rendja para saj, tek ballkoni... prisja atje deri sa ajo tė vinte .....Rrija mbi parvaz ,si roje..si shėnjė ....qė ai tė mos ikte ....
Mė zbaviste ajo lojė apo ish mė tepėr se aq ?
Ah, ē'nuk do tė jepja tė shihja prapė, gati ta prekja magjinė e dy palė syve aq tė kthjellėt ....larg dhe afėr ...qė shiheshin sa mbusheshin me lotė apo dritė? .....Tė shihja ato shėnja tė lehta ..gati tė pakapshme ....nė ajėr ...qė e bėnin tė elektrizohej...fėrgėllonte ajri ...Fiu...fiu ....dhe pėr ēudi mbeteshin atje dhe kur sytė largoheshin e s'ishin mė dhe mbylleshin nė ėndrrat e natės .....
Xixėllonjat ato netė, fshehur nė gėmushat anės rrugės sepse nuk ishin mė xixėllonja, as yjet e largėt ....tė panumurt ...afėr njėri tjetrit...nė atė qiellin blu tė thellė, aq tė errėt ....tė ngrohtė ....s'ishin vetėm yje ....kur errej sepse ēdo gjė kthehej, vishej me njė kuptim, tis tė zbehtė magjie ....e ēdo gjė fillonte bėhej pjesė e njė tė tėre, duke u tretur kthehej nė njė botė tė plotė, botė tjetėr, ireale, aq e ndryshme nga bota e pėrditshme me diell, zėra, ...njė botė tjetėr, por po aq e gjallė, lėvizėse, qė kujtoja se e ndjeja vetėm unė.. .Me sytė, mėndjen qė endeshin gjithandej nė atė kohė, as qė mundohesha tė gjeja pse ...kur .... si ndodhte kėshtu.....vetėm mbushesha si kurrė mė parė deri nė fund tė mushkrive, atje mu nė fund ku shpirti dhe zėmra janė njė ....hem me frymė, hem me gėzim tė fshehtė, hem me atė puhizėn aq tė lehtė qė pothuaj nuk leviz fare, aq tė ngrohtė qė dilte qė poshtė thellėsisė sė errėt tė qiellit dhe kthehej prapė atje valė valė, kthehej nga ish nisur pasi mė kish pėrkėdhelur mua nė fshehtėsi, kthehej pasi kish marrė dhe frymėn time, mė e ngrohtė se mė parė, puhizė e lehtė qė vetėm nė ca netė vere si ato, nė atė vendin tim tė largėt mund t’i gjesh, ndjesh.....dhe qė tani ah, tani i kam humbur e kurrė mė s’i kam ndjerė si atėhėre ....
Nė ato kohė vetėm aq mė mjaftonte....
---------------
Si sot mė kujtohet ajo mesditė gushti . Ne po si gjithnjė nė ballkon. Njė zetor i ndalur lėnė ndezur nė anė tė rrugės, turfullonte me njė zhurmė tė ējerrė, duke nxjerrė njė tym tė zi, tė dendur.
- Fikeni ej.... na shkalluat - dėgjoheshin tė thirrura gjithė inat qė brėnda dritareve tė mbyllura.
Zetori me baltė tė tharė mbi rrotat e mėdha, turfullonte akoma mė keq... mospėrfilles e mė i nxehur se ata ....duke mbytur ēdo zė.... ankesė .....si lokomotivė e ndryshkur treni...ēuf...ēuf.....Nuk kaluan disa ēaste kur ia behu njė flakė m’u nė pjesėn e pėrparme tė zetorit, nė fillim me ca gjuhė tė kuqe flakė e mė pas pėrzier me shtėllunga tymi akoma mė tė dendur, tė zinj....
-Ujė, ujė ....- filluam tu thėrrisnim ne atyre tė kateve tė para....Nė ēast u nxorrėn zorra uji, kush vraponte me kova, ca fėmijė tė vegjėl me ndonjė shishe me ujė nė dorė ....kush me batanije....njė kalimtar ndaloi dhe po hidhte grushte me dhč tė tharė mbi motor ....Nuk di se si, sa hap e mbyll sytė u grumbulluan aq shumė njerėz, me kova, shishe, qė thėrrisnin ..vraponin, vinin, iknin, ktheheshin prapė me flokė e fytyrat tėrė djersė, blozė, pluhur ...tė rritur, fėmijė....Ca sehirxhinj me duar tė lidhura prapa...mė larg.... kishin ndalur pa bėrė gjė, e shihnin me nge. ........
Ballkonet u mbushėn sa hap mbyll sytė me njerėz, dhe kur s'kish mė vend nė to, pėr ato familjet me shumė vetė, hynė nė punė dhe dritaret e ngushta tė banjove. Ca mbushėn pėrvazet e shkallėve, ca hypėn mbi pemė, si e si mos i shpėtonte gjė. ...Dhe ata qė kishin sharė, thirrur, ankuar pėr zhurmėn mė parė, tani shihnin pa berė zė. Njė fėmijė i vogėl tėrė qurra , zbathur, qante e thėrriste atje nė mes tė rrugės, me shumė se tė gjithė .....Zetori si njė i vdekur nė grahmat e fundit nxirrte ndonjė shtėllungė tymi tė zi me kėrcitje...Nuk kaloi shumė kohė dhe njerzit e grumbulluar rreth zetorit tė bėrė shkrumb, filluan t’i hapnin rrugėn, me fytyra tė merakosura, tė prekur, ne pritje, nė heshtje, zetoristit, njė burrė i moshuar, qė po afrohej mbajtur nga dy burra tė tjere pėr krahu, duke ju marrė kėmbėt...
....Kush i rrihte shpatullat nga prapa, kush mundohej tė thosh ndonjė fjalė tė mirė nė kalim e siper. Nė ēdo ndodhi ka njė pikė kulminante, si nė njė dramė a tragjedi, dhe njerzit po mbanin frymėn kudo qė ishin, me sy tė pėrqėndruar, gati pa frymė ....qė tė shihnin aktin e fundit........
- Sa gjynah...i shkreti ...., mos u mėrzit, bėhu burrė, - dėgjoheshin tek- tuk si tė ishin ca zogj tė shkėputur, tė guximshėm qė dilnin mbi ujin e njė deti mėrmėrimash tė mbytura mirėsie e keqardhje.
-A s'mė ēani kokėn.... unė pi, ju s'mė lini....qenaaa - thėrriti zetoristi me njė gjuhė tė trashur, dhe u ul mbi trotuar, duke zėnė kokėn me dorė .
Ca filluan tė qeshnin, ca tė largoheshin nga pak....Ndonjė qė s'po i besonte syve, veshėve, i fyer keq, i ndalur nė mes nė aktin e heroizmit, vetmohimit tė papėrfillur thėrriste :
-Zetori ėshtė pronė e popullit, ta ruajmė si sytė e ballit -
Nė atė kohė tė largėt, aq shumė ishim mėsuar me parrulla revolucionare, qė i shihje ngado, nė pallate, rrugė, mbi kodra ....sa ata mė tė zellshmit, i thonin nė ca momente si kjo, me zė, dhe tė tjerėt o tundnin kokat tė menduar, duke miratuar nė heshtje si tė zėnė nė faj qė s'ishin ata tė parėt qė ta thoshin....apo largoheshin pa u vėnė re, por zetoristi i shkretė, ulur nė trotuar pėrsėriste pa pushim :
- Ē'mė ēani kokėn me gjithė zetor, ...me gjithė pronė, ....me gjithė popull ... qenaaa ... dua tė pi ....pse s'mė lini..dua tė pi ....-
Tė zėna siē ishim duke parė zetorin, as qė e vumė re biēikletėn, pulovrėn jeshile, djalin e zbehtė qė pėr herė tė parė pas kaq ditėsh, javėsh, pa i kthyer sytė nga ne, iu afrua zetoristit, zbriti me ngathtesi nga biēikleta mbi trotuar, u perkul mbi plakun, seē i tha nė vesh dhe i ndihmuar nga dy burra tė tjerė, e ngriti dhe e uli nė pjesėn e prapme tė biēikletes. Ai i bindur si njė fėmijė i vogėl, lidhi duart pas brezit tė djalit e tė dy bashkė u larguan me shpejtėsi.
Ne tė dyja u shtangėm, tani ish e qartė ēdo gjė....pulovra, ndrojtja, balta e tharė nė rrotat e biēikletės .....ai vinte qė nga larg, nga fshati....nga ato fushat atje larg ..... ku dihej mbase zetoristi i pirė ish i ati....

********

Buzėmbrėmje fund gushti. Ajer i palėvizur....i nxehtė.....Megjithėse dielli kish kohė qė kish perenduar e nuk e shihje mė, e ndjeje akoma nė trup, nė floke, ajėr, rrugė, asfalt, si tė ish njė aromė kripe e tharė dhe e ėmbėl ....dhe e ashpėr, dhe me pluhur......
Sekretin e Tines e dinim pothuaj tė gjithė ne, te vegjlit. S'di pse pėr gati njė muaj asnjė nga ato plakat vigjilente tė mėhalles s'kishin pikasur gjė....Kushedi sa tė zėna ishin nė atė botėn e tyre...Ndersa ne jetonim nė njė botė tė nėndheshme....tė freskėt....ku pėrrallat, legjendat ndodh qė tė ngatėrrohen keq e zanat bėheshin femijė me qurra qė qajne dhe zvarriten nė pluhur dhe fėmijėt ose me sakte, Tina behej sirena qė s'ecte dot .....
Atė ditė ai, "Jeshili", pas shume lutjesh e puthjesh nė ajėr, dorėn mbi zemėr, pėrkulje koke e fishkėllima zogu kish arritur ta bindte Tinen tė zbriste poshtė, nė buzėmbrėmje qe ti jepte dicka, tė fliste ca ēaste me tė, tek cepi i pallatit......
Ne fėmijėt e kishim rrethuar Tinen kinse po luanim aty pranė, sa ajo s'lėvizte dot, s'dukej dot ....
Ai erdhi mbi biēikletėn e tij....Flokėt i kish krehur me kujdes. Nėn pulovrėn jeshile kish veshur njė kėmishė tė bardhė....Ndali.....Grupi i femijėve bėri njė rreth tė pakalueshėm rreth Tines...Vetėm maja e kokės me flokė tė verdhė dukej. Tensioni, vigjilenca ndihej deri nė ajer....Ai ndali me njė kėmbė nė trotuar duke kėrkuar me sy. Mbi ballin e lėmuar tė nxirė, por dhe tė zverdhur ca pika tė mėdha djerse ....
Kur ia behu Hysa.
Me siguri me ato flegrat e hapura tej mase e kish ndjerė rrezikun, si tė ish para fillimit tė njė lufte tė ēuditshme nė njė shesh tė hapur beteje ....I beri njė tė shtrėnguar rripit tė pantallonave fort duke i ngritur lart deri mbi stomak. Tė rriturit sa herė e shihnin e merrnin me tė mirė i thoshin: " Hyse t’i mbrosh fėmijet , ti je mė i forti " dhe ai tani, sapo kish pare ketė djalė tė zbehtė qė s'ish i lagjes sonė kaq pranė fėmijėve ....u hodh mbi rrotėn e parė tė biēikletės tė tij dhe e shkundi me ca duar tė forta...me sy tė zgurdulluar :
- Qerrohu ....zhduku ....- filloi tė thėrriste me tė madhe
Fėmijet qė e kuptuan nga valėt e zėrit tė Hysės se sa i fortė ish rreziku, filluan tė largohen njė nga njė ...si minjtė tė fshihen andej kėtej .....Mbeta vetėm unė dhe Tina me njė dorė mbėshtetur mbi supin tim....e me tjetrėn mbi mur....Hysa po e shtynte djalin nė gjoks, ta zmbrapste ....Pulovra e tretur, e zbardhur, jeshile u shqye. Tina u lėkund ..s'po mbante mė ekuilibrin, ashtu e skuqur flakė...Nė dorėn qė kish mbėshtetur mbi mur po shtrengonte fort njė fotografi tė saj, mbeshtjellė me shami tė vogėl tė qendisur...me azhure e trendafil .....Ai po e shihte tani jo si me pare nėn ballkon. O zot, tė goditurat, pulovra e shqyer, tė thirrurat sikur s'kishin tė benin me tė ....Sytė i kishin ngrirė mbi kėmbėt e saj ......mbi flokėt, buzėt, sytė e Tines....
Kurrė s'kisha parė nga afėr sy tė tillė, tė thellė, tė shtangur .....mes joshjes e habisė ....dhimbsurisė, pėrkėdheljes bashkė e dhimbjes ...mes puthjesh e lotėsh.....mes pritjes dhe padurimit .. gėzimit dhe largimit....Ata sy dhe Hysėn vetė, e bėnė tė heshte njė ēast e tė shihte ē'po shihte dhe ai ....
Tina me futi nė dorė fotografinė dhe mė shtyu nga djali ....Une iu afrova atij dhe ia ngjesha fotografinė e mbėshtjellė nė xhep....Djali ktheu sytė njė ēast nga unė, " heroinen e heshtur" ....qė mposhti frikėn ....Dhe sa hap e mbyll sytė mė dha njė fotografi tė tijėn...
- Shporru - u pėrmėnd prapė Hysa dhe filloi ta shtynte mė me forcė....
- Ik, ik - therriti Tina me tmerr
Ai si tė permėndej, u hodh mbi biēikletė e u largua me pulovrėn cope copė ....
Hysa i kėnaqur u afrua tek ne .
- He, le tė guxoj t'iu prek ....Ja vdekje, ja liri .....-
Hysa kish qejf tė pėrsėriste tė njejtat fjalė " ja vdekje ja liri " sa herė qė dilte fitimtar .....Kėsaj herė mbi kė?
Mbi njė pulovėr tė grisur apo njė shpirt tė vrarė ?

*********

Tė nesėrmen ish e djelė. Qė pa larė sytė mire trokita tek dera e Tines. U shfaq e ėma, Eli, ashtu e gjatė, e madhe sa njė hata, e veshur me tė zeza, me buzė si te mbledhura me inat.
-Ē'do?
-Tinėn
-Tina s'ėshtė shoqja jote, ėshtė e madhe tani. Ik, loz me kalamajtė.. Ē'mė vjen ketu?...Tina ėshtė sėmurė....
Unė zgjata kokėn, tė shoh brėnda pa pyetur pėr breshėrinė e fjalėve tė egra qė po mė rrihnin veshėt si ca lakuriq nate. Pashė Tinėn qė po lante e pėrkulur nė mes ,duke u zvarritur, me njė leckė pllakat e kuzhinės.
- Po ajo po lan !?
- Futu... futu brėnda, rrodhe - mė shtyu gjithė inat e ėma duke kontrolluar me sy jashtė se mos e shihte njėri . Mė shtyu drejt e nė mes tė furtunės....
Edhe spiuni mė i regjur nuk do tė ketė vuajtur aq sa unė atė ditė nėn ata sy tė zinj, si dy gjarpėrinj tė Elit, qė hem tė zhbironin, hem tė ngrinin....hem tė pickonin, hem tė helmonin.... Si djallin, ajo qė ndodhi njė mbrėmje mė parė tė ish zbuluar aq shpejt ....
- S'ka mė tė rrini nė ballkon.....s'ke pėr tė dalė mė nga shtėpia ...tė bėj gropėn me duart e mia
- E pse...ēa ....ai nuk do vijė mė, plasi ai pėr mua, nuk vjen mė jo...he, pėr mua... gjysėm njeriu ...- i shpetoi Tines mes gulēeve, loteve me leckėn e shtrydhur nė dorė....- gjysėm njeriu..mė shih si jam.. hė, gjysėm njeriu ....- dhe shpertheu me keq nė tė qarė.
E ėma u step njė ēast, vetėm njė ēast tė vetėm nga shpėrthimi i papritur i Tines, dhe ktheu prapė sytė nga unė
- Ti, ti e ke fajin.....
-Une, pse ē'kam bėrė unė....
-Ē'ju tha... pse erdhi...pse e ngacmon Tinėn ? - filloi prapė Eli
- Asgjė , asgjė ...- pėrsėrisja unė e mbledhur grusht .
Ndonjėherė pafajsia e fėmijės mund tė fshehė dhe sekretet mė tė mėdha Filluan tė mė dridheshin kėmbėt. I hodha njė sy Tinės. Ajo mė kuptoi..."Mos, mos " mė bėri shenjė me sy e trėmbur dhe ajo dhe menjėherė e ngriti zerin tek qante ...- gjysėm njeriu, gjysėm njeriu, eee - si tė kuptonte qė kish gjetur pikėn e dobėt ku e ema dorėzohej.
- Pa mbylle grykėn, mjaft - ia kthente Eli me njė zė tė pasigurtė e tė zbutur.
Qė atė ditė s'pushuan shirat, ato ditė tė fundit tė gushtit ...mirė thonė gusht e gunė....Me shiun bashkė rridhnin dhe ditė tė tėra pa asnjė ngjarje. Biēikleta, pulovra jeshile, ...s'u dukėn pėr ditė me radhė...Ēdo gjė po kthehej si mė parė ...vetėm Tina herė pas here kur ishim vetėm, nxirrte nga njė kuti e vogėl prej druri qė e kyēte me njė ēelės tė vogėl ku fuste ca gėrshėrė tė vogla, molinetė, rrotka me ngjyra, gjilpėra..nxirrte fotografinė e tij...aty "ai" dukej mė i madh, aq serioz, me qafė tė ngrirė, me flokė tė lėpira mbi ballin e zbehtė ....por sytė jeshilė tė futur thellė nė zgavra se pse tė nguleshin drejt e nė zėmėr....dhe pse nė to kish dhe ndrojtje dhe hutim...
E shihte pėr minuta tė tėra dhe humbte.
Kish kaluar jo me shumė se njė javė kur njė ditė tek po luaja me fėmijėt jashtė mbi trotuarin e rrugės..shoh biēikletėn, pulovrėn e qepur shkel e shko jeshile....dhe fytyrėn e njohur, qė ish hequr ,zgjatur dhe qė ma bėnte me dorė ....Ju afrova pa e pare, me kurriz sikur po lozja atje mbi bar.... afėr trotuarit ....
- Jepja, aman - dhe hodhi tek kėmbėt e mia njė copė letėr tė mbledhur.
E rrembeva dhe ia thera kėmbėve....Po tė mė kish parė Eli isha e mbaruar ....ajo me njė dorė mė pėrfshinte e mė shtypte si plesht ...Por dhe njė si gėzim ..gėzimin qė e dija se do t’i jepja Tines, mė jepte kurajo....zemėr...Oh, si i ngjita shkallėt ...U plasa nė guzhinėn e Tines qė ish vetėm e po qėndiste..Nga jashtė dėgjohej njė " fiu... fiu" aq e ėmbėl...si nė tė qarė qė s'pushonte e s'pushonte....
- Eshtė ai - u hodh ajo pėrpjetė ...Oh si i ndriti fytyra. Une i hodha nė dorė letrėn qė e hapi me duar tė dridhura..." do tė marr pėr nuse, siē je, punė e madhe se je sėmurė , do tė shėrojė unė, tė dua, do tė rrėmbej , dil nesėr nė darkė, tė dua pėr vdekje " ish shkruar me njė shkrim si tė njė fėmije tė klasės sė parė dhe mė poshtė vizatuar njė zėmėr e shpuar me njė shigjetė te shtrembėr nė mes dhe emri i tij .. Bimi .....
Ajo fishkėllima vazhdonte atje jashtė pa pushim....pa u lodhur ...si tė qante nga padurimi ...
Tė kenė qėnė ndonjėherė zogjtė kaq tė dashuruar ..tė frikesuar ...tė paduruar ..qė shpikėn kėtė fiu..fiu ...si nė tė qarė e nė tė dridhur ...nė dimėr e nė verė ? ....Ku ta dish....zėri qėnka i pari qė nxjerr jashtė ca vibrime zemre ...ca dridhje nė ajėr qė arrijnė deri tek ty qė tė bėjnė tė dridhet trupi dhe duart me tė njėjtėn dridhje, mjaft tė kesh veshė e tė dėgjosh...tė kesh zėmrėn e hapur e tė ndjesh si Tina ....qė hem zverdhej ....hem skuqej...qė hem bėnte qė tė ngrihej dhe tė dilte, e hem zmbrapsej....
Dera e jashtme kerciti dhe ca kėmbė tė mėdha, hija e zezė e sė ėmės na stepi.
-Prapė ti ketu, ik, tė thėrret jot ėmė- mė bėrtiti mua
Unė rrėshqita pa folur si kone e zbutur me bishtin ndėr shalė, por dhe me inat e gėzim bashkė. Inat pėr tė e gėzim pėr Tinen...Isha dhe unė qė po e shpetoja nga thonjtė e saj , hija e saj e zezė, sėmundja ..ashtu fshehurazi....isha dhe unė...


***************

Ai ishte atje, nė anė tė rrugės, mbėshtetur tek muri i shtėpisė pėrdhese pėrballė ballkonit tė Tines me biēikletėn pėr dore. Ishte atje ......Tėrė paraditen me duar qė na dridheshin nga gėzimi, frika, padurimi....bėmė gati njė bohēe tė vogėl me plaēka....njė palė shapka, ēorape, mbathje, njė shall tė vogėl te mėndafshtė, ....nuk harruam dhe kutinė e vogėl prej druri....dhe thėrrisnin e flisnim pa pushim dhe rrinin pėr minuta tė tėra tė hutuara, pa folur, ne mes tė dhomės me duar tė varura ..e sy tė humbur
Ē'po bėjmė kėshtu....? Si ėshtė e mundur?
Jashtė akullorexhiu, njė jevg i gjatė kish kohė qė thėrriste me sa kish nė kokė
- Akullore me kajmak! - thėrriste me inat, nga fundi i mushkerive sa tundeshin xhamat....
Vera po dilte e i duhej tė priste pėr njė verė tjetėr po kaq tė nxehtė e tė gjatė........
Akullore me kajmak ,
me krem dhe ēokollatė
i bėn xhaxhi pėr merak .....
Fėmijėt e ngeshėm e ndiqnin pas duke pėrseritur fjalet e tij nė kor qė pėr kaq verėra me radhė ishin po ato.....dhe si gjithnjė shtonin dhe ca vargje nga vetja :
Merr paratė dhe dil me vrap
Prandaj xhaxhi ju ka xhan ....
S'ish e vėshtirė dhe pėr fėmijėn mė tė humbur tė kuptonte se ato vargje me rima kishin lindur njė ditė nė kokėn e jevgut pėr ato tė shkreta lekė .....qė po s'i kishe tamam tė fuste njė shpulle ****ėve e kthehej e mbushte lugėn plot duke zbuluar ca dhembė tė bardhė, tė gjatė, ndonjė fėmije tė shoqėruar me tė rritur pėrdore, i krehur e stolisur pėr bukuri, qė prisnin me durim nėn diell a nėn shi duke i zgjatur leket .
- Akullorja, erdhi akullorjaaaa - vazhdonte jevgu jashtė pa pushim.
Ndonjėherė, ndonjė i rritur, i ngeshėm vetėm nė kanatiere e brekė mbėshtetur nė ballkon, i tekej papritur t’i bashkohej korit tė fėmijėve me njė zė tė trashe baritoni:
Akullore me kajmak
I ben xhaxhi pėr merak
- Akullore me *** jevgu - ia plaste ndonjė fėmijė i pluhurosur, i zbathur, nė vrap e siper, nga inati qė s'kish njė dysh nė xhep....dhe jevgu qė e linte karrocėn dhe e ndiqte nga pas si i krisur ..... Oh, sa herė dhe ne i bashkoheshim korit tė fėmijėve "Akullorjaaaaa......"
Por atė ditė ne i dėgjonin tė thirrurat jashtė si tė vinin nga njė botė tjetėr, e largėt...pa pikė kuptimi .....e zvogėluar ...para asaj qė do ndodhte ....qė po priste atje ....me kėmbėn e pėrthyer.....me sy tė ngulura nga ballkoni i Tines qe ish aq i heshtur, i kyēur pėr ditė tė tėra, mbuluar nga ca perde tė trasha, qė ēeē lėviznin si padashje, e frike nė cepa dhe mbylleshin prapė mė tė rėnda e tė heshtura se mė parė ...Mė nė fund vajtėm e po shihnim tė dyja qe nga dritarja e vogėl e banjos.
Ah, ato ēaste, nuk di se pse dhe unė ndjeja frikė, gėzim....ankth.....Tė ish kėshtu se e ndjeja veten bashkėfajtore nė njė faj qė s'ish faj....nė njė ndodhi qė s'ish ndodhi.... nė njė shpėtim, marrėzi....arrati ....nga ato ku jeta ndalet nė mes e pret tė fluturojė apo tė permbyset kokėposhtė nė humnerė.....nė njė nga ato ēaste kaq tė pakta nė jetė ku ēdo sekondė e minutė ndalet, ngrin....dhe fryma tė mbetet pezull nga njė gėzim, kurajo....padurim ....pėr atė qė s'ka ndodhur ende por qė ėshtė aq afėr...dhe ėshtė aq larg.....
Oh, kohė fėminije e tė rriture bashkė .....
A ju ka ndodhur ndonjėherė kur ndjenja ėshtė aq e fortė, e panjohur kurrė mė parė, e ēuditshme sa gati tė trėmb, sa shndrrohet papritur e ngulet nė kujtesė me njė ndjesi fizike, qė pothuaj e prek, e nuhat...e kėrkon pa e ditur, tė vjen e tė gjen vetė atėhere kur s'e pret, pėrsėritet prapė ....kuturu....nė njė kohė tjetėr nė jetė....nė rrethana tė tjera...nė vend tjetėr ...por me tė njejtėn forcė, e pandryshuar ....provė se thellė thellė asgjė nuk ka ndryshuar tek ty, qė nga feminija.
Keshtu ndodhi me mua. E kujtoj si tani se si po mė mbahej fryma pezull sikur tė isha zhytur pikėrisht atė ēast mu nė mes tė njė deti tė ngrohtė, vetėm, papritur, drejt e nė thellėsinė si xham i ujshėm, jeshil me kėmbėt e shkurtra bėrė si dy copa akulli, me gishtrinjtė e ngjethur, tė mpirė nga tė ftohtit, ndėrsa krahėt, koka e supet gati merrnin flakė nga dielli ... Me gojėn plot me ujė tė kripur, tė athėt, veshėt, sytė e lagur, qė dhe digjnin nga kripa dhe freskoheshin nga valėt qė pėrplaseshin tek unė, tek rrekesha pa ndalur, si e lojtur, tė shkoja mė larg..me larg.......deri nė fund tė botės, tė gjeja atė qė askush s'e kish gjetur.....ashtu, frymė e trup pezull nė ajėr, lart mbi valė, mbi ujė.... tė hidhesha si peshk ..mė larg..mė larg ..pa pyetur pėr krahėt qė mė lodheshin...deri nė mpirje..pa pyetur sa larg po shkoja ....larg....larg.... Oh, ē'ngjethje, zbulim.....qė i jeton kaq rallė e qė unė i provova kaq herėt.....Kur papritur, minutat , koha vetė ndalet si tė mos ketė qėnė kurrė, ndalet e dorėzohet nė njė qetėsi qė tė tremb, trullos, aq mospėrfillese, e pafund, si qetėsia e hapėsira e palėvizur e detit...kur dielli vetė dergjet mbi ujė, i lodhur sė vrapuari larg prej teje, dorėzohet tek unė, fėmija, ja atje, thyhet mė nė fund nė copra-copra tė arta, e unė qe vazhdoj lojėn, ngjitem lart....mė lart mbi valė....tė shkoj e tė digjem drej e nė burimin e tij ...duke kaluar e rrokur mė parė njė nga njė ato rrathėt e artė mbi ujė, qė se pse pa i arritur mirė mė rreshqasin nėpėr gishtrinj, trup, dhe qeshin dhe lozin,... dhe fshihen dhe humbin ....Oh, ato ēaste, nė atė det qė mė dukej se ish vetėm i imi ....Gjithshka, deri ajri, pafundesia blu dhe e bardhė ishin dhėnė tek mua, ishin dorėzuar nė heshtje tė tėra bashkė ...tė tėra atje ....mjaft qė tė merrja frymė aq thellė sa tė mbetesha pa tė ...mjaft qė tė dija tė lumturohesha deri nė drithėrimė. Ah, ēaste tė vetme kur e ndjen qė je zot, zot ..mbi tė gjithė...kur pothuaj ke prekur misterin e jetės tėnde....pa e ditur.... se s'je veēse njė pikė e zezė mes detit, larg bregut, vetėm, ........ke prekur e janė gati tė ndodhin, ja ku presin pėr ty ca bėma...arritje qė s'njohin pengesė.....presin atje nė qoshe tė kohės, tek ajo vijė e mjegullt e bardhe ku qielli dhe deti puthen e shkrihen nė njė tė vetme ...ēaste lumturie tė mjegullta qė dhe i shtyn, por dhe i rrok me nxitim nė ēdo marrje fryme, ...paēka se nuk i di me hollesi se ē'do tė jenė ....kur, nė ē'kohė do tė vijne tek ty....
Ah, kohė fėminije, pse ike aq shpejt?
Tina me duar qė i dridheshin, aty mbėshtetur pranė dritares sė banjos, hapi dhe njė herė letrėn si tė sigurohej se ēdo gjė ish e vėrtetė, ish e sigurtė, s'ish ėnderr…
- Do me sheroje?!... Tė dua pėr nuse...tė dua pėr vdekje ....A e sheh si po me pret?!..Eshtė atje ....Si do bėj ?- i bėnte pyetje vetes me zė tė lartė.
Thonė mė kot se kur rritesh piqesh, ndryshon, bėhesh tjetėr njėri ....Une as qė e besoj ketė …Eshtė vetėm se duke pasur me shumė ditė, muaj, vite nė jetėn tėnde tė shtohen ca ndodhi mė shumė, qė tė rėndojnė nė thesin e kujtesės, ndėrgjegjes, thes qė s'ke ē'i bėn por e tėrheq kudo me vehte, dhe tė rėndon, dhe tė shtyp, dhe tė plak, dhe tė vdes.....por kurrsesi s'tė ndryshon....Ca njerėz kur u duhet tė hyjnė nė njė botė tjeter, tė tė rriturve nuk di se pse nuk arrijnė ta kapėrcejnė pragun kurrė, mbeten atje nė prag, mė shumė fėmijė se tė rritur ......
Fjalėt e letrės qė i mbushnin sytė e Tines me gėzim e lotė njėherėsh, mė thoshin dhe mua, fėmijės, se atje jashtė paska ca djem tė rritur, me fytyrė tė hequr, tė zbehtė e vėshtrim tė ndrojtur qė tė ngroh e shpon zemrėn, qė kanė mbetur nė atė botėn e femijeve ku ēdo gjė ėshtė e mundur...ku mrekullitė ndodhin ēdo ēast, mund tė te prekin me majat e gishtave e pastaj tė te rrėmbejnė ne nje biēikletė te thyer, dhe tė perfshijnė e rrokin nė atė kraharorin e ngushtė, tė dobėt me pulovrėn e zbardhur tė grisur.... Une, si Tina, jo vetėm i besova deri nė fund tė shpirtit njė nga njė fjalėt e letrės se tij, por dhe gati e shihja tani Tinėn tė ecte mbi dy kėmbė tė shėndosha ..nė krah tė djalit qė e priste me kokė ulur dhe bėnte ca rrathė nė pluhur me kembėn e tij.....
- Ku je futur, moj dreq? - hapi derėn e banjos Eli, qė s'e kishim ndjerė se kishte ardhur nga puna - Ē'e ke atė letėr ? Ē'e ke? Pa ma jep mua ketu – dhe zgjati doren.
A e keni parė ndonjėherė diellin tė mbulohet papritur me re tė zeza, qė dhe tė humb, dhe tė tremb edhe tė zhyt nė terr edhe tė vdes....Dhe kjo tė ndodhė pikėrisht kur je ngjitur aq lart sa gati prek diellin e pėrvelohesh nga drita .....
Eli rrėmbeu letrėn, pasi e lexoi njė ēast e grisi cope-copė, duke qeshur e thirrur me njė zė tė ējerrė:
- Ti je ēmendur moj, dhe ky qėnka i lojtur ....do tė tė shėrojė.....ha, ha ....posi..... do tė tė rrėmbejė…le tė guxojė...ku do shkosh ....ku do shkosh ?...-dhe me bishtin e fshesės qė e rrėmbeu sa hap e mbyll sytė na u vėrsul tė dyjave qė u mblodhėm grusht nė qoshen mė tė largėt tė banjos, duke mbuluar kokat me duar .
- Aha, le tė guxojė, s'kam vdekur unė…tė turpėrohem unė...tė bėhem gazi i botės unė..- dhe pėrplasi derėn duke dalė .
Jashtė kish filluar njė shi i ngadaltė, litarė litarė, qė kėrcente me pika tė mėdha mbi pellgje qė sa vinin e bėheshin me tė thellė, e mblidhnin tek tuk gjethe gjysėm tė zverdhura tė mėdha, tė shtrira....Pasi s'po dėgjonim me zhurmė, tė shara, ngadalė u ngritėm tė shihnim jashtė. Nė mes tė turbullimit, pėrmes xhamit ....shiut....lotėve pamė qė ai ish akoma atje ...me flokėt e ngjitur, qull...nė mes tė shiut ....mbėshtetur mbi biēikletė ...i vetėm nė mes tė rrugės sė shkretė
Tina shpėrtheu nė lotė me gulēe qė po i zinin frymėn, fshinte sytė, hundėt, gojėn..lotet qė po i pikonin si pika tė mėdha shiu, i fshinte me pėllėmbėt e mėdha tė duarve qė i dridheshin.
Djali u drejtua. Na pa, nxorri diēka nga xhepi, e puthi, dhe i zgjati duart nė drejtimin tonė, e i mblodhi mė pas si tė shtrėngonte e pėrkundte njė fėmi tė vogėl nė gji.....
Tina e shihte mes lotėsh dhe qeshte dhe qante dhe i dergonte dhe ajo tė puthura nė ajer, pa pushim .
- Sa pa fat jam, sa pa fat jam ....- qeshte e qante me sytė ngulur tek djali qė pėrkundte nė duart e zbrazta dikė qė ish larg, mbyllur pas xhamit, pas litarėve tė shiut ..aty ngjitur me mua...
- Jo, jo, ti je me fat, ti je me fat - i pėrgjigjesha unė me gjithė zėmėr. Qaja dhe unė, fėmija qė s'dinte ē'ėshtė dashuria ..dashuria qė s'dallon, por prek kėdo ..dhe tė varfėr dhe tė marrė ....dhe tė sėmurė dhe tė vrarė ....mjaft tė kesh zemėr e frymė....
- Je me fat, je me fat - pėrsėrisja dhe e di qė nuk ia thosha ashtu kot qė tė mos qante, nuk ja thosha se gėnjeja ...Ja thosha se e besoja qė ish ashtu. Dhe tani pas kaq vitesh e besoj po me atė forcė dhe e di qė kisha pasur tė drejtė ...Ajo shoqja ime e sėmurė ish njeriu mė me fat qė kam njohur..
Atje jashtė nė shi ...dikush rrinte gozhduar e s'ikte...qante pėr tė ....e perkundte ndėr krahė nga larg ....e puthte ...me afsh e zjarrmi nga larg....Ashtu, nė kushedi ē'cep tė trurit nė atė buzėmbrėmje tė largėt, mė kujtohet se si unė shpresova me zili, me turp, pothuaj fshehur dhe nga vetja ime, qe njė ditė tė shihja dhe une dy sy qė te pėrgjėroheshin, qanin pėr mua, nė shi....nė mes tė rrugės ..Mė duhej vetėm ca kohė ..ca muaj ...vite ....me tė mė ndryshuar dhe mua ai kraharori dėrrasė, dhe tė behej si i Tines....i fryre, i plotė ......Ah, sa herė me padurim, fshehurazi kontrolloja tek lahesha ato thumbat e vegjėl qė as s'ndryshonin, as fryheshin e as rriteshin......
Me vjen te qesh hidhur tani. Kurrė s'takova sy tė qanin ashtu pėr mua ....Le tė ishin tė marrė, le tė ishin tė plakur ....vetėm tė qanin pėr mua...ē'dhuratė e fatit do ish ...Vallė tė kenė qarė e unė kurrė s’i pashė? Valle do qajnė kur unė s'do tė jem mė? Ku ta dish ...sa tė ndryshėm janė fatet. Sa ndryshe ish fati im ....A mbase ndodhi keshtu pėr mua se pikėrisht atė mbrėmje, atje pas xhamit e ndjeva sa fort rrėzohesh e vritesh kur fluturon lart e dashuron pa fre ?
Ku ta dish ....Po pse atehere te qaja dhe unė nė heshtje, pas xhamit, nė ato banjo te ngushte.....Qaja dhe unė me ca lotė qė rridhnin vetė, si shiu, ngadalė, ngadalė, qaja pėr Tinen qė ish mbėrthyer nė fatin e saj, mbi kėmbet e saj tė sėmura...Tė ish rastėsi qė atje njė i panjohur muaj me parė, ta donte tani si i marrė, tė ish rastėsi qė kish njė nėnė aq tė egėr, tė ftohtė, tė gjatė dhe tė zezė, qė s’e perkėdheli kurrė .....Te ish rastesi qė unė isha atje pranė saj dhe i shihja tė gjitha ? Ku ta dish ...
Qaja dhe akoma nuk e kuptoja pse tė mos vraponte, tė merrte shkallėt, tė zvarritej e te ēirrej nėpėr parvazė, mure, si kurrė mė parė, tė ikte....tė ikte ....tė vraponte tek dashuria e saj qe e priste jashtė pa u lodhur.....edhe se po bėhej natė, edhe se po binte shi.....pse tė mos ikte ? Qaja dhe pėr bohēen e bėrė gati orė mė parė, qe tani ish varur me kokė mėnjanė, mbrapa derės, e harruar, e mjerė, ajo bohēja e gėzuar, e mbushur me shpresa, gėzim qė s'u jetua kurrė, jetime e harruar, fat i paprovuar....guxim i ndalur....
Pse te mos ikte....Dashuria ish atje, kaq afer....mu nė anė te rrugės....po priste ....Pse te mos ikte ?
Por atė ditė, atje pas murit tė banjos qava dhe pėr Elin, nenen e Tines. Kur qan, ēdo gjė squllet, si nė njė sfungjer, dhe inati, frika pėr Elin, u kthyen dalėngadalė nė njė mėshirė tė vaket, tė njomur nga lotėt. Po, po, e pranoj atė natė qava dhe pėr tė. Aq e ndryshme nga jashtė, me njerėzit e rritur tė mėhallės, qė kur e shihnin tek ecte me kokė lart, ashtu pa fjalė , krenare, tek tuk duke buzėqeshur si me merzi, pėshpėrisnin me admirim kur ajo largohej ,deri dhe ime mė thosh shpesh pėr tė :
" Eshtė kapedane, po rrit njė fėmijė sakat qė nuk i mungon gjė, pa burre, po e rrit me nder, me mundim".
Unė qė e shihja nga brenda, e dija se sa mizore, pa zemėr, si e mundonte, e shante Tinen orė e ēast. Atė nate, ajo Eli e dyzuar, Eli pėr sytė e tė rriturve dhe pėr sytė e mi, u kthye nė njė, dhe papritur kur ajo po tundte fshesėn mbi kokat tona, nė njė moment jashtė frikės, tek ia ngula sytė mbi fytyrėn e rrudhur, tė vrarė, me ca rrathe tė zinj poshtė syve, njė pyetje mė befi nė kokė s'di nga ku : " A tė ketė qėnė ndonjėherė fėmije, apo tė ketė lindur kėshtu siē ėshtė tani, kaq e gjatė, e thatė, mbi kėto dy kėmbė te medha si lopata, si kėmbė burri, me kėtė ēehre tė sėmurė, me kėto rroba tė zeza qė s’i nderronte kurrė.... A tė ketė qėnė ndonjėherė fėmijė?"
Dhe se si mu shtrėngua zėmra pėr tė nga dhimbsuria, si tė shihja papritur atė vetė, sakate, tė gjymtuar dhe jo Tinėn, tė gjymtuar nė mes ne tė dyjave, qė dhe gezonin dhe qanin ....tė gjymtuar...tė mbaruar....nė jetėn e vet pa njėri ....pa dashuri....ku vetėm njė dritė e keqe xhelozie dhe dinjiteti qesharak e pėr dukje e mbante akoma gjallė....
Pas kaq e kaq vjetėsh, e njejta ndjenjė dhimbsurie mė ka ngelur akoma pėr Elin. Tė ish vetėm ajo shkaktari qė e ndaloi Tinėn, e friksoi, iu kanos ..e mbylli me ēelės, ia preu jetėn, dashurinė nė mes? Po tė mos ish ajo atė natė, po tė mos kish marrė vesh, ditur gjė, po tė kish ardhur me vonė a do ish nisur Tina vetėm nėpėr natė me bohēen nė dorė drejt tė panjohurės , drejt dashurisė ?
Tina me njė tė kėrcyer tė brrylit, me atė forcėn qė kish, dhe Elin e tmerrshėm mund ta kish plasur nė korridor dhe tė ikte, nga sytė kėmbėt, tė linte pas gjithshka. Nė atė ēaste kur ēdo gjė priste, ngrirė nė kohė, i duhej veē njė hap, nė prag, tė ngrihej lart mbi ujė, e tė shkonte e tė digjej tek dielli i saj, sa tė kthehej nė pluhur tė artė.....njė shtytje, njė fjalė, njė hap......Ē'e ndaloi, ē'dyshim, frikė, forcė e keqe, fjalė e mbajtėn atje ngulur pas xhamit, aq fort ?Pse nuk ikte? Vallė nuk e donte aq shumė? Ajo nuk iku atė natė , atė natė qė vendosi fatin e saj, tė mbetej fundosur pėrgjithnjė nėn ujė, nėn njė ujė tė ndenjur, pa diell, pa dritė, nė ditė tė njejta, tė hirta.....tė jetonte si tė mos jetonte kurrė.....
A nuk ėshtė njė jetė pa dashuri , njė jetė e tėrė e shkuar dem?
Mos mė thoni qė ka njėri tė mos ketė parė diellin e vet. Diell qė jepet siē jepet dashuria vetė, pa ēmim, pa dallim, pa kushte, sado fatkeq tė jesh, vetėm se nė njė kohė qė ti kurrė s’e pret, qė mbase ėshtė shumė herėt, a mbase tepėr vonė, nė njė kohė kur tė duhet tė guxosh deri nė marrezi qė tė jetosh....e ca ēaste hezitimi, tė kushtojnė aq shumė, se pėr dreq kjo jetė e varfėr nuk tė jepet veēse njė herė dhe ėshtė aq e shkurtėr , tė kushtojnė aq shtrenjtė e tė mbetet pas pėr tėrė jetėn vetėm pendim, zymti e brerje ndėrgjegjje, tek dielli largohet tė ngrohė tė tjerė, qė presin, qė janė kaq shumė, qė guxojnė mė shumė, qė sakrifikojnė, qė dinė tė flijohen pėr dashurinė e tyre tė vetme.....
Une, isha berė mė e heshtur se bohēja me rroba dhe vetėm qaja pa zė ashtu mbledhur pas murit tė banjos....pėr vehten time. Atė natė si tė isha rritur papritur, qava me njė dhimbsuri, admirim e miresi tė dremitur, tė ngrohtė pėr veten time qė s'e kisha ndjerė kurrė mė parė.


***********

Ditė me shi, pa pushim...pa nderperje. Ai erdhi tė nesėrmen nė tė njėjtėn orė. Kish hedhur njė shall tė leshtė nė qafė. Erdhi prapė pas dy ditesh. Erdhi prapė e rrinte atje nė tė njejtin vend.....Priste lagur nė shi, mbi biēikletė ....me orė tė tėra, mbledhur supet e dobta nėn shiun qė e lagte pa mėshirė, me duar futur nėn sqetulla, me sy tė ngulur nga ballkoni qė s'hapej...e s'hapej....
Pas njė jave nuk e pamė mė. Dikush tha qė kish marrė tė ftohtė e ish nė spital. Dikush tha se ish ēmėndur....dikush se ish martuar....dikush se kish vdekur.... Kurre me s'morėm vesh gjė tė saktė pėr tė........
**********
Kanė kaluar me se tridhjetė vjet nga ajo kohė . Tina nuk ėshtė mė si atėhere, eshtė shendoshur shumė sa mezi leviz. Flokėt i janė ralluar, thinjur nė tėmtha, ato faqet dikur plot shėndet i janė varur poshtė, zverdhur e enjtur....Ja qe ndodh qė dhe kur s'je veēse dyzet -dyzetėpesė vjeē fillon tė plakesh....mblidhesh, thinjesh ...rrudha tė imta e te thella shtohen pėrditė....ca rreth syve, ca rreth buzėve pa gjak...dhe prapė ..po ashtu si dikur...gishtat s'i pushojnė sė qepuri ..sė bėri grep...ato kuadratat me mbushje...mbulesa qė dhe pse s'i do, s'i ble mė njeri, Tina i thurr e i thurr prapė...copė...copė.. ditė....ditė ..si te lėrė ashtu pa e ditur as vetė ca shėnja nė atė ishullin e saj tė harruar... atje ballkonit...vetėm..larg botės.....si ndoca shėnja nė rėrė qe ja dhe pėr ca kohė do te shpėlahen, fshihen nga valėt nė breg.....ne atė ishullin e saj tė braktisur...sikur tė mos ishin kurrė...
Nuk del mė nga shtėpia, ngrihet nė mėngjez, e ngryset nė darkė, shtyn verėn e pret dimrin....Lėviz nga guzhina nė banjo, nga dhoma nė ballkon.....E ėma ėshtė plakur e mbledhur njė grusht, ashtu e tharė, me po ato rroba tė zeza qė s’i hoqi kurrė, e ka tani ca syze tė mėdha mbi hunde, si kukumjaēkė.
- Mė ngordhe pėr tė ngrėnė - i therret e Eli me zė si pushkė qė nuk I ka ndryshuar fare.
- Sapo hėngre, harrove?- dhe Tina i sjell kafen duke tėrhequr kėmbėn zvarrė....
Ndonjėherė kur bie shi e s'pushon, e qielli mbytet e gropat e rrugės mbushen plot...Tina ngul sytė e humb atje pėrballė ....si tė presė tė ēfaqet njė biēikletė e dy sy tė tė turbullt qė dhe e shohin dhe humbin dhe qajnė dhe e puthin ...Por atje s'ka njėri ...atėhere hap kutinė e vogėl prej druri. Nxjerr atė fotografinė e zverdhur e sheh ,e sheh nė heshtje....
- Ē'sheh ashtu ?- picėrron sytė e ėma qė s'e duron atė heshtje tė gjatė.
- A ē'mė ēan kokėn ....- i kthehet Tina, me inat si tė paguaj ca borxhe tė vjetra mbrapsht nė kohė, a mbase ashtu thjesht pa kuptuar ėshtė kthyer nė Elin vetė. Por mė pas me dhimbsuri si t‘i flasė njė fėmije tė vogėl i kthehet :

- Pije, pije kafen. Ta kam berė tė mirė ?
- Eh, farmak, lėng gėshtenje ....
******
Lagjja ėshtė po ajo....vetėm se pallatet duken tani tė zvogėluar, tė shtrėmbėruar, tė hirtė, tė palyer, tė pluhurosur nga pluhuri e tė rrjepur nga shirat....me ballkonet e vogla si kuti... Fėmijėt e dikurshėm tani janė rritur e bėrė burra qė s'kanė ku tė punojnė, burra me mjekėr tė parruar, tek tek ndonjė fije e rrallė e thinjur shquhet ..si ca fije bari tė thara, tė mbetura aty ketu mbi tokėn e plasaritur ....burra me sy me qeska poshtė, sy te enjtur nga tė pirėt e kafeve e tė lozurit deri vonė nėpėr bilardo.
Hysa ka kohė qė ka vdekur. Disa komshinj tė rinj, pas ca vitesh u ankuan dhe ai perfundoi nė ēmėndinė ku vdiq pa mbushur muajin. Qė nga xhamia e ndertuar afėr pallatit " Allah..." shpon qetėsinė e lagjes qe pa gdhirė akoma. Fėmijė pothuaj nuk ka fare, kanė ikur..tė gjithė kanė ikur...nė kurbet...larg....Tek tuk me nje shpejtėsi plumbi vjen e humb sa tė hapėsh e tė mbyllėsh sytė ndonjė makinė, qė e ngre pluhurin havadan e lė pas njė re tė zezė,tė dendur tymi me njė uturimė tė gėrvishtur qė shuhet larg.
Nėpėr ballkone duket ndonjė kokė e mbėshtjellė me shami tė zezė a tė bardhė plake qė shikon nė heshtje....me nge...si rrėnojat e fundit, tė mbetura si pėr ēudi akoma gjallė, tė njė kohė tė largėt......
Une?
Unė jam larg, larg qė atje ...nė njė vend tjetėr tė ftohtė, mbėrthyer nė kėtė dhomė spitali, mbetur vetėm me kujtimet e mia dhe po pres tė kthehem nė pluhur ... Dhe se pse mė vjen keq papritur qė dhe kėto kujtime tė gėzuara, tė trazuara, plot diell e lotė do humbin e kthehen nė pluhur bashkė me mua, si ca zogj tė ndryrė brėnda nė mes katėr mureve tė kesaj dhome spitali, tė ftohtė e tė bardhė....qė bėjnė tė dalin e s'kanė se si.
Po i mbledh me ngut t’i marr me vehte, ashtu rrėmujė, se koha s'po mė premton, apo mbase do mbeten ketu, edhe kur une tė iki. Kur dikush tė vije tė hapė pak dritaren e pastrojė, do fluturojne jashte, kushedi nė ē'zemėr, nė ē'kohė, tek njerėz qė as i njoh....e qė ndoshta nuk do me njohin kurre...



Polikseni Ninka ( Sterjo)