U përurua në Miçingan një nga kishat më të mëdha katolike shqiptare në botë. Nga www.kosova.com
Roçester Hill, Detroit 2 shtator - Në Roçester Hill të Detroitit, shtetit federal Miçigan në SHBA, u përurua një nga kishta katolike shqiptare më të mëdha në botë. Në praninë i disa mijëra bashkatdhetarëve, kryesisht besimtarëve katolikë, kanë marrë pjesë në ceremoninë e perurimit të kishës së re katolike të "St. Paul's Albanian Catholic Church". Ceremonisë i ka prirë kleriku shembullor dom Anton Kqira famullitar i kësaj kishe si dhe morën pjesë shumë personalitete të shquara të komunitetit fetar katolik, por edhe përfaqësues të tjerë të komunitetit shqiptaro-amerikan në SHBA- si dhe udhëheqës fetarë nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi dhe Diaspora (Europa). Përurimin e kishës e bëri kardinali i Miçinganit në praninë edhe të senatores së Miçiganit Dejvis, kryebashkiakut të Detroitit, ish-kryeparlamentari dhe deputeti i Shkodrë Pjetër Abnori, ipeshkvi i Tivarit Zef Gashi, si dhe ipeshkvi i Kosovës Mark Sopi.
Krijoni Kontakt