Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1

    JONUZ NDREU - shqiptare në Amerikë, në rrjedhën e viteve

    [Me Tirqe, Xhubletë dhe Ksulë të Bardhë edhe në Amerikë

    shkruan - BEQIR SINA, Nju Jork

    JONUZ NDREU - shqiptare në Amerikë, në rrjedhën e viteve....

    Spanktown Road - Warwick (NY) : Gjenerata i këtyre shqiptarëve në mërgim patjetër, që kujtohet sot, e kësaj dite, si një gjeneratë e veçantë dhe shumë e nderuar e respektuar në të gjitha drejtimet, që ka lënë gjurmë jashtëzakonisht të pashlyera, për të gjitha gjeneratat e shqiptarëve në saj të këtyre burrave. Ndërkohë, që për shumicën e mërgimtarëve, është pakasa e vështirë të mendohet se mund të rikthehet në diasporën tonë, një brez burrash të tillë : kaq atdhetar, patriotë, demokratë e me aq përkushtim për kombin tonë, pasi edhe vetë kohërat ndryshuan.

    Mirpo, padyshim, që ata janë shumtë. Një nga “ikonat” e diasporës në vite, është edhe Jonuz Ndreu djali i Cen Elezit dhe nipi i Elez Isufit(Arushës së Malit). Nuzi(Jonuzi), është biri i denjë e njërës prej familjeve më të mëdha shqiptare e njohur si - Familja e Derës së Madhe së Ndreut të Sllovës(Dibër) ose e familjes që përbënte njërën prej "Shtatë Malet e Dibrës". Ai tani mbasi doli edhe në pension jeton në një fshatë njujorkez, shumë i nagjashëm ky me bukuritë e natyrore të fshattit të tij të lindjes - Sllovës. Saqë me të qeshur ai thotë kur e pyesin se ku banon? : "Banoj në Sllovë" përgjigjet ai. Në shtëpi ai mban të gjitha smbolet kombëtareprej flamurit kuq e zi, distiktiva me shenja kombëtare, libra, kaseta e videokaseta, revista të gjitha shqip, deri dhe një veshje popullore burrash të Dibrës, që quhen Tirqe, Xhubletë dhe Ksulë të Bardhë.

    Jonuz Ndreu, njihet nga të gjithë në diasporë : duke dhënë një shembull të pakrahasushëm të shqiptarit shëmbullor, patriotë, atdhetarë, demokratë, familjar, mik e shok i mirë. Ai tani ka shënuar 75 vjeçë, duke festuar edhe daljen në pension pas 37 vjetëve pune në Amerikë, me gruan zonjën e nderuar Balen dhe vajzat me një tufë me nipër e mbesa. Jonuz Ndreu mbetet kështu një nga simbolet e disaporës shqiptare në Amerikë, në rrjedhën e viteve. Por, se ati i ka mbetur ende shumë për të bërë një jetë edhe më shumë aktive si në familje e shoqëri dhe i proukupuar, e'i angazhuar gjithmonë, në të gjitha aktivitetet kombëtare.

    Arratisja nga Shqipëria :

    U arratisë nga skëterra komuniste në vitin 1949-të, nga kampi i interrnimit në Rrogozhinë, ku punonte në punë të detyrueshme, në hapjen e rrugës Elbasan - Korçë. I interrnuar në disa kampe interrnimi si në Berat, Kuçovë në vitin 1948- në një kamp afër Tiranës, punojë në ndërtimin e rrugës Tiranë - Durrës. "Këtu punuam deri në nëndor të këtij viti, kujton Ndreu, pasi më pasë na futën në kampin e Valiasit afër Tiranës. Aty si skllav kemi hedhur themelet e para të fermës atje, pasi ne të interrnuarit punoninim në kanalizimin dhe sistemimin e tokave".

    Në vijim të kujtimeve të tija, ai thotë se :"Në vitin 1949 më 6- maj kur u arratisëm nga Rrogozhina, ishim nëntë vetë. Gjatë tentimit për kalimin e kufirit rrugës ramë në përpjekje të pararritura me forcat e ndjekjes. Kemi qënë 9 - vetë dhe disa prej tyre, sot, nuk janë më, si i ndjeri Esat Dineja e Abdulla Kaloshi. Sëbashku, ishin Muhamet Kadria, Muhamet Begu, Xhelal Dine, Esat Dine, Nikoll GjonMarku, Tafil Ndreu, Selim Haxhia nga Puka, dhe një emigrant kosovar, siç u thërrisnin at'ëhere shqiptarëve të Kosovës, në Shqipëri.

    Aventurën për në botën e lirë, ai përshkruan si një ëndërr të hidhur. Udhëtuam tre ditë e tre netë. Humbëm edhe rrugën, duke rënë në përpjekje në malet e thata, e të egra të Skraparit. Gjatë përpjekjeve me forcat e sigurimit të shtetit, na mbeti i vrarë një shok yni i ngushtë Esat Dineja. U plagos edhe ai djali nga Kosova, që fatkeqësisht nga koha e gjatë dhe nuk ja mbaj mend emërin. Selim Haxhija, që ishte udhëheqësi i grupit tonë u dorzua, pasi siç mësuam më pasë, ai kishte qënë kontigjent i sigurimit të shtetit.

    Ndërkaq, ne që shpëtuam pra vetëm gjashtë vetë, ndrruam drejtim për t'u arratisur duke ndryshur rrugën për nga Llixhat e Elbasanit. Aty mbritëm nga mesnata duke u ndarë në dy grupe. Grupi i parë isha unë i ndjeri Abdulla Kaloshi dhe Tafil Ndreu.Grupi i dytë, me Muhamet Kadriun, Xhelal Dinen dhe Nikoll GjonMarku( i biri i kapedanit të Miriditës Gjon Mark Gjonit).

    Në kujtimet e arratisjes, ai tregon se kur mbërritëm në Dibër, studiuam mirë terrenin dhe kaluam natën kufirin ndërshteror, duke dalë në tokën e Maqedonisë- katundet e Dibrës së Madhe. Aty papasur kontakte me asnjenjëri, ramë në duart e forcave ushtarake të ish "Jugosllavisë". Të tre na futën në burg. Në burg si komandat i tij ishte një shqiptar i quajtur Staf Lleshi ose Mustafa Lleshi, bashkëpuntor vjetër i rregjimit sërbo-sllav në Maqedoni. Me urdhër të tij qëndruam 21 ditë në izolim dhe po me urdhër të tij pasi Staf Lleshi ose Mustafa Lleshi si bashkëpuntor i sërbo-sllavëve në Maqedoni bashkëpunonte edhe me Tiranën na dorzoj .

    Në Shqipëri, qëndruam rreth gjashtë muaj deri sa u arratisëm përsëri, të tre pa ditur dhe kurrë gjë rreth tre shokëve të mbetur që lamë pasë në Shqipëri, në tentativën e parë. Në vjeshtën e vitit 1949-, ka qënë tetor ose fillim nëntori me sa mbaj mend unë ttani, ka ardhur djali i Sheh Haxhis nga Peshkopia, Selami Shehu duke kërkuar të takohej me ne. Ne ja pranuam takimin që të na tregonte se ku ndodheshin shokët tanë. Ai kishte dijeni dhe na i tregoj të gjitha , pasi ata ndodheshin të fshehur në shtëpin e tij në një fshat afër Peshkopisë.

    Qëndruam edhe ne të fshehur nëpër fshatrat e Peshkopisë, na tha ai, pasi ramë në kontakte dhe arritëm një marrëveshje me Fik Maliqin, nëpërmjet njerëzve të tij që ishin në Maqedoni, që të arratiseshim përsëri e të dilnim pa u dorzuar atje . Sapo dolëm në anën tjetër të kufirit ata na kapën dhe na dërguan për shtatë muaj në një kamp afër një fshati i quajtur Trashevë. Prej këtu na transferuan në Sarejevë, duke edhe na punësuar. Qëndruam atje rreth një viti deri në fund të vitit 1950 duke punuar si mekanik. Nga Sarajeva na këthyen përsëri në Maqedoni në Gostivar dhe prej aty na dërguan në Panqevo- Sërbi.

    Mbas dy a tre muajve na erdhi një oficer policie sërb i quajtur Ziko Sharkiq dhe e njihte shqipen shumë mirë, sëbashku me dy xhaxhallarët e mijë të liruar nga burgu sërb. Ata erdhën për të na njoftuar se Cen Elezi , Dan Kaloshi kishin vdekur . Kurse, Ferit Sina dhe Rushiit Sina dhe Aqif Noka, i kishin zhdukur pa lënë gjurmë nga kriminelët sllavo maqedonas dhe bashkëpuntorët e tyre shqiptar në Maqedoni, sapo ishin arratisur nga Shqipëria.

    Pasi qëndruam rreth gjashtë vjet nëpër ish"Jugosllavi", në vitin 1955- fituam një farë lirie të shkojm ku të duam. Ky lloj vendimi i jugosllavëve, na erdhi si i papritur. Duke mos pasur shumë besim tek sërbosllavët, u regjistruam menjëher për të dalë në perendim dhe u dërguam në kampin e Gerovës. Aty pas 18 muajve dolëm në perendim. Dalja e parë në perendim i përket vitit 1955- kampit të refugjatëve në Kapo të Italisë nën administrimin e anglo-amerikanëve.

    Shërbimi në ushtrinë amerikane :

    Junuz Ndreu rrefen në këtë bisedë se "Emigrmi, qe një dhimbje e madhe dhe ishte i hidhur për ne, por qe e vetmja mënyr për të shpëtuar gjallë pasi fati ynë do të ishte si në Jugosllavi dhe në Shqipëri, ashtu si i mijra të vrarëve, të presekutuarve, të interrnuarve e të burgosurve. Kështu që unë zgjodha në liri rrugën time. Fillimisht në Itali, u regjistrova për të shërbyer në ushtrinë amerikane. Dhe sapo mu aporovua kërkesa, më dërguan si ushtarë menjëher në Amerikë. Duke shërbyr si ushtar i ushtrisë Ameriakne, për pesë vjetë.

    Shërbimin ushtarak në ushtrinë amerikane e kreva në këmbësori, fillimisht një bazë ushtarke në Karolinën e Jugut . Pas 8 muajëve të parë nën rrobën ushtarake kalova me shërbim në Fort Devis të Kolorados. Dhe mbas përgatitjes së ushtruar në këtë bazë, transferohem më shërbim të gjatë në një bazë ushtarake amerikane në Bërlinin perendimor në Gjermani.

    Mëqënëse, gjatë shërbimit në Gjermani gjendja shëndetësore u keqësua dhe ju nënshtrova rregjimit spitalor, urdhëri u kthye dhe më dërguan me shërbim në ishullin e Islandës, në veri të Anglisë. Një vitë me shërbim atje dhe rikthim në SHBA-s në bazën ushtarake Fort Er në Maseçustes në Divizionin e Dytë të Këmbësorisë. Mbasi e mora mirë veten, më transferuan sërish në Berlin të Gjermanisë Perindimore, at'here. Aty kreva edhe 18 muajët e fundit që më kishin mbetur në ushtrinë amerikane.

    Në ushtrinë amerikane kamë shërbyer me zell të madh, shprehet Nuzi. Ushtria amerikane më ka vlersuar lart shërbimin. Unë isha ndër të paktët ushtarë, që pa qytetarinë amerikane të shërbeja në këtë armatë, dhe ndoshta nga të parët që u gradova. Kujtojë me këtë rastë gradimin me gradën Kapterr i Parë, dekorimin për merita në këmbësori një dekoratë me shumë vlerë. Si dhe disa çertifikata zyrtare ushtarake, e dhuruata të ndryshme nga personalitetet më të larta të Ministrisë së Mbrojtjes Amerikane (DoD), me motivacionin e quajtur "God Condact". Një ushtar me respekt dhe nderim të lart nga të gjithë kolegët dhe eprorët ku shërbeva. Në çdo komand ku shërbeva isha më i preferuari nga komandatët, kujtom me thjeshtësi ai.

    Akitiviteti politik në mërgim:

    Këtu, thotë Jonuzi, më duhet të kujtoj edhe kontaktet e para me personalitet shqiptare në mërgim. Në kamp pas Isa Ndreut, erdhën disa përfaqësues të Komitetit Shqipëria e Lirë, me qëndër në Romë - Itali, të kryesuar nga Sahit Kryeziu. Më pasë në kamp vumë kontaktet e para me ne përfaqësues të partive të para politike shqiptare, në mërgim, përfaqësuesit e Bllokut Kombëtar të kryesuar nga Ernest Koliqi me Kol Bibë Mirakën, Partia e Ballit Kombëtar, Organizata Kombëtare Lëvizja e Legalitetit, Partia Katundare, dhe përfaqësues të tjer.

    Ndërsa, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi shkela për herë të parë me 11 shtator të 1957-tës dhe më 11 shtator të 1962 u lirova nga ushtria pasi shërbeva për 5 vjetë, kamë qënë i angazhuar në Partinë Katundare, e cila udhëhiqej at'here nga Isa Ndreu. Më vonë u angazhova në shumë aktivitete në organizatën e quajtur "Tripalëshi", ku bënin pjesë Partia Katundare - Bashkimi dhe Rezistenca anti komuniste.

    Në 1962 Mbreti Leka I deshte të bashkonte të gjithë shqiptarët dhe i thirri ata në Madrid - Spanjë. Meqënse organizimi i quajtur "Tripalëshi" mori pjesë aktive në takimin e Madridit, të përfaqësuar në Isa Ndreu e Lec Shllaku, ju kërkua, që ajo të shkrihej në partitë e tjera, duke formuar një parti. Mbas mbledhjes së mërgatës shqiptare në Madridë(Spanjë), u vendos që ajo të zhvillonte një takim tjetër në Nju Jork(SHBA). Në Nju Jork, takimi i forcave politike anti-komuniste në mërgim, udhëhiqeshin at'here nga Xhaferr Deva, në të cilat, pothuajse mora pjesë në çdonjerin prej tyre.

    Mbasi Xhaferr Deva, u tërhoq në këtë takim, kryetar i takimit të Nju Jorkut, u zgjodh një ish oficer i gardës mbrëtërore, Masar Pustina. Këtu filluan bisedat për riorganizmimin e mërgatës në SHBA-s. Blloku Indipendent nuk mundi të marrë pjesë ,pasi aty ishte edhe Partia e Rezistencës, e cila, konsiderohej si degë e shkëputur nga Blloku Indipendent. Kështuqë, për të futur edhe bllokun në këtë grup , menduam që të tre partitë të shkrihen në një të vetme.

    Mirpo partia e Rezistencës e udhëhequr nga Ndue Pjetër GjonMarku, e kundërshtoj edhe kështuqë edhe gadi takimi dështoj. Kryetari i Partisë Bashkimi Kombëtar Loro Stajko, u bëri thirrje pjesmarrësve duke thënë se në se pengesë e kësaj mosmarrëveshje për njëhësimin e partisë jamë unë, at'here mund të jap edhe dorëheqjen, dhe kaloi në Partinë Katundare. Diskutimi i Stajkos, u pritë me duartrokitje nga të deleguarit, thotë Jonuz Ndreu.

    Mbasi u bënë të gjitha tratativat, tha ai u mbërritë në një mirëkuptim ideal - të gjitha partitë e grupuara në "Tripalësh" të mbanin një kongres të përbashkët, ku të zgjidhej një kryetar. Partia do të njihej me emrin Bashkimi Kombëtar. Bashkimi Demokrat Shqiptarë, u përgatit të mbaj kongresin e saj të parë në Firence -Itali, ku ajo u kurorzua edhe emri që ajo mban sot, Bashkimi Kombëtar Shqiptar. Me kryetar z Isa Ndreu dhe sekretar z Lec Shllaku dhe dy n/kryetar Adem Hodo dhe Loro Stajko, vijoj të dalë rregullisht revista "Koha Jonë" organ i Partisë Bashkimi Demokratë Shqiptarë, e cila vazhdoj punën e saj për 40 vjetë.

    Unë vazhdimishtë, thotë me krenari Jonuz Ndreu, kamë qënë antarë i kryesisë së Bashkimi Kombëtar Shqiptarë dhe mendoj se kamë luajtur një rol të madh në këtë parti, sidomos, këtu në SHBA-s. Kamë qënë hambari i partisë Bashkimi Kombëtar Shqiptarë. Kamë punuar pa u lodhur dhe duke sakrifikuar që të çojë në vend të gjtiha obligimet e mija që dilnin nga partia.

    Me të gjitha organizatat, shoqatat dhe entet fetare komunitare kamë pasë marrëdhënje dhe realata të mira. Si me Bllokun, Legalitetin, Ballin Kombëtar dhe Vatrën, si me Kishën dhe Xhaminë. Kamë përfaqësuar në çdo aktivitet me karakter kombëtar dhe politik partinë, të cilën, e udhëheq për sa vjet në Amerikë - Bashkimin Kombëtar Shqiptarë(BKSH). Kamë marrë pjesë si i deleguar nderi në të gjitha kongreset e Legalitetit, takimet e Ballit Kombëtar dhe të Komitetit Shqipëria e Lirë, dhe të Vatrës. Kamë marrë pjesë si përfaqësues i partisë BKSH, në të gjitha festat e flamurit , demostratat e protestat kundra rregjimit komunistë në Tiranë, dhe ato për lirinë dhe të drejtat e shqiptarëve në Kosovë, e të gjitha trojet Etnike.

    Familja, puna dhe shoqëria :

    Duke folur, prë familjen dhe shoqërinë Jonuz Ndreu, thotë se për here të parë punën në Amerikë, e kamë filluar në kompaninë Daglas Managment. Kompani, e cila, më pasë ndrroj disa emra, por jo bosët. Këtu qëndrova nga 1968 - dhe deri sa dola në pension në 2005 -, pra 37- vjetë pune. Në vitin 1982- pësova një aksident të rëndë komunikacioni, kompania Daglas Managment, më vuri në dispozicion të gjitha shpenzmiet spitalore, deri në shërimin e plotë, një shumë e madhe kjo që më ka befasur. Ndërkaq, nipi i bosit të madh të kompanisë Daglas Managment , me rastin e daljes në pension(maj 2005) me dhuroj një çek me vleftën e 25 mijë dollarve.

    Nga momentet më të bukura të jetës së tij, janë dalja në botën e lirë. Shërbimin ushtarak, lidhjet me shumë njërëz që sot, edhe nuk e sheh më. Jeta deri në këto ditë të bukuar kur po feton daljen në pension është e mbushur me gëzime dhe hidhërime, ashtu siç, është jeta çdonjerit. Ai e quan një nga momentet më të veçanta të jetës atë kur Shqipëria, u çlirua nga zgjedha komuniste. Komunizmi ra, dhe demokracia lindi edhe në Shqipëri. Këtë moment Jonuz Ndreu e ka përjetuar sikur të kishte lindur edhe një herë.

    Prej, 1992-it kur edhe u hap Shqipëria, ai e ka vizituar vëndin e tij rreth 13 herë. Në vitin 1992 shkon për herë të parë pasë 50 vjetëve në vendlindjen e tijë në Sllovën e rrethit të Dibrës, katund malor ky kufi me Kukësin. Gjeti gjallë edhe më të moshuarit e fisit të madh të Ndreut, Xheladinin, Rexhepin, Baftjarin Lazamin dhe Bexhetin e të tjerë. Ndërsa sot ai thotë se "Shqipëria na e ka hëngër jetën, se trupin e kamë këtu, por mëndja dhe zemra janë në Sllovë janë në Shqipëri".

    Në festën e daljes në pension, janë mbledhur , e gjithë familja Ndreu në Amerikë, miqë, të afërmë dhe shok e dashamirë të tij e familjes. Midis këtij gëzimi në natyrë, morën pjesë edhe bashkëudhëtarët e bashkëluftëtarët e tij në Diasporë, vatranët e kulluar , kryetari Agim Karagjozi, nkryetari dr Gjon Buçaj, e Agim Rexhaj, Zef Balaj e Zef Përndocaj, Hajdar Tonuzi, e tjer. Vatra i dhurojë me rastin e daljes në pension një pikturë me figurën e Heroit tonë Kombëtar Gjergj - Kastrioti Skënderbeut. Agim Rexhaj, tha se "Jonuz Ndreu, është një shëmbull i mirë i shqiptarit, që prej kur kamë lindur dhe deri më sot, pata fatin e mirë të njohë këtë njeri. E kamë takuar e njohur 16 vjetë më parë duke u njohur edhe me kontributin e tij të madh për çështjen kombëtare.

    Kontributi i tij për, Pavarasinë e Kosovës, Demokracinë e Shqipërisë, Çështjen Çame dhe zgjidhjen e çështje shqiptare në të gjitha trojet Etnike është i pashëmbëlltë dhe i jashtëzakonëshëm. Ai është ndër të paktët ata burra në mërgim, që kanë punuar dhe kontribuar kaq shumë për kombin shqiptarë. Ka marrë pjesë në çdo demostratë e takim për Kosovën, në vitin 1998- qe ndër të parët që dorozojë një kontribut prej 5 mijë dollarve në ndihmë të luftës për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, ministrisë së Mbrojtjes së at'hershme Qverisë së Kosovës, që drejtohej nga i ndjeri Kolonel Ahmet Karsniqi.
    _____________________________________________

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    2
    Citim Postuar më parë nga CEZARND

    Zoti Sina do te kishte bere mire te intervistonte pasardhes te Elez Isufit qe e kane kaluar jeten burgjeve dhe kane punuar arat e Libofshes dhe te Gradishtes gjithe jeten e tyre per shkak te Jonuzit dhe pinjolleve te tjere te framiljes Ndreu. Sa per "kontributin" e tyre ne Diaspore, eshte per te qeshur dhe qare ne te njejten kohe. Per c'shqiptarizem e keni fjalen? Per ate qe keta atdhetaret tane te ardhur kahera, qe te gjejne nje pune ne pastrim, duhet tu paguash $5,000 te cilat shkojne i lene ne Atlantic City.
    Zoti Sina, Get Real!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e PORTI_05
    Anëtarësuar
    13-11-2005
    Postime
    290

    Ndret nuk u inernuan per shkake te Jonuzi JONUZI ISHTE 17 VJEC KUR LA SHQIPERIN BABANE CEN ELEZIN JA VRANE UDB NENA I VDIQE NE KAMPIN E INTERNIMIT NE TEPELEN VELLEZRIT ME TE MEDHENJE I KISHTE NE BURGE FAMILJET ISHIN NE INTERNIM VETEM GRA DHE FEMIJE Jonuzi nuk u zvarit neper baltrat e internimit ai pati kurojon dhe guximin qe ne moshe fare te re aratiset nga internimi dhe dara komuniste ti pa tjeter duhet te keshe ndonje inat personal me te por nuk eshte mire qe te hedhesh balt mbi te dhe figura si ai dhe per aktivitetin antikomunist ne diaspor . anna get real
    Ndryshuar për herë të fundit nga PORTI_05 : 13-11-2005 më 22:49

  4. #4
    New York Maska e mario_kingu
    Anëtarësuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,225
    me se mereni ene ju me hadhin e te tjerve ai e di cka heq ne internim so
    Partizoni

  5. #5
    Citim Postuar më parë nga ThjeshteAnna Lexo Postimin
    Zoti Sina do te kishte bere mire te intervistonte pasardhes te Elez Isufit qe e kane kaluar jeten burgjeve dhe kane punuar arat e Libofshes dhe te Gradishtes gjithe jeten e tyre per shkak te Jonuzit dhe pinjolleve te tjere te framiljes Ndreu. Sa per "kontributin" e tyre ne Diaspore, eshte per te qeshur dhe qare ne te njejten kohe. Per c'shqiptarizem e keni fjalen? Per ate qe keta atdhetaret tane te ardhur kahera, qe te gjejne nje pune ne pastrim, duhet tu paguash $5,000 te cilat shkojne i lene ne Atlantic City.
    Zoti Sina, Get Real!
    Sa per dijeni Jonuz Ndreu eshte nipi i Elez Isufi dhe se ai eshte aratisur nga nga ato kampe qe ti i permend i jati Cen Elezi u helmua dhe vdiq ne burgun e shkupit nga sllavo maqedonsit e jema Sulltana Ndreu vdiq nga skamja ne kampin e tepelenes
    Te dy prinderve te tije nuk i dihet vari i jati pasi u helmua dhe vdiqe ne burgun e shkupi ueshtrat u hodhen ne lumin e vardari .
    Ejema nena e 11 djemeve vdiq nga skamja ne kampin fatkeq te Tepelenes dhe asaj nuk i dihet varri .vet Jonuzi ne moshen 17 vjec aratiset nga internimi per 5 vjet kalon nga nje kamp komunist ne nje kamp komunist tjeter ne jugosllavi ne GEROVE
    NGA ATY PER NE ITALI MOBILIZOHET NE USHTRIN AMERIKANE PER 5 VJET VJEN NE USA
    NGA VITET 60 JETON DHE RRIT 6 FEMIJE ME DJERSEN E BALLIT njeri i ndershem dhe puntor kush e njeh nga afer e respekton
    Ne fillim te viteve 90 shtepia e tij u be streh per shume emigrante qe erdhen ne amerike shum prej tyre ne ndihmen e tije filluan jeten e re
    Sa per ate qe thua nuk eshte e vertet e para JONUZ NDREU NUK KA PASUR TE beje me ato pune qe pretendoni ju dhe se gjith jeten e tij ka punuar me ndershmeri dhe sa per ato 5000 dollar ne raste se ti i ke paguar ja ke paguar ndonje ish sigurimsi
    Pra mos hidh Balt mi nje figure qe ketu ne Amerike kush e njeh i heq kapelen TI NUK E NJEH,,,,,,E dhe kur flet per pinjollet e familjes ndreu po ti permend une ai eshe ISA NDREU NJE INDUSTRIALIST I sukseshem ne perendim njekohesishte edhe botuesi i te vetmes reviste periodike KOHA E JONE
    NJE ITELEKTUAL DHE patriot nje anti komunist qe me shpenzimt e tije per 30 vjet botoj dhe shperndau ne diaspor revisten e vetme falas
    Ky pinjoll qe ti me shome perbuzje e nenvizon beri te mundur qe se bashku me intelektualin tjeter antikomunist shkodranin Lec Shllaku bene te mundur qe nje nga sheshet e Parisit te mbaje emrin e Skenderbeut edhe kjo me ndimen financiare te ketij pinjolli te familjjes Ndreu
    nje tjeter pinjoll i familjes ndreu Hiqmet Ndreu drejtor i emisionit ne radion shqip per shiptaret ne AUSTRALI
    Elez Ndreu profesor ne universitetin amerikan ne San Diego Kaliforni
    NAZMI NDREU drejtues ne kompanin ajrore CANADA AIR
    Pra keta ishin pinjollet e familjes Ndreu dhe jo vetem qe nuk i kan bere njeri gje te keqe por vec se kan ndimuar dhe ku do ku kan qen kan mbrojur ceshtjen shqiptare ja pra keta ishin pinjollet e familjes Ndreu ne mergim te gjithe njerz te ndershem puntore bujar dhe trima te' perulur' para mikut dhe te pa mposhtur para ARMIKUT esht nje familje qe historin e ka shkruar me gjak shtepia e tyre u dogje nga xhon turqit 2 here nga serbet u bombardua dhe u vu flaka nga italianet u dogje nga gjermanet u shkatrua nga komunistat por sa me shume luftohej kjo familje aq me shum ajo do te rritej dhe sot ajo eshte si nje lis madheshtor ,,,, dont mess with them....
    Ndryshuar për herë të fundit nga CEZARND : 19-04-2008 më 18:19

Tema të Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Gjergj Kastriot Skënderbeu
    Nga Arbushi në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 434
    Postimi i Fundit: 18-09-2022, 06:57
  3. Drafti për Unitet
    Nga Modesti në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 04-08-2010, 16:10
  4. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  5. Cili është synimi i AKSH-së?
    Nga Faik në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •