Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Si mund të përfitosh nga rrezet e diellit

    MJEKËT/ Është konsideruar kura më e mirë për trajtimin e disa sëmundjeve të lëkurës

    Si mund të përfitosh nga rrezet e diellit

    Dielli shërben si kurë edhe për trajtimin e problemeve depresive dhe atyre të metabolizmit

    Aida MALAJ


    TIRANË- “Që prej antikitetit dielli është konsideruar një mjek i mirë për kurimin e një sërë sëmundjesh të ndryshme, veçse në ditët e sotme vëmendje më e madhe i vihet rreziqeve dhe problemeve që shkaktojnë rrezet e dëmshme të tij dhe shumë pak beneficeve të që mund të merren prej tij, nëse merret në dozat e duhura ”,- sqarojnë specialistët.

    Sipas tyre, të gjithë duhet të mësojnë benificet e diellit dhe mënyrën se si t’i shfrytëzojnë ato më së miri.

    Dobia e diellit

    Rrezet e diellit, gjithmonë ato jo të dëmshme që hasen gjatë orëve të pikut (11.00-17.00), janë mjaft të mira për kurimin e një sërë pathologjish të ndryshme. Kështu, dielli është konsideruar kura më e mirë për trajtimin e disa sëmundjeve të lëkurës, p.sh.: aknet, psoriazat ose disa tipe dermatitesh.

    “Efekti dobiprurës i diellit për trajtimin e këtyre problemeve të lëkurës qëndron te fakti që rrezet ultraviolet, nëse merren ashtu si duhet, ndihmojnë për modifikimin dhe ekuilibrimin e ph të lëkurës, si dhe në funksionimin e mirë të ciklit të formimit të qelizave të lëkurës”,- sqarojnë specialistët.

    Përveçse për lëkurën, dielli shërben si kurë edhe për trajtimin e problemeve depresive dhe atyre të metabolizmit. Për grupin e parë ai ndikon direkt në humor, për shkak të dritës, kohëgjatjes së saj dhe efekteve të diellit që stimulojnë energjitë pozitive. Por efektet e rrezatimit diellor duhen kërkuar dhe në trajtimin e mjaft problemeve që prekin kryesisht moshën e tretë, por jo vetëm ata. Të tilla janë problemet me shikimin, trajtimin e disa sëmundjeve që shkaktojnë lodhje të vazhdueshme dhe aktivizon vitaminën D, që ndihmon për përthithjen më të mirë të kalçiumit dhe zhvillimit të kockave.

    Fëmijët

    Dielli është mjaft i dobishëm dhe i domosdoshëm te kjo grupmoshë, sidomos për të sapolindurit, sepse ndihmon në aktivizimin e vitaminës D, e cila ndihmon për përthithjen e mirë të kalçiumit, duke siguruar kështu një zhvillim normal normal të fëmijës.

    Në të njëjtën kohë dielli ndikon te ata, duke iu dhënë forcë dhe vitalitet. Veçse duhet të dini se fëmijët janë mjaft të predispzouar të kenë probleme, nëse ekspozimi është i tepruar dhe mbi të gjitha pa mbrojtje.

    Të moshuarit

    Dielli është mjaft i mirë për të moshuarit, sepse ndihmon në për disa sëmundje kronike, si: hipertensioni, problemet me shikimin, probleme të sistemit imunitar, variçet, sepse ekspozimi në diell ndihmon për stimulimin e enëve të gjakut, jo vetë në nivel sipërfaqësor, por në të gjithë organizmin. Dielli është mjaft i mirë për të stimuluar sekrecionin e insulinës, hormonit kryesor që rregulllon përqëndrimin e sheqerit në gjak dhe ndikon në prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut.

    KËSHILLA

    Si të ekspozohesh në mënyrë të shëndetshme

    TIRANË- Dielli, falë dritës dhe energjisë, ndikon në organizmin e njeriut, duke përmirësuar humorin, stimuluar dhe tonifikuar muskujt, duke lehtësuar kështu punën e tyre, si dhe duke i bërë më rezistentë ndaj lodhjes. Veçse të gjitha këto efekte dobiprurëse të tij arrihen vetëm nëse ekspozoheni si duhet, duke respektuar orare dhe përdorur masa mbrojtëse.

    Mjekët këshillojnë që të ekspozoheni duke respektuar një grafik, i cili ditët e para duhet të jetë jo më shumë se 30 minuta dhe të shtohet gradualisht me kalimin e ditëve.

    Për fëmijët dhe të moshuarit këshillohen orët 8.00-9.00 e mëngjesit dhe 18.00-20.00 e mbrëmjes, kur efekti i rrezeve të dëmshme të diellit është ulur ndjeshëm.

    Këtë vit tendencat janë të prirura drejt lëkurave të zbardhura, si në vitet ‘800

    Moda 2005, në plazhe, por pa ngjyrë

    Jeni fanatikë ndaj nxirjes së egër dhe ngjyrës së fortë? Qetësohuni: këtë vit lëkura çokollatë nuk është aspak në modë. Tendencat e verës 2005 drejtohen tek një lëkurë e zbehtë, delikate, simbol i bukurisë femërore të viteve ‘800. Ndoshta kjo tendencë është fryt i modës apo i fushatave publicitare për parandalimin e tumorit në lëkurë, që mund të krijohet edhe si pasojë e ekspozimit të gjatë nën rrezet e diellit. Tashmë është e ditur që rrezet diellit kanë efekte të ndjeshme mbi trupin tonë. Ato shkatojnë edhe plakjen e qelizave të lëkurës, tharjen dhe djegien e flokëve, si dhe patologji të ndryshme në sy. Sipas një studimi të drejtuar nga psikoantropologu Masimo Çikonja, tek 800 persona të moshës 18 deri në 65 vjeç, është vënë re se këtë vit më tepër se 3 milionë italianë ka hequr dorë nga marrja e rrezeve, një pjesë me dëshirë dhe një pjesë tjetër të detyruar të qëndrojnë në qytet. Si pasojë, ka vetëm një mënyrë për ta mbajtur lëkurën në gjendje të kënaqshme: të alternohen mundësitë e plazhit, vizitave në muze apo vende turistike, pyllit dhe malit. Për më tepër, një nxirje e egër, nëse do të mund ta quanim kështu, pas qëndrimit për një kohë të gjatë në diell, ashpërson tiparet e fytyrës. Në vitet ‘800 ngjyra e lehtë dhe e zbehtë e fytyrës mishëronte një shtresë të caktuar sociale, ndërkohë që ngjyra e errët e lëkurës që kishte thithur rreze, ishte karaktersitike për njerëzit e thjeshtë, nën diellin e fushave. Një pamje e zbehtë dhe një lëkurë e bardhë është sot edhe një tendencë për të imituar figurat e njohura të ekraneve. Ndaj këtë vit duhet bërë kujdes mr qëndrimin në plazh, në mënyrë që lëkura të mos jetë e bronxtë.
    Dita.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    Shamikuqja!!! Maska e BRADYKININ
    Anëtarësuar
    07-01-2004
    Vendndodhja
    In Constant Motion!
    Postime
    498
    Se kuptoj se si mund te te ndihmoje dielli ne uljen e hipertensionit! Mund ta shpjegoje ndonje qe ka njohuri?
    If I Only Could....

Tema të Ngjashme

  1. Bibla Kur'ani Dhe Shkenca
    Nga Florim07 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 15-04-2009, 21:26
  2. Në Vërmicë…Ku shtëpitë mbrohen nga hyjnitë
    Nga Brari në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 22-12-2008, 18:32
  3. Suplement veror: Bukuria femërore në sytë e një mashkulli
    Nga PLaku-i-Detit në forumin Bukuri dhe estetikë
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 06-05-2008, 13:20
  4. Rreziku nga dielli
    Nga Ingenuous në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 30-07-2006, 03:36
  5. Mrekullite shencore te Kur'anit dhe Bibles
    Nga altin55 në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 87
    Postimi i Fundit: 29-01-2004, 14:13

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •