Postuar mė parė nga
Davius
Publikohet renditja e re e FIFA-s
Gjermania arriti tė kalonte 10 vende nė renditjen e pėrgjithshme tė FIFA-s, ndėrsa ekipi i SHBA-sė arriti tė renditej nė vendin e gjashtė, pas paraqitjes sė mirė nė "Gold Kup". Tri herė kampionia e botės, Gjermania, u rendit nė vend tė 11-tė, duke kaluar Italinė dhe kampionen e Europės, Greqinė.
Gjermania ndodhej jashtė 20 ekipeve mė tė mira tė FIFA-s, por arritja nė gjysmėfinalet e Kupės sė Konfederatave i dha shumė pikė kombėtares sė drejtuar nga Jurgen Klinsmani. SHBA-ja arriti tė ngrihej katėr vende mė lart, pasi arriti tė kualifikohej tė shtunėn nė gjysmėfinalet e "Gold Kup"-it dhe tani ndodhet vetėm tri pikė pas rivalėve tė Meksikės.
Japonia arriti tė renditej nė vendin e 13-tė, ndėrsa kampioni i botės, Brazili, u rendit pėrsėri nė vend tė parė. Argjentina u rendit nė vend tė dytė, pasi arriti nė finalen e Kupės sė Konfederatave, ku humbi ndaj rivalėve amerikano-jugorė tė Brazilit.
Holanda arriti tė renditej nė vend tė tretė, duke lėnė pas Republikėn Ēeke, e cila zbriti nga vendi i dytė nė tė katėrtin. Franca ndodhet nė vend tė shtatė, ndėrsa Anglia, Spanja dhe Portugalia mbyllnin dhjetėshen mė tė mirė tė FIFA-s. Kampionia e Europės, Greqia, e cila u eliminua nė Kupėn e Konfederatave pa fituar asnjė ndeshje, zbriti nga vendi i 13-tė nė vend tė 19-tė.
Ekipet e tjera, tė cilat arritėn tė fitonin pikė nė krahasim me renditjen e mėparshme, janė: Tunizia nė vend tė 32-tė (6 vende mė lart), Hondurasi nė vend tė 39-tė (11 vende mė lart), Gana nė vend tė 70-tė (15 vende mė lart).
1. Brazili 846
2. Argjentina 787
3. Holanda 781
4. Ēekia 778
5. Meksika 768
6. SHBA 765
7. Franca 749
8. Anglia 744
8. Spanja 744
10. Portugalia 739
11. Gjermania 723
12. Turqia 716
13. Japonia 715
14. Italia 713
15. Irani 711
16. Irlanda 711
17. Suedia 710
18. Uruguaji 703
19. Danimarka 698
20. Greqia 698
Shėnim: Renditja e FIFA-s bazohet nė analizat dhe statistikat e tė gjitha vendeve dhe mbi rezultatet e arritura nė tetė vitet e fundit, tė vlerėsuara sipas rėndėsisė sė ndeshjeve tė luajtura dhe sipas fuqisė sė kundėrshtarėve.
Krijoni Kontakt