Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 15 prej 15
  1. #1
    progress Maska e BvizioN
    Anėtarėsuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,105
    Faleminderit
    0
    8 falenderime nė 7 postime

    Lajmet e fundit nga Shqiperia

    Peqin

    Ymer Manehasaj dhe Idajet Koni kanė ushtruar dhunė seksuale mbi 32-vjeēaren. Arrestohet vetėm njė pėrdhunues

    Shoferi i furgonit pėrdhunon pasagjeren, kanoset dėshmitarja


    A.Isai
    PEQIN- Njė 32 -vjeēare ėshtė dhunuar seksualisht dhe dėshmitarja 53 -vjeēare ėshtė kanosur pėr vdekje, brenda njė furgoni taksi me tė cilin po udhėtonin nė drejtim tė Shkozetit tė Durrėsit. Ngjarja e rėndė, pėr tė cilėn akuzohen njė 21-vjeēar dhe drejtuesi i furgonit taksi ka ndodhur pasditen e sė hėnės, por policia ėshtė njoftuar pas orės 01.00 tė mesnatės. Burime nga policia e Elbasanit pohojnė se dhuna seksuale ndaj pasagjeres mė tė re tė furgonit ėshtė ushtruar nė afėrsi tė fshatit Gjocaj, rreth 15 kilometra larg qytetit tė Peqinit. Mėsohet se pikėrisht nė kėtė vend, drejtuesi 24-vjeēar i furgonit, Ymer Manehasaj, ka ndaluar automjetin, e sė bashku me mikun e tij 21-vjeēar, Idajet Koni kanė pėrdhunuar 32-vjeēaren M.V, nė sy tė pasagjeres 53-vjeēare, F.Hoxholli. Thirrjet e kėsaj tė fundit pėr ndihmė janė mbytur nga kėrcėnimet dhe kanosjet e dy djemve tė akuzuar pėr pėrdhunim, prej tė cilėve vetėm njėri ka pėrfunduar nė prangat e policisė.
    Pėrdhunimi
    Gruaja e pėrdhunuar dhe F.Hoxholli, tė dyja nga Shkozeti i Durrėsit, kishin shkuar pėr njė vizitė nė Elbasan dhe pėr t“u kthyer, hipėn nė furgonin taksi me targa FR 225A, tė drejtuar nga Ymer Manehasaj. Nė furgon kanė qenė edhe pasagjerė tė tjerė, tė cilėt kanė zbritur rrugės pėr nė Peqin. Kur aty kanė mbetur vetėm dy gratė, shoferi i furgonit ka devijuar nga rruga nė afėrsi tė fshatit Gjocaj dhe habisė sė pasagjereve dy djemtė u janė pėrgjigjur me dhunė tė shfrenuar. I pari qė ka ushtruar dhunė ndaj 32-vjeēares ka qėnė Idajet Koni, e pas tij edhe shoferi i furgonit, Manehasaj. Njėri pas tjetrit ata kanė pėrdhunuar pasagjeren mė tė re, nė njė kohė qė shoqėruesja e saj ka ulėritur pėr ndihmė e tmerruar nga ajo qė po ndodhte. Dy tė rinjtė e kanė kėrcėnuar F.Hoxhallin pėr vdekje, nė tentativė pėr t“i mbyllur gojėn. Pasi kanė dhunuar seksualisht 32-vjeēaren, ata kanė zbritur nga furgoni tė dyja gratė dhe janė larguar me shpejtėsi nga vendi i krimit. Kanė qėnė kalimtarė tė rastit ata qė u kanė ofruar ndihmė grave tė dhunuara e tė mbetura nė mes tė rrugės, tė cilat janė kthyer nė Elbasan ku edhe kanė denoncuar dy tė rinjtė.
    Hetimi
    Menjėherė pasi kanė marrė nė dorė denoncimin pėr ngjarjen e rėndė tė ndodhur, ėshtė vėnė nė lėvizje policia lokale, e cila ka bėrė tė mundur identifikimin e autorėve tė kėtij pėrdhunimi nė kohė rekord. Nėntė orė pas pėrdhunimit ata kanė mundur tė arrestojnė 21-vjeēarin Idajet Koni, ndėrkohė qė kanė shpallur nė kėrkim pronarin e furgonit, Ymer Manehasaj. Ndėrkaq, mėsohet se nė orėt e para tė mėngjesit policia ka mundur tė gjejė automjetin e braktisur, me targa FR 225, nė dalje tė qytetit tė Peqinit. Mendohet se shoferi i furgonit e ka braktisur atė pėr tė humbur gjurmėt. Makina ėshtė bllokuar nė cilėsinė e provės materiale, ndėrsa nė tė vazhdojnė ekzaminimet pėr gjetjen e gjurmėve tė autorėve tė pėrdhunimit. Koni dhe Manehasaj akuzohen pėr kanosje serioze pėr vrasje ose pėr plagosje tė rėndė",- e cila dėnohet me gjobė ose me burgim gjer nė njė vit pėr kryerjen e marrėdhėnieve seksuale me dhunė me tė rritura, nė bashkėpunim.




    20/07/2005 ( Shekulli )
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga BvizioN : 20-07-2005 mė 10:09 Arsyeja: Gabim ne titull
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  2. #2
    Bebiiiiiii dove je? Maska e TiLoNcE
    Anėtarėsuar
    11-05-2003
    Vendndodhja
    tu bo not
    Postime
    1,117
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Ca jan kta kafsh mer jahu,Mjer toka qe i mban,e harorm qumshti i nones qe i ka rrit
    Ne burg ene mos e pafshin mo diellin me sy!!!!!!!!!!!!!
    o-le-le firma

  3. #3
    progress Maska e BvizioN
    Anėtarėsuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,105
    Faleminderit
    0
    8 falenderime nė 7 postime

    I pikonte dushi i fqinjes, e plagos me thikė

    Korrik 20, 2005 - 15:40

    Tiranė

    I pikonte dushi i fqinjes, e plagos me thikė


    E.Janina

    TIRANĖ- Tenton tė vrasė me thikė fqinjen e tij, sepse dushi i saj i krijonte lagėshtirė nė mur, por arrestohet nga policia. Njė 78- vjeēar ėshtė nxehur tej mase me fqinjen e tij dhe pasi ka marrė njė thikė, e ka goditur atė. Lajmi ėshtė pohuar dje nga burimet zyrtare tė Drejtorisė sė Policisė sė Qarkut Tiranė. Bajram Xheladin Ēelmeta, ėshtė prangosur nė flagrancė nga uniformat blu ndėrkohė qė e plagosura ėshtė transportuar pėr nė Spitalin e Tiranės. Prej kohėsh 78- vjeēari Ēelmeta ankohej se dushi i fqinjėve tė tij i kishte krijuar lagėshti nė murin e shtėpisė. Ai i kishte kėrkuar fqinjėve disa herė qė tė hiqnin dushin por pėrgjigjja e marrė prej tyre ishte negative. Mesditėn e sė hėnės ai ėshtė revoltuar tej mase pėr lagėshtinė e krijuar nė dhomė dhe i ka kėrkuar fqinjės pėr herė tė fundit qė tė heqė dushin. Fatushe Selman Dika, 53- vjeēare, nuk ka pranuar qė dushi i saj tė mund tė krijonte lagėshti nė dhoėn e fqinjit. Pėr kėtė arsye tė dy kanė shkuar nė shtėpinė e Ēelmetės pėr tė parė murin e lagur. Nė dhomėn ku ishte krijuar lagėshtia ėshtė ndezur njė sherr ndėrmjet dy fqinjėve. Aty 78- vjeēari ėshtė nxehur mė shumė seē duhet dhe pasi ka marrė njė thikė ka goditur Fatushe Dikėn. Menjėherė policia ka shkuar nė vendin e ngjarjes dhe ka kryer arrestimin e tė moshuarit me akuzėn e tentativės sė vrasjes. "Bajram Xheladin Ēelmeta, rreth orės 15.15, ka tentuar tė vrasė me thikė shtetasen Fatushe Selman Dika, e vitlindjes 1952, e cila aktualisht ndodhet nė Q.S.U, jashtė rrezikut pėr jetėn",- thanė dje burimet zyrtare tė policisė. Tashmė pėr 78- vjeēarin ka filluar ndjekja penale nga ana e Prokurorisė sė rrethit, Tiranė.



    20/07/2005 ( Shekulli )
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  4. #4
    progress Maska e BvizioN
    Anėtarėsuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,105
    Faleminderit
    0
    8 falenderime nė 7 postime

    Vdes aksidentalisht nė Greqi, pėrcillet me dhimbje emigranti

    Korrik 20, 2005 - 15:25

    Korēė

    Vdes aksidentalisht nė Greqi, pėrcillet me dhimbje emigranti


    J. Gjanēi

    KORĒĖ- Njė emigrant 24-vjeēar, i cili ka vdekur aksidentalisht nė Greqi, pėrcillet nė banesėn e fundit nė fshatin e tij. Dje, nė fshatin Ēiflig tė Korēės ėshtė pėrcjellė pėr nė banesėn e fundit emigranti Loni Kupe, i cili ka humbur jetėn nė punė. Burime familjare kanė konfirmuar faktin se ai kishte gjetur vdekjen gjatė punės nė ndėrtim, nė njė objekt nė rrethinat e Selanikut. Loni Rrapo Kupe, lindur nė fshatin Lavdar dhe banues nė Ēiflig, kishte disa vjet qė punonte emigrant nė Greqi. Vitet e fundit ai punonte sė bashku me vėllanė e tij, dy vjet mė tė vogėl. Duke qenė tepėr tė varfėr, ishin mėsuar qė tė vegjėl me punėn e rėndė. Kishin zgjedhur pėr tė punuar sektorin e ndėrtimit, ku edhe paguheshin mė mirė. Me kursimet e tyre arritėn qė tė blejnė njė shtėpi nė fshatin Ēiflig, mė afėr Korēės. Duke mos qenė i vėmendshėm gjatė punės, padashur ka takuar me dorė njė tel tė zhveshur tė elektrikut, qė ēonte energji tek makineria qė pėrziente llaēin. Rryma elektrike i ka pėrshkuar tėrė trupin, duke e karbonizuar. Pasi e ēuan nė spitalin mė tė afėrt, punonjėsit e tjerė mėsohet se kanė lajmėruar vėllanė e Kupes, qė atė ditė nuk ishte nė punė. Ditėn e hėnė trupi i pajetė i emigrantit u soll nė Shqipėri, pėrmes doganės sė Kapshticės, ku u pėrcoll mes dhimbjes e lotėve pėr nė banesėn e fundit.



    20/07/2005 ( Shekulli )
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  5. #5
    progress Maska e BvizioN
    Anėtarėsuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,105
    Faleminderit
    0
    8 falenderime nė 7 postime

    I akuzuari pėr vrasje, 5 vjet nė paraburgim

    Korrik 20, 2005 - 15:53

    Tiranė

    Elton Gėrdhuqi, i pėrballur me 100 seanca gjyqėsore, kėrkon zbatimin e ligjit pėr afatet e tij tė paraburgimit


    Gėrdhuqi, letėr ankese krerėve tė shtetit: Tė fillojė ēėshtja penale pėr kryetarėt e gjykatave nė Vlorė

    Ened Janina


    TIRANĖ- I arrestuari i pesė viteve mė parė pėr akuzėn e vrasjes, kėrkon lirimin nga paraburgimi dhe akuzon krerėt e gjykatės sė Vlorės pėr shkelje tė ligjit. Elton Gėrdhuqi ėshtė prangosur mė tetė shtator tė vitit 2000 dhe ka pesė vjet qė qendron pas hekurave, ndėrkohė qė nė bazė tė ligjit, afati maksimal i paraburgimit ėshtė vetėm tre vjet. Pasi ka bėrė njė sėrė ankesash nė gjykatat e Vlorės, ai i ėshtė drejtuar tashmė personaliteteve mė tė larta shtetėrore pėr tė fituar tė drejtėn qė i takon sipas ligjit. Duke u bazuar nė nenin 263/6/c tė Kodit tė Procedurės Penale dhe vendimin unifikues tė Kolegjeve tė Bashkuara tė Gjykatės sė Lartė, 25 –vjeēari, me anė tė njė letre, i drejtohet presidentit tė Republikės, Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė, prokurorit tė pėrgjithshėm, ministrit tė Drejtėsisė si dhe disa institucioneve tė larta shtetėrore, pėr tė dalė nga paraburgimi. Pėr pesė vjet me radhė, kohė kur janė zhvilluar rreth 100 seanca gjyqėsore, i arrestuari kėrkon vetėm zbatimin e ligjit nė mėnyrė tė barabartė pėr tė gjithė. Ai akuzon drejtuesit e gjykatave tė Vlorės se e kanė shkelur qėllimisht ligjin dhe kėrkon ndjekjen penale tė tyre.
    Kėrkesa
    "Unė qė po ju drejtohem ndodhem nė gjendjen e paraburgimit qė nga data 08.09.2000 dhe ende ndaj meje nuk ėshtė marrė njė vendim i formės sė prerė. Ashtu sikurse ēdo shtetas shqiptar, edhe unė gėzoj tė drejta tė barabarta ligjore, nė bazė tė nenit 18 tė Kushtetutės sė Republikės sė Shqipėrisė, sipas tė cilit tė gjithė janė tė barabartė pėrpara ligjit. Pėr kėtė arsye unė kėrkoj vetėm zbatimin e ligjit dhe asgjė tjetėr", -fillon letra qė i arrestuari i drejton organeve mė tė larta shtetėrore. Ai ėshtė arrestuar nga policia e Vlorės me akuzėn e vrasjes sė njė punonjėsi karburanti nė rrugėn Fier – Vlorė. Sė bashku me tė, nė atė kohė janė arrestuar edhe kushėrinjtė Dorian dhe Vangjel Vero. Nė pėrfundim tė gjykimit nė shkallėn e parė tė Vlorės, ėshtė konsideruar si vrasės dhe ėshtė dėnuar me 22 vjet burg, Dorian Vero. Ndėrkohė, dy tė tjerėt janė cilėsuar fajtorė pėr ndihmė nė kryerjen e krimit. Ēėshtja ka shkuar nė apel dhe aty dėnimet janė ndryshuar. Gėrdhuqi ėshtė dėnuar me 22 vjet burg, ndėrsa Vero me katėr vjet. Mė 16.07.2003, Gjykata e Lartė ka rrėzuar tė dyja vendimet e dhėna nga gjykata e shkallėve mė tė ulėta dhe ka kėrkuar qė ēėshtja tė rishqyrtohet edhe njė herė nė themel nga Gjykata e rrethit Vlorė.
    I paraburgosuri
    Nė pėrfundim tė gjykimit, Elton Gėrdhuqi ėshtė dėnuar me 16 vjet burg. Ēėshtja ėshtė apeluar nga mbrojtja dhe momentalisht ėshtė nė gjykim nė Apelin e Vlorės. I gjithė ky kalvar gjykimesh ka zgjatur pothuajse pesė vjet, kohė nė tė cilėn i arrestuari ndodhet nė mjediset e paraburgimit. Disa herė me radhė ai dhe avokati mbrojtės, Vangjel Muzina, kanė kėrkuar ndryshimin e masės sė sigurisė, por kjo ėshtė mohuar nga gjykata. "Unė nuk dua tė shprehem pėr gjykimin nė themel qė po i bėhet ēėshtjes, pasi kjo ėshtė punė e gjykatės. Problemi qė mė shqetėson mua ėshtė shkelja e ligjeve qė po bėhet kundrejt klientit tim. Ai ka pesė vjet qė po mbahet nė paraburgim, nė njė kohė kur ligji shqiptar parashikon njė afat maksimal paraburgimi prej tre vitesh. Nė mėnyrė tė padrejtė dhe nė kundėrshtim me ligjin ai ka dy vjet qė mbahet nė paraburgim. Njerėzit po e mbajnė atė nė paraburgim nė mėnyrė tė padrejtė duhet tė mbajnė pėrgjegjėsi. Pėr kėtė arsye ne i jemi drejtuar organeve mė tė larta shtetėrore", -tha avokati Muzina. Ai dhe klienti qė pėrfaqėson shpresojnė tashmė qė apeli qė i kanė drejtuar krerėve tė shtetit t“i ndihmojė qė tė zbatohet ligji. "Kėrkoj nga ana juaj qė tė ndėrhyni dhe pėrveē tė drejtės sime pėr pranimin e kėrkesės dhe lirimin nga burgu, tė vihen pėrpara pėrgjegjėsisė personat e veshur me petkun e ligjit qė po mė mbajnė mua padrejtėsisht nė paraburgim. Mė datė 05.09.2005 unė futem nė vitin e gjashtė tė paraburgimit nė njė kohė qė ligji lejon vetėm afatin trevjeēar. Duke qenė se me dashje ėshtė shtrembėruar ligji duke mė sjellė mua njė dėm tė konsiderueshėm, kemi kėrkuar fillimin e ēėshtjes penale pėr shpėrdorim detyre ndaj kryetarit tė Gjykatės sė rrethit dhe kryetares sė Gjykatės sė Apelit Vlorė"- thuhet nė letrėn e 24 -vjeēarit nga Vlora.

    ANKESA

    Ligji parashikon 3 vjet paraburgim pėr tė akuzuarit

    TIRANĖ- Me anė tė letrės sė tij, Elton Gėrdhuqi shpreson qė tė bėjė ndėrgjegjėsimin e organeve shtetėrore qė tė kryhet zbatimi i ligjit. Ai e ka bazuar kėrkesėn e bėrė nė nenin 263/6/c tė Kodit tė Procedurės Penale dhe vendimin unifikues tė Kolegjeve tė Bashkuara tė Gjykatės sė Lartė. Nė kėtė nen shprehet nė mėnyrė tė qartė qė njė i pandehur nuk mund tė mbahet nė paraburgim pėr mė shumė se tre vjet. Avokati i tij pretendon se kėto dy ligje nuk mund tė vihen nė diskutim nga ana e gjykatės, por duhet tė zbatohen mė mėnyrė tė menjėhershme. Nė momentin qė i arrestuari kalon tre vitet e paraburgimit, duhet menjėherė qė masa e sigurisė arrest me burg ndaj tij tė shfuqizohet. "Ligji parashikon shumė masa tė tjera, tė cilat mund tė zbatohen mbi klientin tim. Ai mund tė lihet me masėn e sigurisė detyrim paraqitje dy herė nė ditė nė polici. Atij mund t“i bllokohet dalja nga Shqipėria. Gjykata ėshtė e detyruar qė tė shuajė masėn e sigurisė arrest me burg",- thotė avokat Vangjel Muzina. Sipas tij, ēdo ditė qė klienti i tij ėshtė lėnė nė burg pėrtej kohės sė paraburgimit, pėrbėn njė shkelje tė ligjit dhe kjo gjė duhet tė ndėshkohet.





    20/07/2005 ( Shekulli )
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  6. #6
    .
    Anėtarėsuar
    27-05-2004
    Postime
    970
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    KORĒĖ- Njė emigrant 24-vjeēar, i cili ka vdekur aksidentalisht nė Greqi, pėrcillet nė banesėn e fundit nė fshatin e tij. Dje, nė fshatin Ēiflig tė Korēės ėshtė pėrcjellė pėr nė banesėn e fundit emigranti Loni Kupe, i cili ka humbur jetėn nė punė. Burime familjare kanė konfirmuar faktin se ai kishte gjetur vdekjen gjatė punės nė ndėrtim, nė njė objekt nė rrethinat e Selanikut. Loni Rrapo Kupe, lindur nė fshatin Lavdar dhe banues nė Ēiflig, kishte disa vjet qė punonte emigrant nė Greqi. Vitet e fundit ai punonte sė bashku me vėllanė e tij, dy vjet mė tė vogėl. Duke qenė tepėr tė varfėr, ishin mėsuar qė tė vegjėl me punėn e rėndė. Kishin zgjedhur pėr tė punuar sektorin e ndėrtimit, ku edhe paguheshin mė mirė. Me kursimet e tyre arritėn qė tė blejnė njė shtėpi nė fshatin Ēiflig, mė afėr Korēės. Duke mos qenė i vėmendshėm gjatė punės, padashur ka takuar me dorė njė tel tė zhveshur tė elektrikut, qė ēonte energji tek makineria qė pėrziente llaēin. Rryma elektrike i ka pėrshkuar tėrė trupin, duke e karbonizuar. Pasi e ēuan nė spitalin mė tė afėrt, punonjėsit e tjerė mėsohet se kanė lajmėruar vėllanė e Kupes, qė atė ditė nuk ishte nė punė. Ditėn e hėnė trupi i pajetė i emigrantit u soll nė Shqipėri, pėrmes doganės sė Kapshticės, ku u pėrcoll mes dhimbjes e lotėve pėr nė banesėn e fundit.
    I mjeri djale.
    Me vjen shume keq.

  7. #7
    progress Maska e BvizioN
    Anėtarėsuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,105
    Faleminderit
    0
    8 falenderime nė 7 postime

    "Shkallnueri", polici rrrugor u emėrua shef pas aksidentit

    Korrik 21, 2005 - 13:05

    Tiranė

    Polici i parė nė vendngjarje, Maliq Rakipi, pohon se gjithēka qė di pėr aksidentin, e ka dėshmuar nė prokurori


    Lindita Ēela

    TIRANĖ- Maliq Rakipi dhe Yzeir Qata, dy punonjės tė policisė rrugore tė Durrėsit, janė personat e parė qė kanė mbėrritur nė vendgjarje, pas aksidentit tė 3 shkurtit tė vitit 2001, ku humbi jetėn 65- vjeēari Petrit Islami. Pėrveē dėshmisė sė dhėnė nė prokuri nga ish-drejtori i qarkullimit rrugor tė Durrrėsit, Robert Qirjo, mbėrritjen e patrullės sė policisė brenda pak minutash nė vendngjarje e pohon edhe Rakipi. Polici qė asokohe ka qenė nė vendngjarje, Maliq Rakipi, pohon se natėn e 3 shkurtit ka qėnė nė shpėrbim dhe ka kryer verifikimiet paraprake tė kėtij aksidenti nė Shkallnuer. Por pas kėtij aksidenti tashmė tė bujshėm, dy punonjėsit e policisė rrugore, Maliq Rakipi dhe Yzeir Qata ngjisin shkallėt nė karrierė. Nga punonjės tė thjeshtė nė policinė rrugore, ata emėrohen nė struktura drejtuese tė policisė sė qarkullimit rrugor. Aktualisht, Maliq Rakipi mban postin e drejtorit tė policisė rrugore nė Portin e Durrėsit, ndėrsa Yzeir Qato kryen shėrbim nė Tiranė. Pėr gazetėn "Shekulli", Rakipi pohon faktin se patrulla ka shkuar nė vendngjarje fill pas aksidentit, por drejtori i qarkullimit rrugor nė port mohon tė japė detaje rreth asaj nate, ku humbi jetėn 65- vjeēari Islamaj.
    ***
    "Atė ē“ka unė di nė lidhje me kėtė aksident, e kam dėshmuar nė prokurori",- thotė prerazi Maliq Rakipi, duke u justifikuar me faktin se e ka tė ndaluar me ligj tė komunikojė me median, pa njė urdhėr tė eprorėve tė tij. Sipas dėshmisė sė Qirjos nė prokurori, patrulla nė vendngjare ka komunikuar me njė dėshmitar, i cili ka pohuar tė dhėnat paraprake mbi makinėn qė ka kryer akidentin. Kėshtu, sipas kėsaj dėshmie, dėshmitari i ka pohuar punonjėsve tė policisė, Maliq Rakipi e Yzeir Qata, se ishte njė burrė me syze e njė grua, ata qė dolėn nga makina pas aksidentit. Mė pas, dėshmitari i ka thėnė punonjėsve tė policisė se nga sedilja e pasme e makinės doli njė person tjetėr mė i gjatė e i ri, qė ka hedhur viktimėn nė kanalin ndanė rrugės dhe ka ikur me shpejtėsi. Po sipas Qirjos, djali ka pohuar edhe targėn e makinės, tė cilėn pėr shkak tė motit tė keq nuk e ka fiksuar mirė, por ka shumė gjasa qė tė jetė TR 8227 E. Kėtė dėshmi tė ish- eprorit tė tij, Robert Qirjos, Rakipi nuk e mohon, por nxiton tė shtojė se tė gjitha tė dhėnat janė nė dosjen e "Shkallnuerit". Sipas tij, aty ėshtė e shkruar ajo qė Rakipi di, nė lidhje me kėtė aksident me pasoja tragjike pėr 65-vjeēarin.
    ***
    Megjithėse kryen detyrėn e shefit nė qarkullimit rrugor nė Portin e Durrėsit, duket se aksidenti i Shkallnuerit ia ka vėshtirėsuar ca jetėn Maliq Rakipit. Qė nga dita e aksidentit e deri mė sot, ai ėshtė endur sa nė prokurinė e Durrėsit deri nė atė tė Tiranės. "Kam pesė vjet qė po dėshmoj pėr kėtė ēėshtje, kėshtu qė shkoni dhe hapni dosjet e aty do tė gjeni dhe atė ēfarė unė kam konstatuar atė natė",-thotė pėr "Shekullin" Maliq Rakipi. Pėr shkak tė detyrės sė tij, Rakipi nuk pranon tė komentojė aksidentin e 3 shkurtit tė vitit 2001. Dosja hetimore pėr kėtė ēėshtje ka qenė thuajse e zbrazur dhe tė gjitha tė dhėnat janė sipėrfaqėsore. Nė dosjet e policisė nuk ka asnjė person tė akuzuar pėr kėtė ngjarje, ndėrkohė qė nė parlament, i akuzuari i vetėm ėshtė kryeministri nė detyrė, Fatos Nano. I pari qė ka pėrmendur emrin e Nanos, duke e akuzuar atė ballazi ka qenė kryetari i Partisė Demokristiane, Nikollė Lesi. Ky i fundit, ka lexuar pėrpara deputetėve edhe dėshminė e dhėnė nga ana e ish- shefit tė qarkullimit rrugor tė Durrėsit, Robert Qirjo. Pas kėsaj, Lesi dhe opozita kanė kėrkuar ngritjen e njė komisioni hetimor parlamentar nė lidhje me kėtė ēėshtje, por kjo gjė ėshtė mohuar me shumicėn e votave tė deputetėve tė Partisė Socialiste.


    DREJTORI

    Bardhoci: Pėr "Shkallnuerin" di aq sa pėr aksidentet e tjera

    TIRANĖ- Muharrem Bardhoci, aktualisht drejtori i policisė sė Durrėsit, rezulton tė jetė marrė me dosjen hetimore tė Shkallnuerit. Kėtė e pohon vetė Bardhoci, sipas tė cilit roli i tij nė kėtė dosje ka qėnė nė pėrputhje tė plotė me ligjin. Faktin qė drejtori i Policisė sė Durrėsit ėshtė marrė me hetimet e aksidentint tė Shkallnuerit, ku humbi jetėn 65 -vjeēari Petrit Islamaj, na e bėn fillimisht me dije ish -polici i qarkullimit rrugor, Maliq Rakipi. Sipas tij, edhe Muharrem Bardhoci ėshtė nė dijeni tė kėsaj dosjeje. "Qė unė tė flas pėr kėtė duhet t“i merrni leje shefit tim, drejtorit tė policisė, por dhe ai ėshtė nė dijeni tė kėtij hetimi se ėshtė marrė me kėtė dosje"- tha pėr "Shekullin" Maliq Rakipi. Ndėrsa Bardhoci, i emėruar para njė viti nė drejtorinė e policisė sė Durrėsit nuk e mohon qė tė jetė marrė me ecurinė e hetimeve tė kėtij aksidenti, qė edhe pas katėr vjetėsh zyrtarisht rezulton i pazbardhur. "Jam marrė me kėtė dosje pėr shkak se nė kohė kur ka ndodhur aksidenti, unė mbuloja nė Ministrinė e Rendit, drejtorinė e qarkullimit rrugor. Pėr kėtė aksident di aq sa dhe pėr aksidentet e tjera tė ndodhura nė shkallė vendi, pasi pozioni im ishte i tillė qė duhet tė dija se si shkonin hetimet pėr zbardhjen e aksidenteve tė rėnda dhe sidomos ato pa autor. Edhe aksidenti i Shkallnuerit ishte i tillė, por nuk ėshtė se unė jam marrė direkt me hetimet. Pėr hir tė pocizionit qė kisha, u kam kėrkuar vartėsve tė mi raport se si po shkonin hetimet dhe kėtė e bėjmė pėr tė gjitha rastet e aksidenteve "- thotė pėr "Shekulli", drejtori i policisė sė Durrėsit, Muharrem Bardhoci.





    21/07/2005 ( Shekulli )
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  8. #8
    progress Maska e BvizioN
    Anėtarėsuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,105
    Faleminderit
    0
    8 falenderime nė 7 postime

    Pretenca: Grabiti me dhunė kushėririn e tij, 20 vjet burg

    Korrik 21, 2005 - 12:51

    Tiranė

    Pretenca: Grabiti me dhunė kushėririn e tij, 20 vjet burg


    A.Hysa

    TIRANĖ – Dragut Skana, i akuzuar se ka grabitur kushėririn e tij, rrezikon 20 vjet burg. Kjo ėshtė thėnė dje nė konkluzionet pėrfundimtare qė prokurori Petrit Fusha ka kėrkuar kundėr tė pandehurit. Prova mė e fortė e akuzės nė kėtė proces ka qenė dėshmia e vetė tė dėmtuarit Avdi Skana. Njė vit mė parė, mė 1 shtator tė vitit tė kaluar, dėshmitari ishte goditur me sende tė forta nga dy persona, njėrin prej tė cilėve nuk e kishte njohur. Dy agresorėt kishin qenė me maska por i dėmtuari kishte arritur tė njihte tė kushėririn nga zėri. Hetimet nuk kanė nxjerrė asnjė provė tjetėr qė tė vėrtetojnė praninė nė vendngjarje tė tė pandehurit qė sapo ishte kthyer nga njė emigracion i gjatė. Ndėrkohė, grabitėsi tjetėr nuk ėshtė identifikuar ende. "E njoha Dragutin vetėm nga zėri. Kur unė e kapa, pasi mė goditėn, ai bėrtiti. Ky ishte momenti kur unė i thashė: Ti je Draguti, pėr kėtė nuk kam pikė dyshimi",- ka pohuar nė gjykatė Avdi Skana. Gjatė kohės qė tė maskuarit po e keqtrajtonin, Avdiu, sipas fjalėve tė tij, e kishte kapur pėr mesi kushuririn e ardhur nga Italia dhe ky i fundit kishte thirrur nga dhimbjet. Nė seancėn tjetėr, tė lėnė nė shtator, pritet qė avokatja Vjollca Pustina tė thotė fjalėn e fundit tė mbrojtjes pėrpara gjyqtarit Arben Micko.




    21/07/2005 ( Shekulli )
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  9. #9
    progress Maska e BvizioN
    Anėtarėsuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,105
    Faleminderit
    0
    8 falenderime nė 7 postime

    "Trafik" pesticidesh nė magazinat e Rrėshenit

    Korrik 21, 2005 - 12:45

    Mirditė

    Njė sasi pesticidesh janė shfaqur nė mėnyrė tė dyshimtė nė magazinat e Rrėshenit. Nuk dihet pronari


    Gj. Marku

    MIRDITĖ- Pesticide tė rrezikshme janė rimagazinuar nė mėnyrė klandestine nė mjediset e ish-rezervave tė bujqėsisė nė Rrėshen, magazina kėto qė para viteve“90 mbanin mijėra ton lėndė tė rrezikshme. Edhe pse kėto magazina u pastruan pak vite mė parė, duket se po furnizohen sėrish me pesticide tė rrezikshme, "pronari" i tė cilave nuk dihet se kush ėshtė. Sapo i afrohesh kėtij vendi, nė tė dalė tė Rrėshenit, gjithēka tė duket si mall pa zot, pasi nuk ka as roje dhe as ndonjė rrethim pėr tė qenė. Njė erė e fortė helmesh tė shpon hundėt, ndėrsa sytė ngacmohen nga lotėt. Njėra nga magazinat, qė ka shėrbyer pėr disa vite si magazinė e pesticideve tė rrezikshme, por qė askokohe kontrolloheshin nga specialistėt, ka nė brendėsi tė saj dhjetėra kv pesticide, qė nuk dihet sesi kanė pėrfunduar aty, kur vetėm disa muaj mė parė ishte e boshatisur. Specialisti i mbrojtjes sė bimėve nė zyrėn e bujqėsisė sė rrethit, Bardhok Reēi, thotė pėr "Shekullin" se ato magazina janė pastruar aty nga fundi i viteve “90 dhe ėshtė lėnė vetėm ndonjė lėndė me efekt jo tė dėmshėm. Ai nuk ėshtė i sigurt nėse nė ato magazina janė futur sėrish pesticide tė rrezikshme, pasi janė pikėrisht gazetarėt qė e japin kėtė lajm. Fare pranė magazinės, disa zyra janė pėrshtatur pėr banesa me qera, por askush nuk pranon tė thotė se kush i ka sjellė kėto pesticide. Kėto familje kanė pranuar tė rrinė pranė helmeve, pa pasur asnjė mundėsi tjetėr strehimi. Njė banor i zonės ka lajmėruar para dy netėsh se dy makina kanė mbėrritur fshehtas para dy muajsh dhe kanė lėnė helmet nė magazinė, e cila ka njė derė tė vjetėr, e mė pas prurėsit e "mallit" tė rrezikshėm janė zhdukur po natėn nga ky vend. "Askush nuk e mori vesh se nga u soll kjo ngarkesė pesticidesh dhe helmesh",- thonė banorėt. Ndėrkohė, nė tė hyrė tė gardhit rrethues vihej re ndonjė thes i derdhur, ku kėmbėt e fėmijėve mund tė hasin nė tė duke luajtur. Nė drejtorinė e bujqėsisė thonė se nuk kanė asnjė informacion pėr kėtė prurje tė re helmesh nė zonė, ndėrsa nė bashki, nuk mund tė takohet askush, pasi vera dhe tensioni i zgjatur i zgjedhjeve duket se i ka mbyllur dyert e administratės. Nė Mirditė mėsohet se janė dy pika shitjeje tė helmeve nė mėnyrė tė licensuar dhe njėri prej tyre, B. Tryci, i kontaktuar nga "Shekulli" tha se nuk ka asnjė lidhje me kėto pesticide. Megjithėse askush nga autoritetet e duhura nuk ėshtė munduar tė gjejė se nga kanė ardhur pesticidet, nė zonė qarkullojnė fjalė se ato i pėrkasin mbetjeve toksike tė lėna stok nė Bajzė, ndėrsa dyshohet se transportimi i tyre pėr nė Rrėshen ka lidhje me ndonjė grup trafikuesish, qė mund t“i pėrdorin pesticidet pėr qėllime pėrfitimi.




    21/07/2005 ( Shekulli )
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  10. #10
    progress Maska e BvizioN
    Anėtarėsuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,105
    Faleminderit
    0
    8 falenderime nė 7 postime

    Plagoset 18-vjeēari nga granata e “97

    Korrik 22, 2005 - 10:52

    Lushnje

    Plagoset 18-vjeēari nga granata e “97


    V.Muēaj
    LUSHNJE- Njė 18-vjeēar plagoset nga granata e vitit 1997, e cila u aktivizua nga njė zjarr i rėnė. Ngjarja qė rrezikoi jetėn e Egriseld Llupos ka ndodhur nė fshatin Allkaj tė Lushnjes, nė kohėn qė sė bashku me tė vėllanė po shkonte tek tokat e tij, pėr t“u hedhur plehun kimik bimėve tė mbjella. Burime nga policia pohojnė se nė fund tė parcelės, dy vėllezėrit kanė parė njė bashkėfshatarin e tyre, i cili po mundohej tė shuante zjarrin e rėnė nė tokėn e tij. Nė kėtė moment ėshtė dėgjuar njė shpėrthim i fuqishėm nė kanalin ku kishte rėnė zjarri, duke plagosur 18-vjeēarin Egriseld Llupo. Ai ėshtė pėrcjellė pėr nė spitalin e qytetit tė Lushnjes, ndėrsa ekspertėt e policisė kanė shkuar nė vendin e ngjarjes. Nga kėrkimet dhe ekspertiza e materialeve tė gjetura ėshtė zbuluar se shpėrthimi kishte tė bėnte me njė granatė luftarake, e cila ishte aktivizuar si pasojė e zjarrit tė ndezur. Policia ka gjetur nė vendin e ngjarjes edhe 6 granata dore nė kanalin kullues, tė cilat mendohet se ndodhen aty qė prej vitit “97, kohė kur u hapėn depot.




    22/07/2005 ( Shekulli )
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  11. #11
    progress Maska e BvizioN
    Anėtarėsuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,105
    Faleminderit
    0
    8 falenderime nė 7 postime

    Kėrcėnohet me jetė prokurorja e Vlorės

    Korrik 26, 2005 - 18:33

    Vlorė

    Kėrcėnohet me jetė nėpėrmjet telefonit, prokurorja e rrethit tė Vlorės, Liljana Gjonmema. Sipas burimeve nga prokuroria e Vlorės mėsohet se prokurorja ėshtė kėrcėnuar pak ditė mė parė, nga telefoni i zyrės. Ziles sė telefonit mėsohet se i ėshtė pėrgjigjur sekretarja e prokurores Gjonmema, e cila ka kontaktuar me kėrcėnuesin. Ky i fundit mėsohet se ka kėrkuar tė flasė me Gjonmemėn, ndėrkohė qė sekretarja i ka pohuar atij se prokurorja nuk ndodhej nė zyrė. "Thuaji prokurores se ajo na ka njė borxh shumė tė madh. Ne do t“ia nxijmė jetėn, ka pėr ta parė",-mėsohet tė ketė thėnė kėrcėnuesi, duke shtuar mė pas dhe fjalė fyese. Burime nga prokuroria pohojnė se kėrcėnuesi ende i paidentifikuar i prokurores ka aluduar pėr njė kasetė tė filmuar qė implikon Gjonmemėn, e qė sipas tij do tė shfaqet shumė shpejt nė publik.
    Kėrcėnimi
    Ky kėrcėnim nėpėrmjet telefonit ėshtė marrė shumė seriozisht nga institucioni ky punon Liljana Gjonmema, pasi kjo e fundit ka denoncuar mesazhin e marrė nga sekretarja e saj. "Kemi vėnė nėn pėrgjim tė gjithė telefonat e prokurorisė sė Vlorės. Pėr kėtė ēėshtje ka nisur njė procedim penal, pasi sipas nesh, problemi ėshtė shumė serioz",-pohoi pėr "Shekullin" kreu i prokurorisė sė Vlorės, Petrit Ēano. Sipas tij, mėsohet se kanė filluar hetimet intensive pėr tė zbuluar autorin e telefonatės kėrcėnuese, nė adresė tė prokurores Gjonmema. "Prokurorja Gjonmema ka bėrė njė kallėzim penal pėr kėtė ēėshtje, konform ligjeve. Ndėrsa unė jam i bindur qė do ta ngushtojmė rrethin e hetimeve, derisa tė identifikojmė autorin e kėsaj telefonate kėrcėnuese",-shtoi Ēano.
    Prokurorja
    Liljana Gjonmema, prokurore e ēėshtjeve penale, ka reputacion tė mirė nė rrethin e juristėve tė Vlorės, ndėrsa mėsohet se nuk ka konflikte personale apo hasmėri. Kjo gjė ka sjellė edhe klasifikimin e kėsaj ēėshtjeje si kėrcėnim pėr shkak tė detyrės. Sipas kreut tė prokurorisė sė Vlorės, Gjonmema ėshtė kėrcėnuar pėr shkak tė punės sė saj si prokurore nė rrethin e Vlorės. Tashmė, hetimet pėr zbardhjen e kėtij kėrcėnimi vazhdojnė prej ditėsh, ndėrsa mėsohet se ėshtė arritur nė disa dyshime konkrete, por ende nuk ėshtė bėrė identifikimi i telefonuesit, qė kėrcėnoi me jetė prokuroren. Ky ėshtė rasti i parė i kėrcėnimit tė drejtpėrdrejtė tė njė njeriu tė drejtėsisė nė rrethin e Vlorės, ngjarje kjo qė sipas zyrtarėve pritet tė zbardhet shumė shpejt.

    Shekulli
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  12. #12
    Perjashtuar Maska e Prototype
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Mosha
    32
    Postime
    1,452
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    BBC
    korrik 2005 -


    PD dhe aleatėt gati pėr qeverinė
    Partia demokratike dhe aleatėt e saj tė ftuar si partnerė nė qeverinė e ardhshme tė Shqipėrisė, thonė se janė gati tė shpallin qeverinė e re dhe janė nė pritje tė thirrjes nga presidenti i vendit tė kryeministrit tė deklaruar prej tyre, Sali Berisha.

    Sekretari i pėrgjithshėm i PD-sė, Ridvan Bode pas njė takimi me aleatėt e tij tė djathtė ka deklauar se shumica e gjėrave nė qeverinė e re, bashkė me emrat, janė vendosur.

    "Edhe aleatėt e PD-sė janė tė mendimit se tashmė duhet bėrė hapi nga presidenti pėr tė thirrur kryeministrin e ri, pasi sipas tyre dhe kushtetuta e e lejon njė gjė tė tillė, diktuar nga apatia e qeverisė aktuale."

    Ndėrkohė, procesi zgjedhor ende nuk ėshtė certifikuar plotėsisht dhe pa kėtė akt nga institucionet pėrkatėse edhe socialistėt nuk kanė bėrė njohje zyrtare tė rezultatit tė zgjedhjeve.

    Nga zyra e presidentit, Alfred Moisiu ėshtė paralajmėruar se sipas ligjeve nė fuqi, parlamenti nuk mund tė mblidhet para datės 10 gusht.

    Nė fakt, procesi zgjedhor po shkon drejt njė maratone tė pafund, kjo e diktuar nga ankesat e shumta tė kandidatėve dhe subjekteve politike, qė kanė kontestuar rezultatet e e KZZ-ve.

    Brenda javės, KQZ-ka paralajmėruar se do tė pėrfundojė dhe shqyrtimi i ankesės sė fundit.

    Por tė pakėnaqurit i drejtohen dhe Kolegjit Zgjedhor.

    Rezultati pėrfundimtar pritet tė dalė nė fund tė gushtit, ose nė fillim tė shtatorit, kur do tė rivotohet dhe nė 2 zonat e kontestuara.

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anėtarėsuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,619
    Faleminderit
    21
    45 falenderime nė 39 postime
    03/08/05

    ATENTAT MAFIOZ, VRITET I RIU I "5 DYQANEVE"

    Korce - Vrasje mafioze ne qytetin e Korces. Ekzekutohet ne mes te dites sportisti i njohur si banor i "5 dyqaneve", ndersa luante tavull. Klajdi Jaho, banor i qytetit, ka humbur jeten si pasoje e nje atentati te paramenduar. Vetem pak dite para largimit ne Amerike, nderkohe qe te afermit kane akuzuar shtetin per indiference dhe favorizim te krimineleve. Krimi i rende ndodhi rreth ores 14.00 te dites se marte, ne rrugen "Rexhep Telhaj", jashte ne veranden e nje lokali lojrash elektronike. Nje person ende i paidentifikuar nga policia dhe qe qarkullonte pa makine, ka zbrazur 5 plumba pistolete ndaj te riut Jaho, nga te cilat nje predhe ka qene vdekjeprurese. Kjo vrasje, sipas policies, pa asnje dyshim lidhet me ekzekutimin e dy basketbollisteve ne daten 3 Shtator te vitit te kaluar, tek pallati i sportit ne qytetin e Korces. Ngjarja erdhi si pasoje e nje grindjeje te vjeter, qe solli atentate zinxhir.


    Atentati

    Sipas hetimeve te policise, 28-vjecari Klajdi Jaho ka qene duke luajtur tavell me nje te njohurin e tij, ne ballkonin e nje lokali lojrash elektronike. Ne piskun e vapes, rreth ores 14.00, kur kishte shume pak levizje ne rruge, nje person i pamaskuar eshte afruar tek Jaho dhe ka zbrazur pistoleten thuajse me te gjithe plumbat e karikatorit. Pese plumba qelluan ne trupin e 28-vjecarit, nga te cilet tre pas shpie, nje ne shpatull dhe nje e goditi ne pjesen e siperme te kembes. Rreth 30 metra larg vendngjarjes, policia ka gjetur edhe nje gezhoje pistolete, kalibri i se ciles ndryshon prej armes qe vrau Klajdi Jahon. Kjo zbrazje arme, mendohet se eshte kryer nga nje person i dyte, qe mbronte atentatorin duke krijuar nje situate paniku per largim. Ne nje kthese pas pallatesh, rezulton qe autorin ta kete pritur nje autoveture tip "Benz" e bardhe. Me urgjence, i riu u dergua ne spitalin e Korces, por 5 plumbat qe ai mori ne trup kishin pasoja vdekjeprurese. Policia fillimisht ka shoqeruar per hetime personin me te cilin viktima luante tavell, si nje deshmimtar okular. Deri ne oret e mbremjes, nuk pati te dhena qe te konfirmonin arrestimin e autorit, apo autoreve te mundeshem te ketij atentati. Ne lagjen ku banonte, Klajdi Jaho ndihej me i sigurte nga ata te cilet e kishin shenjestruar per hakmarrje, por gjithcka ka ndodhur atje ku ai nuk e priste. Madje ne te njejten rruge ku disa vite me pare u qellua me arme shoku i tij, ish-basketbollisti i njohur Sokol Jahollari, qe u vra vitin e kaluar.

    - Koha jone
    Cdo ere, lehte fryn...venės!

  14. #14
    Djali i fisit ASRA Maska e ardi_truss
    Anėtarėsuar
    15-06-2005
    Vendndodhja
    te rrapi ne Mashkullore
    Postime
    133
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    prape po vazhdojne keta te 5 dyqaneve?akoma skane vdekur?le tju japin nga nje vize aman te zhduken nga korca.
    Qente le te lehin, karavani shkon perpara..!

  15. #15
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Mosha
    37
    Postime
    1,089
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Pėr shkrimin e parė: "...e cila dėnohet me gjobė ose me burgim gjer nė njė vit pėr kryerjen e marrėdhėnieve seksuale me dhunė me tė rritura, nė bashkėpunim...."

    Hajde ligje hajde! Njė vit pėr pėrdhunim!?!
    Perėndia nuk ėshtė mace...

Tema tė Ngjashme

  1. Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  2. Nga Iliret deri tek Shqiptaret!
    Nga tani_26 nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 06-03-2007, 20:53
  3. Tifozat e Super Kampiones TIRONA <3>
    Nga BlueBaron nė forumin Futbolli shqiptar
    Pėrgjigje: 274
    Postimi i Fundit: 15-10-2005, 01:39
  4. Tragjedi tjetėr nė det, 21 tė mbytur e 7 tė humbur
    Nga ALBA nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 162
    Postimi i Fundit: 24-05-2004, 15:03
  5. Puthja e fundit
    Nga Shėn Albani nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 14-01-2003, 02:20

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •