Pershendetje
Kam pothuajse reth 8 vite ne Angli dhe me kam vene re se shume vajza ne moshen e mitur (13-14 vjeq) ngelin shtatezena dhe si rezultat vendosin te mbajne femijen.Shanset jane qe pas lindjes femija do merret nen kujdesin e sherbimit socilal nga pamundesija e nenes (qe faktikisht eshte femije per veten e saj) te ushtroje nje kujdesje te plote prinderore mbi femijen.Numri i vajzave adoleshnte qe ngelen shtaezena eshte gjithnje ne rritje,nuk jam i sigurte per vendet e tjera po te pakten ketu ne Angli.
Te tilla shtatzani jane plotesisht te paplanifikuara,thjesht rrjedhoje e seksit ku neglizhohen masat e mbrojtjes.
Si mendoni ju per nje dicka te tille? A eshte ne gjendje nje vajze ne moshe adoleshente te ushtroje kujdesje te plote prinderore tek nje femije? Dhe a mund te arrije ky femije te marre nje edukate familjare ne nje nivel te njejte me femijet qe rriten nga Nenat e rritura.
Duke mos harruar qe baballaret e ketyre foshnjave shumicen e rasteve ngelen anonim !!
Krijoni Kontakt