Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    SHKODRA ne vitin 1912 me syte e nje gjermani

    SHKODRA ne vitin 1912 me syte e nje gjermani

    E Shtune, 16 Korrik 2005


    Shkodra tragjike e fillimshekullit

    Shkrimtarit gjerman Karl Otten i duhet te pershkoje nje rruge te gjate, per te mberritur ne kete vend te cuditshem -ne vitin 1912. Ashtu edhe ben, por Shkodra e shumeshkelqyer, te cilen e ka shume-endrruar, e zhgenjen. Ajo nuk ka rruge, ndersa qyteti po jeton renien e tij me e madhe, ngaqe ne prag ka nje lufte te rradhes me Malin e Zi. I gjithe pershkrimi i shkrimtarit, na ka ardhur fale botimit te reportazhit te tij- nga "Dituria"

    Ben Andoni


    E dime se Shkodra e kishte humbur shkelqimin e saj te madh, ne fillimin e shekullit XX. Por, menyra e hidhur dhe dinjitoze -sesi e pershkruan shkrimtari gjerman, te ben te mendosh, se renia e qytetit ishte shume me e madhe. Ende, po te ndjekesh ritmin e librit te tij- do te shikosh se mjerimi i Shkodres eshte shume i madh dhe ne shume ane. Aqsa edhe ai vete, qe eshte shume i dhene pas emrit te madh te qytetit, duket se eshte i cuditur. Por, me shume kjo i ndodh, me sa kuptojme- nga armiqesia e malazezeve, qe ne cdo moment i thone se duhet te ruhet dhe se ne "vendin e turqve"- te pret pasiguria ne cdo vend. "Une i pyeta per rrugen deri ne Shkoder. Kjo me siguri ishte pyetja me e rende, qe kishin perballur ndonjehere ne jeten e tyre, sepse heshten shume te tronditur. Pastaj peshperiten me njeri-tjetrin dhe tunden koken. Nuk kishte asnje rruge per ne Shkoder?!" Ne fakt, ajo qe i tregojne pak minuta me vone- e zhgenjen frikshem: Te jete valle ky shteg i ngushte qe te dergoje ne qytetin me aq emer, pyet. Ne te vertete, ne kete kryeqender mungojne rruget...E, kuptohet, se kur kjo gjendje eshte ne Shkoder, mund te llogaritet lehte se cfare behet ne vende te tjera te Shqiperise...Por, nga ana tjeter ka ardhur ora finale, kur burrat e mencur te Shqiprise, nga zyra te ndryshme jashte vendit, jane duke bere te gjithe perpjekjet qe Shqiperia te futet ne hulline e vendeve te pavarura. Kjo, ka pak rendesi per te mos thene qe nuk dihet fare nga gjermani, i cili shikon vete- sesi malazezet vigjelojne ne cdo vend kunder shqiptareve dhe turqve, qe historia si per paradoks, po i mban dhe drejt varrit te Perandorise bashke...Per malazezet, qe e keshillojne Otton -ne cdo vend atje te pret vdekja-duket se bindja eshte besim...Pas nje kalvari jo te pakte, pak kohe me vone, gjermani me shoqeruesit e tij mberrijne ne qytet. Perballja e pare me shqiptaret eshtre nje avan post turk. Mes tyre jane dhe dy shqiptare te gjate dhe vitale. Ai mbetet me se i cuditur, kur shikon menyren sesi ata e percjellin mikun e ri.

    "Midis ushtareve rrinin dy shqiptare, qe dilnin nje koke mbi ta. Serioze, gati te trishtuar rrinin ulur mbi gjunj. Floket u binin deri mbi supe, te cilat, si gjithe shqiptareve, ua mbulonte nje mantel i zi i shkurter, ne shenje zie per Skenderbeun, princin e tyre qe kishte sunduar para qindra vitesh ne vendin e tyre...Pastaj me plaku, bashibozuku, u tha dicka dy shqiptareve, dhe njeri prej tyre filloi te kendoje. Melodia buroi e ulet dhe e rende, filloi te ngrihet me goditje, ritmi u shpejtua, nderkaq nderhyri i dyti, me te njejten melodi, ndersa i pari dalengadale pushonte klithmen e tij te gjate e kumbuese. Seicili fillonte me me ton te ulet vargjet e veta, ndersa tjetri e shuante melodine e larte vajtuese. Keshtu, ata te dy, rrinin ne gjunje, te bardhe ne mbremje dhe kendonin kenget e tyre te lashta e te ashpra luftarake permes lugines se Bunes deri te malet e atdheut te tyre", shkruan ai...

    Ne fakt, shqiptaret, i ka kapur ankthi i luftes, dhe kjo eshte arsyeja qe shumica e tyre, packa se nuk e kupton situaten nderkombetare- di dhe ndjen se gjithshka po levize. Kjo ndjehet me se shumti nga levizjet e konsullatave te huaja ne kete vend. Mbi kete mjedis te cuditshem, ben edhe jeten e saj te rralle Shkodra. Por, te vazhdojme rrefimin, me gojen e tij:"Shtegu fushor bllokohet nga gure te medhenj dhe nga nje rruge e copetuar nga malet. Djathtas lumi harkohet fare afer nesh. Ishujt, mbuluar me xunkth, shtrihen ne te si si bime te medha zbukuruese. Prapa maleve gurore -shtrihet nje xhade gjysme e perfunduar dhe ne mes te lumit, qe gjarperon vjedhurazi teper i gjere dhe i ngadalshem, ngrihet i gerryer nga koha nje shkemb, me nje keshtjelle ngjyre kafe si kurore mbi krye".

    Por, vegimi qe ka pasur- nuk eshte ndonje gje e rralle. Le te ecim me syte e tij ne Shkodren e Marubeve te pare: "Shkodra! Keshtjella e Shkodres qe ndertuar nga venedikasit. Pergjate rruges rrine ne gjunje gurthyes: turq, shqiptare, malazese, e zezake. Qindra njerez godasin me cekic, femije, pleq te thare dhe djem te rinj. Shqiptaret qendrojne te ndrojtur e te perkulur, kurse turqit u therrasin ushtareve dhe na pyesin per dicka. Nuk dallohet asgje nga qyteti. Ne te majten tone shtrihet nje kurriz shkembi i gjate dhe i zhveshur, Taraboshi, i thikte, i hirte, bie pingul poshte ne fushe, ku jane ngritur barraka te gjata moderne. Para nesh shtrihet liqeni, i copetuar nga ishuj zunkthi te vegjel e te gjelber. Afer bregut turk- permbi nje shkemb cilindrik- ngrihet gezueshem, mbi ujerat e turbullta ne gri te erret, nje fortese e vogel e dhembezuar me shume topa. Rreth e qark ngjiten vrulltas drejt qiellit me kthesa te mprehta malet e Malit te Zi me Shqiperine...".

    Pas kesaj gjendje lufte- duhet thene se ne Shkoder gjendja eshte me "e zakonshme". Qytetaret bejne perditmerine e tyre, e cila eshte e ndare mes mbijeteses dhe asaj qe do te ndodhe. Per ata, qe dine historine e Shqiprise e dine se cfare kalvari te veshtire pesoi qyteti ne fillim te viteve '10. Por, sikur te mos mjaftoje kjo- varferia e ka kapluar te gjithe qytetin, i cili eshte duke levizur sipas menyres se tij. Ushtaret mbartnin gure, hamejte leviznin, tellallet bertisnin dhe njerezit ruajne ushqime...Nje kaos, qe sot mund ta realizoje me sukses vetem dora e ndonje mjeshtri te kameras..."Pazari i Shkodres- Nje labirint rrugicash te vogla, te copetuara, pjeserisht te mbuluara me cati, aq sa te gjitha ngjyrat e fytyrat papritur mjegullohen ne te erret. Pastaj dielli i mesdites bie pingul e i shendritshem dhe te gjitha ngjyrat perflaken rreth e qark thirrjeve te njerezve e te kafsheve", shkruan gjermani.

    Gjithsesi, Shkodra mbetet shume zhgenjyese per anetarin e nje vendi, ku rregulli eshte fe. Nje xhade, qe ndertohet prej kohesh, duket se nuk ka per te mbaruar kurre. Nuk duket asnje perparim ashtu si nuk duket as edhe nje fund. Te gjitha banesat, kishat dhe konsullata jane vetem gjysme ore larg...Ne kete qerthull- ku ka prifterinj dhe hoxhallare, lypes dhe tregtare -zhvillohet pa zhurme jeta e kryeqytetit te Shqiperise se Veriut.

    Por, ne nuk mund te cuditemi, Shqiperia eshte ne kohen qe eshte ne tabaka dhe gati per t'u ndare nder fqinj lakmitare. Ndjesia e publicistit gjerman eshte e sakte. "Shkodra te jep pershtypjen e nje qyteti ushtaresh", thote ai.

    Dhe, gjermani vazhdon udhetimin e tij- i shoqeruar me shoket e tij te vetem te rruges, qe jane dylbite, nje harte e shtabit te pergjithshem austriak dhe nje aparat. Ai ka vendosur qe te mos thyhet. Rezultat i kesaj eshte konstatimi i fundit -ku ai shikon vete me sy pasurite e verteta te shqiptareve, por edhe cudirat e tyre. Shqiptaret, me varferine ekstreme- e mbajne dhe e strehojne. "Njoftimet qe jane shkruar pjeserisht ne libra jane asgje..Duhet te jetosh e te bredhesh mes ketij populli luftetaresh, te vish here pas here...", shprehet ai gati ne ekstaze per shqiptaret.

    Dhe, epilogu i tij ne Shkoder eshte gati tragji-komedik. Ai ndodhet me inxhinieret franceze, qe perzihen nga kryengritesit shqiptare, qe u thone realisht se duhet te lene punen dhe te ikin nga Shqiperia, sepse rruga e tyre nuk u hyn ne pune...I zhgenjyer mbetet dhe ai, por historia i ka dy faqe. Gjithshka mund te ndodhe. Arsyeja eshte se ne vitin 1912, Shkodra, ashtu si e gjithe Shqiperia, megjithese eshte e pushtuar- po ndjen flladitjen e shtetit te pare shqiptar..

    ***/**

    Kush eshte Karl Otten

    Fale "Diturise", ne kemi ne duart tona- nje nga librat me te mire, kushtuar Shqiperise. Autori i saj, Karl Otten, ka lindur me 1889 dhe ka vdekur me 1963. Autori i ketij libri eshte edhe nje nga autoret me te njohur te ekspresionizmit gjerman te fillimit te shekullit te shkuar. Ai njihej njekohesisht si poet dhe publicist, ndersa u detyrua qe te largohej nga Gjermania naziste me 1933, duke gjetur strehe ne Britanine e Madhe. Ai mbahet mend pervec librave me poezi si p.sh "Fronezimi i zemres dhe Hedhja nga dritarja etj".

    Ne nje nga librat e tij- pershkruhet dhe nje nga udhetimet e Otten ne Ballkan- dhe kete here ne Shqiperi. Ai e filloi rrugetimin e tij ne pjesen perendimore te Shqiperise se Veriut, ndersa pershkrimet ne liber- zhvillohen vetem pak muaj para Shpalljes se Pavaresise se Shqiperise. Ai e fillon udhetimin e tij nga Tivari, shkon ne Ulqin dhe vazhdon drejt Shkodres, Lezhes dhe deri ne Durres. Eshte e dhimbshme jeta, te cilen e sjell autori per ne, por eshte brilante menyra sesi ai pershkruan mikpritjen e shqiptareve dhe besnikerine e tyre proverbiale...

    Korrieri.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Nje udhetim ne Shkodren e vitit 1912

    E Shtune, 16 Korrik 2005


    Nga Karl Otten*

    Turbull shfaqet vendi nga deti i kalter ne mesditen, qe rrjedh e nxehte mbi Alpet ngjyre hiri e te valezuara rende. Limani formon nje hark gjysme te rrumbullaket, ndersa shkembinjte ngjyre okre, qendrojne si te shperthyer gojehapur dhe duket sikur e shtyjne tutje ne det bankinen e stivosur shkel e shko. Atje zbresim dhe nje oficer malazes me uniforme liri ngjyre te murrme, me cizme kaloresi boje kafe dhe shpate tringelluese, prej llamarine te nikeluar, na shkruan emrat. Nje turk tregon nje dokument te madh si ferman. Oficeri ia ngul syte, e shqyrton dhe pyet turkun se cfare do; ky nuk e prish terezine dhe fut oren ne xhaketen e tij te zeze. Pastaj, vjen nje zoteri i leckosur me nje kesule te bukur, me merr nga dora valixhen e pardesyne dhe i con ne zyrat e doganes. Atje ka nje hekurudhe te vogel midis manaferrave e grashinave te kuqe, ndersa nja tridhjete dezertore turq bejne shaka ne kurrizin tim. Ata jane veshur si turiste me petka jeshile ne gri dhe duken shume me mire se malazeze, qe kane dicka nga papagajte kuq e blu dhe qe shohin endrra te keqia.

    Tivari u vjen ne ndihme te ardhurve nga limani ne qytet me tre kaloshina, te cilat ne fakt nuke meritojne kete fjale te bukur. Ne ishim te tre ne nje karroce, kur nje malazes, rreth njezet vjec, u ul prane nesh. Ishte idehur keqas, pinte e kendonte dhe nxirrte e vinte perpara gjithandej shishe te vogla me raki, shnapsin e Ballkanit qe ujit i jep nje ngjyre te turbullt...

    ...U zgjata duhan dhe u ula ne toke prane tyre. Te gjithe kuptonin italisht, prandaj i pyeta se cfare thuhej ne liber.

    -Eshte historia e popullit tone.

    Ashtu he-e te ciles kohe?

    Ai po lexon per Betejen e Kosoves.Po ti ku do te shkosh? Ti je gjermani qe ishe te nepunesi i Prefektures?

    -Po une jam, dhe dua te ndjek kete rruge.

    -Nuk mundesh.

    -Pse jo?

    -Se do shkosh te turqit, qe do te vrasin. Ata qen te pabese therrin cdo njeri qe shkon ne token e tyre. Ne nuk duhet te te leme te kalosh. Besona, eshte me mire keshtu. Megjithese tani ata kane frike.

    Te gjithe qeshen, ndersa njeri ngriti mauzerin dhe mori shenje matane.

    "Ketu jeni shume larg nga kufiri, pse jeni kaq te armatosur?"

    Naten ngjitemi ne mal dhe ecim tutje matane kufirit. Atehere turqit kane frike dhe fshihen, se jane qorra. Para dy ditesh ishim akoma andej, kemi bere lufte dhe nje turk qelloi njerin prej nesh. Brenda nates shkaum matane dhe i asgjesuam.

    Te gjithe qeshen perseri.

    -Ne shohim kur eshte erresire-tha njeri dhe me tregoi dylbin e tij. Une vura syrin permes saj, por nuk munda te dalloj gje tjeter vec shkembinjve, shkembinj te zhveshur te hirte. E pyeta ku ishin turqit-.

    -Kane frike, megjithese jane tre here me shume se ne ne pozicione. Prapa cdo shkembi rri nje njeri dhe pergjon Por ne do t'i shfarosim te gjithe. Ka vetem nje armik dhe ky eshte turku...

    Megjithese une shpjegova gjakftohte se te nesermen ne mengjez do te shkoja ne do te ikja perfundimisht dhe do te shkoja me kembe permes Malit te Zi ne Shkoder. Ai nuk e zuri me ngoje kete pune, dhe une vura re se me mbante per te cmendur. Kur po rrija mbasdite ne nje kafene turke, tek une erdhen pleqte e fshatit. Te gjate, te gjere dhe te dobet, si te bere prej lekure te rrudhur, me mbyten ne pyetje.

    -Ti je nga Gjermania, mbreti juaj ka shume ushtare e topa dhe te gjithe jane trima. Edhe ne jemi trima dhe sypatrembur, sado qe jemi te vegjel dhe te pakte ne numer. Ne s'kemi frike te luftojme me trup me truip, ne e perbuzim pusine. Ti do te shkosh te turqit. Mire. Askush nga ne nuk do ta bente kete. Por, ne duhet te ruajme jeten tone, se turku eshte i pabese, ndersa ti po te ecesh kesaj rruge, nuk ke per te pasur frike, sepse e di qe je ne nje vend te qete, te krishtere. Kurse matane kete s'e ben dot. Cdo shtepi ka nje vrases dhe seicili nga keta mund te vrase. Detyrimisht duhet te kalosh rrugen, nuk mund te fluturosh. Por si do t'ia besh te mos vdesesh nga frika qysh ne shtepine e pare, sepse je I pa armatosur, kurse ne te dyten ndoshta rri vrasesi yt...

    Turku e ka fajin qe ata qe lene vendin e tyre mallkojne turkun. Turku e ka fajin qe ata nuk mund te ndertojne e te gjuajne ne fusha, meqe Cetina, me i trishtuari i te gjithe fshatrave, eshte kryeqyteti i tyre dhe jo Shkodra buzeliqenit, Shkodra e bukur, e madhe dhe e pasur...

    Per ne Shkoder

    ...Une i pyeta per rrugen deri ne Shkoder. Kjo me siguri ishte pyetja me e rende qe kishin perballur ndonjehere ne jeten e tyre, sepse heshten shume te tronditur. Pastaj peshperiten me njeri-tjetrin dhe tunden koken. Nuk kishte asnje rruge per ne Shkoder. Ndoshta me mire per ne Tivar, madje nje shume te bukur. Une falenderova per sugjerimin e tyre delikat dhe pyeta nje turk. Ai buzeqeshi, eci nje cope rruge ne xhade me ne dhe na tregoi nje shteg te ngushte para nesh dhe pastaj nje largesi te papercaktuar dhe tha: Kjo eshte rruga per ne Shkoder. Pas kesaj u largua me nxitim, sikur te mos donte qe te ishte fajtor per vdekjen tone. Keshtu, ne i rame permes rruges fushore per ne Shkoder dhe pas paku u gjendem ne nje rruge te madhe. Meqe ishte mesdite dhe tamam perpara nesh ndodhej nje han, beme nje pushim, hengrem dhe fjetem gjate vapes se madhe. Kur u beme gati per udhetim, pyeta perseri ku ishte rruga per ne Shkoder. Me thane se nuk kishte rruge; por por, edhe ketu hanxhiu tregoi disa peme ne lugine, ne ate drejtim ku duhet te ishte. Me kete u detyruam te kenaqeshim dhe u drejtuam per te pemet.

    Pas pemeve gjendej nje fshat, por asgje nuk levizte, asnjeri, asnje kafshe. Gjithshka sikur kishte vdekur, dyert e mbyllura, dritaret e mbuluara me qepena te rende druri. Por rreth e qark zgjeroheshin ara te punuara mire, te rrethuara me gardhe, mes te cilave shkonte rruga e gjere dhe e stershkelur. Mbrapa fshatit qendruam nen nje rrap te fuqishem, qe bente hije mbi nje varreze te vogel e shume te vjeter turke...

    Perpara nesh u shfaqen perseri disa shtepi dhe pese gra na tejkaluan. Ato ecen me hapa te ngutshme dhe pa fjale perbri nesh duke na kaluar; une i thirra nga pas per t'I pyetur se ku ishte rruga e Shkodres. Ato filluan e te vrapojne dhe u kthyen gjithe frike ne nje shteg fushor. Te gjitha ishin veshur me te erreta dhe i mbanin floket me dy gersheta qe u vareshin anash. Fshati ishte po aq i braktisur sa I pari. Cdo thirje ishte e kote, shtepite ishin te lena te vdekura. Pak pas fshatit me zuri syri mes pemeve nje shirit te gjelber. Nje lume i gjere valezonte tutje plot lym e vorbulla drejt detit. Ne nje trung te permbysur rrinin pese malazese, te armatosur deri ne dhembe dhe degjonin njerin qe po u lexonte nej liber...Ata me rekomanduan te filloja menjehere matane, pasi bregu andej ishte turk. Hodha veshtrimin pertej: kishte disa kasolle, femije me rroba te vogla te bardha shtynin lopet perpara, kurse nja dy gra po lanin ne lume. Lumi ishte kufiri, por ne te vertete na perket i tere neve. Pa Bunen nuk jetojme dot; ne nuk kemi rryme per te derguar mallrat nga brendesia e maleve ne det. Te gjitha i kane turqit e mallkuar, keta bij dreqi.

    Buna! Tani ishte e qarte rruga para meje. Po te shkonim gjithmone ne drejtim te rrymes, duhej te arrinim ne det dhe buze detit ishte Shkodra.

    Ne Shqiperi

    ...

    Une isha i bindur se isha ende ne Mal te Zi dhe ca me qejf...Gjeja e pare qe me zuri syri ishin disa femije me perparese te bardha, qe kur me pane mua u larguan me vrap duke bertitur. Pas nje gardhi- rrinte nje grua dhe nen nje shami koke, ne forme veloje, dilnin floke te zinj dhe te prere shkurt. Fytyra e saj ishte e verdhe, e mprehte dhe palevizmerisht serioze. Pastaj erdhi nje vajze e re dhe nje djale rreth shtatembedhjete vjec qe veshtronin drejt nesh. Ata me folen dhe qeshen. Me ne fund e kuptova se isha ne Turqi, Shqiperi dhe u perpoqa me ngerc te kujtoj ato pak fjale shqip qe dija" Buke, ha pi, fle". Tani cudia ishte ne anen e tyre. Dalengadale u mblodhen shume femije rreth nesh,dhe me te thene se doja te haja, ata vrapuan dhe sollen nga dy buke misri te rrumbullakta e te sheshta dhe nje kane uje. Pastaj, shqiptari i ri, erdhi tek une dhe me tha se nuk mund te flinim ketu...Tere kohes ai na therriste :"Hajde, hajde". Me ne fund ndaloi dhe na beri me shenje se duhej te prisnim. Pas nje dy minutash na beri me shenje nga lart; ne nxituam drejt tij. Para nesh ndodhej nje shtepi e vogel prej trungjesh dhe pertoke rrinin ne forme rrethi nja dhjete ushtare turq, qe na pershendeten me ze te larte:" Shalem aleqem, kalin esperam", folen te gjite bashke dhe kur njeri madje thirri: Buona Sera, te gjithe shperthyen ne te qeshura. Disa erdhen drejt nesh me duar te zgjatura, neve na u desh te uleshim prane tyre mbi mbulesa; te gjithe dridhnin me zell cigaret dhe na i hodhen dhe neve...Midis ushtareve rrinin dy shqiptare, qe dilnin nje kokembi ta. Serioze, gati te trishtuar, rrinin ulur mbi gjunj. Floket u binin deri mbi supe, te cilat si gjithe shqiptareve, ua mbulonte nje mantel i zi i shkurter, ne shenje zie per Skenderbeun, princin e tyre, qe kishte sunduar para qindra vitesh ne vendin e tyre...Pastaj me plaku, bashibozuku, u tha dicka dy shqiptareve, dhe njeri prej tyre filloi te kendoje. Melodia buroi e ulet dhe e e rende, filloi te ngrihet me goditje, ritmi u shpejtua, nderkaq nderhyri i dyti,me te njejten melodi, ndersa i pari dalengadale pushonte klithmen e tij te gjate e kumbuese. Seicili fillonte me me ton te ulet vargjet e veta, ndersa tjetri e shuante melodine e larte vajtuese. Keshtu, ata te dy, rrinin ne gjunje, te bardhe ne mbremje dhe kendonin kenget e tyre te lashta e te ashpra luftarake permes lugines se Bunes deri te malet e atdheut te tyre...

    ...Qe prej muajsh, vendrojet ne kufirin turko-malazes jetonin ne gatishmeri luftarake. Une rrija zgjuar dhe panderprere shkonin e vinin ushtaret, gjithmone dy nga dy, gati per sulm dhe tejet te vendosur. Ndonjehere nga malet kerciste ndonje pushke. Por, kjo paqe e armatosur nuk ishte vetem per malazeset.Gjithe provinca e Shqiperise, por sidomos banoret katolike ndodheshin ne kulmin e kryengritjes, madje dy shqiptaret qe flinin pak metra larg meje, te veshur nga koka ne kembe dhe me armet ne dore, ishin pengje nga fshatrat perreth...

    Shtegu fushor bllokohet nga gure te medhenj rruge te copetuar nga malet. Djathtas, lumi harkohet fare afer nesh. Ishujt, mbuluar me xunkth, shtrihen ne te si si bime te medha zbukuruese. Para maleve gurore, shtrihet nje xhade gjysme e perfunduar. Ne mes te lumit, qe gjarperon vjedhurazit e per i gjere dhe i ngadalshem, ngrihet i gerryer nga koha nje shkemb me nje keshtjelle ngjyre kafe si kurore mbi krye. Shkodra! Keshtjella e Shkodres qe ndertuar nga venedikasit.Pergjate rruges rrine ne gjunje gurthyes: turq, shqiptare, malazese, zezake,qindra njerez godasin me cekic, femije, pleq te thare dhe djem te rinj. Shqiptaret qendrojne te ndrojtur e te perkulur,kurse turqit u therrasin ushtareve dhe na pyesin per dicka. Nuk dallohet asgje nga qyteti. Ne te majten tone shtrihet nje kurriz shkembi gjate e i zhveshur, Taraboshi, i thikte, i hirte, qe bie pingul poshte ne fushe,ku jane ngritur barraka te gjata moderne. Para nesh shtrihet liqeni, i copetuar nga ishuj zunkthi te vegjel e te gjelber. Afer bregut turk permbi nje shkemb cilindrik ngrihet gezueshem, mi ujerat e turbullta ne gri te erret, nje fortese e vogel e dhembezuar me shume topa. Rreth e qark ngjiten vrulltas drejt qiellit me kthesa te mprehta malet e Malit te Zi me Shqiperine...

    Nje oficer turk na uron mireseardhjen ne frengjisht dhe na shoqeron ne vendin e zbarkimit te tragetit.

    Rrenojat e nje ure, qe u hodh ne ere gjate kryengritjes shqiptare te 1911, ngrihen mjerane mbi uje te deformuara e te kalbura. Nga ana tjeter, ne breg, jane shtresuar labirinthe te verteta traresh dhe skelash hekuri, te caktuara per ndertimin e ures se re, ndersa nje mulli me avull sjell me makinat e tij dhe me fishkellimen e gypave, pak energji ne tablone e cuditshme dhe te huaj. Madje ne Bune ndodhet dhe nje motobarke turke, qe shpie posten nga Shkodra te vaporet ne det. Por, oficeri me shpjegon se malazezet nuk e linin te kalonte avulloren per shkak te luftimeve te koheve te fundit ne kufi. Ne ate kohe,

    cdo ushtar e para te gjithash komandanti e kishin plotesisht te qarte se nje lufte me Malin e Zi ishte e pashmangshme dhe ajo qe pashe me vone, vetem se mundi ta vertetoje kete pikepamje...

    ...Pazari i Shkodres" Nje labirint rrugicash te vogla, te copetara, pjeserisht te mbuluara me cati, aq sa te gjitha ngjyrat e fytyrat papritur mjegullohen ne te erret. Pastaj dielli i mesdites bie pingul e i shendritshem dhe te gjitha ngjyrat perflaken rreth e qark thirrjeve te njereazve e te kafsheve.

    Nje karvan ushtarak, jashte mase i gjate, i caktuar per te udhetuar ne brendesi te provinces, na parakalon;mua me therrasin ne italisht, frengjisht, anglisht dhe ne te gjitha gjuhet ekzotike. Cdo hamall, cdo tregetar e cdo kamarier interesohet per ne. Ai kerkon te dije se cfare krimi kemi bere. Perkundrazi shqiptaret nuk merakosen fare per ne. Te gjate, te dobet, me floke te gjate, sillen rrotull pa u ndier, te huaj per boten dhe e ekspozojne epersine e tyre mbi te tjeret kaq hapur, saqe te gjithe u shmangen.

    Ndersa grate e tyre jane te shkurtra, me floke te prere, veshje te zeze prej pelhure leshi, te endur kaq trashe e dendur, sa fundi i shkurter qendron i hapur si i nje valltareje. Ajo qe bie me teper ne sy ne kostumin e tyre eshte brezi i gjere prej fete hekuri, qe arrin deri ne gjoks dhe ku jane kapur ne unaza te vogla: kama dhe kutia e duhanit. Edhe shqiptaret pine duhan ne rruge. Shqiptaret e kulluar jane te gjithe katolike. Ne fakt jane shume pak ne krahasim me te tjetret dhe me te shumtet i perkasin fisit te malesorevet, qe banon ne malet ne Shkoder. Ata jane armiqte me te medhenj te turqve dhe jetojne sipas ligjeve te heroit te tyre Skenderbeut ne familje te medha. Ata i tregojne njeri-tjetrit trimerite e Aleksandrit te Madh, jane pasardhesit e popullit te tij: paragreket, autoktonet; pellazget. Gjuha e tyre eshte me e lashta e me e pastra e Evropes -e ndoshta edhe me e bukura. Jane te larte si lisat, nder malesoret nuk pashe asnjeri te shkurter. Kurse mirditoret, qe kane kryeqytet Krujen, ku lindi Skenderbeu, jane te eger si macet, trupvogel e kokeforte...

    Inxhiniere franceze vinin rrotull te trashe e kryelarte mes punetoreve dhe shanin. Kishte dy vjet qe ndertohej ne kete xhade, qe do te lidhte Shkodren me Pazarin dhe nuk dukej ndonje perparim. Apo ndonje fund. Ne fakt, Shkodra nuk formon ndonje unitet. Dyqanet grumbullohen ne kembe te kodres, qe kurorezohet nga Keshtjella e vjeter venedikase. Banesat, kishat dhe konsullatat jane gjysme ore larg. Zbresim perpara nje porte qe ruhet me ushtare. Nje turk me rroba evropiane na pret dhe paraqitet si dragoman..

    Shkodra te jep pershtypjen e nje qyteti ushtaresh. Vetem ushtaret kane te drejta, ushtaret sundojne ketu...Prapa qytetit shtrihet nje lugine e madhe, e mbushur plote me tenda te hirta e te kuqe. Ne sfond ngrihen thike male te bardha e te pathyeshme. Batalionet jane rrjeshtuar ne vije te drejte, muzika marshon perpara dhe ne hark te gjere trupat parakalojne para komandantit, lekunden dhe hapen ne gjysme rrethi...

    Keto masa te tensionuara ushtarake i mbushnin banoret e qytetit me frike e tmerr, sepse te gjithe keto i ndjenin si te drejtuara kunder tyre. Te gjithe ishin ne nje fare menyre pjesemarres ne perbetimin e madh, qe kishte si synim Clirimin e Shqiperise.

    Kafazet e konsullates austriake tregonin cdo dite per luftime te reja qe ishin zhvilluar jashte mes revolucionareve dhe trupave...Por keto njoftime qe silleshin nga fshataret ishin te eksagjeruara. Me treguan nje te derguar te shqiptareve, i cili donte te shkonte te Konsulli per t'i kerkuara para dhe arme. Ai priti tre dite dhe u kthye prapa ne lufte. Thone se turqit kryen mizorira ndaj grave e femijeve ne fshatin e tij...

    Nje dite mberriti ne Shkoder nje karvan me te plagosur. Ne qerret e gjata me vigje, rrinin ne gjunje ose shtrire ushtare me koka apo duar te fashuara, me syte e cakarritur plot frike. Shqiptari duhet te jete nje kundershtar i tmerrshem. Ai rri lart ne male pa mbulim krahesh dhe qellon sapo sheh te shfaqet nje fes. Ushtaret nuk dine asnjehere nese casti tjeter do te sulmohen apo jo. Dhe, shenje e vetedijes se forte te shqiptareve, eshte fakti qe edhe grate shkojne ne lufte e qellojne njesoj si burrat...

    ...Te vetmin vend strehimi ua japin kryengritesve prifterinjte katolike, te cilet banojne ne male te shperndare neper Shqiperi...Ata ndihmojne si munden bashke atdhetaret e tyre qe luftojne, i strehojne, u japin buke e uje, edhe pse vete kane shume pak. Prifterinjte paguhen nga Austria, jane ne protektoratin austriak. Ata jane te vetmit njerez qe kujdesen per kete popull te eger e te braktisur. Qendra e te gjithe ketyre perpjekjeve revolucionare eshte Manastiri i jezuiteve ne Shkoder. Nje qytet me vete fshihet prapa mureve te tij te larte e te fuqishem. Ndertese e gjate dhe nga brenda eshte masive dhe e gjere. Atje edukohen prifterinjte. Atyre u mesohen nga pak shkencat dhe pastaj shkojne ne male dhe fillojne lufte kunder turqve-per Austrine. Sepse ne fund te fundit, Austria mund te pretendoje te kete nderin qe te kujdeset per popullin me te vjeter e me fatkeq te Evropes. Dhe, kete pa perfitim per vete. Sepse te krishteret kane arritur te entuziasmojne si muhamedanet ashtu edhe greket per luften clirimtare.

    Prandaj edhe kryengritja e fundit mori permasa kaq te medha. Turqit e pane veten te sulmuar nga bashkebesimtaret e tyre ne Shqiperi. Puna kishte arritur deri atje, sa topat e keshtjelles, qe zakonisht ishin te drejtuara nga deti dhe Mali i Zi, tani drejtoheshin kunder vendit, pasi kishin frike per nje dyndje te malesorvet dhe mirditorevet drejt Shkodres. Eterit e Kuvendit te franceskaneve, qe e shprehnin hapur urrejtjen e vet kunder turqve, kishin vendosur roje ne kullat e tyre, te cilet shikonin me dylbi, nese po marshonin kendej kryengritesit me kostumet e tyre te bardha...



    *Publicist dhe shkrimtar


    Korrieri.

    P.s Keto shkrime i sjell per Elonen, Shkodrane82, qe ka humb si vaji i ullinit ne kohen e tallonit...lol
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Xhuxhumaku : 16-07-2005 mė 08:50

Tema tė Ngjashme

  1. Informim per ato qe duan te studiojne ne Gjermani!
    Nga gentjan123 nė forumin Mentori akademik
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 20-09-2012, 21:16
  2. Namik Hoti: Nė Shkodėr edhe magjypėt janė europianė
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 14-07-2006, 02:03
  3. Tifozėt e Super Kampiones Tirana
    Nga BlueBaron nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 26-02-2006, 22:05
  4. Jeta ne Shkoder
    Nga erzeni nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 28-10-2002, 00:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •