Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708

    Nexhip Fazëll Kësakyrek

    Nexhip Fazëll Kësakyrek (Necip Fazıl Kısakürek)

    Erdhi ne jetë më 26 maj 1905 ne Stamboll. Arsimin fillor dhe te mesëm e kreu ne kolegjet Amerikane dhe Franceze si dhe ne një lice ushtarak detar. Mbaroi për Filozofi ne universitetin e Stambollit më 1924 dhe me pas vazhdoi studimet në Universitetin e Sorbonës per dy vjet.
    I botoi poezitë e para qe në moshën 17 vjeçare. Poezia e tij është përmbledhur në vëllimin Brengë (Çile) një pjesë e të cilit është botuar dhe në Shqip, i përkthyer nga Mithat Hoxha dhe botuar nga shtëpia botuese Logos-A. Ka shkruar dhe 3 romane, nje përmbledhje me tregime, disa skenarë, kutjime, përkthime, punime hulumtimi e analiza në lidhje me historinë e politikën. Për arsye politike u burgos disa vjetë nga regjimi monist i kohës. U nda nga kjo botë më 25 Maj 1983 në Stamboll. I janë dhëne disa çmime e dekorata për veprat e tij.

    Kalldrëmet

    Në mes të sokakut jam, pa njeri, me veten time;
    Çapitem pa parë nga pas, çapitem vetë.
    Në pikën e zhytur n’errësire të rrugës sime
    Shoh një iluzion që duket se mua më pret.

    Qiejt e zinj prej reve të përhimta sunduar;
    Baxhat e shtëpive rrufetë shohin nganjëherë.
    Të gjithë ne gjumë, vetëm dy shokë te zgjuar
    Njëri-une; dhe një tjetër-kalldrëmet e mjerë.

    Çdo sokak më duket gjigant me kokë të prerë
    Dhe brenda pika-pika më mblidhet një frikë...
    Mbi mua ngulin qelqet përherë të zezë sterrë
    Me sy të verbuar, si një i verbër shtëpitë.

    Kalldrëmet-nëna e të vetmuarëve plot brengë;
    Kalldrëmet-një njeri që jetoi brenda meje në këtë botë.
    Kalldrëmet dëgjohen kur zërat të jenë shuar krejt;
    Kalldrëmet-brenda meje një gjuhë që diç kërkon të thotë.

    Të jap shpirt në një prehër te butë, mua s’më përket,
    Unë jam fëmija që i dhanë gji kalldrëmet me durim.
    Aman, te ky sokak i errët mëngjes të mos ketë,
    Te ky sokak të mos mbarojë udhëtimi im!

    Unë të shkoj, rruga të shkojë, të dy të shkojmë;
    Në dy krahët të më pikojnë fenerët me rrëke prej pikash.
    Tak, tak, hapat e mi qentë e uritur të përgjojnë,
    Për rrugën simbol fitoreje: gurë qemeri hijesh....

    As mëngjesi ta shoh, as në mëngjes të shihem;
    Më jepni errësirat, merrni ditët në i doni!
    Të mblidhem si jorgan i lagur, të mpihem,
    Të ftohtat errësira mi hidhni siğër, më mbuloni

    Në m’u zgjattë trupi tej e tej sa gurët nxënë,
    Në ma marrçin nga fytyra këtë zjarr gurët e ftohtë
    Ë sa sokakët në një gjumë misterioz duke rënë,
    Bashkëshorti dashurizi i kalldrëmeve në mbaroftë!
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  2. #2
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708

    Pres

    Pres

    Ti-një drenushë në mal, e trembur vrapon,
    Egërsirë e rënë pas teje - unë!
    Gjithë botën në ndihmë n’e kerkofsh, gabon;
    Në botë vetëm ti dhe një tjetër, unë!
    Rrugët e frikshme nga ike, do të kthehen
    Nga pas si zhurmë këmbësh të mia zvarrë;
    Krahë të padukshëm në trup do të të mbërthehen,
    Në zverk do të djegë fryma ime - zjarr.
    Në net dimri, në dhomë je në vetmi;
    Kujtomë kur rrëqethja në shpirt të troket!
    Thuaj: tek i tund dritaret është ai;
    Thuaj: Era jo, ai është që bërtet!
    Helmin që shfryva në ajër nga gjoksi i shkretë,
    Jetën si trëndafil do të ta shkoqitë;
    E n’u përcjellsh nga qyteti në qytet,
    E imja do të mbetesh tek e fundit ditë!
    Ti vdes...Rrugët e kthimit mbyllen paskëtaj;
    Shok i fshehtësisë se varreve mbes;
    Simbol i një ëndrre të pashpres, pastaj,
    Pranë dheut tënd bëhem një gur e pres...
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  3. #3
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708

    Kurbet

    Përkthimin e ndryshova disi. Edhe këto poezitë e kësaj teme i ndjek fati i keq i të gjitha poezive të përkthyera, humbasin melodinë, ngjyrat dhe hijeshinë origjinale.

    Kurbet

    Kandilin mos e ndiz ndërsa malit bredh,
    Sytë e shuar mos m’i përcëllo, kurbet!
    Ç’nuk thotë gjuha ë ujit që rrjedh,
    Në heshtje mos e mërmërit, kurbet!

    Duke kapur bizën me gishtin e dridhur
    Mos ma qëndis ballit rrudhën e hidhur;
    Dritën e kandilit në mur duke thithur
    Një ngjyrë veremi mos sajo, kurbet!

    Dhe zellin e lulerritësve, nëse e ke,
    Vojtjet ngjyra-ngjyra në sy m’i ushqe!
    Si im më me atë zë të ngrohtë, veçse,
    Përbrenda mos qa, mos më mjero, kurbet!
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  4. #4
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Valët

    Valet na kanë rrethuar porsi nimfat,
    Flokët e gjatë argjend, trupat e tejdukshëm fosfor,
    Duke përkundur varkën me kreshtat e brishta,
    Na thërrasin: Në çbreg keni shkuar, udhëtar!...

    Nga bregu asnjë shenjë, nga drita gjithashtu,
    Më të thella se ujërat, errësirat e rrugës.
    Ecni, valë, ecni, të kërkojmë së bashku
    Shkëmbinjtë e thepisur që do t’na bien kokës!...
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •