Mëngjesi më zbardhi flokët
e dashur...
flokët e zinj
që duart e bardha përkëdhelnin
dikur...
të prita kaq gjatë
një jetë...
mëngjeseve të bardhë
as netëve të zeza su duke
kurrë më...
veç gjumit më fole
ëndrrave më gënjeve
ëmbël...
kokën mbi gjunjë më the, vure lehtë
më prit...
e unë i ziu mëngjeseve të bardha po të pres
e flokët e bardhë netëve të zeza
pa frikë...
Krijoni Kontakt