Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anëtarësuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307

    Tërmet në Tropojë

    Tërmet në Tropojë
    PD: Shteti t’u ofrojë ndihmë të prekurve nga tragjedia

    Alida Beqiri


    Partia Demokratike u ka bërë dje thirrje autoriteteve shtetërore të angazhohen për t’u ofruar ndihmën maksimale banorëve të prekur nga tërmeti 6 ballësh i
    shkallës Rihter që goditi të dielën Tropojën dhe rrethinat e saj. “Duke patur parasysh situatën e krijuar atje, PD u bën thirrje autoriteteve përkatëse shtetërore mbi të gjitha, Presidentit të Republikës, që të ndërhyjë dhe të angazhohet për të siguruar ndihmën dhe mbështetjen e nevojshme për familjet e
    goditura nga tërmeti dhe gjithashtu për të siguruar edhe ndihmat e tjera të nevojshme për këtë fatkeqësi natyrore”, tha dje zëdhënësi i PD-së Ermal Hasimja.
    Zonat e prekura më shumë nga tërmeti janë fshatrat Valbonë, Lekbibaj dhe Rragam i Dragobisë, ndërkohë që numri i shtëpive të dëmtuara llogaritet rreth 40.
    Shumë banorë të këtyre fshatrave kanë zbritur në Bajram Curri dhe kanë treguar se edhe ato shtëpi që nuk janë rrëzuar plotësisht, por kanë pësuar vetëm çarje, janë bërë të pabanueshme. Sipas banorëve, lëkundjet e tokës kanë bërë që të bien shumë gurë nga maja e malit dhe ky ka qenë shkaku kryesor i shembjes
    së shtëpive. Nga ana tjetër, zyrtarë nga drejtoria e emergjencave civile thonë se dëmi nga tërmeti në këtë zonë ka qenë i vogël, thuajse i pakonsiderueshëm.
    “Çarjet e vjetra jepen si çarje të reja, pra dëmet nga tërmeti kanë qenë të pakta. Në përgjithësi zona ku mendohet se mund të ketë ndonjë dëm janë disa fshatra të Tropojës.
    Ne kemi kontaktuar me strukturat tona atje dhe u kemi kërkuar të merren të gjitha masat e nevojshme”, thotë drejtori i Zyrës së Emergjencave Civile Bujar Kapllani. Sipas sizmiologëve, goditja e parë e tërmetit 6 ballësh me epiqendër qytetin e Tropojës që është ndier në orën 13.10 të së dielës, është pasuar edhe nga goditje të tjera më të lehta rreth orës 22.00 të mbrëmjes. Pas këtyre goditjeve që kanë thelluar të çarat në muret e shtëpive kanë detyruar banoret e disa shtëpive në fshatrat Kovac, Llukaj, Kasajce, Shumice e Dojan, ta kalojnë natën tek të afërmit dhe fqinjët. Sipas Institutit Sizmiologjik Bajram Curri njihet si zonë sizmiologjike, ndërsa lëkundjet e tërmetit të djeshëm kanë qenë aq të fuqishme sa janë ndier jo vetëm në Tiranë, por edhe në Malin e Zi e Kosovë.

    Gazeta Tema
    Ndryshuar për herë të fundit nga Era1 : 12-07-2005 më 06:43
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

Tema të Ngjashme

  1. Historiku i vrasjeve ne Tropoje
    Nga MaDaBeR në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 14-08-2012, 12:42
  2. Termet ne zonen qendrore te Italise
    Nga xfiles në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 44
    Postimi i Fundit: 08-06-2009, 08:18
  3. Termet ne Shqiperi(Durres-Golem)??
    Nga ViKi 24 në forumin Shkenca dhe jeta
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 28-04-2009, 15:18
  4. Termet ne ishullin e Java: Mijera te vdekur e te plagosur
    Nga zeus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-05-2006, 05:36
  5. Tropojë, vetëvritet shefi i policisë bashkiake
    Nga Genti^Itali në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-06-2004, 01:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •