Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anėtarėsuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778

    Shtypi perėndimor mbi zgjedhjet shqiptare

    Sinjali i Berishės

    The Economist
    Pėrktheu: Muhamed Veliu

    Asnjėherė nuk janė mbajtur zgjedhje tė lira dhe tė ndershme, ndaj zgjedhjet e pėrgjithshme tė 3 korrikut nė Shqipėri u mbikėqyrėn me kujdes nga ndėrkombėtarėt. Duke parė zhvillimet e zgjedhjeve kishte ankesa pėr mashtrime, por presionet dhe blerja e votave ishin parėsore. Njė zyrtar republikan, parti e krahut tė djathtė, u qėllua pėr vdekje nė njė qendėr votimi nė Tiranė.
    Me mijėra emra mungonin nė regjistrin e zgjedhje, tė mbledhura njė vit mė parė. Njė mision i OSBE-sė tha se zgjedhjet ishin zhvilluar pjesėrisht me standardet ndėrkombėtare.
    Sali Berisha, lideri i Partisė Demokratike tė qendrės sė djathtė, me shpejtėsi pretendoi se kishte fituar shumicėn e 140 vendeve nė Parlament.
    Por 72 orė nga mbyllja e qendrave tė votimit, komisionet elektorale bėnė publike rezultatet nga mė pak se tė tretat e qendrave tė numėrimit.
    Televizioni Shqiptar njoftoi se demokratėt kanė fituar 55 nga 100 vendet, ndėrsa aleatėt e tyre republikanė 20 nga 40 vende nė sistemin proporcional.
    Por pas njė periudhe tė gjatė nė pushtet, pėrfshi kėtu edhe katėr vite si Kryeministėr, lideri socialist Fatos Nano u kthye nė njė humbės tė mjerė. Zyrtarė nga kampi i socialistėve planifikojnė tė kontestojnė rezultatet e zgjedhjeve, pasi nė kėto dy qytete demokratėt fituan shumė vota. Demokratėt thanė se komisionerėt e tyre dhanė dorėheqjen pas presionit tė socialistėve. Ndėrsa kėta tė fundit u kundėrpėrgjigjėn dhe thanė se demokratėt po ngacmonin numėruesit e votave.
    Rezultati zyrtar i mundshėm do t'i japė Z Berisha njė mazhorancė tė dobėt. Por manovrat e fundit paszgjedhore nuk kanė pėrparuar shanset e Shqipėrisė pėr tė kompletuar marrėveshjen e Asociim Stabilizimit, hapi i parė eventual drejt anėtarėsimit nė BE. Bisedimet u shtynė vitin e shkuar, sepse socialistėt dėshtuan nė pėrpjekjet e tyre pėr tė luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar. Nėn drejtimin e z.Nano ekonomia ėshtė zhvilluar me shpejtėsi, duke pasur njė nxitje nga dėrgimi i parave prej emigrantėve shqiptarė tė cilėt punojnė nė Itali, Greqi dhe Britani. Por papunėsia ėshtė e lartė, pavarėsisht nga emigracioni. Nė fshatra dominon mbijetesa nga fermat. Kompanitė e njohura si "monopole", nėn pronėsinė e socialistėve, kanė kontrollin e mallrave tė domosdoshėm nė importin e karburanteve dhe ushqimit. Dėshtimi nė luftėn e krimit tė organizuar e ka kthyer Shqipėrinė nė magazinėn e heroinės pėr Europėn, ėshtė shprehur njė diplomat Perėndimor.
    A mund z.Berisha tė bėjė mė shumė pėr mė mirė?
    Tė dhėnat e tij nuk janė premtuese. Ai ishte mjeku personal i diktatorit Enver Hoxha, dhe themelues i Partisė Demokratike, kur Shqipėria i dha fund izolimit nė vitin 1990.
    Si President, ai ndėrmori hapjen e ekonomisė sė tregut mes reformave tė ndėrmarra, por humbi kredibilitetin kur refuzoi mbylljen e njė serie skemash mashtruese kursimi piramidale, nė tė cilat vlerėsohet se 60 pėr qind e popullsisė investoi paratė e tyre. Ai u rrėzua nga pushteti pas mashtrimit piramidal nė vitin 1997, qė shkaktoi njė humbje prej 2 miliardė dollarėsh, gjė qė shkaktoi njė muaj anarki, ku humbėn jetėn 2 mijė njerėz. Njė vit mė vonė ai u akuzua si organizuesi i trazirave tė dhunshme pėr tė rrėzuar qeverinė e z. Nano. Pėrfundimisht, z. Berisha kėrkoi falje pėr tolerimin qė u bėri skemave piramidale, dhe rimėkėmbi partinė e tij. Me ndihmėn e konsulentėve amerikanė, z. Berisha bėri fushatė elektorale, duke u bazuar nė njė platformė kundėr korrupsionit, duke u bėrė apel shqiptarėve, tė cilėve u kishte ardhur nė majė tė hundės nga kėrkesat pėr bakshishe apo nga zėnia e vendeve nė administratė nga njerėzit me kualifikim jo tė duhur, por me lidhje me socialistėt. "Korrupsioni ėshtė i pėrhapur gjerėsisht, gjė qė rrezikon shoqėrinė", thotė profesor Gėzim Karapici nga Universiteti i Tiranės, i cili kandidoi pėr deputet pėr ngjyrat e demokratėve. Mbase z. Berisha u ka mbushur mendjen votuesve se ai ėshtė i aftė pėr tė udhėhequr, por ai do ta ketė shumė tė vėshtirė ta vendosė Shqipėrinė nė rrugėn e duhur tė reformės.






    Ish-presidenti drejt pushtetit

    Financial Times
    Pėrktheu: Muhamed Veliu

    Sali Berisha, ish-udhėheqės i Shqipėrisė, i cili u detyrua forcėrisht tė linte zyrėn nė vitin 1997, kur rėnia e skemave piramidale kėrcėnoi shpėrthimin e luftės civile, dje me padurim priste njė rikthim politik, tė paprecedent pėr vetė dyert e revoltuara tė botės ballkanike. Ish-presidenti 61-vjeēar, i cili i pėrket Partisė Demokratike tė qendrės sė djathtė, sė bashku me aleatėt e tij pretendon se ka fituar 74 vende nė Parlamentin me 140 deputetė. Rezultati final, pėrfundimtar, i votimeve tė sė dielės sė shkuar nuk ėshtė shpallur ende. Partia Socialiste qeverisėse e vendit, e cila parashikohet tė ketė fituar 62 vende nė Parlament, pritet tė dėrgojė nė gjykatė ankesat pėr mashtrim nė rezultatin e disa zonave. Zgjedhjet shqiptare janė parė si njė test i aftėsisė pėr t'u larguar nga varfėria, me njė politikė jo tė qėndrueshme nė kėtė vend, i cili kėrkon tė hedhė hapat e parė drejt afrimit pėr t'u integruar me Bashkimin Europian. Rikthimi i Berishės, njė ish-mjek personal i liderit tė fundit stalinist, Enver Hoxha, reflekton pakėnaqėsinė nė masė mes votuesve ndaj politikave dhe nivelit tė lartė tė korrupsionit, tė formuar gjatė qeverisjes tetėvjeēare nga socialistėt. Zoti Berisha, i cili javėn e shkuar nė Tiranė mbajti njė miting pėr fitoren, apeloi pėr njė kalim tė qetė tė ndėrrimit tė pushtetit. Ai tha se "Pėr 100 ditėt tona nė pushtet do tė ndėrmarrim njė fushatė pėr tė reduktuar korrupsionin", duke parashikuar si objektin kryesor tė luftės sė tij ndaj korrupsionit doganat dhe departamentin e regjistrimit tė pronėsisė. Por Fatos Nano, kryeministri socialist, nuk ka dėshirė qė ta pranojė humbjen. Zyrtarė socialistė thanė se partia e tyre mund ta kontestojė rezultatin e zgjedhjeve nė Tiranė dhe Durrės, dy qytetet mė tė mėdha, ku demokratėt pėrfituan mė shumė. Vėzhguesit e udhėhequr nga Organizata pėr Siguri dhe Bashkėpunim nė Europė thanė javėn e shkuar se zgjedhjet ishin "vetėm pjesėrisht" nė pėrputhje me standardet ndėrkombėtare. Vetė Havier Solana, shef i Politikės sė Jashtme tė BE-sė, bėri thirrje pėr hetim zyrtar tė parregullsive. Pėrpara ditės sė votimit, ka pasur tė dhėna qė bėnin fjalė se kandidatėt nė zonat rurale tė vendit paguanin 15 euro pėr njeri, ose 10 euro pėr votuesit e njė familjeje tė madhe, duke blerė vota. Nė ditėn e votimit mė shumė se njė mijė studentė tė Universitetit tė Tiranės, tė regjistruar nė kryeqytet pėr tė votuar, nuk gjetėn emrat nė listat e afishuara nė qendrat e votimit. Fushata e z. Berisha u ndihmua nga konsulentė politikė amerikanė. Ai paraqiti gjatė fushatės rezultatet e ekonomisė sė tregut, si lider nė fillim tė viteve '90-tė. Por si njė anėtar i privilegjuar i nomenklaturės nė Tiranė, ai vazhdon tė jetė i infektuar nga e kaluara e tij komuniste. Ai dha dorėheqjen si president tetė vjet mė parė, si pasojė e kolapsit tė pesė skemave mashtruese piramidale, nė tė cilat investitorė ishin edhe gjysma e kabinetit dhe shumica e punonjėsve tė Ministrisė sė Financave. Njė forcė ndėrkombėtare paqeruajtėsish nėn udhėheqjen e Italisė u dėrgua pėr tė qetėsuar situatėn, e cila kėrcėnonte njė luftė civile. Berisha mė vonė u kėrkoi falje shqiptarėve pėr lejimin e lulėzimit tė skemave piramidale.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anėtarėsuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    Shpresė tek Berisha

    Koment i revistės gjermane “Der Spiegel”


    Pas suksesit tė Partisė Demokratike nė zgjedhjet
    parlamentare nėn drejtimin e Sali Berishės,
    investitorėt nga Gjermania planifikojnė biznes tė
    mbarė nė kėtė vend.
    Sepse nėn qeverinė socialiste tė kryeministrtit Nano,
    menaxherėt gjermanė ndiheshin tė trajtuar keq. Ata
    janė pėrballur me monopolet, korrupsionin deri nė
    nivelet e larta tė qeverisė, ligje tė paqarta, mungesė
    konkurrence dhe deklaronin se ishin tė diskriminuar
    pėrkundrejt kompanive greke dhe italiane.
    Pėr kėtė arsye, njė numėr i madh pėrfaqėsuesish tė
    kompanive gjermane, 3 ditė para zgjedhjeve u takuan me
    pėrfaqėsuesit e opozitės pėr tė shprehur pikėpamjet e
    tyre pėr marrėdhėnie mė tė mira tregtare.
    Firmat qė erdhėn nė Shqipėri ishin kryesisht tė
    interesuara pėr ndėrtimin e rrugėve, krijimin e njė
    rrjeti modern hekurudhor si dhe zhvillimin e
    teknologjisė - dhe shpresojnė tani qė nėn qeverinė e
    Berishės tė jenė tė fuqishėm nė biznesin shqiptar.
    Kėshtu, ata do tė hapin njė numėr tė madh vendesh
    pune.
    Mbetet me pikėpyetje, nėse qeveria e re e koalicionit
    nėn drejtimin e Partisė demokratike, do tė pėrmirėsojė
    me tė vėrtetė klimėn e investimeve nė shtėpinė e tė
    varfėrve tė Europės dhe nėse Shqipėria do tė realizojė
    reformat e BE-sė.
    Procesi zgjedhor nė 3 korrik pėrgjithėsisht, ishte mė
    i rregullt nga ē‘pritej, por nė procesin e numėrimit
    nxorėn krye rivalitete tė vjetra: grupet e numėrimit
    ngadalėsuan punėn, fituesi Berisha duhet t’i bėnte
    thirrje popullit pėr qetėsi, dhe u deshėn 5 ditė, qė
    Komisioni qėndror i zgjedhjeve tė dilte nė pėrfundimin
    se Partia demokratike kishte fituar direkt shumicėn e
    100 mandateve.
    Kėshtu, Berisha – i cili nė vitin 1997 iu desh tė
    hiqte dorė nga posti i presidentit, pėr shkak tė
    skandalit tė firmave piramidale – nuk arriti qė tė
    festonte njė rikthim politik.
    Vėzhgues perėndimorė dyshojnė se konfliktet mes
    fituesve dhe humbėsve tashmė janė shmangur disi.
    Konflikte tė tilla nė vitin 1997 pėr pak ēuan nė njė
    luftė civile mes qytetarėve tė vendit prej 3,1 milionė
    banorėsh, luftė qė u shmang nga trupat ndėrkombėtare
    paqeruajtėse.


    Gazeta Tema.



    Brar mos u lodh me sqarime se e verteta sqaron vete.
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  2. Si mund tė ulet ndikimi grek nė shqipėri ?
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 14-08-2011, 17:46
  3. Paketa e propozuar nga Ahtisari pėr statusin final tė Kosovės
    Nga Nice_Boy nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  4. Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  5. Kristo Frashėri: Dilema pėr Himarėn
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •