Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1

Tema: Vendimi:

  1. #1
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,202

    Vendimi:

    Na duket shume here sikur realiteti na mbyt dhe na i heq mundesite, na duket sikur cdo gje na shkon kundra, na duket sikur nuk mundemi te marrim nje vendim.
    Megjithate gjithmone ekziston nje vendim i volitshem, nje zgjidhje qe do te japi rezultatin me te mire ose me pak te keq. Akoma edhe pritja perben vendim...

    Problemi eshte si te marrim vendimin me te mire per ne....

    Vendimi perben argument studimi na shume shkenca: ato ekonomike, politike, nderkombetare, juridike, administrative, Psikologjia etj.

    Sepse ajo qe synojne eshte nje vendimmarres sa me i perkryer i cili do sjelli harmonine e gjithe sistemit (megjithese une besoj se gabimet e bejne sistemin mbijetues). Kurse Psikologjia nga ana tjeter mundohet midis vendimeve te pershkruaj vet qenjen njerezore...

    Librat qe analizojne vendimet mund ti gjesh sot mbi tavolinat e politikaneve me te shquar.... deri te qytetaret me te thjeshte.... sepse te gjithe mundohen te gjejne rrugen e cila do i lejoje te gjejne vendimet e volitshme te cilat do i japin rezultatin me te mire...

    Teorite dhe modelet qe analizojne vendimet jane te ndara ne tre kategori: 1) teorite e arsyetimit, 2) teorite e arsyetimit jo-komfort dhe 3) teorite e tjera.

    1) Tek teorite e arsyetimit pervec "vendimit asyetues" bejne pjese edhe lojerat..... si psh. 'loja e rebeleve', 'chicken', 'loja e shofereve' ku midis aspekteve ekzistante te jetes lojtari (vendimmarresi) mundohet te shikoje te gjitha mundesite e veprimit, pasojat e tyre, dhe zgjedh ate qe do i japi shperblimin me te madh ose demin me te vogel.

    2) Tek teorite arsyetimit jo-komfort marrin pjese nje ser teorish te cilat mundohen te citojne nje ser aspektesh dhe faktoresh te cilet ia shtojne ose ja ulin aftesine e arsyetimit vendimmarresit (psh. groupthink, teoria mekanike, teoria burokrate etj.)

    3) Tek kjo kategori permblidhen te gjithe ato teori qe nuk perdorin arsyetimin si veglen kryesore per marrjen e vendimeve. Rol kryesor ne kete kategori luan Psikologjia e cila beson se vendimet mund te preken nga mangesite/sindromet e ndryshme psiqike te personit.

    Psikologjia vendos kater sindrome te cilat ndikojne mbi vendimet e personit dhe si pasoje mbi personalitetin e tij. Keto jane:

    A) Sindromi i te mbledhurave (ne Shqip nje fraze qe i pershtatet rastit eshte "me ka ardhur ne maj te hundes" dmth. me jane mbledhur shume faktore): ne kete rast kemi nje dyluftim midis ligjit te deshires dhe ligjit te realitetit. Ekziston nje distance midis ketyre dy skajeve e cila mund ta shtyej vendimmarresin ne vendime fatale.

    B) Sindromi i Vdekjes : cdo njeri pervec shijimit kerkon edhe vetshkatrimin natyral. Por meqenese te gjithe duan shijimin dhe kane frike vetshkatrimin (vdekjen) atehere kjo deshire e tyre jashtesohet dhe kthehet mbi te tjeret. Ky sindrom shpjegon vec te tjerash dhunen, imponimin etj.

    C) Sindromi i Zevendesimit : sipas ketij sindromi dhuna, imponimi, despotizmi, konkurenca fatale, absolutizmi etj. mund te lindin nga nje fuqi e brendeshme por shume here mund te lindin nga nje pafuqi psikologjike e vendimmarresit, nga nje hulumtim i brendshem i cili i tregon imponimin mbi te tjeret si nje rruge per te vertetuar veten (dmth. midis ketyre veprave i ben qefin vetes ose i thote genjeshtra vetes ose mundohet te krijoje vetbesim).

    D) Sindromi i Deshtimit: me kete ceshtje eshte marre shume z. Jervis (nese nuk gabohem) i cili u mundua midis nje skeme historike personalitetesh te vertetoje se diktatoret dhe strateget e medhenje ishin te shkurter (ai referon Napoleonin, Hitlerin, Musolinin, Stalinin etj. une do shtoja edhe Aleksandrin e Madh). Keshtu sipas llogjikes se Jervis fakti qe keta persona linden te shkurter i dha atyre sindromin e deshtimit (dmth. sipas Jervis deshtuan me trupin e tyre) dhe keshtu ky sindrom i ndiqte duke i dhene deshiren ti largohen deshtimit, qe aq shume i frikesoheshin, dhe te kerkonin qe me ne fund te beheshin dikushi, pra te kishin sukses.


    Problemi megjithate mbetet si te marrim vendimin me te mire per ne...

Tema tė Ngjashme

  1. Kushtetuesja: Vendimi i qeverisė pėr prishjen e mbikalimit antikushtetues
    Nga Gunnar nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 247
    Postimi i Fundit: 18-01-2008, 12:05
  2. Vendimi i fshehtė, qeveria jep me qera 15 mijė m2 tė Spitalit Ushtarak
    Nga Humdinger nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 04:56
  3. Vendimi per Kosoven jashte Keshillit te Sigurimit
    Nga FЯODO nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 25-10-2006, 05:32
  4. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-09-2005, 11:09
  5. Vendimi: Papa do prehet nė Vatikan
    Nga Sherri nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 09-04-2005, 04:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •