Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,202

    Tё qёnurit student

    Pas katёr vjetёsh studimi dhe i frikёsuar disi se do vijë dita që do më mungojnë bankat dhe stolat, dёrrasat dhe shkumbёsat, fletoret dhe lapsat. I frikësuar nga dita kur sarkazma e profesorit/eshës sidhe, kryesorja, shakatё e shokut ose shoqes qё ulet pranё ose mbrapa meje do jenё diçka e kaluar pёr mua, thashё tё lёj edhe unё njё “testament” tё vogёl. Nuk dua t’ju tregoj sesa e bukur dhe e vlefshme ёshtё jeta studentore. Çdo dukuri ne kёtё botё, sidhe çdo aspekt i jetёs, e fiton bukurinё dhe vlerёn e vet nё sajё tё dashurisё dhe rёndёsisё qё i pёrkushtojmё. Nuk ёshtё qёllimi im gjithashtu qё t’ju kujtoj problemet qё pёrballon studenti shqiptar sot, brenda ose jashtё kufinjёve shqiptarё. Problemet i jeton vet studenti shqiptar çdo ditё dhe sigurisht e bёjnё atё mё tё vendosur dhe mё luftarak.

    Qёllimi i këtyre gёrmave nuk ёshtё qё t’ju shtojё mllefin por dashurinё, ndaj universitetit dhe simbolit qё ai gёzon. Sepse universiteti mbi tё gjitha ёshtё simboli i ideve, i horizontit tё gjёrё dhe i dyshimit kundrejt çdo tabuje kufivёnёse. Kurse studenti ёshtё mbrojtёs i kёtij vizioni dhe kalorёs i dritёs qё ai shёmbёllen.
    Studenti i sotёm shqiptar mban mbi supet e tij njё tё kaluar historike me pёrpjekje dhe veprimtari e cila ndihmoi qё tё demokratizohen mё tepёr Shqipёria dhe trevat e banuara nga Shqiptarёt. Gjithkush njeh rolin e madh qё luajtёn studentёt shqiptarё pёr ardhjen e njё sistemi demokratik nё Shqipёri, kur Qyteti i Studentit u kthye nё vatrёn e demokracisё dhe kur studentё si Arben Broci u bёnё heronjё tё kёsaj demokracie. Nё trevat e Kosovёs dhe Maqedonisё studentёt u bёnё shprehёsit e kёrkesave të banorëve shqiptarë për te drejtat kombëtare dhe njerëzore. Ishin këta studentë që pranuan vetflijimin për një qëllim të lartë. Po ashtu nuk duhet tё harrojmё se pothuajse në historinë e çdo shteti ballkanik dhe europian lëvizjet studentore përbëjnë qendër referimi. Kështu, kam besimin se studentët do vazhdojnë akoma të luajnë rol të madh në rrjedhojat historike! Mjafton që vet studentët të ken ndërgjegje të plotë ndaj rolit të cilit thirren për të lozur në shoqërinë moderne.
    Nëse do dëshironim të hedhim një sy ndaj themeleve mbi të cilat ngrihen shoqëritë dhe shtetet e sotme kam mendimin se do dallonim një sistem piramidal –ku peshku i vogёl frikёsohet se mos e gёlltisё peshku i madh- i cili kushtëzon dhe përkufizon dëshirën e përbërjes sociale, individit ose grupacionit, për të ngritur zërin kundra asaj që nuk bie ndakort. Kemi të bëjmë me një sistem, të pashmangshëm, i cili do na detyroj edhe neve studentëve të sotëm që një ditë ta ulim zërin tonë me qëllim që të bëjmë përpara si individë. Por në këtë moment jemi ende studentë dhe studentët, megjithëse ndikohen, nuk kanë vend në këtë sistem piramidal dhe shumë herë i’u është më e lehtë ta vlerësojnë lojën nga jashtë –sigurisht, duke e parë lojën nga jashtë duket dhe më e lehtë se ç’ështe. Gjithashtu studenti është bartës i një së kaluare, fëminore-adoloshente, më pak të komplikuar dhe më tepër të pafajshme. Një e kaluar me më pak komplekse dhe vetbesimi që krijon tek studenti bota e njohurive dhe e shkronjave i jep atij dëshirën dhe aftësinë që të bërtasë, dhe duhet të bërtasë. Sado romantike dhe idealiste/utopike që mund të jenë dukur shumë herë dëshirat dhe kërkesat e disa njerëzve në çdo shtet dhe çdo kohë, kanë arritur megjithatë të krijojnë bazat e një historie të re, një historie të shkruajtur ndryshe. Prandaj studentët duhet të vazhdojnë së kërkuari!
    Në këtë periudhë bashkëpunimi global dhe të një fryme tjetër, më optimiste, në gjëndjen politike të Europës duket se rëndësi po i kushtohet edhe studentëve sidhe rolit që ata simbolizojnë, si e ardhmja e një vendi. Janë favorizuar një sër programesh dhe veprimtarish të nivelit europian, si psh. programet Erasmus, Socrates etj., që kanë si qëllim që të sjellin në kontakt studentë nga shtete të ndryshme, bartës të kulturave të ndryshme. Mbase rezultatet nuk janë edhe aq pozitive por sigurisht rrëxuan disa tabu reth përshtypjes ndaj “të huajit”. Besoj se në këtë moment këto inisiativa janë tepër te domosdoshme për zonën ballkanike, ku telashet nuk duket se kanë të sosur. Llogjika e urrejtjes ndaj të huajit dhe fqinjit duket se hapi plagë të mëdha në këtë zonё të planetit. Por edhe llogjika e hakmarrjes nuk duket se përbën zgjidhje! Mbase zgjidhja më e mirë do ishte mirëkuptimi dhe respektimi i të drejtave të sejcilës palë. Kam mendimin se ka ardhur momenti që studenti shqiptar, i ndihmuar nga inisiativat shtetërore, ta bëjë këtë hap kontaktues duke i dhёnё fqinjëve ballkanikë një shije nga vlerat tona kombëtare dhe duke i treguar se nuk jemi ne rreziku që politika të caktuara reklamojnë dhe se jemi të gatshëm për dialog dhe mirëkuptim. Ajo çka studenti shqiptar simbolizon për vendin e vet është diçka e ngjashme me atë që simbolizojnë edhe studentët e tjerë për shtetet e tyre. Prandaj ne studentët, e çdo vendi, kemi këtë mundësi që të krijojmë një urë e cila do na sjelli më afër me njëri-tjetrin dhe do jet premtuese për një epokë më me pak dhimbje. Kështu roli që studentët ngrijnë mbi supe do të mbetet gjithmonë historik!


    nga Kryeplaku per studentet.info

  2. #2
    "wellcome to the club"
    Te uroj qe brenda vetesh te ndihesh gjithmon student (ne nocionin qe pershkruan me siper)

  3. #3
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,202
    Citim Postuar më parë nga ooooo
    "wellcome to the club"
    Te uroj qe brenda vetesh te ndihesh gjithmon student (ne nocionin qe pershkruan me siper)
    Faleminderit per urimin!

Tema të Ngjashme

  1. Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parë i Republikës së Kosovës
    Nga Albanino në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 2055
    Postimi i Fundit: 27-11-2014, 11:11
  2. Nё kujtim tё Havzi Nelёs nё 75-vjetorin e lindjes sё tij
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 03-10-2011, 18:39
  3. Identiteti Shqiptar (bis)
    Nga brooklyn2007 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 51
    Postimi i Fundit: 06-12-2008, 07:20
  4. Ekzistenca e Zotit
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 23-03-2006, 14:56
  5. Çfarë kuptoni me termin Demokraci?
    Nga Kryeplaku në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 04-05-2005, 13:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •