Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 21
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anėtarėsuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    704

    Ngjarjet kulturore nė Maqedoni

    Poe hap kete teme per te shkruar rreth ngarjeve kulturore ne Maqedoni. besoj se secili prej nesh ka mundesi qe ne qytetin e vete kur te kete dicka te shkruaj ne kte teme. PO e hap kete teme sepse e shohte arsyeshme per te gjithe ne qe te informohemi sa mire qe mundemi

    shendet
    edhe kur bie cohem...kurre nuk dorezohem

  2. #2
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Sonte me ora 20.00 Shoqeria Kulturore Artistike "Besa" mban koncert ne Pallatin e Kultures ne Gostivar.

    Vlen te permendet se SH.K.A "Besa" eshte njera nga shoqerite kulturo-artistike me me vlere ne Maqedoni, dhe ka prodhuar muzicientet me te mire te Gostivarit.
    Kush eshte afer, mund te vij ne koncert.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  3. #3
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    "BAJRUSH MJAKU" ME SHFAQEN "BABAI" MBRĖMĖ E KISHTE PARAQITJEN E PARĖ PARA PUBLIKUT RUS


    Nė Teatrin moskovit "Mejerhold" grupi i aktorėve "Bajrush Mjaku" mbrėmė e luajti shfaqen "Babai" nga August Stringderg, pjesėmarrja e sė cilit nė Ditėt e kulturės maqedonase nė Rusi zgjoi interesim te publiku dhe mediumet.

    Sonte ata do tė kenė shfaqe edhe nė Sankt Petersburg ku do tė paraqiten nė skenėn e Teatrit tė komedisė muzikore.

    "Babai" ėshtė njė tregim i dramaturgut tė njohur suedez Strindberg, ku tregohet shkatėrrimi i njė familjeje pėr shkak tė totalitarizmit tė "kokės sė familjes".

    Ėshtė joezakonshme qė aktorėt shfaqen e fillojnė nė mesin e publikut, duke e shėrbyer me verė dhe duke biseduar me tė, qė mė pas tė gjithė bashkėrisht tė vazhdojnė nė skenė, me njė tryezė tė shtruar ku edhe ndodh tėrė ngjarja.

    Rolin kryesor, babain, e luan Bajrush Mjaku, vajzėn e tij, rreth sė cilės sillen problemet, e luan Amernis Nokshiqi dhe rolin e bashkėshortes e luan Arta Muēa. Rolet e tjera i luajnė Behmi Qerimi, Visar Vishka, Sabedin Selmani dhe Musherife Lozana.

    Grupi i pavarur teatral "Bajrush Mjaku" ėshtė themeluar nė vitin 2001 dhe deri tani ka marrė pjesė nė dhjetėra festivale nė Maqedoni dhe nė botė. Premiera e shfaqes sė tyre "Babai" ishte nė festivalin Vera e Ohrit nė vitin 2003, ku edhe e mori ēmimin pėr shfaqen mė tė mirė ndėrsa ēmimin e parė e morėn nė Festivalin e dramės maqedonase "Vojdan Ēernodrinski" nė vitin 2004.

    Aktori Mjaku deri tani ka luajtur dhjetėra role kryesore nė shfaqet nė skenėn e Teatrit tė Dramės Shqipe.

    .......

    Krenohemi me kete burre qe kemi ne.
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #4
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    FILLON FESTIVALI I 26-TĖ INTERNACIONAL I KAMERĖS SĖ FILMIT "VĖLLEZĖRIT MANAKI"


    Me ndarjen e ēmimit pėr vepėr jetėsore "Kamera e artė 300" tė fituesit tė trefishtė tė Oskarit Vitorio Storano dhe paraqitja e strip-filmit amerikan "Mėkati i mėkateve", regjisori i sė cilės dhe drejtor i fotografisė ėshtė Robert Rodrigez, sonte nė Manastir fillon Festivali i 26-tė internacional i kamerės sė filmit "Vėllezėrit Manaki".

    Drejtori i fotografisė Storano (65) ėshtė fituesi mė i ri i deritanishėm dhe italiani i dytė qė e fiton kėtė ēmim. Oskarin e parė Storano e fitoi pėr filmin "Apokalipsa tani", pastaj pason i dyti pėr "Tė kuqe" tė Uoren Bitit dhe i treti pėr "Mbretin e fundit kinez".

    Pėr ēmimet Kamerė tė artė, tė argjentė dhe bronze 300, qė do tė ndahen tė shtunėn mė 24 shtator, do tė garojnė 12 filma nga produksioni mė i ri botėror. Kėtė vit juria e festivalit pėr herė tė parė do ta ndajė edhe ēmimin special tė dhuruar nga koncerni moskovit i filmit MOSFILM.

    Festivali i sivjetėm i Vėllzerėve Manaki ėshtė nė shenjė tė 100 vjetorit tė filmit tė Maqedonisė dhe xhirimeve tė para nė Ballkan. Me kėtė rast javėn e kaluar u pomovua CD-ja multimediale "100 vjet filmi i Maqedonisė" qė paraqet sublimat nė mbarė kinematografinė e Maqedonisė.

    Zgjedhjen e muzikės e bėn Aleksandar Pejovski, ndėrsa pėr zgjedhjen e inserteve tė shkurtėra nga filmat u kujdes Varden Tozia.

    Projekti ėshtė plotėsisht i financuar nga Ministria e Kulturės. Krahas Festivalit "Vėllezerit Manaki", nė realizimin e tij morėn pjesė edhe Kinematografia e Maqedonisė, "Vardar film", TVRM dhe Drim Faktor.

    Nė festival do tė paraqiten edhe filma me metrazh tė shkurtėr, kurse ėshtė shtyrė edhe programi studentor.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    My silence doesn't mean I am gone!

  5. #5
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Nė Dibėr po mbahet edicioni i katėrt i Festivalit tė teatrove shqiptare

    Dibėr, 20 shtator

    Nė Dibėr tė Maqedonisė po mbahet edicioni i katėrt i Festivalit tė teatrove shqiptare, nė tė cilin vlerat e tyre artistike do t'i paraqesin trupat e teatrove nga Maqedonia, Kosova dhe nga Shqipėria. Shfaqjet profesioniste tė kėtyre trupave i kanė krijuar Dibrės dhe dashamirėve tė skenės artistike njė festė tė vėrtetė kulturore.
    My silence doesn't mean I am gone!

  6. #6
    i/e larguar Maska e Studenti-Te
    Anėtarėsuar
    09-09-2002
    Vendndodhja
    Ne pluhur
    Postime
    215
    FESTIVALI NDERKOMBTAR I POEZISE
    DITET E NAIMIT

    Tetovë, 20-23 TETOR

    PROGRAMI
    (edicioni IX)


    20 tetor 2005 (E ejnte)

    - Pritja dhe vendosja e mysafireve ne hotelin "Liraku" ne Tetove
    15.00 Dreka (ne restorantin e hotelit 'Liraku")
    19.00 FILLIMI I FNP "DITET E NAIMIT" (Para Pallatit te Kultures)
    19.10 HAPJA E EKSPOZITWS SE PIKTURAVE "PELIKANI"
    19.30 HAPJA E EDICIONIT IX TE FESTIVALIT NDERKOMBETAR TE POEZISE "DITET E NAIMIT"
    - recital
    - ekzekutim ne piano
    Hapja e festivalit nga drejtori i MLN "Ditet e Naimit", Shaip Emerllahu
    -ekzekutim me violine
    - ora letrare "Globi Poetik"
    22.00 Darka (ne restorantin e hotelit 'Liraku")



    21 tetor 2005 (e Premte)

    08.00 Mengjesi (ne restorantin e hotelit 'Liraku")
    10.00 PREZENTIMI I LAUREATIT THOMAS TIDHOLM - Suedi
    (Amfiteatri i Rektoratit te Universitetit te Tetoves)
    12.00 Dreka (ne restorantin e hotelit 'Liraku")
    14.00 Ora Letrare "Poetet dhe Vargje"
    (Amfiteatri i Universitetit te Evropes JugLindore)
    18.00 Ora letrare "Mbremje Lirike" (Hotel Liraku"
    22.30 Darka (ne restorantin e hotelit 'Liraku")


    22 tetor 2005 (E shtune)

    08.00 Mengjesi (ne restorantin e hotelit 'Liraku")
    10.00 PERURIM: VITRINA E LIBRIT (ne sallen e hoteli "Liraku")
    13.00 Dreka (Ne restorantin e hotel "Lirakut")
    14.00 VIZITE monumenteve kulturo-historike ne tetove
    19.00 ORA LETRARE "merdianet e poezise" - (Q. Kulutore- Salla e Madhe)
    --- Shpallja e fituesve dhe dorezimi i shperblimeve:
    Çmimi letrar "Naim Frashri", "Menada", "Oeneumi" dhe "Qiru i Naimit".
    - Shpallje e anetareve te nderit te MLN "Ditet e Naimit"
    - Mbyllja Solemne e edicionit IX te FNP "Ditet e Naimit"
    22.00 Darka (ne restorantin e hotelit 'Liraku")

    23 tetor 2005 (e Diel)

    08.00 Mengesi (ne restorantin e hotelit "Liraku")
    09.00 Percellja e mysafireve
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Studenti-Te : 17-10-2005 mė 14:47

  7. #7
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    FILLON FESTIVALI I XHAZIT NĖ SHKUP

    Me paraqitjen e Erika Stakit dhe Abdulla Ibrahimit sonte nė Sallėn universale nė Shkup fillon edicioni i 24-t i Festivalit tė xhazit nė Shkup.

    Erika Staki do tė paraqitet me muzikėn "Mrs.Bubbles&Bones" anėtarėt e sė cilit janė edhe trombonisti Beeti Muter dhe Jon Sas, i cili i bie trompės.

    Dolar Brand, emri i Abdulla Ibrahimit deri nė pranimin e fesė islame, i bashkon tingujt e melodisė sė vendlindjes sė tij, Afrikės Jugore, xhaz-improvizimin dhe teknikėn e elegancės sė muzikės klasike.

    Mė 22 tetor, gjithashtu nė skenė nė Sallėn universale do tė paraqiten "Trioto Entremundo" i udhėhequr nga Renod Garsija - Fons, e popullarizuar nė SHBA xhaz muzikantja Madelin Pejru, tirazhi i sė cilės, i arrin numrat e muzikantėve tė cilėt ekzekutojnė pop muzikė dhe trompistit italian Paolo Fresu.

    Mė 23 tetor ėshtė planifikuar mbrėmje braziliane ku do tė paraqitet Xhojsi dhe Lenin.

    Projekti mė i shtrenjtė i festivalit kėtė vit ėshtė paraqitja e basistit legjendar Ēarli Hajden dhe "Liberation music orchestra" e tij.

    Patron i festivalit ėshtė Ministria e Kulturės sė Republikės sė Maqedonisė, ndėrsa sponsorė janė Birraria e Shkupit, Kosmofon dhe kompani tė tjera dhe pėrfaqasėues tė huaj dhe ambasada.
    My silence doesn't mean I am gone!

  8. #8
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Sonte ne Tetove ne Pallatin e Kultures u shfaq premiera e komedise: "Njeriu qe pa vdekjen me sy"

    Ishte nje komedi i luajtur nga aktore te rije tetovar qe kane diplomuar ne Universitetin e Tetoves keto vite ne degen e aktrimit.

    Komedia ishte e mrekullueshme.

    PS:
    Ishte hera e pare qe ne nje komedi/drame shoh Pallatin e Kultures ne Tetove plot e perplot me njerez dhe ne gje qe me ra ne sy ishte prania e shume figurave te njohura politike te shqiptareve, si deputet, ministra e shume tjere..... Interesante kjo
    My silence doesn't mean I am gone!

  9. #9
    revolucionar Maska e bOndi_oo7
    Anėtarėsuar
    18-10-2005
    Vendndodhja
    Shkup
    Postime
    704

    Panairi i librit

    Ne organizim te shoqates se shkrimtareve shqiptare te Maqedonise, ne Pallatin e kultures ne Tetove,nga data 15 deri me 19 nentor do te mbahet panairi i librit. Ne panair pritet te prezantohen shume shtepi botuese nga te gjitha trojet etnike shqipetare me nje numer te te konsideruar te librave.
    Do te jete nje panair i madh dhe vend ku do te mund te takohen me shume se 200 tituj te rinj.
    Gjynah te mos vizitohet !

  10. #10
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    PANAIRI I LIBRIT SHQIP "TETOVA 2005"

    9 Nėntor 2005

    Shoqata e Botuesve Shqiptarė nė Maqedoni, me seli nė Shkup, prej 15 deri mė 19 nėntor, nė Qendrėn e Kulturės nė Tetovė, organizon Panairin e librit shqip “Tetova 2005”.

    Panairi i librit shqip organizohet pėr tė pestėn herė nė Tetovė. Ky panair tani mė veē ka marrė karakterin e njė manifestimi tradicional kulturor, duke shtuar nė kėtė mėnyrė dukshėm edhe interesimin e lexuesit shqiptar nė kėto treva.

    Edhe nė kėtė Panair pritet tė marrin pjesė njė numėr i konsiderueshėm i botuesve shqiptarė nga Shqipėria, Kosova dhe Maqedonia.

    Nevoja pėr organizimin e njė Panairi tė kėtillė vazhdon tė jetė e patjetėrsueshme pėr afirmimin e librit shqip nė kėtė nėnqiell, kurse shpresojmė se edhe mediat elektronike dhe ato tė shtypit do tė kontribuojnė nė masė tė duhur pėr afirmimin e mirėfilltė tė kėtij aktiviteti kulturor, thuhet nė njoftimin e Shoqatės sė Botuesve Shqiptarė tė nėshkruar nga kryetari Muhamed Murtezi.
    My silence doesn't mean I am gone!

  11. #11
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    “Simple Minds” nė koncert nė Shkup

    Shkup

    Grupi nga Glasgou i Skocisė, “Simple Minds”, njė nga bandat dominuese tė muzikės pop tė viteve ’80, shfaqi njė koncert nė ambientet e Panairit tė Shkupit.

    Koncerti ishte pjesė e njė turneu qė grupi ka ndėrmarrė nė disa kryeqytete evropiane pėr tė shėnuar hedhjen nė treg tė albumit “Black and White 05 05 05”, i cili pėr herė tė parė doli shtatorin e kaluar. Nė Shkup, nė sallėn e mbushur me mijėra fansa, pjesėtarėt e grupit tė udhėhequr nga vokalisti Jim Kerr, interpretuan, pėrveē kėngėve tė albumit tė ri, edhe hite qė kanė pasur njė efekt tė jashtėzakonshėm nė publik.

    Shfaqja pėrfshiu edhe interpretimin e kėngės me tė cilėn banda arriti njė “boom” nė skenėn muzikore ndėrkombėtare, “Don’t You (Forget about Me)”. Koncerti i “Simple Minds” nė Shkup zgjati pėr rreth dy orė, ndėrsa grupi u detyrua tė kthehej nė skenė rreth pesė herė dhe e ndezi sallėn e pėrfshirė nga ritmet e kėngėve. “Mirėmbrėma Shkupi dhe Maqedonia. Jemi shumė tė gėzuar qė interpretojmė pėr ju sonte, dhe dua tė them qė jeni njė publik i jashtėzakonshėm. Me turneun tonė ne kemi shkuar, ndėr tė tjera edhe nė Sarajevė dhe Beograd, dhe nė Shkup ne shohim njė publik tė jashtėzakonshėm”, u shpreh disa herė gjatė koncertit, vokalisti i grupit “Simple Minds”, Jim Kerr.

    “Simple Minds”, konsiderohet si njė nga grupet mė tė suksesshme nga Skocia. Fillimet e tij u pėrqėndruan tek muzika elektronike nė vitet ’80. Ata arritėn suksesin komercial me pjesėmarrjen nė “Live Aid” dhe albumin “Once upon a time”.

    Tani ata janė nė turneun e tyre evropian, ndėrsa shumė kėngė tė “Simple Minds” janė rihedhur nė qarkullim pėr t’iu pėrshtatur ritmeve tė diskotekave.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    My silence doesn't mean I am gone!

  12. #12
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    Shkup, njė natė me Apocalyptica-n

    Produksioni "Avalon" ka bėrė tė ditur agjendėn e tercetit finlandez Apocalyptica, qė do tė mbahet mė datė 30 Maj 2006 nė sallėn e patinazhit nė Shkup.

    "Ēmimi i biletave do tė jetė shumė i ulėt, pėr shkak tė madhėshtisė sė bendit, tė cilėt kėrkuan njė gjė tė tilė", shprehen organizatorėt. Sipas disa burimeve zyrtare ēmimi i biletės do tė jetė 10 Euro.

    Apocalyptica ėshtė ndėr bendet e para qė gėrshetoi muzikėn klasike me hard-rockun. Ata kultivuan notat e kult-bendeve botėrore nė violinēelo. Pjesėtarėt e grupit, Eicca Toppinen, Paavo Lotjonen dhe Perttu Kivilaakso, vijnė nga akademia prestigjioze e Helskinkut, "Sibelius".

    Pėr mė shumė, ejani mė 30 Maj nė Shkup, personalisht ju paguaj biletat, sepse kam mundėsi teknike. ( kjo vlenė vetėm pėr anėtarėt e forumit lol )

    Shikoni turnetė ndėrkombėtarė tė kėtij grupi
    My silence doesn't mean I am gone!

  13. #13
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Opozita maqedonase kundėr Institutit “Pjetėr Bogdani”

    E gjithė opozita maqedonase u shpreh kundėr vendimit tė qeverisė pėr themelimin e Institutit tė Trashėgimnisė Shpirtėrore tė Shqiptarėve tė Maqedonisė “Pjetėr Bogdani” nė Shkup. Njė vendim ky i marrė vetėm pak kohė mė parė. Dy partitė maqedonase nė opozitė LSDM dhe PLD e cilėsuan themelimin e kėtij instituti si fillim tė formimit tė instituteve paralele nė tė njėjtin shtet. Ata u shprehėn se “Nuk ka nevojė pėr Institut tė trashėgimnisė kulturore, historike dhe etnologjike sepse ata mund t’i zhvillojnė trashėgimitė e tyre kulturore nė pesė Institutet ekzistuese qė ka Maqedonia”, - u shpreh Tale Geramitiēovski ish- ministri i Arsimit nga LSDM. Ai akuzoi qeverinė, e cila nuk ėshtė interesuar pėr ēėshtje tė mėdha qė kanė tė bėjnė me indentitetin kombėtar tė kujtdo, qoftė edhe bashkėsi etnike.

    Edhe Roza Tupuzovska nga partia e PLD u shpreh kundėr krijimit tė institutit “Pjetėr Bogdani” nė Shkup. Edhe disa intelektualė maqedonas, kanė shprehur kundėrshtitė e tyre duke theksuar se ky vendim i qeverisė maqedonase ka tendenca ndarjeje dhe jo bashkimi tė kulturave. Por megjithė kundėrshtitė e opozitės tashmė qeveria maqedonase ka marrė vendimin pėr krijimin e Institutit tė Trashėgimisė Kulturore “Pjetėr Bogdani” nė Shkup. Ndėrkohė qė intelektualėt shqiptarė nė Maqedoni e kanė pėrshėndetur nismėn e qeverisė, duke theksuar se kjo ėshtė njė formė qė do tė bashkojė bashkėsitė etnike.
    My silence doesn't mean I am gone!

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Beni_The_Great
    Anėtarėsuar
    19-10-2006
    Vendndodhja
    Nou Camp
    Postime
    379

    Tetova Do Tė Ketė Bibliotekė Tė Re

    Drejtori I sapoemėruar I Bibliotekės sė Tetovės Sabedin Aliu ka deklaruar pėr “ Koha” se hapėsirat janė shumė tė kufizuara nė kėtė institucion kulturorė nė Tetovė dhe se problemet me hapėsirėn vazhdojnė tė jenė shumė delicate . Mirėpo ai sė shpejti e sheh njė zgjidhje pėr kėtė cėshtje me projektin e bibliotekės sė re qė ėshtė thuajse I gatshėm dhe nė fillim tė vitit tė vjen pritet tė fillojė ndėrtimet . I pyetur pėr 40 mijė libra qė qėndrojnė nė kadastrėn e qytetit dhe qė rrezikojnė tė zhduken pėr shkak se biblioteka aktuale nuk mund t’I pranojė pėr shkaqe tė hapėsirės, drejtori Aliu u shpreh se pėr kėtė jemi duke punuar qė Brenda qendrės Kulturore tė fitojmė hapėsira tė reja. Duhet me marrėveshje me drejtorin e Qendrės qė tė n’a jap njė hapėsirė qė tė mund t’I shpėtojmė ato dyzet mijė libra qė janė nė kadastėr.” Ata libra duhet patjetėr tė shpėtohen” tha ai Njė hapėsirė tė re qė mund t’a fitojė Biblioteka pėr tė dalė nga kriza momentale, ėshtė Restoranti “Ēardak” I vendosur nė njė hapėsirė tė Qendrės Kulturore tė cilit I ka skaduar afati qė moti. Shumė qytetarėt e kanė kundėrshtuar qėndrimin nė ato hapėsira ku zhvillohet kultura duke thėnė se ajo ka hapėsirė tė mjaftueshme qė biblioteka tė vendosė aty njė sallė leximi, apo gjėra tė tjera nė shėrbim tė saj. Lidhur me kėtė cėshtje drejtori Aliu ėshtė shprehur se “ kjo hapėsirė e “Ēardakut” nuk I takon bibliotekės dhe si rrjedhojė vetė drejtori I Qendrės duhet tė merret me kėtė hapėsirė. “Atij I ka kaluar kontrata Ndėrkohė nga Ministria e Kulturės I ėshtė dhėnė pėlqim bibliotekės qė kjo hapėsirė pasi tė lirohet t’I jepet bibliotekės. Ne jemi nė pritje tė vendimit qė do tė merret pėr kėtė hapėsirė” tha Aliu. Pritet qė drejtori i Qendrės t’a pėrshpejtojė kėtė process dhe kjo hapėsirė t’I kthehet bibliotekės . Drjetori I Bibliotekės ka bėrė tė ditur se prej dje ka filluar regjistrimi pėr vitin 2007. Kėtė muaj ata qė do tė regjistrohen do t’a kenė gratis


    Burimi: Gazeta Koha

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Beni_The_Great
    Anėtarėsuar
    19-10-2006
    Vendndodhja
    Nou Camp
    Postime
    379

    Ministri Beqiri Institucionalizoi Teatrin Nė Tetovė

    MINISTRI BEQIRI INSTITUCIONALIZOI TEATRIN NĖ TETOVĖ

    Nė Teatėr do tė ketė 31 tė punėsuar ku njėra pjesė do tė jenė aktorė dhe pjesa tjetėr e stafit teknik tė Teatrit , kurse buxheti do tė jetė 250 mijė euro.

    Ministri i Kulturės sė Maqedonisė Ilirian Beqiri ka bėrė tė hėnėn institucinalizimin e Teatrit nė Tetovė. Ai kėtė e ka konfirmuar gjatė njė vizite qė pati dje nė Qendrėn Kulturore duke parė pėr sė afėrmi vendin ku do tė jetė i vendosur ky Teatėr.”Qėllimi i vizitės nė Tetovė ishte qė tė lajmėrojmė qytetarėt e Tetovės qė me vendim tė Qeverisė ėshtė bėrė institucionalizimi i Teatrit tė Tetovės” tha ministri Beqiri . Nė tė do tė ketė 31 tė punėsuar ku njėra pjesė do tė jenė aktorė dhe pjesa tjetėr e stafit teknik tė Teatrit .Buxheti do tė jetė 250 mijė euro . Ministri Beqiri tha se do tė bėhet edhe rivitalizimi i Qendrės Kulturore duke pėrfshirė kėtu ndėrhyrje tė tjera rreth objektit si dhe ndėrtimi i Bibliotekės ku janė paraparė hapėsira tjera ku do tė shfrytėzohen si galeri pėr piktorėt .

    Sipas tij planifikohet qė ndėrtimi i bibliotekės tė bėhet nė pranverė.

    Minitsri konfirmoi se do tė ketė edhe investime tė tjera nė tė ardhmen nė shumė sfera tė tjera.

    Nė anėn tjetėr institucionalizimi i teatrit ka qenė njė sinjal i shpresės pėr aktorėt e diplomuar tė cilėt kanė patur njė status tė padefinuar. Ata e kanė pėrshendetur njė iniciativė tė kėtillė tė Qeverisė.

    Aktori Muzafer Etemi i cili njėherit ishte edhe pėrfaqėsues i Kėshillit inicues qė kohė mė parė mblodhi nėnshkrimet e 10 mijė qytetarėve pėr themelimin e Teatrit tha se “ ky ėshtė njė lajm shumė i mirė dhe njė kontribut tė madh gjithsesi ka dhėnė edhe subjekti i cili aktualisht ėshtė nė pushtet sepse neve n’a ka lehtėsuar punėn pėr realizimin e kėtij projekti. Aktori Blerim Ismani tha se kjo tanimė ėshtė realitet dhe ėshtė njė lajm i mirė pėr aktorėt. Ai tha se ka kuadėr tė aktorėve pėr Teatrin . Tė njėjtin vlerėsim pėr Teatrin e ka dhėnė edhe aktori Burhan Hamiti i cili e ka vlerėsuar si njė mundėsi jo vetėm pėr aktorėt , por themelimi i Teatrit ėshtė edhe njė akt i madh edhe pėr vetė qytetin e Tetovės sepse ka qenė absurde mungesa e tij.

    Ndryshe nė Qendrėn Kulturore prej vitesh ka qenė e vendosur salla e madhe , dhe pjesa e rotacionit qė do tė duhet tė ketė disa ndėrhyrje pėr t’u regulluar qė tė vihet sėrish nė funksion pėr shkak se shumė vitė kanė kaluar pa u vėnė nė lėvizje .

    Sė shpėjti fillon ndėrtimi I objektit tė ri

    U.S.

    Koha

  16. #16
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Shkup, mbyllet neser festivali i dhomes "Multi kulti"

    Me shfaqjen e kuintetit "Zadeja" nga Tirana, nesėr do tė mbyllet festivali i muzikės sė dhomės "Multi kulti" nė Maqedoni, i organizuar nga Shoqata e Artistėve Shqiptarė tė Muzikės dhe Baletit nė Shkup. Ky kuintet do ekzekutojė vepra tė njohura tė Rosinit, Beethovenit, Bizesė, etj, si dhe veprėn "Delina" tė Ēesk Zadesė.

    Publiku i Shkupit do ketė mundėsi tė shohė artistėt e njohur shqiptarė Enalda Gjoni, Ilir Gjoka, Bashkim Barbullushi, Andrea Camaj dhe Fatos Jaho. Ky manifestim do shtrihet edhe nė qytete tė tjera tė vendit. Shoqata e Artistėve Shqiptarė tė Muzikės dhe Baletit nė Maqedoni, funksionon prej gati 10 vjetėsh.
    My silence doesn't mean I am gone!

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anėtarėsuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    704
    U hap ne Tetteove Galeria e arteve ne hamamin e qytetit
    edhe kur bie cohem...kurre nuk dorezohem

  18. #18
    Carpe Vinum Maska e Zombi
    Anėtarėsuar
    27-08-2007
    Vendndodhja
    Postime
    1,035
    DITĖT E NAIMIT 2007

    Prej 18 deri me 21 tetor, (ditėn e enjte), nė Tetovė do tė mbahet Edicioni i 11-tė i Festivalit Ndėrkombėtar tė Poezisė “Ditėt e Naimit”.

    Festivali fillon tė enjten nė oren 19.30 para Qendrės sė Kulturės.

    Me 19 tetor (e premte) nė oren 10.00 nė Amfiteatrin e Rektoratit tė USHT-sė do tė bėhet perurimi i laureatit tė sivjetshėm, i poetit danez Peter Poulsen.

    Me 20 tetor (e shtunė) nė oren 10.00 nė Sallen e vogėl tė Qendrės sė Kulturės do tė bėhet perurimi i pesė botimeve tė Festivalit. Ndėrsa, nė mbremje nė orėn 20.00 nė Sallėn e Madhe tė Qendrės sė Kulturės do tė mbahet nata finale “Meridiane poetike”, ku do tė ndahen pesė ēmimet letrare dhe do tė shpallen Anėtarėt e Nderit tė Festivalit Ndėrkombėtar tė Poezisė “Ditėt e Naimit”.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    • The rest is silence.


  19. #19
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anėtarėsuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    704
    Te shpresojme se do te mbushet salla me njerez se zakonisht nuk mbushet salla, te shpresojme se ket vit do te jete me ndryshe nga vitet e tjera.
    Prandaj ti japim mbeshtetje ketij aktiviteti te rendesishem nderkombetar qe afirmon kulturen shqiptare
    edhe kur bie cohem...kurre nuk dorezohem

  20. #20
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Dhashte Zoti qe babi im te merr pjese kete vit.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. Lidhja Shqiptare e Prizrenit
    Nga dodoni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 01-06-2009, 00:29
  3. 2 muaj para zgjedhjeve
    Nga Alienated nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 18-02-2009, 07:16
  4. Parailiret - Iliret - Arberit _M.Korkuti
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 02-10-2006, 20:53
  5. Intervistė: Hoxha i Prizrenit (Samidin Xhezairi)
    Nga Davius nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-07-2006, 19:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •