DOGANIERĖT DHE POLICĖT E PORTIT TĖ DURRĖSIT DHE MJERIMI I TYRE I PAFUND


Durrės, 23 gusht 2002 / Shkruan: Rexhep Elezaj

Dikush do tė thoshte se nuk duhet shkruar pėr dukuritė e shumta negative prezente sot nė Shqipėri, sepse pėr momentin ato nuk ēojnė ndonjė peshė tė madhe kur kihet parasysh fakti se pėr 50 vjet rresht shqiptarėt si njė komb ishin tė ndarė nga njėri tjetri dhe nuk kishin mundėsi qė tė bashkėjetojnė me njėri tjetrin si tė gjithė popujt tjerė tė Europės. Mbase ata tė cilėt mendojnė kėshtu nė njė mėnyrė mund tė kenė tė drejtė, por jo edhe plotėsisht, ngase pretekstet siē janė ato; se shqiptarėt nė shtetin amė jetuan kohė tė gjatė tė izoluar, se komunizmi ua mbyti ndjenjėn e jetesės me vėllazėrit matanė kufirit, se varfėria e madhe pėr pesė dekada ėshtė shkak i tė gjitha tė kėqijave nė Shqipėri, dhe se ajo i ka zhveshur nga disa virtyte tė njohura tė shqiptarėve, etj, nuk mund tė merren si arsye pėr justifikimin e krimit, kontrabandės, korrupsionit dhe plaēkitjeve qė kohė pas kohe po ua bėjnė mėrgimtarėve nga Kosova disa mafiozė nė portin e Durrėsit.

Duke qenė i bindur se heshtja ndaj dukurive negative si dhe mosngritja e zėrit kundėr gjithė atyre tė kėqijave qė sot janė prezente nė shtetin amė nisur nga krimi i organizuar, kontrabandimet e ndryshme (shitja e fėmrave, prostitucioni, droga, etj.) korrupsioni nė tė gjitha nivelet, vrasjet me motive politike dhe hakmarrėse, mitoja dhe profiterėt ordinerė, etj, ėshtė njė papergjegjėsi morale dhe kombėtare e gjithė atyre tė cilėt jo vetėm se nuk bėjnė asgjė qė gjendja aktuale nė Shqipėri tė ndryshojė, por nė mėnyrė tė drejtpėrdrejt me heshtjen e tyre ndaj kėtyre dukurive tė shėmtuara po i kontribuojnė zgjatjes sė agonisė politike dhe ekonomike e cila e ka pėrfishirė gati tėrėsisht shtetin shqiptar.

Mos reagimi ose pajtimi me gjendjen e vėshtirė sociale, ekonomike dhe politike tė popullit shqiptar brenda kufijėve tė Shqipėrisė londineze, mos ndėrmarrja e asnjė hapi i cili sė paku do tė ndikonte nė ndergjegjėsimin e atyre tė cilėt mizorisht vazhdojnė tė bėjnė tregti me ēėshtjen kombėtare, tė cilėt brutalisht po i shkelin dhe keqpėrdorin rregullat e lojės demokratike dhe tė pluralizmit, tė cilėt pasurimin e tyre po e bėjnė pėrmes metodave mafioze dhe antinjerėzore, tė cilėt po gllabėrojnė ēdo pasuri tė shtetit, tė cilėt po plaēkisin dhe po shesin njerėz (fėmijė) vetėm pėr t’u pasuruar brenda natės, tė cilėt shtetin shqiptar e kanė shėndrruar nė ēifllig privat nė emėr tė tė cilit po bėjnė lojrat mė tė ndyra politike qė ka njohur ndonjėherė kombi shqiptar, tė cilėt punėsimin pranė aparatit shtetror e kanė shėndrruar nė alibi pėr ta vjedhur ate mė ē’lirshėm, tė cilėt ēdo ditė me veprimet e tyre mafioze po e vrasin pamėshirshėm shtetin shqiptar, tė cilėt nuk respektojnė ligj dhe as kanun vetėm pėr t’u begatuar pa mund e pa djerėsė, tė cilėt varfėrinė e tyre e kanė shėndrruar nė turp kombėtar duke kėrkuar lėmoshė nė stilin e jevgėve endacakė, ata tė cilėt dinjitetin e shqiptarit e kanė zbritur dhe denigruar nė shkallėn mė tė ultė duke kėrkuar “njė kafe pėr policin” , duke bėrė cirkushane me dokumentat doganore tė mėrgimtarėve nga Kosova pėr ta fituar nė mėnyrė tė paligjshme lekun pėr “fėmijtė e tyre tė uritur” , duke i shantazhuar udhėtarėt e rregulltė qė tė hyjnė brenda portit tė Durrėsit, vetėm pėr t’ua marrė nga 10-50 euro, duke bėrė edhe nė forma tjera turpe dhe veprime tė ndyera, etj, nuk ka dyshim se tė tillėt qė punojnė si policė dhe doganierė nė portin e Durrėsit janė hiē mė pakė se turpi i Shqipėrisė, janė marrja e kombit dhe e gjithė shtetit shqiptar.

Duke vepruar kėshtu, duke u sjellur nė mėnyrė kaq tė vrazhdė ndaj (sipas tyre) “kosovarėve” , duke u sjellur ndaj tyre sikur tė mos ishin shqiptarė, duke mos e respektuar vullnetin dhe ndjenjėn e tyre kombėtare qė nė vendlindje tė mos shkojnė pėrmes Greqisė, Maqedonisė ose pėrmes Serbisė (siē kanė bėrė sivjet shumė mėrgimtarė kosovarė pėr shkaqet e lartėpėrmendura), duke mos e vlersuar sakrificėn e tyre dhe gadishmerinė pėr ta dashur dhe ndihmuar financiarisht shtetin amė edhe me ēmimin; “mė mirė le tė mė vret vėllau se sa shkau” , duke mos e patur parasysh faktin se “kosovarėt” pėr disa herė nė shekullin e fundit u detyruan qė t’i blejnė dhe ndėrtojnė shtepitė e tyre tė djegura dhe tė rrafshuara pėr tokė nga barbarėt serbė siē ka ndodhur hiē mė larg se para tri viteve, duke mos e patur parasysh faktin se janė mu shqiptarėt nga Kosova ata tė cilėt sakrifikuan jetėn dhe pasurintė e tyre vetėm qė tė rrojė e lirė Shqipėria, duke e harruar realitetin se ata (kosovarėt) kanė nevojė tė madhe pėr ndihmėn e vėllazėrve tė tyre nga Shqipėria pėr ta rimėkėmbur Kosovėn e djegur dhe tė shkartrruar nga lufta e fundit, dhe kėshtu me rradhė.

Ata me kėto veprime djallėzore udhėtarėve kosovarė po ua bėjnė tė pamundshėm qė tė ndjehėn tė lirė dhe tė sigurt gjatė kalimit nėpėr Shqipėri, dhe kjo pasiguri ka arritur deri nė ate masė sa ėshtė shumė i vogėl numri i atyre mėrgimtarėve tė cilėt i takuam gjatė gushtit tė sivjem e qė nuk deklaruan decidivisht; “kurrė mė nėpėr Shqipėri” dhe kjo padyshim se do ti sjellė dėmė tė mėdha financiare vetė shtetit shqiptar..?!

Dhe ja pse deklarojnė kėshtu “kosovarėt” : Me tė hyrė nė anije nga cilido port italian e cila pėr destinacion ka portin e Durrėsit udhėtarėt shqiptarė kontrollohen detalisht nga policėt italianė pėr shkak tė imizhit negativ qė ėshtė krijuar ndaj tyre (pa dallim) se janė kontrabandistė dhe njerėz qė merren vetėm me vepra tė pahijshme. Pastaj brenda nė anije “kosovarėve” iu shpėrndahen nga dy kartele pėr t’i plotsuar (si shtetas tė huaj!), njėri pėr tė hyrė dhe tjetri pėr tė dalė nga Shqipėria (tė panevojshėm), dhe me tė dalur nga anija bashkė me vetura tek aty do tė fillojė drama dhe “lufta e shtrigave” midis “misionarėve” tė jashtėm tė doganės tė cilėt prezentohen si njerėz tė “sigurimit” dhe udhėtarėve nga Kosova tė cilėt pėr rregullimin e dokumentacionit doganor (kjo bėhėt pa nevojė dhe jashtė parimeve ligjore ndėrkombėtare) duhet t’i kalojnė disa shaltere pėr vulosjen e tyre e qė kėtė punė ua “bitisin” me zor “bashkėpuntorėt” civilė tė doganės (plaēkitėsit) duke ua marrė nga 10 deri nė 50 euro pėr veturė.

Me tė pėrfunduar akti i parė i “dramės” doganore fillon akti i dytė midis policisė dhe udhtarėve “kosovarė” tė cilėt pėr dalė jashtė portit duhet t’u japin atyre poashtu lekė “pėr njė kafe” , ndėrkaq me tė dalur jashtė portit i pret akti i tretė me policėt rrugorė tė cilėt nuk i lejojnė qė tė shkojnė asnjė hap mėtej pa u dhėnė edhe atyre lekė, dhe krejt nė fund do tė hasin nė policinė doganore (supervizore dhe me kėmisha tė jeshilta) e cila nuk i lėshon tė kalojnė pa e bėrė edhe njėherė kontrollin se ēfarė kanė nė makinė, jo pėr shkak tė efikasitetit tė tyre nė kryerjen e detyrave shtetrore, por vetėm pėr tė shkėput gjithashtu ndonjė lekė “pėr kafe”..?!

Poashtu edhe nė kthim e sipėr mėrgimtarėt tė cilėt kthehen nė Pėrendim pėrmes portit tė Durrėsit ballafaqohen me peripeti edhe mė tė tmerrshme. Ja si dukej pamja brenda portit tė Durrėsit nė ditėn e 23 gushtit nė ora 15.00 nė kohėn kur udhėtarėt duhej tė hynin nė anijen e shpejtė “LA- WIKINGA”; brenda rrethojės kishin hyrė vetėm ata udhėtarė biletat e tė cilėve ua kishin rregulluar policėt me kartona hyrės pėr nė anije, natyrisht duke iu marrė tė holla pėr shėrbimin, ndėrsa para derės sė hyrjes po qendronte turma e udhtarėve qė kishin bileta tė prera me kohė e tė cilėve nuk u hapej dera pėr tė hyrė nė anije, ngase policėt i lėshonin vetėm udhtarė tė cilėt i korruptonin ata me tė holla.

Ate ditė bėntė vapė e madhe, kishte shumė fėmijė, gra dhe njerėz tė moshuar, askujt nuk i lejohej hyrja veē atyre tė cilėt u jepnin lekė policėve, tė tjerėt me orė po qendronin jashtė pa mundur tė hyjnė nė anije dhe tė udhtojnė nė cakun e synuar. Mjerisht, ate ditė pa hyrė nė anije ngelėn mbi 30 udhtarė, jo se nuk donin qė t’i korruptonin policėt, por pėr shkakun e vetėm se nuk kishin tė holla tė mjaftuara pėr t’u dhėnė..?! Kjo, pra, ishte drama nė epizode qė luhej ate ditė gushti nė kurriz tė udhėtarėve nė portin e Durrėsit. Mbase akti i dytė i saj vazhdon tė luhet kėtyre ditėve paturpėsisht para botės, e aktorėt e saj dihen me emėr dhe mbiemėr. A do ta dėgjoj kush zėrin e tė humburit nė shkretirė, vėshtirė se mund tė besohet, nė veēanti kur dihen regjisorėt dhe skenaristėt e kėsaj drame mė antikombėtare tė luajtur ndonjėherė mbi djerėsėn dhe mundin e mėrgimtarit shqiptar !


P.S-mare nga trepca.net