Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 28
  1. #1
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,202

    Emigrimi ne Australi

    Australia, tė gjitha procedurat e vizave
    Autoritetet australiane kėrkojnė punonjės tė kualifikuar, me qėllimin pėr tė jetuar dhe punuar nė Australi, kėtė kontinent-shtet shumė tė zhvilluar. Qė prej njė viti, autoritetet kanė paracaktuar dhėnien e 72.100 vizave, ndėrkohė qė aktualisht emigrantėt qė plotėsojnė kushtet, kanė nė dispozicion rreth 150 mijė vende pune, tė cilat reklamohen ēdo javė. Nga ana tjetėr, qeveria australiane ka parashikuar pėr periudhėn 2003-2006, rreth 200 mijė viza pėr kėtė kategori. Kjo iniciativė e qeverisė australiane ėshtė specifikisht e hartuar pėr tė gjetur individė tė cilėt zotėrojnė aftėsinė dhe trajnimin e mjafueshėm, pėr tė mbushur kėrkesat pėr forcė punėtore, pėr tė cilat aktualisht ka shumė nevojė ekonomia e vendit. Autoritetet njoftojnė se ndėrkaq niveli i papunėsisė ėshtė nė nivelin mė tė ulėt tė tė 10 vjeēarit tė fundit, dhe nga ana tjetėr, ėshtė vėrejtur se 89% e atyre qė kanė fituar vizėn australiane, e gjejnė vendin e punės brenda 6 muajve nga mbėrritja nė Australi, dhe pjesa tjetėr edhe pėr pak muaj akoma.Sipas njoftimeve, ēdo aplikant mund tė kualifikohet pėr tė fituar tė drejtėn e pakufizuar tė punėsimit, pėr vete dhe partnerin nė Australi, nėse ėshtė profesionist i kualifikuar, biznesmen ose student qė ndėrkaq po studion nė njė shkollė australiane.
    Ēfarė kėrkohet
    Lista e Punėsimit tė Kualifikuar, SOL, ėshtė hartuar nga qeveria australiane pėr tė zgjidhur ēėshtjen e mungesės sė punonjėsve tė kualifikuar nė vend, duke tėrhequr emigrantė tė cilėt plotėsojnė kushtet e nevojshme si dhe qė kanė pėrvojėn e duhur tė punės. Lista e vendeve tė punės ėshtė renditur alfabetikisht, sipas edhe Klasifikimit Standard tė Punėsimit nė Australi, njė lloj “fjalori” pėr ēdo grup tė mėposhtėm pune: Menaxherė dhe administratorė; Profesionistė zanati; Tregtarė e biznesmenė dhe profile tė lidhura me to etj. Vende tė caktuara pune kėrkojnė njė nivel mė tė lartė tė zotėrimit tė anglishtes, sesa ai “mjaftueshėm”. Ndėrkaq, kriteret bazė pėr marrjen e vizės nė kėto kategori, parashikojnė moshėn, treguesin e kualifikimit nė profesionin pėrkatės dhe pėrvojat e fundit nė profesion. Pėrveē kritereve bazė, duhet gjithashtu qė aplikanti tė arrijė nė numėr tė caktuar pikėsh nė testing pėrkatės. Nė numrat nė vazhdim, do tė botojmė kriteret e hollėsishme, kostot e aplikimit etj.
    Kushtet qė duhet tė plotėsojnė emigrantėt
    Aplikanti pėr emigracion nė Australi si punonjės i kualifikuar, njė kategori pėr tė cilin shteti australian ka nevojė, duhet sė pari tė plotėsojė tė gjitha kushtet bazė, pėr tė vazhduar mė tej procedurėn e aplikimit.
    Mosha
    Aplikanti i cili pretendon tė arijė tė fitojė tė drejtėn e emigrimit nė Australi duhet tė jetė nėn moshėn 45 vjeē, pikėrisht mė momentin kur dorėzon procedurėn e aplikimit.
    Gjuha angleze
    Kėrkohet njė aftėsi e mjaftueshme pėr komunikim nė gjuhėn angleze, pėr tė punuar nė Australi. Kjo ėshtė kategoria e njohur si “vocational english”. Ndėrkaq, njė nivel mė i lartė kėrkohet pėr disa profesione tė caktuara, ku vetė anglishtja ėshtė pjesė e formimit profesional. Kur aplikon, ky informacion tė bėhet i ditur edhe nga autoriteti pėrkatės i pranimit. Rrjedhimisht, aplikanti inkurajohet tė testojė njohuritė e tij gjuhėsore para se tė nisė procedurat.
    Arsim-Kualifikim
    Aplikanti duhet tė ketė mbaruar njė nivel arsimor mė lart se shkolla e mesme, si universiteti ose ēertifikatat-diplomat e njohura tė barazvlershme, ndėrkohė qė pėr disa lloje punėsh, pranohet edhe pėrvoja e mirė dhe e provuar e punės nė sektorin pėrkatės. Kualifikimi profesional dhe aftėsitė, konfirmohen nga autoriteti i pranimit, si tė pėrshtatshme pėr profesionin me tė cilin keni aplikuar. Kujdes: Nėse profesioni juaj nuk ėshtė nė Listėn e Punėsimit tė Kualifikuar, SOL, nuk mund tė aplikoni.
    Pėrvoja e freskėt e punės
    Kjo kėrkesė ėshtė e veēuar nga kėrkesa pėr provimin e aftėsisė suaj profesionale para autoriteteve tė pranimit. Kėshtu, nėse profesioni juaj nė listėn SOL vlen 60 pikė, ju duhet tė keni marrė rrogė nė kėtė profesion pėr tė paktėn 12 nga 18 muajt e fundit, menjėherė para aplikimit. Nėse profesioni juaj vlen 40-50 pikė, kontakti juaj me punėdhėnėsin dhe pagėn, ėshtė i nevojshėm pėr 2 nga 3 vitet e fundit para se tė aplikoni. Pėr disa profesione, kėrkohet njė periudhė mė e gjatė pune dhe pėrvoje, si p.sh. Manaxher. Pėrjashtim nga kushti i pėrvojės paraprake tė viteve tė punės, pėrbėn rasti kur plotėsoni kushtin e 2 viteve studime nė Australi, dhe kjo mė pak se 6 muaj para aplikimit pėr vizė.
    Verifikimi i aftėsive profesionale
    Para aplikimit, aftėsitė profesionale duhet tė testohen nga autoriteti pėrkatės australian, sipas profesionit pėr tė cilin synoni tė aplikoni. Kujdes: Ky autoritet nuk ėshtė agjenci punėsimi, por vetėm provon aftėsinė tuaj pėr qėllim emigrimi.
    Profesionet mė tė kėrkuara
    Disa prej profesioneve mė tė kėrkuara nė Listėn e Punėsimit tė Kualifikuar, SOL, sipas kėrkesave tė autoriteteve australiane tė emigracionit, janė tė renditura si mė poshtė, bashkė me pikėt pėrkatėse qė fitojnė kėto profesione nė aplikimin e ēdo kandidati pėr emigrant tė ligjshėm nė Australi.
    Profesioni Pikėt
    Kujdestare fėmijėsh 50
    Sekretare kompanie 50
    Financier 60
    Inxhinier projektues ndėrtimi 50
    Menaxher mjedisi, parqesh
    dhe kujdesi tė tokės 50
    Menaxher shitjesh 50
    Teknologji informacioni 50
    Administrator Sportiv 50
    Drejtues prodhimi 50
    Menaxher furnizim dhe
    shpėrndarje mallrash 50
    Llogaritar 60
    Ekspert kontabėl 50
    Akupunturist 50
    Specialist bujqėsie 50
    Arkitekt 50
    Biokimist 50
    Supervizor-teknik ndėrtimi 50
    Specialistė kompjuteri:
    -Systems designer, systems programmer
    software designer etj. 60
    Laborant dentar 60
    Dentist 60
    Dietolog 60
    Inxhinier minierash 50
    Historian 50
    Gazetar dhe profesione tė lidhura 50
    Ekonomist toke 50
    Pėrkthyes 60
    Oficer zbulimi 60
    Biolog ujrash 60
    Viza kur ke lidhje me qytetar australian
    Ai person qė ka lidhje familjare me njė qytetar(e) australian, mund tė pėrfitojė qėndrim tė pėrhershėm nė Australi, kur termi “lidhje” nėnkupton marrėdhėnie martesore, njė lidhje “de fakto”, njė martesė nė perspektivė (fejesė) ose marrėdhėnie “tė ndėrvarur”, qė nėnkupton lidhjes mes personave tė tė njėjtit seks. Edhe martesa me njė qytetar(e) australian, nuk tė garanton automatikisht tė drejtėn e qėndrimit nė Australi. Pėr kėtė, personi duhet tė aplikojė pėr atė tė quhet “viza partneriale”. Kjo e fundit ndahet nė disa kategori, nė varėsi tė lidhjes qė qytetari i huaj ka me atė australian. Kėshtu, pėr lidhjen martesore dhe atė “de fakto” (lidhje martesore e pazyrtarizuar), i huaji aplikon veēas pėr “vizėn e martesės”; po kėshtu pėr vizėn e fejesės dhe tė lidhjes sė ndėrvarur. Kjo pasi ka procedura tė veēanta pėr secilėn nga kėto kategori. Nuk mund tė aplikojė pėr vizė, ai qytetar i huaj qė ka borxhe apo precedentė penalė ndaj Komėnuellthit australian apo Zelandės sė Re. Nga ana tjetėr, secili aplikant duhet tė ketė njė sponsor. Ky i fundit ėshtė normalisht, ai qė ka lidhje me aplikantin, (bashkėshorti(ja), i fejuari (a) etj). Qytetari i huaj qė kėrkon vizė australiane, duhet tė plotėsojė formularin pėrkatės “Aplikimi pėr emigrim nė Australi me partner”, i cili ėshtė formati 47SP, dhe gjendet nė internet, ndėrsa sponsori pėrkatės duhet tė plotėsojė formatin 40SP. Tė dyja formatet, i interesuari duhet t’i printojė dhe t’i bashkojė nė dosjen e tij tė aplikimit.
    Proceset
    Emigracioni pėrmes partnerit ėshtė njė proces me dy faza. Sė pari, pasi plotėsohen kriteret, autorietetet australiane japin njė vizė tė pėrkohshme. Pas dy vjetėsh, autoritetetet vlerėsojnė lidhejn nė fjalė dhe konsiderojnė dhėnien e vizės sė pėrhershme. Personat qė kanė aplikuar pėr “synim martese”, pra tė fejuarit, kanė nė dispozicion 9 muaj kohė pėr tė hyrė nė Australi pasi marrin vizėn e pėrkohshme, dhe duhet tė martohen para se tė aplikojnė pėr kategorinė “viza martesore”. Nė pėrgjithėsi, vizat e pėrhershme jepen pasi ėshtė vlerėsuar nga autoritetet lidhje nė fjalė, ku aplikantėt dhe ēdo person i pėrfshirė nė aplikim, duhet tė plotėsojnė edhe kriteret ligjore, kėrkesat shėndetėsore dhe ato tė karakterit personal etj, para se tė konsiderohen pėr kėtė vizė.
    Kriteret shėndetėsore
    Aplikantėt dhe personat e angazhuar nė aplikim, (fėmija poshtė 18 vjeē etj), apo dhe tė afėrmit me tė cilėt aplikanti jeton bashkė, por qė nuk do tė udhėtojnė me tė, duket tė bėjėn ekzaminimet mjekėsore, tė cilat do tė bashkėngjiten dosjes sė aplikimit. Nė ekzaminime, pėrfshihen kontrolli i pėrgjithshėm, rrezet x (pėr mushkėritė), dhe teste tė tjera, (sytė, veshėt). Refuzimi i vizės ėshtė i sigurtė nė rastin e tuberkulozit, ose pėr ato sėmundje ku autoritete mendojnė se trajtimi nė Australi do tė jetė i kushtueshėm apo jashtė mundėsive tė sponsorit. Dalja pozitiv me testin HIV, nuk nėnkupton pėrjashtim automatik.
    Australia kėrkon mjekė dhe infermierė
    Departamenti Australian i Emigracionit, ka bėrė tė ditur se ndėr profesionet mė tė kėrkuara, janė ato qė lidhen me mjekėsinė dhe infermierinė, nė shumicėn e profileve tė tyre. Mė poshtė po botojmė profesionet dhe specialitetet e veēanta, bashkė me pikėt pėrkatėse. Kujtojmė lexuesit se kriteret bazė qė duhen plotėsuar, pa tė cilat nuk mund tė vazdhohet procedura e aplikimit, janė:
    Lista SOL pėr mjekėsinė Profili Pikėt
    Anestezist 60
    Dermatolog 60
    Specialist i urgjencės 60
    Mjek i pėrgjithshėm 60
    Obstet-gjinekolog 60
    Ofthalmolog 60
    Pediatėr 60
    Patolog 60
    Psikiatėr 60
    Radiolog 60
    Kirurg 60
    Infermiere pėr invalidėt fizikė 60
    Infermiere pėr tė paaftėt mendorė 60
    Mami e kualifikuar 60
    Infermiere e pėrgjithshme 60
    Terapist 60
    Farmacist industrial 50
    Farmacist spitalor 60
    Farmacist i pakicės 60
    Si emigrojnė prindėrit me garancinė e fėmijėve
    Edhe prindėrit e moshuar kanė mundėsi tė emigrojnė nė Australi, nėse ata kanė tė njė fėmijė ose mė shumė, qė jeton nė kėtė vend, ėshtė qytetar australian, rezident i pėrhershėm nė Australi ose qytetar i Zelandės sė Re, kur ky i fundit ka plotėsuar kushtet australiane sipas marrėveshjeve dypalėshe. Vizat qė autoritetet australiane kanė nė dispozicion pėr prindėrit, ndahen nė dy kategori:
    Kategoria e prindėrve
    Pėr tė aplikuar pėr emigrim nė Australi si prind i fėmijės sė rritur qė jeton nė kėtė vend sipas kushteve tė mėsipėrme, duhet tė jesh i sponsorizuar, pėrgjithėsisht nga fėmija. Numri i vizave tė disponuara nga autoritetet australiane tė emigracionit pėr kėtė kategori, ėshtė gjithsej 1 mijė nė vit.
    Kategoria e prindėrve pėr tė cilėt kontribuon
    Nėn kėtė kategori, autoritetet kanė nė disponim 3500 viza nė vit, ndėrsa theksojmė se aplikantėt pėr vizė nė kėtė kategori, paguajnė njė shumė aplikimi pėr tė herė tė dytė, mjaft mė tė lartė se hera e parė (kur kėrkojnė qėndrim tė pėrhershėm nė vend), si taksė pėr arsye tė kostove tė mundshme shėndetėsore. Edhe pėr kėtė kategori, pėrgjithėsisht sponsori ėshtė fėmija qė aplikon pėr tė marrė prindėrit.
    Kėrkesat bazė
    Pėrveē kėrkesės kryesore, qė fėmija tė jetė qytetar australian ose me qėndrim legal tė pėrhershėm nė kėtė vend, ka edhe disa pika tė tjera qė duhen plotėsuar, pėr tė nisur aplikimin pėr vizėn e prindėrve. Kėshtu:
    -Prindėrit duhet tė kalojnė tė ashtuquajturin “testin e balancimit familjar”. Me fjalė tė tjera, nėse prindėrit kanė mė shumė fėmijė nė moshė madhore jashtė Australisė sesa nė vend, ata nuk kualifikohen. Nė Australi duhet tė jetojė tė paktėn gjysma e fėmijėve tė rritur e prindėrve. Pėr shembull, nėse prindėrit kanė dy fėmijė nė moshė madhore, njėri prej tė cilėve jeton ligjėrisht nė Australi sipas kushteve tė pėrshkruara, ata mund tė aplikojnė pėr “vizėn e prindėrve”.
    -Tė interesuarit duhet tė plotėsojnė kriteret shėndetėsore dhe tė kryejnė testet mjekėsore pėrkatėse, sipas kėrkesave tė aplikimit tė pėrshkruara edhe mė parė, si kontrolli i pėrgjithshėm, rrezet x (pėr mushkėritė), dhe teste tė tjera, (sytė, veshėt). Refuzimi i vizės ėshtė i sigurtė nė rastin e tuberkulozit, ose pėr ato sėmundje ku autoritete mendojnė se trajtimi nė Australi do tė jetė i kushtueshėm apo jashtė mundėsive tė sponsorit.
    -Nėse aplikon pėr vizė tė pėrhershme prindėrore, personi(at) duhet tė dėshmojė se ka sigurim mbėshtetjeje (ėshtė i siguruar) financiare tė njohur nga autoritetet, me faturat pėrkatėse tė paguara, (tė paktėn njė).
    Vizat studentore pėr nė Australi
    Qeveria australiane ka vėnė nė funksionim njė program tė quajtur “Programi pėr Studentėt e Huaj, (OSP), i cili lejon personat nga e gjithė bota, qė nuk janė qytetarė australianė ose rezidentė tė pėrhershėm nė Australi, tė studiojnė nė kėtė vend. Pra, kushdo person qė nuk ėshtė resident apo qytetar i Australisė, mund tė aplikojė pėr tė stiduiuar nė Australi. Pėr kėtė, i interesuari duhet tė aplikojė pėr atė qė quhet “viza studentore”. Viza jepet nga autoritetet, vetėm nėse personi kėrkon tė studiojė nė njė institucion arsimor tė rregjistruar dhe tė njohur, duke ndjekur njė kurs ose njė pjesė tė tij, por gjithmonė me kohė tė plotė. Ēdo i interesuar duhet tė paraqesė bashkė me aplikimin, edhe dokumentin e njohur zyrtar tė institucionit mė tė fundit arsimor nė vendin e tij, ku ai ka studiuar, (vėrtetim, dėftėsė etj, tė pėrkthyer dhe noterizuar).
    Kushte bazė
    Kandidati pėr student nė institucionet arsimore tė Australisė, duhet tė plotėsojė sė pari disa kushte bazė, pa tė cilat aplikimi i mėtejshėm do tė ishte i dėshtuar. Kėshtu:
    -Ai duhet tė ketė sigurime shėndetėsore
    -Tė mos ketė borxhe ndaj Australisė apo vendeve tė Komenuellthit.
    -Karakter tė cilėsuar “tė mirė”, sipas kushteve tė Zyrės sė Emigracionit, qė quhen “Deklarata e karakterit”.
    Nga ana tjetėr, vizat australiane pėr studentė, ndahen nė 7 nėnkategori, duke filluar nga shkolla fillore deri nė studimet pasuniversitare. Ne do tė pėqėndrohemi nė vizat pėr shkollat e larta.
    Dokumentacioni
    Minimumi i dokumentacionit qė i interesuari i duhet tė paraqesė pranė zyrės mė tė afėrt pėrfaqėsuese tė shtetit tė Australisė, pėr tė aplikuar pėr vizė studentore, ėshtė si vijon:
    -Aplikimi pėr vizė studentore, formati 157A
    -Pasaporta
    -Konfirmimi i Regjistrimit ose letra e ofertės nga institucioni pėrkatės arsimor australian ku ju doni tė studioni.
    -Dokumentacioni i sigurimit shėndetėsor
    -Evidenca qė tregojnė se ju keni pundėsi tė paguani kurset e studimit
    -Evidenca qė tregojnė se keni mundėsinė financiare pėr tė siguruar jetesėn gjatė studimit
    -Dhe rezultatet e ekzaminimeve tuaja shėndetėsore
    Mund t’ju kėrkohet edhe rezultati i provimeve tuaja tė zotėrimit tė gjuhės angleze nga institucionet e njohura tė vendit tuaj. Njoftim: Zyra pėrgjegjėse pėr aplikimet pėr vizė australiane tė shqiptarėve nga Shqipėria dhe Kosova, ėshtė ambasada australiane nė Athinė. Adresa: Ndėrtesa THON, Kryqėzimi Kifisias dhe Aleksandras, Ambelokipi. Kutia Postare 14070, Athinė, Greqi 11510. Telefon 30 210 870 4000 (Ambasada), Fax 30 210 870 4125 (Zyra e Emigracionit). Adresė e-mail: dima-athens@dfat.gov.au
    Lista e dokumenteve qė kėrkohen
    Tė gjithė aplikantėt pėr vizė australiane tė emigrantit tė kualifikuar, duhet tė paraqesin kėto dokumente, ose aplikimi do tė kthehet si i paplotėsuar.
    -Aplikanti duhet tė plotėsojė nė mėnyrė korrekte formatin 47SK “Aplikimi pėr migracion tė kualifikuar nė Australi”
    -Tė paguajė kuotėn e tarifės sė aplikimit nė dollarė australianė, sipas mėnyrės sė pėrcaktuar nė format, (kurrė nė para kesh)
    -Certifikatė e plotė e lindjes dhe tė dhėnat pėr personat e tjerė tė pėrfshirė nė aplikim, nėse ka.
    -Dokumentacion pėr vlerėsimin e aftėsive nga autoriteti i pranimit tė aplikimit.
    -Adresėn e plotė ku jetoni dhe ku keni parashikuar tė jetoni nė vazhdi gjatė kohės sė procesimit tė aplikimit.
    -Aplikimin fillestar qė i keni dėrguar adresės ASPC, GPO Box 1638, Adelaide SA 5001.
    Tė tjera
    -Duhet tė pėrcaktoni qartė profesionin tuaj, siē specifikohet nė listėn e profesioneve tė kualifikuara SOL.
    -Pėr tė gjithė familjarėt tuaj, nėse janė nė listėn e emigrimit ose jo, duhet tė paraqisni 4 foto pasaporte tė kohėve tė fundit, ndėrsa identiteti dhe ditėlindja e secilit tė jetė e printuar pas fotos.
    -Aplikanti duhet tė paraqesė fotokopje tė noterizuara tė faqeve tė pasaportės sė tij, qė janė tė pėrdorura, (qė kanė viza tė tjera, shėnime etj).
    -Aplikanti duhet tė paraqesė dokumente qė vėrtetojnė pėrvojėn e punės.
    Aplikanti duhet tė pėrfshijė nė dokumentacion, evidenca tė njohurisė sė anglishtes.
    -Nėse posedohet testi IELTS, pranohet vetėm dokumenti origjinal.
    -Aplikanti qė synon tė plotėsojė testing e pikėve, tė pėrfshijė njė kopje tė ēdo liēensė pune apo anėtarėsie nė organizata ekonomike qė posedon.
    -Aplikanti duhet tė plotėsojė formatin 80, “tė dhėna personale pėr karakterin”, dhe tė pėrfshijė detaje tė adresave tė tij tė banimit pėr 10 vitet e fundit.
    -Ēdo person i familjes i varur nga ju, bashkėshorti(ja) apo fėmijėt mbi 18 vjeē, nėse emigrojnė me ju ose jo, duhet tė plotėsojnė formatin 47A, “Detaje pėr fėmijėn ose familjar tjetėr mbi 18 vjeē”. Formatet e pėrmendura gjenden nė sajtin e DIMIA.
    -Nėse bashkėshorti(ja) nuk emigron bashkė me ju, detaje pse ėshtė marrė ky vendim dhe nėse synon tė emigrojė pas jush nė vend.
    -Nėse personat e pėrmendur gjatė gjithė aplikimit tuaj janė tė martuar, duhet njė ēertifikatė e martesės sė tij/saj, dhe kjo kėrkesė vlen edhe nė rastet e divorcit, vdekjes sė partnerit etj.
    Lista e Panelit tė Mjekėve
    Ku bėhet kontrolli mjekėsor pėr vizė australiane
    Siē e kemi theksuar nė numrat e mėparshėm, vizitat e kualifikuara mjekėsore janė tė domosdoshme, gjata aplikimit tė tė interesuarve pėr vizė emigrimi nė Australi. Kėto vizita pėrfshijnė njė sėrė testesh nga tė cilat aplikantėt duhet tė dalin me sukses. Qė rezultatet e kontrollit mjekėsor, tė cilat i bashkėngjiten dosjes me dokumentat e tjera tė aplikimit pėr vizė, tė njihen zyrtarisht nga autoriteti australian i emigracionit, vizitat mjekėsore duhen kryer tek njė kategori e caktuar mjekėsh, tė akredituar nė Panelin e Mjekėve, ose ndryshe lista e specialistėve tė mjekėsisė tė njohur nga autoritetet australiane. Siē e kemi theksuar, nė ekzaminimet mjekėsore, pėrfshihen kontrolli i pėrgjithshėm, rrezet x (pėr mushkėritė), dhe teste tė tjera, (sytė, veshėt). Refuzimi i vizės ėshtė i sigurtė nė rastin e tuberkulozit, ose pėr ato sėmundje ku autoritetet mendojnė se trajtimi nė Australi do tė jetė i kushtueshėm apo jashtė mundėsive tė sponsorit. Dalja pozitiv me testin HIV, nuk nėnkupton pėrjashtim automatik. Pėr mė shumė informacione, aplikantėt mund tė drejtohen tek mjekėt e akredituar. Pėr shqiptarėt e interesuar pėr procedurat e vizės australiane, po japim sot listėn e emrave dhe adresat e mjekėve nga Paneli i Mjekėve, nė Shqipėri, Kosovė dhe Greqi, ku ata mund tė drejtohen nė varėsi tė vendndodhjes sė tyre. Kjo listė njihet nga ambasada australiane nė Athinė.
    Shqipėri
    Dr. Thanas Gjika
    Poliklinika N 9
    Kati 3, Rruga Kavaja
    TIRANA
    Tel: 00 355 4223035
    Kosovė
    Dr. Rujije Hoxha
    IOM
    24 Maji Nr 49,
    Prishtinė,
    Tel: 38 549058/ 249149/ 249059
    Dr. Ramadan Dedinja
    IOM
    24 Maji Nr 49,
    Prishtinė,
    Tel: 38 549058/ 249149/ 249059
    Dr. Halit Yemri
    IOM
    24 Maji Nr 49,
    Prishtinė,
    Tel: 38 549058/ 249149/ 249059
    Greqi, Athinė
    Dr. Ioanni Mastrokostas
    17 Chremonidou Street
    Pangrati 11633
    Tel: 210 7517322
    Dr. Tz. Nikolaidis
    C/-L Seitanidis MD
    18 Sina Street (5th Floor)
    Athens 10672
    Tel: 2103604278
    Dr. Dimitrios Kalogeromitros
    Cnr Michalakopoulou and Xenias 20
    Athens 11528
    Tel: 2107774293
    Dr. Papageorgiou
    Dr. Christos Kapouranis
    115 Ymittou Street
    Athens 11634
    Tel: 2107515069
    Selanik, Greqi
    Dr. G. Vayionas
    Agias Sofias 46
    Thessaloniki 54622
    Tel: 228685
    Dr. V. Kelemouridis
    107 Egnatias Street
    Thessaloniki 54635
    Tel: 230249
    Rodos, Greqi
    Dr. Nicolaos Papanikolaou
    Ethnikis Antistaseos 57
    Rhodes 85100
    Tel: 30 22410 27278
    Fax: 30 22410 75551
    Ku duhet tė adresohen shqiptarėt
    Aplikimet pėr viza tė pėrhershme australiane, me pėrjashtim tė disa kategorive qė do t’i pėrmendim hollėsisht mė poshtė, bėhen nė ambasadėn australiane nė Athinė. Nė kėtė mision diplomatik, pėrpunohen dokumentacionet e aplikimit pėr shqiptarėt e Shqipėrisė dhe Kosovės, ashtu si dhe pėr qytetarėt e Greqisė, Bullgarisė, Italisė, San Marinos, Maltės dhe qytetit tė Vatikanit. Pra dosja e aplikimit dorėzohet kėtu, pėrpunohet dhe po prej kėsaj zyre merret edhe pėrgjigja pėrfundimtare.
    Ndėrkaq, theksojmė se:
    -Aplikimet pėr vizat e emigracionit tė kualifikuar, depozitohen me postė dhe procesohen nė Adelaide Skilled Processing Centre, qendra e procesimit tė kualifikuar nė qytetin australian Adelaide.
    -Aplikimet pėr vizė biznesi depozitohen dhe procesohen nė Perth Business Skills Processing Centre.
    -Aplikimet pėr vizat e kategorive “emigracioni i prindėrve” dhe “emigracioni i prindėrve kontribues”, tė sqaruara edhe nė numrat e kaluar, depozitohen dhe procesohen nė Perth Offshore Parents Centre.
    -Aplikimet pėr vizė tė pėrkohshmė nga Greqia, Shqipėria dhe pėr shqiptarėt e Kosovės, si dhe Bullgaria, pėrpunohen nė ambasadėn australiane nė Athinė
    -Aplikimet pėr Programin Special tė vizave, (ku hyjnė edhe vizat pėr talentet e veccanta), dorėzohen nė Hobart Special Program Processing Centre, pra qendra e procesimit tė kėtyre lloj vizave nė qytetin australian Hobart.
    Si bėhet pagesa
    Ambasada australiane nė Athinė njofton se pėr qytetarėt shqiptarė, pagesa e taksės sė aplikimit bėhet pėrmes llogarisė bamkare nė euro. Shuma derdhet nė bankė, pėr llogari tė kėsaj ambasade, (Australian Embassy, Athens, Greece), me kushtin qė kjo bankė me degė nė Shqipėri, tė ketė selinė e saj kryesore nė Athinė. Kujdes: Autoritetet australiane tė emigracionit dhe zyrat e tyre nėpėr ambasada, nuk pranojnė nė asnjė mėnyrė dėrgimin e parave mes postės, kesh etj. Nga ana tjetėr, tarifat e aplikimit pėr vizė mund tė paguhen nė ccdo zyrė tė Departamentit tė Emigracionit, Ccėshtjeve multikulturore dhe Indigjene nė Australi, DIMIA, nga tė afėrmit e aplikantėve, ndėrkohė qė fatura e pagesės i bashkangjitet aplikimit tė dorėzuar nga ambasadėn e Athinės. Tarifat e aplikimit pėr vizė i shkojnė kostos sė procesimit tė dokumentacionit dhe nuk janė tė kthyeshme, pavarėsisht nga rezultati pozitiv apo negativ i aplikimit. Qeveria australiane ruan tė drejtėn tė ndryshojė tarifėn pa lajmėruar mė parė.

    Gazeta Sot

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-10-2005
    Postime
    15
    mire shume ju falenderit per te gjitha ,por une e kam nje shok i cili ka permanent resident she pasaport dhe jam student ne mjekesi viti i trete ne Universitetin e Prishtines,cila eshte menyra e duhur qe une te vij atje per studime.dhe a mund te dij hollesisht se sa kushtojn sigurimet mjekesore atje dhe a munde ta amrre prej vendit tim sigurimin mjekesor qe jane per 2,3,6 muaj??
    do tju jem mirenjohes nese me ktheni pergjigjen ciao

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-10-2005
    Postime
    15
    o kryeplaku mor pse nuk po pergjigjesh? bye

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-08-2006
    Postime
    17
    I nderuar drdritani,
    Une jetoj ne Australia dhe jam banor qe ca vite,por une deshiroj tiu ndihmoj sa dija por nga jasht Australia une nuk dij, por saper ndihme poiu jap nje page. www.immig.gov.au por nese nuk te hapet faqja nga vendi ku gjindesh kerko permjet google. dhe site lidhesh ne faqe ateher hap faqen VIsa&Immigration dhe keshtu me radh e kupton tersisht dhe te ndihmon faqja edhe te leshojsh aplikimet vet pa ndihmen e asnje sponsorit apo advocatit.se advocatet vetem te marrin para se ske aspak dobi per emigrim. etj..
    Shendet..

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-08-2006
    Postime
    17
    kerkoj falje. www.immi.gov.au eshte faqja ..

  6. #6
    ...dhe jeta ime u fal Maska e Peniel
    Anėtarėsuar
    10-03-2003
    Vendndodhja
    -|- Atje ku njeriu takohet me Perėndinė
    Postime
    1,258
    Duket se Australia ka shumė nevojė pėr punėtorė.



    Kjo faqja ėshtė mė e sigurt dhe biles ka shumė informacione tė vlefshme si edhe hollėsi pėr emigrimin nė Australi.



    Gjithė tė mirat.


    ns
    קָדֹושׁ קָדֹושׁ קָדֹושׁ יְהוָה צְבָאֹ


    I Shenjtė I Shenjtė...

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-10-2005
    Postime
    15
    flms hume mergimtare per infon

  8. #8
    ...dhe jeta ime u fal Maska e Peniel
    Anėtarėsuar
    10-03-2003
    Vendndodhja
    -|- Atje ku njeriu takohet me Perėndinė
    Postime
    1,258
    Mėrgimtare.


    Kam dėgjuar se nė Australi ekziston njė ligj i cili nuk lejon nxjerrjen e pasurisė jashtė kufijve tė saj. P.sh. nėse dikush emigron atje dhe dėshiron tė investojė diku jashtė Australisė, p.sh tė blejė njė shtėpi apo tė hapė njė biznes, nuk ėshtė i lejuar nga ana e shtetit australez.


    Ekziston diēka e tillė? Mund tė na informosh lidhur me kėtė ēėshtje?


    Faleminderit.

    ns
    קָדֹושׁ קָדֹושׁ קָדֹושׁ יְהוָה צְבָאֹ


    I Shenjtė I Shenjtė...

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e friendlyboy1
    Anėtarėsuar
    25-06-2002
    Postime
    769
    Ne australi mund te emigrosh vetem nese ke njerez atije ose nese ploteson kushtet e pikve qe jan dhen me siper. Testi se tregon qe i mbush piket apo jo esht shum i qart. un per vete megjithse jetoj ne usa dhe kam mbaruar shkollen e lart ne usa, nuk i plotsoja piket. Pra esht shum shum e veshtir. nese dikush i plotson ato piket ateher nuk ka pse te emigroj sepse do te thot qe ka arritur dicka.

  10. #10
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Lifestyle, Shekulli Sot|19/09/2011 07:21
    Tė jetosh dhe punosh nė Australi
    Magdalena Alla

    ‘Nė fund tė botės’, por edhe ‘vendi mė i mirė nė botė’, ‘si pėrrallė’. Kėto janė tre cilėsimet kryesore qė dėgjon mbi Australinė, nga tė huaj por edhe nga shqiptarė qė e kanė vizituar apo qė jetojnė nė kėtė vend. Tė ngulur brez pas brezi qė prej vitit 1927 kur shėnohet emigranti i parė shqiptar nė Australi e deri nė kėto njėzet vitet e fundit tė ripėrtėritjes sė emigracionit tonė edhe nė kontinentin mė tė largėt tė botės.

    Nė njė seminar qė u mbajt nė Tiranė tek ‘Hotel Tirana International’ se si mund tė emigrojmė pėr tė jetuar dhe punuar nė Australi nga agjenti i emigrimit, Entel Dajsmaili, tė rinjtė shqiptarė tė interesuar, duke ardhur nga zona tė ndryshme tė vendit, ishin rreth 100, edhe pse vetėm pjesėmarrja kushtonte 50 euro. “Kam dėgjuar qė nė Australi drejt suksesit matesh pėr vlerat profesionale qė ke e jo se sa miq ke. Ka njė kuadėr tė lartė ligjor, me shumė shanse dhe ligji funksionon i barabartė pėr tė gjithė”, thotė pjesėmarrėsi 24-vjeēar nga Fieri, Armand Memushi, i cili nė qytetin e tij ka mbetur pa punė, edhe pse ka studiuar pėr drejtėsi. Eduard Ymeraj, po nga Fieri, 24 vjeē, ėshtė hidraulik. Shpreson se nė profesionin e tij atje do bėjė shumė para, si kudo tjetėr pėr zanatēinjtė, por nėse nė Greqi punoi pėr vite tė tėra pa dokumenta, nė Australi ka dėgjuar qė mund ta marrė shtetėsinė brenda katėr vjetėve. Olsi Hoxhalli nga Korēa, zonė qė pėrbėn pjesėn dėrrmuese tė emigracionit shqiptar nė Australi, tregon se si miku i tij brenda shtatė vjetėve e ka rregulluar tėrėsisht jetėn e tij atje. “Nė Shqipėri punon tėrė jetėn e mezi ha bukėn”, thotė. ‘E nėse nė Shkodėr 3000 dollarė nuk i merr nė vit, nė Australi i merr nė njė muaj”, shton njė tjetėr pjesėmarrės, Senat Parruza. Tė gjithė me sy dhe veshė hapur pėr njė jetė mė tė mirė ‘edhe nė fund tė botės’ pėrballė agjentit tė emigrimit qė shpjegon disa nga mundėsitė pėr tė jetuar dhe punuar nė Australi.

    Vizat e Studentit ndahen nė disa kategori:

    Viza Studentit klasi 570 ėshtė pėr studentėt qė kanė dėshirė tė studiojnė vetėm aglisht nė Australi pėr njė periudhė maksimale prej 50 javėsh.

    Viza e studentit klasi 571 ėshtė pėr studentėt qė kanė dėshirė tė studiojnė nė shkollė fillore apo tė mesme.

    Viza studentit klasa 572 ėshtė pėr tė studiuar njė diplomė universitare 1-2 vjet.

    Viza studentit klasa 573 ėshtė pėr tė studiuar nė universitet

    Viza studentit klasa 574 ėshtė pėr tė studiuar studimet pasuniversitare.



    Pagesa e aplikimit pėr vizė studenti ėshtė 565 dollarė australianė pėr aplikim.

    Kursi i gjuhės angleze varion nga 235 -300 dollarė australianė nė javė.

    Jetesa pėr ēdo muaj pėr njė student ėshtė 1500 dollarė australianė.

    Karta mjekėsore pėr studentėt pėr njė vit ėshtė pėrafėrsisht 400 dollarė.



    Kushtet bazė pėr tė marrė vizėn e studentit janė siguria financiare nga banka dhe mbrojtja e provimit tė anglishtes IELTS pranė Konsullatės Angleze. Nota qė duhet tė merret pėr studime pėr klasin e vizės 572 ėshtė 5.5, ndėrsa pėr klasin e vizės 573-574 varion nga 6-7. Ndėrsa pėr klasin e vizės 570 dhe 571 nuk kėrkohet provimi i IELTS.





    Vizat e Punės:

    Viza e Pėrkohshme e Punės klasi 457 ėshtė nga 1-4 vjet dhe aplikuesi duhet tė ketė njė kualifikim qė ėshtė nė listėn e emigrimit pėr klasin e vizės 457, tė ketė IELTS mbi notėn 5, duhet tė jetė i sponsorizuar nga njė kompani australiane dhe ka tė drejtė tė marrė dhe familjen e tij, dmth bashkėshorten/bashkėshortin dhe fėmijėt nėn moshėn 18 vjeē. Kjo vizė ka 3 etapa. Etapa e parė ėshtė qė sponsorizuesi australian aplikon pranė zyrės sė emigracionit australian pėr sponsorizim dhe paguan 405 dollarė australianė. Etapa e dytė ėshtė qė sponsorizuesi aplikon pėr pėrzgjedhjen e kandidatit nė fjalė dhe paguan tarifėn prej 80 dollarėsh. Etapa e tretė ėshtė aplikuesi aplikon pėr vizė pranė zyrės sė emigracionit nė Australi dhe paguan shumėn prej 305 dollarėsh australianė.



    Viza e Sponsorizimit nga Punėdhėnėsi Australian – ENS ėshtė vizė e pėrhershme dhe duhet tė jesh i sponsorizuar nga njė kompani australiane nė njė profesion qė ėshtė nė listėn e ENS, tė jesh nėn moshėn 45 vjeē, tė kesh minimumi 3 vjet eksperiencė pune dhe tė kesh IELTS mbi 5. Pagesa e aplikimit tė vizės ėshtė 1995 dollarė australianė.



    Viza e sponsorizimit rajonal klasi 119 – RSMS ėshtė vizė e pėrhershme e sponsorizuar nga njė shtet rajonal me njė zonė mė pak tė populluar sesa qytetet e mėdha nė Australi. Kriteret e kėsaj vize janė tė njėjta me ENS. Kjo vizė ka tre etapa si viza e klasit 457. Aplikimi pėr vizė ėshtė 1995 dollarė australianė.



    Viza e profesionit tė pavarur klasi 175 – kjo vizė ėshtė vizė e pėrhershme dhe ēdo aplikues mund tė aplikojė i pavarur dhe duhet tė marrė 65 pikė. Pikėt jepen nė vartėsi tė moshės, gjuhes angleze, nivelit tė kualifikimit, eksperiencės sė punės. Aplikimi i vizės kushton 2960 dollarė australianė.



    Viza e profesionit tė sponsorizuar nga njė shtet/provincė rajonale apo kushėriri juaj i cili ėshtė rezident i pėrhershėm australian ose nėnshtetas australian qė jeton nė zonėn e pėrcaktuar nga shteti-176. Kjo vizė ėshtė e pėrhershme dhe me pikė dhe aplikuesi duhet tė marrė 65 pikė nė vartėsi tė moshės, nivelit tė kualifikimit, gjuhės angleze dhe eksperiencės sė punės. Aplikimi pėr vizė kushton 2960 dollarė australian. Mėnyra e aplikimit ėshtė e ndarė nė tre etapa, njėsoj si RSMS.



    Vizat e Biznesit – Janė tė pėrkohshme dhe 4-vjeēare me tė drejtė aplikimi pėr vizė tė pėrhershme pas dy vjetėsh. Me vizėn e biznesit mund tė marrėsh edhe familjen dhe kostoja e investimit duhet tė jetė minimumi 50 000 dollarė australianė e lart.



    Vizat e Bashkimit Familjar janė viza qė merren brenda 10-15 vjetėve ose brenda 2 vjetėve. Tarifat e aplikimit pėr marrjen e kėtyre vizave variojnė nga 1995 deri nė 40 000 dollarė australianė.



    Vizat e Fejesės dhe Martesės variojnė nga 9 muaj deri nė 2 vjet pastaj aplikohet pėr rezidencė tė pėrhershme. Marrja e kėsaj vize kėrkon evidencė mbi takimin fizik tė dy personave dhe vazhdimėsia e komunikimit tė tyre nėpėrmjet e-mail apo telefon. Tarifat e vizave pėr martesė variojnė nga 1995 dollarė australianė.



    Nėnshtetėsia Australiane merret mbasi tė keni jetuar 4 vjet nė Australi, dmth 3 vjet rezidencė tė pėrkohshme dhe 1 vit rezidencė tė pėrhershme dhe respektimi i ligjit.

    Pėr tė gjitha aplikimet e vizave australiane ėshtė shumė e rėndėsishme qė dokumentat tė jenė tė rregullta dhe dėshmia e penalitetit tė jetė e pastėr.





    Adresa:

    Informacione mė tė detajuara se si mund tė shkohet pėr tė jetuar dhe punuar nė Australi mund tė gjeni nė:

    Departamenti i Emigracionit dhe Nėnshtetėsisė:

    www.immi.gov.au

    www.citizenship.gov.au





    Ku tė gjej njė agjent emigrimi:

    www.edwinaci.com.au

    e-mail: eci2003@bigpond.com

    e-mail: merushe@bigpond.com



    Asistenca pėr fėmijėt

    Emigrantėt e rinj me fėmijė mund tė kenė tė drejtė tė marrin Asistencė Familjare si ndihmė pėr pėrballimin e kostos sė rritjes sė fėmijėve. Qė tė keni kėtė tė drejtė, ju duhet tė keni vizėn e qėndrimit tė pėrhershėm dhe tė jetoni pėrgjithmonė nė Australi. Por kėto janė pagesa suplementare, tė cilat nuk mjaftojnė pėr tė jetuar. Informacione tė mėtejshme, duke pėrfshirė fletushka me fakte nė shumė gjuhė, ju mund tė merrni nėpėrmjet faqes sė internetit: www.familyassist.gov.au



    Shėndeti:

    Qeveria e Australisė siguron ndihmėn me shpenzime mjeksore tė kontrollit tė syve dhe kujdesit nė spital nėpėrmjet njė programi qė quhet Medicare. Medicare siguron shėrbime falas si pacient nė njė spital publik dhe trajtime me kosto tė ulėt ose falas nga mjekėt dhe njė sėrė ndihmesash dhe lehtėsirash tė kujdesit shėndetėsor. Shumica e personave me viza tė pėrkohshme nuk kanė tė drejtė tė kenė Medicare.

    Shumė australianė zgjedhin sigurimet shėndetėsore private. Ato mbulojnė disa ose ose tė gjitha trajtimet.





    Punėsimi:

    Australia ofron vende pune tė shumėllojshme pėr tė aplikuar; nga zanatēinjtė si elektrikė, hidraulikė, kuzhinerė, parukierė deri tek mėsues, mjekė, inxhinierė, pėrkthyes, gazetarė etj. Pranimi i emigrimit nuk garanton punė, edhe pėr ata qė janė vlerėsuar me pikėt mė tė larta nė zanatin e tyre. Tregu i punės nė Australi vlerėsohet si shumė konkurrues. Ata emigrantė qė kanė vite qė janė vendosur nė Australi kanė papunėsi shumė tė ulėt. Njėkohėsisht ata qė kanė ardhur nė Australi nėn kategorinė e zanateve kanė nė pėrgjithėsi papunėsi mė tė ulėt se emigrantėt e ardhur nė kategori tė tjera. Ata qė nuk gjejnė punė duhet tė regjistrohen menjėherė nė Centerlink pėr tė gjetur punė. Dy vitet e para pas mbėrritjes emigrantėt nuk kanė tė drejtė pėr asistencė sociale.

    Programe falas pėr gjuhėn angleze

    Departamenti i Arsimit, Punėsimit dhe Marrėdhėnieve nė Punė (DEEWR) ka dy programe pėr mėsimin e gjuhės angleze pėr tė aftėt pėr punė 15-64) vjeē. Ofrohen 800 orė mėsimi falas tė anglishtes me qėllim gjetjen e punės. Dhe pėrmirėsimin e e mėtejshėm tė njohurive me trajnime tė specializuara.





    Tė udhėtosh drejt Australisė:

    Zgjat nga 17-21 orė nė varėsi tė itinerarit qė zgjedh me ndalesa zakonisht nė Bankok (Tajlandė), Singapor apo Dubai (Emiratet e Bashkuara Arabe).

    Bileta vajtje-ardhje nė Australi kushton afėrsisht 3000 dollarė australianė.

  11. #11
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Sic duket, i gjithe artikulli me siper eshte nje mashtrim per t'i nxitur njerezit te paguajne para per te emigruar. Lexoni komentet e ketij artikullit te Shekulli:
    Albani 19/09/2011 10:14
    Sa turp me vjen qe lexova kete lajm.
    Policia duhet te thirret menjeher.
    Un jam shqiptaro-australian dhe ky tipi Enkel Dajsmaili , nga Peqini eshte MASHTRUES ordiner.
    Ai punon ne Adelaide si shoefr taxie dhe ka mashtruar dynjan.
    Ka ardhur ne ketu ne Adelaide si ish spiun i Malajzis, ish spiun i mbasades shqiptare ne kuala Lumpur dhe letrat e veta mezi i ka rregulluar duke i shtar mbiembrit te vet edhe nje Smith qe na ben ne shqiptareve ta tallim.
    Me vejn keq qe ka aq shume fatkeq sa ti japin ketij mashtruesi 50 Euro per ta takaur ket fare agjenti.
    Gazeta Shekulli duhet te japi alarmin dhe te ms lejoj qe ky mashtrues te rrjepi qyqar.
    Keto web site qe ka dhene ai jan te hapura per cdo njeri qe don te emigroj ne Australi dhe gjithkush ka te drejete te aply.
    Enkel Dajsamili eshte thejshte MASHTRUES!


    REPLY
    jimmi 19/09/2011 13:37
    klodjan .ke shprehur rrealitetin qe te vishe ketu ne kete vende duhet te jeshe i zoti e me xhepin plote qe te niseshe nje jete te re pa strese .Une po beje 3 vjete sikure jame ne enderr . Ketu kushe punone nuke humbete Saper qerane me rrogate qe marrim nuke eshte aqe problematike edhe ketu po ngrihen cmimet pore prape me mire nga vendet e tjera te botes eshte Une kame levizure ne 42 vende te botes me australine e zejlanden e re nuke krahasoje asnje vende Per te blere nje shtepi eshte shtrejte pore keto dite edhe bangat po e ulin interesin per arsye se ka rene tregu i shtepive i lutemi perdite zotit qe te na jape vetem shendet se jemi shume me fate qe pojetojme ne kete vende te bukure

    REPLY
    Tony 19/09/2011 10:45
    Si per cdo gje edhe me kete rast shqiptaret i bejne petullat me uje dhe per kkete digjen dhe ky tipi agjent fiton.
    Se pari te emigrosh ne Australi duhet te kesh para dhe te mbash me buk per dy tre vjet nje agjent profesional me orgjin angleze po jo si puna e ketij pimpit to ngjashem me ato te gomoneve te Vlores.
    Se dyti edhe po te arrish te sigurosh nje vize turitstike per te ardhur ne Australi si vizitor qe ky tipi mund edhe ta siguroj duke te rrjepur nuk eshte me e lehte se ne Itali, Greqi apo Amerik per te marre vizen e qendrimit.
    Se treti edhe jeta vertet ka ca standarte qe nuk krahasohen me ato te Shqiperis po nuk krahasohen as me ato te Evropes qe eshte pa dyshim shume me e larte.
    Se treti kush din anglisht dhe ka dy pare mend e provon fatin e tij me web sitin e emigracionit australian qe eshte i hapur per te gjith dhe kushdo mund te aplikoj.
    Se katerti per aq shume para qe duhen per te aplikuar dhe fituar nje vize ne Australi dhe per nje rrugetim ne fund te botes a nuk ia vlen te perpiqesh per ne Kanada apo USA edhe me afer, ketu ne Europe, edhe me me shume shance emigrimi.
    Australia vazhdon te mbetet nje koloni angleze dhe per ket konrtollohet e tera nga sistemi emigrimit anglez megjithjse ne menyr te kamufluar dhe shqiptaret e din emigracionin anglez sa i veshtir eshte.

    REPLY
    Josh 19/09/2011 12:23
    Un jam shtetase australiane por lindur ne Tirane. Vertet Australia ka nje histori te mahnitshme dhe esht nje kontinent qe ka mbledhur njerez nga gjith bota dhe ka njerez qe kan hecur perpara por dhe njerez qe kan ngelur ne vend numro…. Fillimi esht i veshtir per kedo qe vjen kur nuk ka njeri qe ta presi dhe nuk i takon asgje nga shteti, keshtu qe i duhet te paguaj per cdo gje ( gje qe esht shum shtrenjt po te krahasohet me vendet e tjera)… Ne artikull lexova qe 3000 dollar i mer ne muaj, po esht e verte biles edhe me shum por qiran a e dini sa esht??? Well, ky qe e ka organizuar duhet t’i sqaroj kto te rinj se nuk esht fush me lule ktu…. Nga ana tjeter po je me pashaport australiane gjerat jan me leht por pashaporta australiane nuk meret per 4 vjet,,, ligjet ktu kan ndryshuar

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-12-2011
    Postime
    7
    ju lutem un jam nje cun na tiraan po e kam enderr te emigroj ne kanada ose australi normale di shum pak anglisht po di italisht dhe greqisht kam punuar 9 vjet ne profesjonin hekurkthyes dhe se di akam mundesi te fitoj ndonje viz per australi ose kanada kush mund tme ndihmoj pavarsisht kostos ju lutem tel 00355683529072 faleminderit

  13. #13
    i/e larguar Maska e SKRAPARI
    Anėtarėsuar
    13-01-2005
    Postime
    867
    me shume fitohet ne shqiperi se sa ne australi

  14. #14
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anėtarėsuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    Citim Postuar mė parė nga SKRAPARI Lexo Postimin
    me shume fitohet ne shqiperi se sa ne australi
    ne eurolloto e ke fjalen?
    Vasudhaiva Kutumbakam

  15. #15
    Citim Postuar mė parė nga the admiral Lexo Postimin
    ne eurolloto e ke fjalen?
    Mos na thuaj qe ke qene dhe ne Australi plako !!!
    "Expensive watches do not create time, but reflect how expensive it is to their owner."

  16. #16
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anėtarėsuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    Citim Postuar mė parė nga BlooD_VenoM Lexo Postimin
    Mos na thuaj qe ke qene dhe ne Australi plako !!!
    hahaha. akoma jo. deri ne borneo kam qene.
    Vasudhaiva Kutumbakam

  17. #17
    *Antar i Rrespektuar* Maska e Albi
    Anėtarėsuar
    18-05-2005
    Vendndodhja
    MiLaNo
    Postime
    591

    Per shqiptaret e australise..

    Pershendes te gjithe shqiptaret qe jetojne ne Australi.Kerkoj ndihmen e te gjithe shqiptarve qe jetojne ne Melbourne ose ne provincat e Melbournit te Australise per te gjetur nje shqiptar qe ka jetuar atje nga viti 1912 der me vitin 1970...

    Ju Faleminderit.
    Duaje ate qe ke dhe jo ate qe do kesh


    Albi

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e zarti
    Anėtarėsuar
    13-05-2012
    Postime
    4

    emigrim ne australi

    kush mund te me thot se si mund te iki ne australi, i ligjshem ose i pa ligjshem
    zak tare

  19. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    anglezet i kane cuar njerezit me force ne australi, ndersa ju kerkoni te shkoni atje me cdo kusht
    vetem amerika eshte vend i mire per te emigruar

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e Bajraku
    Anėtarėsuar
    29-02-2012
    Postime
    498
    Ne australi me shtrejt Uji,se nafta?

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Tania, njė ėndėrr shqiptare nė Australi
    Nga Mjellma nė forumin Muzika botėrore
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 14-12-2022, 23:02
  2. Ēfarė u ka mėsuar emigrimi?
    Nga hope31 nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 285
    Postimi i Fundit: 19-01-2017, 16:31
  3. Islami Nė Australi
    Nga Drini_i_Zi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 10-12-2008, 16:22
  4. A ėshtė Gjermania njė vend emigrimi apo jo?
    Nga Davius nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-06-2006, 15:46
  5. Emigrimi Rinor
    Nga Agim Doēi nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 08-01-2003, 13:50

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •