Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Dashuria rilind çdo ditë

    Dashuria rilind çdo ditë

    Osho


    Kush është...

    Osho Rajneesh lindi në Kuchwada, Madhya Pradesh, në Indi, më 11 dhjetor 1931. Ka qenë një ndër Mjeshtrat e Ndriçuar të kohëve tona. Mësimet e tij përmbajnë thelbin e të gjitha religjioneve të mëdha, por megjithatë ai nuk i përket asnjerit nga këto. Ai pohon se religjioni nuk është diçka e shkëputur nga jeta, prandaj të jetosh në mënyrë religjioze, do të thotë ta jetosh jetën në plotërinë e saj, ta shndërrosh jetën tënde në një rit të shenjtë. Ai gjithnjë ka jetuar në liri, jashtë çdo konteksti social-kulturor. Në moshën 21 vjeç Rajneesh pa "ndriçimin", pra "të kapërcyerët nga ana e individit të çdo lloj harte mendore, në hapsirën e lirë dhe të pafundme të realitetit të gjallë. '. Që nga ajo kohë ia ka kushtuar tërë jetën e vet evolucionit të vetëdijes. Vdiq më 19 janar 1990..

    Dashuria dhe marrëdhëniet në çift

    (Njeriu i mijëvjeçarit të ri)

    N jeriu është krijesa më e për sosur dhe qënia më e evoluar e kësaj Toke. Asnjë zog nuk mund të këndojë këngën e tij: muzika e tij është veçse një zhurmë, edhe pse e bukur duke qenë frut i pafajësisë së tij. Ndërsa ti mund të këndosh këngë shumë më të bukura, të pasura me domethënie. Por njerëzit pyesin gjithmonë : « Çfarë kam unë për të dhënë ? »

    Pemët, yjet lumenjtë janë të bukur"por a ke parë ndonjëherë gjë më të bukur se një fytyrë njeriu "A ke parë ndonjëherë gjë më të shkëlqyer se sytë e tij" Nuk ekziston mbi këtë Tokë asgjë më delikate se ato. Dhe çfarë thellësie! Por ti pyet: "Çfarë kam për të ofruar unë në dashuri"? Në fakt kur dikush bie në dashuri me ty, ti i habitur thua: ?Mua?! Ky njeri më do mua !?? Në mendjen tënde të vjen kjo ide: ?Sepse nuk më njeh, prandaj. Nëse do të më njihte, nëse do të thellë meje, nuk do të më dashuronte kurrë?. Pikërisht për këtë arsye të dashuruarit fillojnë t'i fshihen njëri tjetrit. Ruajnë brenda tyre gjëra private, mbajnë sekrete, sepse kanë frikë se duke bërë të kundërten, dashuria do të zvenitej: në momentin që ato do të hapnin zemrat e tyre, gjithçka do të merrte fund pa mëdyshje. Nuk dinë të duan veten e vet: si mund ta konceptojnë se dikush tjetër mund t'i dojë ato? Dashuria fillon duke dashur veten. Mos u bëj egoist, por ama veten tënde duaje, duke evituar obsesionin dhe narcizismin: janë dy gjëra të ndryshme. Dashuria për veten është një fenomen thelbësor. Vetëm atëherë mund të arrish të duash tjetrin. Pranoje veten dhe dashuroje atë: je një krijesë e Zotit. Mban firmën e tij, je unik, special. Askush tjetër nuk ka qenë si ti dhe nuk ka për të qenë ndonjëherë: je thjesht i pakrahasueshëm. Prano, dashuro dhe stimulo ato çka ke. Dashuria bëhet e mundur vetëm kur ti fillon dhe e pranon thellësisht veten tënde, e më pas tjetrin. Dashuria nuk është "një lidhje", dashuria është "të lidhesh". Një lidhje për vetë natyrën e saj statike që ka, është e destinuar të marrë fund sapo të mbarojë muaji i mjaltit. Mbas saj nuk ekziston më as gëzimi dhe as entuziasmi, gjithçka merr fund. Mund ta vazhdosh lidhjen për të mbajtur premtimin tënd, ndoshta edhe sepse është mjaft komode ashtu, e përshtatshme, e sigurtë, sepse nuk ke se çfarë të bësh tjetër, sepse po t'i japësh fund do të kesh probleme. Dashuria është një lumë që rrjedh pa pushim. Dashuria nuk di të ndalojë: muaji i mjaltit fillon, por nuk mbaron kurrë. Nuk është si një roman që fillon dhe mbaron. Është një fenomen që vazhdon pa fund. Lidhjet mbarojnë, dashuria vazhdon. Është një folje, nuk është një emër. Atëherë përse ta zbehim bukurinë e të lidhurit, me lidhje? Pse kemi kaq ngut? Përse të lidhesh është kaq e pasigurtë, ndërsa një lidhje është e sigurtë? Kemi kaq frikë dhe duam ta bëjmë gjithçka të qartë dhe të parashikueshme. Dëshirojmë që e nesërmja të anashkalojë idetë tona pa i lejuar që ato të ndjekin rrugën e tyre. Ja përse katandisim lehtësisht të gjitha foljet në emra. Kur dashuron një njeri, fillon e mendon menjëherë për martesën, për një kontratë legale. Pse? Çfarë pune ka ligji me dashurinë? Ka, sepse mungon dashuria. Ajo është thjesht një fantazi dhe para se të zhduket tërësisht është mirë që të sistemojmë gjërat, të marrim masat që të bëhet e pamundur ndarja më pas. Në një botë më të mirë, me njerëz më meditativë, të gjithë do të dashuronin pafundësisht, por dashuria e tyre do të ishte "të lidhesh" dhe nuk do të transformohej kurrë në një "lidhje". Dhe kjo dashuri do të zgjaste shumë më tepër se të ashtuquajturat lidhje, pa patur nevojë të garantohet as nga ligjet, as nga gjykatat dhe as nga policia. Garancia do të jetë e brendshme. Do të jetë një impenjim që vjen nga zemra, një komunikim i heshtur. Nëse ndjehesh i lumtur duke ndenjur me një njeri, do të dëshirosh të rrish gjithmonë me të. Nëse intimiteti të sjell kënaqësi, do të dëshirosh ta eksplorosh gjithnjë e më shumë tjetrin. Ekzistojnë lule dashurie që çelin vetëm mbas një intimiteti të gjatë, dhe të tjera që janë stinore: për gjashtë javë i ekspozohen diellit dhe mbas gjashtë të tjerave zhduken përgjithmonë. Ka lule që kërkojnë vite për të lulëzuar dhe të tjera që duan më pak kohë. Sa më e gjatë të jetë pritja, aq më e madhe do të jetë thellësia.

    Por duhet të jetë një impenjim i zemrës me zemrën. Nuk duhet të ketë asgjë verbale. Duhet të jetë një impenjim i heshtur, i syve me sytë, i zemrës me zemrën, i qënies me qënien. Ajo kuptohet, nuk thuhet. Është e shëmtuar, jo humane, të shohësh se si njerëzit shkojnë në kishë apo në bashki për tu martuar. Kjo tregon thjeshtë se ato nuk kanë besim tek njëri tjetri. Kanë më tepër besim tek përfaqësuesit e shtetit sesa në zërin e tyre të brendshëm. Ato kështu tregojnë se nuk kanë besim tek dashuria, por tek ligji. Kur je në një lidhje, fillon dhe humbet kontaktin. Pikërisht kjo i shkatërron historitë e dashurisë. Gruaja mendon se e njeh burrin dhe burri mendon se e njeh gruan. Asnjëri në fakt nuk di asgjë. Është e pamundur të njohësh tjetrin: mbetet një mister. Të mendosh se e njeh shumë mirë gruan tënde, është një mendjelehtësi. Si mund ta njohësh ti atë grua? Si mund ta njohësh ti atë burrë? Janë proçese, nuk janë gjëra. Gruaja që ti ke njohur dje, sot nuk është më: ajo është gjithmonë një tjetër, totalisht ndryshe. Të dashuruarit bëhen pasqyrë e njëri tjetrit dhe dashuria transformohet në një meditim. Lidhja është e shëmtuar, të lidhesh është e mrekullueshme. Në një lidhje partnerët bëhen të verbër për njëri tjetrin. Përpiqu të kujtosh, sa kohë ka kaluar nga hera e fundit që e ke parë në sy burrin tënd apo gruan tënde? Ndoshta vite. Dhe ti mendon se e njeh Dhe më pas thua : «E çfarë ka për të shikuar akoma?» Tani të interesojnë më tepër të panjohurit sesa njërëzit që njeh: sepse tek këto të fundit njeh çdo milimetër të trupit, mënyrën se si do të përgjigjen, gjith çfarë ka ndodhur do të përsëritet. Është si një rreth vicioz. Në fakt nuk është kështu. Asgjë nuk përsëritet: çdo ditë sjell gjëra të reja. Vetëm sytë e tu dhe supozimet e tua do të vjetrohen: vetëm pasqyrën tënde do ta mbulojë pluhuri dhe do ta bëjë të pamundur pasqyrimin e tjetrit aty.

    Për këtë arsye them "të lidheni". Dhe me këtë nuk dua të them "qëndroni gjithmonë në muaj mjalti". Vazhdoni gjithmonë të kërkoni dhe të thelloheni tek tjetri, gjeni mënyra të reja për të qëndruar së bashku dhe për tu dashur. Çdo njeri është një mister pa fund, i paparashikueshëm, i paeksplorueshëm. Asnjëherë nuk mund të thuash: "Unë e njoh atë". Por mund të pohosh: "Kam bërë më të mirën time për ta njohur, por mister ka akoma". Në fakt sa më tepër e njeh, aq më shumë tjetri bëhet misterioz. Atëherë dashuria transformohet në një aventurë pa fund.

    Nëse do të shohësh në rrugë një çift dhe burri duket i trishtuar, të jesh i sigurtë se ai është i shoqi. Nëse duket i lumtur, atëherë nuk janë të martuar dhe ajo nuk është gruaja e tij. Dashuria të jep liri të plotë: dhe nëse nuk ta jep, ajo nuk është dashuri, por diçka tjetër. Është një trip egoje. Nëse ke një grua të bukur, do t'ia tregosh gjithë botës, a thua se ajo është pronë e jotja. Është njësoj sikur ke një makinë të bukur dhe vjen vërdallë që të gjithë të shohin që makinën që ke ti nuk e ka askush. Vërdallose gruan sa në njërin lokal tek tjetri dhe rriji ngjitur që t'ju tregosh të gjithëve se ajo të përket ty. Çdo dhunim i të drejtave të tua është i mjaftueshëm që të të zemërojë: në këtë rast mund edhe ta vrasësh?Dhe ty të gënjen mendja se e do. Mbas çdo gjëje fshihet gjithmonë një egoizëm i madh në veprim. I duam njerëzit t'i trajtojmë si objekte, i posedojmë si të tillë, i katandisim në objekte. Dashuria nuk ka qoshe të errëta, dashuria është trasparente, nuk është objekt solid. Dashuria është i vetmi fenomen mbi tokë që nuk krijon hije.

    Nëse e katandis tjetrin në një skllav, ai do të të katandisë edhe ty në një skllav. E meqë ke kaq frikë se mos tjetri do të të lërë, je gati të bësh çdo lloj kompromisi. Këto lloj sjelljesh i sheh rëndom mes bashkëshortëve. Ato kanë bërë një kompromis: kanë shitur shpirtin e tyre për një arsye të thjeshtë: nuk dinë të rrinë vetëm. Kanë frikë se mos burri ose gruaja mund t'ju iki dhe mjafton vetëm ideja për t'i terrorizuar. Aftësia për të ndenjur vetëm është aftësia për të dashuruar. Mund të duket paradokasale, por nuk është. Është e vërtetë ekzistenciale: Vetëm ato që janë në gjendje që të rrinë vetëm, janë në gjëndje që të dashurojnë, të ndajnë gjithçka me tjetrin, pa e poseduar dhe pa u bërë të varur, pa e katandisur në një send e pa e frustruar. I lihet liri absolute tjetrit, sepse ata e dinë se edhe po të ndahen, do të jenë përsëri të lumtur. Lumturinë tënde nuk mund të ta marri tjetri me vete, sepse nuk ta ka dhënë ai. Atëherë përse duan që të rrinë bashkë? Të ndenjurit bashkë nuk është një nevojë, por një luks. Përpiqu ta kuptosh. Njerëzit autentikë dashurohen me njëri tjetrin në mënyrë luksoze, jo si domosdoshmëri. Ato kënaqen kur ndajnë gjithçka bashkë: kanë aq lumturi sa duan t'ia japin dikujt. Por dinë që jetën e tyre mund ta luajnë edhe si solistë. Solisti i flautit e çmon instrumentin e tij edhe kur nuk e shoqëron asnjë instrument tjetër, por nëse ai gjen një solist pianoje, që të dy do të ndjeheshin të lumtur duke ndenjur bashkë dhe duke krijuar atë harmoni midis flautit dhe pianos.

    Nga ana tjetër shoqëria është e krijuar nga njerëz nevojtarë, të varur në një mënyrë apo në një tjetër. Fëmijët varen prej prindërve, por mos harroni edhe prindërit varen prej fëmijëve. Mund të duket pak e çuditshme por është kështu. Të gjithë pjestarët e familjes varen dhe kacavirren tek njëri tjetri për të gjetur konfort, garanci dhe siguri: vetë famija është e varur nga familjet e tjera, njerëzit varen nga kisha, nga shoqëria: është një botë kaq e madhe e përbërë nga njerëz kaq infantilë dhe të papjekur. Njerëzit duhet të jenë të sinqertë. Nëse ndjehen mirë duke ndenjur me tjetrin, mrekulli. Nëse kjo eksperiencë nuk mund të rritet dhe maturohet, është mirë të përshëndeteni. T'i jeni mirënjohës tjetrit: gjithçka keni ndarë me të ka qenë e bukur dhe mund të mbetet një kujtim i bukur, por tani është momenti që të ndaheni. Keni jetuar të lumtur dhe po ndaheni të lumtur. Dhe miqësa nuk do të prishet. Dhe mund të ndodhë përsëri: ato mund të kthehen përsëri për të jetuar bashkë. Ato nuk do të lënë asnjë plagë tek trupi i tjetrit, do të respektojnë lirinë e tjetrit. Cili është qëllimi? Të krijojmë individë të aftë për të ndenjur vetëm dhe në çift, të bëhen solistë por të dinë të këndojnë edhe në kor

    Përktheu: Ermira ZAGANJORI
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    
    Ndryshuar për herë të fundit nga Xhuxhumaku : 10-07-2005 më 04:06

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Dashuria rilind çdo ditë

    Dashuria rilind çdo ditë

    Osho


    Sekreti

    Të lidhesh nga fillimi, t'ia nisësh nga e para, ky është sekreti. Ta vështrosh mirë fytyrën e burrit me të cilin ke fjetur mbrëmë. Nuk është më i njëjti person, ka ndryshuar shumë. Sa gjëra kanë ndryshuar tek ai. Ky është ndryshimi mes gjërave dhe njeriut. Mobiljet e dhomës tënde janë të njëjtat, por burri dhe gruaja jo. Eksploro akoma, nisja nga e para. Kjo është të lidhesh. Të lidhesh do të thotë të rifillosh vazhdimisht, të sforcohesh derisa ta njohësh dhe të fitosh familjaritet me tjetrin, të prezantohesh dhe të riprezantohesh gjithmonë, të arrish të zbulosh të gjitha sfumaturat e personalitetit të tjetrit, të kërkosh të futesh në thellësi të ndjenjave të tij, të qënies së tij, të tentosh të zbulosh misterin më të pazbulueshëm brenda tij. Ky është gëzimi i dashurisë: ekplorimi i vetëdijes. Nëse ti lidhesh pa degraduar në lidhje, tjetri bëhet pasqyra jote. Duke eksploruar atë, ti do të ekspolorosh veten tënde pa e kuptuar. Duke zbritur në thellësitë e tjetrit dhe duke arritur të kuptosh se çfarë ai ndjen, çfarë ai mendon, çfarë ka në shpirtin e tij, do të arrish të njohësh më mirë edhe shpirtin tënd.

    vetmia

    Njeriu me të vërtetë i vetëdijshëm është ai që di të jetojë vetëm. Por kjo është vetëm një gjysëm e vërtete: gjysma tjetër është kjo: kush është në të vërtetë në gjëndje që të jetojë vetëm, ai mund të jetojë edhe me dikë. Në fakt vetëm ai mund të jetojë i shoqëruar. Kush nuk di të rrijë vetëm, nuk di të rrijë as me tjetrin, sepse nuk ka individualitet. Kush nuk ka individualitet nuk mund të rrijë me dikë. Pse? Ekzistojnë shumë probleme. Së pari ai ka frikë t'i afrohet shumë tjetrit sepse mund të humbasi veten e vet. Ai nuk posedon akoma një integritet: ka frikë. Vetëm kush njeh bukurinë e vetmisë, mund t'i rrijë tjetrit sa më afër që të jetë e mundur, sepse nuk ka frikë. E dyta: kur një njeri nuk di të rrijë vetëm, varet gjithmonë nga tjetri. Kacavirret mbas tij sepse ka frikë mos ai i ikën, e në këtë rast do të vuante nga vetmia. Kështu ai e shfrytëzon tjetrin, krijon lloj lloj skllavërie rreth vetes. Dhe kur posedon një krijesë tjetër njerëzore, ti bëhesh i poseduari i tij. Funksionon në të dy drejtimet.

    Xhelozia

    Xhelozia nuk ka fare lidhje me dashurinë. Në praktikë e ashtuquajtura dashuria jote, nuk ka të bëjë fare me dashurinë. Çfarë di ti për dashurinë? Nëse do të dije diçka, nuk do të më pyesje mua për xhelozinë, sepse ajo nuk bën pjesë në dashuri. Xhelozia nuk është dashuri, është posesivitet. Posesiviteti nuk ka fare lidhje me dashurinë. Ti dëshiron të posedosh, nëpërmjet posedimit ti ndjehesh i fortë, territori yt bëhet më i madh. Dhe nëse dikush do provonte ta kalonte atë, ti do të zemëroheshe. Nëse dikush do të kishte një shtëpi më të madhe se e jotja, ti do të bëheshe xheloz. Por nëse dashuron, xhelozia bëhet e pamundur.Nëse e dashura jote qesh me dikë tjetër, pse duhet të bëhesh xheloz? Ti duhet të ndjehesh i lumtur sepse e dashura jote është e lumtur: lumturia e saj është edhe e jotja. Si mund të jesh ti kundër lumturisë së saj? Mbase ti po qesh me këtë që sapo thashë, por kjo ndodh gjithandej, në çdo familje. Gratë bëhen xheloze edhe për gazetën, nëse burri vazhdon ta lexojë, arrin deri aty sa ia rrëmben nga duart. Sepse gazeta e pengon që ta ketë mendjen tek ajo. Ajo është aty, si guxon ai të lexojë gazetën? Është një fyerje! Gazeta bëhet një rivale për të. E çfarë mund të themi pastaj kur rivali është një qënie njerëziore! Mjafton që në prezencë të gruas burri të flasë me simpati për një grua tjetër dhe ajo zemërohet.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    
    Ndryshuar për herë të fundit nga Xhuxhumaku : 10-07-2005 më 04:14

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    pershendetje

    Xhuxho te falenderoj per kete shkim qe solle ketu

    E lexova me vemendje dhe e vlersova shume kete shkrim te zotit Osho Rajneesh . Ky qenka nje psikollog i vecante dhe me shume eksperienc ne lidhje me dashurite .
    Shume gjera qe lexova ne kete shkrim jane me se te verteta . jam pak e zene per momentin , por me vone dua te citoj disa gjera qe jane me se reale ne se do te mbrojm realitetin qe na rrethon ..


    Pershendetje nga Alba
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Zemërimi në dashuri, si mund ta ndalim?

    Zemërimi në dashuri, si mund ta ndalim?


    Olsi Kolami


    Është më e lehtë të zemërohemi me dikë të cilin e njohim mirë. Përse? Sepse personi që njohim mirë, apo më tepër akoma personi që duam, është shumë më i ekspozuar ndaj zemërimit tonë, pasi ia njohim mirë pikat e dobëta, pasi ndonjëherë pikërisht afërsia e tepërt të pengon të zbulosh menjëherë thelbin e problemit, që shkakton zemërimin.
    Sipas dy prej studiuesve më të njohur në botë të problemeve të çiftit, Evans e Cohen, një zgjidhje e parë dhe e shpejtë për një krizë zemërimi është “të gërmosh në thellësi”. Një këshillë: “Mund të jeni dashnorët më të pasur në imagjinatën tuaj erotike, por nëse jeni të gatshëm të ndërakuzoheni e të kritikoni njëri-tjetrin për çdo gjë, do të thotë se jeni në telashe. Janë pikërisht ata partnerë që nuk i hidhen në grykë njëri-tjetrit menjëherë sapo ndjejnë një shkëndijë zemërimi, ata që munden që në një çast të tillë, të të bëjnë edhe për të qeshur, ata që dinë të frenojnë inatin e momentit të parë, pra janë pikërisht këta që mund të ndërtojnë atë intimitet të rrallë mes dy njerëzve që ndonjëherë zgjat një jetë të tërë.
    Qqetësinë dhe të bisedosh për atë që ndien se është e padrejtë. Ka një popull që quhet Pueblos, të cilët janë të famshëm për qetësinë e tyre. Gjithë vizitorët kanë vënë re se ata nuk zemërohen kurrë dhe nuk flasin kurrë me zë të lartë. Ka edhe një shembull tjetër ai i fisit Quaquiut diku në ishujt e Paqësorit, ku fraza se “ti je një jashtëqitje” bëjnë pjesë në fjalorin normal. A ju ka shkuar në mendje se ato që ne quajmë parime ose vlera, në këndvështrime të ndryshme, duken fare të kota? Ne jemi gati të zemërohemi me dikë që nuk mendon si ne, por nga ana tjetër jemi më të qetë kur lirohet një vrasës. Niveli i zemërimit në popuj të ndryshëm është i ndryshëm. Ka një fis në Guinenë e Re p.sh ku inati dhe sharjet madje edhe brenda familjes janë një rit i përditshëm. Në këtë fis, burri dhe fëmijët vihen në rresht para nënës së vet dhe mund t’i thonë çfarë t’u vijë në gojë. Dhe kjo është një gjë fare e zakonshme që nuk bën përshtypje.
    Ne shpesh akuzojmë tjetrin si shkaktar të zemërimit tonë. Por në fakt zemërimi është brenda nesh. Nuk duhet të themi kurrë në inat e sipër: “Ti më ke mohuar diçka dhe ndaj jam zemëruar….”, por “Unë kam përshtypjen se ti më ke mohuar diçka dhe ndaj jam i zemëruar….”.
    Evans e Cohen të cituar në fillim të këtij shkrimi japin 5 strategji për të zgjidhur krizat e zemërimit: që nga gjetja e mënyrës së duhur për të zgjidhur konfliktin e deri tek mospasja e sekreteve. Për të çaktivizuar tastet tona të dhimbjes duhet të ndalemi një moment, të përpiqemi të kuptojmë çfarë na bën më shumë të zemërohemi dhe pastaj ia tregojmë partnerit. Nëse është e nevojshme duhet të provojmë të ndërrojmë deri edhe zakonet tona të përditshme të kultivuara prej vitesh. “E nëse mbetemi të vetëm në përpjekjen për të kuptuar shkaqet e zemërimeve tona, ndërsa përballë nesh tjetri nuk bën asnjë përpjekje për të ndryshuar, atëherë është më mirë të ndërrojmë partner, - thotë Evans. Çiftet e lumtura kanë lidhje në evolim e ndryshim të përhershëm. Armiqtë më të mëdhenj të intimitetit janë apatia dhe stanjacioni”. Sidoqoftë është e vërtetë që në një grindje gratë tranformohen shpejt në “të pandehur” dhe burrat në gjykatës. Diferencat mes burrave e grave nuk janë shumë në intensitetin dhe në frekuencën e zemërimit, por në mënyrën dhe rrethanat në të cilat e manifestojnë këtë zemërim. Përsa i përket tonit të zërit gjatë grindjes apo shprehjeve të fytyrës, gruaja e zemëruar dëften shumë më pak se burri. Ajo më shumë tenton të ndërpresë debatin sesa të shprehë mosaprovimin e saj. Gratë preferojnë më mirë të qajnë për të shprehur zemërimin dhe shpesh janë ato që ndihen në faj. Burrat, përkundrazi e tranferojnë zemërimin nga koka në trup ose në manifestime fizike.

    07/07/2005
    KATEGORIA: Jeta ne Cift

  5. #5
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Pergezimet e mia per keto shkrime reale dhe mjaft domethenese. I lexova me mjaft kureshtje dhe psikoza qendron ne thelb te ketyre shkrimeve.

    Dito.

  6. #6
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Citim Postuar më parë nga Odeon_relax
    I lexova me mjaft kureshtje dhe psikoza qendron ne thelb te ketyre shkrimeve.

    Dito.
    Per cfare psikoze e ke fjalen Dito, sepse psikoza eshte semundje? S`te kuptoj.

    Nejse, Xhuxhu, Osho eshte shkrimtar i madh dhe edhe pse nuk kam lexuar vepra te tij kam shoke e shoqe qe me kane treguar per ca libra, dhe cdo dite qe po kalon me shtohet kureshtja te shkoj ta blej e ta lexoj.
    Falemnderit per postimet ne kete teme, jane domethenese(per disa).
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

Tema të Ngjashme

  1. Zemra e plagosur nga dashuria: Mbi sëmundjen
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 06-06-2011, 05:15
  2. SPIRITUALITETI: Kapitulli IV - Dashuria është virtyti më i madh
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 01-10-2006, 14:57
  3. Koncepti i Dashurisë Kristiane
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 14-08-2005, 19:05
  4. Lumi i zjarrtë
    Nga Matrix në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-02-2005, 08:04
  5. Dashuria Romanca Dhe Shen Valentini
    Nga Klevis2000 në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 15-02-2005, 12:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •