Dashuria rilind çdo ditë
Osho
Kush është...
Osho Rajneesh lindi në Kuchwada, Madhya Pradesh, në Indi, më 11 dhjetor 1931. Ka qenë një ndër Mjeshtrat e Ndriçuar të kohëve tona. Mësimet e tij përmbajnë thelbin e të gjitha religjioneve të mëdha, por megjithatë ai nuk i përket asnjerit nga këto. Ai pohon se religjioni nuk është diçka e shkëputur nga jeta, prandaj të jetosh në mënyrë religjioze, do të thotë ta jetosh jetën në plotërinë e saj, ta shndërrosh jetën tënde në një rit të shenjtë. Ai gjithnjë ka jetuar në liri, jashtë çdo konteksti social-kulturor. Në moshën 21 vjeç Rajneesh pa "ndriçimin", pra "të kapërcyerët nga ana e individit të çdo lloj harte mendore, në hapsirën e lirë dhe të pafundme të realitetit të gjallë. '. Që nga ajo kohë ia ka kushtuar tërë jetën e vet evolucionit të vetëdijes. Vdiq më 19 janar 1990..
Dashuria dhe marrëdhëniet në çift
(Njeriu i mijëvjeçarit të ri)
N jeriu është krijesa më e për sosur dhe qënia më e evoluar e kësaj Toke. Asnjë zog nuk mund të këndojë këngën e tij: muzika e tij është veçse një zhurmë, edhe pse e bukur duke qenë frut i pafajësisë së tij. Ndërsa ti mund të këndosh këngë shumë më të bukura, të pasura me domethënie. Por njerëzit pyesin gjithmonë : « Çfarë kam unë për të dhënë ? »
Pemët, yjet lumenjtë janë të bukur"por a ke parë ndonjëherë gjë më të bukur se një fytyrë njeriu "A ke parë ndonjëherë gjë më të shkëlqyer se sytë e tij" Nuk ekziston mbi këtë Tokë asgjë më delikate se ato. Dhe çfarë thellësie! Por ti pyet: "Çfarë kam për të ofruar unë në dashuri"? Në fakt kur dikush bie në dashuri me ty, ti i habitur thua: ?Mua?! Ky njeri më do mua !?? Në mendjen tënde të vjen kjo ide: ?Sepse nuk më njeh, prandaj. Nëse do të më njihte, nëse do të thellë meje, nuk do të më dashuronte kurrë?. Pikërisht për këtë arsye të dashuruarit fillojnë t'i fshihen njëri tjetrit. Ruajnë brenda tyre gjëra private, mbajnë sekrete, sepse kanë frikë se duke bërë të kundërten, dashuria do të zvenitej: në momentin që ato do të hapnin zemrat e tyre, gjithçka do të merrte fund pa mëdyshje. Nuk dinë të duan veten e vet: si mund ta konceptojnë se dikush tjetër mund t'i dojë ato? Dashuria fillon duke dashur veten. Mos u bëj egoist, por ama veten tënde duaje, duke evituar obsesionin dhe narcizismin: janë dy gjëra të ndryshme. Dashuria për veten është një fenomen thelbësor. Vetëm atëherë mund të arrish të duash tjetrin. Pranoje veten dhe dashuroje atë: je një krijesë e Zotit. Mban firmën e tij, je unik, special. Askush tjetër nuk ka qenë si ti dhe nuk ka për të qenë ndonjëherë: je thjesht i pakrahasueshëm. Prano, dashuro dhe stimulo ato çka ke. Dashuria bëhet e mundur vetëm kur ti fillon dhe e pranon thellësisht veten tënde, e më pas tjetrin. Dashuria nuk është "një lidhje", dashuria është "të lidhesh". Një lidhje për vetë natyrën e saj statike që ka, është e destinuar të marrë fund sapo të mbarojë muaji i mjaltit. Mbas saj nuk ekziston më as gëzimi dhe as entuziasmi, gjithçka merr fund. Mund ta vazhdosh lidhjen për të mbajtur premtimin tënd, ndoshta edhe sepse është mjaft komode ashtu, e përshtatshme, e sigurtë, sepse nuk ke se çfarë të bësh tjetër, sepse po t'i japësh fund do të kesh probleme. Dashuria është një lumë që rrjedh pa pushim. Dashuria nuk di të ndalojë: muaji i mjaltit fillon, por nuk mbaron kurrë. Nuk është si një roman që fillon dhe mbaron. Është një fenomen që vazhdon pa fund. Lidhjet mbarojnë, dashuria vazhdon. Është një folje, nuk është një emër. Atëherë përse ta zbehim bukurinë e të lidhurit, me lidhje? Pse kemi kaq ngut? Përse të lidhesh është kaq e pasigurtë, ndërsa një lidhje është e sigurtë? Kemi kaq frikë dhe duam ta bëjmë gjithçka të qartë dhe të parashikueshme. Dëshirojmë që e nesërmja të anashkalojë idetë tona pa i lejuar që ato të ndjekin rrugën e tyre. Ja përse katandisim lehtësisht të gjitha foljet në emra. Kur dashuron një njeri, fillon e mendon menjëherë për martesën, për një kontratë legale. Pse? Çfarë pune ka ligji me dashurinë? Ka, sepse mungon dashuria. Ajo është thjesht një fantazi dhe para se të zhduket tërësisht është mirë që të sistemojmë gjërat, të marrim masat që të bëhet e pamundur ndarja më pas. Në një botë më të mirë, me njerëz më meditativë, të gjithë do të dashuronin pafundësisht, por dashuria e tyre do të ishte "të lidhesh" dhe nuk do të transformohej kurrë në një "lidhje". Dhe kjo dashuri do të zgjaste shumë më tepër se të ashtuquajturat lidhje, pa patur nevojë të garantohet as nga ligjet, as nga gjykatat dhe as nga policia. Garancia do të jetë e brendshme. Do të jetë një impenjim që vjen nga zemra, një komunikim i heshtur. Nëse ndjehesh i lumtur duke ndenjur me një njeri, do të dëshirosh të rrish gjithmonë me të. Nëse intimiteti të sjell kënaqësi, do të dëshirosh ta eksplorosh gjithnjë e më shumë tjetrin. Ekzistojnë lule dashurie që çelin vetëm mbas një intimiteti të gjatë, dhe të tjera që janë stinore: për gjashtë javë i ekspozohen diellit dhe mbas gjashtë të tjerave zhduken përgjithmonë. Ka lule që kërkojnë vite për të lulëzuar dhe të tjera që duan më pak kohë. Sa më e gjatë të jetë pritja, aq më e madhe do të jetë thellësia.
Por duhet të jetë një impenjim i zemrës me zemrën. Nuk duhet të ketë asgjë verbale. Duhet të jetë një impenjim i heshtur, i syve me sytë, i zemrës me zemrën, i qënies me qënien. Ajo kuptohet, nuk thuhet. Është e shëmtuar, jo humane, të shohësh se si njerëzit shkojnë në kishë apo në bashki për tu martuar. Kjo tregon thjeshtë se ato nuk kanë besim tek njëri tjetri. Kanë më tepër besim tek përfaqësuesit e shtetit sesa në zërin e tyre të brendshëm. Ato kështu tregojnë se nuk kanë besim tek dashuria, por tek ligji. Kur je në një lidhje, fillon dhe humbet kontaktin. Pikërisht kjo i shkatërron historitë e dashurisë. Gruaja mendon se e njeh burrin dhe burri mendon se e njeh gruan. Asnjëri në fakt nuk di asgjë. Është e pamundur të njohësh tjetrin: mbetet një mister. Të mendosh se e njeh shumë mirë gruan tënde, është një mendjelehtësi. Si mund ta njohësh ti atë grua? Si mund ta njohësh ti atë burrë? Janë proçese, nuk janë gjëra. Gruaja që ti ke njohur dje, sot nuk është më: ajo është gjithmonë një tjetër, totalisht ndryshe. Të dashuruarit bëhen pasqyrë e njëri tjetrit dhe dashuria transformohet në një meditim. Lidhja është e shëmtuar, të lidhesh është e mrekullueshme. Në një lidhje partnerët bëhen të verbër për njëri tjetrin. Përpiqu të kujtosh, sa kohë ka kaluar nga hera e fundit që e ke parë në sy burrin tënd apo gruan tënde? Ndoshta vite. Dhe ti mendon se e njeh Dhe më pas thua : «E çfarë ka për të shikuar akoma?» Tani të interesojnë më tepër të panjohurit sesa njërëzit që njeh: sepse tek këto të fundit njeh çdo milimetër të trupit, mënyrën se si do të përgjigjen, gjith çfarë ka ndodhur do të përsëritet. Është si një rreth vicioz. Në fakt nuk është kështu. Asgjë nuk përsëritet: çdo ditë sjell gjëra të reja. Vetëm sytë e tu dhe supozimet e tua do të vjetrohen: vetëm pasqyrën tënde do ta mbulojë pluhuri dhe do ta bëjë të pamundur pasqyrimin e tjetrit aty.
Për këtë arsye them "të lidheni". Dhe me këtë nuk dua të them "qëndroni gjithmonë në muaj mjalti". Vazhdoni gjithmonë të kërkoni dhe të thelloheni tek tjetri, gjeni mënyra të reja për të qëndruar së bashku dhe për tu dashur. Çdo njeri është një mister pa fund, i paparashikueshëm, i paeksplorueshëm. Asnjëherë nuk mund të thuash: "Unë e njoh atë". Por mund të pohosh: "Kam bërë më të mirën time për ta njohur, por mister ka akoma". Në fakt sa më tepër e njeh, aq më shumë tjetri bëhet misterioz. Atëherë dashuria transformohet në një aventurë pa fund.
Nëse do të shohësh në rrugë një çift dhe burri duket i trishtuar, të jesh i sigurtë se ai është i shoqi. Nëse duket i lumtur, atëherë nuk janë të martuar dhe ajo nuk është gruaja e tij. Dashuria të jep liri të plotë: dhe nëse nuk ta jep, ajo nuk është dashuri, por diçka tjetër. Është një trip egoje. Nëse ke një grua të bukur, do t'ia tregosh gjithë botës, a thua se ajo është pronë e jotja. Është njësoj sikur ke një makinë të bukur dhe vjen vërdallë që të gjithë të shohin që makinën që ke ti nuk e ka askush. Vërdallose gruan sa në njërin lokal tek tjetri dhe rriji ngjitur që t'ju tregosh të gjithëve se ajo të përket ty. Çdo dhunim i të drejtave të tua është i mjaftueshëm që të të zemërojë: në këtë rast mund edhe ta vrasësh?Dhe ty të gënjen mendja se e do. Mbas çdo gjëje fshihet gjithmonë një egoizëm i madh në veprim. I duam njerëzit t'i trajtojmë si objekte, i posedojmë si të tillë, i katandisim në objekte. Dashuria nuk ka qoshe të errëta, dashuria është trasparente, nuk është objekt solid. Dashuria është i vetmi fenomen mbi tokë që nuk krijon hije.
Nëse e katandis tjetrin në një skllav, ai do të të katandisë edhe ty në një skllav. E meqë ke kaq frikë se mos tjetri do të të lërë, je gati të bësh çdo lloj kompromisi. Këto lloj sjelljesh i sheh rëndom mes bashkëshortëve. Ato kanë bërë një kompromis: kanë shitur shpirtin e tyre për një arsye të thjeshtë: nuk dinë të rrinë vetëm. Kanë frikë se mos burri ose gruaja mund t'ju iki dhe mjafton vetëm ideja për t'i terrorizuar. Aftësia për të ndenjur vetëm është aftësia për të dashuruar. Mund të duket paradokasale, por nuk është. Është e vërtetë ekzistenciale: Vetëm ato që janë në gjendje që të rrinë vetëm, janë në gjëndje që të dashurojnë, të ndajnë gjithçka me tjetrin, pa e poseduar dhe pa u bërë të varur, pa e katandisur në një send e pa e frustruar. I lihet liri absolute tjetrit, sepse ata e dinë se edhe po të ndahen, do të jenë përsëri të lumtur. Lumturinë tënde nuk mund të ta marri tjetri me vete, sepse nuk ta ka dhënë ai. Atëherë përse duan që të rrinë bashkë? Të ndenjurit bashkë nuk është një nevojë, por një luks. Përpiqu ta kuptosh. Njerëzit autentikë dashurohen me njëri tjetrin në mënyrë luksoze, jo si domosdoshmëri. Ato kënaqen kur ndajnë gjithçka bashkë: kanë aq lumturi sa duan t'ia japin dikujt. Por dinë që jetën e tyre mund ta luajnë edhe si solistë. Solisti i flautit e çmon instrumentin e tij edhe kur nuk e shoqëron asnjë instrument tjetër, por nëse ai gjen një solist pianoje, që të dy do të ndjeheshin të lumtur duke ndenjur bashkë dhe duke krijuar atë harmoni midis flautit dhe pianos.
Nga ana tjetër shoqëria është e krijuar nga njerëz nevojtarë, të varur në një mënyrë apo në një tjetër. Fëmijët varen prej prindërve, por mos harroni edhe prindërit varen prej fëmijëve. Mund të duket pak e çuditshme por është kështu. Të gjithë pjestarët e familjes varen dhe kacavirren tek njëri tjetri për të gjetur konfort, garanci dhe siguri: vetë famija është e varur nga familjet e tjera, njerëzit varen nga kisha, nga shoqëria: është një botë kaq e madhe e përbërë nga njerëz kaq infantilë dhe të papjekur. Njerëzit duhet të jenë të sinqertë. Nëse ndjehen mirë duke ndenjur me tjetrin, mrekulli. Nëse kjo eksperiencë nuk mund të rritet dhe maturohet, është mirë të përshëndeteni. T'i jeni mirënjohës tjetrit: gjithçka keni ndarë me të ka qenë e bukur dhe mund të mbetet një kujtim i bukur, por tani është momenti që të ndaheni. Keni jetuar të lumtur dhe po ndaheni të lumtur. Dhe miqësa nuk do të prishet. Dhe mund të ndodhë përsëri: ato mund të kthehen përsëri për të jetuar bashkë. Ato nuk do të lënë asnjë plagë tek trupi i tjetrit, do të respektojnë lirinë e tjetrit. Cili është qëllimi? Të krijojmë individë të aftë për të ndenjur vetëm dhe në çift, të bëhen solistë por të dinë të këndojnë edhe në kor
Përktheu: Ermira ZAGANJORI
Krijoni Kontakt