Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 11 prej 11
  1. #1
    Super Moderatore Maska e shigjeta
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    4,779
    Faleminderit
    108
    177 falenderime nė 153 postime

    Faslli Haliti

    Mekati i pranveres

    Pranvere sykalter,
    Pranvere me faqe te blerta
    Qe zgjon nga gjumi letargjik
    Barin
    Sythet
    Gjethet
    Lulet
    Blerimin.
    Pranver, ti s’haroon asnje vit
    Te zgjosh nga gjumi letargjik

    Edhe neperkat, gjarperinjte…


    Mosmirenjohje

    Gjithe
    Peshat e renda,
    Peshat vigane,
    Peshat sa nje mal Tomori
    Sa nje mal Korabi,
    Me leven time i ke ngritur,
    Me leven time vazhdoni t’i ngrini.
    Edhe neser
    Me leven time
    Te gjitha llojet e peshave
    Do te vazhdosh t’i ēoni perpjete.
    Po si s’me thate nje here te vetme,
    Te faleminderit!
    Arkimed…!


    Te dashurat e mia

    Sot
    Lexova
    Dhe rilexova Homerin
    (Iliaden, Odisene)
    Koka m’u mbush me imazhe heronjsh
    Greko-trojane,
    Fytyra,
    Gjoksi
    M’u cirkos
    Me gjak trojanesh, akejsh,
    Zjarri i Trojes me percelloi syte,
    Helena
    Gati me divorcoi me gruan,
    Penelopa ra ne dashuri me mua…
    Odise dinaku
    Odise rivali
    Me ngriti
    Nje kurth te drunjte,
    Nje kurth dinak kali,
    Akili
    Me thirri ne duel,
    (Me mori per Hektorin),
    Ēirēja
    Me kerkoi nje puthje,
    Kasandra me tha:
    Mos!
    Parashikoi kthimin tim ne derr.
    Dhe une s’e putha magjistricen
    I besova zonjushe Kasandres menjehere.
    Shpetova…
    S’u tregova diffident si trojanet
    Qe s’i besuan per Kalin e drunjte
    Per kalin enigma dhe kurth
    Si Agamemnoni
    S’u tregova mosbesues
    Per kurthin vrases
    Te gruas kuēke,
    Perendeshe
    Aferdita
    Me beri Parid,
    Edhe Helena,
    Edhe Penelopa
    Me dashuruan me shpirt,
    Edhe pse une s’mesova qe s’mesova
    Te dashuroja greqisht…


    Permbytja

    Zoti
    Pergatiti
    Permbytjen apokaliptike,
    Noe ndertoi arken
    Strehoi ne arke ēiftet “elite”.

    Bota
    Ishte prishur,
    Duhej pastruar,
    Duhej shfarosur fara e korruptuar.

    U mbyten njerezit,
    Kafshet.
    U permbyt bota dyzet dite.
    Por lulezuan peshkaqenet…
    Festuan
    Gjarperinjte.

    Dhe bota mbeti siē ish…


    Krijimet me lart jane shkeputur nga libri me poezi -erdhi. Disa botime te tjera te ketij autori jane:

    Poezi

    Sot – 1969
    Mesazhe fushe – 1984
    Edhe shkronjat paskan goje – 1986
    Motrat – 1987
    S’di te hesht – 1997
    Lamtumire kapedanet e mi -1997
    Mbrapsht – 1998
    Krisa – 2000
    Deti ma’ deti – 2000
    Po s’ish ajo – 2000
    Ēartje – 2000

    Perkthime

    Pugaēovi, poeme dramatike (S. Esenin, 2001)
    Endjet e nje joudhetari (N. Vajenas, 2002)
    Ēehov (Pese tregime, 2003)
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anėtarėsuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    Faleminderit
    0
    5 falenderime nė 5 postime
    Faslli Haliti u lind mė 1935 nė Lushnjė, ku edhe u rrit. Ka studjuar sė pari pėr pikturė e mė pas pėr gjuhėletėrsi nė Universitetin e Tiranės. Gjer mė sot ka botuar shtatė vėllime poetike dhe ėshtė nderuar me disa ēmime letrare. Haliti ka qene dhe deputet i Parlamentit tė Republikės sė Shqipėrisė.

    Ne femijeri

    Kur shihja laureshėn nė kthetrat e skifterit,
    e lemerishme,
    tmerr.
    Nė end tė kėngės sė saj pranverore
    Dėgjoja rė qarat e saj tragjikė nė pranverė.

    Dėshira ime ishte:
    tė thyeja krahė skifterash egėrsisht.
    Nė fėmijėri,
    pa e ditur kėshillėn e gjysh Hygoit:
    “Kush shėroh krahun e skifterit
    pėrgjigjet pėr kthetrat e tij…”

    Ē’lemeri, Ē’tmerr,
    Tė dėgjoje tė qarat tragjike tė zogjve,
    dhe mos tė t’i thyeja krahėt ty, skifter!
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anėtarėsuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    Faleminderit
    0
    5 falenderime nė 5 postime
    Zhurma

    Futu nė turmė,
    Bėrtit me tė madhe,
    Bėj
    Zhurmė!
    Ē'pret mė?
    Sot kėrkohet zhurmė,
    S'ka nevojė pėr zė!

    Ligji

    Ligji
    Eshtė se qeni.
    S'e ha tė zotin.

    Qentė po hanė popullin

    Zemra

    Nė gjoks kam dashuri,
    Kam urrejtje,
    Ėndrra,
    Inat.

    Vetėm gur nuk kam nė gjoks pėr fat...


    Monologu

    Nėse ecin tė tjerėt,
    Nėse vrapojnė,
    Mė vjen mirė.
    S'ka gjė pse rri unė i paralizuar,
    S'ka gjė pse rri unė nė shtrat i shtrirė...

    Nėse vuaj nga miopia,
    Nuk do tė thotė kurrsesi
    Qė botės i erdhi verbimi.

    Nėse nuk shoh unė, sheh njerėzimi
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  4. #4
    RSHP Maska e RSHP
    Anėtarėsuar
    09-01-2005
    Mosha
    41
    Postime
    209
    Faleminderit
    0
    5 falenderime nė 3 postime

    Poeti i madh, Faslli Haliti, ose Zhjivago shqiptar!

    Nga Rezart Palluqi

    Haliti, ose Zhjivago shqiptar!

    .ese.

    Poetėt e brezit tė poetit tė Faslli Halitit, i njihja nėpėrmjet letėrsisė shqiptare, por Faslliun fatkeqėsisht jo. Pa dashur ta teproj, zbulimi i tij, mė ka hequr njė keqkuptim ose zemėrim tė madh: Se nė diktaturė s’kanė egzistuar poetė rebelė. Po, ata kanė egzistuar, dhe njė ndėr tė paktėt, pėr mendimin tim, ėshtė poeti i madh lushnjar, Faslli Haliti.

    Elementėt e poezisė sė Halitit janė: guximi, ndėrshmėria, novatorizmi, atdhetarizmi dhe kėmbėngulja titanike. Ai nuk e demonstroi rebelizmin e tij anti-hoxhist, vetėm nėpėrmjet poemės “Diellit dhe rrėkerat”, siē besojnė disa, por nė tėrė korpusin e poezisė sė tij.
    Nė rrafshin gjuhėsor, ai u arratis prej pyllit gjuhёsor-neologjizmat socialiste - duke sjellё ujėvarat e tij metaforike, por edhe gjuhėn sa lakuriqe aq edhe tė thellė.
    Metafora e tij, s’ngjan me njė mur me tulla pa llaē; ato formojnė njė organizėm tė tėrė tė pėrkryer. Ato as e rėndojnė, as e cektėsojnė poezinė e tij.

    Vargjet socrealizmit, ishin tė cekėta, tė krijuar pėr t’u recituar prej papagajve, ndėrsa poezia e Halitit, ėshtė shpesh e ngjeshur, tė bėn tė mendosh, tė ndalosh nė kryqėzim, dhe tё pyesėsh vetveten: Pėrse po eci unė nė bulevardet e qytetit me ēizme me baltė, ose pėrse furrxhiu pjek bukė, por s’mund ta kafshojė atė?

    Poeti i ndėrgjegjshėm, qė jeton kafaz, flet nė vetėn e parė, dhe jo tė tretė. Nė tė tėra poezitė, Haliti, bėn duel poetik me gjuhėt e nėpėrkės, duart e burokratėve tė vegjėl. Kėtė e ndeshim haptaz edhe nė poezinė: Hijet, botuar nё vitin 1982.



    Nuk i duroj dot hijet ballore,
    Hijet ballore mё tёrbojnё,
    Ka dhehije profil,
    Hijet profil
    Kanё siluetadhe flokё pa ngjyrё,
    Kanё silueta hundёsh qё s’nuhasin,
    Kanё silueta buzёsh qё s’thonё asnjё fjalё.

    Tё gjitha hijet mė tėrbojnė gjer nė skandal,

    Thotė me idinjatё pёr hijet dhe ne e dim se kujt hijeve u drejtohet ai.

    Nė rrafshin moral, poezia e tij u distancua prej djepit tė lozhave tė diktaturės. Poezia e Halitit, vetėm sytė s’ia nxorri dot diktaturės, por gjunjtė ia plagosi me ēekiēėt e tij, qė s’dinin tė heshtnin. Hundėn ia bėri petallickė me kupat e zbrazura tė dhallės. Edhe ndonjė dhėmb ia theu, me gurėt e Myzeqesė.
    Nė fushat e Myzeqesė, nusja social-hoxhiste, s’guxoi tė shėtisė si zonjushė, e veshur me ēizme lėkure dhe ēorape leshi, sepse pena vigjilente e Halitit s’e toleroi njė gjė tė tillė. Poetikisht, Haliti e ruajti tė ēliruar Myzeqenė e tij tė dashur, prej fabulės sė rreme tė mirėqėnies e lirisė socialiste.

    Sot, po i bėj njė analizė eseistike librit poetik, S’di tė hesht.

    Gjatė leximit tė kėtij libri, s’egizston poezi, ku herė nė mėnyrė tė drejtёpėrdrejt, herė nė mėnyrė tė tėrthortė, tė mos reflektojė dyshim ideologjik, rebelim materialist ndaj aktualitetit tė rregjimit hoxhist.

    Nė poezinė e tij tė botuar nė vitin 1984, dy vite para vdekjes sė diktatorit titulluar « Nė fėmijėri » tė merret fryma, kur e lexon.

    Kur shihja laureshėn nė kthetrat e skifterit,
    E lemerishme,
    Tmerr.
    Nė vend tė kėngės sė saj pranverore
    Dėgjoja tė qarat e saj tragjike nė pranverė.

    Ē’lemeri,
    Ē’tmerr,
    Tė dėgjoje tė qarat tragjike tė zogjve
    Dhe tė mos tė t’i thyeja krahėt ty, skifter! (1984)

    Ose tek poezia « Babai », poeti pėrbuz tė qarat e shtira. Ai ėshtė krenar qė babanė s’e qanė sytė e kobrės. Njerėzit e ndershėm preferojnė tė varrosen mė mirė nė harresė, sesa me lot krokodili.

    Ne keq nuk na erdhi aspak
    Qė bota babanė s’e qau.
    Por mirė na erdhi sa s’ka
    Qė bota babanė s’e shau.

    Nė poezinė e mėposhtme, ( 1988 ) poeti, na bind tmerrėsisht me metodėn vetёkalbėzuese qė pėrdori diktatura ndaj popullit tonė, sidomos mbas viteve 60-te, atėherė, kur kopeja e mendjendriturve ishte groposur pa hėnė:

    Krimbi
    Nuk tė hidhet,
    Ai pret tė bėhesh kufomė,
    Pastaj tė hidhet,
    Krimbėrisht tė sulmon.

    Ja sa bukur na e paraqet poeti helmin dhe mjaltin e jetės:

    Unė kuptohem kur jam i lumtur,
    Kuptohem, kur kam njė brengė,
    Njė hall.
    Lulja mė ēel nė sy,
    Gjembi mė ēel nė ballė.

    Gjuha e Halitit, ėshtė si fara e grurit. Me tė gatuan, jo vetėm bukė, por edhe ėmbėlsira. Poeti Faslli Haliti di tё krijojё me mjeshtėri, vargje origjinalё, me sens filozofik, por ai i shmanget edhe kurthit tė poezisė pesimiste. Ai s’ėshtė njė gjel, qė kėndon ēdo mėngjes nė njė qymez bosh. Ai, ashtu siē i ka hije poetėve qė s’dorėzohen lehtė, e fashiti dhimbjen e izolimit tė tij dhjetėveēar ( si pasojė e botimit tė poezisė Dielli dhe rrėkerat me bukuritė natyrore tė fushave tė Myzeqesė, thjeshtėsinė fshatare dhe dashurinė ndaj familjes e bashkėfshatarėve tė tij. Ai i kėndon myzeqesė, herė siē e lindi nėna, lakuriq, dhe herė tė tjera e skicon tablonė e saj sė bashku mė myzeqarėt e rropatur prej ditėve tė gjata dhe ushqimit tė paktė. Po jua ilustroj kėtė me dy poezi tė shkurtra tė tij : Pjellori e Njё ditё nё fushё, kur myzeqari kultivonte miliona tonė ruta dhe perime, kurse vetė s’mund t’i hante ato qё prodhonte, por si pёr sfidё pemёn e familjes e donte plot e pёrplot me lule fёmijёsh :

    Gjer nė trung ka lulėzuar pjeshka,
    Gjer poshtė,
    Gjer nė tokė.

    Nė degėt e familjes sonё
    Vetėm njė lule.

    Ē’ёshtё kjo kopraci me ne grua?(1972)

    Ose

    Ja i hoqa kėpucėt. Ja,
    Po eci zbathur tani,
    Zbathur nėpėr grunjat, barėrave me vesė,
    Vesa m’i lan kėmbėt si dikur,
    Kur mes gjėmbaēėve vrapoja pa kujdes.

    Armiku mė i madh i pemėve mesdhetare, s’ėshtė thatėsira, por krimbat. Nė poezinė e mėposhtme, poeti u hedh baltė nė sy, burokratėve tė vegjėl tė ē’do lloj sistemi Kush jeni ju ?:

    Kijeni mirė me “tė vegjėlit”,
    Mos e prish me ne,
    Kėshtu mė tha njė burokrat i vogėl,
    Ndėrsa po bisedoja pėr njė hall me tė.

    E shihni vetё se ē’titull trim ka kjo poezi e botuar nё revistёn Nёntori, 1988.

    Ose te poezia Metamorfoza e njė shoku:

    Tё gjithё autoritetet,
    Tё gjitha kuadrot e dinё,
    Para popullit janё shёrbёtorё,
    Po ti pse e ktheni nė piedestal atė tavolinė?

    Se sa i ndershėm dhe i patkurrshėm ėshtė poeti ndaj moralit tė kalbur, e ndeshim nė dhjetėra poezi, ato ngjajnė me njė maratonė tė gjatė, ku poeti, vrapon pa reshtur pas moralit, ai s’i ndahet kėmba kėmbės, nė kodra, male, fusha apo alpe.

    Poezia Vetėdije:

    Pёr tё kaluar njerёzit e mirёt mbi kurrizin tim
    Unё mund tё bёhem
    Edhe urё
    Edhe vig,
    Por nė ēast do ta shembja urėn e kurrizit
    Po tė kalonte qoftė dhe vetёm njė njeri i lig.

    Nė poezinė Edhe sikur, toleranca ёshtё impresionante:

    Unė atė e kam shok.
    Ta mohoj pse bėri njė gabim ?

    Ti kėshtu mė shtyn tė bėj njė krim.

    Te poezia koncize, antizili, antcinizёm e antixhelozi Lisi tregon, poeti na adreson cmirёzinjtё, poetin e famshёm dhe ne i shquajmё tё dy palёt :

    Me
    T’u bėrė
    Lis,
    Mė ngulėn
    Qindra, mijėra gozhdė nė trung,
    Tentuan tė mė thanin.

    Por unė, ua kalba gozhdėt…


    Shihni me ē’thjeshtėsi e ē’frymė homerike u kėndon poeti bukurive natyrore dhe shqetёsimeve tё epёrme krijuese duke e radhitur veten nё pёrkrahjen dhe inkurajimin e poetёve tё rinj:

    Poezia s’ka kryeqytet,
    Ka vetёm njё metropol,
    Njё qendёr:

    Ajo lind e banon vetёm nё zemёr.

    Mos u shqetёso
    Poet i ri
    Gjersa talenti yt bleron,
    Pėr blerimin dhe lulet ka kudo redaksi.
    Ose nė poezinė antinarciziste e antihierarkike, antigarё Mua mё gёzon blerimi, i qorton ata poetikishtduke theksuar njё tjetёr merak madhor :
    «Geniu» i qytetit
    Ma tha prerё
    Njё ditё:
    Hiqe nga mendja,
    Koha nxerr vetёm njё gjeni dhe pikё,
    Sikur unё kёrkoja t’i zija vendin «gjeniut»
    Sikur unё kёrkoja tё konkurroja gjenitё.

    Po pёrgjigjen ia dha fusha me gjenialitet:
    Unё s’kam vetёm njё lule,
    S’kam vetёm
    Njё fije
    Bari,

    Mua mё gёzon blerimi e jo kush mbin i pari.

    Ose Natė maji :

    Hėna varet si vath nė veshin e natės,
    Neonet ndriēojnė me dritė dėbore,
    Ne bisedojmė nėn njė mimozė bionde
    Si nėn njė hėnė tokėsore.

    Ashtu, si nobelisti rus, Pasternak, edhe Faslli Haliti, arriti ta hedhė nė kornizė tėrė botėn materialliste dhe shpirterore hoxhiste. I vetmi ndryshim kėtu ėshtė se, Pasternaku pėrdori doktor Zhjivagon, ndėrsa Faslli Haliti, pёrdori veten dhe Myzeqenė e tij bleroshe.
    Ja katėr vargje ku ai e dėshmon pėrbaltjen e intelektualit:

    Ky shi prilli qė bie sot
    Nuk mė duket aspak poetik
    Gjersa rrugėn mė pėrbalt mua intelektualin
    Pėr mua tė mos bjerė asnjė pikė.
    (revista Nėntori, 1986)

    Personalisht besoj, se ai, e krisi pasqyrėn e diktaturės me timbrin e zėrit tė tij,
    qė s’diti tė heshtė. Shumėkush beson, se njė rregjim tiranik shembet vetėm po tė godasėsh me grusht tiranin.
    Kjo ėshtė pjesėrisht e vėrtetė. Kėtė e vėrteton edhe burokracia dhe korrupsioni i sotėm, qė e ka mbėrthyer Demokracinė si tetėkėmbėsh prej fyti.
    Revolucioni i fjalės dhe mendimit tė lirė, fillon duke kafshuar miliona duart dhe gjuhėt e vogla, tė pista, mėkatare tė burokratėve tė vegjėl. Faslli Haliti i kafshoi ato. Kuptohet, njė dallandyshe nuk e sjell dot pranverėn. Sidoqoftė, nė Myzeqe, ai e solli atė me vargjet e tija, qė sot, shijojnė si njė testament lirie.

    Poezia e Halitit e meriton njė tė ardhme mė tė mirė!

    Po e mbyll kėtė ese me vargjet e mėposhtme, tė cilat i kam shkruar posaēėrisht pėr poetin Haliti.

    Ti s’dite tė heshtėsh,
    prandaj dhe fjala jote
    ia shtypi kokėn me ēekiē
    vdekjes tėnde burracake
    ēdo ditё.


    Holandė,
    8 nėntor, 2009
    Revolucioni ėshtė pėr bishat, evolucioni pėr njerėzit!©

  5. #5
    RSHP Maska e RSHP
    Anėtarėsuar
    09-01-2005
    Mosha
    41
    Postime
    209
    Faleminderit
    0
    5 falenderime nė 3 postime

    Faslli Haliti

    FASLLI HALITI



    FUSHATA

    .poemё hiperbolё.


    Pas 28 qershorit 2009,
    Pas Zgjedhjeve pёr nё Parlamet
    Pas zgjedhjeve pёr deputet
    Nё Kuvend:
    Mėngjesi,
    Mesdita,
    Mbrёmja,
    Do tё jenё blu,
    Blu dita, nata, dritat, pallatet, vilat, shtёpitё
    Blu mullarёt, lėndinat, grunjat, misrat
    Blu uji i kanalit, i pusit, ēezmёs, burimit,
    Blu ajri, shiu, era, pjeprat, domatet, trangujt,
    Blu qumėshti, gjalpi djathi, mishi, mielli, vezėt,
    Blu fasulet orizi, sheqeri, kafeja, piperi,
    Blu benzina, nafta, gazi,
    Blu yjet, hёna,
    Dielli;
    Blu karafilat,
    Lulёkuqet,
    Blu ylberi nё qiell,
    Blu krejt Shqipёria,
    Gjithё vendi monokolor;
    Blu
    Korabi,
    Blu mali Tomor.

    ***

    Ne na besojnё...

    Premtuam
    Dje,
    Na besuan.
    Premtojmė sot
    Na besojnė pa hezitim...
    U premtojmė bebeve,
    Dhe bebet na besojnė
    Edhe pse ato ende s’ecin dot,
    Edhe pse ende s’dinё tё flasin,
    Edhe pse ende s’dinё tё bisedojnё;
    U premtojmė tё vdekurve...;
    Dhe tё vdekurit edhe pse tё vdekur, na besojnė

    U premtojmė kafshёve tё egra tё pyllit
    Dhe kafshёve tё buta shtёpijake
    Shpendėve tё buta
    Dhe shpendёve tё egra
    Shpendėve bifunksionale,
    Me krahё
    Dhe kёmbё,
    U premtojmė rreptilёve
    Gjarprinjёve, hardhucave
    Kobrave, nёpёrkave,
    Anakondave,
    Minjve,
    Urithёve,
    Krimbave tё tokės, qё lёrojnё tokёn
    Krimbave tё drurėve qё i tmerron qukapiku,
    Insekteve qё i tmerron dallėndyshja,
    Sardeleve, peshqve tё kėnetave,
    Peshqve tё liqeneve,deteve,
    U themi
    Tё qarkullojnė
    Tё jetojnė tё qetё
    Askush
    S’ka pёr t’i ngrёnё ato mё,
    As nё tokё as nё moēal, as nё kёnetё,
    As nё liqen, as nё oqean
    As nё det...

    Ne u themi deleve,
    Qingjave,
    Pulave:
    Na besoni
    Nuk ju hamё as pёr festa as pёr dasma,
    Ju lutemi, mos kakarisni mё, mos u friksoni...

    Do t’i mёsojmё bebet e sapolindura
    Qё si Majkёll Xheksonё,
    Tё kёndojnё kёngёn:
    Shqipёria po ndrysho...

    Bebet e sapo lindura do t’i bёjmё
    Muzikantё,
    Filozofё
    Politikanё piktorё,
    Qё nё orėt e para tё lindjes
    Do t’i shpallim liderё botёrorё.

    Ne na besojnė...
    Ne
    Edhe bebet na votojnė...

    Plakave dhe pleqve
    Do t’ua zhdukim rrudhat,
    Thinjat,
    Do t’i bёjmё
    T’u ridalin dhёmbёt,
    Tё shohin pa syze si nё rini,
    Si nё rini t’u ēapin, t’u ecin kёmbёt.

    Do bёjmё
    Qё gratё blu dhe burrat blu,
    Tё puthen blu, non stop,
    Tё bёjnё dashuri blu,
    Non stop
    Tё dashurojnё ditё e natё,
    Do bёjmё
    Qё ata tё lindin ēdo muaj
    Nga njё vajzё apo djalё demokrat.

    Tё pushkatuarit nga diktatura,
    Do t’i ringjallim prapё,
    Sepse
    Secili prej tyre,
    Pёr ne, sigurisht,
    Ёshtё njё Jezus
    Ёshtё njё Krisht.

    Ne na besojnė...
    Ne
    Dhe tё pushkatuarit na votojnė.

    Do bёjmё
    Qё kafshėt
    Shpendёt e pyllit
    Tё mos i prek plumbi,
    Ēarku,
    Laku,
    Dhёmbi i ujkut,
    Tigrit luanit, ēakallit, sqepi i skifterit
    Nё demokraci s’ka ēarqe dhe plumba,
    S’ka kthetra e dhёmbё si nё epokёn e Enverit.

    Harboni, o kafshё tё pyllit nё liri,
    Nё demokraci ka kёngё, ode
    Marshe,
    Valle ,
    Nё Eldoradon Shqipёri,
    Nё Eldoradёn tonё, pa probleme, pa “halle”.

    Do bёjmё qё pulat tё bёjnё nga dy vezё nё ditё,
    Do libralizojmё lindjen e qengjave
    Qё delet tё bёjnё dy qingja
    Nё javё
    Lopėt tё bёjnё
    Dy viēa nё muaj,
    Qё tek ne, “Populli”,
    Tё hajё ēdo ditё e pёrgjithmonė
    Vetėm mish viēi dhe zogj tё njomё.

    Do liberalizojmė lulėzimin,
    Pemėt, bjeshkėt, fushat, lėndinat
    Tё lulёzojnё pёrjetёsisht
    Pranverė,
    Verё,
    Vjeshtё,
    Dimёr me akuj,
    Me fraq, thёllim, ngrica, dёborё,
    Gjethi dhe bari do blerojnė nё katёr stinёt;
    Bletėt do kullosin nё lule tё pёrjetshme,
    Brenda harkut tё pёrjetshёm kohor.
    Shkretirat do tё harbojnė
    Nё blerim madhor.

    Toka kripore, pa njё fije bari,
    Tokat shkretina ,
    Do t’i bёjmё pjellore,
    Do t’i kthejmė nё kullota, lėndina.

    Ne do bёjmё qё edhe mushkat tё pjellin.
    Mjaft i lamё shterpa, beronja, ato,
    Asnjё mushkё mos mbetet
    Shterpё,
    Beronjё..
    Ne, edhe mushkat do t’i martojmė.

    Edhe majmunёt
    Do t’i punёsomё
    Puna e bёri majmunin njeri?
    Puna do t’i bёjё majmunёt njerėz
    Puna do tё na bёjё gjithё ne njerёzit, gjeni...

    Do ecim drejt, pёr para, si gjenitё
    Dhe jo me dredha, pёrdredha
    Si gjarpёrinjtё

    ***
    Spot blu,
    Publicitet.
    Votoni numrin 10-tё !

    ***
    Ne
    Do t’ju sjellim ujё,
    Jo ujё tё zakonshёm si gjer tani,
    Ne do t’ju sjellim ujin “Perla”
    Ujё Qafёshtame,
    Ta pini
    Tё laheni
    Ujiё mbretėror,
    Non stop
    24 orё.

    Ēdo
    Pallat,
    Ēdo vilё,
    Barrakё, kioskё,
    Gjithkush
    Do ketė dritё yjesh qiellorё
    Do tё ketė dritё yjesh blu
    Non stop
    24 orё.

    Ne na besojnё...
    Ne
    Dshe yjet na votojnё.

    Rruga
    Rrёshen – Kalimash
    Do fillojmė rrjetin e rrugёve blu
    Nёpёr Adriatik e nёpёr Jon,
    Rrjetё rrugёsh nёpёr qiej,
    Nёpёr kozmos,
    Do tё lidhim planetet
    Me tokёn, me Shqipёrinё tonё;
    Do shtrojmё Rrugёn e Qumėshtit me ēakull yjesh,
    Do ta asfaltomё me materie blu hёnor
    Planetet
    Dhe yjet do t’i lidhim
    Me autostrada blu gjithandej
    Qё shqiptarёt tё ecin rrugёve tё asfaltuara
    Nёpёr tokё, nёpёr dete, nёpёr kozmos dhe qiej.

    Do t’i pajisim shqiptarёt me pasaporta biometrike
    Shqiptari
    Do tё qarkullojё
    Krejtėsisht lirisht
    Nё pesё kontinentet,
    Nё tё tetё planetet tanё:
    Jupiter,
    Mars, Mёrkur,
    Pluton, Mёrkurё
    Afёrditё, Neptun, Saturn, Uran.

    Shqiptari do tё hajё bukё blu,
    Do tё hajё ambrozia,
    Ushqimin biblik,
    Mana
    Pёr jetё,
    Ne, do ta rrisim mirėqenien
    Sa Tomori, Korabi, Himalajet, pёrpjetё.

    Okej
    Zotėrinj fshatarё,
    Zotėrinj fermerё,
    Zotėrinj qytetarё ?

    ***
    Spot blu.
    Publicitet.
    Kush voton pёr pёr PS
    Voton kundėr Perёndisё, Zotit vetё,
    Kush voton pёr PD,
    Ka votuar pёr Zotin e vёrtetё.
    Sot vlen ai qё ёshtё mё demokrat se dje.
    Votoni masivisht, votoni nunrin 10-tё

    ***

    Kripto komunistёt e kuq,
    Konvertuar
    Nё rozё,
    Hodhėn Gёrdecin nё erё
    Duke na e lanё, ne bluve
    Tragjedinė kopile nё derё...

    U groposёn 26 vetё
    Ēatitė fluturuan nё erё,
    Shtёpitё u rrafshuam pёrtokё,
    Pёsoi epokalipsin Gёrdeci i mjerё...

    Gёrdecarё
    Votoni Mediun,
    Votoni numrin 10-tё !
    Dhe 26 tё vdekurit do tё ringjallen
    Dhe 300 tё lёnduarit, do tё kthehen prapё, nё jetё.

    Shqipёria pa tё tё kuqe
    Pa tё zezё.
    Blu gjithēka,
    Blu dhe zogu nё vezё.
    As tё kuqe as rozё s’do tё ketё mё.

    Gёzohen rrugėt tё shtruara nga ne blutё.
    Dėgjojini si brohorasin:
    Shpėtuam
    Nga pluhuri i rozёve,
    Nga gropat e zeza tё tё kuqve,
    Nga llumi dhe balta e kuqe e rozakёve;
    Brohorasin
    Rrugicat:
    Shpėtuam nga pellgjet, plehrat e rozёve,
    Brohorasin boritё e autobusėve me krisma blu,
    Brohorasin boritё e kamionėve,
    Veturave,
    Karrocave,
    Motoēikletave:
    Shpėtuam nga balta e rozarёve,
    Ecim
    Nё rrugė e bluve, pa gropa,
    Ecim komodė,
    Siē ecёn nё rrugėt e saja dhe vetё Evropa.

    Lindёn dhe kёngёt e realizmit demokratik,
    Si kёngёt partizane nё luftё, beteja,
    Si marshet,
    Himnet
    E brigadave sulmuese, luftarake.
    Kёnga blu gjėmon,
    Buēet :
    Shqipёria po ndryshon.

    E kёndon turma klakere
    Nё mitingje, rrugё, rrugica,
    E kёndojnё makinat reklamё me altoparlantё,
    E kёndojnё sidomos naivisht fёmijёt
    Rrugёve,
    Oborreve,
    Korridoreve tё pallateve,
    Nё ashensorё,
    Shqipёria
    Po ndryshon...
    Po populli, populli
    Populli, pse, s’e kėndon...?


    Faslli Haliti

    27 qershor 2009
    Revolucioni ėshtė pėr bishat, evolucioni pėr njerėzit!©

  6. #6
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,012
    Faleminderit
    2
    111 falenderime nė 101 postime
    "Diellftohti"
    (Artikulli nė vazhdim ėshtė disi i vjetėr po mendova ka mjaft material qė ja vlen tė lexohet nė lidhje me autorin. Gjithashtu kush nuk ka tė njėjtat mendime apo ka diēka pėr tė shtuar ėshtė i mirėpritur.)

    “Diellftohti” titullohet libri i poetit tė njohur Faslli Haliti, hedhur nė qarkullim nga shtėpia botuese “Ombra GVB”. Botimi pėrfshihet nė kolanėn: “Poezia bashkėkohore shqipe, seria e botimeve equinox”. Nė kėtė libėr lexuesi mund tė gjejė kryesisht, poezitė e viteve tė fundit tė Halitit si dhe dy poemat e reja “Ku, ku” dhe “Kėtu nė New York City”. Ky vėllim poetik vjen pas mjaft librash tė tjerė tė autorit, tė botuar mbas viteve ’90, ku mund tė pėrmendim: “Sot”, “Mesazhe fushe”, “Mbrapsht”, “Ēartje”, “Po s'ish ajo”, “Krisa”, “Kaq”, “Kujt t'i besoj”, etj. Ndėr vlerėsimet e dhėna pėr poetin Faslli Haliti rikujtojmė atė tė Kadaresė, i cili ėshtė shprehur: “Faslli Haliti mundohet t'i pėrshkruajė ato (ngjarjet) nė mėnyrė tė freskėt, origjinale, pa shablone poetike, tė cilat krijojnė gjithmonė njė perde tymi rreth poezisė. Natyrisht kjo ėshtė njė gjė shumė e vėshtirė...”.

    Ndėrsa Dritėro Agolli ėshtė shprehur pėr Halitin me kėto fjalė: “Poezia e Faslli Halitit nuk ka firo. Ka gjėra qė jetojnė gjatė. Poeti ėshtė sa i afėrt dhe i largėt, sa i thjeshtė dhe i vėshtirė. Poezia e tij ėshtė njė nukleo, bėrrthamė e veshur me materie, metafora e figura tė tjera duke e mbajtur atė si njė pjeshkė qė nuk shqitet nga bėrthama. Kjo bėrthamė ėshtė e fortė, ndryshe nuk do t'i mbante dot muskujt. Ajo ka brenda diellin. Nė kėtė kuptim thashė se Faslli Haliti ėshtė dhe i vėshtirė, i afėrt dhe i largėt. Karakteristikė tjetėr e Faslli Halitit ėshtė bashkimi i filozofisė me meditimin. Ai ka sentenca tė papritura filozofike nė poezinė e tij, por pa poza, pa artefice. Tipar tjetėr i poezisė sė tij ėshtė bashkimi i agresivitetit me butėsinė. Por poeti ėshtė njėkohėsisht agresiv dhe i butė. Ai godet tė keqen dhe tė kėqijtė dhe mbron tė mirėn e tė ndershmit, veten. Faslli Haliti ka agresivitet, por ka agresivitet nė mbrojtje tė diēkaje tė madhe. Tipar tjetėr ėshtė tendenca e fortė nė estetikė, shpirti qytetar, patriotik. Dihet se te ēdo njeri fle njė luan, por e gjithė puna ėshtė, se kur zgjohet ky luan te njeri a te tjetri. Te Faslli Haliti, luani ėshtė zgjuar herėt. Uroj qė luanizmi tė rrijė zgjuar dhe nė tė ardhmen te Faslli Haliti. E ndėrsa Agolli shprehej kėshtu nė ’98-n, nė 2006 sėrish Agolli do tė thoshte pėr poezinė e Faslli Halitit se “Poezia e tij nuk ėshtė njė gur qė duket dhe ti e vėshtron dhe kėnaqesh ose trishtohesh prej tij se diēka tė kujton; poezia e Faslliut ėshtė njė gur qė del papritur nga dheu dhe ti habitesh: Ē'ėshtė ky gur?! Poezia e Faslli Halitit tė habit. Na ka habitur nė sistemin socialist, na habit edhe sot nė sistemin kapitalist. Ėshtė thirrje pėr tė vėrtetėn dhe drejtėsinė sociale, pėrmes metaforės.

    Faslli Haliti merr frymė me mushkėritė e poezisė, madje edhe kur fle”. Shkrimtari dhe poeti Moikom Zeqo do tė thoshte pėr autorin Haliti: “Faslliu ka njė poezi qė afron drejt konkretes, me thekse tė thella filozofike, por ajo qė ėshtė mė e rėndėsishme duket tek optika poetike, e cila ėshtė nga mė origjinalet nė letrat shqipe. Kėshtu mund tė themi se ky poet ėshtė i papėrsėritshėm. Ėshtė poet i njė sinqeriteti tė madh dhe i njė teknike tė veēantė. Ėshtė njė nga njerėzit mė tė mrekullueshėm qė kam njohur nė jetėn time dhe, padyshim, qė i bėn nder jo vetėm Lushnjės, por gjithė Shqipėrisė”. Dhe pėr ta mbyllur, po citojmė kritikun dhe shkrimtarin e njohur, tė ndjerin Vath Korreshi: “Poezia Faslliut ka edhe njė cilėsi tjetėr: ajo ėshtė shumė njerėzore. Faslliu filozofon mbi tė thjeshtėn duke arritur nė pėrgjithėsime emocionale dhe i afrohet kėshtu ligjėrimit etiko-filozofik”

    P.GROSI

  7. #7
    RSHP Maska e RSHP
    Anėtarėsuar
    09-01-2005
    Mosha
    41
    Postime
    209
    Faleminderit
    0
    5 falenderime nė 3 postime

    Poezi te reja te poetit Faslli Haliti

    Poetin Faslli Haliti e adhuroj per guximin dhe gjuhen e qarte dhe te bukur qe ai perdor ne poezite e tija.

    Sot, po i ofroj lexuesit dhe nikoqireve te letersise poezite e tij te fundit.

    Lexim te kendshem,

    Rezart Palluqi- Holande


    FASLLI HALITI



    DEPUTETE E BUKUR MOS U SHĖMTO



    Deputete e bukur
    Mos u shėmto.
    Zbukurohu.
    Ne, tė duam tė pastėr,
    Nuk tė duam
    Tė pasur.

    Pasuri
    Ti ke bukurinė,
    Pasuri ke nirvanėn
    Pasuri ke pastėrtinė.

    Mos e prish gojėn e bukur tulipan
    Pėr tė parfumuar korrupsionin e ndotur.
    Zbukuroje kuvendin
    Me fjalė
    Tė platinta,
    Me fjalėt tė petalta.
    Kur ti flet nė nė Kuvend,
    Veshėt tanė tė puthin buzėt, sytė,
    S’ tė dėgjojnė
    Sytė tanė nuk tė shohin
    Sytė tanė puthin sytė dhe buzėt e tua qė ermojnė.

    S’i shkon korrupsioni bukurisė
    Si shkon afera
    Pastėrtisė
    Pastroje, deputete e bukur
    Pastroje politikėn e pistė me pastėrti

    Zbukuroje politikėn e ndotur me bukuri...


    LIGJI

    Ligji
    Ėshtė si qeni
    Qė s’e ha tė zotin

    Qentė po hanė Popullin...

    PUSHTETARĖT TANĖ

    Ju pushtetarėt
    Ju deputetėt
    Po flisni
    (Po
    Lehni )
    Populli
    Po ju dėgjon
    Populli po ju mat
    Populli po ju peshon
    Populli urtan po hesht,
    Ai po mendon tė japė pėr ju, verdiktin mė tė drejtė.

    Sepse Populli flet vetėm njė herė nė jetė
    S’flet ēdo ēast, ēdo ditė
    Populli kur flet
    Flet
    Me
    Verdikt
    Kush duhet tė rri nė pushtet
    Dhe kush duhet tė shporret, tė ikė...
    Populli ka qenė romantik dhe idealist
    Sot populli s’ėshtė as idealist as romantik
    Sot populli ėshtė realist,
    Por dhe idealist evropian
    Njėkohėsisht....

    Populli
    I gėzohet progresit,
    I gėzohet ēdo pėrparimi,
    Por s’i sheh dot pushtetarėt
    Qė lahen si mbretrit nė vaskat e floriri...



    PRES...


    Unė nuk jam mė budallai, mė i marri,
    Unė jam mė i shqetėsuari
    Mė i trondituri,
    Mė i alarmuari.

    Unė jam Kasandra
    Unė parandiej
    Unė
    Shoh
    Zjarre inatesh
    Flakė grindjesh,
    Mure zemėrimi shpinash,
    Krisje tė qelqeve tė syve
    Prita gjakmarrjesh, zėnkash, mėrish
    Pėrgjakje trotuaresh,
    Karambole
    Borish
    Skapamentos
    Ulėrimat blu “Fordėsh” tė policisė.

    Por unė pres.
    Pres qė njė ditė
    T’i bjerė gjakut tonė ky vlim

    Dhe kam bindje se do t’i bjerė pa dyshim







    PO MUA

    Ai po shėtiste njė mbrėmje me qenin pėr dore
    Mė ndali e mė futi krahun.
    Mė tha:
    Unė
    Dal vetėm me qenin,
    Shėtis vetėm me qenin tim,
    Qeni
    Nuk flet,
    Nuk shan,
    Qeni vetėm leh...
    Unė nuk shėtis dot me njeri,
    Njeriu ėshtė mė qen se qeni!
    Njeriu flet, bėn thashetheme,
    Ka smirė, ambicie, agresivitet, xhelozi.
    Po mua qė mė ndale,
    Qė mė fute krahun,
    Qė po bisedon,
    Po shetit tani,

    Po shetit si me njė qen apo si me njė njeri?


    XHEPAT E MI


    Futem nė Sitypark si kudo nė Evropė.
    Xhepat e mi s’kanė sy.
    Ata as shohin,
    As blejnė,
    Janė bosh.
    Kurse sytė e mi kanė xhepa.
    Dhe xhepat i kanė si bosat mė tė mėdhenj.

    Ata edhe shohin edhe blejnė ...


    KURORA

    Pyet mbreti
    Nė grahmat e fundit:
    Kujt ia dha djathin e bardhė sorra e zezė,
    Oborrtarėt e mi?,
    Sorrakut tė saj
    Madhėri...

    I bėftė mirė, atėherė kurora sorrakut tim...!
    Mbreti mbylli sytė
    Dhe s’mori mė
    Frymė.

    DJE

    Dje
    Da Vinēi
    Ishte kompjuteri i botės.
    Sot
    Ēdo kompjuter ėshtė njė Da Vinē erudit

    Sot ēdo shtėpi, pothuaj, e ka njė Da Vinē.

    SI DUKET

    Gojėmbyllur me kyē
    Gojėkyēur me tela,
    Flisnim
    Mė ngushtė
    Mė thellė
    Pėr tė nxjerrė diamantin e fjalės
    Me dredha nga thellėsitė e lirisė
    Rrethuar me tela retikularė
    Si dy minatorė ari
    Ne,
    Ju,
    Dhe ata
    Ti edhe unė
    Edhe pse fjala dilte me dredha prej gojės sonė
    Fjala na dėgjohej, na pėrhapej mė shumė.

    Gojėmbyllur flisnim mė tepėr
    Gojėhapur
    Ndėrkaq
    Sikur po flasim mė pak...


    SUNDIMI

    Sundimi,
    Pavdekėsia:
    Veti e qenies,
    Qėllimi i njeriut!
    Por edhe sundimi
    Qenka i pėrkohshėm
    Edhe pavdekėsia
    Qenka e vdekshme nė pėrjetėsi
    Si pėr mua njeriun e zakonshėm
    Edhe pėr ty
    Qė je
    Gjeni ...

    2010



    PO JU

    Ju
    Ishit
    Cilėsorėt,
    Ne mediokrit
    Ju jeni elitarėt
    Ne tė rėndomtit.

    Ju
    Ishit
    Gurra,
    Burimi, tabani
    Ju jeni modernėt
    E artit,letėrsisė
    Ju
    Ishit
    Dhe jeni ekipi kombėtar
    I prozės, muzikės, dramės, poezisė...

    Ju ishit
    Dhe jeni
    Skuadra poetike
    E kategorisė sė parė
    Sigurisht,
    Sigurisht, sigurisht.
    Ne, ishim dhe jemi pa dyshim
    Skuadra poetike e kategorisė sė dytė.

    Ju
    Jeni
    Evropa,
    Ne Azia,
    Ju Perėndimi,
    Ne Lindja,

    Ju
    Ishit
    Revolucionarėt,
    Ju jeni demokratėt
    Ne,
    Ishim antirevolucionarėt
    Ne jemi anti demokratėt
    Sikur tė bėhej nesėr
    Prapė revolucion
    Brenda ditės
    Tė parėt
    Po ju,
    Me vrap
    Do tė jeni revolucionarėt,
    Dhe po ne do tė jemi prapė
    Ballistėt, kulakėt, tė deklasuari, tė parėt.

    Artisti i Popullit
    Ēmimi i Republikės
    Urdhri i Flamurit tė Kuq;
    Nderoheshit
    Me tituj
    Ju dje:
    Sot
    Po ju
    Po shpalleni
    Prapė ikona tė artit
    Emblema tė letėrsisė.
    Shqipėrinė e djeshme ateiste
    Po na e ktheni sot prapė nė kishė
    Ju e pėshtytė Muhamedin dhe zotin Krisht
    Ju do tė nderoheni me Urdhrin “Bibla e Shenjtė,”
    Me Urdhrin “Kurani i Madhnueshėm”, sigurisht.

    Ne
    Kemi qenė
    Dhe jemi jashtė loje pėrherė
    Ne kemi qenė dhe jemi,
    Nė stolin rezervė.

    2010

    QERSHITĖ E BUZĖVE

    Degė e njomė qershie,
    Degė jo e njomė,
    Lulet e tua
    Tė bardha,
    Unė i dua
    Njėlloj...

    Qershitė e buzėve tė tua njėlloj i shijoj...






    KĖNDUAM NĖN DHUNĖ


    Kėnduam
    Me porosira
    Me tortura dhe dhunė?
    Ne
    Kėnduam nėn dhunė,
    Por jo me tortura
    Dhe dhunė
    Sepse kėnga s’del asesi nga dhuna,
    Kėnga s’del nga torturat me vezė tė zjera nė sqetulla,
    Apo duke tė ngulur nė thonj thumba dhe spica
    Nga dhuna del rėnkimi
    Britma

    Nga tortura, dhuna
    Del
    Ofshama,
    Por kurrėn e kurrės kėnga.




    AI PRISTE


    Poetit
    Qė e doja
    Si Sergej Eseninin,
    I lexova njė cikėl me dhjetė poezi.
    Shumė tė bukura, i them,
    Aq tė bukura
    Sa s’ka.
    S’mė pėlqejnė vetėm dy..

    Ai u ngrys si njė qiell
    Me re tė zeza
    Pėr shi
    Dhe
    S’po mė shihte dot nė sy.

    I lexova njė tjetėr cikėl poetit eseninian,
    Njė cikėl me njėzet a tridhjetė poezi.
    Tė shkėlqyera, i them,
    Lėndinore,
    Vetėm
    Njėra
    S’mė’duket
    Dhe aq e mirė.
    Ai mė pa i habitur pėrsėri
    Pėrdrodhi vetullat si dy brirė.
    Dhe s’po mė shihte prapė nė sy.

    I lexova librin poetik
    Poetit qė e quaja
    Bekim
    Nga Perėndia,
    Njė libėr me nėntėdhjetė e nėntė poezi.
    Libėr me livadhe, me lėndina me lule metaforash,
    Plot lulekaēe, luleshqerra metonimish,
    Me sintaks poetke tė blertė
    Me lauresha strofash.
    Me poezi bletė...

    Ai iku, u largua,
    Pa mė dhėnė dorėn,
    Pa mė thėnė asnjė fjalė.
    Ai priste qė unė t’ia quaja librin kryevepėr
    Dhe vetė atė ta quaja poet botėror, gjenial...






    __________________________________________________ ________________




    BEATRIĒJA

    Nė vitet pesėdhjetė
    Nė fshatin tim
    Erdhe
    Ti
    Beatriēe
    Si njė lėndinė e blertė.
    Unė u dashurova si Dantja
    Me ty
    Dhe gjithė jetėn mbeta i dashuruar
    Edhe pse Danten atėherė nuk e njihja
    Edhe pse Komedinė hyjnore s’e kisha lexuar

    Me tė ardhur
    Ti Beatriēe Portinari
    Nė qytezėn time fushore ,
    Qershitė,
    Dhe pjeshkat
    Mollėt e fshatit tim
    U bėnė me njė motėr mis
    Me njė motėr me flokėverdhė, kanarinė.

    Colpo di fulmine.
    Dhe unė
    Dhe ti
    Beatriēe:
    U dashuruam tė dy, nė ēast.
    Ti u dashurove me mua
    Jo sepse unė isha
    Dante Aligieri,
    Por
    Sepse
    Isha i vetmi djalė nė fshat
    Qė emrin Beatriēe ta shqiptoja mė saktė.

    Kur ty
    Dikush
    Tė thėrriste Bedrie
    Dhe Bidriēe njė tjetėr
    Ti u dashurove me mua Beatriēe,
    Si Beatriēe Portinari me Danten e epėrm.


    Ah
    Buza jote
    Si u plasarit ashtu atė ditė,
    Si mė puthe me aq afsh ti atė natė
    Si mė mbulove ashtu nė atė muzg flokėsh,
    Me flokėt e tu si lule mimoze, ti, vjeshta ime e artė.

    Beatriēe.
    Ti vėrtet ishe
    Beatriēja Portinari,
    Beatriēeja e Aligierit,
    Por unė
    S’isha Dntja,
    Unė isha vetėm
    Njė adoleshent qyteze, gjysmė analfabet
    Qė dinte tė dashuronte si adoleshent,
    Qė dinte tė bėnte disi dashuri,
    Por s’dinte, ai, si Dntja,
    Tė bėnte sonete
    Poezi ...

    Mamaja jote italiane
    Ardhur pas burrit,
    Pas babait
    Tėnd
    Agronom
    Nė fermėn tonė,
    Vuri kujėn e alarmuar,
    Qė vajza e saj gjak blu parajse,
    Me njė djalė tė ferrit bujqėsor ishte dashuruar...

    Ah
    Buza jote
    Si u plasarit ashtu atė ditė,
    Si mė puthe me aq afsh atė natė
    Si mė mbulove ashtu nė atė muzg violė
    Me flokėt e tu si lule mimoze, ti, vjeshta ime e artė.

    Por dhe sot, me atė buzė tė ēarė si shega nė degė
    Ti mė puth nė ėndrra si nė adoleshencė,
    Si frutoreve mė puth prapė, ti,
    Si nė atė muzg violė
    Nėn qershi.

    Dhe me puth me tė njėjtin afsh
    Krejt
    Si atėherė

    Ti vjeshta ime qė nuk m’u bėre pranverė.


    PIKĖLLIM I BUKUR

    Nipi im i mbushi dhjetė vjeē.
    S’mė hipėn mė nė qafė, mbi kurriz
    Hy kala, hy kala, hyaaa..
    S’mė nget mė revan,
    Me galop;
    S’mė qėllon mė me grushte
    Me shqelma
    Me top
    Me pistoletė uji s’mė lag, s’mė vret
    Siē mė vriste e mė lagte
    Kur ishte
    Dy vjeē.

    Qenush i gjyshit i them dhe tani
    Ai s’mė thotė mė
    Qenush
    Je
    Vetė
    Siē mė thoshte kur ishte tre vjeē,

    Lepur i gjyshit i them unė prapė
    Por ai s’ma kthen
    Lepur
    Je
    Vetė
    Siē ma kthente kur ishte katėr vjeē.

    Ēamarrok i gjyshit i them unė pėrsėri
    Ai s’mė thotė mė
    Ēamarrok
    Je
    Vetė
    Siē mė thoshte dikur kur ishte pesė vjeē...

    Ē’gėzim pėr gjyshin
    Qė nipi
    U rrit
    Po ē’pikėllim, ē’mėrzi
    Qė nuk sillet mė si ēamarrok
    Siē sillej dikur nė vogėli.

    Por mua mė merr malli
    T’i them si pėrherė
    Ēapaēuli
    Kėlyshi
    Qenushi i gjyshit
    Siē i thosha shpesh atėherė

    Por nipi
    U rrit
    U bė
    Dhjetė vjeē
    Dhe unė mė kot
    I them atij qenush tani

    Qenush je vet, kurrė mė s’mė thotė ai...

    Shtator 2010


    PĖLLĖMBA E BABAIT


    Baba
    Tė pashė
    Nė ėndėrr mbrėmė
    Sikur erdhe nga Hadi
    Dhe mė qėllove me pėllėmbė

    Sa u gėzova qė mė qėllove,
    Baba.
    Qėllomė
    Dhe njė herė.
    Ajo pėllėmbė pėr mua
    Ishte pėrkėdheli parajsore,
    Ajo pėllėmbė pėr mua ishte njė sinjal
    Ishte njė dhimbje e mėndafshtė e bardhė,
    Ishte shenja qė atje nė Had, ti, ishe ende gjallė.

    Shtator 2010


    PARADOKSALĖT


    Ne
    Thoshim Enveri internon.
    Ju na internonit.
    Ne
    Thoshim Enveri bėn kulakė.
    Ju na bėnit kulakė.
    Ne
    Thoshim Enveri burgos.
    Ju na burgosnit.
    Ne
    Thoshim Enveri pushkaton.
    Ju na pushkatonit.

    Ne
    Themi
    Enveri
    Na bėri me shkollė, akademi,
    Ju na bėni analfabet.
    Ne
    Themi
    Enveri
    Na bėri me diploma,
    Ju na hiqni diplomat,
    Ne
    Themi
    Enveri
    Na dha tituj, grada shkencore.
    Ju na fshin gradat, titujt.
    Ne
    Themi
    Enveri
    Na solli dritat
    Ju na shuani llambat...

    Sikur
    Enveri
    Tė zhvarrosej
    E tė varrosej prapė
    Si hero;
    Si ushtarėt turq
    Qė morėn eshtrat e Skėnderbeut
    Dhe i varėn me ngut nė qafė si talismanė,
    Pėr eshtrat e Enverit dhe ju,
    Po ashtu si turqit,
    Do kacafyteshit me egėrsi
    Pėr t’i marrė ato kocka
    Pėr t’i vendosur majtas, djathtas gjoksit si hajmali.

    24 shtator 2010



    ASGJĖ


    Juve
    Plepa,
    Shelgje , lisa, blire
    Edhe kur ju bien gjethet,
    Dhe humbisni blerimin e bukur
    Bėheni lėndė ndėrtimi pėr urat, kasollet, vilat,
    Bėheni zjarr:
    Ngrohni
    Piqni
    Dhe digjni...
    Unė
    Me tė humbur blerimin
    Ftohem, futem nė dhč

    As ngroh, as pjek, as djeg mė asgjė...


    HALLI


    Pas bregut, kodra.
    Pas kodrės
    Mali,
    Pas malit, vargmalet,
    Pas vargmaleve,
    Majat.
    Maja tė larta,
    Maja tė ulėta
    Mbi majat epėrme borė.
    Mbi majat e ulėta bar
    Mbi majat e maleve, Zotat
    Mbi majėn e Tomorit, Zoti
    Mbi majėn e Olimpit Zeusi,
    Babai i perėndive
    Mbi Zeusin
    Fati.
    Mbi Fatin
    Jehovai, Zotkrijuesi,.
    Mbi Zotkrijuesin,
    Halli!
    Po mbi Hallin?
    S’ka mbi hallin.

    Halli, Zot mbi krye tė vetė Zotit.

    VJESHTA E KORRUPTUAR

    Toka
    Pa gjethe tė verdha
    Domethėnė pa pleh tė gjelbėr
    Pa ushqim pėrzier me ar dhe blerim
    Po ē’u bėn gjethet
    Ku shkuan
    Ku ikėn
    Ku fluturuan.
    Vjeshta shpalli tenderin
    Konkurruan flladi, puhia
    Konkurroi era furtuna, uragani,
    Stuhia

    Vjeshta
    Shpalli tenderin e gjetheve tė verdha
    Bėri korrupsion
    Tenderin
    Ia dha erės.
    Pėrkrahu nga qielli
    Era mori morinė e gjetheve
    E depozitoi nė bankėn e hėnės sė florinjtė.
    Ishte njė korrupsion qiellor kozmik, i shkretirtė. ..


    ZOT I YNĖ

    Zot balte
    Zot allēie,
    Zot druri,
    Zot guri, graniti,
    Zot mermeri, ēimentoje,
    Zot betoni, bronzi dhe floriri.
    Zot i kompozuar, modeluar me fjalė,
    Zot Hipotetik, retorik,
    Zot virtual,
    Zot simbollik, metaforik...
    Zot qė thahesh, thyhesh, digjesh,
    Zot qė gdhendesh, shkrihesh nė Metalurgjik,
    Zot ari, floriri qė depozitohet nė banka dhe vidhesh
    Ne tė gdhendim
    Edhe nė flori, ne, tė derdhim

    Dhe po ne vetė tė grabisim, tė shembim, tė vjedhim...


    TAKIMI

    Jam ftohur edhe unė me ty,
    Je ftohur edhe ti me mua,
    S’jemi shpuzė mė,
    As ti me mua
    As unė
    Me ty,
    Por jemi dy thėngjij tė shuar tashmė
    Dy thėngjij tė mbuluar me hi...


    REPLIKĖ

    Nė qytetin tonė, i dashur koleg
    As ka
    As ka pasur
    Salier ndonjėherė
    Sepse, ku s’ka Moxart,
    S’ mund tė ketė as edhe Salier !



    290 vargje
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga RSHP : 15-11-2010 mė 12:19
    Revolucioni ėshtė pėr bishat, evolucioni pėr njerėzit!©

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Vendndodhja
    Norrköping, Suedi
    Postime
    215
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 3 postime
    Sa mė gėzon fakti se poeti Faslli Haliti ka fituar vėmendje nė kėtė Forum! Jam suedez, po merrem me kulturėn shqipe qė nga viti 1969. Nga Shqipėria mė dėrguan mjaft botime tė ndryshe nė atė kohė. Filloi fushata kundėr intelektualėve, gjoja pėr arsye tė "ndikimeve tė huaja", nė janar tė vitit 1973. Si objekt sulmi nė revistėn "Nėntori" u zgjodh sidomos poezia e Faslli Halitit "Dielli dhe rrėkėrat". Pėr fat e kisha ruajtur nė origjinal, nė gazetėn "Zėri i Rinisė" nė nėntor 1972. E lexova, sa mirė kishte shkruar, ai kishte frymėn e vėrtetė proletare (fryma qė nuk kishte aspak PPSH!), ai me ironi thėrese sulmoi burokracinė, nepotizmin, dhe mungesėn e masave kundėr abuzimeve nga ana e Partisė dhe "diktaturės sė proletariatit." I dėrgova njė pėrshėndetje shkrimtarit, pėrmes Lidhjes sė Shkrimtarėve... por Faslliu atėherė ishte dėrguar pėr "riedukim" si punėtor, dhe rezultati i "rebelizmit" tim tė butė nga Suedia e qetė ishte se mė futėn pėr disa vite "nė frigorifer"! Poezinė e tij e pėrktheva suedisht, nuk e kam botuar por nė njė mbledhje ku do tė ishim takuar me Ismail Kadrenė, i cili nuk erdhi, sigurisht pėr arsye politike, si sfidė ndaj politikės antikulturore tė regjimit tė Enverit recitova kėtė poezi "Dielli dhe rrėkėrat"... Tė gjithė u kėnaqen, sepse ishte jo vetėm poezi tė mirė por edhe me frymė pėrparimtare... Por myku komunist e mbuloj pėr shumė vite nė vazhdim....
    Dua tė pėrgėzoj sidomos z. Rezart Palluqi pėr tekstin e tij. Tani do tė rifilloj tė lexoj me mė shumė vėmendje poezitė e Faslli Halitit. Pėrvec Poezivė tė tij tė zgjedhura kam edhe vėllimin "Cartje." Mė trishon vetėm fakti se asnjėherė nuk kam pasur kontakt drejtpėrdrejt me kėtė poet tė bekuar...
    Me pėrshėndetje nga miku i shqiptarėve nė Suedi
    Ullmar Qvick
    Ullmar Qvick

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    23,960
    Faleminderit
    64
    760 falenderime nė 623 postime
    Si ėshtė dėnuar dy herė poeti Faslli Haliti, njėherė nė regjimin komunist njėherė nė demokraci

    ERA QĖ ZBULOI KOBUREN

    Dielli i Partisė ndriēon dhe rrėkerat e tiranisė vazhdojnė

    36 vjet mė parė, mё 16 dhjetor 1972, u botua nė gazetėn «Zėri i Rinisė” poema “Dielli dhe rrėkerat” e poetit Faslli Haliti, pėr tė cilėn autori u dėnua nga diktatura me 10 vjet punė tė detyruar: 4 vjet nė kooperativё bujqėsore dhe 6 vjet nė Komunale, duke iu hequr njėkohėsisht edhe e drejta e botimit.
    Po japim pёr botim “kritikёn e gjimnazistёve” tё Lushnjёs, botuar mё 25 janar 1973, nё gazetėn “Shkёndija”, organ i KP tё rrethit; njė shkrim tė U. Malit, botuar nė vitin 1974, nė revistėn tremujore “Koha e jonė” qė dilte nė Paris, si edhe disa vlerėsime kundėr e pro tё disa shkrimtarёve dhe kritikёve, pёr poemėn “Dielli dhe rrėkerat si dhe pёr poemat e botuara vitet e fundit nga poetit Faslli Haliti, pёr tё treguar vazhdimёsinё e inkonformizmit tё krijimtarisё sё poeti qё s’ka “ zёnё ende mend”.
    Pёr efekt vendi, poemėn “Dielli dhe rrėkerat, nuk po e botojmė, por kush ёshtё i interesuar, mund ta gjejё atё tё botuar nё librat poetikё: S’di tё hesht, Kaq, Kujt t’i beso.j...

    Poeti i Fatbardh Rustemi:
    Njё nga poetёt e rinj qė mbrojti me guxim, me argumente e profesionalizėm nė ato vite poemėn «Dielli dhe rrėkerat» dhe qė i shkroi letėr Enver Hoxhės se dėnimi i poetit Faslli Haliti nga Komiteti i Partisė, Lushnjё, posaēėrisht nga Sekretari i Parė, Rrapi Gjermeni, jo vetėm ishte krejtėsisht i padrejtė, por dhe kriminal, edhe sot pas 36 vitesh nga botimi i poemės, Fatbardh Rustemi, shkrimtar i njohur tashmё, autor dramash, komedish, romanesh e publicist, shprehet me bindje tė palėkundur pёr poemėn, si atёherё nё rini, se:
    Poema “Dielli dhe rrėkerat shprehte njė pakėnaqėsi tė kudondodhur, por e artikuluar poetikisht nė kėtė poemė, ajo mori deri pėrmasat e njė proteste. Kjo bėri qė nomenklatura tė tregohej shumė e ndjeshme ndaj saj duke i bėrė njė akuzė tepėr tė rėndė pėr kohėn duke u shprehur hapur se nė poemė bėhej thirrje qė tė goditej Pushteti Popullor me gurė, po tė mungonin armėt. Pra, kemi tė bėjmė me njė dėshmi tė rrallė, ku publikisht, denoncohet rreziku serioz qė i vinte shtetit prej letėrsisė.
    Dhe si hakmarrje ndaj saj Pushteti me levat e « e veta, bėri gjithēka pėr tė zbutur poetin deri nė atė farė feje sa tė priste ndonjė elozh tė radhės prej tij, por misioni i poemės u krye pėr derisa ajo u bė shprehėse e njė pakėnaqėsie qė nė jetėn e pėrditshme mėrmėritej prej kohėsh. E parė nga e tanishmja, pavarėsisht pėr zgjyrėn e terminologjisė, nė thelb, poema dėshmon njė guxim tė lartė qytetar qė kėrkon njė vlerėsim tė merituar.
    Ia vlen tė kujtohet qė kjo frymė proteste nuk ishte vetėm te poema Dielli dhe rrėkerat, por ajo u parapri dhe u shoqėrua me njė sėrė poezish si Njeriu me kobure, Djali i sekretarit, Ēifligu, Unė dhe burokracia, Trembje, Zhurma, Dobėsi, Thyrje, Edipi etj..., tė cilat dėshmonin, pėr njė predispozitė, bindje tė autorit dhe jo njė shkarjen tė rastit tė tij.

    Studiuesi dhe publicisti Mёrgim Korēa:
    Poema, «Ku, ku» duhet botuar nė mijėra faqe vėllimesh ! Me se tjetėr e shoqėruar ? Me asgjė ! Vetėm ata vargje ... tė pėrsėritur pa pushuar qė frekuenca e tyre duke u rritur e zmadhuar nė progresion gjeometrik ta shurdhojė njerėzinė e ēmendur ! (Gazeta Drita, 20 korrik 2008)

    Shkrimtari Roland Gjoza:
    Po ajo qyqekama ( Ku ku ), pėr atė qė po ndodh sot atje, pėr ata horra qė na nxinė faqen, njė poemė qė mė tronditi fund e majė, ajo sikur ėshtė shkruar me alfabetin e zi tė ulurimės. Sa kohė duhet ende pėr tė ndierė njėfarė normaliteti e pėr tė mos thėnė mė se paskemi qenė tė mallkuar?
    ( Gazeta Agon, 12 shtator 2008)

    Shkrimtari, Kujtim Dashi:
    Poema Dielli dhe rrёkerat ishte njё kulm i prirjes tepёr spiktatёse tё poetit F. Haliti, pёr tё stigmatizuar padrejtёsitё e shoqёrisё shqiptare tё kohёs qё kishin zёnё tё mahiseshin. Si e tillё ajo ёshtё pararendėse e poemės Pashallarёt e kuq tё Kadaresё e cila u jetesua si jehone e guximit dhe kurajės sё poetit tё madh sesa si poemё, si njё vepёr arti e pabotuar, ndёrsa Delli dhe rrёkerat u botua me mijёra kopje, u kopjua me dorё dhe shkoi te lexuesi i cili e mirėpriti dhe autori pёsoi atё qё tashmё dihet: persejkucionin. Pra, nga njera anё Faslli Haliti, nisi kalvarin, por nga ana tjetёr , ai fitoi mё shumё simpatizantё, adhurues, talente tё reja, ndjekёs tё antikonformizmit demokratik tё poezisё sё tij, plot kumte e mesazhe; fitoi miq tё shumtё, kudo nё Shqipёri e mё gjёrё, siē ёshtё rasti i U.Mali nё Francё, qё shkroi nё 1974, pёr poemėn Dielli dhe rrёkerat dhe nё mbrojtje tё auotorit tё saj si dhe pёr poezitė Djali i sekretarit, Ēifliku dhe i botoi ato nё revistėn Koha e jonё, nё Paris; siē ёshtё rasti tjetёr i Erenest Koliqit qё botoi poezinė Njeriu me kobure nё revistėn Shejzat

    1. ''DIELLI, DHE NJĖ POEMĖ QĖ SPEKULLON ME TE''

    -Shėnime kritike nga dhjetė gjimnazistė - gazeta ''Shkėndija'' 25 janar 1973 :

    Nuk na e priste mendja se Faslli Haliti do tė shkruante njė poemė tė tillė si “Dielli dhe rrėkerat”. Ajo ėshtė frut i njė ēoroditje politike e ideologjike dhe na jep njė pasqyrė nė themel tė shtrembėr tė realitetit tonė, tė natyrės sė pushtetit popullor dhe tė marrėdhėnieve tė partisė me popullin. Ky karakter i shtrembėr ideologjikisht nis qė me vargjet e para tė poemės, nė tė cilat thuhet:
    “Ndėrsa ēatia e atdheut tim ėshtė e kaltėr, optimiste.
    Ēatia e shtėpisė time ėshtė qaramane”.
    Ē’kuptim kanė kėto vargje? A nuk ėshtė “ēatia e atdheut” vetė ēatia e popullit? Dhe, po ta zhveshim mendimin prej figurės, a nuk ndėrtohet socializmi nė Shqipėri nga populli e pėr popullin, a nuk ėshtė qielli ynė “i kaltėr dhe optimist” pėr tė gjithė ata qė luftojnė e punojnė me popullin e pėr popullin? Vėshtrimi i F. Halitit nė kėtė poemė ėshtė errėsuar dhe kėrkon (bile jep edhe “urdhėr”) qė edhe nė tė tjerėt tė shikojmė njė tabllo tė errėt dhe t’i bėheshin shokė nė pikėpamjet qė ai shpreh nė kėtė poemė. Ai mendon se nga tavani (i kujt: i vetė poetit apo nga tavani i popullit?) “lot gjerbėsh rrjedhin vu, vu… nat’ e ditė, rrjedhin me tė madhe”. Sipas poemės tė gjithė qenkan keq dhe njerėzit e pushtetit flekan gjumė tė rehatshėm, iu mbyllkan dyert e zyrave punėtorėve, shtrėngokan buzėt, strehokan “soj e sorollopin” e tyre dhe paskan degjeneruar deri nė atė shkallė sa pėr “njė cigare filtėr, njė rekomandim” u venė pėrpara tė njohurve “njė apartament”. Nga e gjithė poema del se pushteti ynė qėnka burokratizuar deri sa nuk mban mė, se askush nuk i qan hallet e popullit, se punėtorėt duhet ta rregullojnė vetė strehėn e tyre dhe nė poemė u jepet “urdhėr” atyre qė t’u thyejnė “dhėmballėt burokracisė” dhe po u munguan gurėt tė shkulin dhėmbėt e nėpunsave. Si t’i marrim tė gjitha kėto, si vargje figurash tė bujėshme, apo si pikėpamje tė gabuara pėr realitetin tonė revolucionar? Jo, ato nuk tingėllojnė aspak drejtė nė luftėn kundėr burokratizmit, flamurin e sėcilės e mban kurdoherė partia, por gumėzhijnė pėr anarshi dhe rebelizėm.
    Qė tė kthehemi prap tek figurat artistike, nė poemė si pėrfaqėsues tė vetėm tė pushtetit dalin shoku Koli dhe shoku Lili, tė cilėt sikurse “uni i poetit” nuk mund tė mos jenė pėrgjithėsime artistike dhe kėto pėrgjithėsime janė negative. Nė poemė, pėr realitetin konkret pėr tė cilin flitet, autori nuk na jep asnjė tė drejtė tė mendojmė se ata janė “tipa tė rastit” dhe as pėrjashtime nga gjėndja e pėrgjithėshme, prandaj edhe mendon, se “shkretėtira e kontradiktės” nuk mund tė zgjidhet as me shokun Lili, as me shokun Koli. Pa shihni se ē’rrugė propozohet?! Duke u nisur prej aksioneve revolucionare pėr ndėrtimin e banesave me kontribut vullnetar, autori i poemės, duke injoruar tė vėrtetėn, mendon kėtu se asgjė nuk ėshtė bėrė pėr punėtorėt, se atyre u ėshtė pėrvetėsuar djersa. A nuk ėshtė shpifje me qitje tė largėt kjo? A nuk kalohet prej luftės kundėr burokratizmit nga pozitat e partisė nė pozitat e kundėrvėnies ndaj pushtetit popullor? Fundi i poemės tingėllon pikėrisht kėshtu.
    Madhėshtia dhe forca e partisė sonė ėshtė se ajo ka farkėtuar njė unitet tė ēeliktė me popullin. Nė Shqipėri nuk ekziston njė parti qė rri e numuron gjerbat, qė trishtohet nė mėnyrė sentimentale pėr hallet e njerėzve dhe qė rri pa gjumė prej “melodisė diletante tė pikave, po njė parti luftėtare qė udhėheq popullin nė revolucion dhe ėshtė kurdoherė nė veprim pėr tė mirėn e masave punon jėse. Ēdo gjė tek ne ėshtė vepėr e partisė, e shokut Enver dhe e gjithė popullit. Partia realizon ēdo ditė dhe kudo demokracinė socialiste dhe drejtėsinė pėr popullin, duke qėndruar pranė tij, duke qarė hallet me tė, duke e bėrė atė tė ndėrgjegjshėm. Pėrballė kėsaj tė vėrtete tė madhe autori ka mbyllur sytė dhe ka krijuar nė poemė njė pėrfytyrim subjektivist krejt tė dyshimtė mbi marrėdhėniet parti-popull-pushtet, duke u orvatur tė krijojė tė ēara pėr tė futur kontrabandė pikpamje anarshiste mikroborgjeze. Sipas poemės askush nuk bėn gjė, kėshtu qė i mbetet “unit tė poetit” tė japė “urdhėrin”: “Thyejani dhėmbėt burokracisė!” Ky ėshtė njė shtrembėrim flagrant i sė vėrtetės, qė e ka burimin nė mentalitetin e vjetėr e tėrė tė ēara tė autorit, qė ose shitet shumė “naiv” nė politikė, ose ėshtė prej atyre qė shfrytėzon situatat revolucionare pėr tė nxjerrė nė shesh kundėrshtimet e tij prej mikroborgjezi. Pra, ndėrsa “fle shoku Lili… fle shoku Koli”… nė kėtė situatė (autori ėshtė kontradiktor, nė gjithė kėtė konfuzion ideologjik, poema nuk di cilės shpifje t’i hapė portėn mė parė) shoku Lili dhe shoku Koli prashitin si tė duan dhe “qindra kėkesat” e punėtorėve “thyejnė kokat” se “nuk hyjnė dot” nė zyrat e tyre.
    A ėshtė kjo e vėrteta e jetės sonė socialiste? A mund tė shkruhet kėshtu pėr partinė dhe klasėn tonė punėtore? A kemi nevojė ne pėr njė poezi qė tė na gėnjejė me lajka pėr partinė, qė tė shikojmė me dyshim realitetin dhe tė na bėjė thirrje tė ngrihemi kundėr tij? Jo, pėr njė poezi tė tillė nuk kemi nevojė. Ne e hedhim poshtė atė me pėrbuzje dhe jemi tė bindur se vjersha tė kėsaj natyre, tė servirura me ēfardo dredhirash e marifetesh stilistike, kurrė nuk do tė mund tė spekullojnė dhe ta errėsojnė diellin e jetės sonė.
    Poema “Dielli dhe rrėkerat” botuar nė gazetėn “Zėri i Rinisė” tė datės 16 dhjetor 1972, na kujtoi se ky konfuzion ideologjik ka pasė nxjerrė kokė edhe nė krijime tė mėparshme tė F. Halitit, me tė cilat ne nuk kemi qėnė dakord. Mjaft vjersha tė tij ideologjikisht tė gabuara apo gjysėm formaliste qė lexonin nėpėr faqet e organeve letrare (duke u ēuditur si botoheshin) ne na revoltonin. Prandaj pėr kėtė poemėn e fundit, ėshtė kjo arėsyeja qė menduam se do tė gabonim sikur tė heshtnim mė gjatė.
    Sa pėr mendimin qė ėshtė hedhur se F. Haliti nė poezitė e tij shquhet pėr prirjen qė shkrin nė njė tė vetme personalen me shoqėroren, do tė mjaftonte dhe njė ballafaqim fare i shpejtė i egocentrizmit dominues nė krijimtarinė e tij me faktet nga ēėshtjet e tij personale, pėr tė hedhur poshtė kėtė “prirjen e shkrirjes”. Pėrkundrazi, ai, me personalen i kundėrvihet shoqėrores dhe pikėrisht kėndej fillon ēoroditja, duke i vėnė sė pėrgjithshmes revolucionare vulėn e personales mikroborgjeze. Pėr kėtė le tė marrim rastin e poemės qė po diskutojmė.
    Ne tė gjithė e dijmė qė F. Haliti ka trashėguar prej paraardhėsve tė tij njė shtėpi tė vjetėr tė madhe nė qendėr tė Lushnjės, tė cilėn deri para pak kohe dhe pėr disa vjet rrjesht nuk ka dashur ta kėmbeje me apartament modern. Siē tregojnė faktet, kėtė nuk e ka bėrė “pėr sentimentalizėm”. Se “as babai, as mamaja nuk ishin sentimentalė”, po pėr t’ia shitur pushtetit popullor me pare “mallin e trashėguar” Ai pengoi pėr dy vjet e sa rrjesht ngritjen e njė pallati tė ri nė vėnd tė karakatinės sė tij pėrballė kinoteatrit qė po pėrfundon nė qendėr tė qytetit. Nuk u tund e nuk pranoi asnjė lloj strehimi pėr derisa futi nė xhep shumėn e parave me tė cilėn u vlerėsua shtėpia e tij. Jo vetėm kaq, por kundėrshtimet e tij arritėn deri aty sa tė pretendonte t’i jepej njė vilė mė vehte. Mė nė fund mezi pranoi tė marrė njė apartament. Prandaj nėqoftėse pikėnisja personale e poemės ėshtė kjo histori prej xhambazėsh, atėhere ne do tė thoshnim se jo vetėm qė nuk ka asgjė nga “shkrirja e personales me shoqėroren”, por kėtu shtrembėrohet e vėrteta, dhe autori bėn gabim kur e vė vehten nė njė radhė me traktoristin “qė zbukuron fushat me traktorin e tij”, me elektriēistin “qė elektrifikoi disa fshatra”, dhe me muratorin qė “ka zbukuruar qytetin me pallate”, se punėtorėt as mendojnė as veprojnė si F. Haliti dhe, qoftė edhe si personazhe, u vjen turp tė vihen nė shėrbim tė egoizmit mikroborgjez, qė shprehet nė poemėn “Dielli dhe rrėkerat” duke e analizuar atė qoftė nė planin e karakterit pėrgjithėsues tė figurės artistike dhe tė “unit tė poetit”, qoftė nė planin e thjeshtė personales.
    Pa u ēliruar sa s’ėshtė vonė nga individualizmi mikroborgjez F. Haliti nuk mund tė na japė poezi tė shėndosha tė realizmit socialist, por pėrkundrazi ashtu siē vihet re nga ecuria e krijimtarisė sė tij, ai ka rrezik tė thellohet nė ēoroditjen ideologjike dhe atėhere do tė jetė tepėr vonė.

  10. #10
    askushi Maska e Askusho
    Anėtarėsuar
    27-08-2012
    Postime
    668
    Faleminderit
    0
    14 falenderime nė 12 postime

    Faslli Haliti

    FASLLI HALITI




    ERNESTO
    (tregim)




    Italiani i tretė qё u strehuar nё shtёpinё tonё, quhej Ernesto dhe ishte kalesh. Vetullat e zeza tё bashkuara nё ballё, ngjanin me krahėt e njё korbi nё fluturim.
    Kur dėgjova xhaxhanё, ta thёrriste Ernesht, edhe unё Ernesht e thėrrisja. Nuk ia shqiptonim dot emrin... Dukej i ngatėrruar. Emёr i huaj.
    Erneston erdhi nga qyteti. E solli djali i hallės. Gjendja nё qytet ishte e rrezikshme pёr ushtarёt italianё, pas kapitullimit tё Italisё. Po t’i kapte gjermani, i pushkatonte nё vend si dezertorё. Ne e kishim shtёpinё nё lagjen mё periferike tё qytetit. Kёtu Ernesto do tё ishte i sigurt dhe i qetё.
    Nё lagjen tonё, tё gjithё merreshin me bujqėsi, me pёrjastim tё babjit dhe dy ortakёve tё tij ēamё qё merreshin me trgёtinё e mishit dhe tё fshesarit Liko qё fshinte pazarin. Gjermanёt nuk dukeshin shpesh nga lagjja jonё periferike. Por njё ditё, pas pėrplasjes me partizanёt nё Shkuqth, kur kolona gjermane kaloi pёrmes lagjes e po i afrohej shtёpisё sonё, Ernesto kaloi ēaste ferri. Xhaxhai e strehoi “jetimin” nё bodrumin e shtёpisё qё ne i thoshim binxё, qё ishte i errёt burg dhe, binte erё myk.
    Edhe pasi kolona gjermane u largua, Ernesto nuk guxoi tё dilte nga binxa edhe pse po i qёrroheshin sytё dhe po e mbyste era e mykut. Edhe kur xhaxhai i tha tё dilte nga binxa, ai nguroi, por dhe kur doli, vazhdoi tё dridhej nga tmerri, kur mendonte se gjermanёt, mund ta kishin pushkatuar nё vend, po pyetur nё kishe fёmijё, nёnё, baba, motёr, vёlla...
    Me pėrjashtim tё atij ēastit ferri, gjatё gjithё kohės qё Ernesto punoi e jetoi te ne, pati mall pёr shtёpnё e tij, por jo shqetёsime.
    Xhaxhai e donte Erneston, sepse ishte fshatar e merrte vesh nga bujqėsia, madje mё shumё se vetё xhaxhai mbahej si kryebujk. Xhaxhai mburrej para bujqve me kaleshin e tij italian qё lёronte, mbillte, korrte, ngarkonte qerren me dega si ta ngarkone vetё xhaxhai.
    Kur unё i thosha Ernestos kalesh, ai mё merrte nё krah e mё pёrkёdheltё: riccio, cucciolo, birichino, dhe gajasej sё qeshuri.
    Ernesto ishte i ri dhe xhaxhai e mbante si ēunin e vet. Ernesto hante e pinte nё njё sofėr me pjesёtarёt e shtёpisё dhe flinte nё odёn e miqve me jorgan e ēarēafё tё pastėr. Mbaj mend se atё ditё qё do tё largohej nga shtėpija jonё pёr nё shtёpinё e tij nё Itali, Ernesto na pėrqafoi tё gjithёve duke mos i mbajtur dot lotёt.
    Xhaxhai i tha Ernestos qё para se tё largohej, tё mbillte njё qershi nё kopshtin tonё, nё shenjё kujtimi, pranё dardhёs dhe shegёs qё kishin mbjell dy italianёt e tjerё, para tij: Xhovani e Domeniko. Kur Lufta mbaroi dhe Enesto priste me me javё, me ditё,me orё me minuta, qё tё kthehej nё shtёpinё e tij nё Itali, xhaxhai nuk e ngarkonte me punё bujqėsie, por Ernestos s’i rrinin duart. Njё ditё pranvere me diell dhe me erё lulesh, kur frynte juga e bardhё dhe nёna po ngjeshte brumin pёr tё bёrё lakror, Ernesto i afrohet nёnёs e i thotё me droje: nёna Bukuria, unё di bёj tagliatelle mira shumё.
    Pёr ē’a tela e ka fjalёn ky, mor bir? pyeti nёna vёllanё e madh.
    Thotė se di tё bёjё makarona tё mira.
    Fjala tagliatelle m’u ngulit nё kokё e s’e harrova, ngaqė makaronat e italianit mё shijuan shumё. Ernesto i tėholli e i ndeu vetё petёt nё diell.
    Po ky i uruar, pse bёn punё grash, thoshte xhaxhai nёpёr dhёmbё dhe, kthente kokёn qё tё mos e shihte Erneston qё i tėhollte e i nderte vetё petёt. Edhe vetё Ernestos i vinte zor nga xhaxhai, sepse e dinte qё, xhaxhai e vlerėsonte atё si bujk e jo si tёhollёs petёsh, prandaj dhe bёnte sikur s’e shihte, kur kalonte lart e poshtё nёpёr oborr.

    ***
    Nё ditėt e para tё Ēlirimit, njё mbrėmje, kur dielli kishte skuqur gjithё qiellin mbi Kodrat e Karatoprakut dhe retė e bardha tё pėrflakura, vareshin mbi kodra si lėkura delesh pezull mbi kodra, nёna iu afrua italianit e i tha e gёzuar:
    Ernesht, u prishёm me Inglizin. U lidhёm me Rusin...
    Shuma keqa nёna Bukuria, Rusi keqa; Inglizi, Amerika mira..., i tha me pikėllim, Ernesto, nёnёs sime.
    E dėgjova vetё italianin, kur i tha nёnёs shumё i dёshpёruar se Inglizi dhe Amerika ishin tё mirё, kurse Rusi i keq dhe s’di pse s’i harrova ato gjithё jetёn, gjer nё ditėt e apokalipsit komunist... Po pse nёna ime pse i tha me gёzim, italianit se ishim prishur me Inglizin e ishim lidhur me Rusin dhe pse italiani e priti me trishtim lidhjen tonё me Rusinё komuniste ?
    Mbase nga vetё fjalėt qё tha Ernesto: Inglizi, Amerika, mira dhe Rusi keqa, unё si fёmijё, i pėrfytyrova tё dy palёt; Inglizin, Amerikёn e Rusin, si dy ara, njėra nga tё cilat bёnte grurё e misёr, kurse tjetra jo. Po cila arё bёnte grurё e cila nuk bёnte? Nuk e kuptoja. Ernesto po. Nёna po. Me mendjen time prej fėmije, mendoja se ara e keqe qё s’bёnte grurё e misёr ishte Rusi, kurse ara e mirё ishte Inglizi, Amerika.
    Nёnё, pse u prishёm me Inglizin, Amerikёn? Inglizi, Ameika janё si ara e Sheqit qё bёn dhe misёr dhe grurё?
    Po ajo s’ёshtё ara jonё, mor bir, ajo ёshtё e Hamdi beut... Ne s’kemi ara, tha nёna
    Po ato i mbjellim ne, i thashё nёnёs.
    I mbjellim, po s’i korrim..., tha nёna.
    Po ato, ne i korrim.
    I korrim, i korrim, po s’i shijmė, tha nёna.
    I shijmė si s’i shijmė, i them nёnёs.
    I shijmė i shijmė, po s’fusim grurё nё hambar, tha me inat ajo.
    Pse?
    Se gjysma e grurit hynё nё hambarin e beut dhe beu ka hambar tё madh...

    ***
    Gjatё gjithё viteve tё para tё socializmit, kur ende isha adoleshent, kur ne e shanim Amerikёn, Anglinё, kur bėrtisnim: Poshtё Amerika duke pėrplasnim kёmbёt, kur brohorisnim e thirrisnim; rroftė Bashkimi Sovjetik, bija nё mendime dhe, thosha me vete se, s’qenka Amerika si ara e Sheqit, por Bashkimi Sovjetik. Po pse atёherё italiani qё ne e mbanim me bukё, ai Ernesto, i tha nёnёs qё Iglizi,Amerika mira, Rusi shuma keqa?
    E mora inat italianin dhe ia shkula qershinė qё mbolli si njё shenjё, si njё kujtim, nё kopshtin tonё, pranё dardhės dhe shegёs qё kishin mbjellё dy italianёt e tjerё para tij: Xhovani e Domeniko.

    ***
    Po kur socializmi u pėrmbys dhe unё dėgjoja brohorimat pёr Amerikёn dhe me sytё dhe kokёn kthyer drejt saj dhe Evropёs, kurse Bashkimit Sovjetik, tё parёt, po i kthenin bythėn ish komunistёt thashё i hidhёruar: i doli fjala italianit, i doli fjala atij muti, po shpejt i kėrkova falje Ernestos: mё fal, Enernesto, mё fal, i gjallё a i vdekur qofshё, mё fal qё tё quajta ***.

    ***
    I shihja ndryshimet qё po ndodhnin, pas vithisjes sё sistemit tё kuq, por unё, ende, nuk e doja e nuk besoja nё sistemin e ri, blu. Amerikёn, jo vetėm qё s’e doja, por fillova ta urreja edhe mё egėrsisht. Vazhdoja ta shihja nё krye tё vatrave tё zjarrit, ta shihja si njё Vezuv qё mbulonte me llavё e mi hi gjithё globin... E kuptoja qё kėto ishin jehona tё sё shkuarės nё kokёn time. Kuptohet... Komunizmi kishte bёrё punёn e vet... Unё ende s’isha pastruar nga urrejtja edhe pse kjo urrejtja pёr Amerikёn kish filluar tё mbrapsej disi, tё tėrhiqej si dallga e oqeanit qё vetėshuhet, sapo i afrohet thellёsisё. Pjesa komuniste brenda meje, sapo vinte, po pėrpiqej tё lёshonte terren e tё merrte anёn e ndryshimit, po pėrpiqej tё merrte anёn e sё resё, po a ishte e re, kjo e re qё po vinte? Ne, e quanim botё tё vjetёr kёtё, botё tё kalbur, botё qё duhej shembur; qё duhej shkulur me rrёnjё, por qё s’u shkul, s’u shemb; por na shembi keq.

    ***
    Mu kujtua shembja e kishave dhe xhamive. M’u kujtuan ata dy priftёrinjtё e kishės sё madhe tё qytetit tonё tё vogёl: njeri prej tyre e rroi mjekrёn menjёherё dhe, e rroi pikėrisht ai qё e mbante mё tё gjatё, kurse ai qё e mbante mё mё tё shkurtėr, jo vetėm qё s’e rroi, por qё ditёn qё u shembёn kishat e xhamitё, u mbyll, u ngujua nё shtёpinё e tij dhe nuk doli nga s’andejmi, gjersa vdiq. De u varros me mjekёr.
    Ernesto nuk ishte trishtuar kot, kur nёna ime i tha se ishim lidhur me Rusin. Si pronar, ai e dinte qё komunizmi tё merrte pronat, dhe... Kurse nёna ime, si bujkeshё e beut, u gёzua se lidhja me Rusin do ta bёnte me tokё, do ta bёnte pronare...

    ***
    Mbille prapё qershinė qё e mbolli italiani e qё ti ia shkule nga inati, vetėm e vetėm, pse ai tha qё: Amerika, Anglia mira, Rusia keqa.
    Ernestos i doli fjala... Mbille qershinė...
    Mbille ti, po deshe...
    Po e mbolla unё, ajo qershi, s’ka pёr tё zёnё kurrė... dhe m’u kujtua ai prifti qё s’e rroi mjekrёn gjersa vdiq dhe u varros me mjekėr...


    26 mars, 18 shtator 2009

  11. #11
    askushi Maska e Askusho
    Anėtarėsuar
    27-08-2012
    Postime
    668
    Faleminderit
    0
    14 falenderime nė 12 postime

    Faslli Haliti



    Faslli Haliti - foto
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

Tema tė Ngjashme

  1. Dosja e krimit politik në Kosovë
    Nga kosovar nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 16:05
  2. Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 06-08-2010, 10:08
  3. Socialistėt rrėzojnė kėrkesėn pėr hetim parlamentar tė Nano
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 48
    Postimi i Fundit: 25-01-2005, 16:07

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •