Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Ballisti per MUKJEN

    Ish-shoku i klasės Xhemal Alimehmeti, 79-vjeēari tiranas, ish-eksponent i Rinisė Nacionaliste reagon ndaj librit "Unė Ramiz Alia dėshmoj pėr historinė"

    Mukja, ballisti Alimehmeti, kundėr ish-presidentit Ramiz Alia


    --------------------------------------------------------------------------------

    Dashnor Kaloēi

    Nuk ėshtė e vėrtetė ajo ēka thuhet nė librin"Unė Ramiz Alia dėshmoj pėr historinė". Nė dėshmitė e tija tė dhėna aty lidhur me periudhėn e Luftės, Ramiz Alia, me qėllim i dredhon sė vėrtetės historike pėr Marrėveshjen e Mukjes qė bėri Balli Kombėtar me Partinė Komuniste nė fillimin e gushtit tė vitit 1943.
    Jo se Ramiz Alia nuk e di se si qėndron e vėrteta rreth asaj marrėveshje, por ai nuk do tė dali kundėr asaj qė ka thėnė pėr 45-vjet ish-shefi i tij Enver Hoxha, tė cilit ai i shėrbeu me besnikėri". Njeriu qė flet dhe reagon kundėr dėshmive tė Ramiz Alisė tė shkruara nė kujtimet e tija, ėshtė ish-shoku i tij i klasės nė gjimnazin e Tiranės dhe eksponent i Rinisė sė Ballit Kombėtar, 79-vjeēari Xhemal Alimehmeti, i cili thotė se nuk asgjė personale me Ramiz Alinė, pėrkundrazi i ėshtė mirėnjohės atij qė nuk i ka dalė dėshmitar pėr ta rėnduar nė gjyq, kur dėnua nė vitin 1945. "Por pėr t'i pėrgjigjur ish-shokut tim tė klasės, Ramiz Alisė, unė nuk dua tė flas tani. Jo se nuk kam argumenta, por se tani ėshtė komoditet tė flasėsh. Prandaj nuk dua dhe lidhur me ato qė thotė Ramizi, po ju tregoj traktin tė cilin nxorri Balli Kombėtar, pak kohė pas prishjes sė njėanėshme tė asaj marrėveshje nga ana e Partisė Komuniste. Ai trakt qė u bė publik qė nė atė kohė, ėshtė njė dokument qė mund tė vlejė mė shumė se ēdo gjė qė mund tė thuhet tani", shprehet Alimehmeti, duke na vėnė nė dispozicion traktin qė botohet i plotė nė kėtė shkrim.

    Trakti i Ballit Kombėtar disa ditė pas prishjes sė Mukjes
    Balli Kombėtar ka mbajtur gjithmonė, si nė shtyp, si me gojė, si me vepra, njė pozitė pajtuese, t'urtė dhe afruese pėrkundrejt Partisė Komuniste. Pėrkundrazi kjo e fundit pėrkundrejt Ballit Kombėtar ka mbajtur kurdoherė njė pozitė sulmuese dhe arrogante. Nė kohėt e fundit shpifjet e Partisė sė Kuqe kanė arritur kulmin me njė trakt tė shtypur mė mė 12 shtator. Balli Kombėtar nuk mohon tronditjen qė pati kur pa se n' atė trakt ēetat e tij quheshin tadhėtare! Tronditja ka qenė edhe mė e fortė sepse ky trakt ėshtė botuar mbas marrėveshjes sė Mukajt qė Balli Kombėtar bėri mė 1 dhe 2 gusht tė kėtij viti me tė ashtuquajturėn Parti Nacional-Ēlirimtare, tani po e themi, me kėtė vetėpjellje djallėzore tė Partisė Komuniste, qė me fjalė shkencore quhet autoparthenogesė. Tani duket se kjo Parti Komuniste kėrkon, nuk merret vesht pse, tė ndajė lakrat dhe beson se ka ardhur koha qė t'i shpalli luftė pa mėshirė Nasionalizmit Shqiptar. Duket se theorika e revolusionit permanent qėnka asimiluar krejt nga komunistat militantė t'onė. Tani, me qė puna ka ardhur nė kėtė pikė kaq kritike, Balli Kombėtar do qė tė vehet nė dijeni i gjithė Populli Shqiptar mbi marrėveshjen qė u bė nė Mukaj ndėrmejt dy partive. Nė kėt katund tė Shqipėrisė sė Mesme u mblodhėn 12 delegatė tė Ballit Kombėtar dhe 12 delegatė tė Partisė Nacional-Ēlirimtare mė 1 dhe 2 gusht 1943. Mbas shumė bisedimesh erdhėn nė njė marrėveshje sipas sė cilės, formohet njė komitet i pėrbashkėt me emrin Komiteti pėr Shpėtimin e Shqipėrisė, i cili ka pėr qėllim 1) Luftė tė menjėhershme kundra armikut okupator dhe kundra ēdo armiku tjetėr eventual. 2) Luftė pėr njė Shqipėri Indipendente dhe Etnike. 3) Komiteti pėr Shpėtimin e Shqipėrisė bije, me formimin e njė qeverije provizore. 4) Forma e regjimit do tė pėrcaktohet nga vetė populli. Komiteti midis atributeve tė tjera ka edhe atė tė proklamimit tė Indipendencės. 6) Pika e parė me tė cilėn do tė merret komiteti defenitiv ėshtė ēėshtja e proklamimit t' Indipendencės. 7) Komiteti defentiv do tė caktohet brenda datės tetė gusht. Deri mė caktimin e komitetit defenitiv detyrat e kėtij do t'ushtrohet prej njė komiteti provizor tė pėrbėrė prej 12 vetėsh, gjashtė nga secila palė. Pa humbur kohė, me tė nesėrmen u emėruan misat e kėtij komiteti provizor dhe po n'atė ditė ky komitet bėri mbledhjen e parė dhe me njė trakt tė pėrbashkėt u lajmėrua popullit shqiptar pėr marrėveshjen e shenjtė. Mbas aksionit nė Qafė-Shtamė, majori Abaz Kupi na u drejtua si neve ashtu dhe Nacional-Ēlirimtares me njė letėr nė tė cilėn na epte tė gjitha informatat e luftės. Nė marrėveshje tė plotė tė tė dyja partive u nxorr njė trakt n'emėr tė Komitetit pėr Shpėtimin e Shqipėrisė me motto "Ja vdekje ja Liri". Trakti ka qenė hartuar pikėrisht si na lajmėronte vetė majori. Dredhia e parė u duk me kėtė rast, sepse simbas fjalėve qė kishim, shtypi i trakteve do tė qe i pėrbashkėt ēdo herė qė edhe aksioni do tė qe i pėrbashkėt. Mirpo po Nacional-Ēlirimtarėt botuan veēanėrishtė njė trakt tė tyre qė qe hartuar ndryshe nga sa na lajmėronte majori Abaz Kupi. Mė shtatė gusht Nacional-Ēlirimtarėt me anė tė njė letre si edhe me gojė, pėr shkak tė ndalimeve tė paparashikuara ishin tė mejtimit qė afati pėr formimin e komitetit defenitiv tė shtyhej edhe gjashtė ditė tė tjera. Balli Kombėtar, me sinqeritet, aprovoi kėtė afat duke iu thėnė se personat e Ballit qė do tė merrnin pjesė n' atė komitet defenitiv qenė caktuar dhe se po niseshin pėr nė njė vėnd tė sigurtė tė Shqipėrisė sė Mesme, nė tė cilin do tė prsnin shokėt e Partisė Nacional-Ēlirimtare. Mbasi kaloi afati, mė 15 gusht u lajmėrua pėrsėri qendra e asaj partie me anė tė komitetit tė Tiranės se njerzit t'onė po presin dhe janė gati tė fillojnė punėn. Lajmėrimi jonė mbeti pa pėrgjigjie ashtu dhe lajmėrimet e tjerė qė janė bėrė javė pas jave. Nga fillimi i muajit shtator morėm vesh mė nė fund se n' Orenjė tė Ēermenikės, Partija Nacional-Ēlirimtare bėri njė festė tė madhe me daulle dhe me saze, dhe se nė kėtė festė Balli Kombatėr ka qenė nė qėndėr tė talljeve, tė sharjeve ndyrollogjike tė vjershave satirike etj, qė populli i ka dėgjuar vetė. Mbas kėtij ahengu filluan tė qarkullojnė fjalė se Nacional-Ēlirimtarja prishi marrėveshjen. I u drejtuam herė pas here zyrtarisht tė na epej ndonjė spjegim mbi kėtė pikė. Jo vetėm qė Partija Ēlirimtare nuk na u pėrgjegj kurrė zyrtarisht, por nga goja e antarėve tė saj dėgjojmė poshtė e lart se lidhja u prish pėr kėto arsye kryesore: 1) Balli Kombėtar nuk bėri aksione tė menjėherėshme. 2) Marrveshja nuk u bė nga poshtė-lartė, por nga lart-poshtė. 3) Qendra e pėrgjithshme e partisė nuk e aprovoi lidhjen. Le t'i analizojmė tani kėto arsye. 1) Balli ka bėrė aksione nė ēdo kohė edhe pėrpara Marrėveshjes sė Mukjes. Aksioni i Gjormit me Hysni Lepenicėn, aksioni i Mallakstrės me Tefik Sfirin gjatė tė cilit mbeti i vrarė Jashar Cakrani, aksioni i Selenicės me Jusuf Luzajn, e sa e sa tė tjerė. Mbas marrėveshjes, Hysni Lepenicės, Komandantit tė Pėrgjithshėm tė Prefekturave tė Jugut iu dha urdhėr t'intesifikohen luftrat kundėr armikut. Dhe me tė vėrtetė, porsa mbėrrijti nė vėnd, Komandanti filloi veprimet, mė tė rėndėsishme nga tė cilat janė me rradhė: 1) Nė Dukat sulmohet njė kolonė prej 42 kamionėsh e drejtuar pėr Llogora. Mbas katėr orė luftimesh kolona shpartallohet: 96 armiq tė vrarė dhe 130 robėr, tė cilėt mbasi i ēarmatosėn u lanė tė lirė. 2) Nė Qafėn e Dushkut (Gjorm) sulmohen katėr kamojona. Armiku shpartallohet. 12 italianė tė vrarė, teprica robėr. 3) Nė Mavrovė sulmohet njė fuqi armike prej 200 kėmbėsorėsh. Gjysma e tyre u vra, gjysma tjetėr u ēarmatos dhe u la e lirė. 4) Nė Vajzė sulmohet njė kolonė prej 15 kamionėsh e cila shpartallohet mbas dy orė lufte. U vranė 76 italianė: teprica u zu rob dhe mbasi i ēarmatosėn u la e lirė. Nė kėto aksione kryesore plaēka e zėnė ėshtė shumė e madhe, vetėm mitrolozat kanė qenė 36. Nė Shqipėrin' e Mesme mė 20 gusht ēetat e Ballit Kombėtar tė major Xhemal Herrit dhe tė Rexhep Picallit, tė ndihmuar nga ēeta partizane e Ishmit, sulmuan shoqėrin e militarizuar Belloti n'afėrsit' e Tiranės. Instalimet dhe makineritė u hodhėn n'erė. Ēetat mbasi morėn materialin e nevojshėm pėr luftėn e lirisė, dogjėn ēdo material tjetėr qė mbeti. Nė Shqipėrin' e Veriut, nė Shkodėr njė fuqi armike e pėrbėrė prej 800-900 italijanėsh, tė pėrkrahur edhe nga milicė tradhėtarė, msynė ēetat partizane nė katundin Reē. Ēetat e Ballit Kombėtar tė Shkodrės menjėherė i shkuan nė ndihmė ēetės partizane. Lufta vazhdoi pėr 36 orė: okupatori la pėrmbi 150 tė vrarė dhe u tėrhoq. Nga luftėtarėt e lirisė mbetėn tė vrarė djaloshi Rifat Tartari dhe kapterr Haxhi Islami. Ja zotėrinj komunist J'ka ka bėrė Balli Kombėtar. Punė, punė dhe jo fjalė dhe pallavra. II) Sa pėr arsyen e tretė se Qėndra e Pėrgjithshme e Partisė nuk e aprovoi mbledhjen, atė e besojmė sepse: Kjo Qėndėr e Pėrgjithshme e cila nuk gjendet nė Shqipėri, nuk mund tė aprovonte njė lidhje qė merrte pėrsipėr tė pėrpiqej pėr njė Shqipėri Ethnike, mbasi kjo fjalė ėshtė jashtė kuadrit tė politikės internacionaliste. Kėtė ne nuk e kemi pritur aspak nga qendra e Partisė Komuniste, sepse besonim se me shkatėrrimin e Kominternit ajo do tė qe Kombėtare si Partija Komuniste, e vetėquajtura Shqiptare, s'e paska fituar akoma lirin' e saj. Dhe mbasi mbaruam me tri arsyet, jemi qė jemi, le t'i dėftejmė pak Popullit t'onė se si u zhvillua bisedimi nė Mukaj pėr punėn e Shqipėrisė Ethnike. Katėrqin e ca burra faqe tė cilėve u zhvillua mbledhja, mund tė dėshmojnė se sa ka zgjatur bisedimi pėr redaktimin e nenit nė tė cilin flitet se do tė luftojmė (thoshte Balli), se do tė pėrpiqemi (thoshte Nacional-Ēlirimtarja) qė Kosova tė jetė e bashkuar me neve pėr jetė a vdekje. Nė kėto bisedime, po tregojmė, sa pėr dijeni, thezat dhe arsyet e Nacional-Ēlirimtarėve pse kėta nuk donin qė Kosova tė pėrmėndej. 1) Ėshtė megallomani (mėndjemadhėri) tė pretendojmė Kosovėn. 2) Nuk e duam Kosovėn se na e ka falur (siē) armiku. 3) Nuk mund ta kėrkojmė Kosovėn sepse vemi nė kundėrshtim me Kartėn e Atlantikut, nė tė cilėn nuk pėrmėndt fjala Ethnike. 4) Po ta kėrkojmė Kosovėn bėhemi edhe ne si Mustafa Kruja, sepse edhe Mustafa Kruja kėrkon Kosovėn. Kėto edhe tė tjera amenitete lulėzuan muhabetin e pikės sė Shqipėrisė Ethnike. Pa le pastaj si vajti puna e shpalljes s'Indipendencės dhe tė rrėzimit tė Viktor Emanuelit. Kundėrshtimet e Nacional-Ēlirimtarėve kanė qėnė tė rrepta. Puna pse ata nuk donin tė shpallnin Indipendencėn dhe tė rrėzonin Viktor Emanuelin, pėr neve ėshtė dhe mbetet mister. Mos vallė pse njė nga drejtonjėsit e Nacional-Ēlirimtares vazhdon tė mendojė akoma si mė 12 prill 1940, datė nė tė cilėn ai nė gazetėn "Tomorri" nė faqen e trėtė nė njė artikull tė mallėngjyeshėm, kallzonte mjerimet e Shqipėrisė nėn thundrrėn e Zogut dhe shpėtimin e lulėzimin e saj nė suazėn e Perandorisė Romake tė themeluar nga Duēja. Apo jo fort i ndershėm Zotni Doktor Omer Nishani? Fundi i fjalės, Balli Kombėtar fton botėrsiht Nacional-Ēlirimtaren tė na thotė njėher'e pėrgjithmon si edhe pse u prish marrėveshja e Mukės: kjo ėsht me rėndėsi pėr Kombin t'onė, se tani e tutje, me qė u bė kėshtu, s'mbeti mė vėnd pėr fjalė. Pėr prishjen e marrėveshtjes ju tė Nacional-Ēlirimtares do tė jeni pėrgjegjės pėrpara Kombit.

    -----------------
    Dėshmia e Ramiz Alisė pėr Mukjen


    --------------------------------------------------------------------------------

    "Nuk e di… Megjithatė, unė besoj se Gjinishi dhe Dishnica e kanė bėrė nėnshkrimin e Marrėėveshjes sė Mukjes nė kokė tė tyre. Do ta them arsyen pse. Dishnica dhe Gjinishi pranuan formimin e Komitetit tė Shpėtimit Kombėtar, ku tė dy palėt viheshin nė pozita tė barabarta. Pra megjithė faktin se Balli nuk kishte bėrė luftė, ai nė kėtė marrėveshje u barazua me Lėvizjen Nacional-Ēlirimtare qė kishte organizuar luftėn kundėr italianėve. Pėr mendimin tim ky ka qenė gabimi themelor. Nė vendimin pėr prishjen e Mukjes ka ndikuar edhe ēėshtja e Shqipėrisė etnike e cila u shtrua nė Mukje. Pėr ē'arsye e them kėtė. Shikoni, ju me siguri i dini vendimet e Bujanit. Ato nuk janė aq kategorike. Pse? Kishte njė arsye: Ēėshtja ishte qė midis forcave qė luftonin kundėr fashizmit, nė atė kohė nuk duheshin bėrė objekt diskutimi mosmarrėveshjet apo pikat konfliktuoze. Gjatė luftės nuk mund tė zgjidheshin problemet qė ekzistonin midis dy palėve tė cilat luftonin kundėr fashizmit. Prandaj shtruarja e ēėshtjes nė mėnyrė kategorike, siē ėshtė bėrė nė Mukje, ishte si tė hidhje dorezėn e duelit midis kėtyre dy forcave antifashiste. E vėrteta ėshtė se rreth kompromisit tė Mukjes ka disa pika paqartėsi. Njė artikull qė shkroi kohėt e fundit Ymer Dishnica, nuk shtoi asgjė tė re. Me ēfarė udhėzimesh shkoi ai nė takim, ku i shkeli ato, a ishin udhėzimet personalisht tė Enver Hoxhės, apo tė udhėheqjes sė Frontit Nacional-Ēlirimtar, nė ē'kushte u muar vendimi i denoncimit tė kompromisit, a ka dokumente tė shkruara pėr bisedimet. Kėto janė pyetje qė edhe unė nuk i kam tė qarta. Pėr rrethana objektive, nuk besoj qė tė ketė pasur njė urdhėr nga Miladini apo udhėheqja e lartė Jugosllave qė tė anullohej Marrėveshja e Mukjes, sepse ka pasur vėshtirėsi komunikimi. Ta zėmė, Vasil Shantos i ėshtė dashur plot tre muaj pėr tė shkuar nė takim me udhėheqjen jugosllave tė Luftės, nga Shkodra nė Jajce tė Malit tė Zi ku gjendej Shtabi i tyre. Po kėshtu me sa di unė nuk ka pasur as lidhje radiogrami tė Shtabit tonė me atė Jugosllav. Ajo lidhje ka ekzistuar vetėm nė mes Vulmanoviē Tempos kur ishte nė Shqipėri dhe Shtabit tė tij nė Jugosllavi. Ėshtė shumė e qartė se prishjen e Mukjes nuk e ka bėrė Balli. Balli ishte i interesuar qė tė funksiononte Mukja. Balli fitoi shumė me Mukjen, sepse pa bėrė luftė fitoi paritetin nė vendosjen nė kuadėr tė Komitetit tė Shpėtimit Kombėtar. A do tė zbatonte Balli nė praktikė vendimin pėr tė bėrė luftė antifashiste, qė ishte njė nga pikat kryesore tė Mukjes, kjo ėshtė ēėshtje tjetėr. Unė nuk e besoj. Dhe ja pėrse. Ta supozojmė qė bėri gabim PKSH qė denoncoi Marrėveshjen e Mukjes. Po pėrse Balli dhe Legaliteti pas dėshtimit tė Mukjes u bashkuan me gjermanėt? Apo siē thotė populli pėr inat tė sime vjehrre, vete fle me mullixhinė! Duket fare qartė se Balli Kombėtar e deshi Mukjen, sepse kujtoi se me kapitullimin e Italisė, nė Shqipėri do tė zbarkonin aleatėt anglo-amerikanė. Pra, ballistėt donin tė ishin nė pushtet si luftėtarė antifashistė. Ndėrsa kur e panė se aletatėt nuk erdhėn, por vėndin e italianėve e zunė nazistėt gjermanė, iu kthyen politikės sė bashkėpunimit me pushtuesin, siē kishin bėrė edhe me parė. Kurse prishjen e Marrėveshjes sė Mukjes e shfrytėzuan pėr ta paraqitur Luftėn nacional-Ēlirimtare si luftė civile, tė provokuar e tė dashur nga partizanėt".

    -------------
    Gaz.shqiptare.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 31-08-2002 mė 13:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •