Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 106
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,346
    Postimet nė Bllog
    17

    Komentet tuaja pėr zgjedhjet e 3 korrikut

    Ne kete teme mund te hidhni obzervimet tuaja mbi zgjedhjet e sapo mbajtura ne Shqiperi. Secili eshte i lutur qe te hedhi pershtypjet e tij ne nje mesazh duke u qendruar larg replikave me njeri-tjetrin pasi te gjithe kane dicka per te thene mbi zgjedhjet e cila nuk ka nevoje per komentim.

    Kjo teme ka per qellim qe te vjeli pershtypjet tuaja mbi pyetjet e meposhtme:

    - A votuat ne 3 korrik?
    ( nese jeni emigrant, a do te kishit deshire te votonit po tu jepej mundesia)

    - A mendoni se zgjedhjet e 3 korrikut ishin te lira dhe demokratike?

    - A mendoni se shqiptaret ishin te lire te votonin ne 3 korrik?

    - Cfare keni per te thene per pjesmarrjen e shqiptareve ne zgjedhje?

    - A mendoni se institucionet e vendit garantuan nje proces te ndershem zgjedhor?

    - Cfare kini per te thene per fushaten elektorale, dhe ku ndryshonte nga fushatat e tjera?

    - A ngelet te kenaqur nga larmia e alternativave qe partite ofronin per problemet e vendit?

    - U rrit apo u zvogelua besimi juaj ne voten e lire pas 3 korrikut?

    - E pergjithshmja, a ngelet i kenaqur nga procesi me i fundit elektoral ne Shqiperi?


    Albo

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anėtarėsuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    Une kam vetem nje koment:

    Ne Vlore ne zonen qe PS e quante bastion te saj (lagjia Ēole , baza e bandes se Zanit dhe e ngjarjeve te 1997) kandidati i PD dhe ai i PS deri tani jane me 44,1% nuk besoj se do me shume komente per ne shkalle vendi se si do jene rezultatet.
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anėtarėsuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Citim Postuar mė parė nga Albo


    - E pergjithshmja, a ngelet i kenaqur nga procesi me i fundit elektoral ne Shqiperi?

    Aspak

    -Listat e kandidateve ne shume zona jane sjell mbas ores 12!
    -Ne keto lista "mungonin" disa nga kandidatet!
    -Numrat e renditjes nuk ishin te njete,dikund figuronte filani nr 40,dikund nr 37..!?

    -Dhe,vrasja qe ndodhi dje eshte TURPI me i madhe i kombit tone!


    Duhet ndryshuar.....


    Edhe dicka:
    RTSH-ja edhe nje here verifikoi mosprofesionalitetin e saj ne kete drejtim.
    Zoteri Nano ri-perseritej cdo 15 minuta perderisa Sala dhe Meta shkeputeshin ne pamje blice..
    Drejtuesja e programit ishte shume koktule e injorante ndaj gazetareve ...



    e keshtu,e keshtu...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 04-07-2005 mė 13:27
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  4. #4
    1.Une nuk votova me 3 korrik, ndonese emrin e kisha ne liste, pasi nuk ndodhem atje dhe me kete rast duhet qe te behet e pamundura qe shqiptaret qe jane jashte te kene mundesi te votojne. Ndoshta do te miratohet nje ligj i tille si te gjithe evropianet.

    2.Zgjedhjet kane qene me te lira dhe me demokratike se hereve te tjera mirepo ende ka nje rruge te gjate per t'u cilesuar plotesisht te lira dhe demokratike.

    3.Shqiptaret ishin jo teresisht te lire te votonin me 3 korrik. Kjo vjen ngaqe me mijera shqiptare ende nuk kane karta identiteti dhe ky eshte ndoshta nje rast unik ne Evrope.

    4.Pjesemarrja ne zgjedhje mund te konsiderohet e kenaqur duke patur parasysh shpresat e vrara gjithe keto vite, numrin e madh te shqiptareve jashte atdheut, mungesen e dokumentave te identitetit, levizjet e pakontrolluara te popullsise (ndryshimet e vendbanimit) etj.

    5.Institucionet tona arriten te dalin nga ngerci dhe diktati i pushtetit vetem pas nderhyrjeve te presidentit dhe ndihmes se pakursyer te institucioneve nderkombetare.

    6.Fushata ishte pak me e mire se hereve te tjera, sepse kete here pati perplasje programesh (ndonese PS i beri bisht kesaj perplasje) megjithate edhe kete here mbizoteroi gjuha populiste dhe roli i njeshit.

    7.PS nuk kishte asnje alternative,sepse ajo ishte e konsumuar shume me zgjedhesit shqiptare dhe afroi te vetmen alternative-vitin '97. Kjo i shkaktoi ndoshta humbjen me te madhe sepse shqiptaret kerkojne me shume dhe nuk mashtrohen me kaq lehte.

    8.Besimi ne voten e lire pas ketyre zgjedhjeve u rrit shume, megjithate ka ende shume gjera per te ndryshuar.

    9.Kenaqesia duhet te jete per te gjithe shqiptaret sepse u kapercye me ne fund ai mendimi i keq se shqiptaret nuk mund te bejne zgjedhje te lira dhe te ndershme.

    Mbi te gjitha po krijohet nje tradite e kjo eshte shume e vlefshme.
    Ketu ku jetoj, femija im ne klasen e katert fillore ka mesuar bazat e funksionimit te sistemit demokratik, zgjedhjet lokale dhe te pergjithshme, lirine e votimit etj. gjera qe nuk i kemi mesuar kurre dhe per te cilat ende nuk e di nese mesohen ne kete moshe dhe ne Shqiperi apo jo?
    Nga shkolla duhet filluar njohja e sistemit ne menyre qe te krijohet tradita ashtu sic krijohet per besimin, pronen, familjen, shtetin etj.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 04-07-2005 mė 09:32

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anėtarėsuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Edhe nje her shqiperia tregoj se nuk eshte ne gjendje te bej zgjidhje te lira,me sa un kam pas mundesi qe permes stacioneve televizive ti percjell them se keto zgjidhje jan me te mira se ato te kaluarat por shume larg standardeve nderkombetare. Pati vrasje sharje fyrje kercnime tollovi e qka jo tjeter por mendoj une keto nuk kan ndiku shume ne rezultatin perfundimtar.Klasa politike tregoj edhe njeher se sa e pa pergjegjeshme eshte gjat gjitha debateve perveq fyrjeve asgje nuk kan ofru,prandaj jam shume pesimist qe kjo klas politike do te jet ne gjendje ta nxjerr shtetin nga ky kaos.E vetmja gje qe ishte inkurajuse eshte dalja masive e votusve per te votu,keshtu nuk ndodh ne vende tjera sidomos ne vendet e zhvilluara,apo ndoshta shoqria shqiptare eshte shume e politizuar

  6. #6
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,202
    Megjithese rezultati i votimeve nuk eshte shpallur ende... po nxitohem edhe une te nxjerr ndonje konkluzion:


    1) Pavarsisht mikroincidenteve dhe disa manipulimeve ne dokumentacione jemi te detyruar ta pranojme se, nese nuk del ndonje skandal ne pah ne vazhdim, ishin zgjedhjet me te rregullta qe ka njohur historia 90vjecare e Republikes Shqiptare. Mbase nje fare aftesie ne kete aspekt do duhej ti njihej edhe qeverisjes socialiste, e cila nen presionin nderkombetar dhe nen pakenaqesine e publikut nuk mund te bente ndryshe.

    2) Vec cdo rezultati perfundimtar ajo qe fitoi ne keto votime ishte perseri tirania dypartiake ose me mire dyfytyrshe, Nano ose Berisha. Partite e vogela shqiptare justifikuan krejtesisht analistet e huaj qe ne analizat e tyre nuk ngurojne ti quajne "parti satelite" te partive te medha. Biles shumica e tyre treguan edhe nje here se i vetmi shkak qe ekzistojne eshte servilizmi me partite e medha ose etja per pushtet. Pra fatkeqesisht nuk ma pret mendja se do krijohet ai sistemi katerpolar (PD,PS, LSI, LZHK) i cili do sillte padyshim ndryshim fytyrash dhe energie ne politiken shqiptare.

    3) Publiku shqiptar mbeti i pakenaqur nga qeverisja socialiste, sidomos nga problemet ekonomike dhe nga korrupsioni i politikaneve.

    4) Publiku shqiptar, sic do thoshte edhe komentatori i CNN dje ne mengjes, harron shpejt. Keshtu nuk quajti Nanon dhe Berishen shkaktar te 97 por perkundrasi u hodh edhe nje here ne votimin e tyre.

    5) U tregua se Shqiperia nuk ka problem minoritar! Gjithe keto vjet lojrat parazgjedhore te dy partive te medha me PBDNJ i jepnin fuqi kesaj te fundit derisa e shtyen ne budallallikun qe te mendoje se ka fuqi edhe vet. Keshtu PBDNJ ne shumicen e zonave zbriti vetem ne keto votime, dhe jo me bashkpunimin e PD ose PS, dhe si pasoje ekziston rreziku qe PBDNJ te mbetet jashte Parlamentit. Gjithe keto vjet PBDNJ merrte vota nga PS dhe PD, u financonte sigurisht edhe nga Athina, nderkohe qe votat qe i perkisnin vet ishin votat e atyre pleqve qe kane mbetur ne fshatrat e braktisura minoritare. Keshtu gjithe keto vjet nje parti parazite e rangut te radhe ishte kthyer ne dhimbje koke per publikun shqiptar dhe per shkak te vetbesimit te tepert qe kishte fituar, si pasoje e politikes jo-realiste te PD dhe PS, sillte vazhdimisht probleme ne lidhjet Greqi dhe Shqiperi (nderkohe qe qellimi i kesaj partie do duhej te ishte permiresimi i ketyre lidhjeve).

    6) Qeveria e re do jet jetevogel (nese do jet shumepartiake, nese Berisha i kthehet metodave te vjetra dhe nese ndryshimi midis PS dhe PD do jete ne perqindje te vogel). Keshtu nuk do kemi stabilitet politik ne vend, dicka qe per mendimin tim do ket pasoja pozitive nese dalin fytyra te reja ne skenen politike.

    7) Nano dhe Berisha kishin premtuar se nese nuk beheshin kryeminister atehere do largoheshin nga skena politike. Nje i deshtuar me pak, per mendimin tim, do ishte mrekulli per kete popull!

    8) LSI sipas shtypit te huaj pritet te bashkpunoje me qeverine e re. Kjo per mendimin tim do ishte vetvrasje per karieren politike dhe seriozitetin e Metes dhe do beje te dukshme se as ai nuk ndryshon nga dy tiranet ujq te vjeter, Berisha dhe Nano. Pra dhe ai per pushtet dhe egoizem interesohet me teper.

    9) Fluksi i emigranteve qe vajten per te votuar kete vit ne Shqiperi ishte shume here me i vogel se gjate votimeve te kaluara. Kjo tregon se shume emigrante jane ftohur nga gjendja politike ne Shqiperi dhe sidomos nga alternativa "Nano ose Berisha", megjithate mund te tregoje edhe asimilimin e madh te Shqiptareve ne vendet ku kane emigruar (i cili asimilim i largon gjithmone e me teper nga veprimtarite e atdheut)

    10) Nese Berisha vjen ne fuqi do i duhet nje lufte e madhe per te rindertuar lidhjet e mira me shtetet e huaja, sidomos ato fqinje. Pertej miteve qe na sherbehen mengjes dreke e darke te gjithe e dime shume mire se fundi i qeverisjes se kaluare te z. Berisha u shoqerua nga shkatrimet dhe si pasoje nga ftohja e lidhjeve te qeverisjes demokratike me vendet e huaja. Do duhet qe PD nese merr fuqin perseri fillimisht te kerkoj te falur per te kaluaren (jo se e ka fajin vetem ajo por sepse keshtu do tregoj seriozitet me te madh dhe deshire per perparim) dhe do duhet te bindi aleatet e Shqiperise se 97 eshte nje faqe e Historise dhe jo nje faqe e te ardhmes se ketij populli, duhet pra te bindi se nuk ka kthim prapa!

    me respekt E. Mezini
    flm

  7. #7
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Kryeplak, shume pesimiste pergjigja jote!

    Ne te kunderten, jam optimiste. Pjesmarrja e larte e popullit ne votime eshte nje tregues i fuqishem. Per me teper, zgjedhjet u kryen pa shume probleme, me perjashtim te vrasjes se vezhguesit te PR, qe per mendimin tim, ai qe kreu krimin do futur ne burg, e do hedhur celsi ne det.....

    Vazhdojme te fajesojme politikanet, apo si rrjedhoje sistemin dy-partiak ne Shqiperi (eshte ironike qe ne US i njejti sistem ka funksionuar shume mire per 200 e ca vjet!) Sic thashe me siper, vazhdojme te fajesojme politikanet, por asnjehere popullin, turmen, pesimizmin tone, mos-angazhimin, etj.

  8. #8
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Te jap edhe une nje koment, nuk do ju permbahem pikave te parashtruara, por me njohurite e mia te vogla mbi politiken qe zhvillohet ne Shqiperi po them ca fjale.

    Sot, fitoi e verteta, eshte fakt se dikujt kjo i dhemb shume, se eshte veshtire te leshosh kolltukun qe ke zene qe 8- vite dhe s'ke bere asgje. Sot populli shqiptar vendosi haptas se cili duhet te jete "lideri" i tyre per 4 vitet e ardshme...Sot shume gjera ndryshuan...sot ndryshoj Shqiperia, kaloni nga rryma Komuniste ne Demokracin e Lire....

    Besojme se PD-ja do jete e afte, qe te nxjer Shqiperine nga ky terr i madh qe ka katandisur vendin ne te gjitha fushat keto 8 bjet komunizmi....

    Zoti qofte me shqiptaret, Zoti bekofte Shqiperine.

    Amin.
    My silence doesn't mean I am gone!

  9. #9
    ...
    Anėtarėsuar
    26-11-2003
    Vendndodhja
    PARIS me Xhej-n jo Lopezin jo :P o mo e mir se Lopezi
    Postime
    1,428
    Per nje gje me vjen mire nese ka fituar PD me te vertet. Largohet nje pusht si Fatos Nano. Nje njeri ordiner por shume dhelper. Shpresoj ta leri edhe Xhoana tani qe sdo jete vecse nje kryetar partie apo ku di une.
    Por gjeja tjeter qe sme le te gezoj eshte se ne krye te fitimtareve eshte nje njeri i provuar edhe i sprovuar ne politiken shqiptare. Nje njeri i djegur kok e kembe si politikan prof doctor piktor Sali Berisha. Figure shume e konsumuar. Binomi Fatos+Sali duhet te zhduken te dy dore per dore. Valle se kane me kontrate 8 vjet njeri ne pushtet 8 vjet tjetri? Nji Zot e di.
    Me pelqeu ai qe tha me lart. Sot fitoi PD-ja apo PS-ja s'ka shume rendesi. Ajo qe ka rendesi eshte a fitoi populli Shqiptar apo jo. Kesaj pyetjeje do ti pergjgjet vetem koha. Megjithate mua s'me ha shume buka kulac me nje drejtus si Sala. A thua vec nje Sale ka Shqiperia????? Aq te dhjere jemi sa shkojme nga shkojme edhe prap Salen me Fatosin kemi lidera??? Aspak e vertete. Kemi plot intelektuale qe kane kapacitet lideri, por monopoli ka vene renje tani dhe spo na le te hedhim hapa perpara.

    Une them me plot ze, poshte figurat si Fatos Nano edhe Sali Berisha qe jane rritur nen kujdesin e familjes komuniste. Poshte karieristat edhe te semuret si doktori ne fjale. Poshte rrugacet si Fatos Nano. Ne na duhen politikan qe te shikojne jashte xhepit te tyre. Njerez pa ego te semure. Ndoshta do te bejne gabime pasi skane shume eksperince por ama do te mundohen edhe do te perpiqen per te bere dicka. Sali Berisha aty ishte dhe cfare beri?? Nje ver ne uje beri. E shkaterroi shqiperine me dyndje barbaresh ne Tiran qe sot numerohet tek 1 milion popullsi. Ndertimet na zune syte, pluhuri shkaterrimet varferia. Ja keto solli Sali Berisha. Pervec rrezimit te sistemit komunist i cili per mendimin tim erdhi me organizim te SHBA-se ky person nuk solli asgje tjeter te mire, pervec lufterave politike me "kundershtarin" e tij, mafiozin Fatos Nano. Te dy ecen ne nje rruge. Motoja ishte, pasurim partiak me qellim mbrojtjen e pushtetit.

    Pse sot paguhet mjeku edhe mesuesi me pak se nje fshesaxhi? Pse fuqia nuk eshte e perqendruar ne shtet por me shume tek individed?

    Pergjigjet socialiste jane - Per shkak te Sali Berishes...
    Pergjgjet e demokrateve- Per shkak te Fatos Nanos....

    Jane keto pergjigje se ne si popull jemi poupull i nenshtruar. Nuk dime te mbrojme te drejtat tona. Ne genjehemi me karamele. Nuk dime te hedhim ne kanale ata qe na torturojne, por i themi hajd na torturo edhe njeher se mbase na vijne mend.
    Ku ta zesh e ku ta lesh. 50 vjete tham Rrofte Enver Hoxha. Tani themi rrofte Sali Berisha. Me zgjedhje injorante dhe pa pike vlere qe behen ne Shqiperi nuk ka. Ne votojme qorrazi edhe per tifozllik.
    Le te me dale nje zgjedhes ketu nga 2 milion Shqiptar qe kane votuar e te me thote se a ka lexuar dicka mbi programin e partise per te cilen votoj? A ka lexuar mbi programet qe ofronin partite e tjera politike? Pse votoi per PD-ne? Cfare mbron programi PD-se? Pse votoi per PS-ne? Cte mire ka PS-ja nga PD-ja?

    E pres koken po e diti njeri programin e partise qe ka zgjedhur. Ne jemi tifoza pra. I kemi bere zgjedhjet politike si argetim. Ne anen tjeter derrat socialiste jane pasuruar dhe i kalojne pushimet ku ti doje e bardha zemer neper ishujt tropikal te botes.

    Si popull i pa ditur qe jemi, duke mos ditur programin e partise qe votojme, ne fund te 4 vjecarit nuk dime sa e ka mbajtur premtimin dhe sa te perpikte kane qene ne zbatimin e programit partia ne pozite. Duke mos qene ne gjendje te vleresojme ku ishim edhe ku jemi, shkojme edhe votojme qorrazi perseri.
    Jo, jo, seshte pune kjo. Sot ka shume pak shance qe te kete fituar populli shqiptar. Ne skene jane po te njejtet aktore edhe regjisor te mizorise 15 vjecare qe na ka qeverisur deri me sot.

    Ishalla gjerat do ndryshojne per mire ne nje te ardhme sa me te shkurter. Pa Sali pa Fatos, pa dreqin me te birin. Do i gjeje edhe Shqiperija bijte e saj qe ja duan te miren. Do i gjej dy veta te vene dy ligje kunder korrupsionit. Te kalbet ne burg kush cenon buxhetin e shtetit. Kush ben anarshi me qeverine te hidhet ne plehra.
    HOLLAND...

  10. #10
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anėtarėsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahēen time
    Postime
    3,882

    Del_Monako ju pershendes

    Nje analize vertet domethenese per kombin me te pervuajtur te kontinentit plak.
    Ehhh c`njerez fsheh ky vend por qe palacot e shqiperise nuk i lene te dalin ne drite.

    Dito.

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-02-2005
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    54
    Pershendetjet e mia per ju Del Monako
    Nuk po shkruaj me teper sepse keni bere nje analize shume reale.
    Mendimet jane si grate:me mire te ushqesh 10 se sa te veshesh 1

  12. #12
    ...gjenķ... Maska e mad
    Anėtarėsuar
    18-03-2004
    Vendndodhja
    Prage [EU]
    Postime
    1,321
    - personalisht nuk votova, ndonese isha ne Shqiperi, por pak si me sherbim jashte zones.

    shume prej ketyre pyetjeve jane te njejtat, te cilat as komsioneret e ODHIR-it nuk munden(deshen) ti jepnin pergjigje!

    asnjeres prej pyetjeve nuk mund ti jepet nje pergjigje absolute, sepse ka arsye te shumta, qe bejne jo te lehte vleresimin e plote te ketij procesi zgjedhor.
    momente te tilla te jetes dhe ecurise politiko-historike ne vend, duhet te krijojne ne menyre automatike sensibilizimin e kultures politike ne mendjet tona.

    kam mendiminm, se ky mandat 4-vjecar do jete nje hap ne rifreskimin/furnizimin e shtreses politike shqiptare me elemente cilesore, duke zevendesuar ata "te sprovuarit".

    ...Le te fitoje Shqiperia dhe shqiptaret!
    {^_^}
    ::|maDes!gn © 2009|::

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ne lidhje me humbjen e Pjetr arbnorit ne zonen koplik e lart..

    nuk u cudita fort..
    pse..
    ktu e nje vit me pare sho ne tv nje si sfilato miss organizuar diku ne Theth mes lendinave te bukura por mes malesh ku sopata kish bere kerdine..

    Me habiti fakti qe ne mes te te ftuarve ishte vet kryehajduti i shqiperise Ben Malo Caushi i Vlores..
    thash cdo ki b kur.vice ketej.. te ket dashuri e respekt per malsoret..hm.. te ket mundesi e sikur tu haej mishi atyre apo tu shitej leshi ai nga nje ne dit do e rripte e piqte nga ata malsoret..
    Pra kuptova se Nano po e gjuan ate zone.. me qitje te larget.. pra kopuket e zones ishin vene ne lidhje me kupolen qe nje dite ta bejne kuq ne harte ate krahine..
    Pash me von dhe tjera marifete ne zonat e Shkodres qe organizonte Nano..dhe dicka nuk i shkoj huq..
    dua ti pyes shkodrano-katundaret ne Forum.. Kush jan keta Tom doshi e Paulin sterkaj..
    Nejse..qe jan blere nga nano.. apo skan pas nevoj me u ble.. se kan qen te shitur sojė risht me dekada..


    "Pjetėr Arbnori deputeti i katėr mandateve nė Partinė Demokratike humbi nė njė zonė e cila konsiderohej bastioni kėsaj partie."

    ... thuhet mes tjerash aty lart...ne nje nga lajmet tek tema per votimet..

    Un nuk e di se zona Koplik e lart ka qen bastion i Pd-se..
    Pjetri beri nji prov kte radh ne ato zona kufitare duke menduar se Burgu i tij politik do pi uje ne zonat ku vet banoret ne shumice u kan shkaktuar burg politik te tjereve..
    Pra i ngrat Pjetr "gjeti q.ish te falet" kur thone fieraket..

    Qe ne zgedhjet e para pluraliste pra ne 90-91 ajo zone i dhuroi Parlamentit te pare.. nje kopuk-katundar bolshevik sahanlepires..si pun veterani e ish kryetar Kooperativash.. nje si pun beu fshati.. sdi si e kish emrin.. le te na e kujtoj Shkoder tremdheta.. nje si pun myslym peze i zones.. por rrufjan e kopil ..
    katundaria buz kufirit do vazhdoj te dhuroj kopila te PPSH-se ne parlament..

    Keshtu ben zona kufitare ne peshkopi .. keshtu ne Librazhd keshtu ne poradec Korc Ersek e Permeto gjiro Sarand..atana dhurojne dinosaure te stalinizmit.. ne parlamentet pluraliste bile me regresiv se vet deputetet e kohes se vet ppsh-se..
    Milot e Doklet e Ballat e plot te tjere nga ato zona i kemi pasur pako postale ne parlament.. E milot e Doklet jan shum me negativa se Pal Misko Lenkat e Muhot e PPSH-se..


    zonat kufitare u pastruan nga PPSh nga elementi jo-spiun te cilet me karvane zisash u genociduan nga PPSh dhe o u burgosen fise-risht e u flaken zhukave te Libofsh-Ndernenas-Levan-Shtyllas e Llakatundo-Cermes.. dhe aty pran kufirit u lan te jetojn vetem soji legen sahanlepires e pushto-injorant i pa bese..
    atyre ppsh-ja si dinake qe ishte u la mundesin ta ken ndoj lopo-pule me teper se sklleverit brenda teritorit..
    Dhe ja sot Nano Sheiku korr aty faren e mbjelle nga Dullo Hyso Mehmeto Ramizo-Kadrinjte.. e PPSh-se..

  14. #14
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Citim Postuar mė parė nga Del Monako
    Te kalbet ne burg kush cenon buxhetin e shtetit. Kush ben anarshi me qeverine te hidhet ne plehra.
    E hodhen 8 vjet me pare dhe po e kerkojne prap.
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    gezuar festen e 4 korrikut..

    nese vuloset me shkrim e njihet nga autoritetet brenda e jashte fitorja e Pd-se.. athere festa jone eshte 4 korrriku..

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Si gjithmone, ke te drejte Brar!
    Kopliku s'ka qene asnjihere bastion i PD, por i PPSH-PS. Persa i perket zonave te thella, aty shkruhet e vuloset simbas qefit.
    Deputeti i pare, te cilit i ke harrue emnin (edhe une bashke me ty) mund te kete qene Ēun Jonuzi.
    Tom Doshi nuk e di se kush asht. Paulin Sterkaj ka qene mundes e me sa di, ma vone duhet te kete qene ndonji komandant ne Tirane garde a policie.

  17. #17
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    ... Doktorri e humbi Koplikun qe kur kandidoi Pjeter Arbnorin. Dega e PD kerkonte kryetarin e saj per deputet, Gjovalin Bzheten i cili ne zgjedhjet e '01 kishte fituar me 65,8% te votave. Pra Kopliku konsiderohej nje zone e sigurte. Doktorri parkoi aty plakun Pjeter. Eshte zgjedhja e gabuar e doktorrit, i cili i dhuroi PS zonen numer 1 ...
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  18. #18
    satyr Maska e Gunnar
    Anėtarėsuar
    23-06-2005
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    490
    une per vete votova dhe mendimi im im eshte se kete here kemi patur zgjedhjet me te mira persa i perket ketyre 15 vjeteve te demokracise. kete here organizimi ka qen me i mire, KQZ me e pavarur dhe kodi elektoral ka pesuar ndryshime pozitive ne krahesim me 4 vjet me pare. gjithashtu edhe njerezit sikur jane qetesuar nje cike ne krahesim me me pare e jane bere me pak "militante partish".
    Megjithate nga ana e OSBE keto zgjedhje jane pare si me shume probleme dhe parregullsi dhe mua me duket sikur OSBE te jete e interesuar me shume per nje gjendje te paqendrueshme ne Shqiperi sesa per nje Shqiperi te qete. nga dikush degjova se kjo mund te kete te beje me vendosjen e statutit te kosoves qe eshte caktuar te behet brenda ketij viti. nejse koha do e tregoje edhe kete
    To look life in the face....

  19. #19
    satyr Maska e Gunnar
    Anėtarėsuar
    23-06-2005
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    490
    Citim Postuar mė parė nga shkodra13
    Si gjithmone, ke te drejte Brar!
    Kopliku s'ka qene asnjihere bastion i PD, por i PPSH-PS. Persa i perket zonave te thella, aty shkruhet e vuloset simbas qefit.
    Deputeti i pare, te cilit i ke harrue emnin (edhe une bashke me ty) mund te kete qene Ēun Jonuzi.
    Tom Doshi nuk e di se kush asht. Paulin Sterkaj ka qene mundes e me sa di, ma vone duhet te kete qene ndonji komandant ne Tirane garde a policie.
    mesa di une te dy kandidatt e PS qe fituan ne Shkoder jane biznesmene te nohur ne zone por kane edhe nje tjeter te perbashket qe kane qene te dy me PD me pare (keshtu thone te pakten ata qe jane nga Shkodra e i njohin)
    To look life in the face....

  20. #20
    tmerrsisht i embel
    Anėtarėsuar
    05-07-2005
    Vendndodhja
    Me ne fund ne tirane.....
    Postime
    291
    Padashur te ndalem mbi pikat e parashtruara ne fillim te temes se forumit, kerkoj ndjese per kete arsye. Desha vetem ti uroj popullit tim qe mos paguaj kete amnezi nga e cila vuan prej kohesh se pseudodemokracia qe po vjen ne pushtet eshte e njeta demokraci qe na coi ne lufte civile, qe na rrihte kur shkruanim kundra saj, ne se shqiptaret genjehen nga kjo lloj demokracie, atehere me keqardhjet me duhet te them se e vetmja forme demokratike ishte ajo e athines se lashte ku te drejte te votonin kishin vetem 100 persona nga 100000 banore. jo gjithkush mund te kete te drejte te votoje kur rezultati i votes eshte ky, rikthimi ne pushtet i injorances dhe obskurantizmi...sa keq.

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Historiku i shkurtėr i LDK-sė, 1989-2004
    Nga Arb nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 20-07-2012, 08:58
  2. Fatos Nano: PS ka per ti humbur zgjedhjet e qershorit
    Nga juanito02 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 100
    Postimi i Fundit: 21-06-2009, 07:02
  3. Vetėm shqiptarėt mund t'i fitojnė zgjedhjet
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-06-2005, 01:24
  4. Kuvendi qė na la trashėgim ADN-nė e Dushkut
    Nga Kosovari_78_Ca nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-05-2005, 01:24
  5. Strategjia e opozitės nė zgjedhjet lokale
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 08-08-2003, 11:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •