Close
Faqja 6 prej 8 FillimFillim ... 45678 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 120 prej 158

Tema: E preka...

  1. #101
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-08-2002
    Postime
    13
    Rri e lexoj te kuptoj dicka por sa bukur dhe sa veshtire eshte te kuptosh mire brenda.
    Nje here njeri me ka thene nqs nuk arrin ik me vrap dhe mos u duk me se me mire keshtu
    lexoj dhe nuk arrij te shoh deri ne fund
    Kjo eshte jeta

  2. #102
    Re, ne nje cep te qiellit
    Anėtarėsuar
    30-08-2002
    Vendndodhja
    ne nje cep te qiellit
    Postime
    237
    Ndjej aromen e barit te njome dhe luleve te egra. Permbys, me fytyre midis pellembeve, nuhas aromen e tokes.
    Po ti pse vjen diell i ngrohte i majit?
    Rrezet e tua, lene vrraga dhe shenja plagesh. I kam provuar. Nuk dua me cikatrice. Mos me ngroh, me rrezet e tua te pjerrta, ti diell genjeshtar i majit.
    "Vanity... you are my favorite sin!"

    DEVIL'S ADVOCATE



  3. #103
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    28
    E kalter, romancat tuaja jane te mrekullueshme. Shkruajini diku se mund t'ju botohen dhe mund te arrish shume sukses. Por n.q.s. me lejon, do te jap nje keshille, ndoshta sepse kam me shum pervoje: Perpiqu te mos e mbushesh gjithe jeten me romanca se te demtojne shume, endrrat e bukura u pelqejne te gjithve, por eshte e domosdoshme "te shkelim ne toke te sigurte". N.q.s. nuk ju pelqejne sygjerimet e mia jeni e lire te mos i merrni ne konsiderate.
    Me respekt RAMIZI
    Mjafton emeri im

  4. #104
    Re, ne nje cep te qiellit
    Anėtarėsuar
    30-08-2002
    Vendndodhja
    ne nje cep te qiellit
    Postime
    237
    Faleminderit Ramiz,
    Po me cfare ta mbush...??? Une ne toke jam. Sado qe ka njerez qe duan te fluturojne, ka njerez te tjere qe i kapin per kembesh dhe i zbresin poshte. Njerezit jane bere per te ecur dhe jo per te fluturuar
    "Vanity... you are my favorite sin!"

    DEVIL'S ADVOCATE



  5. #105
    Re, ne nje cep te qiellit
    Anėtarėsuar
    30-08-2002
    Vendndodhja
    ne nje cep te qiellit
    Postime
    237
    Ne mungesen tende,
    Ti me sjell stuhite
    Rete e dyshimit
    Mblidhen, qiellin nxijne.
    Ulerimen e bubullimes.
    Dege te thyera pemesh.
    Strukur ne nje qoshe
    Gjer ne palce e lagur
    Pa mundur te shpetoj
    Krejtesisht e pambrojtur
    Nga mungesa jote.
    "Vanity... you are my favorite sin!"

    DEVIL'S ADVOCATE



  6. #106
    Re, ne nje cep te qiellit
    Anėtarėsuar
    30-08-2002
    Vendndodhja
    ne nje cep te qiellit
    Postime
    237
    Prek pritjen...
    E lagesht, e ngrire, nuk ma leshon me doren. Me ngjitet ne trup dhe me mbeshtjell me lageshtiren e saj. Me mberdhin, por nuk me ben dot qe te iki, nga vendi ku pres.
    I mbaj syte te hapur ne maksimum dhe nuk guxoj te perplas qerpiket se mos me rrjedh lageshtira e pritjes nga syte.
    Asnje rreze ngrohtesie qe te me shkrije......
    Sot nuk do kete diell ne horizont.
    Valle duhet patjeter qe te preken te gjitha?
    Po kur mbarojne, mbarojne te gjitha te gjitha te gjitha ???
    "Vanity... you are my favorite sin!"

    DEVIL'S ADVOCATE



  7. #107
    Re, ne nje cep te qiellit
    Anėtarėsuar
    30-08-2002
    Vendndodhja
    ne nje cep te qiellit
    Postime
    237
    Cdo gje e ka nje cmim
    Une
    jam cmimi i paguar
    Une,
    Qingji i pergjakur
    Ne kembet e perendeshes
    se shenjteruar
    Une,
    flija e merituar
    Ne fronin e perendive
    qe kurre nuk kane mekatuar.
    Une
    jam mekati,
    mbi krenarine time flijuar.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga e_kalter : 09-06-2003 mė 22:50
    "Vanity... you are my favorite sin!"

    DEVIL'S ADVOCATE



  8. #108
    Re, ne nje cep te qiellit
    Anėtarėsuar
    30-08-2002
    Vendndodhja
    ne nje cep te qiellit
    Postime
    237
    Prepiqem te ngrihem.
    Kap duart qe me zgjaten....Jane te gjitha cungje. Duar te prera deri tek berrylat qe kullojne gjak. Ne vend qe te ngrihem, rrezohem me keq dhe copat e duarve te zgjatura per ndihme, me ngelen ne duar. Ku jane duart e ngjitura ne trup, qe do me ngrejne? Apo te rri me mire ketu ku jam, nga frika se mos kap perseri ato duar qe me shtyne aty?
    Oh makth i duarve.....
    "Vanity... you are my favorite sin!"

    DEVIL'S ADVOCATE



  9. #109
    Re, ne nje cep te qiellit
    Anėtarėsuar
    30-08-2002
    Vendndodhja
    ne nje cep te qiellit
    Postime
    237
    Kam bere dashuri me genjeshtren. Ishte pasionante. Te perkedhelte , puthte, ti prekte floket dhe fytyren me duar, te shikonte thelle ne sy, te peshperiste ne vesh fare pa te keq "te dashuroj"..... te bente te te dukej vetja ne qiell......
    Pastaj.... oh pastaj.... shkonte dhe te njejtat pershperitje i thoshte ne nje tjeter vesh dhe te njejtat puthje dhe prekje gjithashtu.....
    Pastaj..... kthejej serish e serish e serish......
    E shkunda genjeshten nga supet. E lagesht, si jarge, u var neper trupin tim. Shija e peshtire ngeli tek mua.
    E shkunda.... tani jam me e lehte. Oh sa me paska renduar kjo gje e paforme...
    E shkunda.... por a do fluturoj dot perseri?????????????
    "Vanity... you are my favorite sin!"

    DEVIL'S ADVOCATE



  10. #110
    shume e bukur e kaltra, ......e QELLUAR

  11. #111
    Re, ne nje cep te qiellit
    Anėtarėsuar
    30-08-2002
    Vendndodhja
    ne nje cep te qiellit
    Postime
    237
    Po emrin si e kishte???
    Me thuaj emrin te lutem. Vetem ti e di ate. Eshte pjella e jote. Me duhet qe tia ve tek koka e varrit kur ta varros. Ska rendesi ne eshte i bukur apo i shemtuar. Ma thuaj, mua njesoj do me dhembi. Vertet ishte pjella e jote, por une e kam mbajtur ne bark. Moster apo engjell qofte, mua njesoj do me dhembi.
    Si e kishte emrin?
    Po ne varrim nuk do vish???? Do me lesh qe ta varros vetem fare? Do me lesh vetem? Cfare te tremb? Pamja e krijeses apo menyra se si e kane masakruar???
    Rri me mua te lutem, derisa te mbaroje ceremonia e varrimit. Po te pres te vish......
    "Vanity... you are my favorite sin!"

    DEVIL'S ADVOCATE



  12. #112
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    23-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    268
    hmm
    dhe po me hedhin ngadale me mbulon gjymtyret, pastaj trupin, fytyren syte ,e ne fund e vetmja pjese e mbetur ndien se ne varrim nuk do te jesh
    drita nuk ish tek syte
    ...por tek kjo pjese e vogel, qe tashme kupton ..

  13. #113
    i/e regjistruar Maska e britman
    Anėtarėsuar
    16-09-2002
    Vendndodhja
    London
    Postime
    4
    E kalter edhe pse vite jashte shqiperise ( ne te njejten kohe rinine po e kaloj jashte shqiperise) mundohem hyj ne forum dhe thjesht sa lexoj opinionet e te tjereve.
    Pergjata leximeve te shkrimeve me lart mu rizgjuan shume kujtime (personale) dhe shume histori te rrenjosura ose me sakte qe une perpiqem ti rrenjos.

    Thjesht doja te perforcoja komentet urime e anetareve te tjere dhe ne njejten kohe te shtoja qe jeni ne gjendje te levizni ndjenjat,shpirtin dhe mendimet e lexuesit.

    Jam i sigurte se shume lexues te tjere po te kishin mundesine dhe te lexonin shkrimet e tua do te ishin te te njejtirt mendim.

  14. #114
    Re, ne nje cep te qiellit
    Anėtarėsuar
    30-08-2002
    Vendndodhja
    ne nje cep te qiellit
    Postime
    237
    ......................................
    ....dhe jam pikerisht aty....
    ku malli cjerr plage
    dhe harresa tinezisht i lepin
    per ti mbyllur...

    ....dhe jam pikerisht aty
    ku te vertetes barkun ia kam care
    dhe realitetit i ndjej eren
    dhe i shikoj rropullite

    ....dhe jam pikerisht aty
    ku ti papercaktueshmerisht me shikon
    dhe duart fsheh qe te mos mi japesh
    ..................................................
    Ndersa une kam nevoje
    vec per nje pale krahe
    dhe nje perqafim te ngrohte!
    "Vanity... you are my favorite sin!"

    DEVIL'S ADVOCATE



  15. #115
    Re, ne nje cep te qiellit
    Anėtarėsuar
    30-08-2002
    Vendndodhja
    ne nje cep te qiellit
    Postime
    237
    Me pyete:
    -Cfare ke bere keto dite, si ia ke kaluar?
    -Hic- tu pergjigja- Kam bredhur neper ca rruge te padukshme duke kerkuar dike, te cilin nuk e gjeta dot. (Kushedi ne c'labirinthe te tjera te padukshme bridhte ai).
    Pastaj kam qendruar ne preherin e nje burri dhe ai me rrethonte me krahet e tij dhe perpiqej te me mbante ngrohte. Kishte trupin tend, por asnje tipar ne fytyre dhe duar shume te zbehta.
    Valle tiparet e fytyres ikin te parat???
    "Vanity... you are my favorite sin!"

    DEVIL'S ADVOCATE



  16. #116
    Re, ne nje cep te qiellit
    Anėtarėsuar
    30-08-2002
    Vendndodhja
    ne nje cep te qiellit
    Postime
    237
    Memorial...

    Si sot .... vjet me pare, ne bridhnim perdore ne ate qytet te vjeter. Pa kohe, pa te shkuar, pa te ardhme.... Te varur ne nje pike te hapesires dhe kohes....te palevizur, pa ndryshim....
    Njerez te huaj, me nje gjuhe krejt te huaj, qe nuk na interesonin aspak, kalonin anash, perpara dhe mbrapa nesh.
    Per ne, ekzistonin vetem statujat e gurta qe ne muzg dukeshin te hirta dhe qe zbukuronin rruget e qytetit. Dhe une i prekja me dore kur kaloja.
    Te kapur perdore, une qe mundohesha te isha e shkujdesur dhe ti qe nuk e fshihje dot buzeqeshjen e lehte te ndrojtes, ndjenje krejt e panatyrshme per ty.
    Po magjia ku na kishte zene prite valle? Tek statujat e gurta? Tak lulishtet e blerta te lulezuara? Tek era e barit te njome? Apo tek kisha antike, ne te cilen ne u futem dhe une te pashe kur fute doren tek uji dhe bere kryqin... Tek kisha? Tek kembanarja e larte gri? Aty valle kishte qendruar ai spell qe na mbajti lidhur deri tani?
    Mos ishte muzgu ngjyre trendafili qe therej tej per tej nga dritat e rruges?
    Apo ndoshta ne aeroportin, kur avioni me krahet e lodhur nga fluturimi preku token si nje zog i stermadh dhe une u futa ne turmen e njerezve duke te kerkuar ty me sy?
    Apo mos valle kur ti mu afrove dhe me pyete nese dija te flisja gjuhen e vendit tend?
    Dhe sot une jam ketu, vetem, larg teje duke kujtuar dhe ti, me nje zile telefoni dhe nje psheretime, me ben te ditur qe dhe ti atje ne anen tjeter te botes je duke kujtuar...
    .... Por shume te vrare shpirtrat, nga koicidencat dhe egoizmi, te thyera krahet, qe te fluturojne perseri deri atje, tek ai qytet pa kohe dhe pa hapesire. Pertej atij vendi, cdo gje behej njerezore dhe nuk pushoi se vrari ate mrekulline qe lindi atje.
    Si sot .... vjet me pare ne bridhnim perdore ne ate qytet te huaj dhe mua me zuri gjumi me koken mbeshtetur mbi krahun tend dhe ti nuk fjete derisa drita trokiti ne xham dhe ishte veshtrimi jot i bute dhe nje puthje tek supi, ajo qe me zgjoi.
    Sot.... vetem nje zile telefoni dhe nje psheretime ne anen tjeter te linjes.... me beri te mendoja qe edhe ti kujton te njejtat gjera si mua..... duke dyshuar te dy tashme, ne ishte e vertete apo vetem nje enderr....Ne ishte nje ender, apo ishte nje spell, qe nisur per ne nje tjeter vend, gabimisht u pengua ne duart tona te bashkuara shkujdesur ate nate......
    "Vanity... you are my favorite sin!"

    DEVIL'S ADVOCATE



  17. #117
    Re, ne nje cep te qiellit
    Anėtarėsuar
    30-08-2002
    Vendndodhja
    ne nje cep te qiellit
    Postime
    237
    Buzembremje,...buzedet,....shushurime valesh....
    Ti me shtrengoje ne krahe qe te me mbaje, por era i merrte grimcat e mija dhe i dergonte diku larg,.... larg.
    Te mbeti ne krahe vetem dhimbja ime dhe fjalet e mija te pathena, kaperthyer me te pathenat e tua.
    Ti nuk mund te vije pas meje..... me eren.
    "Vanity... you are my favorite sin!"

    DEVIL'S ADVOCATE



  18. #118
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anėtarėsuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040
    Postuar mė parė nga e_kalter
    Te mbeti ne krahe vetem dhimbja ime dhe fjalet e mija te pathena, kaperthyer me te pathenat e tua.
    Ti nuk mund te vije pas meje..... me eren.
    E kaltra, ka kohe qe s'ke shkruar. A do kthehesh... me eren?
    The greatest obstacle to discovery is not ignorance - it is the illusion of knowledge.

  19. #119
    Re, ne nje cep te qiellit
    Anėtarėsuar
    30-08-2002
    Vendndodhja
    ne nje cep te qiellit
    Postime
    237
    .... Dite me shi. Bie i qete, papushim, si vete harresa. Gjethet i lagu dhe i mblodhi, qiellin e trishtoi. Pik pik .....pik.... pikellim. Pikojne gjethet e lagura ngjyra te tyre, te kuqe te verdha, kafe, te gjelbera, vishnje, lejla.
    Shiu eshte tanzicion. Mund te sjelle nje dite me te ngrohte ose nje dite me te eger. Cfare do kete neser?
    .... Nuk fryn asnje pike ere.....
    "Vanity... you are my favorite sin!"

    DEVIL'S ADVOCATE



  20. #120
    Re, ne nje cep te qiellit
    Anėtarėsuar
    30-08-2002
    Vendndodhja
    ne nje cep te qiellit
    Postime
    237
    Nata e halloween-it...
    Une e veshur si alerkina e trishtuar, gjysmen e fytyres se lyer me te zeze dhe nje pike lot te bardhe ne faqe dhe gjysmen tjeter te lyer me te bardhe dhe nje pike lote te zi ne faqe..... Buzeqeshja e trishtuar ne fytyre....
    Ti, i veshur si konti Drakula..... vjen prane meje. Te kam lejuar. Pije te gjithe gjakun tim....
    Eshtrat mi ler, dhe dy pikat e loteve, nje te bardhe dhe nje te zi.....
    "Vanity... you are my favorite sin!"

    DEVIL'S ADVOCATE



Faqja 6 prej 8 FillimFillim ... 45678 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •