Klubi anglez pėrgėnjeshtron "La Sicilia"

Uest Hem: Nuk e kemi kėrkuar shqiptarin


Nga Londra
Muhamed Veliu



Nė blerjet e sivjetshme tė klubeve angleze janė lakuar edhe emrat e
futbollistėve shqiptar. Ndėr mė tė fundit ėshtė ai i Erjon Bogdanit
qė shkėlqeu me fanelėn e Veronės sezonin qė shkoi. Sipas tė
pėrditėshmes italiane "La Sicilia", klubit tė Rexhinės qė zotėron
edhe kartonin e lojtarit, i ka ardhur njė ofertė nga klubi londinez
i Uest Hem Junajtid. Lidhur me kėtė, "Gazeta" u interesua mė tej dhe
mori njė pėrgjigje negative nga ana e klubit tė sapo rikthyer nė
Premier Ligė. Zėdhėnėsi pėr shtyp i kėtij klubi bėri tė ditur se
emri pėr tė cilin "Gazeta" interesohej nuk figuronte nė listėn e
blerjeve tė kėsaj skuadre. "Nuk e kemi kėtė futbollist nė listėn
tonė tė blerjeve - deklaroi ai-aq mė tepėr qė qėllimi ynė ėshtė qė
tė sjellim nė skuadėr lojtarė tė rinj nga ekipet zinxhir". Lajmi i
publikuar nė gazetėn italiane ngjalli interes veēanėrisht nga
pikpamja financiare, si pėr klubin e Rexhinės ashtu edhe pėr vetė
qendėrsulmuesin shqiptar. Gjithashtu, lidhur me kėtė publikim u
ekzaltua shumė edhe komuniteti i shqiptarve qė jetojnė nė Londėr,
sidomos ata qė jetojnė nė zonėn Apton Park, ku ndodhet edhe stadiumi
i Uest Hemit. Bashkatdhetarėt tanė, nė rast tė ndonjė realizimi tė
kėsaj hipoteze, do tė kishin mundėsi tė shihnin bomberin e tyre
live. Gjithsesi, biseda telefonike me zėdhėnėsin pėr shtyp tė
skuadrės sė pjesės lindore tė Londrės nuk la shumė hapėsira pėr tė
shpresuar se Erjon Bogdani mund tė shkelė tapetin e blertė tė Uest
Hemit pėr sezonin tjetėr. Sipas kėtyre gjasave, duket se shtatlarti
shqiptar edhe vitin e ardhshėm do tė jetė protagonist nė kampionatin
Italian, ku nė pole position pėr tė marrė shėrbimet e tij ėshtė
skuadra e Kievos. Ofertat nė adresė tė sulmuesit shqiptar nuk kanė
munguar asnjėherė, madje mund tė thuhet se tashmė Bogdani ėshtė
shndėrruar nė njė nga emrat mė tė pėrfolur nė merkaton italiane.
Nėse sulmuesi i kombėtares sonė do tė trasferohej nė kampionatin
anglez, qė konsiderohet edhe si kampionati mė i fortė nė botė, do tė
ishte njė tjetėr arritje pėr atė. Gjithsesi Bogdani ka deklaruar
disa ditė mė pare, se e rėndėsishme pėr tė ėshtė qė ai tė luajė nė
njė skuadėr me nivel dhe tė aktivizohet rregullisht, nė mėnyrė qė
emri i tij tė mos jetė asnjėherė i lėkundur nė listat e Brigelit. Me
kėtė sulmuesi ka tregur edhe njė herė se sa e rėndėsishme ėshtė
kombėtarja pėr tė. Tani pėr tani lojtari ėshtė nė pronėsi tė
skuadrės sė Rexhinės, dhe njė ndėr gjėrat e para qė i duhet tė
zgjidhė ėshtė qėndrimi i klubit ndaj tij: nėse do ta mbajnė nė
skuadėr apo dėshirojnė ta shesin. Mbi kėtė problem drejtuesit e
skuadrės kanė qenė shpesh tė varur nga ikja apo jo e sulmuesit
tjetėr tė kėsaj skuadre, ēka ka sjellė hapur edhe kundėrshtimin e
shqiptarit, i cili i ka kėrkuar skuadrės tė saktėsojė pėrfundimisht
qėndrimin e saj lidhur me tė ardhmen e tij.

Shqiptari me nėnshtetėsi finlandeze vendos tė ardhmen

Kuqi nėnshkruan pėr Blekburn Rovers

Futbollisti me nėnshtetėsi finlandeze, Shefki Kuqi, do tė vazhdojė
tė luajė nė Angli. Edhe pas disa kėrkesave tė bėra nga klube jashtė
Anglisė, Kuqi ka vendosur tė qėndrojė tė paktėn edhe pėr dy vjet nė
kampionatin anglez. Kosovari 28 vjeēar ėshtė nė hapat e fundit tė
nėnshkrimit tė kontratės me skuadrėn e Blackburn. Fillimisht
sulmuesi e ka refuzuar ofertėn e bėrė nga drejtuesit e Blackburn,
por mė pas vendosi qė tė nėnshkruante kontratėn njė vjeēare me
opsion edhe pėr njė vit tjetėr. Tashmė tratativa po proēedon me
vizitat mjekėsore, qė do tė thotė se tashmė zyrtarisht Shefki Kuqi
ėshtė sulmuesi i ri i skuadrės sė Blackburnit. Kuqi ka bėrė
paraqitje shumė tė mirė me skuadrėn e Shefilld Uensdei ku nė 86
takime ka shėnuar 32 gola. Pas largimit nga skuadra e Ipsuiēit nė
verėn e 2003, Kuqi arriti tė gjente mė sė miri veten nė skuadrėn e
Shefilld Uensdei. Forma e tij bėri qė disa klube nga kampionate tė
tjera si Gjermania dhe Spanja tė interesoheshin pėr kosovarin me
pasaportė finlandeze. Nė fillim u duk se futbollisti ishte i prirur
tė largohej nga Anglia, por mė pas ndryshoi qėndrim dhe vendosi qė
tė paktėn edhe pėr njė vit tė jetė protagonist i njė prej
kampionateve mė tė bukur dhe mė tė fortė nė botė. Kuqi ka deklaruar
se nuk e mohon asnjėherė fillimin e ndonjė aventure tė re jashtė
Anglisė. Sipas tij, mjafton qė tė jetė njė skuadėr me nivel dhe tė
pėrmbushė kushtet financiare dhe gjithēka mund tė jetė e
realizueshme. Megjithatė, tė paktėn edhe pėr njė vit tjetėr atij do
ti duhet tė lėrė mėnjanė dėshirat pėr tė luajtur jashtė Anglisė dhe
tė pėrkushtohet pėr tė dhėnė maksimumin pėr skuadrėn e tij tė re, qė
ju desh jo pak kohė dhe mund qė ta bėnte tė vetin sulmuesin e
talentuar. Gjithsesi, duket qartė qė nėnshkrimi me skuadrėn e
Blackburnit ėshtė njė tregues pozitiv pėr karrierėn e futbollistit,
dhe pėr mė tepėr qė nė kėto tratativa kanė ndėrhyrė edhe skuadra tė
tjera nga kampionate tė ndryshme tė Evropės.
Mu. Ve.