Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1

    Zëra nga diaspora shqiptare në Amerikë kërkojnë hetim për Nanon

    Kërkohet hetim për Nanon
    Kryeministri Fatos Nano dhe njerëz të afërt me të mund të jenë përfshirë në rrjetin e drogës. Këtë dyshim shpreh nga diaspora, nga SHBA, Geri Kokalari. Ai thotë se i ka rënë në dorë një raport i hartuar për këtë çështje dhe shton se pret të ketë hetime institucionale në SHBA... Po u shkruaj për t’iu lajmëruar që më ka rënë në dorë një raport, i cili iu akuzon ju dhe gruan tuaj, për përfshirje direkte në trafikimin e drogës në Shqipëri. Raporti është hartuar nga persona të lidhur me shërbimet e fshehta të Shqipërise dhe nga të dhënat e informacionet e marra nga anëtarë, ose ish-anëtarë të këtyre shërbimeve. Unë nuk e di nëse të gjitha akuzat që ngre raporti janë të vërteta; prandaj, në këtë letër të hapur, unë nuk kam përmendur shumë nga emrat që përfshihen në raport.Sidoqoftë, nisur nga natyra specifike e informacionit në raport dhe informacionit konfirmues që unë kam arritur të marr, nga palë të ndryshme në Shqipëri, këto akuza janë mjaft shqetësuese dhe meritojnë vëmendjen e plotë të qeverisë shqiptare dhe qeverive të tjera, të cilat janë të interesuara në përparimin e Shqipërisë. Rrjedhimisht, unë i kam dërguar kopje të detajuara të këtij raporti, përfshirë identitetin e të gjithë palëve, të dyshuar për përfshirje në trafikimin e drogës, Ambasadorit të Lutz Salzmann, Ambasadores Amerikane, Marcie Ries dhe zyrtarëvë të tjerë në Uashington; Ndaj, ju lutem të jini në dijeni që ekzistenca e këtij raporti të plotë, mund të verifikohet shumë thjeshtë. Më duhet t’u them mendimin tim, se është shumë e mundur që akuzat ndaj jush në këtë raport janë të vërteta dhe që ju drejtoni një konspiraci kriminale, duke mbajtur postin e kryeministrit të Qeverisë Shqiptare. Opinionin tim unë e mbështes në biseda që kam pasur me zyrtare policie, diplomatë të huaj me experiencë në Shqipëri, punonjës të shërbimeve sekrete në Shqipëri, zyrtare të qeverisë amerikane dhe politikanë e qeveritarë shqiptarë. Ju gjithashtu, duhet të dini që unë vazhdoj që të ngulmoj për ndjekjen e këtyre problemeve me zyrtarë të ndryshëm në Shtetet e Bashkuara, jashtë strukturave të Departamentit të Shtetit dhe një hetim i këtyre problemeve është në proces e sipër. Për më tepër, përpjekjet e mia kanë gjetur mbështetjen e palëve të ndryshme në Uashington, përfshirë dhe mbështetjen e një senatori shumë të njohur amerikan.
    Më poshtë kini një përmbledhje të akuzave, që gjenden në raport:
    1. Shqipëria është bërë një hallkë kryesore në trafikimin e drogave dhe është shndërruar në një linjë të sigurtë Lindje–Perëndim, për kriminelët që merren me këtë lloj vemprimtarie (këtë fakt unë e kam konfirmuar me Departamentin e Drejtësisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës).
    2. Duke filluar që nga fundi i viteve 90, raporti flet për historinë e afërt të lindjes së grupeve kriminele shqiptare, të përfshirë në tregëtinë e drogës. Sipas raportit, një ngjarje kyçe që çoi në lulëzimin e trafikantëve të drogës, në Shqipëri ishte ndërhyrja juaj në 1997 për të detyruar Fehmi Avdiun, në atë kohë Kryetar i Komitetit të Legjislacionit në Parlament, që të abrogonte ligjet antitrafik që ishin aprovuar në 1996. (Media shqiptare ka raportuar që biseda juaj me Abdiun është regjistruar dhe unë e kam lexuar një kopje të transkriptit). Rezultati që vijoi ishte një vakum ligjor, në lidhje me trafikimin e drogës. Raporti shkruan që individë të rrethit tuaj të ngushtë, si brenda ashtu dhe jashtë qeverisë, u bënë patronë e partnerë të trafikantëve dhe përdorën të ardhurat e nxjerra nga ky aktivitet kriminal, për të investuar në projekte të ndryshme në ndërtim e turizëm. Eshtë më se e qartë se, ka një paralelizëm më se shqetësues midis transformimit të Shqipërisë, si një pikë e rëndësishme tranzite për trafikun e drogës dhe qeverisjes tuaj si kryeministër i Shqipërisë.
    3. Raporti akuzon që Xhoana Nano, gruaja juaj, është e përfshirë në këtë aktivitet kriminal dhe Joi Travel, një kompani që kontrollohet prej saj, shërben si mjet për të pastruar paratë që vijnë nga trafikimi i drogës. Raporti gjithashtu akuzon që një nga linjat kryesore të trafikut të drogës kontrollohet nga një partner i gruas tuaj, i cili gjithashtu është përfshirë në vrasjen e një trafikanti konkurent.
    4. Raporti akuzon që, disa prej ministrave tuaj janë të përfshirë direkt në trafikimin e drogës. Igli Toska, Ministri i Rendit, dhe Arjan Rugji, i cili ishte Drejtor i Përgjithshëm për Kufijtë në Ministrinë e Rendit, së bashku me një ish-ministër, akuzohen në raport si drejtuesit dhe patronët e linjës së drogës, që nis nga Turqia, vazhdon nëpërmjet Shqipërisë dhe përfundon në Itali. Raporti gjithashtu diskuton në detaje arrestimin e një kushuriri të Igli Toskës, i cili u kap me 30 kilogram drogë. Me aq sa di unë, ky person nuk është dënuar për këtë aktivitet kriminal dhe momentalisht është i lirë. Një tjetër ministër i qeverisë tuaj, gjithashtu akuzohet si kontrollues i një linje alternative të trafikut të drogës, që furnizon Gjermaninë me heroinë. Gramoz Ruçi, Sekretar i Partisë Socialiste, gjithashtu akuzohet nga raporti, si i përfshirë në trafikun e drogës në Shqipëri.
    5. Raporti identifikon disa linja të tjera alternative të trafikimit të drogës, nëpërmjet Shqipërisë. Njerëzit, të cilët kontrollojnë këto linja, thuhen të jenë anëtarë të qeverisë tuaj, ose njerëz që mbajnë lidhje të ngushta e personale, ose familjare me ju. Ndërmjet atyre që përmenden në raport, si pjesëmarrës në këtë aktivitetet ilegal janë dhe biznesmenë të mirënjohur në Shqipëri, të cilët thuhen që janë të lidhur me ju, e ju kanë dhënë dhurata luksoze, si dhe para të shumta për të mbështetur vesin tuaj të bixhozit.
    6. Raporti akuzon që këta trafikantë i kanë përdorur fitimet e tyre ilegale, për të blerë influencë politike dhe për të siguruar mbrojtjen e dhe bashkëpunimin e qeverisë tuaj. Raporti gjithashtu thotë që, vërtetësia e të dhënave që përmban raporti është konfirmuar nga të paktën tre burime të ndryshme dhe që, kontributorët e raportit janë anëtarë të shërbimeve sekrete shqiptare, të cilët nuk janë nën kontrollin e zyrës së kryeministrit.
    Këto janë vërtet akuza shumë serioze. Dhe, në se kanë ndonjë grimë të vërtetë, jam i bindur që shumica e shqiptarëve mendojnë se ju duhet të ballafaqoheni me drejtësinë.
    Siç e dini, edhe në të kaluarën unë kam hetuar çështje të ndryshme që tregojnë praktikat tuaja korruptive. Një shembull janë përpjekjet tuaja, për të manipuluar marrëveshjet e interkonjuksionit në Shqipëri dhe privatizimin e pronave shtetërore, si Albtelekomi. Një çështje tjetër ka qënë ajo ku një punonjës i Kredit Suise me informoi që ju keni llogari bankare të paligjshme me atë institucion financiar. Unë kam kontaktuar Geri Linc, zëvendëspresidentin e Kredit Suis, i cili për arsye konfidencialiteti nuk mund të pohonte, ose mohonte ekzistencën e një llogaria bankare në emrin tuaj. Gjithsesi, duhet të dini që kjo çështje nuk është e mbyllur. Në raste të ndryshme unë ju kam dërguar një dokument, nëpërmjet të cilit ju mund të më autorizoni mua që të vërtetoj nëse keni, ose jo llogari bankare me Kredit Suise, po ju nuk keni pranuar të nënshkruani. Në fakt, herën e fundit që ju ishit në Nju Jork në hotelin Ualdorf Astoria, unë jua dërgova personalisht një tjetër kopje të së njëjtës letër autorizimi. Për fatin tuaj të mirë dhe ndryshe nga Shqipëria, zyrtarët e qeverisë së Shteteve të Bashkuara veprojnë sipas rregullave të shtetit ligjor dhe si rrjedhim, ata tregojnë kujdes kur hetojnë për akuza kriminale ndaj kryetarit të një shteti sovran, sidomos në se qeveria e këtij shteti, bashkëpunon për çështje që kanë një farë rëndësie ndërkombëtare. Por, zoti Nano, ju lutem të kini parasysh se pavarësisht se kush i fiton zgjedhjet e ardhshme, koha punon për mua, dhe unë jam më se i bindur që akuzat që bëhen në raportin, në lidhje me drogën, si dhe akuzat e tjera ndaj jush do të vijë koha që do të ballafaqohen me drejtësinë.
    Sigurisht, ju nuk keni asnjë detyrim që të bashkëpunoni me mua, sepse unë nuk kam asnjë status ligjor në Shqipëri që t’ju detyroj të bashkëpunoni. Për më tepër, siç e përmenda, Shtetet e Bashkuara i binden protokollit në analizimin dhe përpunimin e këtij informacioni. Sidoqoftë, duke parë natyrën serioze të akuzave që janë ngritur kundra jush, në lidhje me praktika korruptive, trafikim droge dhe pastrim parash, në se ju jeni i pafajshëm në lidhje me këto akuza, është normale të mendosh se ju do dëshironit t’i pastronit këto njolla, nga reputacioni juaj.
    Meqënëse po i afrohemi zgjedhjeve, populli shqiptar ka të drejtëe të mësojë që kryeministri i tyre, nuk është një kriminel. Për këtë arsye, unë kam disa propozime që mund të ndihmojnë për atë arritur këtë qëllim. E para, menjëherë dhe para zgjedhjeve, ju mund të nënshkruani një autorizim që më jep mua autoritet të plotë, që të marr të dhëna nga çdo institucion financiar, për të konfirmuar, nëse ju keni pasur ndonjë llogari në emrin tuaj. Pastaj, si një premtim elektoral për popullin shqiptar, jepni publikisht besën tuaj që, nëse do të jeni përsëri kryeministër, ju do të autorizoni menjëherë formimin e një komisioni hetimor me fuqi të plota, për t’ju hetuar ju dhe individë të tjerë, të cilët akuzohen të jenë përfshirë në trafikimin e drogës. Së fundmi, ju duhet të bini dakort paraprakisht që, unë të jem në krye të këtij komisioni.
    Duke nënshkruar këtë autorizim, që më jep mua mundësinë të marr të dhëna nga instuticione financiare dhe duke dhënë besën tuaj për formimin e një komisioni, ku unë do jem kryetar, ju jepni një sinjal të fortë që akuzat kundra jush, në këtë letër dhe në vende të tjera, nuk kanë baza. Por, nëse nuk bini dakort me këto propozime, atëherë populli shqiptar duhet ta marrë këtë në konsideratë, kur të hedhin votën e tyre më 3 korrik. Në rast se ju nuk doni të bashkëpunoni, në lidhje me këtë çështje, shqiptarët duhet të pyesin veten: a duan vërtetë që Shqipëria të udhëhiqet nga një kryeministër, i cili qëndron në majë të një konspiracie kriminale të përfshirë në trafikimin e drogës, trafikimin e njerëzve, pastrimin e parave dhe vjedhjen e pronave shtetërore, për përfitime personale?
    Faleminderit për kohën që do t’i kushtoni kësaj letre.
    Sinqerisht,
    Gary Q. Kokalari

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    EDITORIALI

    Shantazhi ndaj Ramës dhe degradimi i institucioneve

    Nga Mero Baze

    Një raport në emër të Shërbimit Informativ iu shpërnda
    dje, jozyrtarisht, shumicës së redaksive, duke bërë
    kujdes të shpjegojë se qeveria shqiptare e ka
    shqyrtuar atë në një mbledhje të muajit Maj. Raporti,
    siç shihet, është një punë e kujdesshme e SHISH-it nën
    kujdesin e Kryeministrit, për të futur nën presion
    kryebashkiakun Edi Rama, i cili në vetvete është një
    zyrtar lehtësisht i goditshëm në çështje të tilla. Nuk
    ka shumë pikëpyetje rreth ekzistencës së raportit.
    Është e sigurt se ai ekziston dhe është lexuar në
    mbledhje të qeverisë. Nuk ka shumë pikëpyetje as rreth
    vërtetësisë së tij. Pikëpyetja reale që ngre
    shpërndarja klandestine e raportit, ka të bëjë me
    nivelin e degradimit të institucioneve shtetërore në
    periudhën e tranzicionit të pushtetit dhe
    ripozicionimet e reja pas rënies së qeverisë.
    Sipas burimeve të qeverisë, por dhe nga arsyetimet
    logjike, shpërndarësi i kësaj dosjeje është Ben
    Blushi, ministri i Pushtetit Lokal, anëtar i kabinetit
    dhe njeriu që për një kohë të gjatë është përpjekur të
    mbijetojë brenda PS-së, përmes konfliktit Meta-Nano
    dhe, më pas, Rama-Nano. Pas zhvillimeve të fundit në
    PS, kur rruga drejt kreut të PS-së për të po mbyllet,
    ai është njeriu më i interesuar për të aktivizuar fort
    konfliktin Rama-Nano. Publikimi i këtij raporti godet
    së pari Fatos Nanon para opinionit ndërkombëtar, pasi
    ai shihet si një kryeministër, i cili ka shantazhuar
    partnerët dhe rivalët brenda së majtës. Së dyti, ajo
    tregon nivelin e përdorimit politik të SHISH-it në
    funksion të pushtetit të kryeministrit. Dhe, së treti,
    tregon nivelin e degradimit të institucionit të
    qeverisë, ku raportet sekrete bëhen pronë e publikut
    vetëm për interesa të një ministri.
    Duke e sulmuar në këtë pikë delikate Fatos Nanon,
    publikuesi i këtij raporti, nga ana tjetër, ka mundësi
    të faktorizohet nga kjo krizë, duke pritur si
    zakonisht deri në fund për t’u bërë me fitimtarin.
    Njësoj siç ka vepruar me publikimin e raportit të
    Ollbrajtit dhe më pas me mbështetjen e fortë të Metës
    dhe në fund bashkimin me Fatos Nanon, Blushi po
    përpiqet të përdorë këtë konflikt të ri brenda PS-së
    për t’u rifaktorizuar dhe për të shkuar drejt kreut të
    PS-së. Por provokimi i kësaj krize tregon se sa shumë
    është rrënuar autoriteti i këtyre institucioneve dhe
    sa personalisht janë përdorur ato nga ata që i kanë
    kontrolluar. Presidenti i Republikës duhet të kërkojë
    shpjegime zyrtare për raportin dhe për përdorimin e
    SHISH-it në këtë histori dhe të krijojë mekanizma që
    të vendosin kontrollin mbi zyrat e shtetit, nga të
    cilat po humbasin përditë dosje, duke i bërë këto
    institucione shumë herë më të shkatërruara se ndonjë
    zyrë e djegur e vitit 1997. Gjestet e tanishme të
    administratës së lartë dëshmojnë se institucionet
    kryesore të vendit po degradojnë për shkak se ndihen
    të humbura dhe po përpiqen të hakmerren ndaj pushtetit
    që vjen, duke ua dorëzuar gjithçka të shkatërruar, për
    ta rinisur nga e para.
    Qarkullimi i dosjeve të tilla publikisht dhe përdorimi
    i skajshëm i institucioneve siç është SHISH, na lë të
    kuptojmë se çdo ditë që kalon, është një vdekje më
    shumë për shtetin dhe autoritetin e tij.


    ---

    EDITORIALI

    “Dosja Rama” si porosi politike

    Nga Mero Baze

    Gazeta “TemA” nuk e kishte llogaritur që do të ishte e
    vetmja, që do të botonte dje një dosje, që i referohej
    SHISH dhe që thuhej se ishte paraqitur në një mbledhje
    të qeverisë në muajin maj. Nuk e kishim llogaritur,
    për shkak se në e_mail-in që na erdhi, figuronin edhe
    shumë gazeta të tjera dhe emra të rëndësishëm të
    shtetit shqiptar, të cilëve u ishte dërguar nga një
    adresë e_mail-i anonime. Në vështrimin e parë, dosja
    duket se ishte një porosi e qartë kundër Edi Ramës, e
    dhënë nga nga zyra e kryeministrit për shantazh. Por
    rruga nga porosia deri tek forma zyrtare e raportit,
    mund të ketë plot zigzake. Heshtja zyrtare e SHISH-it,
    qeverisë dhe kryebashkiakut Rama, tregon se më shumë
    se sa me një raport të bazuar mbi fakte, jemi para një
    fakti të kryer të porosisë për një raport. Shihet
    qartë se Fatos Nano ka porositur një raport kundër
    kryebashkiakut për ta mbajtur atë nën presion dhe për
    ta përdorur politikisht. Shumë nga faktet në raport
    ngjanin realisht të fryra, sidomos ai numri i lejeve
    të ndërtimit të kërkuara për Tiranën, apo dhe disa
    shifra të nxjerra nga analiza e humbjeve, që i ka
    shkaktuar shtetit. Këto detaje ndoshta të qëllimshme
    për t’i dhënë raportit një pamje investiguese dhe jo
    të mbështetura mbi dokumenta zyrtare, tregon dhe më
    qartë natyrën konspirative të tij dhe faktin që ka
    qenë i porositur.
    Të vetmit që reaguan dje për këtë raport, ishin disa
    zyrtarë të KLSH, të cilët as nuk i hidhnin poshtë
    faktet, as pranonin se kishin bashkëpunuar për një
    raport të tillë. Heshtja ndaj raportit fantazëm dhe
    mohimi jozyrtar i tij, tregon se hedhja e tij në treg
    ka qenë e motivuar. Në këto kushte është shumë e
    thjeshtë të zbulohet kush e ka qarkulluar e_mail-in
    ose, së paku, nga cila zyrë është nisur ai. Prokurori
    i Përgjithshëm Dhori Sollaku mund të nisë një hetim
    direkt duke ruajtur provat e e_mail-it të dërguar
    zyrtarëve, për të gjetur me lehtësi nga cili kompjuter
    është nisur ky raport. Kjo duhet të bëhet, jo për të
    provuar akuzat që ngrihen në raport, pasi ato nuk janë
    qëllimi i publikimit të raportit, por për të provuar
    shkallën e përdorimit të institucioneve të shtetit për
    luftë politike. Edi Rama, në këtë histori, është një
    viktimë e ambicjeve të tij për kreun e PS dhe rrezikut
    serioz, që i krijon Fatos Nanos pas humbjes në
    zgjedhje. Por nëse në PS do të ketë apo jo zgjedhje të
    reja, ky është problem i PS-së dhe jo i SHISH, KLSH,
    Kryeprokurorit apo institucioneve të tjera të
    përfshira në këtë skandal. Për këtë arsye hetimi i
    burimit të kësaj dosjeje, është një detyrim për atë që
    teston gatishmërinë e institucioneve të tjera për të
    qëndruar larg luftës politike.


    POLITIKA

    KLSH: Shumë prej shkeljeve të dhëna në raportin e
    pretenduar si të SHISH-it, përputhen edhe me shkeljet
    e evidentuara nga ne

    Heshtje miratuese për “Dosjen Rama”

    Qeveria, SHISH-i dhe Bashkia heshtin, ndërsa KLSH
    thotë se ka hetuar, por nuk ka përfunduar ende
    raportin

    Raporti i abuzimeve të Bashkisë së Tiranës i botuar
    dje në gazetën TemA ka bërë që institucionet e prekura
    të reagojnë. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka reaguar
    dje zyrtarisht duke thënë se raporti për abuzimet në
    Bashkinë e Tiranës është në pregatitje e sipër. Nga
    ana e qeverisë nuk ka pasur ndonjë reagim që të mohojë
    ekzistencën e këtij raporti dhe se qeveria ka qenë e
    njohur me të që në muajin dhjetor. Edhe Shërbimi
    Informativ Shtetëror nuk ka mohuar autorësinë mbi
    raportin. SHISH pretendohet si hartuesi i raportit.
    Ndërkohë ende nuk dihet se nga cila zyrë është
    shpërndarë raporti, pasi në dijeni të tij ka qenë
    kryeministri dhe Ministria e Pushtetit Vendor, e
    drejtuar nga Ben Blushi. Në raportin që i është
    përcjellë qeverisë, flitet për një dëm prej 676 milion
    USD, që i është shkaktuar shtetit, si pasojë e
    monopolizimit të industrisë së ndërtimit në Tiranë nga
    ana e Bashkisë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, i cili
    u shfaq dje para medias, nuk ka pranuar të flasë mbi
    këtë raport.
    Raporti iu dërgua shumë mediave, por dhe drejtuesve
    dhe funksionarëve të shtetit, përmes një adrese
    elektronike.
    Drejtori i Departamentit të Kontrollit në KLSH,
    Shkëlqim Spaho, thotë me një njoftim zyrtar se KLSH ka
    kryer kontrollin në Bashkinë e Tiranës dhe është në
    pregatitje e sipër të raportit për abuzimet në këtë
    Bashki. “Bashkia Tiranë, e cila është përmendur në
    materialin e botuar në gazetën “TemA”, është
    kontrolluar këtë vit nga KLSH, ku një nga pikat e
    programit të kontrollit ka qenë dhe kontrolli i
    zbatimit të legjislacionit nga kjo Bashki, në fushën e
    urbanistikës. Ky kontroll është në fazën e hartimit të
    Raportit Përfundimtar të Kontrollit,” thuhet në
    reagimin e KLSH-së.
    Shumë prej pretendimeve për abuzime të ngritura në
    raportin e peretenduar si të SHISH–it, të botuar në
    gazetën TemA, janë konstatuar edhe nga kontrolli i
    ushtruar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Në reagimin
    e KLSH jepet një informacion i përgjithshëm për
    raportin që po pregatitet dhe flitet për disa subjekte
    të pushtetit lokal dhe jo vetëm për Bashkinë e
    Tiranës. Në këtë reagim thuhet se janë vënë re shkelje
    të mëdha në fushën e dhënies së liçencave dhe në
    dhënien apo mosdhënien e trojeve për ndërtim. “Gjatë
    kontrollit në subjektet e kontrolluara, veçojmë disa
    nga problematikat kryesore në fushën e urbanistikës,
    konstatuar në 17 subjektet e kontrolluara të pushtetit
    lokal, siç janë: miratimi i shesheve dhe lejeve të
    ndërtimit në studime urbanistike të pamiratuara;
    miratimi i lejeve të ndërtimit në zona turistike në
    studime të pamiratuara nga KRRTRSH; mosvënia në
    dispozicion të KZHT të shesheve të ndërtimit për
    objekte turistike për zgjedhjen e ofertave për
    investim; mosdelegimi i funksioneve të veta të
    planifikimit urban në njësinë e nivelit të dytë të
    qeverisjes vendore; mosderdhja e 2% të vlerës së
    investimeve; dhënia e lejeve të ndërtimit në troje
    brenda institucioneve shtetërore (troje të cilat janë
    kthyer në private, në bazë të vendimeve të
    kundraligjshme të Komisioneve të Kthimit dhe
    Kompensimit të Pronave); mosfunksionimi në mënyrë
    efiçiente në shumë komuna, i Zyrës së Urbanistikës;
    shumë akt-marrëveshje të lidhura midis komunave dhe
    këshillave të qarqeve (në rastet kur mungon KRRT në
    komunë) janë me mangësi ligjore dhe të paratifikuara;
    mungesa të theksuara të dokumentacionit, në bazë të të
    cilave është miratuar sheshi dhe leja e ndërtimit;
    vonesa të theksuara në dhënien e lejeve të
    shfrytëzimit; mungesa të akteve të kontrollit të
    fazave të ndërtimit të objekteve, mosevidentim i
    ndërtimeve të paligjshme apo, dhe në rast evidentimi,
    nuk është vënë në dijeni policia ndërtimore,” thuhet
    në reagimin e Drejtorit të Departamentit të Kontrollit
    në KLSH, Shkëlqim Spaho. Ai thotë se për shkeljet e
    konstatuara nga Kontrolli i Lartë i Shtetit është
    informuar Ministria e Pushtetit Lokal dhe ajo e
    Turizmit. Gjithashtu janë propozuar edhe masat
    disiplinore dhe organizative përkatëse. Në fund të
    reagimit KLSH thotë se “theksojmë se KLSH vazhdon
    punën, duke iu nënshtruar vetëm kushtetutës e ligjit,
    jo materialeve pa identitet.”

    Ja adresat e emailit që e kanë marrë këtë raport

    From: "shqiperi paster"


    To: ;
    ;
    ; ;
    ;
    ; ;
    ;
    ;
    ;
    ; ;
    ;
    ; ;
    ;
    ; ;
    ; ;
    ;
    ; ;
    ;
    ; ;
    ;
    ; ;
    ;
    ;
    ;
    ;
    Cc: ; ;
    ;
    ;
    ;
    ;
    ; ;
    ;
    ;
    ; ;


    ....


    nga gazeta TEMA
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 24-07-2005 më 01:21

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    “Shkallnueri” akuzon, shteti hesht!


    Feti ZENELI

    Krimi i Shkallnuerit, i ndodhur plotë katër vjet e gjysëm më parë, vazhdon të jetë ende i pazbardhur dhe i pandëshkuar nga drejtësia, megjithëse provat hetimore nuk mungojnë, duke përfshirë midis tyre edhe praninë e një dëshmitari okular. Kjo ngjarje është denoncuar për herë të parë publikisht, në fund të vitit 2001, nga një ministër socialist, gjatë një debati “katarsistësh”, në mbledhjen e Këshilllit të Përgjithshëm Drejtues të PS-së, midis tij dhe kryesocialistit Nano. Në këtë rast, nuk u përmend ndonjë emër konkret, përveç shprehjes: “është aksidentuar një njeri dhe për këtë akuzohet një politikan i lartë”. Por duke patur parasysh palët “dyluftuese”, ku në njërin krah ishin rreshtuar disa ministra të kabinetit “Meta” dhe figura të tjerë të njohura politike të Partisë Socialiste, ndërsa përballë tyre qëndronte kryetari i kësaj partie, Fatos Nano, kuptohet lehtë se mbi kë binte një akuzë e tillë. Më pas, gjithçka e pushtoi heshtja, duke përfshirë këtu edhe ata që s’duhet të rreshtin asnjëherë për të zbardhur të vërtetën e kësaj ngjarjeje të rëndë, por njëherësh edhe kompromentuese për prestigjin e shtetit, sikundër janë organet e hetimit e të drejtësisë. Pak a shumë kështu ka ndodhur edhe gjatë vitit të kaluar, kur historia është përsëritur nëpërmjet denoncimit të dytë publik që i është bërë këtij krimi të shëmtuar. Por këtë herë, si shkak ka shërbyer një zënkë “jashtë llojit”, midis kryministrit Nano dhe deputetit Nikollë Lesi, ku ky i fundit e ka akuzuar direkt liderin socialist si autor të krimit të Shkallnuerit. Bile, Lesi dhe një grup deputetësh të tjerë, u bënë iniciatorë për ngritjen e një komisioni parlamentar hetimi rreth kësaj çështjeje, për shkak të heshtjes së organeve përkatëse të drejtësisë dhe tendecës së tyre për ta lënë pa autorë krimin e kryer. Por kjo iniciativë u bllokua nga mazhoranca socialiste, ndërkohë që duhej të ndodhte e kundërta, nëse Nano “nuk ka shtypur qoftë dhe një mizë”. Të parët që duhej të kishin votuar “pro” ngritjes së komisionit hetimor parlamentar dhe nxitjes së organeve të drejtësisë për të zbardhur sa më shpejt të vërtetën, duhej të kishin qënë Nano dhe grupi parlamentar socialist, pasi në të kundërt, një qëndrim bllokues dhe kundërshtues i këtij hetimi, i shton dozat e dyshimit më shumë se ç’mund të jenë realisht.
    Tashmë është shtypi ai që e ka sjellë për të tretën herë në vëmëndje të opinionit publik këtë ngjarje të rëndë, dhe kjo ka ndodhur qysh nga dita kur në oborrin e selisë së Partisë Socialiste u pa “makina e krimit”, e mbajtur për katër vjetë rresht nëpër servise e garazhe të ndryshme të kryeqytetit. Fshehja për kaq kohë e makinës së aksidentit, që sipas shtypit ka qënë në përdorim të Ministrisë së Pushtetit Vendor, është një fakt që i shton jo vetëm dyshimet por edhe detyrimet e organeve të hetimit dhe drejtësisë për të vepruar, qoftë edhe atëherë kur dëshmitari okular “mund të ketë ngatërruar numrin e parë të targës së makinës”. Pa dashur të hyjmë në kompetencat e organeve të hetimit, mund të themi se sipas një dëshmie të tillë, autovetura që ka kryer aksidentin ka patur targën “TR 8227 E” ose “TR 7227 E”, dhe kjo është lehtësisht e verifikueshme. Nga ana tjetër, nëse dëshmitari okular ka ngatërruar numrin e parë, atëherë kemi dy fakte të tjerë që jo vetëm nuk të lejojnë të gabosh më tej, por përkundrazi, të krijojnë mundësi të bindesh saktësisht për targën e mjetit që ka kryer aksidentin dhe për këtë të ndihmon tipi dhe ngjyra e mjetit: “një benz në ngjyrë të zezë”, sikundër deklaron dëshmitari i vetëm i kësaj ngjarjeje, natyrisht duke përjashtuar ata që kanë qënë duke udhëtuar me “shoferin”, që sipas proçedurës juridike, dënohen për moskallëzim krimi. Propabiliteti që, si mjeti me targë “TR 8227 E” dhe ai me targë TR 7227 E”, të kenë qënë të dy benza dhe të dy me ngjyrë të zezë, është pothuajse zero, për më tepër që, mjeti me targë “TR 8227 E”, është verifikuar dhe rezulton të jetë një furgon me ngjyrë të bardhë. Dhe nëse nga dëshmitari okular është “ngatërruar numri i parë i targës për shkak se moti ka qënë i lagësht”, kurrësesi nuk mund të ngatërrohet vetura me ngjyrë të zezë me furgonin me ngjyrë të bardhë, pasi është e njëjta gjë sikur të ngatërrosh natën me ditën. Ndaj, nisur nga tipi dhe ngjyra e automjetit, të përshkruar nga dëshmitari okular, ai që ka kryer aksidentin rezulton të ketë qënë autovetura me targë “TR 7227 E”, e cila figuron në pronësi të Ministrisë së Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit, dhe që ditën e aksidentit është përdorur nga “një burrë me syze dhe me një femër të ulur në sediljen e parë të pasagjerit”. Gjithashtu, dëshmitari okluar pohon që, pasi mjeti ka aksidentuar qytetarin Petrit Islami, prej tij ka zbritur një djalë i ri, i cili e ka shtyrë kufomën drejt kanalit anësor të rrugës automobilistike. Familjarët e viktimës shkojnë edhe më tej në dëshminë e tyre publikuar në shtypin e përditshëm, duke dyshuar shumë që “burri me syze” në timonin e makinës, të ketë qënë kryeministri dhe kryesocialisti Fatos Nano. Dyshimet e tyre i shton edhe më tej, edhe fakti që atë kanë vërejtur “një neglizhencë të qëllimshme të policisë dhe të prokurorisë së qytetit të Durrësit”, për të zbuluar autorin e këtij aksidenti makabër. Nga ana tjetër edhe gradimi i dy punonjësve të policisë rrugore dhe ish-kreut të policisë së Qarkullimit Rrugor të Durrësit, në kohën kur ka ndodhur aksidenti, e përforcon më tej dyshimin e familjarëve të viktimës, që të vendosur përballë shtetit që “s’bëzan”, siç thotë Migjeni, s’kanë se ç’të bëjnë më shumë, përveçse t’i japin intervista dëshpëruese medias.
    Por shteti në demokraci, është shumë herë më i gjerë dhe më i madh se “më i madhi” politikan i këtij vendi, kur kërkohet drejtësi prej tij. Dhe nëse në rrugë e forma të padrejta u bllokua hetimi i çështjes në prokurorinë apo policinë e Durrësit, pse jo dhe në parlamentin shqiptar, nuk besojë se e njëjta gjë do të ndodhte me Presidentin e Republikës apo Prokurorinë e Përgjithëshme. Obligimi i institucioneve më të larta të shtetit dhe drejtësië shqiptare, shtohet edhe më shumë në këtë rast sepse, për krimin e Shkallnuerit, akuzohet “një politikan i lartë”, herë me emër të përgjithshëm dhe herë me emër të përveçëm. Shteti s’ka pse mbetet peng i akuzave apo qoftë dhe i thashethemeve joinstitucionale për këtë çështje, pasi kështu humbet besimin tek publiku, për më tepër, që në rastin konkret, krimi është cilësuar makabër edhe për faktin e sjelljes çnjerëzore pas aksidentit të autorit, i cili e ka braktisur viktimën, duke e shtyrë në kanal, si të ishte ndonjë kafshë e keqe. Dihet që aksidentet rrugore në shumicën e rasteve, kryehen pa dashje, dhe kështu mund të ketë ndodhur edhe në rastin konkret. Por, këtu krimi fillon tek mosdhënia e ndihmës dhe brakatisja e viktimës pas aksidentit, duke mos treguar kështu as minimumin e njerzillëkut. Kushdo është i bindur se, nëse autori i aksidentit do të kishte reflektuar njerëzisht, duke e çuar viktimën në spital dhe duke u vetëdorëzuar në polici, atëherë masa më e rëndë ndëshkuese që mund të ishte marrë, do të kishte qënë heqja e patentës për një kohë të caktuar. Opinioni shqiptar është i njohur me një rast të tillë aksidenti, para disa vitesh, nga ish-ministri dhe deputeti socialist, Sokol Nako në autostradën Tiranë-Durrës, i cili ndryshme nga “politikani i lartë” i Shkallnuerit, u soll mjaft njerëzisht dhe qytetarisht në këtë ngjarje, duke shkuar edhe në familjen e viktimës për të kërkuar falje, të cilën të lënduarit ia mirëpritën. Njëkohësisht, Nako dha dorëheqjen nga posti i ministrit dhe u dorëzuar vullnetarisht tek organet e drejtësisë, duke reflektuar një qëndrim dinjitoz prej politikani dhe njeriu të mirë. Qëndrimi i Nakos edhe pritej, por të kemi parasysh edukimin dhe sjelljen e tij publike në përgjithësi, e cila ka qënë gjithnjë korrekte, por qëndrime të tilla kanë mbajtur edhe qytetarë të thjeshtë gjatë kryerjes së një aksidenti automobilistik. Ndërsa tipi i pasaksidentit të Shkallnuerit, është i pashembullt për këdo, jo më për “një politikan të lartë”, sikundër thuhet në akuzat e deritanishme joinstitucionale për këtë krim bastardësh. Ngjarjet e deritanishme tregojnë se autori i Shkallnuerit, është një njeri me moral problematik, që më të lehtë e ka të kryejë hajdutërisht një krim, sesa të reflektojë në shoqëri një sjellje dinjitoze prej njeriu normal. Ai edhe përballë kufomës ka menduar mizorisht për karrierën politike apo të ardhmen e përfitimeve të tij materiale, pasi i shihte të pagarantuara ato, nëse ky aksident bëhej objekt masash administrativo-penale, pas vetëkallzimit dhe përjetimit njerëzisht të tij.
    Por, hetimi dhe drejtësia për ngjarjen e Shkallnuerit, duhet të fillojnë të riaktivizohen për të zbardhur të vërtetën e këtij aksidenti, pas ndryshimeve politiko-administrative që pritet të ndodhin së shpejti në strukturat e larta shtetërore, duke iu dhënë përgjigje konkrete akuzave verbale për autorin e ngjarjes. Rënia e qeverisjes socialiste në zgjedhjet e 3 korrikut 2005, rrëzon edhe barrierat penguese të mos hetimit të kësaj ngjarje në të shkuarën. Momenti i krijuar duhet t’i shtyjë edhe dëshmitarët të reflektojnë drejtë, pasi asnjëherë nuk është vonë për t’u penduar, qoftë edhe atëherë kur medjelehtësisht e ke penalizuar vehten për hatër të shefit. Zbardhja e të vertetës në këtë rast është në interes të të gjithë shqiptarëve, por në mënyrë të veçantë ajo i intereson Nanos, të akuzuar verbalisht si autor i këtij aksidenti dhe Partisë Socialiste, e cila ka hyrë tashmë në fazën e verifikimit të përgjegjësive moralo-politike të drejtuesve dhe përfaqësuesve të saj parlamentarë, pas humbjes në zgjedhjet e 3 korrikut. Është mëse normale që, nëse këtë ngjarje nuk do ta marrë seriozisht në dorë drejtësia, atëherë ajo do të vazhdojë të përdoret si kartë pengu për Fatos Nanon, jo vetëm nga kundërshtarët e tij politikë, por edhe nga anëtarësia socialiste, e cila ka filluar të shtojë dozën e zemërimit me udhëheqësin e vet. Dhe shpërthimi i një sherri të ri në Partinë Socialiste, do të kompletojë aktin e dytë dhe të fundit të komedisë së KPD-së katarsiste. “Qentë që ndjekin tigrin, shpesh përfundojnë duke ngrënë njëri-tjetrin”, thonë anglezët.





    26/07/2005

    shekulli

  4. #4
    Perjashtuar Maska e kurkushi
    Anëtarësuar
    24-06-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi.Mund te udhetoj pa vize hyrese ne tere boten "interesante"
    Postime
    446
    Citim Postuar më parë nga CEZARND
    Kërkohet hetim për Nanon
    Kryeministri Fatos Nano dhe njerëz të afërt me të mund të jenë përfshirë në rrjetin e drogës. Këtë dyshim shpreh nga diaspora, nga SHBA, Geri Kokalari. Ai thotë se i ka rënë në dorë një raport i hartuar për këtë çështje dhe shton se pret të ketë hetime institucionale në SHBA... Po u shkruaj për t’iu lajmëruar që më ka rënë në dorë një raport, i cili iu akuzon ju dhe gruan tuaj, për përfshirje direkte në trafikimin e drogës në Shqipëri. Raporti është hartuar nga persona të lidhur me shërbimet e fshehta të Shqipërise dhe nga të dhënat e informacionet e marra nga anëtarë, ose ish-anëtarë të këtyre shërbimeve. Unë nuk e di nëse të gjitha akuzat që ngre raporti janë të vërteta; prandaj, në këtë letër të hapur, unë nuk kam përmendur shumë nga emrat që përfshihen në raport.Sidoqoftë, nisur nga natyra specifike e informacionit në raport dhe informacionit konfirmues që unë kam arritur të marr, nga palë të ndryshme në Shqipëri, këto akuza janë mjaft shqetësuese dhe meritojnë vëmendjen e plotë të qeverisë shqiptare dhe qeverive të tjera, të cilat janë të interesuara në përparimin e Shqipërisë. Rrjedhimisht, unë i kam dërguar kopje të detajuara të këtij raporti, përfshirë identitetin e të gjithë palëve, të dyshuar për përfshirje në trafikimin e drogës, Ambasadorit të Lutz Salzmann, Ambasadores Amerikane, Marcie Ries dhe zyrtarëvë të tjerë në Uashington; Ndaj, ju lutem të jini në dijeni që ekzistenca e këtij raporti të plotë, mund të verifikohet shumë thjeshtë. Më duhet t’u them mendimin tim, se është shumë e mundur që akuzat ndaj jush në këtë raport janë të vërteta dhe që ju drejtoni një konspiraci kriminale, duke mbajtur postin e kryeministrit të Qeverisë Shqiptare. Opinionin tim unë e mbështes në biseda që kam pasur me zyrtare policie, diplomatë të huaj me experiencë në Shqipëri, punonjës të shërbimeve sekrete në Shqipëri, zyrtare të qeverisë amerikane dhe politikanë e qeveritarë shqiptarë. Ju gjithashtu, duhet të dini që unë vazhdoj që të ngulmoj për ndjekjen e këtyre problemeve me zyrtarë të ndryshëm në Shtetet e Bashkuara, jashtë strukturave të Departamentit të Shtetit dhe një hetim i këtyre problemeve është në proces e sipër. Për më tepër, përpjekjet e mia kanë gjetur mbështetjen e palëve të ndryshme në Uashington, përfshirë dhe mbështetjen e një senatori shumë të njohur amerikan.
    Më poshtë kini një përmbledhje të akuzave, që gjenden në raport:
    1. Shqipëria është bërë një hallkë kryesore në trafikimin e drogave dhe është shndërruar në një linjë të sigurtë Lindje–Perëndim, për kriminelët që merren me këtë lloj vemprimtarie (këtë fakt unë e kam konfirmuar me Departamentin e Drejtësisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës).
    2. Duke filluar që nga fundi i viteve 90, raporti flet për historinë e afërt të lindjes së grupeve kriminele shqiptare, të përfshirë në tregëtinë e drogës. Sipas raportit, një ngjarje kyçe që çoi në lulëzimin e trafikantëve të drogës, në Shqipëri ishte ndërhyrja juaj në 1997 për të detyruar Fehmi Avdiun, në atë kohë Kryetar i Komitetit të Legjislacionit në Parlament, që të abrogonte ligjet antitrafik që ishin aprovuar në 1996. (Media shqiptare ka raportuar që biseda juaj me Abdiun është regjistruar dhe unë e kam lexuar një kopje të transkriptit). Rezultati që vijoi ishte një vakum ligjor, në lidhje me trafikimin e drogës. Raporti shkruan që individë të rrethit tuaj të ngushtë, si brenda ashtu dhe jashtë qeverisë, u bënë patronë e partnerë të trafikantëve dhe përdorën të ardhurat e nxjerra nga ky aktivitet kriminal, për të investuar në projekte të ndryshme në ndërtim e turizëm. Eshtë më se e qartë se, ka një paralelizëm më se shqetësues midis transformimit të Shqipërisë, si një pikë e rëndësishme tranzite për trafikun e drogës dhe qeverisjes tuaj si kryeministër i Shqipërisë.
    3. Raporti akuzon që Xhoana Nano, gruaja juaj, është e përfshirë në këtë aktivitet kriminal dhe Joi Travel, një kompani që kontrollohet prej saj, shërben si mjet për të pastruar paratë që vijnë nga trafikimi i drogës. Raporti gjithashtu akuzon që një nga linjat kryesore të trafikut të drogës kontrollohet nga një partner i gruas tuaj, i cili gjithashtu është përfshirë në vrasjen e një trafikanti konkurent.
    4. Raporti akuzon që, disa prej ministrave tuaj janë të përfshirë direkt në trafikimin e drogës. Igli Toska, Ministri i Rendit, dhe Arjan Rugji, i cili ishte Drejtor i Përgjithshëm për Kufijtë në Ministrinë e Rendit, së bashku me një ish-ministër, akuzohen në raport si drejtuesit dhe patronët e linjës së drogës, që nis nga Turqia, vazhdon nëpërmjet Shqipërisë dhe përfundon në Itali. Raporti gjithashtu diskuton në detaje arrestimin e një kushuriri të Igli Toskës, i cili u kap me 30 kilogram drogë. Me aq sa di unë, ky person nuk është dënuar për këtë aktivitet kriminal dhe momentalisht është i lirë. Një tjetër ministër i qeverisë tuaj, gjithashtu akuzohet si kontrollues i një linje alternative të trafikut të drogës, që furnizon Gjermaninë me heroinë. Gramoz Ruçi, Sekretar i Partisë Socialiste, gjithashtu akuzohet nga raporti, si i përfshirë në trafikun e drogës në Shqipëri.
    5. Raporti identifikon disa linja të tjera alternative të trafikimit të drogës, nëpërmjet Shqipërisë. Njerëzit, të cilët kontrollojnë këto linja, thuhen të jenë anëtarë të qeverisë tuaj, ose njerëz që mbajnë lidhje të ngushta e personale, ose familjare me ju. Ndërmjet atyre që përmenden në raport, si pjesëmarrës në këtë aktivitetet ilegal janë dhe biznesmenë të mirënjohur në Shqipëri, të cilët thuhen që janë të lidhur me ju, e ju kanë dhënë dhurata luksoze, si dhe para të shumta për të mbështetur vesin tuaj të bixhozit.
    6. Raporti akuzon që këta trafikantë i kanë përdorur fitimet e tyre ilegale, për të blerë influencë politike dhe për të siguruar mbrojtjen e dhe bashkëpunimin e qeverisë tuaj. Raporti gjithashtu thotë që, vërtetësia e të dhënave që përmban raporti është konfirmuar nga të paktën tre burime të ndryshme dhe që, kontributorët e raportit janë anëtarë të shërbimeve sekrete shqiptare, të cilët nuk janë nën kontrollin e zyrës së kryeministrit.
    Këto janë vërtet akuza shumë serioze. Dhe, në se kanë ndonjë grimë të vërtetë, jam i bindur që shumica e shqiptarëve mendojnë se ju duhet të ballafaqoheni me drejtësinë.
    Siç e dini, edhe në të kaluarën unë kam hetuar çështje të ndryshme që tregojnë praktikat tuaja korruptive. Një shembull janë përpjekjet tuaja, për të manipuluar marrëveshjet e interkonjuksionit në Shqipëri dhe privatizimin e pronave shtetërore, si Albtelekomi. Një çështje tjetër ka qënë ajo ku një punonjës i Kredit Suise me informoi që ju keni llogari bankare të paligjshme me atë institucion financiar. Unë kam kontaktuar Geri Linc, zëvendëspresidentin e Kredit Suis, i cili për arsye konfidencialiteti nuk mund të pohonte, ose mohonte ekzistencën e një llogaria bankare në emrin tuaj. Gjithsesi, duhet të dini që kjo çështje nuk është e mbyllur. Në raste të ndryshme unë ju kam dërguar një dokument, nëpërmjet të cilit ju mund të më autorizoni mua që të vërtetoj nëse keni, ose jo llogari bankare me Kredit Suise, po ju nuk keni pranuar të nënshkruani. Në fakt, herën e fundit që ju ishit në Nju Jork në hotelin Ualdorf Astoria, unë jua dërgova personalisht një tjetër kopje të së njëjtës letër autorizimi. Për fatin tuaj të mirë dhe ndryshe nga Shqipëria, zyrtarët e qeverisë së Shteteve të Bashkuara veprojnë sipas rregullave të shtetit ligjor dhe si rrjedhim, ata tregojnë kujdes kur hetojnë për akuza kriminale ndaj kryetarit të një shteti sovran, sidomos në se qeveria e këtij shteti, bashkëpunon për çështje që kanë një farë rëndësie ndërkombëtare. Por, zoti Nano, ju lutem të kini parasysh se pavarësisht se kush i fiton zgjedhjet e ardhshme, koha punon për mua, dhe unë jam më se i bindur që akuzat që bëhen në raportin, në lidhje me drogën, si dhe akuzat e tjera ndaj jush do të vijë koha që do të ballafaqohen me drejtësinë.
    Sigurisht, ju nuk keni asnjë detyrim që të bashkëpunoni me mua, sepse unë nuk kam asnjë status ligjor në Shqipëri që t’ju detyroj të bashkëpunoni. Për më tepër, siç e përmenda, Shtetet e Bashkuara i binden protokollit në analizimin dhe përpunimin e këtij informacioni. Sidoqoftë, duke parë natyrën serioze të akuzave që janë ngritur kundra jush, në lidhje me praktika korruptive, trafikim droge dhe pastrim parash, në se ju jeni i pafajshëm në lidhje me këto akuza, është normale të mendosh se ju do dëshironit t’i pastronit këto njolla, nga reputacioni juaj.
    Meqënëse po i afrohemi zgjedhjeve, populli shqiptar ka të drejtëe të mësojë që kryeministri i tyre, nuk është një kriminel. Për këtë arsye, unë kam disa propozime që mund të ndihmojnë për atë arritur këtë qëllim. E para, menjëherë dhe para zgjedhjeve, ju mund të nënshkruani një autorizim që më jep mua autoritet të plotë, që të marr të dhëna nga çdo institucion financiar, për të konfirmuar, nëse ju keni pasur ndonjë llogari në emrin tuaj. Pastaj, si një premtim elektoral për popullin shqiptar, jepni publikisht besën tuaj që, nëse do të jeni përsëri kryeministër, ju do të autorizoni menjëherë formimin e një komisioni hetimor me fuqi të plota, për t’ju hetuar ju dhe individë të tjerë, të cilët akuzohen të jenë përfshirë në trafikimin e drogës. Së fundmi, ju duhet të bini dakort paraprakisht që, unë të jem në krye të këtij komisioni.
    Duke nënshkruar këtë autorizim, që më jep mua mundësinë të marr të dhëna nga instuticione financiare dhe duke dhënë besën tuaj për formimin e një komisioni, ku unë do jem kryetar, ju jepni një sinjal të fortë që akuzat kundra jush, në këtë letër dhe në vende të tjera, nuk kanë baza. Por, nëse nuk bini dakort me këto propozime, atëherë populli shqiptar duhet ta marrë këtë në konsideratë, kur të hedhin votën e tyre më 3 korrik. Në rast se ju nuk doni të bashkëpunoni, në lidhje me këtë çështje, shqiptarët duhet të pyesin veten: a duan vërtetë që Shqipëria të udhëhiqet nga një kryeministër, i cili qëndron në majë të një konspiracie kriminale të përfshirë në trafikimin e drogës, trafikimin e njerëzve, pastrimin e parave dhe vjedhjen e pronave shtetërore, për përfitime personale?
    Faleminderit për kohën që do t’i kushtoni kësaj letre.
    Sinqerisht,
    Gary Q. Kokalari
    Turp i madh i atij që ka publikuar këtë shkrim!
    Akuzohet Kryeministri i një shteti për gjërat më të kërkuarat dhe më të çmuarat sot në tërë botën,Droga,Armet dhe mishi i bardhë,i njomë dhe i butë(prostitutat)!
    Ata që akuzojnë,sigurisht që qenkan të marrë.As Nano as dikush tjetër në botë nuk prodhon mall që nuk kërkohet dhe shitet në tregun botëror.Jam i bindur se ata që tentojnë të fajësojnë Kryeministrin Nano,do të pendohen që në seancën e parë të paraqitjes para gjyqit të kryeministrit Nano!Nuk është Tosi ai që ia ha dhelpëra biftekun,por është ai që e ha dhelprën nëse i mungon ai!
    Asgjë nuk ka prodhuar kryeministri pa porosi të blerësit...ndoshta edhe Amerikan!
    I marrshi të ligat "Tosit"ju që ëndërroni ta zeni në grackë!

Tema të Ngjashme

  1. Sulë Hotla (1875-1947), Një Jetë Për Shqipërinë
    Nga strong_07 në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  2. Si mund të ulet ndikimi grek në shqipëri ?
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 14-08-2011, 17:46
  3. Plavë e Guci
    Nga Davius në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 05-10-2008, 23:36
  4. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  5. Çështja Çame
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 19:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •