Postuar më parë nga
CEZARND
Kërkohet hetim për Nanon
Kryeministri Fatos Nano dhe njerëz të afërt me të mund të jenë përfshirë në rrjetin e drogës. Këtë dyshim shpreh nga diaspora, nga SHBA, Geri Kokalari. Ai thotë se i ka rënë në dorë një raport i hartuar për këtë çështje dhe shton se pret të ketë hetime institucionale në SHBA... Po u shkruaj për t’iu lajmëruar që më ka rënë në dorë një raport, i cili iu akuzon ju dhe gruan tuaj, për përfshirje direkte në trafikimin e drogës në Shqipëri. Raporti është hartuar nga persona të lidhur me shërbimet e fshehta të Shqipërise dhe nga të dhënat e informacionet e marra nga anëtarë, ose ish-anëtarë të këtyre shërbimeve. Unë nuk e di nëse të gjitha akuzat që ngre raporti janë të vërteta; prandaj, në këtë letër të hapur, unë nuk kam përmendur shumë nga emrat që përfshihen në raport.Sidoqoftë, nisur nga natyra specifike e informacionit në raport dhe informacionit konfirmues që unë kam arritur të marr, nga palë të ndryshme në Shqipëri, këto akuza janë mjaft shqetësuese dhe meritojnë vëmendjen e plotë të qeverisë shqiptare dhe qeverive të tjera, të cilat janë të interesuara në përparimin e Shqipërisë. Rrjedhimisht, unë i kam dërguar kopje të detajuara të këtij raporti, përfshirë identitetin e të gjithë palëve, të dyshuar për përfshirje në trafikimin e drogës, Ambasadorit të Lutz Salzmann, Ambasadores Amerikane, Marcie Ries dhe zyrtarëvë të tjerë në Uashington; Ndaj, ju lutem të jini në dijeni që ekzistenca e këtij raporti të plotë, mund të verifikohet shumë thjeshtë. Më duhet t’u them mendimin tim, se është shumë e mundur që akuzat ndaj jush në këtë raport janë të vërteta dhe që ju drejtoni një konspiraci kriminale, duke mbajtur postin e kryeministrit të Qeverisë Shqiptare. Opinionin tim unë e mbështes në biseda që kam pasur me zyrtare policie, diplomatë të huaj me experiencë në Shqipëri, punonjës të shërbimeve sekrete në Shqipëri, zyrtare të qeverisë amerikane dhe politikanë e qeveritarë shqiptarë. Ju gjithashtu, duhet të dini që unë vazhdoj që të ngulmoj për ndjekjen e këtyre problemeve me zyrtarë të ndryshëm në Shtetet e Bashkuara, jashtë strukturave të Departamentit të Shtetit dhe një hetim i këtyre problemeve është në proces e sipër. Për më tepër, përpjekjet e mia kanë gjetur mbështetjen e palëve të ndryshme në Uashington, përfshirë dhe mbështetjen e një senatori shumë të njohur amerikan.
Më poshtë kini një përmbledhje të akuzave, që gjenden në raport:
1. Shqipëria është bërë një hallkë kryesore në trafikimin e drogave dhe është shndërruar në një linjë të sigurtë Lindje–Perëndim, për kriminelët që merren me këtë lloj vemprimtarie (këtë fakt unë e kam konfirmuar me Departamentin e Drejtësisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës).
2. Duke filluar që nga fundi i viteve 90, raporti flet për historinë e afërt të lindjes së grupeve kriminele shqiptare, të përfshirë në tregëtinë e drogës. Sipas raportit, një ngjarje kyçe që çoi në lulëzimin e trafikantëve të drogës, në Shqipëri ishte ndërhyrja juaj në 1997 për të detyruar Fehmi Avdiun, në atë kohë Kryetar i Komitetit të Legjislacionit në Parlament, që të abrogonte ligjet antitrafik që ishin aprovuar në 1996. (Media shqiptare ka raportuar që biseda juaj me Abdiun është regjistruar dhe unë e kam lexuar një kopje të transkriptit). Rezultati që vijoi ishte një vakum ligjor, në lidhje me trafikimin e drogës. Raporti shkruan që individë të rrethit tuaj të ngushtë, si brenda ashtu dhe jashtë qeverisë, u bënë patronë e partnerë të trafikantëve dhe përdorën të ardhurat e nxjerra nga ky aktivitet kriminal, për të investuar në projekte të ndryshme në ndërtim e turizëm. Eshtë më se e qartë se, ka një paralelizëm më se shqetësues midis transformimit të Shqipërisë, si një pikë e rëndësishme tranzite për trafikun e drogës dhe qeverisjes tuaj si kryeministër i Shqipërisë.
3. Raporti akuzon që Xhoana Nano, gruaja juaj, është e përfshirë në këtë aktivitet kriminal dhe Joi Travel, një kompani që kontrollohet prej saj, shërben si mjet për të pastruar paratë që vijnë nga trafikimi i drogës. Raporti gjithashtu akuzon që një nga linjat kryesore të trafikut të drogës kontrollohet nga një partner i gruas tuaj, i cili gjithashtu është përfshirë në vrasjen e një trafikanti konkurent.
4. Raporti akuzon që, disa prej ministrave tuaj janë të përfshirë direkt në trafikimin e drogës. Igli Toska, Ministri i Rendit, dhe Arjan Rugji, i cili ishte Drejtor i Përgjithshëm për Kufijtë në Ministrinë e Rendit, së bashku me një ish-ministër, akuzohen në raport si drejtuesit dhe patronët e linjës së drogës, që nis nga Turqia, vazhdon nëpërmjet Shqipërisë dhe përfundon në Itali. Raporti gjithashtu diskuton në detaje arrestimin e një kushuriri të Igli Toskës, i cili u kap me 30 kilogram drogë. Me aq sa di unë, ky person nuk është dënuar për këtë aktivitet kriminal dhe momentalisht është i lirë. Një tjetër ministër i qeverisë tuaj, gjithashtu akuzohet si kontrollues i një linje alternative të trafikut të drogës, që furnizon Gjermaninë me heroinë. Gramoz Ruçi, Sekretar i Partisë Socialiste, gjithashtu akuzohet nga raporti, si i përfshirë në trafikun e drogës në Shqipëri.
5. Raporti identifikon disa linja të tjera alternative të trafikimit të drogës, nëpërmjet Shqipërisë. Njerëzit, të cilët kontrollojnë këto linja, thuhen të jenë anëtarë të qeverisë tuaj, ose njerëz që mbajnë lidhje të ngushta e personale, ose familjare me ju. Ndërmjet atyre që përmenden në raport, si pjesëmarrës në këtë aktivitetet ilegal janë dhe biznesmenë të mirënjohur në Shqipëri, të cilët thuhen që janë të lidhur me ju, e ju kanë dhënë dhurata luksoze, si dhe para të shumta për të mbështetur vesin tuaj të bixhozit.
6. Raporti akuzon që këta trafikantë i kanë përdorur fitimet e tyre ilegale, për të blerë influencë politike dhe për të siguruar mbrojtjen e dhe bashkëpunimin e qeverisë tuaj. Raporti gjithashtu thotë që, vërtetësia e të dhënave që përmban raporti është konfirmuar nga të paktën tre burime të ndryshme dhe që, kontributorët e raportit janë anëtarë të shërbimeve sekrete shqiptare, të cilët nuk janë nën kontrollin e zyrës së kryeministrit.
Këto janë vërtet akuza shumë serioze. Dhe, në se kanë ndonjë grimë të vërtetë, jam i bindur që shumica e shqiptarëve mendojnë se ju duhet të ballafaqoheni me drejtësinë.
Siç e dini, edhe në të kaluarën unë kam hetuar çështje të ndryshme që tregojnë praktikat tuaja korruptive. Një shembull janë përpjekjet tuaja, për të manipuluar marrëveshjet e interkonjuksionit në Shqipëri dhe privatizimin e pronave shtetërore, si Albtelekomi. Një çështje tjetër ka qënë ajo ku një punonjës i Kredit Suise me informoi që ju keni llogari bankare të paligjshme me atë institucion financiar. Unë kam kontaktuar Geri Linc, zëvendëspresidentin e Kredit Suis, i cili për arsye konfidencialiteti nuk mund të pohonte, ose mohonte ekzistencën e një llogaria bankare në emrin tuaj. Gjithsesi, duhet të dini që kjo çështje nuk është e mbyllur. Në raste të ndryshme unë ju kam dërguar një dokument, nëpërmjet të cilit ju mund të më autorizoni mua që të vërtetoj nëse keni, ose jo llogari bankare me Kredit Suise, po ju nuk keni pranuar të nënshkruani. Në fakt, herën e fundit që ju ishit në Nju Jork në hotelin Ualdorf Astoria, unë jua dërgova personalisht një tjetër kopje të së njëjtës letër autorizimi. Për fatin tuaj të mirë dhe ndryshe nga Shqipëria, zyrtarët e qeverisë së Shteteve të Bashkuara veprojnë sipas rregullave të shtetit ligjor dhe si rrjedhim, ata tregojnë kujdes kur hetojnë për akuza kriminale ndaj kryetarit të një shteti sovran, sidomos në se qeveria e këtij shteti, bashkëpunon për çështje që kanë një farë rëndësie ndërkombëtare. Por, zoti Nano, ju lutem të kini parasysh se pavarësisht se kush i fiton zgjedhjet e ardhshme, koha punon për mua, dhe unë jam më se i bindur që akuzat që bëhen në raportin, në lidhje me drogën, si dhe akuzat e tjera ndaj jush do të vijë koha që do të ballafaqohen me drejtësinë.
Sigurisht, ju nuk keni asnjë detyrim që të bashkëpunoni me mua, sepse unë nuk kam asnjë status ligjor në Shqipëri që t’ju detyroj të bashkëpunoni. Për më tepër, siç e përmenda, Shtetet e Bashkuara i binden protokollit në analizimin dhe përpunimin e këtij informacioni. Sidoqoftë, duke parë natyrën serioze të akuzave që janë ngritur kundra jush, në lidhje me praktika korruptive, trafikim droge dhe pastrim parash, në se ju jeni i pafajshëm në lidhje me këto akuza, është normale të mendosh se ju do dëshironit t’i pastronit këto njolla, nga reputacioni juaj.
Meqënëse po i afrohemi zgjedhjeve, populli shqiptar ka të drejtëe të mësojë që kryeministri i tyre, nuk është një kriminel. Për këtë arsye, unë kam disa propozime që mund të ndihmojnë për atë arritur këtë qëllim. E para, menjëherë dhe para zgjedhjeve, ju mund të nënshkruani një autorizim që më jep mua autoritet të plotë, që të marr të dhëna nga çdo institucion financiar, për të konfirmuar, nëse ju keni pasur ndonjë llogari në emrin tuaj. Pastaj, si një premtim elektoral për popullin shqiptar, jepni publikisht besën tuaj që, nëse do të jeni përsëri kryeministër, ju do të autorizoni menjëherë formimin e një komisioni hetimor me fuqi të plota, për t’ju hetuar ju dhe individë të tjerë, të cilët akuzohen të jenë përfshirë në trafikimin e drogës. Së fundmi, ju duhet të bini dakort paraprakisht që, unë të jem në krye të këtij komisioni.
Duke nënshkruar këtë autorizim, që më jep mua mundësinë të marr të dhëna nga instuticione financiare dhe duke dhënë besën tuaj për formimin e një komisioni, ku unë do jem kryetar, ju jepni një sinjal të fortë që akuzat kundra jush, në këtë letër dhe në vende të tjera, nuk kanë baza. Por, nëse nuk bini dakort me këto propozime, atëherë populli shqiptar duhet ta marrë këtë në konsideratë, kur të hedhin votën e tyre më 3 korrik. Në rast se ju nuk doni të bashkëpunoni, në lidhje me këtë çështje, shqiptarët duhet të pyesin veten: a duan vërtetë që Shqipëria të udhëhiqet nga një kryeministër, i cili qëndron në majë të një konspiracie kriminale të përfshirë në trafikimin e drogës, trafikimin e njerëzve, pastrimin e parave dhe vjedhjen e pronave shtetërore, për përfitime personale?
Faleminderit për kohën që do t’i kushtoni kësaj letre.
Sinqerisht,
Gary Q. Kokalari
Krijoni Kontakt