E njohur pėr tekste kėngėsh tė suksesshme, poetja Irma Kurti vjen me librin e katėrt poetik “Bėj sikur fle”

Letėrsia fillon tek dhimbja

Elsa Demo

Tė shkruarit nuk ėshtė qėllim qė mund tė kėnaqė vetėm veten. Ky ėshtė vetėm fillimi, sepse mė pas vjen lexuesi. Poetja Irma Kurti kur e pyet pėr kėtė marrėdhėnie mund tė tė japė njė pėrgjigje si kjo mė sipėr, pasi gjithė ē’ndodh nė momentin kur hidhen vargjet, pėrpos ēlirimit kalimtar, vjen edhe guximi dhe hapja qė jep poezia. “Nė kėtė drejtim poezia ndihmon vėrtet”.

Takimi me Irma Kurtin nuk tė jep mė pak se vargjet, tė pėrmbledhura nė librin e saj tė fundit “Bėj sikur fle”, botuar nga “Dudaj”. Autorja qė mė sė shumti ia kemi dėgjuar emrin kryesisht pėr tekste kėngėsh tė suksesshme nė festivalet e Radio-Televizionit Shqiptar pėr gati 20 vjet, ndėrkaq, duke bėrė sikur ka fjetur, ka dėgjuar, pyetur, refletuar, shkruar dhe botuar katėr libra me poezi prej vitit 1999. Janė “Kėtė natė me ty”, “Shihemi nė njė tjetėr botė”, “Qirinjtė janė fikur” dhe ky i fundit “Bėj sikur fle”.

Nuk ka dyshim se ajo qė i lidh tė katėrt janė rravgimet e dashurisė tė cilat nga libri nė libėr janė bėrė njė nyje e vetme e pashpleksur, e ngjitur nga njė lloj mėrzitie, e veshur me lirizėm. Kurti e riciklon dashurinė nė njė gjeografi tė gjerė pėr t’u rikthyer nė njė tunel nė fund tė tė cilit nuk duket fije drite. A nuk shkruan Emili Dikinson se ajo qė dimė pėr dashurinė ėshtė vetėm kaq: dashuria ėshtė gjithēka. Nė vargjet e Kurtit njeriu del prej dashurisė mė i paditur dhe mė i dobėt se kurrė.

Tek “Bėj sikur fle” mungesė force dhe ligėshtim ėshtė mė e dukshme, e prekshme, por herė-herė tė krijohet pėrshtypja sikur gruaja qė shkruar kėtė lloj pozie refuzon identifikimin e dashurisė dhe dhimbjes sė saj me tė tjerėt dhe prej lexuesit. Ėshtė pėrpjekja pėr tė shkruar me njė gjuhė tė vetėn pėr njė ndjenjė njerėzore, nė dukje, e njėtrajtė pėr tė gjithė. “Edhe unė kam pasur dashurinė time, njohjet e mia. Poezitė e dashurisė, nuk kanė datė, nuk kanė kohė, janė gjithmonė aktuale. Dhimbja tė shtyn mė tepėr se ēdo gjė tjetėr tė shkruash pėr tė dhe ndoshta sepse dashuria ėshtė njė ndjenjė qė nuk vdes kurrė”,- thotė poetja Kurti.
Irma Kurti u diplomua pėr gjuhė angleze. Ka punuar si mėsuese e gjuhės angleze dhe mė vonė gazetare nė disa organe shtypi.

Para dhe pas studimeve ajo do tė ketė njė pėrvojė tė gjatė dhe tė suksesshme pranė redaksisė sė teksteve nė Radio Tirana pėrkrah Zhuljana Jorganxhiut pėr festivalet e mėdha zyrtare tė kėngės sė lehtė shqiptare. Kjo pėrvojė nisi me poezinė “Urimi yt” 1985, e cila e kompozuar nga Ilir Dangėllia dhe e kėnduar nė Festivalin e Interpretuesve tė Rinj nga Ermira Babaliu, do tė pėlqehej shumė nė atė kohė. “Unė dhe Iliri u takuam nė momentin e duhur. Ishte shumė e vėshtirė tė hyje nė njė festival. Kėngėt tona shpesh skualifikoheshin. Ndėrsa Babaliu njihej pėr shpirtin e iniciativės dhe shpesh ia dilte”,- tregon poetja bashkėpunimet e saj tė para me muzikėn. “Kam krijuar nė kohėn kur thuhej se dy poezi duhen pėr kongresin, 1 pėr partinė. Megjithatė lirizmi mė ka ndihmuar.” Ajo ėshtė autore e rreth 70 tekste kėngėsh nga tė cilat mė tė njohurat janė “Trokite te dera”, kėnduar nga Luan Zhegu, “Pranė tė kaltrit det” dhe “Letėr malli” nga Ermira Babaliu,

“Tė jem pėr ty Number 1” nga Manjola Nallbani, “Imazh i largėt” Spirit Voice, etj. bashkėpunėtorėt e saj mė tė ngushtė kanė qenė Ilir Dangėllia, Osman Mula, Agron Xhunga, Luan Zhegu.

Vitet e fundit Kurti ka qenė mė e tėrhequr nga bashkėpunimi me kompozitorėt pėr arsye qė pak a shumė mund tė merren me mend. “Sot mund tė bėjė kushdo tekst. Merren lehtė, janė shumė tė thjeshtuara. Ėshtė dhe tregu qė e kėrkon. Por kėtu ka diēka qė nuk shkon.” Autorja nuk mund ta mohojė se dikur punohej shumė me tekstet, por pėrvoja e shtyn tė bėjė krahasimin e dy realiteteve duke shprehur shqetėsimin e publikut dhe tė njė rrethi artistėsh. Sipas poetes, puna mbi tekstet ka kaluar nga esktremi nė ekstrem. Dikur kishte shumė kontroll mbi to, sot nuk ka fare. Shumė prurje dhe pak kontroll do tė thotė tė mos ndash dot tekstet e mira nga ato tė dobėta qė pėr fat tė keq janė me bollėk.

Nė kėto rrethana Kurti i ėshtė dhėnė mė shumė poezisė lirike dhe pėrvoja me muzikėn e ka pasuruar dhe ridimensionuar vargun e saj tė hapur, tė sinqertė dhe dialogues. “Kur mendoj pėr lexuesin, mendoj pėr tė dhėnė mė tė mirėn, njė art qė tė jetė i pėlqyeshėm. Qė krijimi tė jetojė sa mė gjatė tek njerėzit duhet tė jetė i vėrtetė, i ndjerė dhe i ngrohtė.”

Gazeta Shekulli