Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,202

    Tani po shkruajme historine edhe nga aspekti serb:

    Para disa kohesh ministrja e arsimit grek i propozoi Shqiperise qe te behet pune dypaleshe per te afruar afer dy popujt. Ajo mire e kishte, jam plotesisht ndakort me te, vetem se beri nja gabim trashanik tha frazen " te heqim nga historia ato fragmente qe helmojne lidhjet dypaleshe", dmth. ajo zonja gjithe keto vjet qe kishte lexuar histori (nese kishte lexuar) nuk kishte kuptuar asgje ose me mire nuk kishte kuptuar se lidhjet midis vendeve/popujve nuk i helmon historia por politikanet dhe ekstremistet. Historia shkruhet per te lexuar dhe jo per tu fshire. Sidoqofte procesi i ndryshimit te librave shkollor ka filluar, mire bene se mbas kaq vjetesh propagande duheshin ndryshuar por e keqja eshte se ky ndryshim nuk ka per qellim pastrimin e historise shqiptare por pastrimin e mbeturinave politikane/dipllomatike midis Tiranes dhe Athines!

    Nejse qe mos t'ju lodh shume, se mjaft ju kane lodhur me propagande antigreke (me vend apo pa vend)... ajo qe dua te dal eshte sesi perfundim kete fushaten e pastrimit te historise nga "helmet" na i kane marre tani edhe gazetaret, pervec politikes tradicionale naniste.... por e keqja eshte se me kete antihelmin e tyre jo vetem qe nuk e c'helmoje historine por i vejne nje litar ne koke, nje karrige poshte kembeve dhe pastaj e shtyjne karrigen me percmim:

    Ja cfare shkruante Shekulli sot (pa pik turpi e ndergjegjeje):

    Nėn masa tė forta sigurie, serbėt e Kosovės pėrkujtojnė ngjarjen e vetme qė i bėn tė mendojnė se Kosova u pėrket atyre

    Serbėt pėrkujtojnė betejėn e Kosovės


    Shekulli

    Serbėt e Kosovės janė mbledhur pėr tė kujtuar dje njė ditė tė veēantė historike, e vetmja qė i bėn tė ndihen zotėr tė kėsaj krahine qė prej shekujsh. Nėn masa tė forta sigurie, me praninė e policisė sė UNMIK-ut, tė armatosur rėndė, serbėt kanė kujtuar 616-vjetorin e betejės mes turqve dhe ushtrisė serbe (1389), e cila pėrfundoi me humbjen e kėsaj tė fundit . Qė atėherė nisi pushtimi 500-vjeēar i Ballkanit nga perandoria otomane turke. Kjo ka mbetur njė ngjarje e rėndėsishme nė historinė serbe dhe njė nga argumentet kryesore me tė cilin serbėt e deklarojnė Kosovėn si Jeruzalemin e tyre. Pjesėmarrja e djeshme gjithsesi ishte shumė mė e vogėl se sa nė vitin 1989, kur Milosheviēi mbajti njė fjalim me retorikė nacionaliste ndaj njė turme prej 500 000 serbėsh tė mbledhur nė Fushė-Kosovė, nė vendin ku u zhvillua kjo betejė. Nė atė vit, Milosheviēi e pėrdori kėtė ngjarje historike pėr tė pėrforcuar qėllimin e tij pėr tė kontrolluar Jugosllavinė. Gjatė fjalimit tė tij, ai i paralajmėroi serbėt se ata do tė pėrballeshin sėrish me njė betejė. “Nuk do tė ketė beteja me armė, por edhe tė tilla nuk mund tė pėrjashtohen”, - i tha Milosheviēi turmės atėkohė. Dhe vėrtet betejat nisėn dy vite mė vonė, kur e gjithė Jugosllavia u pėrēa dhe pasuan luftėrat si ajo e Bosnjes dhe e Kosovės. Shqiptarėt e Kosovės mendojnė se ndoshta ceremonia e djeshme do tė jetė e fundit nė Kosovėn qė ka mbetur ende formalisht pjesė e Serbisė.
    ‘Ne duhet ta mbajmė gjallė traditėn”, thotė Ljubinka, njė pensioniste serbe qė kishte bėrė rreth 350 km rrugė nga Beogradi pėr tė parė Patriarkun Pavle, kreun e Kishės Ortodokse Serbe, teksa mbante shėrbesėn fetare pėr rėnien e serbėve. Megjithatė pjesėmarrja ishte shumė e pakėt. Tej forcave policore tė UNMIK-ut dhe NATO-s qėndronin disa shqiptarė qė shihnin nė distancė ceremoninė e serbėve.
    Drashkoviē nė ceremoni
    I pranishėm nė ceremoninė e djeshme ishte edhe ministri i Jashtėm serb, Vuk Drashkoviē, i cili mbėrriti nė Kosovė njė ditė mė parė pėr njė vizitė private. Ndoshta qėllimi i vizitės sė tij kėtė datė ishte pikėrisht pjesėmarrja nė kėtė ceremoni pėrkujtimore, pėr tė evokuar edhe njė herė ndjenjat serbe mbi Kosovėn. Njė ditė mė parė Drashkoviē ėshtė pritur me protesta nga qytetarėt e Kosovės. Kryesisht tė rinjtė, kanė qėlluar mbi eskortėn e Drashkovicit me vezė e mjete tė tjera, e si pasojė policia ka arrestuar njė numėr protestuesish, mes tė cilėve edhe gazetarė. Pėr shqiptarėt e Kosovės, Drashkoviē ėshtė njė nga figurat mė tė urryera, pasi ėshtė nga zyrtarėt e pakėt serbė qė flet me tone nacionaliste e ekstremiste pėr Kosovėn, si tokė e pandashme e Serbisė. Pėr vizitėn, tė quajtur private tė Drashkoviēit nė Kosovė, kanė reaguar dje edhe zyrtarėt mė tė lartė shqiptarė tė Kosovės. Kėshtu presidenti Ibrahim Rugova nėpėrmjet zėdhėnėsit tė tij, ka thėnė se “Drashkoviēi nuk konsiderohet politikan serioz dhe qeveria e merr si tė paqenė kėtė vizitė”, - duke shtuar se kjo vizitė ka qenė private. Drashkoviē ėshtė ftuar nga administrata ndėrkombėtare nė Kosovė. “UNMIK-u e ka lejuar, ai ėshtė i ftuar i UNMIK-ut. Sigurisht UNMIK-u ka pasur qėllim tė mirė qė ta lejonte pėr ēėshtje humanitare tė shihte Kosovėn dhe zhvillimet e tjera”. Ndėrsa lidhur me protestat dhe tė arrestuarit, presidenti Rugova ka thėnė se ato : “ Janė legale protestat e ndryshme, jemi shoqėri demokratike – unė nė kėtė kuptim i shoh, ndoshta ato kanė qenė arrestime tė momentit, e s’do tė ketė pasoja dhe do tė kėrkoj qė tė mos ketė pasoja”, - ka deklaruar presidenti Rugova.

    29/06/2005


    Nuk e di nese ka lexuar ndonjehere histori ballkanike autori ose nese eshte ndonje gazetar i famshem ose jo por jam i sigurte se ne ndonje vend ku respektohet historia do e kishin nxjerrur nga puna (te pakten). Akoma edhe profesori im grek, qe ka simpati te madhe per Serbet, do ia terhiqte veshet! Si more gjithe kete aleance kristiane ballkanike (e cila u quajt nga vet Papa "Kryqezate") arriti ta kthej nje shkrimtar shqiptar ne lufte te 'ushtrise serbe' vetem nje nivel i madh injorance do mundej ta shpjegonte. Princit sllav ose serb Lazari bravo i qofte per luften qe dha dhe qe ra hero (nuk ja mposht njeri mundimin as atij e as Serbeve ushtare te vet) por mbrapa tij kishte nje ser princerish e ushtaresh te kombesive te ndryshme me kryesore Hungarezet, Bullgaret, Arberit e ku ta di une c'lloj tjeter (prandaj dhe e quajten fushaten "Kryqezata Ballkanike" ose "Kryqezata e Fundit"). Gjithashtu mire do ishte qe ambasada turke ne Tirane ti mesoje tutkuneve shqiptare se per "Turq" - si dicka qe percakton nje identitet- flasim vetem pas ardhjes se Qemal Ataturkut ne fuqi (se historianet Shqiptare merren me Pellasget tani dhe nuk kane kohe per Mesjeten ose Historine Moderne)!

    FLM

  2. #2
    Perjashtuar Maska e kurkushi
    Anėtarėsuar
    24-06-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi.Mund te udhetoj pa vize hyrese ne tere boten "interesante"
    Postime
    446
    Nė vitin 1989 ,Milosheviqi nė Fushėkosovė "festoi" humbjen e popujve tė balkanit kundėr turqve.Kur ai dhe politika sllavo-ortodokse kėtė betejė tė humbur tė tė gjithėve, nė kohėn kur asnjėri prej kėtyre luftėtarėve ende nuk ishte musliman por tė gjithė ishin tė krishterė apo tė pa fe,e quajtėn betejė vetėm tė serbėve,dhe nė fjalimin e tij e pėrdori pėr pikėnisje pėr nė beteja tjera...pėr mua dhe shumė tė tjerė ishte e qartė se ai qė feston humbjet ,ai vetėm humbje korrė!Atbotė pata botuar edhe njė shkrim tė shkurtėr nė gazetėn Rilindja kushtuar kėtij festimi tė ēuditshėm dhe tė turpshėm.
    Edhe sot sikur atėherė,jam i lumtur qė saherė qė serbėt festojnė humbjen e tyre kundėr turqve nė Fushėkosovė,duke marrur mbi vehte edhe pjesėn tonė tė turpit pėr humbjen e pėrbashkėt tė pėsuar,ata betohen se prap do tė nisen nė humbje tė reja!Kėtė radhė pėr tė festuar kėtė humbje erdhi ministri i jashtėm Drashkoviq,qė ėshtė shenjė se Serbia nė betejen e ardhme do tė humbė mė pak(vetėm Kosovėn dhe ca vise tė saj)sepse pėr humbje tė re nuk ėshtė betuar kryetari i shtetit...se atėherė do tė humbiste i tėrė shteti(Serb).

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 159
    Postimi i Fundit: 21-06-2009, 12:50
  2. Historine ne Ballkan e Tregojne Gazetat
    Nga Duaje Siveten nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-01-2009, 15:22
  3. Studime shqiptaro-ilirike
    Nga dodoni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 50
    Postimi i Fundit: 18-04-2008, 17:05
  4. Lufta e Serbise me Historine
    Nga Eni nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 03-12-2007, 17:01
  5. Pėr dėshmitarėt e Jehovait
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 17:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •