I Kryqëzuar Nga të Krishterë
Prolog
Ju falënderoj që erdhët për të më takuar këtu në teatër, në rrethana kaq të jozakonshme.
Dyert e teatrit do t’i gjejmë të hapura, por si për çudi, pjesa më e madhe e aktorëve nuk janë këtu këtë natë. Do jenë vetëm dy aktorë në skenë dhe vetëm dy nga ne në sallë. Ftesa jonë është e veçantë në këtë shfaqje.
Ja ku janë karriget tona. Siç mund ta shihni ne përbëjmë të gjithë publikun.
Ja dhe skena. Sa e pazakontë vendosja e saj; nuk ka asnjë dekor. Një aktor qëndron pranë qendrës së skenës, por drita bie në mënyrë të tillë që pavarësisht se nga cila qoshe e shohim ne atë, nuk jemi në gjendje të shohim qartë fytyrën e tij.
Ah, ndodhet edhe një aktor tjetër. Kam përshtypjen se dikush ndjen fort se ti dhe unë duam të jemi atje dhe se është shumë e rëndësishme të dëgjojmë se çfarë do thuhet atje.
Një skenë e tillë do bënte dikë të qëndronte për reflektim, apo jo?
Ah, dritat po dobësohen, aktori i parë po bëhet gati t’i drejtohet të dytit.
Pjesa e Parë
1
Mirëserdhe, hyr të lutem. Po prisja me padurim ardhjen tënde.
Faleminderit.
Ulu të lutem në karrige.
Kam ardhur për arsye se .....se....... Unë jam një nga ata të Krishterë që janë trajtuar keqas nga besimtarë të tjerë. Ka qenë shumë e vështirë për mua të përballoj këtë gjendje dhe akoma më e vështirë ta marr veten plotësisht. Jam këtu sepse kam nevojë për ndihmë me shpresën se mund të më drejtojë në një shërim të plotë.
Diçka dërrmuese, apo jo? Ndoshta, një nga tronditjet më të mëdha që një i Krishterë do pësojë, është të zbulojë se miqtë e Krishterë mund të jenë të pashpirt. Megjithatë, megjithëse duket se kjo është një fakt, nuk është shumë e njohur dhe as nuk pranohet lehtë.
Zbulimi se të Krishterët mund të jenë mizorë ndaj të Krishterëve të tjerë ka shkatërruar pjesën frymore të jetës së shumë besimtarëve. Shumë pak gjëra, akoma edhe humbja e një personi të dashur, mund të prekë jetën e dikujt kaq thellë dhe me kaq dhimbje. Dëmtimi është shpesh i paimagjinueshëm. Unë guxoj të them se një sulm i lig i bërë nga një besimtar tek një tjetër mund të lëndojë të Krishterët kaq shumë sa të mos e marrin veten plotësisht kurrë.
Megjithatë, një shërim i plotë është i mundshëm.
Ke bërë mirë që ke ardhur. Le të kemi besim se ti do jesh një nga ata që do e marrin veten plotësisht. Madje, më shumë se kaq.
A ka pasur të tjerë që janë trajtuar kaq rëndë?
Pyetje e mirë. Po, të trajtuar keq, abuzuar ndaj tyre—kaq rëndë sa që mund të krahasohet me një kryqëzim. Disa herë madje ka qene kryqëzim publik.
Të tillë kanë qenë Gjon Huss, Latimer, Tyndale, Wycliff, Gjoni i Pragës....ah, lista është shumë e gjatë.
Por lista është më e gjatë në ditët tona; duket se ngjarje të tilla janë të shumta në kohën tënde. Megjithatë modeli ka qenë i qëndrueshëm, duke filluar që nga kushëriri i Jezusit.
Kam vënë re se në të gjitha këto kryqëzime secili ndjen se shumë pak të tjerë janë trajtuar kaq keq.
Krijoni Kontakt