Prezantohet fluturimi direkt Prishtinë – Romë Kosovë

Fluturimet në linjën direkte Prishtinë – Romë kanë filluar prej 18 qershorit, u bë e ditur në një prezentim të kompanisë italiane “Club Air”. Fluturimet me nisje dy herë në javë i bashkangjiten fluturimeve direkte me linjën Prishtinë - Veronë të kësaj kompanie private italiane.


“Projekti jonë nuk do të kishte sukses pa mbështetjen e autoriteteve kosovare dhe italiane, si dhe të institutit italian për tregti të jashtme në Prishtinë”, tha presidenti i Kompanisë Bruno Terkatin, duke shtuar se shpreson se fluturimet do të shtohen. Kompania ajrore fluturon kryesisht në Europën juglindore dhe ka arritur sukses me fluturimet për në Rumani. Çmimi i biletës Prishtinë - Romë është prej 99 euro plus taksat.