Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,345
    Postimet nė Bllog
    17

    Jeta e Shėn Sava - 5 dhjetor

    Sava i Shenjtėruar - 5 dhjetor

    Eshtė figurė shumė e madhe e asketizmit. Lindi nė vitin 439, nė Kapadoki tė Azisė sė Vogėl, nga Joani oficer i lartė dhe Sofia, tė cilėt, qė pesė vjeē e besuan nė tė afėrm, se u zhvendosėn nė Aleksandri pėr arsye ushtarake. U bė murg qė tetė vjeē! Rast shumė i veēantė, nė njė manastir tė afėrt. Atje u fut nė furrė tė ndezur, mori rrobat e harruara tė murgut furxhi, tė cilat i kishte vėnė pėr tu tharė dhe doli i gjallė ! Tėtėmbėdhjetėvjeēar, pa i dalė akoma mjekra, e lanė me urdhėr engjėlli dhe shkoi nė Jeruzalem, te Efthimi i Madh (20 janar), qė ndėrkohė e drejtoi tek igumeni shėn Theoktisti (3 shtator), i cili kujdesej pėr murgjėrit e rinj. Tridhjetėvjeēar dhe i fuqishėm fizikisht, filloi tė asketizojė nė vende tė vėshtira. Efthimi e mori pėr pak, deri sa vdiq, dhe madje e quante "djali jerond", d.m.th. i ri me menēuri plaku. Nė moshėn dyzet vjeē u vendos lO km nė Lindje nė Vithlehemit, nė njė shpellė qė i tregoi njė zonjė e mbinatyrshme.

    Karakteri punėtor ushtrimi, dashuria, urtėsia dhe predikimi i tij tėrhoqi shumė vetė. Atėherė ndėrtoi Lavrėn (manastirin) e tij tė shkėlqimit tė pėrbotshėm, qendėr e shenjtėrisė, e arsimimit, dogmatikės dhe hymnistikės, kopjimit dhe ruajtjes tė shumė teksteve tė vyer tė lashtė. Tipikoja (Rregullorja) e Kishės bazohet nė atė tė Lavrės, igumen i sė cilės titullohet patriku i Jeruzalemit.

    Sava ( d.m.th. i moshuar) kishte nė dorė mrekulli tė ēdo lloji tė habitshme. Veēse, vuante nga disa bindės tė vėshtirė dhe nga ata qė anonin nga Origjeni, tė cilin Kisha e kishte dėnuar. Kėshtu, iku dy herė nga manastiri. Mė 492 u bė prift dhe mė pas pėrgjegjės i tė gjithė asketėve tė Tokės sė Shenjtė. E bėri murgeshė dhe nėnėn e tij tė ve. Themeloi dhe pesė manastire tė tjera atje afėr, lidhej dhe me oshėnar Theodhosin (11 janar). Mė 511 udhėton si ndėrmjetės tek perandori heretik (monofizit) Anastasi i Parė (491-518). Kthehet dhe, duke udhėtuar luftoi pėr hir tė Orthodhoksisė, madje organizoi nė Sion njė protestė tė gjerė murgjėrish. Nėntėdhjetedyvjeēar ridėrgohet nė Bizant tek Justiniani i Parė (527-565), i cili e dėgjoi me shpresėtari dhe hoqi taksėn e tė krishterėve, qė kishin vuajtur nga puēistėt samaritanė. Ndėrroi jetė mė 5.12.532 (ose 533).
    Mė 30.10.1965, trupi i tij, pas njė mungese prej shekujsh, u rikthye nga Venecia nė Lavrėn e tij.

    At Justiani
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 10-07-2005 mė 23:26

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,345
    Postimet nė Bllog
    17
    Shėn Sava i shenjtėruar

    Prolog

    Jetėn e Kishės sonė e zbukurojnė dhe e ndriēojnė figura etėrish tė shenjtė dhe hierarkėsh, martirėsh dhe oshėnarėsh. Njė figurė e respektuar dhe me shkėlqimin shpirtėror ndriēoi pėr shumė kohė mbėshtetjen e Kishės ėshtė dhe Shėn Sava.
    Gjithė jeta e tij ishte njė pėrpjekje e vazhdueshme pėr pastrim tė brendshėm dhe lidhje me Shpėtimtarin Krisht. Njė pėrpjekje durimi frytdhėnėse qė e tregoi me tė vėrtetė si atė tė jetės sė murgut. I jetoi nga afėr problemet e kohės dhe u pėrpoq tė mos mbetej mėnjanė dhe larg nga njerėzit dhe problemet e tyre.
    Ky libėr i vogėl, tė dashur lexues, kėrkon tė tė sjellė nė kontakt me njė realitet tė Kishės sonė Orthodhokse, monakizmin, qė nxori njė sėrė burrash oshėnarė, qė pėr fat tė keq, nuk ėshtė e njohur nė botėn bashkėkohore dhe ndoshta pėr kėtė kritikohet si njė jetė pa fryte. Por jeta e Shėn Savės do tė tė bindė plotėsisht pėr tė kundėrtėn, qė jeta e murgjve, kur jetohet saktė, brenda shpirtit tė Orthodhoksisė, mund tė japė fryte shenjtėrie dhe njė shpirt shumė tė lartė.


    1. Vitet e para tė jetės sė tij

    Shėn Sava i shenjtėruar ishte nga Kapadohia, nga njė fshat qė quhej Mutalaski. Lindi rreth 439 pas Krishtit, nga prindėr shpresėtarė dhe tė pasur. I ati quhej Joan dhe e ėma Sofia.
    Kur Sava u bė pesė vjeē, prindėrit e tij u nisėn pėr nė Aleksandri, pėr probleme punė, sepse i ati ishte ushtarak dhe djalin e la me gjithė pasurinė e tij tek i vėllai, qė quhej Ermia qė tė shkollohej dhe nė rast se vdisnin prindėrit, tė mbetej Sava si trashėgimtar i pasurisė sė tyre. Ndenji pėr pak kohė nė shtėpinė e xhaxhait tė tij, por, meqė gruaja e xhaxhait ishte e ligė dhe zemėrake, iku dhe shkoi tek njė xhaxha tjetėr i tij, te Grigori, qė ishte edhe ai vėlla i tė atit. Mbeti pėr pak kohė edhe te ky xhaxha duke rrojtur nė mėnyrė shumė tė virtytshme, sa tė gjithė e adhuruan, sepse nuk bėnte ēapkėnllėqe dhe kishte urtėsi tė moshuari.


    2. Zgjedhja e jetės sė murgut

    Afėr Mutalaskit, nė largėsi rreth katėr kilometra, ishte njė manastir, qė quhej Flaviani. Meqė i lindi dėshira tė kujdesej pėr shpėtimin, duke pėrbuzur pasurinė, tė hollat, lavdinė dhe ēfarėdo qė kėrkon zemra e tė rinjve, shkoi nė manastir dhe luti igumenin ta merrte pranė vetes dhe ta qethte murg. Igumeni e pranoi me gėzim, duke parė dėshirėn e madhe dhe dashurinė e tij pėr Perėndinė. Por xhaxhallarėt e Savės shkuan nė manastir dhe me sugjerime tė ndryshme, u munduan ta largonin qė aty, duke i thėnė se ishte mė mirė tė martohej, tė kishte fėmijė dhe tė shijonte kėnaqėsitė e jetės, sesa tė mundohej me kaq ashpėrsi dhe me ushtrime. Por Sava, si i pjekur dhe i menēur qė ishte, nuk i llogariti kėto propozime dhe mbeti nė manastir i nėnshtruar ndaj tė gjitha vėshtirėsive tė jetės sė murgut.
    Tė pėrmbajturit e tij ishte shėmbullor. Njė ditė, ndėrsa punonte nė kopsht, pa njė pemė molle tė bukur dhe aromantike dhe si njeri u mund dhe mori njė qė ta hante. Por, duke kuptuar se kjo qė bėri ishte njė ngacmim i djallit qė e nxiste tė prishte rregullin dhe ta hante para orės sė caktuar dhe duke kujtuar mė tė keqen qė pėsuan tė parėt nė Parajsė, hodhi mollėn nė tokė dhe nuk e hėngri. Jo vetėm kaq, por vuri rregull nė veten e tij tė mos hante mė mollė gjithė jetėn e tij. Kėtė e zbatoi deri nė fund dhe qė atėherė shkeli demonin e gastronomisė dhe pasionet e tjera me kaq guxim, sa i kaloi tė gjithė murgjit e manatirit nė virtyte dhe u bė i denjė qė i vogėl tė bėnte ēudira si kjo qė do tė tregojmė.
    Njė dimėr u lag furrtari i manastirit dhe duke mos pasur ku t'i thante rrobat e tij, sepse nuk kishte diell, i vuri brenda nė furrė. Ditėn tjetėr harroi t'i nxirrte dhe ndezi furrėn qė tė piqte bukėt. Atėherė, furrtari u kujtua pėr rrobat dhe u hidhėrua shumė, sepse zjarri ishte ndezur dhe nuk ishte e mundur ta shuanin kaq shpejt.
    Atėherė, Sava pėrbuzi trupin e tij dhe hyri nė ēast nė furrė, nxori rrobat tė paprekura, pa u djegur as dhe njė qime nga flokėt e tij. Sa e panė e admiruan dhe, qė nga ai ēast, tė gjithė e respektonin, jo mė si djalė, por si njė plak tė respektuar, sepse shikonin guximin e tij para Perėndisė dhe virtytin e tij.


    3. Nė vendet e shenjta

    Pasi ndenji mjaft kohė nė Flaviano, dėshiroi tė shkonte nė Jerusalem, qė tė njihte vendet e shenjta dhe tė shikonte burra tė shenjtė e tė virtytshėm dhe tė pėrfitonte prej tyre. Nė fillim igumeni nuk donte qė tė largohej murgu, por me ndėrhyrjen e Perėndisė u detyrua ta linte tė lirė. Shkoi nė Jerusalem, nė kohė dimri dhe ndenji nė manastirin e Shėn Pasarianit, derisa tė kalonte dimri.
    Shumė vetė qė mėsuan pėr ardhjen e Savės dhe jetėn e tij tė shenjtė, diskutonin midis tyre se kush ta merrte nė manastirin e tij. Por ai mėsoi se ndodhej aty afėr Efthimi i madh, qė ndriēonte me mėsimet dhe ēuditė e tij krahinėn dhe donte tė bėhej nxėnės i tij. Shkoi dhe ra nė kėmbėt e Efthimit dhe me lot i kėrkoi qė ta pranonte nė shoqėrinė e tij. Por ai, duke parė se Sava ishte shumė i ri, nuk donte qė ta pranonte menjėherė nė Lavėr, por e dėrgoi nė manastirin qė kishte afėr Lavrės, ku ishte igumen Theoktisti i madh, kujtimi i tė cilit festohet mė 3 shtator. I tha Savės tė shkonte atje derisa t'i dilte mjekrra dhe tė ushtrohej mirė nė rregullin e jetės sė monakut.
    E dėrgoi tek Theoktisti, duke i shkruar ta pėrgatiste me kujdes, sepse ai mbushte gjithė botėn me lavdinė e tij, siē u bė vėrtet mė vonė.
    Afėr Theoktistit, Sava ndenji gati dhjetė vjet dhe i shėrbente me gatishmėri nė tė gjitha punėt; sillte ujė dhe dru, punonte nė kopsht dhe i ndihmonte tė gjithė me guxim. Pėr kėtė tė gjithė e donin. Me gjithė punėt e vėshtira qė bėnte, nuk mungonte nė shėrbesat dhe agripnitė, pėrkundrazi, shkonte i pari dhe tė gjithė e nderonin duke parė gatishmėrinė e tij.


    4. Ngacmimi i farefisnisė

    Djalli, duke parė gatishmėrinė dhe virtytin e tij, provoi ta pengonte nga dashuria pėr Perėndinė me mėnyrėn e mėposhtme.
    Nė manastir ishte njė vėlla nga Aleksandria, qė quhej Joan. Ai i lutej shumė herė Theoktistit qė ta lejonte tė shkonte nė Aleksandri ku kishin vdekur prindėrit e tij, pėr tė rregulluar probemet e pasurisė dhe t'i jepte Savėn pėr shoqėrues nė ēdo punė. Me vėshtirėsi u bind Theoktisti dhe pasi shkuan nė Aleksandri rregulluan ē'duhej. Nė Aleksandri, siē thamė mė parė, prindėrit e Savės qė kur e njohėn, u munduan ta mbanin dhe ta detyronin tė shkonte nė ushtri nė vendin e tė atit qė tė nderohej dhe tė lavdėrohej nga mbreti.
    Por Sava, duke ditur qė djalli me dashurinė dhe simpatinė e prindėrve donte ta pengonte nga pėrpjekjet shpirtėrore, u mundua tė bindte prindėrit se ishte e rrezikshme tė pėrbuzte veshjen e engjėjve dhe tė donte prindėrit mė tepėr se Krishtin qė kishte thėnė: "Ai qė do tė atin e tė ėmėn mė tepėr se mua, nuk ėshtė i denjė pėr mua." E lanė dhe e lutėn tė merrte vetėm njėzet monedha tė arta pėr kujdesin e vetes. Qė tė mos thonė se nuk pranoi, mori vetėm tre dhe ato nuk i harxhoi, por, sapo mbėrriti nė manastir, i dorėzoi te Thoektisti, qė tė mos kishte ai vetė asnjė pasuri.


    5. Largimi. Nxėnės i Efthimiut

    Kur pas disa vjetėsh vdiq Theoktisti, Efthimi vuri igumenin tjetėr Lojinin. Duke pasur dėshirė tė largohej nė vend tė qetė, Sava kėrkoi nga Lojini tė mos e pengonte tė realizonte dėshirėn e tij. Dhe vėrtet, u largua e shkoi nė njė shpellė nė jug tė manastirit dhe atje rrinte gjithė javėn, deri tė shtunėn, pa ushqim, duke u lutur dhe duke bėrė punėn e tij tė dorės. Tė shtunėn shkonte nė manastir dhe hante me vėllezėrit. Tė dielėn dhe mė pas mblidhte fletė palme, sa i duheshin pėr njė javė pėr punėdoren e tij dhe pastaj shkonte nė shpellėn e vet. Kėshtu kaluan pesė vjet.
    Duke parė Efthimi jetėn e tij, e mori nė shoqėrinė e vet, bashkė me njė tjetėr nxėnės tė tij, qė quhej Dometian. Kishin zakon tė shkonin ēdo vit pas festės sė Ujit tė Bekuar thellė nė shkretėtirė tė bėnin asketizėm gjithė kreshmėn dhe tė ktheheshin pėr Ngjalljen.
    U nisėn qė tė tre dhe ecnin nė atė shkretėtirė matanė Detit tė Vdekur. Por, meqė rruga ishte shumė e gjatė dhe pa ujė dhe ditėt shumė tė nxehta, Sava u dobėsua dhe i ra tė fiket, e duke mos mundur tė ecte ra si i vdekur. Menjėherė pas lutjes, goditi me kepin e tij dheun dhe nga toka e shkretė shpėrtheu ujė i ėmbėl dhe i freskėt. Pasi piu, Sava shoi etjen dhe u fuqizua dhe nė pjesėn tjetėr tė rrugės nuk u lodh fare.
    Kur arritėn nė vendin qė donin, Sava pėrpiqej tė imitonte nė tė gjitha jetėn e tė madhit Efthim dhe e kishte nė tė gjitha gjėrat shembull tė gjallė.
    Por, pas pak kohe vdiq Efthimi i madh dhe nxėnėsit e tij pak nga pak braktisėn virtytin dhe nuk kishin aq zell pėr t'u ushtruar. Prandaj Sava u largua qė aty dhe shkoi nė shkretėtirėn e Jordanisė, nė moshėn 35 vjeē. Qė nga ky ēast e mė vonė, filloi ta ngacmonte demoni dhe pėrpiqej ta frikėsonte, brenda nė shkretėtirė, qė ta largonte.


    6. Ngacmime dhe fikėsime tė djallit

    Njė natė, ndėrsa ishte i shtrirė qė tė ēlodhej pak nga ushtrimet, pa pranė vetes gjarpėrinj, akrepa e zvarranikė tė tjerė, qė kėrkonin ta kafshonin. Sava nė fillim u tremb, por pastaj mendoi se ishte vepėr demoni dhe u ngrit me guxim dhe u fal. Nė ēast, zvarranikėt helmues u zhdukėn si tym. Pastaj, pas ca ditėsh, u rishfaq demoni me pamjen e tmerrshme tė luanit dhe donte tė hidhej mbi tė. Shenjti nuk u frikėsua fare, por tha pa u tundur: "Nėse more nga Perėndia fuqi kundėr meje, jam gati tė mė hash. Nėse jo, pse tundesh kot? Unė mund tė tė shkel me fuqinė e Perėndisė".
    Sapo tha kėto, u zhduk i shtiruri dhe qė nga ajo orė, Shenjti i mėnjanoi tė gjitha egėrsirat (demonėt) e dukshme e tė padukshme.
    Njė herė e takuan katėr barbare qė ishin kaq tė uritur, sa rrezikonin tė vdisnin. Kur e panė, e pyetėn nė kishte diēka pėr tė ngrėnė. I mori nė shpellėn e tij dhe i priti me ē'kishte, d.m.th, me zemrat e kallamave dhe me rrėnjė. Barbarėt adhuruan virtytin e tij, mikpritjen dhe pasi hėngrėn dhe ikėn, i sollėn pas disa ditėsh djathė, bukė dhe fletė palme. Shenjtit i erdhi mirė pėr kėtė sjellje tė barbarėve qė i sollėn kaq dhurata si shpėrblim pėr nderin e vogėl qė u bėri, ndėrsa unė, mendoi, mora kaq dhurata nga Krijuesi ynė, pa i dhėnė asnjė shpėrblim, as ruajta ndonjė nga porositė e Tij".
    Pėr shumė vjet Sava ndenji nė njė vend tė pashkelur, nė njė shpellė, sipas porosisė sė Perėndisė dhe disa ismailitė i sillnin ushqim. Ndenji atje duke u lutur me Perėndinė dhe qė atėherė u mund e keqja e demonėve dhe shumė njerėz, duke parė virtytin e Shenjtit, erdhėn nė shoqėrinė e tij. Meqė u shtuan shumė tė ardhurit, u detyrua tė ndėrtonte qeli dhe tempuj, ku meshonte cili prift vinte tė lutej, sepse ai nuk donte tė hirotoniste nga nderimi pėr madhėshtinė e Jerasimit.
    Meqė uji ishte larg nga shpella, murgjit lodheshin shumė dhe mėrziteshin. Iu lut Shenjti Perėndisė qė t'i jepte zgjidhje kėtij problemi. Vėrtet, dėgjoi njė zhurmė dhe pa njė gomar tė egėr tė godiste tokėn me kėmbėn e tij dhe tė hapte gropė nga ku doli ujė dhe piu gomari. Duke kuptuar se ishte shenjė Perėndie, gėrrmoi me kepin e tij nė tė njėjtin vend, dhe pa tė shėrthente ujė i ėmbėl dhe ai u pėrdor, qė atėherė nė manastir. Nė moshėn pesėdhjetė e tre vjeē, u dorėzua prift nga Patriku i Jerusalemit, Salusti.


    7. Nė shkretėtirė

    Pas ca kohėsh u largua Shenjti pėrsėri pėr qetėsi dhe mori me vete dhe njė nxėnės qė quhej Agap. Njė ditė, nga lodhja dhe tė pangrėnėt, Agapi ishte i shtrirė nė tokė dhe e zuri gjumi. Sava ishte zgjuar dhe lutej. Papritur, pa njė luan tė qėndronte mbi Agapin, t'i vinte rrotull e ta nuhaste. Shenjti u tremb mos e hante egėrsira dhe iu lut nė ēast Zotit. Atėherė, luani u largua pa e dėmtuar fare Agapion, vetėm e goditi me bisht nė fytyrė dhe u zgjua. Duke parė luanin, u tremb dhe vrapoi pranė Shenjtit qė i dha guxim dhe e kėshilloi tė lutej e tė mos mundej nga gjumi, qė tė mos tundej nga egėrsirat e dukshme e tė padukshme.
    Nė atė kohė i vdiq i ati dhe e ėma u bė murgeshė. Pas pak kohe vdiq edhe e ėma dhe Shenjti pėrdori gjithė pasurinė pėr ndreqjen e manastirit, hotele, kopshte dhe gjėra tė tjera qė dukeshin.
    Meqė Shenjti e shikonte qė shpifėsit nuk pushonin sė kritikuari, u largua nga manastiri dhe shkoi nė Skitopoli, nė njė vend tė shkretė dhe atje gjeti njė shpellė tė gjerė ku banonte njė luan. Gojėdhėnat flasin pėr kėtė incident tė gėzueshėm. Shenjti, pasi u lut, ra tė flinte. Pas ca orėsh, erdhi egėrsira dhe, sapo e pa, e zuri me dhėmbė nga rrobat dhe e tėrhoqi jashtė. U zgjua Shenjti dhe pa egėrsirėn, por nuk u tremb. Pas pak hyri nė shpellė, por prapė luani e zuri nga rrobat dhe e nxori jashtė. Atėherė Sava i tha: "Pėrse u lodhe tė mė dėbosh? Shpella ėshtė e madhe dhe na nxė tė dyve. Po deshe tė bashkėjetojmė, qetėsohu, ndryshe shko tė gjesh banesė tjetėr." Pasi Shenjti tha kėto, luani u largua dhe e la tė qetė.


    8. Shpifje kundėr shenjtit

    Pas ca kohėsh Shenjti mendoi se pushoi smira e atyre murgjve qė pėrmendėm mė parė, u kthye nė manastir, por e gjeti mė tė madh pasionin dhe tė transmetuar tek mė tė shumtėt e murgjve qė ishin tėrhequr nga shpifėsit, prandaj dhe u rilargua. Atėherė shpifėsit gjetėn shkak dhe pėrhapėn namin se Savėn e hėngrėn egėrsirat. Ky nam arriti deri tek Patriku, por ai nuk besoi se kishte ndodhur njė gjė e tillė. Kur pas ca kohėsh Shenjti shkoi nė Jerusalem, e pa Patriku. Ai u gėzua shumė, e luti tė kthehej nė manastir qė tė udhėhiqte grigjėn e tij. Atėherė shkroi edhe njė letėr ku jepte porosi qė murgjit t'i bindeshin Shenjtit dhe ata qė nuk donin t'i bindeshin, tė pėrjashtoheshin qė tė mos krijonin skandale.
    Kur murgjit dėgjuan kėtė porosi tė Patrikut, u zemėruan dhe pasi shkaktuan shumė zarare, u larguan dhe shkuan nė njė pėrrua, ku ekzistonin disa qeli tė vjetra dhe ndenjėn aty, pasi i rregulluan.
    Sava, si pa tė keq qė ishte, kur mėsoi se ku u vendosėn, i vizitoi dhe u dha shumė ushqime dhe ē'gjė tjetėr kishin nevojė. Por, meqė pa se aty kishte shumė shqetėsime dhe ērregullime, iu lut Patrikut qė t'u dėrgonte njė igumen dhe kjo u realizua. Dhe kėshtu u bė igumen njė murg me parandjenjė, qė quhej Joan.
    Kur Sava u tėrhoq sipas zakonit tė tij nė shkretėtirė, njė qė quhet Jakov Jerosolimiti, qė ishte shumė harbut, nxiti dhe tė tjerė dhe ikėn tė ndėrtonin njė manastir tė tyre. Sapo Sava u kthye nė manastir, thirri Jakovin dhe e kėshilloi tė ndalonte pėrpjekjen e tij, se nuk ishte vendim i tij "mė Perėndinė" se, ndėrsa nuk kishte mėsuar veten, donte tė mėsonte tė tjerėt. Jakovi nuk donte tė binte dakord me sugjerimet e tij, pėr kėtė Shenjti i tha: "Unė tė kėshilloj, biri im, dhe ti nuk dėgjon. Kujdes se mos pėsosh ndonjė tė keqe dhe atėherė tė kuptosh interesin tėnd."
    Kėto tha Shenjti dhe shkoi nė qelinė e tij. Nė ēast, filloi tė dridhej dhe tė tronditej trupi i Jakovit. Pastaj i erdhi temperaturė e lartė dhe pėr shtatė ditė mbeti i shtrirė. U dėshpėrua Jakovi pėr jetėn e tij dhe atėherė kujtoi porositė e Shenjtit dhe luti ta ēonin tek ai qė t'i kėrkonte tė falur. Shenjti atėherė iu pėrgjigj: "Perėndia tė tė falė". Pastaj e zuri nga dora dhe nė ēast iku ajo sėmundja e tmerrshme dhe u bė krejtėsisht mirė. Pastaj, u kungua me Misterin e Shenjtė dhe mori dhe ushqim trupor. Tė gjithė ata qė e panė tė hante e tė levizte atė qė mė parė nuk mund tė levizte, u ēuditėn.


    9. Ēudira dhe shėrime

    Nė njė qytet, larg Jordanit, qė quhej Medania, gjendej njė i sėmurė prej kohėsh qė quhej Jeront. Ai shkoi nė Qytetin e Shenjtė (nė Jerusalem), qė t'u falej vendeve tė shenjta dhe shkonte i hipur mbi kafshė. Nė rrugė kafsha u tremb dhe Jeronti u zemėrua dhe u vra kaq keq, sa asnjė mjek nuk guxonte tė merrej me kockat e tij tė thyera dhe rrezikonte tė vdiste. Njė vėlla i Jerontit, mė i ri, qė njihte Savėn, vrapoi nė manastir dhe ra nė kėmbėt e Shenjtit duke u lutur qė tė vinte ta shihte.
    Shenjtit i erdhi keq dhe shkoi nė shtėpinė e tij. Pasi i bėri lutjen e tij Zotit, e leu me vaj nga Kryqi i Shenjtė dhe nė ēast, i sėmuri u shėrua. Kjo ngjarje shkaktoi tek gjithė tė pranishmit habi tė madhe.
    Njė herė, ecte Shenjti nė rrugėn qė ēonte nė Jordan dhe takoi njė luan tė madh, nė kėmbėn e tė cilit ishte ngulur njė copė dru dhe nuk mund tė ecte, por ishte i shtrirė nė tokė. Duke parė Shenjtin, ngriti lart kėmbėn dhe ia tregonte, qė t'i vinte keq dhe t'i nxirrte ashklėn. Shenjtit iu dhimbs dhe i nxori me lehtėsi ashklėn dhe luani atėherė, qė tė tregonte mirėnjohjen e Tij, e shoqėronte me dėshirė dhe i bindej si shėrbėtor.


    l0. Tek perandori i Konstandinapojės

    Nė kohėn qė nė Konstandinapojė ishte perandor Anastas Dhihoci (491-519) u bė grindje nėpėr kisha, midis kryepriftėrinjve, disa prej tė cilėve i takonin heretizmit tė monofizitėve, si dhe mbretit qė internonte cilėt kryepriftėrinj donte, midis tyre dhe kryepiskopin e Palestinės, Ilian. I shkroi dhe letėr mbretit, ku i thoshte qė i dėrgonte Savėn dhe Etėrit e tjerė dhe tė respektonte mendimet e tyre dhe tė ndalonte luftėn e kishave.
    Kur mbėrritėn nė Konstandinapojė dhe shkuan nė pallat. Tė gjithė i lejuan rojet tė hynin, ndėrsa Savėn, meqė e panė me rroba tė vjetra, nuk e lejuan. Kur lexoi letrėn, mbreti pyeti cili ishte Sava dhe, sapo mėsoi se ishte jashtė, dėrgoi shėrbėtorėt qė ta gjenin dhe ta sillnin.
    Pasi erdhi dhe u ulėn tė gjithė, mbreti i pyeti nėse donin ndonjė nder dhe, ndėrsa tė gjithė kėrkuan dhurata materiale, Sava nuk foli fare. E adhuroi mbreti dhe i tha: "Ti, atė, si bėre gjithė kėtė mundim tė vish deri kėtu dhe nuk kėrkove asgjė?" "Unė, o mbret, erdha tė tė lutemi pėr qytetin e shenjtė tė Jeusalemit dhe pėr Kryepiskopatėn e tij dhe tė qetėsosh kishat, u pėrgjigj Sava. Kur t'i bėsh kėto, do tė kesh mik Perėndinė dhe do tė tė falė mėkatet, duke tė dhėnė dhe fitore kundėr armiqve." Mbreti u mahnit pėr guximin e Savės dhe qėndrimin e tij dhe i dha leje qė tė hynte nė pallat kur tė donte. I dha dhe njė mijė florinj t'i shpenzonte nė manastirin e tij, por pėr patriarkun Ilia, foli me inat dhe e kritikoi. Sava, atėherė, me shumė menēuri dhe guxim, arriti tė qetėsonte inatin dhe tė quante vendimin e tij tė padrejtė pėr internimin dhe e lejoi tė kthehej pėrsėri nė fron. Pasi Sava mbaroi misionin e tij, nuk u kthye menjėherė nė manastir, sepse ishte dimėr, por ndenji nė njė periferi tė qytetit, nė njė vend qė quhej "i Rufinės". Atje shkonin shumė qė ta takonin dhe mjaft nga ata u bėnė nxėnės tė tij, siē ishte Juliani, qė ishte nip i mbretit Valent dhe Anastasia qė ishte gruaja e Pabijusit, djalit tė mbretit.
    Nė atė kohė ra nė krahinėn e Jerusalemit uri e madje dhe vdekje dhe sa kalonin ditėt, e keqja pėrhapej nė shumė vende tė Bizantit. Nga kjo e keqe u shkretuan shumė shtėpi dhe mbetėn bosh. Shėrbimet shtetėrore dhe mbreti, qė tė mos humbisnin taksat qė merrnin, vunė njė ligj tė padrejtė, tė paguanin taksat e atyre qė vdisnin fqinjėt dhe tė afėrmit e tyre.
    Kur e dėgjoi kėtė, Sava shkoi prapė te mbreti dhe i tha se kjo ishte shumė e padrejtė dhe do tė shkatėrronte tė varfėrit, ata qė shpėtuan nga dy tė kėqijat dhe do tė ishte keq pėr vetė mbretėrinė. Mbreti e respektoi Shenjtin dhe donte tė realizonte dėshirėn e tij. Por njė arkond, kryekėshilltar i mbretit, qė quhej Marin, e pengoi duke i thėnė se shumica e njerėzve tė Palestinės ishin nestorianė (heretikė, pasues tė Nestorit) dhe nuk duhej t'u bėnte njė nder tė tillė. Atėherė Shenjti i tha i zemėruar: "Ndalo sė ndezuri tek mbreti luftėn e vjetėr dhe pendohu pėr fjalėt e tua, se ndryshe pas pak ditėsh do tė humbasėsh lavdinė tėnde dhe kujtimi yt do tė humbasė dhe do tė zhduket". Nė realitet, mbeti ligji i padrejtė, deri sa vdiq Anastasi dhe u bė mbret Justini. Atij i shkroi letra Sava dhe u rregullua disi ligji i padrejtė, por ai qė e zhduku fare ishte Justini, qė mbretėroi mė vonė.
    Ndėrkohė martiri rrezikoi t'i prisnin kokėn, sepse u bė pas pak ditėsh kryengritje nė qytet, rrėmbyen gjithė pasurinė e tij, i dogjėn shtėpinė dhe do tė humbiste edhe jetėn, nė rast se nuk do tė pendohej e nuk do tė qante pėr mėkatin e tij.


    ll. Kundėrshtar me heretizmat

    Pas kėsaj, disa heretikė, pasues te Sevirit, ngritėn mbretin Anastas kundėr patriarkėve tė shenjtė, Flavianit tė Antiohisė, dhe Ilias sė Palestinės, tė cilėt i internoi. Nė vendin e Flavianos vuri Sevirin dhe i dėrgoi porosi Ilias, se nėse nuk pranon dogmat e Sevirit, do ta dėbonte nga froni i tij.
    I mėsoi tė gjitha kėto, Sava, dhe pasi grumbulloi gjithė murgjit, i dėboi pa mbaruar punė njerėzit e mbretit dhe para tyre mallkoi Sevirin dhe sa ndiqnin mėsimet e tij dhe bashkė me ta dhe mbretin. Mbreti u zemėrua pėr mallkimin dhe dėrgoi fisnike me pushtet pėr tė dėbuar me nxitim Ilian nga froni, nėse nuk pranonte dogmat e Dhioskorit dhe tė Sevirit.
    Fisniku shkoi me tė vėrtetė nė Palestinė, por u kthye pa bėrė gjė, sepse Sava grumbulloi gjithė murgjit, patriarkėt e gjithė njerėzit dhe mallkoi gjithė ata qė ndiqnin dogmat e Sevirit. Fisniku u tremb nga turma se mos urrejtja kthehej kundėr tyre dhe u kthye mbrapsht nė Qesari tė Palestinės. Nė grumbullim ishte i pranishėm dhe konsulli, nipi i mbretit, qė ishte zėnė rob dhe bleu lirinė me tė holla. Ai u lidh me Shenjtin dhe u betua pėr besim tek Orthodhoksia. Atė dėrgoi Sava tek mbreti, qė tė ndėrmjetėsonte dhe tė qetėsonte inatin, pse nuk u dėgjua urdhri i tij. I shkroi edhe njė letėr me mendimin e pėrbashkėt tė tė gjithė murgjve, ku i theksonte se nuk ishte e mundur qė besa e etėrve tė tyre, qė kishte nxjerrė kaq shenjtorė, tė ishte e gabuar dhe tė kishte nevojė pėr korrigjime nga heretikė. I shkroi akoma, se pėr besė tė orthodhoksėve, ishin tė gjithė tė gatshėm t'i pranonin mė mirė tė githa, madje edhe vdekjen, sesa tė dilnin nga mėsimet e vėrteta, qoftė edhe pėr pak. Mbreti e mori letrėn, por nuk gjeti kohė qė tė pėrgjigjej, sepse shkoi nė luftė.


    12. Ēudia e bukėve

    Pasi internuan padrejtėsisht patriarkun Ilia, siē thamė mė sipėr, u bė njė uri e madhe dhe shtrenjtėsi nė tė gjithė Palestinėn dhe pėr shumė kohė nuk ra shi fare. Njerėzit e thjeshtė dhe murgjit filluan tė vuanin. Sava drejtonte shtatė manastire dhe pėr kėtė gjithė shpresat i kishte vėnė tek Krishti, pėr tė mos humbur shpresat e tyre tek Zoti dhe ai do t'ju jepte ē'u duhej.
    Pas ca kohėsh, manastiri i Shenjtit pati kaq vėshtirėsi, sa pėr tė dielėn e ardhshme, nuk kishin as meshė. Dhiakoni i manastirit shkoi dhe ia tha. Por ai shpirt i admiruar nuk u dėshpėrua fare dhe i tha: "Ai, biri im, qė tha tė mos kujdeseshin pėr tė nesėrmen do tė kujdeset edhe tani dhe do tė na dėrgojė ndihmėn e tij, qė tė mos na mungojė Liturgjia Hyjnore".
    Kėto tha dhe Shenjti bėri profeci dhe, para se tė vinte e diela, erdhėn disa njerėz tė panjohur dhe sollėn tridhjetė ngarkesa me grurė, verė, vaj dhe ushqime tė ndryshme. Pasi falenderoi Zotin, Shenjti i tha qelarit: "Ēfarė thua tani, shpirtvogėl, tė lemė Liturgjinė, sepse nuk kemi meshė?"
    Ai ra nė kėmbėt e tij me pendim pėr shpirtin e tij tė vogėl dhe duke kėrkuar tė falur.


    13. Dėnimi i barinjve tė kėqinj

    Ditėn tjetėr erdhėn disa murgj nga shpellat duke thėnė se barinjtė lanė bagėtitė dhe hanin tė mbjellat e manastirit dhe, jo vetėm kjo, por dhe vetė hynin nė manastir dhe rrėmbenin ushqimet me zor, duke u krijuar murgjve shumė shqetėsime.
    Shenjti i porositi barinjtė tė largoheshin nga manastiri dhe tė mos shkaktonin mė dėme nė manastir. Por ata nuk i morėn parasysh fare fjalėt e tij dhe vazhduan si mė parė. Por, nė ēast, shteroi qumėshti i deleve dhe qengjat filluan tė ngordhnin. Barinjtė atėherė e kuptuan se pėsuan dėmin pėr shkak tė mosbindjes sė tyre dhe pasi vrapuan tek Shenjti, i ranė nė kėmbė duke rrėfyer mėkatin e tyre. Premtuan tė mos afroheshin pranė manastirit. Shenjti i fali dhe i bekoi dhe, nė ēast, erdhi qumėshti i dhenve dhe filloi tė rridhte me shumicė.
    I nxitur nga privilegji i Perėndisė, njė ditė vizitoi patriarkun Ilia nė vendin e internimit tė tij. Pas ca ditėsh, i tha patriarku: "E di, i lumturi Sava, se sot vdes mbreti Anastas dhe pėr dhjetė ditė do tė shkoj dhe unė tė paraqitėm nė hapin e frikshėm tė Zotit Krisht?"
    Vėrtet, pas disa ditėsh, u dėgjua se mbreti vdiq dhe pastaj fjetja e tė lumturit Ilia, siē e kishte thėnė. Pas vdekjes se Anastasit zgjodhėn mbret Justinin I (518-527). Ai dėrgoi urdhėr nė gjithė perandorinė qė tė rimerrnin pėrsėri postet e tyre kryepriftėrinjtė orthodhoksė dhe tė shkruanin nė Librat e Shenjta Sinodhin e Shenjtė tė katėrt Ikumenik, qė tė ndjejė Kisha qetėsi. Shėn Sava atėherė ishte mbi tetėdhjetė vjeē, i sėmurė dhe i dobėsuar nga ushtrimet. Me gjithė kėto, nuk nguroi tė vraponte nė Qesari dhe Skitopol, duke predikuar urdhrin e mbretit dhe duke shkruar nė Librat e Shenjta tė kishave, vendimet e katėr Sinodheve Ikumenike qė ishin mbajtur deri atėherė dhe duke kėshilluar me kėshillat e tij.


    14. Ēudia e shėrimit tė hemoragjisė dhe tė sė pushtuarės nga demoni

    Nė njė rrugė, siē ecte, ndodhej njė grua e sėmurė nga hemoragjia prej shumė vjetėsh dhe nga ajo dilte njė qelbėsirė e tillė, sa asnjė nuk mund t'i afrohej, madje edhe tė afėrmit e kishin vėshtirė. Asnjė mjek nuk mund ta shėronte. Ajo sa pa Shenjtin tė kalonte andej, thirri duke qarė: "Shėrbėtor i Perėndisė, tė tė vijė keq pėr mua tė vuajturėn".
    Shenjtit i erdhi keq, u afrua dhe, pasi e zuri nga dora, e ngriti tė shėruar.
    Kjo ēudi u dėgjua nė tė gjitha vendet rrotull dhe njeri qė kishte njė vajzė qė mundohej nga demoni, vrapoi tek ai dhe e luti. Ai bėri shenjėn e Kryqit mbi vajzėn dhe nė ēast shpėtoi nga ndikimi i demonit.


    15. Ēudi tė ndryshme

    Meqė kishin katėr vjet qė nuk binte shi, erdhėn tek Shenjti murgjit nga shpellat dhe kėrkuan leje tė largoheshin, sepse nuk mund tė duronin mė mungesėn e ujit. Atėherė Shenjti u tha: "Bėni durim disa ditė dhe do tė vijė mbi ju mėshira e Perėndisė". Dhe, vėrtet, pas tri ditėsh ra kaq shi, sa u mbush me ujė gjithė rezervuari. Pas Joanit u bė patrik njė klerik shpresėtar dhe i virtytshėm qė quhej Petro. Ai kishte njė motėr me emrin Isiqia, shumė tė virtytshme qė ishte e sėmurė rėndė dhe qė nuk mund ta shėronte asnjė mjek. E luti Shenjtin qė ta shėronte. Shenjti, pasi bėri tri herė shenjėn e Kryqit mbi tė, e ngriti tė shėruar nga shtrati.


    16. Nė Bizant te Perandori

    Nė atė kohė samaritanėt bėnė kryengritje kundėr mbretit, zgjodhėn mbretin e tyre, Julianin, dhe filluan tė pėrndjekin tė krishterėt, t'i torturonin dhe t'i vrisnin. Kur mbreti i mėsoi kėto, dėrgoi ushtri dhe i rrėzoi samaritanėt. Por njė samaritan, njeri i pėrmendur, shkoi nė Bizant dhe i tha gėnjeshtra mbretit, se pėr kryengritjen e samaritanėve, shkaktarė ishin njerėzit e Palestinės. U zemėrua mbreti dhe mendonte t'i dėnonte. Kur patriarku i Jerusalemit i mėsoi kėto, i erdhi keq pėr popullin dhe dėrgoi Shenjtin nė Konstandinapojė qė t'i lutej mbretit tė mos dėnonte tė pafajshmit. Sava, me gjithė pleqėrinė dhe sėmundjet trupore, shkoi me dėshirė nė Bizant, ku e priti mbreti dhe Patriku me shumė ndere.
    Mbreti Justinian tregoi kaq dashuri dhe nderim pėr Shenjtin, sa jo vetėm qė i fali banorėt e Palestinės, por ndoqi edhe samaritanėt nga Jerusalemi. Pastaj, pas paraklisit tė tė Shenjtit, u fali taksat pėr shumė kohė, themeloi spitale nė qytetin e shenjtė dhe ndėrtoi mure pranė manastirit qė t'i kishin si strehim murgjit, nė rast nevoje.


    17. Fjetja e Shenjtit

    Pasi u kthye nė tabat e shenjta dhe u fal te Varri i Shpėtimtarit, Shenjti u kthye nė manastir dhe pas pak kohe u sėmur. Atėherė e vizitoi patriarku Petro dhe, duke parė se nuk kishte asgjė nga sa i duheshin njė tė sėmuri, e luti qė tė shkonte nė Patrikanė. Mbeti pėr pak kohė nė Patrikanė, i munduar nga sėmundja, por kuptoi se afroi ora pėr tė shkuar tek Krishti qė kishte dashur. Dha menjėherė porosi ta ēonin nė qelinė e tij dhe pasi pėrshėndeti gjithė vėllezėrit, caktoi nė vendin e tij njė tjetėr pėrgjegjės, tė quajtur Melitan.

    Pastaj dorėzoi shpirtin e tij tė shenjtė nė duart e Zotit Krisht mė 5 dhjetor 533, nė moshėn 94 vjeē.

    Njė nga ēuditė e shumta qė bėri Shenjti pas fjetjes sė tij, ishte kjo: Dy vėllezėr, miq tė besuar tė Shenjtit, kishin ara dhe vreshta dhe, kur erdhi koha e vjeljes, u sėmurėn qė tė dy. Po humbiste prodhimi i tyre, sepse nuk kishin njeri qė ta mblidhte. Duke pasur njė mėrzitje tė dyfishtė, edhe pėr sėmundjen, edhe pėr humbjen e prodhimit, u kujtuan pėr dashurinė qė kishte Shenjti dhe e ftuan pėr ndihmė. Nė mėngjes u ngritėn pa asnjė sėmundje, duke predikuar kudo ēudinė e shėrimit tė tyre.

    Kujtimi i Shenjtit kremtohet mė 5 dhjetor.

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,345
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Jeta e Shėn Sava - 5 dhjetor


Tema tė Ngjashme

  1. Si u grabit ari nga pushteti komunist ne Shqiperi.
    Nga DYDRINAS nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 03-04-2015, 10:52
  2. Mitro Ēela, kujtime..
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-02-2009, 16:26
  3. Berluskoni nė 2 dhjetor viziton Shqipėrinė
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 04-12-2008, 18:26
  4. Katalog shenjtorėsh
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-12-2006, 10:31
  5. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-06-2004, 15:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •