Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079

    Tensionohet gjendja parazgjedhore

    marre nga Gazeta Metropol

    Sherr mes stafit tė Dukės dhe Olldashit

    19 Qershor Tensionohet fushata pėrplasje mes anėtarėve tė shtabeve tė PS dhe PD nė tri qytete tė mėdha

    Dy raste dhune janė regjistruar dje nė qytetin e Durrėsit, tė cilat kanė tensionuar sė tepėrmi situatėn elektorale. E para ka ndodhur nė zonėn 26, ku nga Partia Demokratike kandidon Sokol Olldashi, ndėrsa nga Partia Socialiste, ministri i Bujqėsisė, Agron Duka. Burime nga shtabi elektoral shprehen se sherri elektoral ėshtė pėrqėndruar nė mes familjes Qevani, mbėshtetėse e kandidatit Olldashi dhe familjes Salihi, pėr posterat elektoral qė familja Qevani kishte vendosur nė banesėn e saj, e cila ishte kthyer dhe nė zyrė tė shtabit elektoral tė Olldashit. Sipas tė njėjtave burime, anėtarėt e familjes Salihi kanė kėrkuar heqjen e posterave elektoralė nga banesa, por kanė hasur nė rezistencėn e pjesėtarėve tė familjes. Mė pas, sherri ka degjeneruar nė dhunė. Nga ky incident kanė mbetur tė dėmtuar vėllezėrit Sajmir dhe Artan Qevani, mė pas personat janė drejtuar drejt njė lokali, atij tė Naim Jasharit, edhe kjo e shndėrruar nė zyrė elektorale tė kandidatit Olldashi, ku kanė thyer xhamat e lokalit. Pas kėsaj ngjarjeje, nė Shijak ėshtė tensionuar sė tepėrmi situata, duke rrezikuar tė shndėrrohet nė njė incident masiv. Ndėrkohė policia ka identifikuar dhe mė pas shpallur nė kėrkim autorėt.

    Incidentet

    Ndėrkohė po dje kandidati i PD-sė, nė zonėn elektorale numėr 28, Ferdinant Xhaferri, ka depozituar njė kallėzim penal nė Prokurorinė e Durrėsit kundėr anėtarėve tė shtabit elektoral tė rivalit tė tij, Gazmir Bizhga. Xhaferri pretendon se deputeti socialist, Bizhga, ka keqtrajtuar njėrin prej anėtarėve tė shtabit tė tij elektoral nė kohėn kur ky i fundit po ngjiste posterat elektoralė tė Xhaferrit nė kėtė zonė. Ermal Pollo, 20 vjeē, anėtar i stafit elektoral tė Xhaferrit, pretendohet se ėshtė goditur me shkelme dhe grushta dhe ėshtė tėrhequr zvarrė, duke i shkaktuar dhe trauma. Ndėrkohė qė Xhaferri pėr kėtė ēėshtje ka marrė njė takim dhe me pėrfaqėsues tė OSBE-sė, nė qytetin e Durrėsit. Njė tjetėr incident ka ndodhur ditėn e djeshme dhe nė zonėn numėr 7 tė qytetit tė Shkodrės, ku kandidojnė Valentin Palaj pėr PD dhe Tom Doshi, pėr PS. Ngjarja ka ndodhur gjatė kohės kur stafi elektoral i Palajt po zhvillonte njė mbledhje nė zyrėn e tij, ndėrkohė qė 30-vjeēari Gjergj Daka ka hyrė me forcė dhe pasi ka thyer xhamat ka kėrcėnuar anėtarėt e stafit elektoral. Pėr kėtė ngjarje Palaj ka akuzuar kundėrshtarin e tij Tom Doshi se po pėrdor mjete presioni ndaj tij dhe banorėve tė zonės.

    PD

    Nė orėt e vona tė mbrėmjes ka reaguar dhe Partia Demokratike, e cila i ka konsideruar incidentet e djeshme si presione tė kundėshtarėve. Zėdhėnėsi i fushatės elektorale tė Partisė Demokratike informoi publikun pėr disa incidente tė ndodhura ditėn e sotme nė tre zona tė ndryshme elektorale. “Pėrkatėsisht nė zonėn numėr 7 Shkodėr ku kandidon pėr PD Valentin Palaj njerėzit e kandidadit socialist Tomė Doshi, kanė goditur fizikisht anėtarėt e shtabit elektoral tė kandidatit tė opozitės si dhe kanė thyer xhamat e komunės Dajē. Nė zonėn 26 persona tė afėrt me ministrin e Bujqėsisė, Agron Duka, kanė rrahur anėtarėt e stafit tė deputetit demokrat Sokl Olldashi, ashtu si dhe nė zonėn 28, ku njerėz tė kandidatit socialist Gazmir Bizhga, njeri i afėrt i Fatos Nanos, kanė dhunuar stafin e kandidatit demokrat, Ferdinad Xhaferri. Nė tė tri kėto ngjarje tė rėnda, militantėt e kandidatėve tė PS kanė grisur posterat e kandidatėve demokratė.

    Tė tre kėto akte tė ngjashme pėr nga dhuna, sipas Bashės, tregojnė anktin e humbjes
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Padrinoja i Shqiperis, Don Fotjadh Thanas Nano ( Don Qorri) kercenon kandidatin per deputet te PD ne Sarande, Besnik Aliajn.


    Nano, Aliajt: Mos e kruaj me mua!


    Kryeministri Nano ėshtė pėrballur dje nė njė nga lokalet nė qendėr tė qytetit tė Sarandės me kandidatin e PD, Besnik Aliaj, dhe e ka kėrcėnuar atė haptazi. Ndėrsa Aliaj ishte me rrethin e tij familjar, Nano, i cili ka mbėrritur nė tė njėjtin lokal ku ndodhej Aliaj, ka dėrguar dy bodigardė tė tij pėr ta thirrur atė. Bodigardėt i thanė Aliajt se e kėrkon kryeministri i Shqipėrisė. Ndėrsa Aliaj u ėshtė pėrgjigjur se kėtė takim do ta realizonte vetėm pas garės elektorale. Por, kur Aliaj ka dalė nga lokali, bodigardėt e Nanos e kanė drejtuar pėr nga shefi i tyre. Nano i ėshtė drejtuar Besnik Aliajt me fraza kėrcėnuese, duke i kėrkuar qė tė mos kruhet me Fatos Nanon. I gjendur pėrballė kėtij presioni tė hapur, Aliaj i ka kėrkuar Nanos qė tė ballafaqohet me tė debat publik, si dhe e ka ftuar qė tė marrė pjesė nė takimin e sotėm qė kandidati i PD ka nė kuadėr tė paraqitjes sė vizionit tė tij pėr Sarandėn.

    ---------------------------------

    Mos e kruaj me mua

    d.m.th.

    Une te marr jeten.
    Une te mar nderin e familjes.
    Une te shkaterroj jeten e komplet fisit, deri tek kusherinjte e grades se shtate.

    ----------------------------------

    Jam i sigurte, qe ky halabak i ben te gjitha keto.
    Njerez si Fatos Nano, me njemije komplekse ( gjithe jetes i shemtuar, gjith jetes i pafizikshem, gjith jetes pa shok, gjith jetes servil dhe i poshteruar nga eproret, ...)

    kur arrijne te kene ne dore kaq shume pushtet , kane per borxh te bejne akte perverse, jashte imagjinates se cdo njeriu normal.


    O shqiptar.

    Hiqjani Fatos Nanos pushtetin me 3 Korrik, se per ndryshe do vij dita, qe Enver Hoxha, Sadam Hyseini, Stalini apo Hitleri t`ju duken engjej.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Manipulimet e Zgjedhjeve !

    Albana LIKA

    TIRANĖ – Ndonėse duhen edhe disa ditė pėr tė mbėrritur nė zonėn e nxehtė tė zhvillimit tė zgjedhjeve tė 3 korrikut, kanė filluar manovrat e para tė manipulimit tė tyre. Nė zyrat e gjendjes civile nė vend rezultojnė njė numėr i konsiderueshėm certifikatash tė humbura. Pėr kėtė KQZ u ka kėrkuar KZZ-ve dhe KQV-ve tė jenė tė vėmendshme dhe tė mos lejojnė votimin e personave qė i dispononjė ato. Nga ana tjetėr ky institucion i kėrkon ministrit Blushi tė urdhėrojė zyrat e gjendjes civile tė qėndrojnė hapur deri sa tė mbylljet procesi i votimit nė 3 korrik.

    Kėrkesa pėr KQV

    Rreth 5 034 certifikata nė gjendje tė paplotėsuar rezultojnė tė humbura nė disa zyra tė gjendjes civile nė vend. Pėr kėtė qėllim Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pėrmes njė njoftimi urgjent ka vėnė nė dijeni tė faktit Komisionet e Zonave Zgjedhore dhe Komisionet e Qendrave tė Votimit. Sipas burimeve zyrtare, KQZ pasi shpreh shqetėsimin e saj pėr pėr qarkullimin e kėtyre certifikatave para dhe gjatė ditės sė votimit, nė bashkėpunim me Ministrinė e Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit ka njoftuar menjėherė tė gjitha komisionet zgjedhore tė nivelit tė dytė dhe tė tretė pėr numrat serialė tė kėtyre certikatave. Nė mėnyrė tė prerė, pėrmes njotimit tė tij, KQZ ka udhėzuar anėtarėt e KQV-ve se nėse nė qendrėn e tyre tė votimit do tė paraqiten pėr tė votuar zgjedhės tė cilėt si dokument identifikimi do tė paraqesin certifikatė me numėr serie qė rezulton e humbur, kėta zgjedhės nuk duhet tė lejohen tė votojnė. Rastet e tilla qė do tė indentifikohen nga komisionerėt e KZZ-ve dhe KQV-ve duhet tė bllokojnė dhe ruajnė kėto certifikata dhe tė bėjnė shėnimin nė librin e protokollit pėrkatės.

    Kėrkesa pėr Blushin

    KQZ i ka kėrkuar ministrit tė Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit, Ben Blushi, nxerrjen e njė urdhėresė tė veēantė nėpėrmjet tė cilės zyrat e gjendjes civile tė qėndrojnė tė hapura gjatė gjithė ditėve tė javės, deri nė orėn e mbylljes sė procesit tė votimit, pra deri nė 19.00 tė 3 korrikut. Kjo kėrkesė bazohet nė rolin e rėndėsishėm qė kanė zyrat e gjendjes civile nė mbarėvajtjen e procesit zgjedhor, duke pajisur me certifikata zgjedhėsit, tė cilėt pėr arėsye tė ndryshme nuk disponojnė dokument tjetėr identifikimi, letėrnjoftim apo pasaportė. Gjithashtu, KQZ i ka sugjeruar Blushit pajisjen e qytetarėve me certifikata pa pagesė, tė cilat tė kenė shėnimin “Pėr Zgjedhjet 2005”, me qėllim pėrdorimin e tyre vetėn ditėn e votimit.

    NUMRAT E CERTIFIKATAVE TĖ HUMBURA

    Kodi 034 Numri i serisė: 004180 deri 004380

    Kodi 186 Numri i serisė: 001981 deri 006300

    Kodi 004 Numri i serisė: 001485 deri 002000

    Marre nga gazeta Dita
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Jam i bindur se.. mijra e mijra certifikata po plotsohen nga Mafia e PS-se Tirane dhe PDK- ne Prishtine.. per te paisur mijra e mijra enveriste te Kosoves e Diaspores qe do te hyjne ne Shqiperi gjoja si turiste e me instruksionet e mafies do te akomodohen prane zonave ku PS ska siguri ne Fitore.
    Ata do te paraqiten si votues ne qendrat e votimit me emra e certifikata fallco per te betonuar fitoren per Mafien Vrasese ne Tirane qe tu garantoje mafies se Prishtines e Zvicres.. jetgjatesine e Tutores se tyre ..
    Gjithe enveristet e Diaspores, Kosoves e Tetov Diber Gostivarit.. jane dyndur drejt Tiranes..
    Kte radhe nuk kan hall "me u rrezit ne pllazh"..
    Duan patjeter ta bejne Nanon, tutorin e tyre te dashur edhe per 5 vjet te tjera sheik sundimtar kanibal..

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anėtarėsuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Nanosi eshte i gatshem te bej trazira sikur ato te 97-es vetem per ta ruajtur pushtetin,kjo qelbesir duhet te iku sepse shqiperia ka vuajtur shume nga ai.Kam dron se ky nuk do shkoj pa e detyru sepse ai me kallash erdhi ne pushtet dhe me te do shkoj,por nuk e kam te qart si eshte e mundur qe ky matuf ta udheheq shtetin shqiptar.Nuk eshte e quditshme se pse sot shqiperia radhitet e para nder shtetet e korruptuara ku sundon krimi i lidhur me vet nanosin dhe klysht e tij

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    KQZ-ja u dėrgon qendrave tė votimit dhe Komisioneve Zonale numrat e serisė sė certifikatave tė vjedhura

    KQZ: Ēertifikatat kėrcėnojnė zgjedhjet

    Ceibashi: „Janė 14 867 certifikata tė vjedhura. Kush voton me to, do tė dėnohet deri nė tri vjet burg“

    A.Rama

    Numri i certifikatave tė humbura qė qarkullojnė dhe qė rrezikojnė tė pėrdoren ditėn e zgjedhjeve ėshtė gati 15 000. Kryetari i KQZ-sė, Ilirjan Celibashi, konfirmoi se pėrkatėsisht tė humbura janė 14 867 certifikata, d uke shtuar se ata qė do tė tentojnė tė pėrdorin certifikatat e humbura apo edhe komisionerėt qė do tė pranojnė kėto certifikata, do tė pėrballen me sanksionet penale qė parashikohen nė ligj. Sipas Celibashit, Kodi Penal pėr raste tė tilla parashikon ndjekje penale qė arrin deri nė 3 vjet burg. Ndėrkaq ai konfirmoi se KQZ-ja u ka pėrcjellė tė gjitha Komisioneve Zonale Zgjedhore dhe Komisioneve tė Qendrave tė Votimit seritė e kodeve tė certifikatave tė humbura, nė bazė tė udhėzimit qė KQZ-ja miratoi disa ditė mė parė. Celibashi ripėrsėriti se tė gjithė shtetasit qė do tė paraqiten pėr tė votuar me certifikata nė KQV, dokumenti nė fjalė do tė depozitohet aty, pasi kjo ėshtė pėrcaktuar edhe nė udhėzimin e miratuar nga KQZ-ja. „Dua tė bėj me dije qė pėrdorimi i certifikatave nė mėnyrė abuzive nga votuesit apo dhe nė bashkėpunim me KQV-tė, pėrbėjnė veprim i cili do tė lerė gjurmė dhe prova tė qarta. Personat pėrgjegjės do tė kenė edhe sanksione penale. KQZ-ja do t’u dėrgojė KQV-ve dhe KZZ-ve njė informacion qė lidhet me certifikatat qė rezultojnė tė vjedhura nė disa organe tė qeverisjes vendore. Janė rreth 14 867 certifikata, tė cilat rezultojnė tė vjedhura. Numri i serialeve tė tyre do t’u dėrgohet KQV-ve dhe KZZ-ve. Sipas vendimit tė KQZ-sė shtetasit shqiptarė qė kanė njė certifikatė qė u korrespondon numrit tė serive tė atyre tė humbura, kėta zgjedhės nuk do tė lejohen tė votojnė. Nuk do tė mbarojė me kaq, por do tė fillojnė procedurat penale. Mė kėtė deklarim publik, unė dua tė them qė nuk ka pse kjo ēėshtje tė diskutohet dhe tė ketė njė vėmendje, sikurse ėshtė verifikuar nė disa raste”, - tha Celibashi.
    Gjendja Civile
    Burimet zyrtare nga KQZ-ja pohuan se tė dhėnat pėr seritė e certifikatave tė humbura qė nė total arrijnė gati 15 000 copė, janė marrė nga Ministria e Rendit Publik. Nga ana tjetėr, Drejtoria e Pėrgjithshme e Gjendjes Civile pohon se, pėrveē serive tė konfimruara mė parė si tė humbura kėtė vit, nuk ka tė tjera. “Kėtė vit kanė humbur nė disa komuna ato seri certifikatash qė ne kemi deklaruar dhe nuk kemi pasur raste tė tjera. Pėr tė gjitha kėto raste ne kemi denoncuar nė polici. Lidhur me shifrėn tjetėr qė ėshtė publikuar nė media, ajo mund tė jetė nė total me tė gjitha rastet e tjera qė janė regjistruar si seri certifikatash tė humbura para dhjetorit tė vitit 2004”, - tha Enton Elezi, zyrtar i lartė i DPGJC-sė. Elezi ėshtė shprehur se nė rast se ndonjė subjekt politik disponon tė dhėna lidhur me qarkullimin e mė shumė certifikatave, le tė sjellė informacionin nė DPGJC. Por sipas zėrave qė po qarkullojnė kėto ditė, numri i certifikatave tė humbura ėshtė shumė mė i madh nga ai qė ka deklaruar KQZ-ja. KQZ-ja nė fillm tė javės miratoi vendimin qė lejonte zyrat e gjendjes civile, nė vend qė tė lėshonin certifikata lindjeje si dokument identifikimi pėr tė votuar. Sipas kėtij udhėzimi, tė gjitha certifikatat qė do tė lėshohen gjatė kėtyre ditėve do tė pėrdoren vetėm ditėn e votimit dhe do tė mbahen nė KQV e mė pas do tė pėrcillen drejt KZZ-sė. Udhėzimi i detyron njėsitė vendore qė tė informojnė KZZ-tė lidhur me numrin e certifikatave qė do tė lėshojnė pėr tė votuar.




    30/06/2005

    shekulli
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anėtarėsuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Data: 01/07/2005, ora

    Rrjeti europian shton me 60 vetė misionin e vėzhguesve
    Rrjeti Evropian i Organizatave pėr Vėzhgim tė Zgjedhjeve (ENEMO) do tė vėzhgojė zgjedhjet pėr Kuvendin e Shqipėrisė me 60 vėzhgues qė pėrfaqėsojnė 10 shtete dhe 12 organizata. Vėzhguesit do tė shpėrndahen nė tė gjithė Shqipėrinė


    Rrjeti europian shton me 60 vetė misionin e vėzhguesve



    Rrjeti Evropian i Organizatave pėr Vėzhgim tė Zgjedhjeve (ENEMO) do tė vėzhgojė zgjedhjet pėr Kuvendin e Shqipėrisė me 60 vėzhgues qė pėrfaqėsojnė 10 shtete dhe 12 organizata. Vėzhguesit do tė shpėrndahen nė tė gjithė Shqipėrinė dhe do tė vėzhgojnė procesin e votimit dhe numėrimit tė votave, nė mė se 300 qendra votimi dhe 30 qendra numėrimi



    Zgjedhjeve tė 3 korrikut do t'i shtohen edhe 60 vėzhgues tė rinj. Rrjeti Evropjan i Organizatave pėr Vėzhgim tė Zgjedhjeve (ENEMO) do tė vėzhgojė zgjedhjet pėr Kuvendin e Shqipėrisė me 60 vėzhgues qė pėrfaqėsojnė 10 shtete dhe 12 organizata. Vėzhguesit do tė shpėrndahen nė tė gjithė Shqipėrinė dhe do tė vėzhgojnė procesin e votimit dhe numėrimit tė votave, nė mėse 300 qendra votimi dhe 30 qendra numėrimi. Detyra e vėzhguesve ėshtė tė mbikqyrin nga afėr tė gjitha etapat e procesit zgjedhor dhe tė raportojnė.

    ENEMO ėshtė njė rrjet organizatash joqeveritare, qė besojnė nė parimin e asnjanėsisė dhe qė, pėr shume vite, ka organizuar nė vendet paskomuniste vėzhgime zgjedhjesh nė shkallė tė gjerė. Kėto grupe jopartiake janė tė specializuara pėr vėzhgimin e zgjedhjeve nė rajonet e Evropės Qendrore dhe Lindore tė OSBE‑sė, si dhe tė vendeve tė ish‑Bashkimit Sovjetik. Kjo organizatė ka vėzhguar mbi 110 zgjedhje kombėtare dhe ka trajnuar mė shumė se njėqind mijė vėzhgues zgjedhorė. Nė fund tė procesit zgjedhor, Shqipėria 2005, Misioni ENEMO do tė deklarohet me njė raport pėr vlerėsimet dhe sugjerimet pėr procesin.

    Habion HASANI
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  8. #8
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anėtarėsuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Arrow Komisioni i Helsinkit bėn thirrje pėr zgjedhje tė drejta dhe tė lira

    Data: 01/07/2005

    Komisioni i Helsinkit bėn thirrje pėr zgjedhje tė drejta dhe tė lira





    Bashkekryetari i Komisionit te Helsinkit, ligjvenesi republikan Chris Smith, beri dy ditė mė parė thirrje pėr zgjedhje te drejta dhe te lira ne Shqiperi. Nder te tjera, ai vleresoi koleget e tij ne Dhomen e Perfaqesuesve, per miratimin ditet e fundit te Rezolutes 155, ku i behej thirrje qeverise shqiptare te siguroje qe, zgjedhjet parlamentare te 3 korrikut te zhvillohen sipas standardeve nderkombetare, te drejta dhe te lira. "Si nje prej 55 vendeve pjesemarrese ne Organizaten per Sigurimin dhe Bashkepunimin ne Evrope, Shqiperia ka detyrimin te pranoje standardet me te larta te te drejtave te njeriut dhe te mbaje zgjedhje qė te jene te ndershme, transparente dhe te paanshme", tha ndėr tė tjera, Smith. Komisioni nė fjalė, qė ndryshe njihet edhe si Komisioni i Helsinkit, eshte nje agjenci qeveritare amerikane qe vezhgon perparimin ne zbatimin e dispozitave te marreveshjeve te Helsinkit te vitit 1975.

    Ky komision perbehet nga 9 anetare nga senati i Shteteve te Bashkuara, nėntė anetare nga Dhoma e Perfaqesuesve dhe nga nje anetar, perkatesisht nga Departamenti i Shtetit, ai i Mbrotjes dhe i Tregtise. "Me ndihmen e OSBE‑se dhe ndihmen e organizatave te tjera nderkombetare, qeveria shqiptare ka permiresuar gradualisht sistemin e saj elektoral dhe ate ligjor; synimi tani eshte kjo prirje te vazhdoje edhe me keto zgjedhje", theksoi me tej Smith. N
    derkaq, Rezoluta 155 e Dhomes se Perfaqesuesve, e miratuar me 27 qershor, bente thirrje qe qeveria shqiptare te siguroje qe zgjedhjet parlamentare te 3 korrikut te zhvillohen ne perputhje me standardet nderkombetare per zgjedhje te drejta dhe te lira. Kjo mase e arritur me bashkepunimin dypartiak u realizua me mbeshtetjen e bashkekryetarit te Komisionit te Helsinkit, Chris Smith. Me 20 korrik te vitit 2004, Komisioni i Helsinkit zhvilloi seancen "Perparimi i Demokracise ne Shqiperi", ku iu kushtua vemendje reformave te veēanta, te nevojshme per te siguruar suksesin e zgjedhjeve te se dieles ne Shqiperi. Komisioni i Helsinkit, tha Smith, do te dergoje anetare te tij per te vezhguar nga afer zgjedhjet ne Shqiperi dhe, siē thuhet ne Rezoluten 155 te Dhomes se Perfaqesuesve, liria e ēdo vendi eshte e rendesishme.

    Saimir Kola
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


Tema tė Ngjashme

  1. Albtelecom
    Nga Dita nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 08-08-2017, 12:06
  2. Gjendja jonė e dhimbshme?
    Nga LOGIC nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-05-2009, 05:14
  3. Moisiu: Nuk nėnshkruaj shkarkimin e kryeprokurorit Sollaku
    Nga Antimafia nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 30-09-2007, 18:11
  4. Gjendja Aktuale Fetare Shqiptare
    Nga Anton nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 23-08-2004, 17:34
  5. Gjendja e Kombit Shqiptar - nga Joseph Dioguardi
    Nga dodoni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-05-2004, 14:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •