Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-11-2002
    Postime
    167

    Kronika E Zeze (ne Televizion)

    Sot ishte e premte dhe une nuk kisha me c’te shpenzoja vec ca cikerrimave qe mund te me mbanin me shprese te shumten edhe dy dite te tjera. Zbrita i trazuar rrugen e Irpineve, dola ne bulevard dhe nuk arrija te hiqja dot prej mendjes te gjitha gafat qe me kishin shpene ne ate katastrofe. Ia kisha dale mbane te prishja te gjitha brenda vitit: nga femrat qe paguheshin me cek nen dore e deri tek bastet e kuajve ne seri, ku s’kisha fituar dot asnjehere. Perpara me dilte filmi i ketij deshtimi te madh, e nuk dija me c’te mendoja. Ndjeja nje shije te hidhur humbjeje, sikur te kisha rreshkitur ne nje pus te nendheshem, te pandricuar dhe te ajrosur keq, ne pritje qe lageshtira te mbushte me uje mushkerite e mia dhe ato te pelcisnin.
    Tre here e kisha menduar vetvrasjen sot. Dhe dy here te tjera diten e djeshme, beheshin rrumbullak pese brenda javes. Me perpara me ndodhte te mendoja fundin e jetes te shumten nje here ne muaj. Dhe kjo vetem ne kriza te fuqishme ndergjegjieje, qe kalonin lehte e pa u ndier, me te rrakellyer nje gote alkoli me fund. Por atehere nuk e kisha litarin ne gryke, tani me vinte keq qe s’kisha asnje te njohur, kisha rene aq poshte me moralin sa kur thoja me ze te larte:”Ne djall te shkoje, mos e caj koken”, me dridheshin gjunjet si nje mjeraman e nuk e njihja me as zerin tim.
    I ndala hapat ne nje kinkaleri per te blere cigaret. Perpara meje qendronte nje vajze qe bleu nje “Gervisht dhe Fito”, e doli pak me larg dyqanit, u ul ne bordure dhe nisi te gervishte. Ishte nje femer e bukur dhe ne fytyren e saj dukej qarte nje krize nervash qe s’kishin per te mbajtur gjate.
    -Nje Malboro te bardhe!-thashe dhe i zgjata leket shitesit, kur vajza prapa meje ishte hedhur me kembe, e egersuar nga deshtimi, e me nje ndjenje padurimi priste te provonte fatin perseri.
    -Nuk fituat gje?-i fola, e zeri me doli i lodhur sikur te mos kerkonte pergjigje. Ajo me mati nga koka te kembet, pastaj sikur mos ekzostoja e beri copa-copa bileten, nxorri leket dhe priti rradhen e saj.
    Mua me erdhi inat nga buja e atij injorimi: vajza tundte lehte doren e majte ne ajer, sikur t’i bente me shenje shitesit te me shpejtonte nje ore e me pare. I bindur qe po genjeja vetveten ne ate menyre, duke kerkuar te vija ne vend nje dinjitet qe per personin tim mund te mos e kishte me ate emer, i thashe shitesit te me jepte te gjitha biletat “Gervisht e Fito”, qe kishte ne dyqan.
    -Oh, te gjitha zoteri? Nuk besoj se do t’i blinit dot.
    Une futa doren ne portofol dh kur ai pa parate e mia, mori nje pamje serioze dhe nisi e numeroj pa ze, duke bere llogarine e blerjes.
    Me bisht te syrit pashe vajzes qe ishte bere dyll e verdhe, nuk kishte me ate shprehje mendjemadhesie, por pamja e saj i ngjante tamam nje hijeje qe tkurrej pa pushim ne rrezet e para te drites.
    -i blete te gjitha?-me tha e per cudi zeri i saj kumboi embel, une tunda koken ne shenje pohimi dhe ajo u dorezua, keshtu u duk ne fillim.
    -Mund te me shisni njeren mua?-me foli prape, por une nuk ia vura veshin sepse kur i dhashe parate shitesit, (ua nxorra fundin te gjithave), ndjeva nje dridhje-rrufe, qe me pershkroi shtyllen kurrizore. Ate cast u bera i ndergjegjshem qe pasi te kisha gervishtur biletat, ne shenje deshtimi duhej te hidhesha nga ura e madhe drejt e ne lume. S’kisha mesuar ndonjehere te notoja keshtu qe s’do ishte e veshtire te mbytesha. Oh, por mjaftonte te fitoja cmimin e madh, ne ato qindra bileta njera te ishte e sakte dhe une do behesha tjeter njeri, dielli do ndriconte perseri rrugen time e une do shetisja me koken lart, pa turp, cdo rrugice te diteve te mia.
    -Me degjuat, zoteri?-dhe vajza e meparshme me kishte kapur per krahu, duke me tundur me kembengulje per te me thene oferten e saj.
    -Nuk mundem,-i thashe. –Kjo eshte gjthe c’mbetet nga endrra ime,-dhe i tregova biletat. -Kam parandjenje sikur do fitoj, e vec kesaj parandjenje kam edhe ate tjetren sikur po t’iu jap juve nje bilete, ajo ka per te qene fituesja.
    I thashe shpejt e shpejt fjalet, i urova lamtumire dhe u bera te ik me nje deshire perveluese te merrja vesh c’ishte shkruar ne fatin tim. Vajza me la te shkoja, u ul ne gjunje dhe leshoi nje klithme rrenqethese, sa te gjithe njerezit e shetitores kthyhen koken ne drejtimin tone, shitesi u be te dilte te merrte vesh c’kish ndodhur, kurse une i terhequr nga nje force mistike u gjenda afer saj, e ndihmova te ngrihej me kembe dhe duke i futur krahen e ndihmova te ecim per t’u larguar qe aty.
    -C’patet?- i thashe dhe mu dhimbs ajo qenie qe tani dridhej e nuk fliste dot. Ishte aq e paktet, e dobet ne trup, e megjithate rrezatonte nje bukuri te papare, mua me erdhi trup nga rrengu im dhe i thashe per t’i dhene zemere falni, nuk e di si me erdhi!“
    -Keni per te me dhene nje bilete?-me tha ajo duk ngritur koken per te pare pergjigjen time.
    C’me gjeti me kete…-mendova dhe nuk pashe rruge tjeter pervecse te tundja koken ne shenje pohimi.
    -Dhe ajo ka per te qene fituesja?-vazhdoi.
    -Nga ta di une?-i thashe duke cuar shpatullat. Po ndihmoja nje njeri te cuditshem e ne gjithe ate qe po beja sec kishte nje lloj kenaqesie ne veprimet e mia, sikur po genjeja veten qe isha me i mire dhe me i dashur nga c’me pandehnin te tjeret. Por biletat ishin blere dhe duart e fatit me kishin braktisur ne mes te rruges me kete zonjushe, qe vuante dhe mbase ishte me ne telashe se une.
    -Por ju me thate qe kishit parandjenjen qe do fitonit. Qe kishit parandjenje sikur bileta qe do me jepnit kishte per te qene fituesja. Nuk me thate keshtu? S’eshte e vertete kjo?
    -E Vertete? Kjo eshte me shume se nje enderr, zonjushe. Une kam per detyre te shpresoj si nje njeri qe kap kulmin e fuqise ne grahmat e fundit te paravdekjes. Shpresoj te jete sic me thate ju, perndryshe duhet te zgjedh vdekjen time kete mesdite!-e toni im ishte dramatik, une po kerkoja t’i hyja ne zemer asaj femre, duke menduar qe ashtu po imitoja nje rol, por nuk behej fjale per teater dhe tani Fati tallej duke vene ne buzet e personazhit tim, nje te vertete te madhe, te hidhur, tragjike.
    -Sikur te ishte e vertete,-me tha. –Keshtu mund te paguaja dhe djalin tim kishin per ta cliruar. Ne te kundert, as une nuk kam me shpresa. E shikoni sa e padrejte eshte jeta? Jam aq e lodhur sa s’kam me asnje force te qaj. Ju keni qindra bileta per te gervishtur, e vetem pas kesaj mund ta vrisni veten, kurse mua s’me mbetet vecse nje bilete, ajo qe do te me shisni ju, e nese nuk fitoj me duhet te vdes pas kesaj, menjehere.
    Ishte gjithcka shume misterioze dhe kur degjova te permendej djali i saj, pagesa e nje shume parash per lirimin e tij a nje gje si kjo, u binda qe isha perpara nje ngjarjeje tragjike. Me erdhi keq, ishte nje dhimbje qe vajza s’kishte me ke ta ndante dot, edhe ajo e vetmuar, edhe ajo e detyruar t’i shkonte deri ne fund fatit, te gervishte bileten dhe t’i jepte fund jetes.
    -Le te ndihmojme njeri tjetrin,-i thashe.-Une shpresoj qe nje nga keto bileta eshte fituesja. Le t’i gervishtim te dy, e cmimin e madh kemi per ta ndare ne mes. Si thoni, me mire keshtu?...Dhe tani po patet miresine, me tregoni historine tuaj. Kam besim qe mund t’iu ndihmoj.
    Ajo me shtrengoi duart, si e ngrire, belbezoi nje falenderim te pakuptimte, pastaj u be menjehere energjike, me tha qe te shkonim ne shtepine e saj qe te kontrollonim biletat rehat. Aty do me rrefente te gjitha, njerezit duhej te nisnin te njihnin historine e saj…

    & & &
    -Ana, duhet te me tregosh te gjithen nga e para! Keshtu nuk te ndjek dot,-i thashe i lodhur, pa e kuptuar perse iu bente bisht pyetjeve. Kishte nje ore qe me rrefente gjera te turbullta, kur ishte gati te jepte nje pergjigje te plote vinte gishin ne buze, sikur ta pergjonin, kthente koken mos e ndiqte njeri e me pyeste te kontrolloja biletat. Shtepine e kishte shume me larg nga vendi ku ishim takuar, diku afer Porta Portese, e na u desh te rrotullonim qytetin qe te dilnim aty ku duhej. E kishte bere gjihe ate rruge qe te shmangte gjurmet, pastaj istikti i kishte thene te ndalej perpara kinkalerise e te blinte biletat, kishte per te fituar.
    -Ti je e cmendur,-mendoja dhe vazhdoja ta shihja drejt ne sy me respekt te ekzagjeruar. U futem ne nje lagjie te erret, e gjitha e bere me ndertesa katerkateshe, afer njera tjetres. Ne mes ishte nje shesh argetimi, ku dallova dy paralitike qe kishin zbritur nga karriget me rrota dhe ishin ulur te shpinin kembet ne stolat e bashkise.
    Kishte dicka qe nuk shkonte, pasi ndjeva rrenqethje ne trup, sikur te bente ftohte, kurse pak me perpara temperaturat ne qytet ishin mbi tridhjete gradeshe. Ana nenqeshi, une per pak u perplasa me nje arixheshe qe kerkonte te me lexonte me patjeter doren, pas saj ishin nje grup femijesh te zinj qe me shikonin me inat dhe flisnin ne nje gjuhe qe nuk e merrja dot vesh. Ana me tha qe jetonte ne katin e katert, e na u desh qe te ngjiteshim me kembe, pasi ashensori nuk punonte mua me dukej sikur zbriznim ne cdo shkalle qe ngjiteshim per lart, por nuk i thashe gje Anes. Kjo me tregonte qe kishte nje vit e trasferuar ne ate banese, pasi keshtu mund te gjente nje zgjidhje te plote per clirimin e djalit te saj. Ne kete vend shiteshin dhe pergatiteshin ca barera magjike, qe mund t’i benin balle cdo sfide e te sillnin verdalle fatin e cdo njeriu te lindur pa kemishe mbi toke.
    U futem brenda, e une leshova nje klithme te lehte habie, Ana e mbylli deren me celes dhe shkoi te pergatiste nje pije te forte per dy. I kishte zene te gjitha dritaret me nje cope te zeze, qe nuk lejonte te depertonte asnje rreze. Ishte nje lloji veteizolimi, nje mani pergjimi qe shkonte pertej cmendurise. Gjithandej te shikonte te shihje televizore, te cdo forme e te cdo madhesie. Muret ishin te bardhe, te zhveshur, vetem ne njeren faqe te shtepise dallova nje cope te trashe, te mberthyer, pasaj e kuptova qe ishte nje projektor, e kjo sikur me mbushi mendjen. Eca drejt nje komodine, qe ishte i vetmi objekt zbukurues ne dhome, pashe nje kornize te kthyer permbys. E ngrita dhe dallova fotografine e heshtur te nje vogelushi qe s’kishte me teper se pese, gjashte vjec.
    -Djali i Anes,-mendova e u rrenqetha, sikur te kishte dicka te vertete, por edhe te tmerrshme, ne historine e asaj gruaje. Ajo u kthye me te njejten nenqeshje te pak casteve perpara, me tha qe te rrija rehat, une e lashe fotografine ne vend dhe ajo kafshoi buzen, u be menjehere e dhembshur, e mori ne vendin tim dhe perkedheli xhamin duke shtrydhur dy pika lot ne sy.
    -Ana, gjithcka do te rregullohet,-i thashe une i vendosur qe t’i jepja fund melodrames. Nxora prej xhepit biletat, e thashe qe te nisnim te gervishtnim, por Ana me kapi doren e me tha qe isha nje budalla i madh po te tregoja gjithe ate padurim per te vrare veten.
    -Sepse po s’fituam, kemi per te vrare veten, apo jo,-me tha e me kapi per dore, me hoqi ne nje dhome tjeter e duke hapur deren me ngadale, tha:
    -Tani do t’i mesosh te gjitha!
    Une tunda koken ne shenje pohimi, e pastaj pashe rreth e qark. Ishte nje dhome femijesh, e mbushur me lodra, perpara kishim nje kale lekundes, pertoke ishin shinat e nje treni lojerash e te binte te shihje gjithfare makinash, qe tregonin dashurine e femijes per gjerat kater rroteshe. Pastaj ngriva kur dallova nje televizor te madh sa nje dollap, ne vend te shtratit te femijes. Ana e ndezi dhe sa hap e mbyll syte, une pashe femijen e fotografise, qe i zhytur ne nje sfond te bardhe, verbues, ku s’merrje dot asnje informate per vendodhjen e tij, erdhi dhe u afrua drejt nesh, ndaloi ngjitur me ekranin e me nje ze lutes, tha:
    -Mami, kam frike!
    Ana klithi, i ra te fiket, leshoi telekomanden dhe mua m’u desh t’i jepja dy shuplaka te mira qe ta merrte veten. Kur e pashe qe po vinte nga trullosja, shtypa “Play” dhe pashe ne nje fraksion sekonde te perseritej e njejta skene, psheretiva i shqetesuar, pastaj e mbylla televizorin.
    Ana u cua me kembe, tani ishte krejt e sherfytyruar, une dallova prape shenjat e nje rrenimi nervoz ne fytyren e saj. Me terhoqi me force, e lame ate dhome e shkuam ne sallonin e hyrjes. Aty shtypi telekomanden, dhe pashe te njejtin sfond te bardhe, djalin e Anes qe vinte e mbeshteste fytyren ne ekran, e tha:
    -Kam akoma frike, mami. Perse e mbylle televizorin me pare?-dhe gruas i shpetoi pulti prej duarsh, imazhi u zhduk kurse une qe s’dija me c’po ndodhte, u ndjeva i kercenuar nga veshtrimi i nenes, qe kerkonte te me hante me sy.
    -C’po beht keshtu?- klitha. e humba krejt, i zbehur ne fytyre, duke u dridhur, sa Ana e harroi armiqesine, me solli nje gote uje e me tha te mos prekja asgje ne ate shtepi.
    -Une duhet te gjej menyren ta sjell prej andej,-me tha.-E shoh vetem ne televizor, aty arrij te ruaj tiparet dhe fytyren e tij, ndryshe sapo dal qe ketu i harroj te gjitha tiparet, shembelltyren, me duket sikur eshte nje siluhete e pakapshme dhe s’ka ekzistuar ndonjehere per mua.
    -C’dreq televizoresh qenkan keta?-klitha une, kurse ana m’u lut ta ulja zerin, e me shpjegoi qe te gjitha kutite ishin te tilla. –Nuk ka asnje ndryshim me televizoret e tjere,-me tha e me dha te mbaja telekomanden qe te bindesha se s’kishte ndryshime.
    Une u dridherova. S’po kuptoja dot shume, ndaji thashe Anes kush e kishte rrembyer djalin e saj.
    -Sheshshshshtttt…-ia bente ajo sikur te kishte frike mos e pegjonte njeri, i mbante syte nga dera dhe perkulte qerpiket aq shpesh sa une thashe se iku fare nga bota.
    -Eja me mua,-me tha duke me terhequr drejt nje televizori tjeter. Aty pame djalin qe tani kishte ndrruar rrobat, veshtrimi i tij ishte i lodhur, ai ngjante pa forca, i keputur, nuk u afrua, vetem ia beri me dore nenes se tij dhe mbylli syte. Ate moment gjithcka mbaroi dhe Ana e tronditur tha: Te duket normale qe e vene ne gjume ne kete ore te dites?
    -Cilet, Ana, kush jane keta?-thashe une, por ajo nuk e la me kaq. Shkoi afer televizorit, e goditi me force, e shkundi nga te gjitha anet dhe i thirri me ze te larte djalit te saj te zgjohej. Nuk erdhi asnje pergjigje. Atehere Ana u be e eger, e flakeriu televizorin, e ky u thye ne kembet tona duke bere nje zhurme tragjike.
    -E dija qe do behej keshtu,-me tha ajo e magjepsur nga forca te erreta, qe nuk po e linin te merrte fryme kollaj. Qe aty u leshua me vrap ne nje tjeter ekran, e kur e ndezem, pame djalin qe qante, ishte i goditur nga te kater anet dhe klithteama e keqe, mama e keqe! Nuk e shikon si me vrave?!
    Ana nisi te qaje, m’u drejtua mua qe s’kishte asnje faj, qe i kishte bere te gjitha qe te mos e linte te flinte djalin e saj, pastaj kur e pa kete qe po i afrohej ekranit, beri ashtu edhe ajo. Eci, u afrua, mbeshteti faqen e lagur prej loteve ne ekran dhe priti kontaktin me femijen. Ky u be njesh me nenen e tij, pastaj ne cast u degjua nje klithme e lehte, djegese ne ajer. Ana u be disa hapa me mbrapa, femija tani qeshte, e kishte gervishtur nenen duke e ndeshkuar per c’kishte bere me pare. Kurse ne fytyren e Anes dukeshin tani gjurmet e nje sulmi qe e kishte lene te pergjakur.
    -Je mire?! - thashe une pa e ditur as vete se si kishte ndodhur e gjitha kjo. Por Ana buzeqeshi, me tha sa fatkeqe qe ndihej e me kerkoi nje gote uje, priti qe te qetesohej e gjitha e me tha te mos behesha merak. Kjo s’ishte ndonje gje e madhe, e per te treguar qe nuk genjente, me mori me vete, e u futem ne nje dhome tjeter, me televizorin e ndezur. Pashe nje burre qe lekundej ne karrige, me nje gazete te palosur mbi duart e tij qe mbante daten e pesedhjete viteve me pare. Ngjitur me te ishte gruaja qe fliste me ze te ulet, sikur luste zotin qe lufta te merrte fund. Filmimi ishte bardhe e zi, dy njerezit kur na pane luajten vendit te trembur, pastaj burri vuri syzet, na kundroi me vemendje dhe tha i kenaqur:
    -Eshte vajza jone, Ana, me nje mikun e saj. Shikoje sa eshte rritur, zemer...-dhe ia beri me shenje gruas, qe tani po na maste nga koka te kembet.
    Ana iu buzeqeshi dhe me hoqi me force pas vetes. Kur dolem jashte, me pyeti e emocionuar ne me kishin pelqyer apo jo prinderit e saj. Une s’kisha fjale t’i thoja, ishte aq e cuditshme qe ata njerez te rinj te ishin prinderit e Anes. Pastaj ata duhej te kishin vdekur qekuri, nderkohe…
    -Esheh -me tha Ana,-qe ketu mund te presesh te gjitha, por nuk duhet qe te gjykosh gje. Sidomos djalin tim. Filmimet e tij jane kryesoret. Une po pergatis prej kohe arratisjen e tyre. Shume shpejt do realizoj nje cudi perrallore. Me duhet te paguaj nje aparat te madh, te fuqishem, qe ka interferenca qiellore e arrin te beje lemsh kohen dhe hapsiren. Atehere do jem e lire te terheq nga bota e te vdekurve ke te kem deshire. E nuk do te kem me manine e televizorit, mbremjeve, kur te kthehem e lodhur nga jeta, do lexoj nje liber per tridhjete minuta dhe do fle.
    -Ata nuk jane me?-i thashe une, e m’u drodh i gjithe trupi, sikur te vertetohej apokalipsi nen kembet e mia.
    -Oh, kjo eshte normale, ata i kane rrembyer prej kohesh, larg meje. Ti nuk e ke idene sa kushtojne keto pajisje qe me lejojne te mbaj kontaktet. Por po te them: e kane realizuar. Une do behem padrone e jetes se njerezve te mi, padrone e gjakut tim, kur te shtie ne dore te teten mrekulli te botes...-dhe enderrimtare me kapi pas dore e nisem te vazhdojme eksplorimin e atij labirinthi pa fund. Ne nje nga dhomat e panumerta, Ana pati nje tjeter marramenje te fuqishme, me thaqe ishte faji i sulmit te femijes me perpara e m’u lut ta prisja nje sekonde.
    Kur mbeta vetem, nje ndjenje tmerri me kaploi te gjithin. Isha aq i tembur, e prapseprape nuk doja te ikja. Ishte aq e rralle nje gje e tille. Sikur une te behesha padron i atij aparati aq te vecante. Mund te hiqja prej vetes mekatin origjinal. Keshtu nuk kishe me nevoje te trasportoje gjithe jeten mbi kurriz, kufomen e prinderve te tu te vdekur. Me nje te trokitur duarsh, une do beja skenen e nje jete nga e para, pastaj te shikoja ku do vinim.
    Prita nje kohe te gjate. Pastaj mendja me shkoi per keq. Ketu brenda mund te humbisja kur te doja, sepse ne te vertete mengjante sikur e gjithe ndertesa ishte e Anes dhe dhomat nisnin nga kati i pare, tek i fundit. M’u kujtua ndjesia kur ngjisja shkallet e i dhashe te drejte ketij supozimi.
    -Ku te jete?-i thashe vetes, e nisa ta kerkoj. U futa ne nje dhome te vogel, e vetmja qe kishte nje dritare te celur, tepambuluar, nga ku hynte nje rreze drite. Edhe ketu ndodhej nje televizor. Kurioz per C’MUND TE ME SHFAQEJ NE EKRAN, UNE GJETA PULTIN DHE E ndeza televizorin. Ishte nje lloj kamere e vecante, reale, kisha rene ne nje salle pergjimi, pasi pashe Anen, vertet, te veshur me rrobat e sotme, qe po gervishte biletat e mia, te lena mbi tryeze. Klitha nga inati, u ndjevai tradhetuar e duke i vene kujdes dhomes ku po kryhej padrejtesia, nxitova ta arrij nje ore e me pare. E gjeta pa shume mundim dhe kur hyra brenda, pashe te gjitha biletat e gervishtura. Ana kishte bere nje lak te fuqishem dhe kishte varur veten pak me larg. E zbrita i tmerruar, e pashe qe nuk merrte fryme. I ngrire, nuk bera dot nje hap perpara, e lashe sic ishte, e duke kerkuar daljen, pashe te gjithe televizoret qe tregonin Anen, qe me bente me shenje, me lutej ta ndiqja pas, me tregonte qe s’kishim fituar. Futa doren ne xhep dhe ndjeva bileten “Gervisht e Fito”, te hequr menjane per t’ia shitur Anes. Ajo s’ishte gervishtur, Ana akoma nuk e dinte ne fitonim apo jo.
    Gjeta me mundim daljen, u largova nga ajo strofkull i tmerruar e me t’u prekur nga rrezet e diellit, ndjeva te marr fryme per here te pare. I fala bileten nje te panjohuri rruges, e duke lutur zotin per nje jete te gjate, vendosa te nis cdo gje nga e para. I lumtur si nje i vdekur, ato pak caste harrova te kisha pare ne apartament nje koke te vogel, te mjegullt, pas kraheve te anes, ne televizor, qe me buzeqeshte enkazi e me peshperiste; isha une, e qe ate dite kam deshire te etur per njerez qe me prekin me dore, me qendrojne afer e kur ikin te kenaqur nga mikpritja ime, pohojne nen ze qe jam akoma gjalle.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga eris : 18-06-2005 mė 07:31
    ERIS RUSI

  2. #2
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,771
    Shume i bukur ky tregim,urime per shkrim eris

Tema tė Ngjashme

  1. Berisha: Disa prej mediave, hanxharė tė mafies
    Nga Shijaksi-London nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 203
    Postimi i Fundit: 16-05-2007, 02:27
  2. Cili Televizion Ju Pelqen
    Nga Statistika nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 27-03-2006, 09:18
  3. Kronika nga Historia e Futbollit Shqiptar
    Nga BlueBaron nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 11-01-2006, 12:27
  4. Kronika e vitit tė mbrapshtė 1913
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-12-2005, 15:46
  5. Prezantuesi/ja me i suksesshem shqiptar ne televizion dhe spektakle?
    Nga Letersia 76 nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 24-12-2002, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •