Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799

    Midis Endrres Dhe Reales

    Eca gjithė jetėn, udhė e pa udhė
    qė asnjeriut mos ti zė shtegun.
    asnjė pikė ujė s'vura nė buzė
    durova dimėr, durova zhegun.

    Ndėrtova Ura, rrėxova Mure
    prita tė vinte njė ditė e ré.
    Ti nga Vendlindja pse na pėrzure!?
    Zot i Madhnueshėm ē'pate me né?!...

    Ktheje pak kokėn tė qofsha falė
    I Plotfuqishėm je vetėm ti!
    Mėkatin Zot, pėrse s'na falė
    Kur tė mohuam nė Shqipėri?!...

    Po ēfarė tė bėnim ne frikamanėt!?
    Rrėzuam Kisha, prishėm Xhami...
    Mblodhi Enveri tė gjithė Shejtanėt
    qė derdhėn nėmat mbi Shqipėri.

    Sot tė pėrulem Zot i Madhnueshėm
    Qė sundon botėn dhe Gjithėsinė!
    Beso nė shpirtin qė klith pendueshėm
    ndihmoma Zot Nėnė Shqipėrinė!

    Nėse tė lutem mė forcė tė fundit
    Bekoji njerzit qė janė hutuar.
    Zgjoji o Zot ata prej gjumit!
    Duruam shumė si tė mallkuar...

    Nėse tė lutem nga adhurimi
    dhe nga besimi qė kam tek Ti
    tek Ti kam shpresėn, Ti je burimi
    nuk shkoj nė Kishė...as nė Xhami!

    Por do tė ngrihem me klithmėn time
    dhe tė pėrgjumurit unė do ti zgjoj!
    Merre po deshe dhe jetėn time
    Se "tė pėrtejmen" Ty ta dhuroj.

  2. #2
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,771
    Pergezimet e mija Agim Doēi shum poezite e mira

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e hope31
    Anėtarėsuar
    23-11-2002
    Vendndodhja
    ketu
    Postime
    1,054
    Me pelqeu shume poezia, Poet Agimi.

    Bashkohem me gjithe shpirt me lutjet dhe klithmen tuaj:Zot Bekoji Shqipetaret
    Fjalet e pa thena nuk lendojne kurre.
    Don't wait for extraordinary circumstances to do good,try to use ordinary situations
    :^proton

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    ASkush NUK MUNDET TE MA SHUAJ EMRIN
    QSKUSH NUK MUNDET TE ME TERHEQ ZVARR
    ASKUSH NUK MUNDET TE MA GJE SHEMRIN (shemėr - grua e dytė)
    O ZOT SA MIRE QE JAM SHQIPTAR

  5. #5
    neper drite Maska e mbreta
    Anėtarėsuar
    29-04-2004
    Postime
    297
    O Zot i madh e i bekuar
    sa mire qe shqip une flas e shkruaj,
    dite e nate do te rri zgjuar,
    Shqiperine per ta ndertuar.

    Po mos shikoni kisha - xhamia
    feja jone eshte Shqiptaria,
    askush s'mund te ma ndrroj emrin
    askush s'mund te ma ndale diellin.

    Se ka djeme Shqiperia
    qe do dine t'a ndertojne,
    qe do dine t'a zbukurojne,
    Zgjohuni Shqipetar nga gjumi zgjohuni!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga mbreta : 28-06-2005 mė 08:02
    What goes around, comes around

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    KOHA E MASKARENJVE

    Kur nė njė vend 30 dialektesh
    Lirohen qentė nga zinxhiri
    Mė kot or mik i shton pėrpjekjet
    Tė njohėsh tė keqin nga i miri…

    Se vjen njė ditė dhe ti pendohesh
    …qė iku kohė e bilbilenjėve
    nė njė mėngjes papritur zgjohesh
    nė kohėn e mbrapshtė tė maskarenjėve

    dhe s’di ē’tė bėsh e ku tė futesh.
    Tė rrish nė shtrat a tė gjezdisėsh
    Udhėkryq i parė, gabon dhe ngutesh
    Hutuar rri s’di nga t’ia nisėsh.

    Tė marrėsh majtas tė zė mallkimi
    Tė futesh djathtas nuk ke kurajė
    Tė pėlcet gjoksi dhe nga trishtimi
    Gjith qėnia yte shpėrthen nė vajė…

    Virusi i egėr i njė zhgėnjimi
    Tė zė pėr fyti tė asfikson
    Kudo nė shpirt strehon trishtimi
    Dhe nostalgjija zė mbretėron.

    Ah ta marrė dalli se ē’kohė qė erdhi
    Ishim mė mirė kur ishim keq
    Mbi njeri tjetrin gjith mllefin derdhim
    “e dija shenjt …mė doli dreq!”

    ky monolog tek gjithsejcili
    kalon nė ankth, nė angushti
    tė shkel me kėmbė dhe ai kopili
    qė s’ka mbiemėr, baba dhe shpi…


    por vjen nė skenė si anonim
    se mbrapa tij qėndron njė klan
    dhe ėshtė razi mbi Shqipėrin
    tė ndezi zjarret si flakadan

    dhe si Cerber i Purgatorit
    a si jashtqitje e Luciferrit
    i bėhet bajgė dhe urė njė horrit
    tė djeg gjithshka se s’ka pik nderit…


    ky edepsėz me zell zagari
    qė mbijeton fal prej shkėrdhenjve
    merr dhe kolltuk qeveritari
    se erdhi kohė e maskarenjve!...

    Nė u ngritshin njerzit me buzėn plasur
    Do shėmbet shteti i barkmėdhenjėve.
    Nėse VIRTYTI gjen portat hapur
    Do shporret koha e maskarenjėve!

  7. #7
    vetėpėrjashtim
    Anėtarėsuar
    10-01-2005
    Postime
    65
    me leje?

    KOHA E MASKARENJVE

    Kur nė njė vend 30 dialektesh
    Lirohen qentė nga zinxhiri
    Mė kot or mik i shton pėrpjekjet
    Tė njohėsh tė keqin nga i miri…

    Kur skemi gjuhėn e pėrbashkėt
    Doemos do zbėrthehet zinxhiri
    Secili me mėndje tė diskotekėt
    Ctė presesh? i keqi bėhet i miri


    Se vjen njė ditė dhe ti pendohesh
    …qė iku kohė e bilbilenjėve
    nė njė mėngjes papritur zgjohesh
    nė kohėn e mbrapshtė tė maskarenjėve

    Po kur mendohesh pėr njė kohė
    Njė kohė qė kurrė ska ekzistuar
    Nga ėndrra tė mpirė ti na zgjoh
    Maskarenjt ishin, dhe prap e muar



    dhe s’di ē’tė bėsh e ku tė futesh.
    Tė rrish nė shtrat a tė gjezdisėsh
    Udhėkryq i parė, gabon dhe ngutesh
    Hutuar rri s’di nga t’ia nisėsh.

    Dhe kur nuk di se ku tė hidhesh
    Ku tė zhytesh a tė fluturosh
    Familjes drejtoju, aty do mblidhesh
    Nisja krahut, hidhu tė punosh


    Tė marrėsh majtas tė zė mallkimi
    Tė futesh djathtas nuk ke kurajė
    Tė pėlcet gjoksi dhe nga trishtimi
    Gjith qėnia yte shpėrthen nė vajė…

    Mos ec majtas, as djathas mos shko
    Zgjidh rrugėn tėnde, rrugėn e drejtė
    Tė tjerėt or mik mos i dėgjo
    Bota, shoku tė lėnė vetėm, krejtė


    Virusi i egėr i njė zhgėnjimi
    Tė zė pėr fyti tė asfikson
    Kudo nė shpirt strehon trishtimi
    Dhe nostalgjija zė mbretėron.

    Cohu o njeri i shkretė
    Pi pak ujė nga burimi i pastėr
    O shqiptar se ke njė jetė
    Ngrihu, mos tė tė ngel hatėr


    Ah ta marrė dalli se ē’kohė qė erdhi
    Ishim mė mirė kur ishim keq
    Mbi njeri tjetrin gjith mllefin derdhim
    “e dija shenjt …mė doli dreq!”

    Nuk ėshtė koha pėr tė parė pas
    Hidhi syt kėtej pėpara
    E djeshma iku, ska mė c’t’flas
    Merri prap hapat e para



    ky monolog tek gjithsejcili
    kalon nė ankth, nė angushti
    tė shkel me kėmbė dhe ai kopili
    qė s’ka mbiemėr, baba dhe shpi…

    e mos u lodhė se cka ai
    shiko veten, cdo tė besh ti
    I miri nuk shkelet aq kollai
    Kurrė, as dhe nga mė i ul’ti


    por vjen nė skenė si anonim
    se mbrapa tij qėndron njė klan
    dhe ėshtė razi mbi Shqipėrin
    tė ndezi zjarret si flakadan

    E kush eshte ky, ky anonim
    Qe don tė shuaj Shqipėrinė
    Nuk e lėmė tė bėhet ky krim
    Nuk e lėmė atdheun ta nxinė!


    dhe si Cerber i Purgatorit
    a si jashtqitje e Luciferrit
    i bėhet bajgė dhe urė njė horrit
    tė djeg gjithshka se s’ka pik nderit…

    Flakėn ta vėrė, dhe prap se djeg
    Se ajo qė Eshtė, nuk fiket kurrė
    Dhe vetė Luciferin ta ketė koleg
    Tė vėrtetėn se fsheh dot me gurė
    (as vetė nuk fshihen dot kta t'sėmurė,
    qė svlejn ti hedhėsh as edhe njė qurrė)


    ky edepsėz me zell zagari
    qė mbijeton fal prej shkėrdhenjve
    merr dhe kolltuk qeveritari
    se erdhi kohė e maskarenjve!...

    Dhe nė kolltuk tė rri vetė djalli
    Ne saj te popullit, nė saj t'tė mjerve
    Kjo nuk pertypet, or mik vellai
    Pushka duhet i'vėn kėsi lloj plehnve!


    Nė u ngritshin njerzit me buzėn plasur
    Do shėmbet shteti i barkmėdhenjėve.
    Nėse VIRTYTI gjen portat hapur
    Do shporret koha e maskarenjėve!

    Dje shkoj, por sot ska te falur
    U cova, dhe unė do tė ngrihem me ty
    Shpirt e zemėr, krahrorin hapur
    Jetė a vdekje, ti shėmbim, bashkė tė dy

Tema tė Ngjashme

  1. Endrrat
    Nga Arbushi nė forumin Pyetni psikologun
    Pėrgjigje: 160
    Postimi i Fundit: 04-12-2009, 09:13
  2. Nė kėrkim tė "ėndrrės"!
    Nga stella_senza_cielo nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 13-04-2009, 10:56
  3. Shpjegimi i endrres sime
    Nga FierAkja143 nė forumin Pyetni psikologun
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 13-11-2005, 01:21
  4. Endrrat:interpretim I Reales Apo Parathenie?
    Nga zarathustra nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 04-08-2002, 12:03
  5. Perndjekja e endrres....
    Nga Dita nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 18-07-2002, 10:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •