Close
Faqja 7 prej 10 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 140 prej 185
  1. #121
    progress Maska e BvizioN
    Anėtarėsuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119
    Citim Postuar mė parė nga drity Lexo Postimin
    Cili gaz perben perqindjen me te madhe ne efektin sere? Dhe sa perqind?

    Dioksidi i Karbonit eshte kontributori kryesor i efektit sere dhe perben nje mase perj 70%
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  2. #122
    zhapik buster Maska e drity
    Anėtarėsuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Citim Postuar mė parė nga Zeri_i_Mirdites Lexo Postimin
    Dioksidi i Karbonit eshte kontributori kryesor i efektit sere dhe perben nje mase perj 70%
    haha, eshte avulli i ujit ne nje mase prej 70% e shikon se si ja u kan fut trurin ne lavatriēe?
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  3. #123
    progress Maska e BvizioN
    Anėtarėsuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119
    Citim Postuar mė parė nga drity Lexo Postimin
    haha, eshte avulli i ujit ne nje mase prej 70% e shikon se si ja u kan fut trurin ne lavatriēe?
    Nga te gjitha gazerat e tjera, dioksidi i karbonit ka efektin me te madh ne efektin serre, kontributi i ketij gazi perben nje mase prej 70% ne raport me gazerat e tjera.Domethene nje kontribut rreth 3/4 ne krahasim me gazerat e tjera.

    Avulli i ujit eshte gazi kryesor ne efektin serre por qe nuk ka lidhje me aktivitetin e njeriut fare.

    Me fal, kishe ndonje mendim tjeter?
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  4. #124
    zhapik buster Maska e drity
    Anėtarėsuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    lol, une te pyeta tekstualisht:

    Cili gaz perben perqindjen me te madhe ne efektin sere? Dhe sa perqind?

    Ti mu pergjigje CO2. Sepse te eshte bere refleks. Eshte refleks i kushtezuar.

    Avulli i ujit perben 70% te gazrave me efekt sere, pra llogjikisht ai ka efektin me te madh.

    Te tjera pyetje per ty:
    Sa perqind e gazrave me efekt sere burojne nga aktiviteti i njeriut?
    Sa perqind e CO2 te ēliruar buron nga aktiviteti i njeriut e jo nga vullkanet, pemet gjate nates, dekompozimi natyror i vegjetacionit, oqeanet, etc?
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  5. #125
    progress Maska e BvizioN
    Anėtarėsuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119
    Citim Postuar mė parė nga drity Lexo Postimin
    :
    Sa perqind e gazrave me efekt sere burojne nga aktiviteti i njeriut?
    Sa perqind e CO2 te ēliruar buron nga aktiviteti i njeriut e jo nga vullkanet, pemet gjate nates, dekompozimi natyror i vegjetacionit, oqeanet, etc?
    Nuk me pelqen natyra e shtrimit te pyetjeve dhe dyshoj shume nese jane per qellim kontribimi ne kete teme, po nejse. Nje pergjigje e perbashket per te dyja pyetjet tua.

    % e gazerave te efektit sere qe burojne direkt nga aktiviteti i njeriut te paraqitura ne shkalle vjetore.

    1- Dikosid Karboni

    29.5% nga stacionet aotmike/berdhamore etj per krijimin e energjise.
    20.6% nga proceset industriale
    19.2% nga lendet djegese te perdoruara per transporte
    12.9% nga banimi/ proceset komerciale dhe burime te tjera
    9.1% nga shfrytezimi i tokave dhe djegjet biologjike
    8.4% nga perpunimi i lendeve djegese

    totale rreth 72%

    2- Metani

    40% nga plehrat kimike per agrokulturen
    29% nga perpunimet e lendeve djegese
    18.1% nga ndotja qe shkatojne plehrat e hedhura
    6.6% nga shfrytezimi i tokave dhe djegjet biologjike
    4.8% nga binimi dhe preceset e tjera komerciale

    Shume totale 18%

    N2O (Oksid Nitrus)

    62.2% nga plehrat agrokulturale
    26% nga shfrytezimi i tokave dhe djegjet
    5.9% nga proceset industriale
    2.3% nga eksposimi i pleherave dhe ndotjet
    1.5% nga banimi dhe proceset komerciale
    1.1% nga stacionet aotmike/berdhamore etj per krijimin e energjise.

    Shume totale 9%


    Shumat totale jane te gjitha % totale te gazerave qe burojne nga ndikimi i njeriut ne shkalle vjetore.
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  6. #126
    zhapik buster Maska e drity
    Anėtarėsuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Nuk e kuptoj problemin me natyren e shtrimit te pyetjeve!

    Megjithate, si konkluzion, njeriu eshte pergjegjes vetem per 9% te ēlirimit te gazrave sere (nga ku vetem 6% jane CO2). Domethene 91% te gazrave sere nuk varen aspak nga njeriu. Gjithashtu na duhet te pranojme se ky 91% nuk eshte aspak i qendrueshem, sepse me nje ndryshim fare te vogel ne sasine e energjise se transmetuar nga djelli perqindja e avullit te ujit ne atmosfere mund te ngrihet ne nje menyre te konsiderushme. Gjithashtu, nese 6% e CO2 eshte e ēliruar nga njeriu, 15-20% tjeter eshte i ēliruar nga vullkanet, dekompozimi i vegjetacionit, oqeanet, etj, e keto te fundit nuk i kemi ne dore sepse ato nuk kane as moral as etike e as keqardhje per planetin.
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  7. #127
    progress Maska e BvizioN
    Anėtarėsuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119
    Citim Postuar mė parė nga drity Lexo Postimin
    Megjithate, si konkluzion, njeriu eshte pergjegjes vetem per 9% te ēlirimit te gazrave sere
    Si perfundim........

    Do isha kurioz te dija nese ti e shikon si problem serioz kontributin e njeriut ne ngrohjen globale, qofte edhe ne kete shkalle % te vogel qe ke sjellur ne forum?

    Nese nuk e shikon si problem serioz, ti me siguri do kesh ndonje spjegim qe tu kundervihesh 2500 shkencareve nga 130 shtete te botes, te cilet mendojne se se njerezit kane shkaktuar te gjithe,apo shumicen e ndryshimeve te fundit klimatike!
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  8. #128
    zhapik buster Maska e drity
    Anėtarėsuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Citim Postuar mė parė nga Zeri_i_Mirdites Lexo Postimin
    Do isha kurioz te dija nese ti e shikon si problem serioz kontributin e njeriut ne ngrohjen globale, qofte edhe ne kete shkalle % te vogel qe ke sjellur ne forum?
    Une e shikoj si diēka te paqarte. Dhe mendoj qe eshte mire me qendru skeptik, per me teper kur na kerkohet te bejme sakrifica te medha mbi diēka te pa-vertetuar. Shifrat e egzagjeruara qe i pranova si te verteta (se ato i solle ti) jane shume larg realitetit.

    Citim Postuar mė parė nga Zeri_i_Mirdites Lexo Postimin
    Nese nuk e shikon si problem serioz, ti me siguri do kesh ndonje spjegim qe tu kundervihesh 2500 shkencareve nga 130 shtete te botes, te cilet mendojne se se njerezit kane shkaktuar te gjithe,apo shumicen e ndryshimeve te fundit klimatike!
    E shikon, perseri po flasin reflekset e kushtezuara nga media. Po sikur te 2500 shkenctaret e ICPP te kene si specialitet psh. veterinarine, si thua ti a jane ata te besueshem? E di ti qe shkenctare quhen dhe ata qe merren me shkenca politike? IPCC nuk eshte nje ndermarje shkencore por politike.

    Of the 51 UK contributors to the report, there were 5 economists, 3 epidemiologists, 5 who were either zoologists, entomologists, or biologists. 5 worked in civil engineering or risk management / insurance. 7 had specialisms in physical geography (we gave the benefit of the doubt to some academics whose profiles weren't clear about whether they are physical or human geographers). And just 10 have specialisms in geophysics, climate science or modelling, or hydrology. But there were 15 who could only be described as social scientists. If we take the view that economics is a social science, that makes 20 social scientists. This gives the lie to Dessler's claim that IPCC contributors are analogous to medical doctors. There are economists working on saving that dying child!!!
    Ne fakt un kam pershtypjen qe ti nuk e ke vra menjen kurre nese kjo qe degjojme eshte e vertet apo jo, por i ke besu me sy mbyllur gazetave.

    Mire eshte me lexu edhe ca pikpamje te tjera.
    http://www.junkscience.com/Greenhouse/index.html
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga drity : 12-03-2008 mė 13:24
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  9. #129
    progress Maska e BvizioN
    Anėtarėsuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119
    Citim Postuar mė parė nga drity Lexo Postimin

    Ne fakt un kam pershtypjen qe ti nuk e ke vra menjen kurre nese kjo qe degjojme eshte e vertet apo jo, por i ke besu me sy mbyllur gazetave.

    Mire eshte me lexu edhe ca pikpamje te tjera.
    http://www.junkscience.com/Greenhouse/index.html
    Aspak e vertete! Po te ishe ajo qe thua, pse nuk do besoja me sy mbyllur pseudo teoricientet qe mundohen ta nenvleresojne problemin e ngrohjes globale? Shkrimet e tyre gjenden gjithandej...madje edhe ne kete faqet qe me rekomandove ta lexoj dhe ta besoj me teper sesa www.nationalgeographic.com fjala vjen.

    Sigurisht qe ne krijojme nje bindje duke u bazuar ne materialet qe lexojme nga burime te ndryshme, por gjithmone duke e konceptuar pak a shume me anen tone. Peronalisht nuk jam expert i ngrohjes nglobale por materialet spjeguese mbi kete fenomen favorizojne plotesisht teorine e shkencareve dhe perputhen plotesisht me ndryshimet e fundit klimatike te planetit.Personalisht shpresoj qe koha ta vertetoje gjithcka si te gabuar, por kam shume rezerva.
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  10. #130
    zhapik buster Maska e drity
    Anėtarėsuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Nese nuk je ekspert, mbi ē'baze kualifikon si pseudo teoricien disa dhe beson me symbyllur disa te tjere? Mos valle NationalGeographic eshte nje publikim shkencor?

    Ajo qe me intereson te di eshte se mbi baze te ēfare kriteresh ti vendos se kush eshte e vertete e kush jo. Sigurisht jo mbi dijen, se deri dy ore me pare mendoje se CO2 perben 70% te gazrave sere. Atehere mbi ēfare kriteresh vendos ti?
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  11. #131
    progress Maska e BvizioN
    Anėtarėsuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119
    Citim Postuar mė parė nga drity Lexo Postimin
    Ajo qe me intereson te di eshte se mbi baze te ēfare kriteresh ti vendos se kush eshte e vertete e kush jo?
    Zoteri i nderuar, un nuk jam ketu qe te vendos!. Une jam ketu qe te jap mendime rreth nje subjekti te caktuar, cfardoqofte. Ashtu si ti apo te tjeret. Nese ti fjala vjen, mendon se problemet evitohen duke fshehur koken ne rere si Struci dhe duke u munduar te supososh se problemet nuk egzistojne, kush jam une qe te bind mbi te kunderten?

    Citim Postuar mė parė nga drity Lexo Postimin
    Nese nuk je ekspert, mbi ē'baze kualifikon si pseudo teoricien disa dhe beson me symbyllur disa te tjere? Mos valle NationalGeographic eshte nje publikim shkencor
    Mbi baze te pseudo teorive te tyre! Besoj qe nuk duhet te jesh fare ekspert per te kuptuar ca gjera.....si psh: A e vret ndonjehere mendjen se pse teoria e ngrohjes globale kundershtohet dhe ne favor te kujt? Hmmm! Marrja e masave parandaluese per ngrohjen globale mbase do kene impakt te papelcyer ne kapitalizem, apo jo in nderuar drity!

    Une nuk jam kunder kapitalizmit, por nuk jam kurresesi pro moskoqarjes dhe shkaterrimit te planetit, gje e cila eshte e dukshme per c'do njeri me shqiasa minimale njerzore.
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  12. #132
    zhapik buster Maska e drity
    Anėtarėsuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Citim Postuar mė parė nga Zeri_i_Mirdites Lexo Postimin
    Zoteri i nderuar, un nuk jam ketu qe te vendos!. Une jam ketu qe te jap mendime rreth nje subjekti te caktuar, cfardoqofte. Ashtu si ti apo te tjeret.
    Pikerisht, prandaj do te ishte mire mos perpiqeshe ti mbyllje gojen "kundershtatreve" me argumente te stilit: "kush e di me mire ti apo ata 2500 shkenctaret?"
    Dhe kur te them "vendos" them vendos ne mendjen tende se ē'krah do perkrahesh.

    Citim Postuar mė parė nga Zeri_i_Mirdites Lexo Postimin
    A e vret ndonjehere mendjen se pse teoria e ngrohjes globale kundershtohet dhe ne favor te kujt? Hmmm! Marrja e masave parandaluese per ngrohjen globale mbase do kene impakt te papelcyer ne kapitalizem, apo jo in nderuar drity!
    Ja i nderuar Zeri i Mirdites ku eshte dhe genjeshtra me e madhe qe ka shpikur media dhe qe ti e ke blere pa u menduar fare. Ngrohja globale nuk do te pengoje aspak vendet e zhvilluara por ato ne zhvillim. Dhe ky eshte perversiteti i gjithe kesaj historie.

    Megjithate mund te biem dakort qe te mos biem dakort mbi kete ēeshtje.
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  13. #133
    progress Maska e BvizioN
    Anėtarėsuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119
    Citim Postuar mė parė nga drity Lexo Postimin
    do te ishte mire mos perpiqeshe ti mbyllje gojen "kundershtatreve" me argumente te stilit: "kush e di me mire ti apo ata 2500 shkenctaret?"
    Nuk ishe qellimi per te mbyllur gojen, perkundrazi per tu njohur me mendimin qe bie ndesh me ate qe eshte mendimi rezulutues i 2500 shkencareve nga 130 vende te botes. Me sa di....pergjigja jote ishe "Po sikur" 2500 shkenctaret e ICPP te kene si specialitet psh.veterinarine? E tille pergjigje shtron pyetje tjeter: Po sikur 2500 shkenctaret e ICPP te MOS kene si specialitet veterinarine po shkencen, dhe gjithcka nga studimet e tyre ne lidhje me ngrohjen globale te jete e vertete?

    Citim Postuar mė parė nga drity Lexo Postimin
    Ngrohja globale nuk do te pengoje aspak vendet e zhvilluara por ato ne zhvillim. Dhe ky eshte perversiteti i gjithe kesaj historie
    Tyt tyt tyt Me ne fund rame dakort! Ngrohja globale sigurisht nuk do pengoje vendet e zhvilluara apo ato ne zhvillim deri ne ate moment qe behet me te vertete kritik dhe kercenues. Por ama.....masat parandaluese te ngrohjes globale nuk do ishe pa kosto.

    Citim Postuar mė parė nga drity Lexo Postimin
    Megjithate mund te biem dakort qe te mos biem dakort mbi kete ēeshtje.
    Plotesisht dakort.
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  14. #134
    zhapik buster Maska e drity
    Anėtarėsuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Citim Postuar mė parė nga Zeri_i_Mirdites Lexo Postimin
    Tyt tyt tyt Me ne fund rame dakort! Ngrohja globale sigurisht nuk do pengoje vendet e zhvilluara apo ato ne zhvillim deri ne ate moment qe behet me te vertete kritik dhe kercenues. Por ama.....masat parandaluese te ngrohjes globale nuk do ishe pa kosto.
    Me lexo mire: "Ngrohja globale nuk do te pengoje aspak vendet e zhvilluara por ato ne zhvillim."
    Nuk kemi ra dakort akoma joooo
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  15. #135
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599

    Rreziku nga ngrohja globale

    Vetem 6 hapa larg Apokalipsit!

    Cdo rritje me 1 grade Celcius e temperatures globale, do sjelle shkaterrimin e shpejte te planetit. Deshifrimi i se ardhmes ne Toke: Nje ferr dantesk!

    Pasojat konkrete te rritjes se temperaturave

    + 1 grade C:

    Malet do nisnin te shperbeheshin nga mungesa e ujit

    Do zhdukeshun 720 mije km2 te siperfaqeve te akullta

    Qqeanet do perpinin bukuri te tilla si ishjut Maldive

    Do rritej frekuenca e uraganeve si Katrina apo te tjere

    Pemet e medha shekullore, ato me te lartat, do zhdukeshin

    + 2 grade C:

    Destabilizim i shendetit psiko fizik te njerezimit

    Do niste shperthimi i koleres apo epidemive te tjera

    Mesdheu, s'do ishte me nje vend i pelqyeshem turistik

    Pushimet do preferoheshin me shume ne Norvegji, Suedi

    Do te rritej me gjysme metri niveli i te gjithe deteve

    + 3 grade C:

    Per miliarda persona do niste lufta per ekzistencen

    Hjustoni, Nju-Jorku, Holanda dhe Meksika, do zhdukeshin

    Afrika dhe Australia, do ktheheshin ne vende te pabanueshme

    Temperatura e ndryshme e detit, do rriste ciklin e karbonit

    Viktimat e nxehtesise do te ishin me miliona njerez ne bote

    Ne ato grade, luhet me fatin e tere njerezimit. Per gjashte grade Celcius me shume, Toka do te perfshihet nga katastrofa. Ne vend te ujit te kripur te detit, do vloje acid sulfurik, ndersa era e rende si e nje veze te prishur e gazit helmues, do te perfshije gjithe ambjentin. Por le te ndalemi ketu me pasojat qe mberrijne nga ngrohja globale. Te shohim me mire se si temperaturat qe do te rriten me nga nje grade, do te sjellin transformime te papara ne te gjithe boten. Qe nga rritja globale me nje grade Celcius, e cila do ta kthente detin Mesdhe ne nje vend te merzitshem dhe jo te kendshem per pushime. Kur Norvegjia apo Suedia do te ishin vendet me te preferuara, duke harruar pushimet ne Egjipt apo Tunizi ...

    Ne Angli, ne Qendren Hadley Centre per Kerkime dhe Kujdes mbi Klimen, 120 shkencetare po punojne per te ravijezuar te ardhmen e anijes kozmike "Toke" dhe ekuipazhit te saj njerezor. Laboratori i tyre eshte nje superkompjuter. I perkthyer ne softuare nje model mekanizmash te sistemit areo diellor oqeanik, klimatologet lancojne programin dhe jane duke pare sesi nga viti ne vit, evoluon atmosfera duke nisur qe nga situata aktuale. Per fat te keq, mjaftojne pak dekada dhe shkaterrimi eshte para teje, mbi kompjuter. Katastrofa, vetem katastrofa. Globale, te pakapshme. Nderkaq, modele per te stimuluar te ardhmen e Tokes, ka me dhjetera. Me te rafinuarit, i kane elaburuar ne Laboratorin Livermore te Kalifornise, ne institutin Maks Planck te Gjermanise dhe pikerisht edhe ne Qendren Hadly. Por nese degjon thashethemet e korridoreve, tamam Hadly posedon modelin me te mire. Ne nentor te vitit 2002, nje raport i tij i leshuar per Natyren, na beri te hynte frika per skenaret e zinj qe paraqiste. Dikush tregonte nje kujdes te madh. Vete kerkuesit nuk duan qe te alarmojne shume opinionin publik, edhe sepse mbi disa aspekte debati shkencor mbetet i hapur.

    Perkundrazi Mark Lynas, 34 vjec, militant ambjentalist, nuk ben llogari. I njohur per leshimin e nje torte ne fytyre Bjorn Lomborg ("ekolog estetik" i cili lidh rrezikshmerine nga efekti sere), mbi ndryshimin klimaterik, nuk i le fare hapesire optimizmit dhe tani krijon nje komplikim akoma edhe me te madh permes librit te tij "Gjashte Grade"). Ne ato gjashte grade (njeqind grade, domethene ato te shkalles Celcius), luhet me fatin e njerezimit. Modelet e evolucionit klimatik jane komplekse sa duhet te mbajne llogarite e ketyre numrave variabel: perberja e ajrit, temperatura e deteve, korrentet atmosferike dhe ato oqeanike, aktivitet njerezor. Secili komponent, ka nje feedback, domethene cdo kthim mbrapsht i tij: pershembull nese temperatura rritet, rrit epruvimin dhe krijohen me shume re, por keto reflektojne driten e Diellit me shume se detet dhe oqeanet, per te cilat temperatura kthehet ne zbritje. Fakt deciziv ky qe shpjegon se disa fenomene nuk jane lineare: per shkaqe te vogla, mund te korrespondojne rrjedhoja te medha, tamam si nje gllenjke qe arrin te permbyse nje vazo. Nje efekt jolinear, shkon me shpejtesi jashte kontrrollit. Jemi duke djegur fosilet ne nje kohe nje milion here me shpejt se ajo kohe qe u desh per t'u formesuar. Dehidratimi karbonik, i pergjegjshem per thuaj gjysmen e efektit sere, domethene e kaluar ne nje vit nga 290 deri ne 380 pjese per milione. Ridyfishimi eshte tashme ne dukje, do te shfaqet brenda ketij shekulli. Cfare i ndodh Tokes duke i dyfishuar anihidrimin karbonik ne atmosfere? Ka nje limit, ai i te te ashtuquajturit "efekti sere ne zhdukje". Pertej tij, fenomeni pershpejton dhe behet i pasherbyeshem. Modelet e stimulacionit mbajne nje gershetim ne pasiguri: Rritja e temperaturave, globale, te parashikuara me nje dyfishim te anhidridit karbonik, shkon nga nje minimum prej 1.4 grade ne nje maksimum prej 6.4 gradesh, me nje konkordim te fshehte rreth 2 3 grade Celcius. Per te dhene nje ide mbi rrjedhojat, "solucioni i vetem" eshte te studiosh te kaluaren krijuese te Tokes, kur temperaturat kaq te larta verifikoheshin, duke lene si gjurme fosilet. Pikerisht, ne "Gjashte Gradet", Mark Lynas dizenjon skenaret derivate nga nxehja e Tokes.

    1. Duke filluar qe nga ngrohja minimale. Nje grade Celcius. Mund te permbajme ngrohjen globale brenda ketij kufiri vetem duke bllokuar menjehere te gjitha emisionet me gaz sere, nje gje krejtesisht e pamundur kjo. Gjashte mije vjet me pare, bota kishte nje temperature te nje grade superiore krahasuar me ate aktuale. Dhe keshtu, eshte mjaft e thjeshte te kuptojme se cfare na pret. Zona te gjera si ato qe gjenden ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe lindja e Montanes, do te rikthehen te jene sterile dhe do te pesojne periudha te tera me stuhi rere. Duke humbur ngrohjen, drejt vitit 2100, nje planet i trete do te ishte i privuar nga uji i pijshem. Kjo do te sillte formimin e liqeneve te reja dhe kenetave te pafund, te cilat do te permbytnin rruget, do t'i shkaterronin ato, apo hekurudhat dhe vepra te tjera rrugore. Nga ana tjeter, edhe malet qe e humbin kete element te tyrin, do te nisnin te shperbeheshin. E kemi pare kete gje ne Dolomite dhe ne Luginen e Aostes. Kthimi i akullit polar dhe i akujve nga pranga te dikurshme per malet ne liqene dhe lumenj, nenkupton nje mbinxehje te madhe per token, pasi akulli reflekton 80 perqind te rrezatimit diellor, ndersa detet dhe oqeanet e thithin ate, deri ne 95 perqind. Mund te llogarisim, per rritjen e temperaturave me nje grade Celcius, zhdukjen e 720 mije kilometrave katrore te siperfaqeve te akullta. Niveli i oqeaneve qe sot rritet vetem me disa milimetra per cdo vit, do te ngjitej me shume duke perpire me vete edhe bukuri te tilla turistike si ishujt Maldive, ndersa do te rriste frekuencen e uraganeve si Katrina, te cilet ne veren e vitit 2005, permbyten Nju Orleansin. Bari dhe bimet, ne nje cikel te shkurter, ka mundesi shume te madhe qe te emigronin drejt klimave me te adoptueshme, por pemet e medha shekullore, me kohen e riprodhimit, me te lartat, do te zhdukeshin. Ne kete rast, duhet reaguar me cdo kusht.

    2. Rritja me 2 grade Celcius. Kjo te perbeje edhe skenarin e dyte per boten. Ndryshimi klimaterik do te fillonte te ndikonte ne shendetin e shendetit psiko fizik te njerezimit. Stresi sa vinte dhe do te behej edhe me shume irritues, fillesa e mungeses se ujit do te bente qe te niste njerezimi serish me shperthimin e koleres apo te epidemive te tjera te njohura kohe me pare. Kur ajri perfshin 41 gradet Celcius, sistemi termorregullues i organizmit tone, hyn ne krize, pulsimet e zemres nisin dhe pershpejtojne dhe ne tru arrin gjithmone e me pak oksigjen. Keto gjera, te tolerueshme per popullaten me te re, jane te padurueshme per moshat me te thyera. Keshtu, vera teper e nxehte, torride, ne vitin 2003, shkaktoi dhjete mije te vdekur ne France, tre mije ne Itali, 35 mije ne brendesi te Bashkimit Evropian dhe mbi 12 miliarde euro deme ne fushen e bujqesise. Me dy grade me teper, deti Mesdhe, do te pushonte te ishte nje vend i pelqyeshem turistik. Pushimet do te preferonim t'i benim me mire ne Evropen e Veriut. Temperatura ne Groenlande do te ngjitej dy here me shume krahasuar me pjesen tjeter te planetit dhe ne 140 vjet, ishulli i madh kontinent do te humbiste mbulesen e tij te akullit, duke bere keshtu qe te rritej me gjysme metri niveli i detit. Do te ishte fundi ky per Venecian, apo per Bangladeshin dhe shume ishuj te Oqeanise. Vende si Pakistani, te adoptuar me armet nukleare, do te aktivizonin tentativen per te fituar me lufte, territore te tjera. Sipas Lynas, ky kuader ka 93 perqind te mundesise te realizohet nese nuk ulim 60 perqind te emisioneve te gazit sere brenda dhjete viteve te ardhshme. Ne fakt, nje objektiv realisht i paarritshem.

    3. Skenari i trete, rritja prej tre gradesh. Nje klime e tille, ekzistonte ne Toke, tre milion vjet me pare. Dime qe ne epoken e Arktikut, nuk kishte akuj dhe niveli i detit ishte me i larte se 25 metra. Per miliarda persona do te niste nje lufte e vertete per ekzistencen e tyre. Hjustoni do te ishte zhdukur ne vitin 2045, nje fat te ngjashem do te kishte edhe Nju jorku apo Holanda dhe Meksika. Afrika dhe Australia, do te ktheheshin ne vende te pabanueshme. Temperatura e ndryshme e detit, do te rriste ciklin e karbonit. Koloni te tera bakteresh te cilat jetojne te padukshme, do te leshonin edhe me tej karbon ne ajer, duke shtuar 250 pjese te anidridit karbonik per miliona. Viktimat e nxehtesise do te ishin me miliona.

    4. Skenari i katert, rritja me 4 grade. Stuhia me ere te furishme do te shkaterronte kontinentet, kolapsi i mbetjeve te fundit te pyjeve te Amazones, do te shkaktonte nje pershpejtim te katastrofave klimaterike. Detet do te ngjiteshin me 50 metra ne krahasim me nivelin aktual. Ne vendet tona te zakonshme, vera do te zgjaste nga marsi ne nentor me 45 grade nxehtesi. Destabiliteti social dhe mosqeverisja, do te ktheheshin ne konstantet e situates nderkombetare. Problemi me i rendesishem qe do te lindte, do te ishte ai i Kines. Ky vend i madh, do te shkonte drejt rrokullisjes me pjesen tjeter te botes, nga njera ane per rrotullimin permbytjen e bujqesise, nga ana tjeter per ceshtjen e energjise: me tendencen aktuale ne vitin 2030, niveli i jeteses se kinezeve, do te arrinte ate te amerikaneve dhe vetem Kina do te arrinte te perthithe dt te tjerat e rezervave boterore, me nje konsum prej 100 milione fuci nafte ne dite, aq sa arrin aktualisht 125 perqind prodhimi boteror i naftes. Nje situate e pazevendesueshme, aq sa edhe vete India do te superonte popullaten kineze dhe do te kishte nje ceshtje burimesh shume te fuqishme.

    5. Skenari i peste. Dicka e tille ndodhi ne Toke afersisht 55 milione vjet me pare. Kjo ndodhi kur jetesa kryesore behej ne Arktik. Planeti Toke do te shfaqej i tmerruar: pole te liruara nga akujt, pyje te transformuar ne shkretetira, Alpet do u ngjanin Atlanteve marokene. Siberia dhe Kanadaja do te kishin nje klime te jetueshme, por do te perjetonin pushtime respektivisht nga kinezet dhe nga qytetaret e Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Ne kete temperature, do te liroheshin depozitat e pafundme te metanit sot te ngurtesuara ne fundet e oqeaneve fale kushteve te tanishme te presionit te temperaturave. Metani, nje gaz sere 23 here me efi[ent se anhidridi karbonik: e thjeshte te imagjinosh rrjedhojat. Por te gjitha sforcimet duhej te konsistojne pikerisht ne ndaljen e nje fenomeni te tille. Kolapsi ambjental, do te bente te shperthenin konflikte sociale, ekonomike, religjoze: nje medioevo i ri, me komunitete te cilat mbijetonin ne enklavat e manastireve dhe strukturat feudale. Ambjenti i Italise, ne nje rast te tille, do i ngjante atij te Sudanit.

    6. Skenari i gjashte. Rritje prej gjashte gradesh: nje gje e ngjashme me ferrin dantesk. Ne kete ambjent do te jetonin dinosauret e periudhes se krijimit, gati 140 milione vjet me pare. Apo ndoshta krijesat e Permianos, kur u zhduk gati 95 perqind e qenieve te gjalla. Nga oqeanet do te vertitej acid sulfurik, gaz helmues i barabarte me ate te aromes se nje veze te prishur. Metani do te arrinte te ndertonte 5 perqind te atmosferes, dhe do te prekte "piken e injeksionit", me paraqitjen e nje rreziku te incidenteve globale. Le te ndalemi ketu, mjafton me kaq. Duhet te besojme Mark Lynas e le te themi se kali i tij i betejes, domethene mekanizmat feedback jolineare ne sjelljen e klimes, ne fakt, do te terheqe gjithmone e me teper, vemendjen e shkencetareve. Te preokupohesh dhe te pergatitesh per nderhyrje, nuk perben ndonje dem. Te qendrosh pa levizur, po. Pjeses qe mbetet, leme qe modelet e stimulimit te vijojne. Ka ende pune per te bere nga Hadley Centre, ne Laboratorin Livermore dhe ne Max Planck Institut.

    Raporte qe te fusin friken: Bota drejt shkaterrimit!
    Raportime nga me te ndryshmet muajt e fundit nga shkencetare dhe apo nga universitete prestigjoze te cilat kryejne studime mbi dukurine e ngrohjes globale, shpesh duken edhe te frikshme mbi shifrat qe japin apo mbi parashikimin se ku po shkon bota. Shqetesimi tashme eshte bere nderkontinental dhe njerezimi do te bente mire qe ta merrte pak me seriozisht ate. Keshtu, sipas studimit te shkencetareve daneze nga universiteti i Aarhusit, akulli i Groenlandes eshte duke u shkrire qe 100 vite me pare dhe se ky fenomen tashme nuk mund te merret me si nje gje e re. Hulumtuesit nga ky universitet, i studiuan akujt ne ishullin Disko ne Grenlanden Perendimore ne Atlantik. Akujt e studiuar ishin nga fundi i shekullit 19 deri me sot. Gjeologu Jacob Clement Yde, i cili i beri studimet me Niels Tvis Knudsen, deklaroi se ky studim, qe i mbulon 247 nga 350 akullnaja ne Disko, eshte studimi me i terthorte mbi levizjen e akullnajave te Grenlandes. Ai shton se eshte studiuar 95 perqind e siperfaqes se mbuluar me akull ne disko dhe cdo gje tregon se rezultatet jane te sakta per akullin pergjate bregdetit. Nderkaq, shkencetaret ne fjale, zbuluan se rritja prej disa grade Celcius mes viteve 1920 dhe 1930 dhe pastaj rritja nga viti 1995 e temperaturave, e kane pershpejtuar shkrirjen e akullit ne kete zone te ftohte te Tokes. Hulumtuesit besojne se ngritja e temperatures eshte shkaktuar jo vetem nga proceset natyrore, por edhe nga aktiviteti i njeriut mbi ambjentin. Te mos harrojme se shekulli i 19 te shenon fillimin e industrializimit ne bote dhe si rezultat, fillimin e veprimeve qe leshojne dioksidin e karbonit ne atmosfere.

    Debati mbi ndryshimin e klimes, ndez gjakrat ne bote
    Mbrojtja e klimes, ka qene ne qender te vemendjes diskutuar edhe ne Samitin e Bashkimit Evropian i cili eshte zhvilluar ne Bruksel se fundmi mes kryetareve te shteteve dhe qeverive te BE se. Ngrohja globale po nxeh dhe gjakrat. Qe duhet bere dicka per mbrojtjen e klimes, per kete jane ne unanimitet te 27 kryetaret e shteteve dhe te qeverive te BE se. Por lidhur me masat e vecanta ne samitin e Brukselit, eshte diskutuar ashper. Qellimi prioritar i masave qe do te merren eshte kufizimi me mesatarisht 2 grade i rritjes se temperatures globale. Sipas perllogarive te Komisionit te BE se per kete duhet qe deri ne vitin 2050 ne mbare boten emisionet e dioksidit te karbonit duhet te ulen me 50 perqind ne nivelin e vitit 1990. Ne fokus, eshte kryesisht clirimi i dioksidit te karbonit prej automjeteve. Deri ne vitin 2012 ky duhet te ulet mesatarisht nga 186 ne 120 gram per kilometer. Shoqatat e mjedisit kerkojne ne kete kontekst per prodhuesit e automobileve vlera me limite te detyrueshme. Por industria e fuqishme gjermane e automobileve reziston kunder kesaj. Nje mjet tjeter per te ulur emisionet e gazrave qe krijojne efektin sere ne atmosfere eshte perdorimi me me intensitet i energjive te rigjenerueshme. Nderkohe kuota e perdorimit te ketyre energjive ne konsumin e pergjithshem te energjise ne BE eshte rreth 6.5 perqind. Gjermania me nje kuote prej 5.3 perqind madje eshte nen mesataren. Kancelarja Angela Merkel deshiron tani qe te angazhohet fort, per rritjen me 20% te energjive te rigjenerueshme. Por lidhur me kete norme te detyrueshme qe synohet ka mosmarreveshje te medha brenda BE se. Kryesisht Franca, qe nje pjese te madhe te energjise e perfton prej centraleve berthamore, eshte shprehur kunder ketij propozimi. Nuk ka kuptim, qe ne kete drejtim te shpresosh vetem tek energjite e rigjenerueshme, ka deklaruar ne Bruksel ministrja franceze per ceshtjet e Evropes, Katerine Kolona. Sipas saj, energjia atomike mund te luaje nje rol me te fuqishem ne luften kunder ndryshimit te klimes. Edhe Cekia dhe Sllovakia deklaruan, se do te angazhohen per me shume centrale berthamore. Te dyja keto vende gjithashtu i refuzojne normat e perbashketa te detyrueshme per energjite e rigjenerueshme.

  16. #136
    Po flitet shume per ngrohjen globale dhe po anashkalohet te dhenat e tjera. Ne fakt nuk duhet diskutuar me per ngrohje globale po per ftohje globale. Mbas periudhes se viteve te fundit me shtimin e njollave te erreta ne siperfaqen e diellit dhe rritjen e aktivitetit te tij te gjithe perjetuam nje ngrohje te temperaturave. Por 6 muajt e fundit indeksi ka ndryshuar dhe shume shkenctare po flasin dhe per mundesine e ardhjes se nje epoke tjeter akullnajash. Dje po degjoja nje emision ne radio Coast 2 Coast ku ishin te ftuar disa shkenctare meteorologe dhe analizonin te dhenat e fundit. Eshte fakt qe planeti po ftohet dhe kjo do ndihet edhe me shume ne muajt ne vazhdim. Kur te kem kohe do postoj material me te zgjeruar.

  17. #137
    Pasioni pėr shkencėn Maska e Qendi
    Anėtarėsuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    2,102
    NGROHJA GLOBALE DHE PARASHIKIMET E NOSTRADAMUSIT

    Rritja e temperaturės globale tė tokės dhe rreziku qė paraqet sot ajo, ėshtė njėra ndėr problemet mė serioze me tė cilėn duhet tė merret njerėzimi gjatė kėtij shekulli. Por, pak kush e di se, pėr kėtė rrezik tė madhe qė tani po i kanoset njerėzimit, njė gjė tė tillė, mu para 500 viteve, veē e kisha paraparė nė parathėniet e veta famoze, parathėnėsi mė i madh i tė gjitha kohėrave, Mishell Nostradamus.


    Sipas parashikimit tė shumė shkencėtarėve, problemi dhe preokupimi kryesor i njerėzimit nė tė ardhmen, pa dyshim se do tė jetė ngrohja globale e tokės. Kjo dukuri shkaktohet pėr shkak tė dėmtimit permanent tė shtresės mbėshtjellėse tė ozonit qė e pėrshkon globin tokėsor. Pėr tė qen ky fakt edhe mė brengosėt, dėmtimi i kėsaj shtrese po bėhet nga dora e vetė njeriut, gjegjėsisht pėrmes prodhimit dhe pėrdorimit enorm nė industri tė dioksidit karbonik dhe metanit, tė cilat shpėrndahen nė ajėr pėrmes tubave tė ndryshme tė pėrdorimit ditor, si: ngjyra, parfume, dhe mbushjeve tjera, tė njohura tek ne si “spreje spėrkatėse” .
    Se ēfarė rreziku mund tė ketė pėr njerėzimin nga kjo nxehje globale, besoj se tanimė tė gjithė jemi tė paralajmėruar. Shumė vise me klimė tė ndryshueshėm kontinentale, veē kanė filluar tė ballafaqohen me temperatura enorm tė larta. Veē dihet, se nė disa regjione tė botės, dimri, pranvera dhe vera, vit pėr vit ndryshojnė dhe nuk janė si tė viteve tė kaluara. Temperaturat nė kėto vise me tė madhe kanė filluar tė ndryshojnė dhe klima vit pėr vit bėhet e nxehtė, dhe e kundėrta, aty ku ishte zakonisht nxehtė, kemi paraqitjet e shpeshta tė temperaturave mė tė ulėta.
    Dėshmitarė tė ndodhjes sė kėtij fenomeni jemi edhe ne nė Kosovė.
    Nėse kjo gjendje gradualisht vazhdon me kėtė trend, veē mund tė parashikojmė se ēka do tė na gjej pėr disa vite tė ardhshme?
    Pėr fenomenin e nxehjes globale tė tokės dhe rrezikun e madh tė saj pėr mbarė njerėzimin, tanimė veē janė alarmuar shumė qeveri dhe institucione ndėrkombėtare tė vendosjes, por gjėja mė kryesore qė ne deshėm ta parashtroj nė kėtė artikull, ėshtė fakti se, mu ky rrezik, qė tani realisht po i kanoset njerėzimit dhe mbar rruzullit tokėsor, atė, qysh para 500 viteve, nė parathėniet e tija famoze, veē e kishte paraparė, parathėnėsi mė i madh i tė gjitha kohėrave Mishell Nostradamus.

    Ēfarė parashikonte nė realitet Nostradamusi pėr kėtė fenomen?

    Nė veprėn e veta tė shkruar nė formė tė strofave qė ai i quante kuatrane, ndėr shumė parashikime pėr tė ardhmen e njerėzimit, mund tė gjendet edhe disa strofa qė parathonė ndodhjen e thatėsirės sė madhe nė gjithė globin.
    Sipas Nostradamusit, si shkaktare tė kėsaj thatėsire do tė jenė temperaturat e larta klimatike, nga e cila, do tė shkretohen shumė toka pjellore. Do tė paraqiten, zjarre dhe sėmundje tė ndryshme qė si pasoj do tė kenė vdekje masive tė njerėzve, kafshėve dhe botės bimore. Pastaj, pėr shkak tė rritjes sė vėllimit tė ujit, nėpėr oqeane dhe lumenj qė do tė shkaktohen nga shkrirja e akullnajave nėpėr viset polare me temperatura tė ulėta, toka do tė pėrfshihet nga vėrshimet e mėdha.
    Nga kėto vėrshime, ai parasheh pėrmbytjen e shumė sipėrfaqeve ekzistuese kontinentale.
    Kėtė thatėsirė Nostradamusi e parathot kėshtu:

    Nė dyzetetetė gradė
    Deti shkumon, peshqit zihen.

    Sipas tij, thatėsirė e madhe duhej tė zgjaste dyzet vite me temparatura tejet tė larta. Pėr shirat qė pasojnė dhe vėrshimet e mėdha, parathuhet tė jenė tė shkaktuara nė mėnyrė artificiale, nė formė tė shkrirjes sė akullit nga viset polare tė mbuluara me akullnaja. Kjo shkrirje artificiale, duhet tė jetė si rezultat i tė ariturave shkencore nė lėmin e detarisė.
    Ja se si e pėrshkruan kėtė:

    Njohuria (shkenca) detare shiun do ta krijojė...

    Nė pėrgjithėsi, pėr paraqitjen e thatėsirės sė madhe dhe shirave, nė kėto vargje mė konkretisht parathuhet kėshtu:

    Dyzet vite ylberi nuk do tė lajmėrohet
    Dyzet vite mė pas ylberi pėrherė do tė shndėris
    Toka e thatė edhe mė e thatė do tė jetė
    Dhe pėrmbytja do tė vjen kur ylbri sėrish tė paraqitet.

    Gjatė kėsaj pėrmbytje, e tėrė Anglia do tė jetė nėn ujė, dhe jo vetėm Anglia. Mė pas, do tė kemi dukurinė e lėvizjeve tė mėdha tektonike tė shumė sipėrfaqeve tokėsore dhe kontinenteve tė tėra. Veq kėtyre efekteve, Nostradamusi parathot se nė rruzullin tokėsor do tė ketė dyndje tė mėdha tė popullatės nga njė vend nė vendin tjetėr, gjė qė, do tė paraqes edhe njė problem tjetėr tė madh hapsinore pėr njerėzimin.
    Nėse nė kėtė kontekst, pėmendim edhe urrinė e madhe tė cilėn nė shumė kuatrane e parathot Nostradamusi, e qė do tė jetė si pasoj e thatėsirave tė mėdha, atėherė shumė qartė mund tė paramendojmė se me ēfar pasoja katastrofale pėr njerėzimin do tė jetė ky ndryshim i mundshėm klimatik.
    Kur tė kalojnė tė gjitha kėto vuajtjet, sipas Nostradamusit, njerėzimi shpėtimin e vetė duhet ta gjejė tek kthimi i pafeve nė rrugėn e vėrtetė tė Zotit.
    Pa marrė parasysh se sa mund tė janė tė vėrteta kėto parathėnie tė Nostradamusit, njė gjė ėshtė mė se e vėrtetė: jemi dėshmitarė edhe vetė se njerėzimit dita mė ditė i kanoset rreziku nga nxehja globale dhe ndryshimi i temperaturave. Sa pėr kuriozitet tė parashtrojmė pėr fund edhe njė tė dhėnė interesante:
    Sipas parashikimit tė ekspertėve tė NASA-sė, ky vit do tė jetė viti mė i ngrohtė nė tokė gjatė mijėvjeēarit tė fundit?!

    Adnan Abrashi-NANDA

  18. #138
    -Holy Sinner- Maska e sam1r
    Anėtarėsuar
    26-11-2007
    Vendndodhja
    FusheKosove
    Postime
    1,695
    Citim Postuar mė parė nga Darius Lexo Postimin
    Dje po degjoja nje emision ne radio Coast 2 Coast ku ishin te ftuar disa shkenctare meteorologe dhe analizonin te dhenat e fundit. Eshte fakt qe planeti po ftohet dhe kjo do ndihet edhe me shume ne muajt ne vazhdim. Kur te kem kohe do postoj material me te zgjeruar.
    Darius, a ka ndonje link ku mund te ndegjohet Coast 2 Coast live ne internet?
    ~Once you {fall} into the position of faith,you {begin} loosing your scientific credibility!!~

  19. #139
    Ka saimir por eshte me pagese. Nese do ta degjosh live kjo eshte menyra e vetme. Ka pastaj stacione radiofonike amerikane qe e transmetojne direkt por nuk di te ti them se vet jam ne Canada. Menyra tjeter eshte nese perdor torrent (piratebay) dhe aty e ke gjithmone te ulpoad nga nje user me emer zug. Ai i ngarkon emisionet gjithmone dy dite mbasi jane transmetuar por e mira eshte qe jane pa reklama dhe pa nderprerje.

  20. #140
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    15-04-2003
    Vendndodhja
    Ne Kete Univers
    Postime
    147
    Jam dakort me Darius-in,kur thote per nje ftohje Globale,e cila parshikohet ose mendohet qe te vije pas shkrirjeve ose gjate shkrirjeve me te medha te akullnajave,ku mendohet qe te humbin shume rryma detare per shkak te mos ftohjes se ujerave te ngrohet qe vijne nga rrymat oqeanike dhe qe perplasen ne te 2 polet e ftohta(akullnajave) te tokes,te cilat ndikojne dhe ne atmosfere,mgjth ka shume teorira pa fund por per nje gje jemi koshiente qe MOTI po ndryshon,ne vendet Nordike(ku kam jetuar per shume kohe)dhe vet vendasit pohojne se qe nga vitet 1990 nuk po ben me ftohte si me pare??
    Nuk besoj se te jete njeriu pergjegjes per gjithcka po ndodh,besoj se me shume jane Teorite konspirative(darius)ato qe po manipulojne me shume mendjet e njerezve sot dhe shkences.
    Me kujtohet dikur kemi bere ne shkolle nje teori e thjeshte,qe quhej Pika e Volantit ose ndryshe Pika e Vdekjes,mbase eshte nje teori qe sot mund te quhet teper e vjeter por..........mbase toka riciklon veteveten????

Faqja 7 prej 10 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ku shtrihet perandoria globale e SHBA
    Nga Gunnar nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-03-2007, 11:52
  2. Stuhi Globale Rere Erresojne dhe "Perzhisin" Token
    Nga Darius nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 19-04-2006, 00:56
  3. Hegjemonia amerikane dhe e mira e pėrbashkėt
    Nga Davius nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-01-2006, 18:55
  4. Menyra e komunikimit ne nje ekonomi Globale.
    Nga Estella nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-06-2002, 10:38
  5. Njerėzit qė dirigjojnė ekonominė globale
    Nga ILovePejaa nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-05-2002, 23:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •