Close
Faqja 4 prej 10 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 80 prej 185
  1. #61
    Saimiri-AL Maska e saimiri-uk
    Anėtarėsuar
    13-01-2003
    Vendndodhja
    All over Albania
    Mosha
    35
    Postime
    250
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Ngrohja e kohes!
    Po ti hedhesh nje sy historikisht keta mijevjecare te fundit te historise se tokes pas Epokes se Akullit (Ice Age) vihet re qe akulli sa vjen e terhiqet me lart drejt poleve. Gjate Epokes se Akullit ne kulmin e saj, akulli arriti pothuajse ekuatorin, dhe cfare ne shohim sot qe i referohemi Shkrirja e Shtresave te Akullit (the Melting of Ice Sheets) eshte terheqje natyrore e shtresave te akullit!
    Mbase njerzimi keto shekujt e fundit ka pasur nje ndikim me ndotjet e te gjitha menyrave mirepo ne mendimin tim terheqjet e akullit mbetet nje fenomen natural i tokes. Toka ka pare shume ngrohje dhe shume ftohje gjate historise se saj 4billion vjecare!
    Kjo puna e "Ngrohjes Globale" po behet nje ceshtje politike. Kjo eshte si besimet fetare, ne rradhe te pare ti e beson qe je gjynahqar/mekatar, me pas dorezon disa liri tek njerezit e fese dhe paguan per mekatet!
    Ne te njejten menyre qeverite po e perdorin kete ceshtje per te frikesuar dhe kontrolluar njerezit!
    1 - Ne rradhe te pare sjellin informacione qe klima po ndryshon (ngrohet) qe te besosh.
    2 - Pastaj vjen frikesimi prej pasojave te ngrohjes, erdhi edhe kontrolli.
    3 - Se fundi ata pregatisin billin (faturen) qe duhet ta paguaje cdo njeri per te kaluar ne "green".

    Toka eshte mbytur, djegur e ftohur/ngrire shume here, dhe perse qenka ndryshe kesaj here qe po ngrohet perseri? Sepse ne njerezit jemi shtuar ne numer kaq shume dhe duam te jetojme kudo!
    Ku pyesin ligjet e fizikes dhe universit se u permbyt Londra, Amsterdami, New Yorku etj etj?
    Vetem po te mendojme ne ne kete menyre mund ta kuptojme me mire universin dhe jeten rreth nesh dhe se si me mbijetu te gjitha llojeve te katastrofave!
    Edhe nje here, nuk dua te mohoj "ngrohjen e kohes" por ve stres qe ne nuk jemi special si specie ne kete univers!

  2. #62
    ................
    Anėtarėsuar
    19-11-2004
    Postime
    1,112
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    10 vjet pėr tė shpėtuar botėn

    Paralajmėrimi i fundit: 10 vjet pėr tė shpėtuar botėn

    Shkencėtarėt apelojnė pėr gjetjen e njė zgjidhjeje tė shpejtė



    Bota ka vetėm 10 vjet pėr tė pėrmbysur situatėn e krijuar nga ēlirimi i gazrave tė dėmshėm nė atmosferė, pėrndryshe rrezikon tė pėrballet me ndryshime klimaterike, qė do t‘i bėnin pjesė tė planetit tė pabanueshme. Paralajmėrimi vjen nga shkencėtarėt qė po punojnė pėr draftin pėrfundimtar tė njė raporti tė ri tė panelit ndėrqeveritar pėr ndryshimet klimaterike. Raporti, qė pritet tė publikohet kėtė javė, do tė pėrmbledhė punėn e mijėra shkencėtarėve nga e gjithė bota, qė kanė studiuar ndryshimet nė klimėn globale dhe parashikojnė mėnyrat se si ato mund tė pėrshpejtohen. Ata arrijnė nė pėrfundimin qė nė rast se njerėzimi nuk stabilizon urgjentisht situatėn e krijuar nga ēlirimi i gazrave, qė shkaktojnė efektin serė, duke e zbutur kėtė fenomen, do tė ketė pak shanse qė ngrohja globale tė mbahet brenda kufijve tė menaxhueshėm. Rezultatet mund tė pėrfshijnė shkatėrrimin e pyjeve tropikale tė Amazonės dhe barrierėn e madhe koralore, migrimin e detyruar tė qindra miliona njerėzve nga rajonet ekuatoriale dhe humbjen e territoreve tė mėdha tokėsore, qė do tė mbulohen nga niveli nė rritje i deteve e shkrirja e akullnajave. Nė Evropė, stina e verės do tė bėhet gjithnjė e mė e nxehtė, veēanėrisht nė vendet jugore si Greqia, Spanja dhe Italia, ndėrsa Britania dhe Evropa Veriore do tė ndesheshin me thatėsira tė mėdha nė verė dhe stuhi tė fuqishme nė dimėr. "10 vitet e ardhshme janė thelbėsore", thotė Riēard Bets, lider i ekipit tė kėrkuesve nė qendrėn "Hadley" pėr parashikimet klimaterike. "Brenda njė dekade, ne duhet tė arrijmė ulje tė ndjeshme tė ēlirimit tė karbonit. Pas kėsaj kohe, detyra bėhet gjithnjė e mė e vėshtirė". Mes shkencėtarėve, frika mė e madhe ėshtė ajo se rritja e temperaturave dhe niveleve tė gazrave qė shkaktojnė efektin serė, shpejt mund tė dominojė mbi sistemet natyrore, qė normalisht i mbajnė nė kontroll nivelet e tyre. Rreth gjysma e 24 miliardė tonėve dioksid karboni qė gjenerohet nga aktivitetet njerėzore, ēdo vit thithet nga pyjet dhe oqeanet, njė proces pa tė cilin bota do tė ishte shumė mė e nxehtė. Por ndėrsa niveli i dioksidit tė karbonit rritet dhe toka thahet, mikrobet mund tė fillojnė tė thyejnė mbrojtjet organike dhe pyjet do tė bėheshin prodhues tė drejtpėrdrejtė gazrash tė dėmshėm. Fuqia e deteve pėr tė thithur dioksidin e karbonit, gjithashtu bie shumė nėse ato ngrohen. Kėrkimi mė i fundit, tregon se kufiri i fundit pėr ndryshime tė tilla katastrofike do tė vijė kur nivelet e CO2 tė arrijnė dyfishin e niveleve tė tyre natyrale. Dhe kjo parashikohet tė ndodhė nė vitet 2040-2050. "Pėr momentin, impakti real i ēlirimit tė gazrave tė dėmshėm ėshtė nė nivele tė kontrollueshme, pėr shkak se dioksidi i karbonit absorbohet nga sistemet natyrore. Gjithsesi, nėse ne arrijmė limitet, gjithēka do tė ekzagjerohej e do tė dilte ndoshta jashtė kontrollit", thotė Bets. "Kjo do tė thotė se ne duhet tė hyjmė nė veprim tani, pėr tė ulur ēlirimin nė atmosferė tė gazrave tė dėmshėm, pėr vitet e ardhshme". Paralajmėrimet e tij mbėshteten edhe nga tė tjerė kėrkues. Sipas tyre, vetėm veprimi i menjėhershėm do tė lejonte mbajtjen e niveleve tė kontrollueshme tė dioksidit tė karbonit nė atmosferė, por duket se gjithēka ėshtė jo shumė realiste, pasi qeveritė e vendeve tė ndryshme nuk arrijnė tė bien nė njė mendje pėr ngrohjen globale. Shpresa mė e madhe, sipas ekspertėve, ėshtė qė njė plan global tė hartohet vitet e ardhshme, ndoshta nga njė rinegocim i marrėveshjes sė Kyoto-s pėr uljen e gazrave tė dėmshėm nė atmosferė.

  3. #63
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,066
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Nga BBC Shqip

    Njerėzimi-fajtor pėr ngrohjen globale

    OKB ka botuar njė raport tė shumėpritur mbi ngrohjen globale qė thotė se aktiviteti njerėzor ėshtė fajtor pėr kėtė.

    Ky raport ėshtė vlerėsimi mė i thellė shkencor i bėrė ndonjėherė nė lidhje me shkaqet e ngrohjes globale.

    Gjatė 50 viteve tė fundit, ky ndikim njerėzor ka shumė tė ngjarė tė ketė luajtur rol nė ngrohjen e botės dhe kjo ėshtė mėnyra e tė thėnit qė njė gjė e tillė ėshtė 90% e sigurt.

    Ky karbon shtesė do tė ketė njė efekt direkt ndaj temperaturave globale, tė cilat do tė rriten, sipas kėtij raporti, nga 1.8 nė 4 gradė celcius.

    Por nuk pėrjashtohen as ngritjet mė tė mėdha tė temperaturave deri edhe nė 6.4 gradė celcius.

    Ngritja e temperaturės do tė shoqėrohet me rritjen e nivelit tė detit, por jo aq shumė sa mendohej mė parė.

    Disa shkencėtarė nuk pajtohen me kėtė konkluzion tė cilin e shohin si shumė konservator.

    Raporti po ashtu sugjeron se edhe sikur tė ndalohen menjėherė emetimet e gazrave karbonike, pasojat e veprimtarisė sė deritanishme do tė ndjehen pėr shekuj tė tėrė.

  4. #64
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-02-2007
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    3
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Angry

    Citim Postuar mė parė nga Zeri_i_Mirdites
    Ngrohja Globale

    Studimet shkencore mbi ngrohjen globale tregojne se ky peroblem behet gjithnje e me shqetesues nga dita ne dite.Ndryshimet e klimes jane te verteta dhe sa vjen e rriten me teper.Niveli i Dioksidit te karbonit ne ditet e sotme eshte rreth 30% me i larte se sa ka qene perpara evolimit te industrise.Ajo qe te ben me shume pershtypje eshte shpejtesia me te cilen niveli i CO2 eshte rritur.Nga njohurite geologjike te njeriut mbi boten per miliona vite bota kurre nuk ka perjetur nje rritje aq te shpejte.Firma e influences se neriut eshte krejtesisht e dukshme.Ska aspak dyshim qe ne kemi krijuar ndryshime te atmosferes nga djegja e lendeve kimike dhe gazrave.

    Evidenca e ngrohjes globale eshte e sakte dhe e panenflehtesushme!

    Konsidero:

    Qe ne fillim te shekullit te 20'te temperatura e siperfaqes kryesore te tokes eshte rritur rreth 1.1°F (0.6°C).

    Gjate 40 viteve te fundit temperatura eshte rritur rreth 0.5°F (0.2-0.3°C).

    Ngrohja ne shekullin e 20'te eshte me e madhe nga te gjitha koherat e 400-600 vitet e fundit.

    7 nga 10 vitet me te ngrohta te shekullit te 20'te jane ato te 90'tes.

    Malet e akullta te poleve jane ne levizje

    Akujt ne polin e veriut kane humbur rreth 40% te trashesise se tyre gjate 4 dekadave te fundit.

    Niveli global i detrave eshte rritur pothuajse 3 here me shpejt ne krahasim me 3000 vitet e fundit.

    Sdudimet e shumta tregojne se bimet dhe kafshet ndryshojne numrin dhe sjelljen e tyre ne baze te ndryshimeve klimatike.

    Ashtu siq Bota vazhdon te ngrohet,rritet dhe rreziku qe klima do ndryshoje ne menyre te tille saqe mund te demtoje ne menyre serioze jeten tone.Nderkohe qe nje pjese mesatare e vendeve te globit do behet me e ngrohte disa zona individuale do perjetojne tjeter lloj ndryshimesh te klimes,me rrjedhoja te dryshme per ambientin lokal.

    Disa nga keto jane...

    Rritje e shpejte e nivelit te detit

    Me teper vale te ngrohta dhe thatesire qe rezulton ne shume e me shume
    konflikte ne burimet e ujrave.

    Me teper mote ekstreme qe krijojne permbytje dhe shkaterrime banesash

    Nje potencial te madh ne semundjet dhe vdekjet qe kane te bejne me nxehtesine,gjithashtu nje shtrirje me te gjere te infeksioneve dhe semundjeve qe transmetohet nga insekte dhe mikrobe ne zona ne te cilat me pare nuk kane egzistuar.

    Nese ndotja kimike vazhdon pa u marre masa kunder saj,ngrohja globale do kercenoje shendetin,qytetet,bregdetet,dhe te gjithat bukurite natyrore apo krijimet e njeriut.

    Shkeputur nga ucsusa.org
    Ndryshimet klimaterike qe po ndodhin koheve te fundit eshte tema me e bujshme sot per njeriun. Emisioni CO-2-shit vendos ne pyetje jetesen e njeriut dhe planetit toke.
    Pyetja eshte : si mund te reduktojme deri ne minimum clirimin e CO-2-shit.

  5. #65
    Saimiri-AL Maska e saimiri-uk
    Anėtarėsuar
    13-01-2003
    Vendndodhja
    All over Albania
    Mosha
    35
    Postime
    250
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Ngrohja Globale
    Mashtrim i madh!
    Klikoni ne temen time te hapur ketu:
    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=78629
    per te pare mashtrimet qe bejne qeverite per te frikesuar dhe kontrolluar njerezit me "Ngrohjen Globale"!
    Mjer njerezimi mjer!

  6. #66
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    13,082
    Faleminderit
    0
    319 falenderime nė 217 postime
    E kam pare dokumentarin madje kam lexuar dhe nje raport te 100 shkenctareve qe kundershtojne fuqishem idene e ngrohjes globale me shkaktar njeriun.
    Sipas tyre Ngrohja Globale nuk eshte aspak nje faktor njerezor por nje proces qe ndodh ne menyre te perseritur ne sistemin tone diellor. Ka ndodhur me pare dhe do ndodhi perseri. Te njejten ngrohje qe paraqet planeti yne po e kalon edhe planeti Mars madje kjo eshte nje nga arsyet pse polet e tij jane duke shkrire (gje qe mund te shpjegoje gjurmet e ujit qe jane pare ne Mars nga Roveri).
    Faktori njerezor mund te kete shkaktuar nje perkqesim te kesaj situate por nuk eshte aspak ai kryesori per Ngrohjen. Po te njejten shkenctare jane shprehur qe kjo lloj Ngrohje Globale eshte nga ato qe pasohen menjehere me nje epoke akullnajash. Mesa shoh William Cooper paska patur te drejte kur ne lekturen e tij te fundit pak muaj perpara se ta vrisnin tha qe Ngrohja Globale ishte nje mashtrim dhe se planetin po e pret nje epoke e re akullnajash.

  7. #67
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    13,082
    Faleminderit
    0
    319 falenderime nė 217 postime
    Kjo eshte nje video ku nje grup shkenctaresh shprehin mendimin e tyre ne lidhje me shkaqet e Ngrohjes Globale. Ja u keshilloj ta shikoni pasi eshte me te vertete shume interesante.


  8. #68
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,066
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Nga BBC Shqip

    Ky dimėr mė i ngrohti - sipas shkencėtarėve amerikanė

    Sipas Agjensisė qeveritare qė merret me rregjistrimet e temperaturave, temperaturat e pėrgjithshme ishin mė tė lartat qė nga fillimi i rregjistrimeve mė shumė se njėqind vjet mė parė.

    Por agjensia tha se shkak pėr dimrin e ngrohtė nuk ishin pasojat e gazeve me efekt sere.

    Shkencėtaret studiuan tempereaturat e kombinuara tė sipėrfaqes sė tokės dhe oqeanit dhe arritėn nė pėrfundimin se nė periudhėn mes janarit dhe shkurtit, ato ishin mė tė lartat qė nga viti 1880, kur filluan tė rregjistroheshin tė dhėnat.

    Megjithėse temperaturat nė Ameriken e Veriut ishin mesatare, ishte mė ngrohtė se zakonisht nė Europė, Azi dhe Afrikėn perėndimore.

    Administrata amerikane pėr ēėshtjet oqeanike dhe ato atmosferike tha se dimri i ngrohtė nuk ishte rezultat i gazeve me efekt sere.

    Njė zėdhėnės tha se faktori kryesor ishte fenomeni el ninio, ku ujrat e ngrohta tė paqėsorit ndikojnė mbi klimen.

    Megjithatė sipas ketij zbulimi tė fundit dhjetė vitet e fundit janė shėnuar dimrat mė tė ngrohtė qė nga koha kur filluan tė mbaheshin tė dhėnat, nje zbulim i tillė pason njė panel ndėrqeveritar pėr ndryshimet klimaterike qė u mbajt muajin qė shkoi e qė paralajmėroi pėr ngrohjen globale e pasojat e saj nė ndryshimet klimaterike dhe kjo si rezultat pjesėrisht i aktiviteteve njerėzore.

  9. #69
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,066
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Nga BBC Shqip

    Shkencėtarėt kundėr 'Hollivudizimit' tė klimės

    Dy ekspertė tė njohur pėr problmet e klimės kanė akuzuar disa shkencėtarė se janė duke fryrė paralajmėrimet pėr ngrohjen globale dhe efektet e saj.

    Profesorėt, Paul Hardaker dhe Chris Collier kanė kritikuar nė mėnyrė tė veēantė, njė deklaratė tė fundit tė Shoqatės Amerikane pėr Shkencė.

    Kjo deklaratė sugjeron se pėrmbytje tė rėnda, stuhi dhe thatėrisa, qė do tė vijnė si pasojė e ndryshimit tė klimės, do tė krijojnė njė dėm tė pakthyeshėm.

    Profesorėt thonė se faktet bindėse pėr kėtė, nuk kanė dalė ende.

    Ndėrkohė, ajo qė ata quajnė "Hollivudizimi i motit dhe klimės", ėshtė duke penguar ndėrgjegjėsimin pėr rreziqet reale.

  10. #70
    Saimiri-AL Maska e saimiri-uk
    Anėtarėsuar
    13-01-2003
    Vendndodhja
    All over Albania
    Mosha
    35
    Postime
    250
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    The Great Global Warming Swindle - Mashtrimi i Madh me Ngrohjen e Motit

    Channel 4 ne UK ka nxjerr nje program me titull The Great Global Warming Swindle - Mashtrimi i Madh me Ngrohjen e Motit.
    http://www.channel4.com/science/micr...dle/index.html

    Sipas ketij programi "ngrohja e kohes" nuk shkaktohet nga dioksidi i karbonin qe shkon ne qiell nga aktivitetet e njerezve ne vecanti por nga rrezet dhe shperthimet e fuqishme te Diellit.

    Anarkiste, antiglobaliste, komuniste, Che Guevaret, hashashistet, ata me floke si Bob Marley, ata me shall si Jaser Arafat, profesore marksiste universitetesh e kolegjesh etj etj e kane ndihmuar kete idene se ne po shkaterrojme planetin tone duke prodhuar dioksid karboni ne atmosfere!

    Une gjithmone kam qene skeptik me keto lajme sencacionale rreth ngrohjes globale dhe e shihja si ndonje strategji te fshehur te atyre qe i fshehin ndjenjat anti-Amerike.
    "Ngrohja Globale" taktike e re rimekembjeje e komunistave.
    Prandaj shkoni beni qejf dhe mos tua ndin fare! Qente marksist te lehin - karvani i drejtuar nga Amerika te shkoje perpara!

  11. #71
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-02-2007
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    3
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Ngrohja Globale" taktike e re rimekembjeje e komunistave -ha ha ha ha .

    Sa thelle i paska pase rrenjet komunizmi . Ja u paska kaluar perendive. Ose me mire qenka Perendia e Klimes i bie te thuash.

    Kryeveper ! Poshte komunizmi! hahahahahaha looooooooool

  12. #72
    Vlonjat sa te jete jeta Maska e Igli_Vlonjati
    Anėtarėsuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Vlore/Tirane
    Mosha
    28
    Postime
    440
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Me shume se kurre kete vit po e ve re. Problem shume serioz. E ardhmja eshte ne pikepyetje.
    Ne Jete Duhet Te Udhehiqemi Nga Arsyeja Dhe Jo Nga Pasioni

  13. #73
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,323
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    CNN (2/5/2007). Sipas rezultateve empirike te shkencetareve te fushes, ngrohja globale po perparon me ritme me te shpejte nga c'kishin parashikuar modelet kompjuterike. Kjo eshte verjtur nga shkrirja e akullnajave ne pole.
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  14. #74
    i/e regjistruar Maska e ragazzo_di_mare
    Anėtarėsuar
    14-12-2005
    Postime
    41
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Gjithsesi rreth 2 dhejtevercare na duhen dhe ikem po nuk u more me seriozitet.
    Nqs disave ju duket qe po shohin endrra dhe se besojne.
    gjithsesi zgjidhja ekziston po do shikohet sa do e vene ne zbatim

  15. #75
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,323
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Me duket pak e veshtire te vendoset nje zgjidhje e perbashket. Sot po lexoja diku se SHBA, Rusia, Kina, dhe BE jane kater aktoret me ndotes te mjedisit. Ndotja e tyre arrin deri ne 1500 miliard (1.5 trilion) ton clirimi CO2 ne atmosfere. Imagjinoni cfare sfide do te jete gjetja e nje gjuhe te perbashket. Per ta krahasuar, ju kujtoj c'stres kaloi Kennedy gjate krizes se raketave. Merreni ate sasi stresi dhe ngrijeni ne fuqi te katert...
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  16. #76
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    13,082
    Faleminderit
    0
    319 falenderime nė 217 postime
    Ne fakt sipas statistikave qe kam pare une, ndohtesi me i madh i ambjentit sa gjithe vendet e tjera te botes te marra sebashku, eshte USA. Nuk me kujtohen shifrat e sakta por mbaj mend qe 3/4 e perqindjes se pergjithshme ishte me shkaktar Ameriken.

  17. #77
    i/e regjistruar Maska e F.M
    Anėtarėsuar
    13-03-2007
    Postime
    40
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Ngrohja Globale nga njeriu ėshtė njė pikė ujė nė oqean.

  18. #78
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,323
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Ngrohja Globale nga njeriu ėshtė njė pikė ujė nė oqean
    Me specifikisht...? Te jesh i sigurt qe njeriu eshte shkaktari kryesor i ngrohjes globale.
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  19. #79
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    13,082
    Faleminderit
    0
    319 falenderime nė 217 postime
    Ne fakt gjithe konfuzioni vjen nga vete shkenctaret te cilet jane ndare ne dy grupe. Ka nje grup qe pretendon dhe e fakton Ngrohjen Globale si fenomen te shkaktuar nga njeriu. Ndersa eshte nje grup tjeter qe po ashtu e fakton faktorin njerezor si pjese por jo shkaktar te Ngrohjes. I kam lexuar pak a shume komentet dhe shpjegimet e sejcilit grup dhe te dyja palet kane argumenta bindese.
    Duhet pranuar nje fakt. Vazhdimisht gjate historise se planetit tone (te pakten qe ne periudhen qe ka filluar te rregjistrohet) ka patur luhatje te klimes dhe ulje apo zbritje here drejt nje ftohje dhe here drejt nje ngrohje jo normale. Psh ne shekullin e 15-16 gjithe planeti yne u perfshi nga nje mini epoke akullnajash. Disa shekuj me pare pati nje thatesire te jashtezakonshme. I njejti fenomen ndodhi dhe ne shekullin e 17-18-te. Por sidoqofte kete rradhe (duke ju referuar dokumentarit An Inconvenient Truth nga Al Gore) ngrohja paraqitet shume ekstreme. Me beri pershtypje nje moment kur flitej per shtresat e akullit ne Antarktide si dhe ne Groenlande. Shkencerisht keto shtresa te krijuara prej dhjetra mijera vjetesh jane kaq te trasha (disa kilometra) sa do duhej nje kohe gjeologjike relativisht e konsiderueshme qe te shkriheshin. Pra ne kushte normale keto shtresa kerkojne mijera vjet. Ndersa sot shikojme se clirimi i tokes nga akujt po avancon me ritme te frikshme aq sa ka kaluar cdo lloj parashikimi te bere nga shkenctaret ne 30 vitet e fundit. Psh, pjesa veri perendimore e Antarktides nga efektet e ngrohjes globale parashikohej qe te shkrinte brenda 100 vjetesh por zona me akuj aty eshte tkurrur me ritme te frikshme brenda 10 vjetesh aq sa duket e pabesueshme. Pra disa muajsh (gje qe e kam shkruar dhe ne kete teme ne mos gabohem) ne pjesen Veriore te Kanadase ne Territorin Yukon u vu re nje shkeputje akulli masiv prej 50 km dhe gjithe ky ishull u shperbe brenda disa javesh.

    Eshte dhe nje grup tjeter shkenctaresh te cilet kete ngrohje e lidhin me te dy faktoret e grupeve te mesiperme si dhe me nje tjeter fakt qe mesa duket nuk permendet me ze te lart per efekt te panikut qe mund te shkaktoje. Pothuajse cdo 2 mije vjet (disi me shume se kaq) pozicioni i Tokes ndryshon ne raport me te ashtuquajturin horizontin e imagjinuar qiellor. Sipas Zodiakut qiellor dhe jo tokesor ne kete sekuence kohore Toka ndryshon pozicionin e saj nga nje shenje ne tjetren. Psh ne momentin aktual ne jemi ne shenjen e Peshqeve dhe jemi duke hyre ne ate te Ujorit. Kjo quhet ndryshe dhe precesioni i ekuinokseve (per me shume lexoni kryetemen me titull Gjurmet e Civilizimeve te Zhdukura). Nje fenomen i tille eshte dokumentuar qe shkakton gjithmone pasoja te medha per vete Token dhe jeten ne te. Ky kalim nga shenja ne shenje eshte shkaktar i termeteve gjigande, permbytjeve te paimagjinueshme tashme te dokumentuara si dhe fenomene te tjera ne vete planetin Toke te cilat ende nuk kuptohen mire (njeri prej tyre mund te jete dhe spostimi i boshtit te tokes). Zyrtarisht kalimi ne shenjen e Ujorit do ndodhi per disa vjet, ekzaktesisht mbas 5 vjetesh ku na del dhe shifra e diskutuar shume kohet e fundit, viti 2012.

    Sidoqoft ne thelb mbetet nje fakt i pamohueshem. Nese njeriu nuk eshte shkaktari kryesor i Ngrohjes Globale, perseri ai mbetet nje faktor i rendesishem ne perkqesimin e kesaj situate.

  20. #80
    larguar
    Anėtarėsuar
    11-09-2006
    Postime
    535
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Ngrohja e planetit, 1 miliardė njerėz do tė shtegtojnė


    Sė paku njė miliardė njerėz do tė migrojnė deri nė vitin 2050 pėr shkak tė ngrohjes globale, qė do tė shkaktojė konflikte tė reja dhe kataklizmi natyrore. Kjo vlerėsohet nė raportin mė tė ri tė nje organizate humanitare britanike vlerėson se ndryshimet klimatike gjithnjė e mė shpesh do tė jenė arsye pėr shpėrnguljen e popullatės nė shekullin 21. Numri i njerėzve, qė i kanė braktisur shtėpitė e tyre pėr shkak tė konflikteve, katastrofave natyrore, projekteve tė mėdha ndėrtimore dhe tė tjera, tashmė ėshtė 163 milionė vete.

    Organizata i bėn thirrje bashkėsisė ndėrkombėtare qė tė ndėrmarrė masa parandaluese. Sipas tyre, deri nė vitin 2008 deri ne 3.2 miliardė njerėz do tė vuajnė nga mungesa e ujit, ndėrsa deri ne 600 milionė njerėz nga uria. Ēdo vit ngritja e nivelit tė oqeaneve reflektohet mbi jetėn e 2 deri 7 milionė banoreve te globit.
    Kristal...
    ..E bardhė...
    ..Qė mė mban gjall!

Faqja 4 prej 10 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ku shtrihet perandoria globale e SHBA
    Nga Gunnar nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-03-2007, 11:52
  2. Stuhi Globale Rere Erresojne dhe "Perzhisin" Token
    Nga Darius nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 19-04-2006, 01:56
  3. Hegjemonia amerikane dhe e mira e pėrbashkėt
    Nga Davius nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-01-2006, 18:55
  4. Menyra e komunikimit ne nje ekonomi Globale.
    Nga Estella nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-06-2002, 11:38
  5. Njerėzit qė dirigjojnė ekonominė globale
    Nga ILovePejaa nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-05-2002, 00:11

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •