Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 18

Tema: Adoptimi

  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269

    Adoptimi

    C'fare mendoni per adoptimin e nje femije?

    A duhet qe nje femer te adoptoje femijen e vet n.q.s ajo nuk ka mundesi ta rrisi vetem?

    Cila eshte rrugezgjidhja me e mire; aborti apo adoptimi?

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-07-2002
    Vendndodhja
    as vete se di ku jam, ka njeri te ma tregoje
    Postime
    92
    une them se cdo gje kalon me shkalle:

    si fillim femra vendos nese do te abortoje apo jo dhe mbasi i jep nje pergjijge negative kesaj pyetje ajo kalon ne fazen tjeter : cdo behet me kete femi; do ta mbaj vete; do t`ia rrisin prinderit; apo do ta adoptoje............

    ABORTI DHE ADOPTIMI kane nje goxha hendek mes tyre ; nje lufte te vertete ndjenjash , mundesish, interesash........

    ABORTI eshte ai qe vendos veton , pra nese do te kete nje mundesi te kalojme ne etapen tjeter ( te mendojme cdo te behet me kete krijese?)

    ADOPTIMI eshte gjithmone rrjedhoje e nje aborti te mohuar.
    Ti u duke ne jeten time
    si hijet e pikave te shiut
    Ti u zhduke nga jeta ime
    si hije e rrjedhshme me pike ne fillim
    S`eshte cudi qe ndonjehere
    te ndiejme dhe gabim
    .......................................

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Te adoptosh nje femije do te thote te marresh nji femije te dikujt e ta rrisesh si femijen tend.

    Nji femer qe lind nji femije dhe nuk don ta mbaje por e jep te dikush behet falese e femijes e jo adoptuese.
    Zgjidhini shprehjet aman..o shkollare me tetvjecare naten ose me mik..

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-07-2002
    Vendndodhja
    as vete se di ku jam, ka njeri te ma tregoje
    Postime
    92
    ......naten, me mik, me pare, ..........


    a.t.h shpresoj te mos ta kesh me mua paragrafin e fundit, por dhe nese e ke patur po te them qe kur nje femer mendon te adoptoje femijen e saj gjithmone behet fjale per diku tjeter.

    A mundet valle qe nje nene biologjike e nje krijese te jete dhe adoptuesja e saj ne te njejten kohe?

    M.gj.se ne shkollat e kohes se xhaxhit ca nuk bente vaki, lloj - lloj ideologjise kemi degjuar........une nuk pata fat ti prekja sadopak ato ideologji, po ja qe forumi po me ndihmon t`i degjoj, ndoshta me vonese, por me mire vone se kurre ....

    P.S te gjitha keto qe te them jane te vlefshme n.q.s e nuk e ke pasur me paragrafin e dyte te Estelles (pasi dhe estella e ka pasur fjalen per adoptimin e femijes diku tjeter , jo nga vete nena.)
    Ti u duke ne jeten time
    si hijet e pikave te shiut
    Ti u zhduke nga jeta ime
    si hije e rrjedhshme me pike ne fillim
    S`eshte cudi qe ndonjehere
    te ndiejme dhe gabim
    .......................................

  5. #5
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Te biresosh nje femije eshte nje xhest fisnik. Eshte ide e mire edhe kur ke femije te tjere. Une, personalisht nuk do ta falja femijen tim. Jam shume egoiste ne kete drejtim. As nuk abortoj, as nuk fal femije!
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ne Shqiperi shume mjeke gjinekologe jane bere milionere ..pikerisht se merren me pune te felliqura.. sic jane ABORTET qe prishin Shtatzanine e Misseve fukaresha te detyruara nga BOSET politikane e Mafioze qe po shijne leme..

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-07-2002
    Vendndodhja
    as vete se di ku jam, ka njeri te ma tregoje
    Postime
    92
    ne dime me mire te numerojme milionat e tjetrit se tonat ( askush nuk aborton ne trysnine e mjekut........)

    ne kemi hall se na prishet bukuria e MISSEVE (dhe jemi te ngurtesuar para dhimbjes se saj........)

    ne kemi zili fatin e BOSSEVE politikane qe gjithmone dalin pa lagur nga liqenet ku notojne...............



    ne .... ne .....
    deri kur keshtu NE...........
    Ti u duke ne jeten time
    si hijet e pikave te shiut
    Ti u zhduke nga jeta ime
    si hije e rrjedhshme me pike ne fillim
    S`eshte cudi qe ndonjehere
    te ndiejme dhe gabim
    .......................................

  8. #8
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    *
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga MI CORAZON : 11-11-2002 mė 00:21
    Where does a thought go when it's forgotten?

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Cfare ju cudit juve Korazon?

    Qe ka mefie ne Shqiperi?

    Lexo kte artikull gazete merre vesh.

    "Enes dhe Remzije Sokoli i kėrkojnė ndihmė presidentit Alfred Moisiu dhe kryeministrit Fatos Nano
    "Kush i mbrojti vrasėsit e Erjetės"

    Prindėrit e Erjeta Avdylit, kėrkojnė rihapjen e dosjes dhe zbulimin e vrasėsve

    TIRANĖ - Prindėrit e Erjeta Avdylit, Enes dhe Remzije Sokoli, u janė drejtuar me njė letėr tė hapur autoriteteve mė tė larta tė shtetit shqiptar, ku kėrkojnė tė zbulohen vrasėsit e vajzės sė tyre. Pasi kanė kaluar mė shumė se dy vjet e gjashtė muaj qysh nga dita kur Erjeta Avdyli u zhduk nė mėnyrė misterioze mė 28 mars 2000, dosja hetimore pėr zbardhjen e vrasjes sė saj ėshtė arshivuar nga prokuroria pėr mungesė autorėsh. Zbulimi i trupit tė dekompozuar tė ish-punonjėses sė UNICEF-it nė njė gropė pranė fshatit Romanat, pasditen e 13 majit 2000, shkaktoi njė tronditje tė thellė pėr tė gjithė shoqėrinė shqiptare. Por dėshtimi i strukturave tė shtetit pėr tė zbuluar vrasėsit e saj duket se i shkaktoi njė tjetėr "vdekje" tė pamėshirshme Erjeta Avdylit. Autorėt e kėtij krimi tė pashembullt arritėn tė sfidonin strukturat kompetente tė shtetit gjatė dy viteve tė fundit, duke fshehur gjurmėt dhe duke pėrhapur akuza gjithandej pėr ta shpėrndarė sa mė shumė tė jetė e mundur pėrgjegjėsinė e vrasjes sė Erjetės, nėnės sė dy fėmijėve tė mitur. Pas njė heshtjeje tė gjatė, prindėrit e Erjetės kanė vendosur sė fundi tė tentojnė edhe njė herė pėr tė sensibilizuar opinionin dhe drejtuesit e shtetit nė mėnyrė qė tė zbulohen dhe dėnohen vrasėsit e vajzės sė tyre. Letra e hapur i ėshtė drejtuar, Presidentit tė Republikės dhe Kryetarit tė Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė, Alfred Moisiu, kryeministrit Fatos Nano, Prokurorit tė Pėrgjithshėm Theodhori Sollaku, ministrit tė Rendit Publik, Luan Rama dhe tė gjitha partive politike.
    "Ju shkruajnė dy prindėrit e Erjeta Avdylit e vrarė barbarisht mė 30.3.2000. Trajtimi dhe vlerėsimi i dosjes "Erjeta" ėshtė rast tipik i vegjetimit tė segmenteve tė errėta kriminale nė institucionet e Rendit e Prokurorisė. Ėshtė e papranueshme dhe diskredituese qė letra drejtuar ministrit tė Rendit nė atė kohė (qė paralajmėronte vrasjen e Erjetės) mbėrrin nė dikaster, protokollohet dhe "zhduket" pa lėnė gjurmė. Mbas njė jave Erjeta vritet barbarisht e hidhet nė njė kanal nė njė rreth fqinj. Nuk tė bind kjo se nė Ministrinė e Rendit ka njė vrimė tė zezė qė mbron e fsheh krimet? Dikasteri blu dhe drejtoria e policisė Tiranė nuk u shqetėsuan e preokupuan aspak natėn e krimit, kur ne dhamė alarmin pėr krimin e pritshėm! Ato jo vetėm e paragjykuan krimin, por me qėllim (segmentet e krimit) shtronin variantet e arratisjes tė Erjetės. Edhe Prokuroria e Tiranės nėn presionin e segmenteve tė zeza tė Rendit e Prokurorisė sė Pėrgjithshme ishte e topitur. Prokuroria e Tiranės erdhi duke e venitur hetimin deri nė arshivim. Nuk janė evidentuar me tendencė nė dosje, ballafaqime, prova, eksperimentime dhe hallka tė rėndėsishme qė ndriēojnė krimin. Familja jonė, nė kundėrshtim me shkeljet flagrante tė konventės evropiane tė tė drejtave tė njeriut, ėshtė mbajtur e izoluar dhe mėnjanuar nga procesi hetimor. Prokurorė tė papėrgjegjshėm e tė paaftė profesionalisht dhe moralisht e arshivuan dosjen. Ministria e Rendit me nxitim e nėn presionin e segmenteve tė saj tė zeza e detyruan ministrin Luan Rama tė nėnshkruajė romanin "Krim e shpėrblim". Ju drejtohemi Ju, personaliteteve tė larta tė vendit: Nė emėr tė Zotit, nė emėr tė ligjit, bėni drejtėsi nė Shqipėri. Bėni qė parcelat e krimit tė zvogėlohen, siguria e besimi i njerėzve dhe i familjes tonė tė kėrcėnuar, tė rritet. Bėni qė gratė e vajzat shqiptare tė mbrohen nga krimi. Pėr hir tė zotit e Shqipėrisė bėni drejtėsi".
    Remzije Sokoli
    Enes Sokoli

    KRONOLOGJIA
    28 mars 2000 prindėrit e Erieta Avdylit shqetėsohen pasi vajza e tyre ėshtė zhdukur qysh nė mesditė
    29 mars 2000 botohet pėr herė tė parė nė "Gazeta Shqiptare" lajmi pėr zhdukjen e Erieta Avdylit
    13 maj 2000 Njė qen zbulon rastėsisht trupin e dekompozuar tė Erietės pranė fshatit Romanat
    13 maj 2000 Policia shoqėron nė qelitė e paraburgimit shefin e komisariatit numėr 1, Dritan Avdyli
    15 maj 2000 Gjykata e Tiranės vendos arrest me burg pa afat pėr Dritan Avdylin me akuzėn e vrasjes
    1 dhjetor 2000 Gjykata ndryshon masėn e sigurisė pėr Dritan Avdylin duke e liruar nga arresti me burg
    13 mars 2002 Pas dy vjet hetimesh, prokuroria e rrethit Tiranės pushon hetimin pėr Dritan Avdylin
    7 tetor 2002 Dritan Avdyli rikthehet nė detyrėn e inspektorit pranė zyrės sė Antitrafikut nė Tiranė




    -----------------------

    posiiii ..posi thoshte gjon karma te karnevalet.

  10. #10
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    *
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga MI CORAZON : 11-11-2002 mė 00:23
    Where does a thought go when it's forgotten?

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    As une nuk do e falja kurre femijen tim.

    Abortimi eshte dicka tjeter. Aborti varet nga kushtet shendeti dhe pozitat ne te cilat ndodhet nje person.

  12. #12
    *Forever* Maska e malli
    Anėtarėsuar
    24-09-2002
    Vendndodhja
    Antwerpen
    Postime
    668
    sdo ta deshiroja kurre nje adoptim , por varet nga kushtet si te vine
    **Gezimi , lumturia, deshperimi dhe loti im varet nga ti.

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Jeta
    Anėtarėsuar
    07-06-2002
    Vendndodhja
    Diku mbi nje re te madhe te bardhe...
    Postime
    7
    Te jesh ne situaten per te zgjedhur abortin do te thote se jane kushte te tjera qe jane ne disfavorin tend dhe nuk je gati per te pasur pergjegjsine per femije. Mund te ndodhe qe ngelesh shtatzane aksidentalisht, mund te jete perdhunim, etj. etj. Mos na rente asnjehere nje gjendje e tille per te marr vendimin nese duhet abort apo jo. Po mos te kete femra mundesine ta rrisi kete femije, i duhet ta fali tek nje familje tjeter dhe te jetoje gjithe jeten me pishmanllikun dhe ndjenjen e fajit, po ta abortoje do e vrasi ndergjegja... por ne fund te fundit nuk do mendoje se femija e vet eshte diku ne duart e nje familje te panjohur.
    Personalisht do zgjidhja abortin... mendoj se do ishte shume e veshtire per mua ta falja

  14. #14
    ****** Maska e london_girl_02
    Anėtarėsuar
    26-09-2002
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    182
    un per vete nuk do kisha ndoj problen sikur ta adoptoja nej femi
    edhe un jam shum e lumtur kur degjoj qe dikush ka adepto femi
    se skam prinder dikund don te gjejne nje mbeshtetje

  15. #15
    Dielli eshte jeta Maska e Ada
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    ne jete
    Postime
    205
    Te adoptosh nje femije eshte gjeja me e bukur qe nje person mund te beje ...

    Nuk ka rendesi shume here kush te sjell ne bote por rendesi ka kush rri prane tij kur eshte semure , kush i jep dashurine qe femija ka nevoje qe te rritet...

    Une do ta beja qe cke me te ,,po re kisha mundesi do ti adoptoja te gjithe femijet e braktisur neper martenitete e do i jepja atyre nje jete normale por dy prinder per aq shume femije do ishin pak sepose sdo kisha kohen e duhur per secilin prej tyre....

    Femija eshte fryti me i bukur i jetes............
    Es git Lüüt diä magi, anderi hani gärn, anderi hani lieb und dänn gits no derig wiä dich, diä hani tüüf i mim Herze und wett sie nie meh verlüüre!!

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-09-2002
    Vendndodhja
    kepi rodonit
    Postime
    347
    Individe te vecante dhe mund te bejne adoptime e te shpetojne femije te pa fat. Por ne fund te fundit eshte shteti qe zgjidh hallet e mijra femijve qe lindin ne rrethana te palumtura.

    Ja fati i keq i nje femije dhe ja sjellja e prinderve te vajzes ose nenes se femijes qe ndeshkojne per hir te opinionit te qelbur Shqiptar femijen e pafajshem.
    gazeta tregon:

    ...............

    KORĒE

    Pas dy muajve nga arrestimi i Nazmi Krekės dhe Floresha Hoxhės, del nė dritė edhe njė fėmijė i tyre 4-vjeēar, i lindur jashtė martese. Nė momentin qė policia prangosi nėnėn e tij Floreshėn, fėmija me emrin Fatjon, gjendej tek komshia.

    Gjatė hetimit, policia kujtoi se ai ishte djali i Floreshės, por i lindur nga martesa e saj e parė.

    Rrėfimi i fqinjės
    Enverie Ēollaku, tre-gon tė gjitha pėrpjekjet e saj pėr t“i gjetur njė strehė 4-vjeēarit, i lindur, siē thotė ajo, nga bashkėjetesa e Nazmiut me Floreshėn. Dhe kėtė e bėn pasi ajo nuk ka asnjė mundėsi pėr t“u kujdesur. E divorcuar, me 2 fėmijėt e saj binjakė 15-vjeēarė, nuk ka mundėsi financiare tė rrisė edhe njė tjetėr vetėm me 30 mijė lekė tė vjetra asistencė. Gruaja sqaron: "Ka qenė 8 shtatori kur nė derėn time trokitit policia dhe mė pyeti pėr Floreshėn. Unė i tregova portėn ngjitur, pasi prej disa vitesh kemi qenė komshinj. Atėherė ata e morėn Floreshėn, kurse mua mė thanė qė tė mbaja djalin e saj se ajo thirrej nė polici vetėm sa pėr njė verifikim, pasi njė ditė mė parė i kishin arrestuar burrin Nazmi Krekėn, me tė cilin bashkėjetonte prej 5 vitesh. Qė pasditen e 8 shtatorit, Floresha nuk erdhi nė shtėpi, kurse djali i saj mbeti tek unė. Tre ditė mė pas shkova nė polici dhe u interesova se ēfarė mund tė bėja unė me kėtė fėmijė. Policia e dinte sikur ky fėmijė ishte rezultat i martesės sė parė tė Floreshės dhe pėr atė shumė mirė mund tė kujdesej babai i tij". Kėshtu Enverie Ēollaku shkoi te prindėrit e Floresha Hoxhės nė Pėrrenjas duke menduar se ata do ta ndihmonin nipin e tyre. "Por edhe ata m“u pėrgjigjėn 'atė qė kėrkoi vajza jonė atė gjeti. "Aty, shton gruaja mėsova se fėmija i Floreshės nga martesa e parė ishte nėntė vjeē dhe gjendej nė fshatin Sovjan 23 kilometra larg Korēės".

    Nuk ekziston nė regjistėr
    Enveria ka shkuar edhe nė gjendjen civile tė Korēės, por Fatjoni nuk ekzistonte nė libėr, madje ai nuk ishte fare i regjistruar. Ajo vazhdon tė kėrkojė ndihmėn e institucioneve pėr tė gjetur njė zgjidhje. "Nuk dua tė bėhem katile, thotė ajo, qė unė t'a pėrzė nga shtėpia njė fėmijė tė pambrojtur katėrvjeēar, por unė nuk kam asnjė mundėsi pėr ta rritur". Bashkia nga ana e saj refuzoi kėrkesėn e gruas pėr t'i dhėnė ndihmė. Sipas kryebashkiakut Duro, duhet me vendim gjykate qė dikush tė marrė kujdestarinė e fėmijės e qė tė trajtohet me ndihmė. Prokuroria e rrethit qė po heton kėtė ēėshtje, lėshoi vetėm njė rekomandim qė Fatjoni tė sistemohet nė shtėpinė e foshnjės. Por as shtėpia e foshnjės "Lulet e vogla" nuk i jep strehė Fatjonit, pasi sipas saj, aty strehohen, qoftė edhe pėrkohėsisht vetėm fėmijė deri nė 3 vjeē, pra njė vit mė tė vegjėl se Fatjoni. Shpresa e vetme pėr Enverien ka mbetur pre-fekti Paqėsor Zeneli, i cili i ka lėnė njė takim ditėn e hėnė.

    Ēifti i arrestuar
    Fatjoni prej dy-muajsh qysh kur prindėrit e tij janė nė dhomat e paraburgimit nuk i ka parė ata asnjėherė, madje njė takim qė "kujdestarja e imponuar" Ēollaku ka patur me avokatin i erdhi njė pėrgjigje se prindėrit nuk janė tė interesuar pėr t'a vrarė mendjen nė kėtė pikė. Prokuroia e Korēės ka ngritur njė akuzė pėr dy tė arrestuarit kryesorė tė kėtij trafiku, se kanė shitur edhe fėmijėn e tyre nė Greqi. Tė njėjtėn gjė deklaron edhe dėshmitarja kryesore e akuzės Donika Ajdini, e cila edhe nė njė intervistė pėr "Gazetėn" u shpreh se "kur ajo u dėrgua nga Nazmiu nė klinikėn greke tė doktor Fotit, ishte nė njė dhomė me Floresha Hoxhėn, e cila lindi njė fėmijė disa ditė para saj". Ndėrkohė qė mbetet ende mister vendodhja e foshnjės sė Hoxhės e lindur nė klinikėn e Foti Andropulit.
    shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.

  17. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    Sa gjynaf qe me vjen. Sa katile qe jane prinderit ndonjehere, as qe marrin fare ne konsiderate se si mund te ndihet ky femije. Nje histori mjaft e dhimbshme kjo. Shpresoj qe dikush te dale dhe femija te adobtohet. Gjeja qe me ben me shume peshtypje eshte fakti se prinderit e vajzes as qe e kane vene ujin ne zjarr kur komshija i shkon tek shpia dhe i thote se ishte nipi i tyre. Cuditem me keta njerez, vertet cuditem.
    Te falenderoj per sjelljen e artikullit ketu Erzen.

  18. #18
    ****** Maska e london_girl_02
    Anėtarėsuar
    26-09-2002
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    182
    ka edhe ashu prinderish por sdu ju gezoht shpirti kurr kur te bejne nje gje ti tille.

Tema tė Ngjashme

  1. Homoseksualiteti dhe adoptimi i femijėve!
    Nga FierAkja143 nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 23-11-2009, 13:20
  2. Adoptimi (pasojat)
    Nga Shkoder_Gurl nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 31-03-2004, 19:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •